Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës zhvendosën dje protestën e tyre para SPAK, kundër ndërtimit të resortit luksoz të botuesit Bashkim Ulaj, të cilin e akuzojnë se u ka grabitur pronat. Mes lotëve për humbjen e tokës, banorët lajmëruan se kanë bërë një shtesë në kallëzimin e tyre, përfshirë për gjyqtarë e zyrtarë, që sipas tyre janë të implikuar në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë. Në një prononcim për mediat, një prej protestuesve thotë së Bashkim Ulaj në bashkëpunim me kreun e PL në Malësi të Madhe, Fatmir Shpallzaj u kanë grabitur pronat.
Ata akuzojnë si të implikuar edhe dy gjyqtarë, Vojsava Kola Osmanaj dhe Astrit Kalaja apo punonjës të Hipotekës të asaj kohe. Ata akuzojnë botuesin dhe biznesmenin pranë Berishës se u mori pronat duke përdorur fuqinë dhe pushtetin e tij dhe kërkojnë ndërprerjen e punimeve. Por, ndërsa banorët po protestojnë prej ditësh se pronat u janë vjedhur, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë mbyllur sytë dhe heshtin përballë denoncimeve kundrejt botuesit pranë tyre, Bashkim Ulaj. Madje heshtin edhe para lotëve të banorëve, të cilët mes dhimbjes për grabitjen e tokave, thonë se kanë turp t’u thonë fëmijëve ikni nga Shqipëria se po u grabisin pronat. “Nuk ka më trup se me i thënë djalit, ik mor babë prej Shqipërie”, tha një protestues mes lotësh.
Flasin banorët
“Kemi bërë një shtesë në kallëzim, kam parë në dokumente që shumë persona të ngritur me pushtet që edhe sot punojnë në Gjykata, janë të korruptuar dhe kanë bërë korrupsion lidhur me pronat. I pari që ka nisur falsifikimin është Fatmir Shpellzaj kryetari i një force politike, Partia e Lirisë. Vojsava Kola Osmani është personi tjetër. Ka dhënë vendimin që 1500 dynym tokë. Janë përfituar nga një person që s’ka lidhje me këtë fshat. Janë dhe gjyqtarët e tjerë. Një tjetër gjyqtar është Astrit Kalaja. E kam kallëzuar në SPAK. Kam pasur një gjyq po për këtë pronë, Vosjava me Kalanë që nga 2016 deri kur ka marrë pronën Shpellza s’më ka treguar që është marrë vendim. Ma ka mbajtur dosjen peng deri në 2023.
Në momentin që Shpellzaj mori pronën mbi pronat tona, atëherë zhvilloi gjyqin tonë. Gjyqin na e dha pasi u pajis me certifikatë dhe dokument gjyqësor Shpellzaj. Gjithashtu janë edhe ekspertët, që kanë ardhur në Velipojë si ekspertë që i ka caktuar gjykata dhe thuhet nuk e gjej kufirin lindor”, u shprej një prej protestuesve. Ata shprehen të vendosur se nuk do të heqin dorë nga pronat e tyre, duke thënë se nuk do ta lejojnë botuesin Ulaj të futet në tokat e tyre dhe të ndërtojë resortin lukosz, për të cilin në fundit të dhjetorit 2024 mori statusin e veçantë investitor në strukturë akomoduese me 5 yje me firmë të zv.kryeministres Belinda Balluku. Unë i kam me dokumente, i kam sjellë në SPAK.
I kam çuar në gjykata, të gjithë më thonë si ke. I ka marrë i forti, si kanë për të mi dhënë mua. Bashkim Ulaj s’ka shans me u fut aty. Ne s’kemi ardhur të bëjmë luftë, s’kemi asnjë interesi të konfrontohemi me policë, kemi ardhur për transparencë për ti treguar shtetit shqiptar se çfarë kriminelësh ka këtu. Për fshatarët nuk ka bashki, ka bashki për ata që punojnë në institucione shtetërore, Shpellzaj ka punuar në bashki. Në 2020 na ka informuar Avokatura e Shtetit, pasi i ka marrë pronat Shpellzaj, kur shkuam ne me i marrë. Ca pronash, i ka marrë ai i forti”, tha një prej protestuesve.
Flet avokati
Ndërkohë edhe avokati tha se dorëzuan një shtesë në kallëzimin e tyre të 17 marsit, pasi akuzojnë se e njëjta gjyqtare që u mbajti peng tokat fshatarët dhe nuk u dha vendim për vite me radhë, i kaloi Shpellzajt po këto prona me vendim të formës së prerë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. “Sipas kësaj shtesës tjetër, është grup i strukturuar kriminal. Janë gjyqtarë, ekspertë, punonjës të hipotekës së Shkodrës së asaj kohe. Këta kanë filluar kërkimin e pronës në 2008 dhe deri sot nuk janë bërë pronar. Personi që ka fituar tokën në 2015 kur foli ligji për investitorët strategjik, u kujtua dhe në 2017 shkoi dhe kërkoi pronën dhe nxori dokumente 3 ditë para luftës së 1997. Dihet që janë falso, sapo të merren provohen me akt ekspertimi se kur janë shkruar në 1997 apo në 2016. Gjyqtar që i njëjti pronat e tyre i mban dhe nuk i jep vendim, ndërsa nga ata nga 2018 në 2019 kanë marrë vendim të formës së prerë dhe regjistruan pronën. Avokatura e shtetit thotë se nuk u ngrit pretendim për falsifikim. Në momentin që doli ligji, këta shfrytëzuan rastin dhe gjetën ku ka toka të lira malesh dhe gjetën këto që nuk i kanë regjistruar”, tha avokati.
Çfarë ka ndodhur?
Kujotjmë se biznesmeni Bashkim Ulaj, botues dhe pronar i stacionit televiziv A2, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit Blue -Borgo”. Vendimi i Këshillit të Ministrave u firmos nga Belinda Balluku në dhjetor të 2024-ës. Leja për ndertimin e ‘Blue -Borgo’ është dhënë në perlën e Adriatikut, ndërmjet Ranës së Hedhun dhe Baks Rrjollit. Kjo zone se shpejti do jete e aksesueshme per turistet, pasi me fondet e shtetit, Bashkim Ulaj ka ndërtuar dhe rrugën e re që lidh dy zonat bregdetare, Shëngjin-Velipojë. Në një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh, buzë detit është projektuar ndërtimi e vilave luksoze e hoteleve. Po kështu, bizmesmeni ka marrë me koncesion segmentin Thumanë-Milot, tarifën e së cilës e vjel kompania e tij “Gener 2”.
Tag: vendim
-

Oligarku Bashkim Ulaj dhe dy gjyqtarë përfundojnë në SPAK si të përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdetin…
-

Qeveria transferon pronësinë e ish-uzinës së Autotraktorëve te Ministria e Mbrojtjes pa miratimin e Këshillit Bashkiak
Në një akt të dyshimtë, me firmën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, qeveria miratoi më 12 mars 2025 një vendim që i kalon shoqërisë shtetërore KAYO pronësinë e godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve, të cilat ndodhen në zonën e Shkozës. Qeveria ka revokuar të drejtën e pronësisë, të cilën vetë e kishte dhënë më parë me një vendim të mëparshëm për Bashkinë e Tiranës.
Vendimi i qeverisë për kalimin e pronësisë shtetërore të godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve është marrë pa miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sipas nenit 58 të rregullores së Këshillit Bashkiak dhe nenit 54 të ligjit për qeverisjen vendore, çështja duhej të kalonte me jo më pak se 3/5 e votave të anëtarëve të këshillit, por kjo as që është diskutuar në mbledhje.
Kalimi i pronësisë ka shkelur gjithashtu ligjin për pasuritë shtetërore, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për trajtimin e pronave shtetërore në të ardhmen. Përveç kalimit të pronësisë në shkelje të ligjit, një tjetër shqetësim i madh është ndërtimi i kësaj fabrike në një zonë të banuar me densitet të lartë popullsie, duke rrezikuar seriozisht sigurinë dhe jetën e qytetarëve, shkollave, kopshteve dhe bizneseve që operojnë në zonë. Ky vendim ka ngritur alarmin për mundësinë e një “Gerdeci” të dytë, ku një aksident apo shpërthim i mundshëm mund të shkaktojë tragjedi të tmerrshme.
Për realizimin e projektit është miratuar një buxhet fillestar prej 3 milionë eurosh për shoqërinë KAYO, dhe ajo do të ketë mundësinë të bashkëpunojë me biznese private për prodhimin e armëve dhe municioneve, një hap që thellon dyshimet për transparencën dhe qëllimet reale të këtij projekti.
Nëse ky vendim zbatohet pa u ndaluar, do të kemi një tjetër provë të dhunimit të ligjit dhe të interesave të qytetarëve, që po injorohen nga ata që duhet të mbrojnë ligjin dhe sigurinë publike. Pas këtij vendimi, çdo qytetar që jeton në zonën e Shkozës dhe afër saj ka arsye të shqetësohet për të ardhmen e tij. Ky është një shkelje flagrante e të drejtave të qytetarëve dhe një goditje tjetër për transparencën dhe përgjegjshmërinë e administratës qeveritare.
