Agjencia e Kadastrës Shqiptare ka njoftuar sot se gjatë muajit nëntor janë miratuar 3 mijë vendime të reja legalizmi.
AKSH bën me dije se ky proces është vazhdimësi e angazhimt të plotë në punën për finalizimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë.
Listat me vendimet e legalizimeve janë të publikuara në faqen zyrtare të ASHK-it dhe mund të konsultohen lehtësisht përmes faqës së internetit.
Pas 30 ditëve nga data e njoftimit, përfituesit mund të regjistrojnë vendimin e legalizimit, pajisen me certifikatë pronësie, kartelë pasurie dhe fragment të hartës kadastrale, duke aplikuar përmes platformës e-Albania.
Tag: vendime
-

AKSH/ Vendime të reja legalizmi të ndërtimit informal, 3 mijë qytetarë të…
-

Beleri: Çamët s’janë masakruar! Ka 2 mijë vendime gjykatash ndaj tyre për krime! Në 1994 isha në Qipro, jo në Peshkëpi
Masakra e Peshkëpisë e 10 prillit 1994, ku një komando greke vrau dy ushtarakë shqiptarë, mbetet një nga ngjarjet më të ndjeshme në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.
Fredi Beleri, i akuzuar i përfshirë në këtë incident, hodhi poshtë të gjitha akuzat gjatë një interviste në “Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV.
Ai deklaroi se në atë periudhë ndodhej në Qipro, duke studiuar për hidraulik dhe gjuhë, dhe sfidoi akuzuesit me prova dhe dëshmitarë që vërtetojnë vendndodhjen e tij larg kufirit shqiptar.
Lidhur me foton e famshme që qarkullon në media, ku pretendohet se ai shfaqet me armë, Beleri tha se personi në foto nuk është ai, pasi në vitin 1994 ai ishte fizikisht shumë më i dobët.
Ai e cilësoi rihapjen e kësaj dosjeje si një sulm politik të orkestruar për ta dëmtuar sa herë që ai kandidon për poste publike, duke këmbëngulur se drejtësia e ka thënë fjalën e saj duke e mbyllur çështjen për mungesë provash.
Beleri foli për origjinën e tij nga Progonati, duke u vetëdeklaruar si pjesë e minoritetit grek, por me shtetësi shqiptare dhe greke, duke shprehur dashuri për vendin ku lindi. Ai hodhi poshtë akuzat për ‘helenizimin’ e Himarës përmes parave, duke i quajtur ato përralla mediatike.
Beleri foli dhe për çështjen çame. I pyetur nëse mendon se kjo çështje do të zgjidhet ndonjëherë, veçanërisht aspekti i pronave dhe njohja e gjenocidit, Beleri mbajti një qëndrim që reflekton linjën e ashpër të nacionalizmit grek, duke mohuar termin ‘masakër’ ndaj civilëve të pafajshëm dhe duke e justifikuar dëbimin me akuzën e kolaboracionizmit.
“Kanë bashkëpunuar me okupatorët nazistë. Kush ka bashkëpunuar, është e padiskutueshme”, deklaroi Beleri.
Ai bëri një paralelizëm me dëbimin e gjermanëve nga Polonia apo Çekosllovakia pas Luftës së Dytë Botërore, duke e inkuadruar dëbimin e çamëve si pjesë të spastrimeve të pasluftës ndaj popullsive që konsideroheshin bashkëpunëtore të boshtit.
Kur gazetari Qafoku i kujtoi dëshmitë rrëqethëse të grave dhe fëmijëve të masakruar, apo figurën e Nuredin Dinos, Beleri insistoi se ka 2000 vendime gjykatash greke për krime lufte.
Lidhur me pronat, Beleri tha. “Çështja e pronës besoj se brenda BE-së do zgjidhet. Nëse gjykata greke i diskriminon, ata kanë Strasburgun’, tha ai. -

Kryqi i Kuq përballet me krizë financiare, shkurton 3,000 vende pune dhe 17% të buxhetit
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka njoftuar se do të ulë buxhetin e tij për vitin 2026 me 17%, duke e çuar atë në 1.8 miliardë franga zvicerane (1.94 miliardë euro), si dhe do të shkurtojë rreth 2,900 vende pune.
Lajmi u bë i ditur nga organizata në një deklaratë zyrtare. “Realitetet financiare po na detyrojnë të marrim vendime të vështira për të siguruar që të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë humanitare kritike për ata që kanë më shumë nevojë”, tha presidentja e KNKK-së, Mirjana Spoljaric, pas një mbledhjeje të asamblesë së organizatës. Ajo theksoi se, pavarësisht sfidave, “KNKK mbetet e përkushtuar të ndërhyjë në vijën e parë të konflikteve, aty ku pak organizata të tjera mund të operojnë”. Buxhetet globale të ndihmës po përballen me shkurtime të papara, pasi donatorët po e zhvendosin fokusin drejt mbrojtjes. Kjo situatë po i detyron agjencitë humanitare të marrin vendime të vështira se kë të ndihmojnë, në një kohë kur konfliktet e shumta dhe zhvendosjet rekord të popullsisë po rritin kërkesën për ndihmë.
Top Channel
-

Qeveria miraton vendime për inspektimin e peshkimit, prodhimin e armëve dhe aderimin në Traktatin e Marrakeshit
Agjencia për Media dhe Informim njofton se Këshilli i Ministrave ka miratuar dje disa vendime dhe projektligje të rëndësishme në mbledhjen e tij të përjavshme.
Një nga vendimet kryesore ka të bëjë me përcaktimin e rregullave të inspektimit për parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregullt dhe të paraportuar (PPP). Ky vendim gjithashtu krijon një skemë certifikimi për zëniet e peshkut, që do të zbatohet për të gjitha aktivitetet e peshkimit PPP brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, sipas Ligjit nr.64/2012 “Për peshkimin”. Një tjetër vendim i miratuar autorizon shoqërinë aksionare shtetërore “KAYO” sh.a. që, vetë ose nëpërmjet subjekteve të saj, të kryejë prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve, teknologjive dhe shërbimeve për strukturat e sigurisë dhe shoqëritë aksionare shtetërore të lidhura me to. Ky vendim synon të sigurojë furnizimin e këtyre subjekteve në përputhje me Ligjin nr.88/2024.
Njëherësh, qeveria ka propozuar projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit”, që lehtëson aksesin në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura. Ky projektligj do të dërgohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. -

Neda konfirmon zyrtarisht ndarjen nga Ogren Balluku!
Neda Balluku ka thyer heshtjen për ndarjen nga Ogreni pas 15 vitesh bashkë.
Në një intervistë mes shumë emocionesh në “Goca dhe Gra” në Top Channel, e rezervuar për detajet, ajo pranoi ndarjen.
“Po, lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jemi në këtë situatë. Një ngjarje e ngjashme na ka ndodhur dhe në 2020. Atëherë ia kemi dalë ta kapërcejmë, dëshirë shumë e madhe për të mbajtur familjen e bashkuar, si çdo nënë apo si çdo grua shqiptare. Nëse do ktheja kohën prapa do bëja të njëjtën gjë sepse nga ai pajtim erdhi në jetë goca ime e vogla.
Megjithatë, prej shumë vitesh tashmë marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Prej disa kohësh jetojmë të ndarë dhe kjo është gjithçka që dua të them për këtë. Do të doja shumë që këtë moment ta menaxhoja me privatësi, sepse prioriteti më i madh dhe i vetëm janë fëmijët e mi. Mos më ngacmoni tek kalamajt sepse nuk mundem! Fëmijët e mi në këto momente janë gjëja më e rëndësishme, duhen mbrojtur dhe gjej rastin t’i them se “mami ju do shumë dhe jeni jeta ime”.
Unë mendoj që çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në ambient dhe marrëdhënie të prindërve të shëndetshme. Përpara fëmijëve asnjë nënë nuk e vë veten e vet. Asnjë vendim nuk është i pa menduar, madje vendime të tilla duhen vite për t’u marrë. Unë nuk e di kush në këtë botë merr vendime të pa menduara, impulsive dhe vendime emocionale kur bëhet fjalë për një familje dhe fëmijë…“ -

“E kam parë nga televizori i burgut shkarkimin tim”, Veliaj në Kushtetuese: 8 vendime për 8 orë, ishte mbresëlënëse
Po zhvillohet gjyqi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Erion Veliajt. Kryetari i shkarkuar i Bashkisë së Tiranës u shpreh se nuk kishte parë kurrë një eficencë të tillë si në rastin e tij, ku gjatë procesit të shkarkimit u morën tetë vendime brenda tetë orëve nga Këshilli Bashkiak, Kryeministri dhe Presidenti.
“Unë e kam parë nga televizori i burgut shkarkimin tim. Nuk jam njoftuar. Unë nuk kam parë një eficencë me tetë vendime administrative brenda 8 orëve të punës, në datë 24, që fillon me vendimin e këshillit bashkiak dhe mbaron me dekretin e Presidentit. Në tetë orë, tetë vendime. Ishte thellësisht mbresëlënëse shpejtësia që u mor vendimi.
Kjo është e drejta ime për të qenë këtu. Faleminderit që më dhatë këtë të drejtë. Kam pritur 9 muaj për këtë të drejtë. Me kanë izoluar në një qeli me vrasës serialë. Kam përjetuar një periudhë të gjatë me shkelje të të drejtave. Ky është një përçmim ndaj votës. Ky është një përçmimi që populli i jep republikës për ta drejtuar në emër të tij. Jam këtu si kryetar i bashkisë së Tiranës me të drejtën që ma kanë dhënë 165 mijë qytetarë.Nuk kam kryer asnjë shkelje. Jam këtu për të kërkuar mbrojtjen e demokracisë që sot po vihet në sprovë. Jemi betuar që ta mbrojmë demokracinë. Ky nuk është mandati im, por një kontratë besëlidhje dhe do bëj gjithçka që ma lejon ligji për ta mbrojtur këtë kontratë. Askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri. Me respekt, pyes çfarë shkelje të rëndë kam kryer unë?” tha ai.
-

Çështja “McGonigal”, Dumani: Kemi hetuar në Shqipëri, presim vendime gjyqësore nga jashtë
Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK Altin Dumani është pyetur nga deputeti demokrat Ivi Kaso edhe për çështjen McGonigal.
Kaso kërkoi të dijë ecurinë e hetimeve dhe Dumani tha se ndodhemi në fazën e hetimit paraprak, por përveç hetimeve në territorin e Shqipërisë, po priten sipas tij vendime gjyqësore nga SHBA për ish-agjentin e FBI-së.
“Sa i takon çështjes që ju e quani çështje McGonigal për atë e kam bërë publik deklarimin tim. Kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar por patjetër që për hetimin e çështjeve është e nevojshme edhe ndihma juridike nga autoritete gjyqësore të huaja dhe ne jemi dhe në pritje të përgjigjes nga autoritetet gjyqësore të huaja të cilave i jemi drejtuar me kërkesë për ndihmë juridike”, deklaroi Dumani. -

Zhvendosja e Botërorit aty ku mendon Presidenti i SHBA/ FIFA “përplaset” me Trump: Vendimet na takojnë ne!!
Ideja e Presidentit të SHBA, Donald Trump se ai mund të zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës 2026 jashtë qyteteve amerikane që ai i konsideron të pasigurta, ka sjellë edhe reagimin e FIFA-s.
Botërori operohet nga institucioni më i lartë i futbollit në botë, çka ka bërë që FIFA-s t’i lindë e drejta për të mbajtur një qëndrim në këtë rast.
Nënkryetari i FIFA-s dhe presidenti i CONCACAF, Victor Montagliani, u shpreh se askush tjetër përveç FIFA-s nuk mund të marrë vendime për këtë kompeticion.
“Është turneu i FIFA-s, është nën juridiksionin e saj dhe është FIFA që merr këto vendime. Me gjithë respektin për udhëheqësit botërorë, futbolli është më i rëndësishëm se ata dhe do t’i mbijetojë vendimeve të tyre”.
-

Shkarkohet ‘Diella’? Rama tregon detyrën e ministres robot
Diella dhe Edi Rama
TIRANË- Në prezantimin e platformës Start Up, kryeministri Edi Rama u shpreh se Diella, nuk do të ketë kompetenca ministri për të marrë vendime, por do të përpunojë të dhëna. Në fjalën e tij në prezantimin e platformës “Start Up Albania”, Rama iu përgjigj kritikave dhe komenteve, duke theksuar se Diella nuk do të marrë asnjë vendim dhe nuk ka asnjë të drejtë qeverisje. Ministrja IA vetëm do të përpunojë të dhënat.
“Unë kam vendosur 60 ministra dhe nuk e di sesa ministra të tjerë kam vendosur që nga dita e parë që kam qenë në detyrë, por askush nuk ka qenë subjekt i mediave ndërkombëtare, ndërsa ky ministër që kam emëruar tani, kjo ministre e inteligjencës artificiale është në qendër të vëmendjes të të gjitha mediave ndërkombëtare. Kemi kërkesa çdo ditë për të folur për të. Ka shumë keqkuptime, jo domosdoshmërisht refuzime të bazuara në argumente. Njerëzit që kanë një opinion të ndryshe, nuk kuptojmë që ministrja e IA nuk do të marrë vendime për ne, ne do t’i marrim vendimet. Ne nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur apo për të marrë vendime përfundimtare. Po i japim asaj përgjegjësinë të bëjë atë që ajo bën më mirë se ne. Dhe ajo është të procesojë të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe të na japë përgjigje shumë të shpejta,”-u shpreh Rama. -

Rama e pranon: Diella nuk ka përgjegjësi në qeveri, vendimet do t’i marr vetëm unë
Kryeministri Edi Rama ka pranuar ditën e sotme se është ai “Dielli” që fshihet pas ministres Diella dhe vendimet do i marrë po ai.
Rama deklaroi ditën e sotme se puna e Diellës konsiston në përpunimin sa më të shpejtë të të dhënave dhe dhënien e përgjigjeve të menjëhershme, duke saktësuar se Diella nuk merr vendime politike apo qeverisëse, por vepron vetëm si një mjet ndihmues për përpunimin e informacionit.
Ai theksoi se përgjegjësia për vendimmarrjen mbetetvetëm në dorë e qeverisë, apo thënë më qartë, në dorën e tij, pasi tashmë të gjithë e dinë se cfarë thote Rama bën qeveria.
“Njerëzit që kanë një opinion të ndryshe, nuk kuptojmë që ministrja e AI nuk do të marrë vendime për ne, ne do t’i marrim vendimet. Ne nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur apo për të marrë vendime përfundimtare. Po i japim asaj përgjegjësinë të bëjë atë që ajo bën më mirë se ne. Dhe ajo është të procesojë të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe të na japë përgjigje shumë të shpejta.
E kemi vjedhur vëmendjen me këtë ministre, por do të ndodhi. Shumë shpejt do jetë në tv duke folur edhe me gazetarët. Mundet ti delegoni pushtet për të ekzekutuar, ajo që nuk mund ta delegoni është të hiqni vendimin e procesve demokratike. Besoj fort që profesori është ende i ri dhe do ta shohë atë ditë. Pushtimi për ekzekutim i inteligjencën artificiale është i prakrahasueshëm. Njerëzit duhet të jenë në hapin e duhur. Unë besoj që s’ka inteligjencë artificiale që mund të konkurrojë të keqën brenda njerëzve,” tha Rama.