Tag: vendet

  • 11 maji, KSHZ cakton 93 Vendet e Numërimit të Votave

    11 maji, KSHZ cakton 93 Vendet e Numërimit të Votave

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi caktoi sot, Vendet e Numërimit të Votave për zgjedhjet e datës 11 maj 2025.

    Vendet e Numërimit të Votave të miratuara plotësojnë kriteret e përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Sipas vendimit të KQZ, VNV janë përgjithësisht salla me përmasa të mëdha ose palestra sportive, plotësojnë kriterin teknik të sipërfaqes bazuar në numrin e QV-ve të ZAZ-së.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    VNV janë përgjithësisht brenda territorit të ZAZ-ve, ofrojnë lehtësi logjistike të transportit rrugor nga QV-të e ZAZ-së, ofrojnë kushte për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave si dhe kanë sistem të pandërprerë të furnizimit me energji elektrike.

    Në zgjedhjet për Kuvend do të jenë 93 VNV.

    Gjithashtu, u miratuan disa shtesa në vendimin “Për caktimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Shtesat konsistuan në miratimin e 230 qendrave të votimit në ambiente private në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.

    Komisioneri miratoi Procedurën Standarde të Operimit (PSO) për përgatitjen e zarfave me dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë.

    Procedura Standarde e Operimit ka për qëllim detajimin e procedurave standarde teknike të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor që do t’i dërgohet zgjedhësve nga jashtë.

    Ky dokument është i strukturuar në 8 krerë në përmbajtje të të cilëve janë të specifikuara si fazat/hapat e përgatitjes së zarfave me dokumentacionin zgjedhor; materialet dhe pajisjet e nevojshme për këtë proces; procedurën e përgatitjes së setit me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë; personelin përgjegjës që angazohet për këtë proces; detyrat/veprimet që kryen personeli për secilën nga fazat e përgatitjes së  dokumentacionit zgjedhor; trajnimi i nevojshëm; organizimi i ambientit të punës; organizimi i turneve dhe punonjësve.

    Referuar kësaj procedure, personeli i atashuar për procesin e përgatitjes së zarfeve me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë duhet të nënshkruajë deklaratën e konfidencialitetit, si dhe të ketë akses të autorizuar në ambientet e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor.

  • Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë fondet e para nga Plani i Rritjes i BE-së

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë fondet e para nga Plani i Rritjes i BE-së

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vendet e para që kanë përfituar këtë javë nga pagesat e para-financimit të Bashkimit Evropian, në kuadër të të ashtuquajturit, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
    Shqipërisë i janë ndarë 64.5 milionë euro, prej të cilave 30 milionë janë si kredi për mbështetje të reformave, dhe 34.5 milionë euro do të ndahen përmes Fondit të Ballkanit për Investime për infrastrukturë.
    Një ditë më parë, BE-ja i ka lëshuar fondet edhe për Maqedoninë e Veriut në vlerë të 52.2 milionë eurove, prej të cilave 24.5 milionë do të shkojnë për buxhetin shtetëror për reforma, dhe 28 milionë për projekte infrastrukturore.

    Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një fond i BE-së në vlerë të 6 miliardë eurove, të planifikuara për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë për periudhën 2024-2027, për ta përshpejtuar integrimin evropian të këtij rajoni.
    Ndër synimet kryesore të këtij projekti është që të forcohet një treg i përbashkët rajonal, i integruar gradualisht me atë të BE-së.
    Ai është prezantuar në nëntor të vitit 2023, dhe parasheh që dy miliardë euro të jenë fonde të pakthyeshme, ndërsa katër miliardët tjerë të jepen në formën e kredive të volitshme.
    Kosova nuk mund t’i pranojë këto fonde pa e ratifikuar marrëveshjen për kredi në Kuvend.
    Ky vend është në pritje të certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, për të konstituuar Kuvendin e ri.
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pati thënë se Kosova pritet të përfitojë 950 milionë euro prej këtij plani – njëherësh fondin më të madh të ndarë ndonjëherë nga blloku për të, në një periudhë relativisht të shkurtër.
    Pos kritereve që vlejnë për të gjitha vendet, si parakusht specifik për Kosovën dhe Serbinë është që të bëjnë progres në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, duke i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën.
    Kosova ka kërkuar disa herë që procesi i dialogut me Serbinë të mos ketë ndikim në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
    Por, BE-ja ka thënë se nuk ka më kohë për t’i pritur vendet e rajonit që t’i normalizojnë marrëdhëniet, dhe i ka porositur të veprojnë shpejt në këtë drejtim.
    Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE më 2022 dhe tani ka vetëm Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me bllokun.
    Vendet tjera të Ballkanit Perëndimor e kanë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE./REL

  • Vendet bosh po plotësohen, zbulohen shtatë përfaqësueset e para që do të marrin pjesë në Botërorin 2026

    Vendet bosh po plotësohen, zbulohen shtatë përfaqësueset e para që do të marrin pjesë në Botërorin 2026

    Kupa e Botës 2026 po merr formë, kjo pasi janë zbuluar shtatë përfaqësueset e para që do të marrin pjesë në të.

    SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika janë tre kombëtaret e para që janë mësuar, kjo pasi janë tre vendet organizatore të këtij Botërori.
    Në sfidat e marsit, atyre iu janë bashkuar dhe katër përfaqësuese të tjera.
    E para ishte Japonia, e cila ka dominuar grupin e saj në kualifikueset e Azisë, dhe po nga aty është bashkuar edhe Irani, pas barazimit 2-2 me Uzbekistanin.
    Zelanda e Re do të rikthehet të luajë një Botëror pas 16 vitesh, duke u kualifikuar si kampionia e Oqeanisë.
    Në fund e kishte radhën Argjentina, me kampionët e Botës që ndodhen në vendin e parë të kualifikueseve të Amerikës Latine dhe e konfirmoi këtë me fitoren 4-1 kundër Brazilit.
    Botërori 2026 do të ketë 48 përfaqësuese pjesëmarrëse dhe do të startojë më 11 qershor 2026 e do të përfundojë më 19 korrik të po atij viti.

    Top Channel

  • Vendimet e reja të KQZ/ Celibashi miraton vendet e numërimit të votave dhe qendrat private të votimit

    Vendimet e reja të KQZ/ Celibashi miraton vendet e numërimit të votave dhe qendrat private të votimit

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi caktoi sot, Vendet e Numërimit të Votave për zgjedhjet e datës 11 maj 2025.
    Vendet e Numërimit të Votave të miratuara plotësojnë kriteret e përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi.
    Sipas vendimit të KQZ, VNV janë përgjithësisht salla me përmasa të mëdha ose palestra sportive, plotësojnë kriterin teknik të sipërfaqes bazuar në numrin e QV-ve të ZAZ-së.

    VNV janë përgjithësisht brenda territorit të ZAZ-ve, ofrojnë lehtësi logjistike të transportit rrugor nga QV-të e ZAZ-së, ofrojnë kushte për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave si dhe kanë sistem të pandërprerë të furnizimit me energji elektrike.
    Në zgjedhjet për Kuvend do të jenë 93 VNV.
    Gjithashtu, u miratuan disa shtesa në vendimin “Për caktimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
    Shtesat konsistuan në miratimin e 230 qendrave të votimit në ambiente private në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.
    Komisioneri miratoi Procedurën Standarde të Operimit (PSO) për përgatitjen e zarfave me dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë.
    Procedura Standarde e Operimit ka për qëllim detajimin e procedurave standarde teknike të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor që do t’i dërgohet zgjedhësve nga jashtë.
    Ky dokument është i strukturuar në 8 krerë në përmbajtje të të cilëve janë të specifikuara si fazat/hapat e përgatitjes së zarfave me dokumentacionin zgjedhor; materialet dhe pajisjet e nevojshme për këtë proces; procedurën e përgatitjes së setit me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë; personelin përgjegjës që angazohet për këtë proces; detyrat/veprimet që kryen personeli për secilën nga fazat e përgatitjes së  dokumentacionit zgjedhor; trajnimi i nevojshëm; organizimi i ambientit të punës; organizimi i turneve dhe punonjësve.
    Referuar kësaj procedure, personeli i atashuar për procesin e përgatitjes së zarfeve me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë duhet të nënshkruajë deklaratën e konfidencialitetit, si dhe të ketë akses të autorizuar në ambientet e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor.
     

  • Ja futbollistët më të paguar në Francë: Lojtarët e PSG zënë 12 vendet e para, Rabiot “i pari” nga skuadrat e tjera

    Ja futbollistët më të paguar në Francë: Lojtarët e PSG zënë 12 vendet e para, Rabiot “i pari” nga skuadrat e tjera

    26 Mars 2025

    12:12

    Telesport

    Nëse Mbappé do të luante ende në Francë ai nuk do të kishte rivalë, do të ishte ende më i paguari. Pa të, ish-shokët e tij të skuadrës ende dominojnë renditjen e pagave të Ligue 1.
    Sipas “L’Equipe” lojtarët e PSG zënë dymbëdhjetë vendet e para të renditjes së lojtarëve më të paguar në Francë. Në vend të parë është Dembélé me ​​8.8 milionë euro neto.
    Kvaratskhelia është në vendin e shtatë me 6.6 milionë, përpara Donnarumma, i cili fiton rreth gjysmë milioni më pak dhe nuk ka rinovuar ende kontratën.
    Adrien Rabiot është i pari në mesin e jo parizienëve, i trembëdhjeti në listë. I dyti në renditje është Marquinhos, që më pas Hakimi. Në total, janë pesëmbëdhjetë lojtarë të PSG-së në top 30.
    Mes trajnerëve, Luis Enrique (PSG) është i pari me 12 milionë euro, me afërsisht dyfishin e pagës së De Zerbi, trajneri i Marseille.

  • Banka e Shqipërisë: Reminitancat u rritën me 12.5%, kalojnë për herë të parë kufirin e 1 miliardë eurove

    Banka e Shqipërisë: Reminitancat u rritën me 12.5%, kalojnë për herë të parë kufirin e 1 miliardë eurove

    Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëri kanë arritur një nivel rekord gjatë vitit 2024, duke e kaluar për herë të parë kufirin e 1 miliardë eurove.
    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 1.05 miliardë lekë në 2024-n, me një rritje prej 12.5% në krahasim me vitin e mëparshëm.

    Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht, duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.
    Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se ritmet e emigracionit të shtetasve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian janë përshpejtuar vitet e fundit dhe kjo reflektohet në numrin e lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna nga shtetet e BE-së. Në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të pare.
    Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.
    Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.
    Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.
    I gjithe ky fluks i ri të ikurish është reflektuar në zgjatjen e ciklit të emigracionit. Vlerësohet se në 10-15 vjet lidhjet me vendim amë fillojnë e zbehen, teksa emigrantët krujojnë një jetë të re, në shtetin ku kanë emigruar. Kjo ndodhi me valen e parë të emigracionit të pas viteve ’90, që çoi në një rënie të prurjeve pas vitit 2008.
    Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.
    Një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e treguesit të remitancave eshtë dhe ekonomia informale. Prurjet e emigrantëve llogariten nga Banka e Shqipërisë si një zë në total që mbulon të hyrat e ndryshme në bilancin e pagesave, që mund të jetë formale apo jo formale dhe si rrjedhojë këtu mund të përfshihet edhe ajo pjesë e parasë informale që hyn nga burime jo të ligjshme e hidhet në ekonomi, si në ndërtim, apo blerje pasurish të paluajtshme në bregdet./ Monitor

  • Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njoftoj se do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
    Ky është orari sipas rajoneve:
    Prishtinë
    Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:
    Dalja 10kV Keqekolla-Hjakobilla (kodi: 14016004) nga ora 10:30 deri 15:00
    Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri – vendosja dhe premontimi i shtyllave të tensionit të mesëm.
    Nga NS 220/10kV Drenasi do të ndërprehet:
    Dalja 10kV J08 Trasing (kodi: 16100010) nga ora 09:00 deri 13:00
    Vendet: Korrotica e Epërme,”Durimi”Haxhi Lladrovci, EU-BETON SH.P.K Përparim Thaqi, YLLI MINERAL SH.P.K ,”Trasing Group”Demir Berisha, Fatmir Zymberi “Scan Color-JYSK” shpk,Koroticë te Kroi I Mbretit,SHPK “Vatani”, “Arbotec”-Halilaq dhe SHPK”Doro-Fix”- Gani Osmanaj, Petrol-Oti Sllovenija-Sankovc, Zenel Kelmendi N.T.P.”LUMI”, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
    Arsyeja: Ngritja e shtyllës kyçëse – sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.
    Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
    LP 20kV J26 PR7-Dalja nr 4 Pr7 (kodi: 19000075) në dy termine nga ora 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 11:45 deri 12:00
    Vendet: Muharrem Fejza, rr.Jakov Xoxa Lirimi H -D/lok-1, rr.Ahmet Gashi obj. a c-BLL-A-VIII-36, rr.Prekazi Cima Ll-F/1Muharrem Fejza IN TIME Obj.III / 1, Lagjja e Spitalit, Kerem Leëton L-A, Muharrem Çami Hyr.I Kati-1/24, Mati i Prekaz, Malush Kosova, Ndue Përlleshi Blini III -1 K-1 L2B dhe Muharrem Fejza 10 K-1-LL-B.
    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulimi me ndarësit e tensionit të mesëm.
    Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:
    Dalja 20kV J06 dalja nr 4 Pr2 (kodi: 11000075) në dy termine nga ora 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 11:45 deri 12:00
    Vendet: rr.Sali Nivica dhe Obj.-II Hyr.I, Lagjja e Spitalit, Ndue Përlleshi Stand.-Ob 4 Hy-5, Bahri Fazliu B-B K / 5 – 24, Ndue Përlleshi DEKKO Kons, Mati I Lenti 1-I/6, Lagjja e Spitalit, Kodra e Diellit II, Theodor Muzaka Hyr.I-Nr.3, rr.Agim Ramadani, rr.Jakov Xoxa Bll-2, Mat-1 Bll.A17 Obj.II Hy 1/9, rr. Agron Rrahmani Royal Plaza-A3, Rrahim Beqiri Lam B/24, rr.Isa Kastrati Ob.-2, 12 J construction Ba-13.
    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulimi me ndarësit të tensionit të mesëm.
    Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
    NS 20/0.4kV Burim Bajraktari-IN TIME SH.P.K (kodi: 19000075188) nga ora 10:00 deri 12:00
    Vendet: Muharrem Fejza IN TIME Obj.III / 1.
    Arsyeja: Rritjen e fuqisë së transformatorit 400 kVA në transformator 630 kVA dhe Paneli.
    Pejë
    Nga NS 35/10kV Peja II do të ndërprehet:
    Dalja 10 kV J05 Rugova (kodi: 50051006) ne dy termine nga ora 11:30 deri 13:00 dhe nga ora 13:15 deri 14:30
    Vendet: Rugova: Llazi, Shtupeqi i Madh, Llotove, Pepaj, Koshutan, Shkrel, Bogë, Stankaj, Hagjaj, Kuqishtë 1, Drelaj 2 dhe Bregu Kuqishtë.
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, kontrollimi i ndërprerësit.
    Nga NS 110/10kV Klina do të ndërprehet:
    Dalja 10kV J08 Gllareva (kodi: 52000009) nga ora 08:30 deri 15:30
    Vendet: Dresniku, Shkolla, Benita Kompani, Gllareva1, Veselajt 2,3,4, Morinët 5, Shkolla, Rixheva1 dhe 2, Stapanica 2, Zabërgja, Qabiqi1,2 dhe 3, Gllarevë Antena e Ipko-s, Depo M. Jaha, Mirusha Transport dhe lagjja Buzhala
    Arsyeja: Projekte investive, vendosja e konzollave dhe izolatorëve në shtyllat nën tenison ekzistues.
    Prizren
    Nga TS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:
    LP 10kV J29 Kamenica (kodi: 31000029) nga ora 10:30 deri 15:00
    Vendet: Lagjet Gurishti, Petrovë dhe Arbana
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri -ngritja e shtyllave të tensionit të mesëm.
    Ferizaj
    NS 110/35/10kV Ferizaj 1
    Nga Dalja 10 kV Rexhep Bislimi 1 do të ndërprehet:
    NS 10/0.4kV TS Pylltaria me kod: (40000033203 ) nga ora 10:00 deri në orën 15:00.
    Vendet: rr. Rexhep Bislimi, një pjesë.
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, riparimi i paneli 0.4kV, TS Pylltaria Ferizaj.
    Mitrovicë
    Nga TS 110/10 kV Mitrovica II do të ndërprehet:
    LP10kV J25 Iber lepenci (kodi: 70000012) nga ora 10:30 deri 12:00
    Vendet: Hakif Bislimi, Kemajl Loshi, Shaip Kalludra, Ali Fejzullahu,Shaban Idrizi, Elmaz Peci, Hoxhë Hasan Tasini, Gani Hajra dhe fshatrat: Zhabar i Ulët dhe i Epërm, Shipol dhe Lushtë.
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, vendosja e shtyllës në Shipol kulla shkarkimi i daljes.
    NS 110/10(20) kV Vushtrria 2
    Nga Dalja 10kV Maxhunaj do të ndërprehet në NS 10/0.4kV Stabilimentin shpërndarës Maxhunaj-Drejtimi i Samadrexhës, pa tension mbeten këto nënstacione nga ora 08:00 deri 15:30.
    1.NS 10/0.4kV Maxhunaj ish Mulliri(kodi:73000011017)2.NS 10/0.4kV Maxhunaj (Sadikaj)
    (kodi:73000011019)3.NS 10/0.4kV Maxhunaj (Zekollët)(kodi:73000011020)4.NS 10/0.4kV Maxhunaj Mulliri
    (kodi:73000011021)5.NS 10/0.4kV TSK Maxhunaj(kodi:73000011022)6.NS 10/0.4kV Përball KFOR-it(kodi:73000011055)7.
    NS 10/0.4kV Te Xhamia (kodi:73000011056)8.NS 10/0.4kV Tsshb Maxhunaj(kodi:73000011023)9.NS 10/0.4kV
    Dumnicë e Ulët (Zenovit)(kodi:73000011045)10.NS 10/0.4kV TSSH Mekaniku (kodi:73000011050)11.NS 10/0.4kV
    Dumnicë e Ulët-1 (Danovitë)(kodi:73000011041)12.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët (Bekteshi)
    (kodi:73000011044)13.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët (Shkolla)(kodi:73000011043)14.NS 10/0.4kV Maxhunaj
    (Kadrija)(kodi:73000011024)15.NS 10/0.4kV Vilancë (kodi:73000011025)16.NS 10/0.4kV Vilancë (kodi:73000011054)17.
    NS 10/0.4kV Bajram Maxhuni (kodi:73000011046)18.NS 10/0.4kV Vilancë-2(kodi:73000011002)19.NS 10/0.4kV
    Ll. Dumnicë-3 (Ahmetaj)(kodi:73000011036)20.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët-1 (Qokollët)

    (kodi:73000011042)21.
    NS 10/0.4kV Dumnicë (Latifaj)(kodi:73000011051)22.NS 10/0.4kV TSSH Dumnicë L .Abazi(kodi:73000011053)23.
    NS 10/0.4kV Ropicë (kodi:73000011026)24.NS 10/0.4kV Ropicë (Rezhanët)(kodi:73000011034)25.NS 10/0.4kV Ropicë (Malokët)(kodi:73000011052)26.
    NS 10/0.4kV Ropice lagjja Gashi (kodi:73000011057)27.NS 10/0.4kV Bashollët (kodi:73000011027)28.NS 10/0.4kV
    Samadrexhë (kodi:73000011028)29.
    NS 10/0.4kV Sopjanët (kodi:73000011029)30.NS 10/0.4kV TSSH Shalakët (kodi:73000011030)31.
    NS 10/0.4kV Samadrexhë (Shkolla)(kodi:73000011031)32.NS 10/0.4kV Gurthyesi (Ceceli)(kodi:73000011047)33.
    NS 10/0.4kV Samadrexhë (Malokët)(kodi:73000011048)34.
    NS 10/0.4kV Ceceli (kodi:73000011032)35.NS 10/0.4kV Sllakovcë (kodi:73000011033)36.
    NS 10/0.4kV Zagori (kodi:73000011035)37.NS 10/0.4kV Ll. Dumnicë-1(Rrustollët)(kodi:73000011037)38.
    NS 10/0.4kV Ll. Dumnicë-2 (Balovit)(kodi:73000011038)39.
    NS 10/0.4kV Dumnicë e Epërme (Shkolla)(kodi:73000011039)40.NS 10/0.4kV
    Dumnicë e Epërme (kodi:73000011040)41.
    NS 10/0.4kV TS Naim Haradinaj (kodi:73000011058)42.
    NS 10/0.4kV TS Faton Syla (kodi:73000011059)
    Vendet: Maxhunaj, Dumnicë e Ulët, Vilancë, Ropicë, Brezhnicë, Samadrexhë, Dumicë e Epërme dhe Ceceli.
    Arsyeja: Projekte investive, montimi i shtyllave te reja si dhe energjizimi i pjesshëm i largpërçuesit të ri për projektin LOT2 Mitrovica-Maxhunaj-22 MV1-02/701.2.
    Nga NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:
    Dalja 10kV J08 Qytet e Fshatra (kodi: 73000003) nga ora 09:00 deri 15:30
    Vendet: Gjykata e re, Kazerma 1, Zuqakë, Kosova Petrol, Sllatinë, Debërllukë 1, Debërllukë 2, Bajskë 1, Srekonicë, Pasoma, Tërllabuq dhe Pompat Sllatinë.Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i kabllove të reja.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Liderët e Bashkimit Evropian janë zotuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me armë

    Liderët e Bashkimit Evropian janë zotuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me armë, pavarësisht përpjekjes së Rusisë që të parandalojë dërgimin e armëve të Perëndimit në Kiev, përmes bisedimeve të vazhdueshme për armëpushim.
    Liderët e bllokut evropian do të mblidhen në Bruksel më 20-21 mars kur pritet t’i miratojnë konkluzionet e samitit që përcaktojnë se “Bashkimi Evropian beson në qasjen e ‘paqes përmes forcës’, e cila kërkon që Ukraina të jetë në pozicionin më të fuqishëm të mundshëm, dhe kapacitetet e saj ushtarake janë elementët kryesorë”.

    Teksti përcakton që blloku evropian “të mbetet i përkushtuar, në koordinim me partnerët dhe aleatët e linjës së njëjtë, për të ofruar mbështetjen e duhur për Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa ushtron të drejtën e vet për vetëmbrojtje kundër agresionit rus të Rusisë”.
    Takimi në Bruksel do të zhvillohet dy ditë pas një bisede teleonike mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, përgjatë së cilës dy liderët janë pajtuar për një pauzë 30-ditore në sulmet në infrastrukturën e energjisë.
    Megjithatë, vetëm disa orë pas thirrjes, agjencitë ukrainase hekurudhore kanë konfirmuar se dronët rusë kanë shënjestruar infrastrukturën e energjisë të lidhur me sistemin hekurudhor në rajonin e Dnjipropetrovskut.
    Në rrethana normale, 27 vendet e BE-së duhet t’i miratojnë konkluzionet me unanimitet, mirëpo diplomatët e BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë në kushte anonimiteti se Hungaria – e cila është secilën herë e më e afërt me Kremlinin – do të distancohet, ashtu sikurse ka ndodhur në një samit tjetër të BE-së të mbajtur më herët gjatë muajit.
    Vendet e bllokut evropian janë mbajtur larg negociatave për luftën, të cilat janë mbajtur në Arabinë Saudite, mirëpo dokumenti thekson se “vendet e BE-së do të kontribuojnë në procesin e paqes dhe do të ndihmojnë në arritjen e një paqe afatgjatë për Ukrainën, e cila është në interesin e Ukrainës dhe gjithë BE-së”.
    Megjithatë, askush nuk e përmend ndonjë të dërguar të BE-së për këto bisedime.
    Spekulimet e fundit që qarkullojnë në Bruksel sinjalizojnë që ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel apo presidenti aktual i Finlandës, Alexander Stubb mund të emërohen në atë pozitë.
    Diskutime konkrete nuk ka as për dërgimin e trupave ushtarake evropiane për të mbikëqyrur një marrëveshje potenciale për paqe, ndonëse një mundësi e tillë është shtyrë përpara vazhdimisht nga presidenti francez, Emmanuel Macron, ndonëse ideja është hedhur poshtë nga Moska.
    Brukseli i ka edhe dy armë tjera që administrata Trump duket se i ka vendosur në tavolinën e negociatave, me qëllim të bindjes së Moskës për një marrëveshje për paqe: sanksionet kundër Kremlinit, dhe llogaridhënien për krime lufte.
    Blloku evropian i ka vazhduar ndalesat në dhënie vizash dhe ka vazhduar të ngrijë asetet e 2.400 kompanive dhe individëve – përfshirë Putinit – që janë zbatuar prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë më shumë se tre vjet më parë.
    BE-ja “vazhdon të jetë e gatshme të rrisë presionin ndaj Rusisë, përfshirë vazhdimin e sanksioneve dhe përmes forcimit të masave ekzistuese”, është thënë në dokument.
    Besohet se asetet ruse në vlerë të rreth 200 miliardë eurove vazhdojnë të jenë të ngrira në BE, kryesisht në Belgjikë.
    Fondet duhet të mbesin të palëvizura “derisa Rusia t’i japë fund luftës kundër Ukrainës dhe ta kompensojë për dëmin e shkaktuar në luftë”, përmendet në dokument.
    Vendet anëtare të BE-së kanë thënë se janë duke çuar përpara idenë e “llogaridhënës së plotë për krimet e luftës dhe krimet tjera serioze që janë kryer përgjatë agresionit rus kundër Ukrainës”.
    Mes gjithë këtyre zhvillimeve, Uashingtoni ka thënë se do të tërhiqet nga Qendra Ndërkombëtare për gjykimin e krimeve të kryera kundër Ukrainës, një grup i formuar nga shtetet perëndimore më 2022, për të mbledhur të dhëna për ata që kanë përgjegjësi për krimet potenciale të luftës, shkruan REL.

  • Zbulimi arkeologjik revolucionar: “Një kuptim i ri mbi Perandorinë Romake”

    Zbulimi arkeologjik revolucionar: “Një kuptim i ri mbi Perandorinë Romake”

    Vendet arkeologjike në Lindjen e Mesme janë të njohura për misteret e tyre të fshehta të sekreteve antike që po zbulohen edhe sot e kësaj dite.
    I tillë është vendi që ndodhet në Galilenë e Epërme, një rajon që është një nga vendet e përmendura në Bibël. Një gur i zbuluar në rajonin që është rreth 1700 vjet i vjetër ofron shumë informacione që mund të ndihmojnë për të kuptuar më mirë administrimin dhe qeverisjen në Perandorinë Romake si dhe kufijtë në kohët e lashta.
    Mbishkrimet në gur janë në greqishten e lashtë dhe përmendin vendbanimet e pazbuluara më parë të Tirathasës dhe Golgotës, të cilat ishin pjesë e Perandorisë Romake në atë kohë.
    Guri daton që nga mbretërimi i mbretit Marcus Aurelius Alexander, dhe është një kod ligjor që përcakton kufijtë e tokës dhe detyrimet tatimore në Perandorinë Romake.
    Profesor Uzi Leibner i Departamentit të Arkeologjisë të Universitetit Hebraik shpjegoi rëndësinë e zbulimit: “Zbulimi i një guri të tillë kufiri jo vetëm që hedh dritë mbi sistemet e pronës dhe taksave në botën e lashtë, por gjithashtu siguron një lidhje të prekshme me njerëzit të cilët duhej të menaxhonin këto sisteme komplekse pothuajse dy mijë më parë”, thotë Leibner.
    Mbishkrimet prej guri përmendin katër guvernatorët romakë që qeverisnin territoret e largëta të perandorisë. Studiuesit e kanë lidhur Golgotën me malin Golgota, që supozohet se është kodra mbi Jerusalemin ku aludohet se u kryqëzua Jezusi, por ata ende nuk mund të konfirmojnë se ka një lidhje. /tesheshi.com/