Tag: vendbanimet

  • Në Lin gjurmë vendbanimesh palafite 7,500-vjeçare

    Në Lin gjurmë vendbanimesh palafite 7,500-vjeçare

    DËSHMITË ARKEOLOGJIKE

    Në Lin, Pogradec, ka hyrë në fazën e dytë, puna për zbulimin e vendbanimit palafit, që mendohet të ketë ekzistuar atje, rreth 7,500 vjet më parë. Projekti “Lin 3″, po zbatohet nga Instituti i Arkeologjisë Shqiptare në bashkëpunim me Universitetin e Bernës, në Zvicër.

    Ardian Anastasi, drejtuesi shkencor për punimet, pas fazës së parë të zbulimit të vendbanimit në ujë, ka të dhëna të forta, se ai shtrihej edhe në bregun e liqenit.

    “Fazën e parë, e kemi kryer vitin e kaluar dhe ishim të përqendruar në tre sondazhe, që i bëmë nën ujë. Duke qenë se sipërfaqja e këtij vendbanimi është e madhe, vendosëm që në fazën e dytë të bënim disa verifikime lidhur me perimetrin e këtij vendimi, në pjesën tokësore”, – u shpreh ai.

    Po aq të surprizuar, sa edhe të kënaqur me bashkëpunimin dhe zbulimet, paraqiten edhe zvicerianët. Martin Hinz është shumë optimist.

    “Bashkëpunimi ynë, me kolegët shqiptarë, është pjesë e një projekti të rëndësishëm europian, që ka të bejë me banesat në rrethinat e liqenit të Ohrit. Jemi shumë të kënaqur me koleget shqiptarë dhe gjithashtu, duam të shkëmbejmë përvojat tona edhe këtu.

    Situata duke shumë premtuese. Mendoj se mund t’ krahasojmë dhe zgjerojmë rezultatet që kemi arritur më parë, në pjesën maqedonase. Aktualisht, në këtë projekt po gërmojmë nën ujë, prej 2 vitesh dhe tani po përpiqemi të zbulojmë sesi ka vijuar të shtrihet ky vendbanim, drejt bregut të liqenit”, – u shpreh ai.

    Në përfundim të projektit, synohet të arrihet rindërtimi i palafitit, në një rreze prej 30 km.

    “Synojmë që të krijojmë një pesisazh të vendbanimit, si ka qenë dhe si është zhvilluar – thekson, Anastasi.

    Vendbanimi palafit i Linit rezulton më i madhi në Ballkan, mbase edhe në Europë. Rreth 7,500 vjet më parë, banorët zhvillonin bujqësinë, zejtarinë dhe peshkimin. Gjendet edhe një tjetër vendbanim palafit në palën maqedonase, por shumë herë më i vogël në sipërfaqe sesa ai i Linit.

    Më shumë për vendbanimet palafite

    Vendbanimet buzë lumenjsh a liqenesh në platforma dërrase mbi pilota druri, dëshmohen që në fillesat e kësaj gjinie. Ndër ta palafiti i Neolitit të Mesëm (5500/5000 p.e.s.) në Dunavec (Korçë), është më i vjetri në Ballkan dhe një ndër më të vjetrit në Europë. Palafitet lindin dhe vazhdojnë të jetojnë edhe në Neolitin e vonë (Ripac: Bosnje Hercegovinë), Eneolit (2600-2100 p.e.s: Maliq, Sovjan, Strugë) dhe deri Bronzin e Vonë dhe Hekurin e Hershëm (Donja Dolina/Bosnje, Peshtan/ Maqedoni).

    Vazhdimësia pa këputje në kapërcyellin eneolit/ bronz, që përkon me valën e të ardhurve të rinj dhe nisjen e procesit të fermentimit të etnosit Ilir, dëshmon përzierjen e butë midis parailirëve dhe të ardhurve të rinj.

    Përshkrimin plastik të këtyre palafiteve, të fundit shek. VI p.e.s., e sjell Herodoti. Sipas tij “Paionët e rretheve të malit Pangaion edhe Doberët, Agrianët dhe Odomantët dhe vetë liqenit Prasiada, nuk u nënshtruan asnjëherë nga Megabazi, ndonëse ai tentoi t’i pushtonte banorët e liqenit. Shtëpitë e tyre janë ndërtuar në këtë mënyrë: Në mes të liqenit, majë pilotave të larta, është fiksuar një platformë dërrase që lidhet me tokën nëpërmjet një ure. Pilotat, mbi të cilët qëndrojnë shtrojat, në kohët e shkuara i vendosën bashkërisht tërë banorët.

    Më vonë, i vendosnin kështu: Secili nga ata që martohej, sillte nga mali që quhet nga Orbel, tre trarë për secilën nga tri gratë që merrte dhe i vendoste atje. Secili burrë mbi platformën kishte një kasolle që banonte dhe nga kasollja të çonte poshtë në liqen, një qepen i lidhur mirë.

    Fëmijët e vegjël i lidhnin për këmbe me litarë, nga firka se mos binin poshtë në liqen. Kuajt dhe bagëtitë i ushqenin me peshk. Peshku kapet me shumicë aq të madhe sa që nëse ndonjëri hap qepenin dhe lëshon me litar koshin e zbrazët, koshi mbushet plot me peshk. Kishte dy lloje peshku: njëri që quhet paoprakes dhe qetri tilones (Herod. 5. Terpsichore). Nisur nga toponomia e Herodotit (Dober/Dibër, Prasiada/Prespë, mali Orbel/ Mali Herbel), liqenin Prasia nuk do ta identifikonim me liqenin Doiran në afërsi të Selanikut, por me atë të Prespës.

    Më mirë struktura e palafiteve dhe banesave në to njihet nga vendbanimet në Donia Dolina mbi lumin Sava dhe Ripac mbi lumin Una, afluent po i Savës. Palafiti në Ripac, minimalisht me sipërfaqe 4,000 m2, është një nga palafitet e mëdhenj neolitikë. Platforma prej dërrase e palafitit mbështetej në rreth 2,500 pilota të ngulura thellë në taban.

    Platforma ndahej në 5 njësi drejtkëndëshe me sipërfaqe rreth 800m2 (14 x 60 m), mes të cilave kalonin kanale 3 m të gjerë dhe mbi to, urat drunjta që i lidhnin me njëra-tjetrën (fig. 20). Nisur nga sipërfaqja e kasolleve (rreth 30 m2) dhe rrugët, rruginat dhe sheshet mes tyre, rezulton se çdo platformë mund të mbart te rreth 15-17 kasolle dhe familje, përkatësisht 500- 600 banorë.

    Palafiti i Donja Dolinës, i fundit të bronzit/fillimit të hekurit (shek. 13- 6 p.e.s.), ndodhet në një bërryl të lumit Sava. Nga lumi ai mbrohej prej një gardhi me trinë të thurur mes pilotave, ndërsa një gardh i dytë po me trinë, e qarkonte nga toka për ta mbrojtur nga sulmet e kafshëve të egra.

    Banesat (40-55 m2) rreshtoheshin platformave paralele, perpendikulare me rrjedhën e lumit. Në ballin nga toka, rruginat mes banesave ishin të pajisura me shkallë që lejonin komunikimin me bregun. Krahas banesave, në platformat kishte një sërë tarracash dhe sheshesh për grumbullimin dhe kryerjen e aktiviteteve të ndryshme. Midis platformave kalonin kanale të gjerë të veshur me parete dërrase, që shkarkonin ujërat e vërshimeve. Mbi kanalet kalonin urate e drunjta, si lidhëse të platformave me njëra-tjetrën.

    Përqëndrim të veçantë, vendbanimet palafitet patën në pellgun e 4 liqeneve Ohrit, dy Prespave dhe Maliqit, që në këtë kohë ende nuk kishte nisur të degjeneronte në kënetë. Prej tyre përreth liqenit të Ohrit janë zbuluar 6 palafite (Lin, Vrbnik, Strugë, Peshtan, Trpejca, Shën Naum), 3 të tjerë përreth liqenit të dikurshëm të Maliqit (Maliq, Sovjan, Dunavec) dhe nga një në brigjet e Prespës së Madhe (Nikolec) dhe në takimin e lumit Shumi me Drinin (Vrbnik).

    Palafitet e zbuluar i qëndrojnë 2.5- 6 km larg njëri-tjetrit, çka supozon se numri i tyre në këtë pellg, ka qenë së paku, dy herë më i madh. Shkak për këtë dendësi është begatia e liqeneve dhe lumenjve me peshk, fauna e pasur ujore dhe tokat e mira livadhore të kafenjta, që siguronin prodhim të lartë bujqësor. Prej tyre, më i lexueshëm është ai i Peshtanit (1,500-700 p.e.sonë) Platforma e tij prej 8,500 m2 mbahej nga rreth 6,000 pilota lisi a pishe, me diametër kryesisht 30 cm dhe lartësi 3-5 m. Nisur nga dendësia e palafiteve të tjera, rreth 3 banesa/100 m2 platforma e mësipërme duhet të mbante rreth 250 banesa.

    Si i tillë, Peshtani me rreth 1,500 banorë, është një nga palafitet e mëdha europiane. Shpërndarja e pilotave tregon se platforma lidhej me bregun nëpërmjet një ure druri, ndoshta e lëvizshme.

  • Izraeli rikthen të evakuuarit nga vendbanimet kufitare të Gazës. Familjet e pengjeve: E kuptimtë të vazhdojë lufta!

    Izraeli rikthen të evakuuarit nga vendbanimet kufitare të Gazës. Familjet e pengjeve: E kuptimtë të vazhdojë lufta!

    Qeveria izraelite miratoi të dielën një plan për të ndaluar financimin e strehimit për izraelitët që jetonin në vendbanimet kufitare të Gazës dhe u evakuuan pas sulmeve të tetorit 2023 nga Hamasi dhe u ka dhënë atyre afat deri në fund të korrikut për t’u kthyer në shtëpi, raportoi e përditshmja lokale Yedioth Ahronoth.

    Vendimi, i miratuar nëpërmjet një votimi telefonik, i jep fund marrëveshjeve të përkohshme të strehimit për të evakuuarit nga 12 komunitete të prekura rëndë nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi. Zyrtarët ushtarakë izraelitë konfirmuan se nuk ka më kufizime sigurie që i pengojnë banorët të kthehen në këto zona që nga 1 korriku.

    Vendbanimet përfshijnë Be’eri, Holit, Kissufim, Kfar Aza, Kerem Shalom, Nahal Oz, Nirim, Nir Yitzhak, Nir Oz, Netiv HaAsara, Sufa dhe Ein HaShlosha, sipas Autoritetit Tekuma, i cili mbikëqyr rehabilitimin e komuniteteve kufitare.

    Dhjetëra mijëra banorë ishin zhvendosur në hotele dhe apartamente në Izraelin qendror që nga fillimi i luftës.

    Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura e kritikoi këtë veprim, duke thënë se ai bie ndesh me justifikimin e qeverisë për vazhdimin e luftimeve në Gaza.

    “Nëse nuk ka kufizime sigurie për t’u kthyer në zonën kufitare, atëherë nuk ka asnjë justifikim për të zgjatur luftën”, tha grupi në një deklaratë.

    “Qeveria ka vërtetuar edhe një herë atë që shumica e publikut e di tashmë: kërcënimi nga Gaza është zvogëluar. Është koha për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të kthyer të 50 pengjet dhe për ta mbyllur misionin.”

    Tel Avivi vlerëson se në Gaza ka 50 pengje izraelite, përfshirë 20 të gjallë. Sipas raporteve të mediave dhe të të drejtave të njeriut palestineze dhe izraelite, më shumë se 10,400 palestinezë mbahen në burgjet izraelite, duke vuajtur nga torturat, uria dhe neglizhenca mjekësore, të cilat kanë rezultuar në shumë vdekje.

    Ushtria izraelite, duke hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ka ndërmarrë një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë më shumë se 56,500 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

    Në nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

    Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e luftës kundër civilëve në enklavë./ AA.

  • Izraeli njofton krijimin e 22 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

    Izraeli njofton krijimin e 22 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

    Izraeli njoftoi për krijimin e 22 vendbanimeve të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor më 29 maj, duke rrezikuar përkeqësimin e mëtejmë të raporteve me komunitetin ndërkombëtar, tashmë të tensionuara për shkak të luftës në Gazë.
    Ndërtimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor vazhdimisht dënohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, të cilat ajo i cilëson të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare. Vendbanimet shihen si një nga pengesat kryesore për paqe afatgjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve. Vendimi për të ndërtuar vendbanime të reja, që është marrë gjatë mbledhjes së kabinetit për siguri të Izraelit, u bë publik nga ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, i cili po ashtu është kolon, dhe nga ministri për Mbrojtje, Israel Katz, i cili është përgjegjës për menaxhimin e komuniteteve.
    “Kemi ndërmarrë një vendim historik për zhvillimin e vendbanimeve: 22 komunitete të reja në Xhudea dhe Samaria, rinovimi i vendbanimit në veri të Samarias dhe përforcimi i boshtit lindor të shtetit të Izraelit”, tha Smotrich përmes një postimi në X, duke përdorur termin izraelit për jugun dhe veriun e Bregut Perëndimor, që Izraeli e ka pushtuar që ka nga viti 1967.
    “Hapi i radhës: sovraniteti”, shtoi ai. Katz tha se nisma “ndryshon fytyrën e rajonit dhe formëson të ardhmen e vendbanimeve në vitet në vijim”. Ndërkaq, përmes një deklarate Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dënoi lëvizjen duke e cilësuar si “konfirmim të mëtejmë se pushtimi kriminal zionist vazhdon të imponojë fakte në terren, duke përshpejtuar hapat për të bërë hebraike tokën palestineze përmes planit të aneksimit”.
    Vendimi i Izraelit është dënuar edhe nga aleati perëndimor, Jordania, që e cilësoi si “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar që minon mundësitë për paqe duke thelluar okupimin”.
    Ndërkaq, përmes një deklarate të publikuar në Telegram, partia Likud e krahut të djathtë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ky ishte “një vendim që merret një herë brenda një brezi”, duke shtuar se nisma është udhëhequr nga Smotrich dhe Katz.
    “Vendimi po ashtu përfshin themelimin e katër komuniteteve përgjatë kufirit lindor me Jordaninë, si pjesë e forcimit të boshtit të Izraelit, sigurisë kombëtare dhe kontrollit strategjik mbi zonën”, u tha në deklaratë.
    Partia publikoi një hartë që tregonte 22 vendbanimet e shpërndara në të gjithë territorin. Dy nga vendbanimet, Komesh dhe Sa-Nur veçmas janë simbolike. Të gjendura në veri të Bregut Perëndimor, praktikisht ato më herët kishin qenë vendbanime, pasi nga to më 2005 ishin evakuuar kolonët si pjesë e mosangazhimit të Izraelit nga Gaza. Qeveria aktuale e Netanyahut, e formuar më 2022 me mbështetjen e partive të ekstremit të djathtë dhe ultra-ortodokse, është ekzekutivi më i djathtë në historinë e Izraelit.
    Grupet për të drejtat e njeriut dhe organizatat joqeveritare që kundërshtojnë vendbanimet thonë se është përshpejtuar ritmi drejt aneksimit de facto të Bregut të pushtuar Perëndimor, veçmas që nga nisja e luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit në tetor të vitit 2023.REL

  • Izraeli njofton për vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

    Izraeli njofton për vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

    Izraeli njoftoi për krijimin e 22 vendbanimeve të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor më 29 maj, duke rrezikuar përkeqësimin e mëtejmë të raporteve me komunitetin ndërkombëtar, tashmë të tensionuara për shkak të luftës në Gazë.
    Ndërtimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor vazhdimisht dënohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, të cilat ajo i cilëson të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare. Vendbanimet shihen si një nga pengesat kryesore për paqe afatgjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve.
    Vendimi për të ndërtuar vendbanime të reja, që është marrë gjatë mbledhjes së kabinetit për siguri të Izraelit, u bë publik nga ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, i cili po ashtu është kolon, dhe nga ministri për Mbrojtje, Israel Katz, i cili është përgjegjës për menaxhimin e komuniteteve.

    “Kemi ndërmarrë një vendim historik për zhvillimin e vendbanimeve: 22 komunitete të reja në Xhudea dhe Samaria, rinovimi i vendbanimit në veri të Samarias dhe përforcimi i boshtit lindor të shtetit të Izraelit”, tha Smotrich përmes një postimi në X, duke përdorur termin izraelit për jugun dhe veriun e Bregut Perëndimor, që Izraeli e ka pushtuar që ka nga viti 1967.
    “Hapi i radhës: sovraniteti”, shtoi ai.
    Katz tha se nisma “ndryshon fytyrën e rajonit dhe formëson të ardhmen e vendbanimeve në vitet në vijim”.
    Ndërkaq, përmes një deklarate Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dënoi lëvizjen duke e cilësuar si “konfirmim të mëtejmë se pushtimi kriminal zionist vazhdon të imponojë fakte në terren, duke përshpejtuar hapat për të bërë hebraike tokën palestineze përmes planit të aneksimit”.
    Vendimi i Izraelit është dënuar edhe nga aleati perëndimor, Jordania, që e cilësoi si “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar që minon mundësitë për paqe duke thelluar okupimin”.
    Ndërkaq, përmes një deklarate të publikuar në Telegram, partia Likud e krahut të djathtë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ky ishte “një vendim që merret një herë brenda një brezi”, duke shtuar se nisma është udhëhequr nga Smotrich dhe Katz.
    “Vendimi po ashtu përfshin themelimin e katër komuniteteve përgjatë kufirit lindor me Jordaninë, si pjesë e forcimit të boshtit të Izraelit, sigurisë kombëtare dhe kontrollit strategjik mbi zonën”, u tha në deklaratë.
    Partia publikoi një hartë që tregonte 22 vendbanimet e shpërndara në të gjithë territorin.
    Dy nga vendbanimet, Komesh dhe Sa-Nur veçmas janë simbolike. Të gjendura në veri të Bregut Perëndimor, praktikisht ato më herët kishin qenë vendbanime, pasi nga to më 2005 ishin evakuuar kolonët si pjesë e mosangazhimit të Izraelit nga Gaza.
    Qeveria aktuale e Netanyahut, e formuar më 2022 me mbështetjen e partive të ekstremit të djathtë dhe ultra-ortodokse, është ekzekutivi më i djathtë në historinë e Izraelit.
    Grupet për të drejtat e njeriut dhe organizatat joqeveritare që kundërshtojnë vendbanimet thonë se është përshpejtuar ritmi drejt aneksimit de facto të Bregut të pushtuar Perëndimor, veçmas që nga nisja e luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit në tetor të vitit 2023./REL

  • “Jo dorë e zënë në Mirditën e Bardhë”/ Banorët e fshatit Kaçinar mblidhen te ministria e Ballukut, protestë kundër…

    “Jo dorë e zënë në Mirditën e Bardhë”/ Banorët e fshatit Kaçinar mblidhen te ministria e Ballukut, protestë kundër…

    Për të kundërshtuar ndërtimin e një hidrocentrali në zonën e tyre, banorët e fshatit Kaçinar të Mirditës, kanë dalë në protestë para Ministrisë së Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Balluku.
    Me pankarta në duar dhe zë të lartë, ata kërkojnë mbrojtjen e ujit, madje shprehen se janë kërcënuar që të braktisin vendbanimet, por nuk dorëzohen. Ata e kanë cilësuar projektin si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj jetesës, pronave dhe burimeve natyrore që i kanë mbajtur gjallë për breza.
    “Nuk jemi dëgjuar dhe nuk kemi gjetur zgjidhje. Kemi ardhur këtu të ngremë zërin për pasuritë tona si uji dhe bjeshkët tona. Populli ka jetuar me shekuj atje falë natyrës e Zotit që na dha ujë dhe toka pjellore. Disa grupe të errëta në bashkëpunim me pushtetarë duan të na vjedhun pasurinë tonë më të çmuar, ujin. Pa të nuk ka jetë. Duan të na lënë si peshku në rërë, të braktisim vendbanimet tona. Po na kërcënojnë”, tha një tjetër. “Uji është jetë, mos na e thani shpirtin!”, shkruhet në pankartat e tyre.
    “A e dinë firmëtarët specialistë që jeta ndërtohet nga uji? Nëse uji do të futet në tuba të mbyllur ku do të pijnë ujë kafshët e egra dhe jo vetëm. Duhet pasur parasysh efekti që ka ky HEC. Ne do të qendrojmë të bashkuar në mbështetje të tokave dhe pronave tona. Edhe shteti mbrohet nga sulmuesit e jashtëm! Ne do të mbrohemi për fëmijët tanë”, tha njëri prej tyre.