Tag: vendasit

  • Milionat nuk mjaftojnë, Chelsea-s i shpëton fitorja në minutat shtesë (video)

    Milionat nuk mjaftojnë, Chelsea-s i shpëton fitorja në minutat shtesë (video)

    13 Shtator 2025

    22:59

    Telesport

    Chelsea ka barazuar 2-2 në transfertë ndaj Brentford, për javën e katërt të Premier League. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh, me golin e shënuar nga Kevin Schade në minutën e 35-të, pas një asisti fantastik të Jordan Henderson. SHIKOGOLIN
    Me një pjesë të parë tërësisht i pakënaqur, Enzo Maresca, bën direkt tre zëvendësime në fillim të pjesës së dytë. Tyrique George në vend të Buonanotte, Reece James në vend të Wesley Fofana dhe Cucurella në vend të Jorrel Hato. Barazimi i “Bluve” erdhi në minutën e 60-të, me Cole Palmer, i sapo futur në fushën e lojës në vend të Gittens. SHIKOGOLIN
    Goli i përmbysjes për londinezët do të vinte në minutën e 85-të, ku Moises Caicedo do të shënonte me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat me Fabio Carvalho 90+3, pas një rivënie të gjatë me dorë brenda zonës. SHIKOGOLIN
    Rezultati përfundimtar 2-2. Chelsea momentalisht renditet në vend të pestë me 8 pikë pas 4 javësh, Brentford në vend të 12-të me 4 pikë.

  • Laçi fiton me krutanët dhe merr kreun, Besa dy javë pa fitore

    Laçi fiton me krutanët dhe merr kreun, Besa dy javë pa fitore

    Katgoria e Parë eci sot me 5 takime. Derbi rajonal midis Laçit dhe Kastriotit por dhe sfida e Peshkopisë mes Korabit dhe Besës ishin në epiqendër të vëmendjes sportive. Në fakt në fund të ndeshjeve kuptohet qartë se te të gjitha takimet pati luftë të fortë sportive dhe se rezultatet e prodhura në fushë tregojnë rivalitetin e madh në këtë nivel të futbollit shqiptar.

    Në stadiumin “Laçi” vendasit e Senigaliezit dominuan përgjatë gjithë pjesës së parë por goli i Hodos në të 41′ me kokë, prishi raportet teknike në fushë. Megjithatë sulmuesi Traore për laçianët pasi sfumoi dy raste të pastërta dhe goditi shtyllën pingule të portierit Puja, devijoji saktë me kokë në momentin e duhur (44′).

    Në të dytën sërish janë kurbinasit që shtyjnë përpara teksa dy mesfushorët Kalaj dhe Myrta organizojnë shumë aksione për vijën e parë. Ndërkaq ky segment i lojës pa në fushë edhe Ledio Tresën ( probleme fizike) i cili pas asistit të Kalajt realizon një supergol në të 60′-ën. Ai u zëvëndësua sërish (77′) për të mos komplikuar situatën me fizikun e tij ende në rekuperim. Dominimi i vendasëve vijon dhe këtë radhë ai që shënon në të 67′ ishte Olsi Myrta.

    Krutanët u përpoqën të hapinin takimin por edhe pse pas minutës së 85′ (karton i kuq për Nerguti) luajtën me një lojtar më shumë në fushë, nuk arritën të shkojnë te goli i dytë.Në këtë takim në rolin e drejtorit sportiv për vendasit, u shfaq sërish Naim Halili.

    Java e dytë, Kategori e Parë:

    Laçi – Kastrioti 3-1

    Iliria – Pogradeci 0-0

    Korabi – Besa 0-0

    Apolonia – Luftëtari 1-1

    Burreli – Kukësi 2-0

    Lushnja- Skënderbeu (të dielën).

    Vazhdo leximin

  • Superiorja nis “zjarr”/ Ndodh thuajse gjithçka në Shkodër, Vllaznia mposht kampionët në fuqi (VIDEO)

    Superiorja nis “zjarr”/ Ndodh thuajse gjithçka në Shkodër, Vllaznia mposht kampionët në fuqi (VIDEO)

    Vllaznia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri, duke mposhtur 2-0 skuadrën kampione të Egnatias në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës. Tri pikë në start për kuqeblutë që japin një sinjal të qartë se mbeten pretendentë.
    Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19-të. Pas një goditje nga këndi, ishte Gurishta që me një gjuajtje me kokë në shtyllën e dytë gjeti rrugën e rrjetës. Në 34′, pas shikimit me VAR, akordohet penallti për vendasit, por Balaj shpërdoron. Kaq mjaftoi për shkodranët në pjesën e parë, ndërsa miqtë u shfaqën konfuzë në rastet e tyre.

    GOLI I PARE
    Me të nisur pjesa e dytë, Vllaznia dyfishon. Në vijimin e një goditje dënimi, Bajrami është më i shkathët të gjejë hapësirën për të shënuar golin e dytë për vendasit. Pak minuta më pas, Egnatia mbetet me 10 lojtarë, Votlai merr të verdhën e dytë.
    GOLI I DYTE
    Vllaznia pati edhe raste të tjera për shënim, duke pëfituar edhe nga epërsia numerike, por pa arritur të shënojë më. Gjithsesi, 2-0 është një fitore e pastër në start, që gëzoi tifozët e shumtë shkodranë.
    ()

  • Vedat Muriqi ngatërron futbollin me karatenë, sulmuesi ndëshkohet me të kuq (video)

    Vedat Muriqi ngatërron futbollin me karatenë, sulmuesi ndëshkohet me të kuq (video)

    16 Gusht 2025

    20:19

    Telesport

    Barcelona po fiton në transfertë 0-2 ndaj Mallorca-s, në ndeshjen e parë të sezonit të ri në La Liga. Fillimisht në minutën e 7-të, një kombinim i bukur mes Lamine Yamal dhe Raphinha-s, i ka dhënë Barcelonës golin e avantazhit. Yamal kroson në krah, Raphinha i harruar nga mbrojtësit e Mallorca-s, dërgon me kokë topin në rrjetë.
    Por, nuk munguan polemikat për këtë gol, pasi vendasit pretendojnë se topi ka dalë jashtë vijës anësore dhe duhej të ishte dhënë rivënie anësore. Në minutën e 23-të, Barcelona gjeti golin e dytë me Ferran Torres, i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur, por në atë moment kapiteni i Mallorca-s, Antonio Raillo, ishte i shtrirë në fushë pas një dëmtimi në kokë dhe vendasit prisnin që arbitri të ndalte lojën.
    Situata u përkeqësua akoma edhe më shumë për vendasit në minutat në vijim, pasi mbetën me 9 lojtarë në fushë. Fillimisht Morlanes merr kartonin e dytë të verdhë dhe më pas Muriqi për një ndërhyrje shumë të ashpër me takë ngritur ndaj Joan Garcia, ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR.
    Barcelona udhëheq 0-2 dhe vendasit janë me dy lojtarë më pak.
    SHIKOGOLAT2

  • Egnatia vuan në Ljubljanë me Olimpija, merr një barazim shprese…

    Egnatia vuan në Ljubljanë me Olimpija, merr një barazim shprese…

    Raundi i tretë kualifikues në Conference League, vajtje:Oimpija– Egnatia 0-0 Tam (Olimpija) humbi një penallti në minutën e 68-të.Karton i kuq (dy të verdhë): Fangaj 90′

    Egnatia i bën ballë një kundërshtari që në letër dukej më i lehtë se aq… Së paku në atë që u prodhua në fushë. Një penallti e shpërdoruar nga Tam për vendasit në të 68′ dhe disa pritje shpëtimtare të portierit Dajsinani i lanë shifrat të barabarta 0-0 për të përcaktuar një javë më vonë skuadrën që shkon në play off.

    Pas largimit të trajnerit Jorge Simao, i cili u mund nga Celje të dielën (0-5), skuadra e Lubljanës u drejtua nga kroati 44-vjeçar Ivan Senzen. Në fakt, terapia e shokut nuk dha fryte sot. Olimpija ishte vërtet më kërkuese, por jo shumë konkrete në sulm.

    Sigurisht mbrojtja e Egnatias u vu në provë, veçanërisht në fund të ndeshjes, por i rezistoi të gjitha përpjekjeve të Olimpijas. Në momentet e fundit të kohës shtesë, Haime i afruar së fundi te rrogozhinasit pengoi Durdov, dhe dukej sikur fati rrëmbeu vendasit, por faulli u krye disa centimetra jashtë zonës së penalltisë dhe pas ndërhyrjes së VAR, ajo u anulua.

    Ndërkohë fituesi i përballjes shqiptaro- sllovene do të takohet ose me Linkoln Red Imps (Gjibraltar) ose me ekipin armen Noah. Një short tërheqës me siguri, por së pari Egnatia duhet të kalojë Olimpija-n që sot ishte më superiore në lojë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • E dinit? Njihuni me fshatin italian që nuk flet italisht, njihuni me “të pathënat” e tij

    E dinit? Njihuni me fshatin italian që nuk flet italisht, njihuni me “të pathënat” e tij

    I mbiquajtur “Provence e Vogël” e Italisë, Sancto Lucio de Coumboscuro është një fshat i izoluar në pothuajse çdo kuptim. I ndodhur pranë kufirit midis Piemontes të Italisë dhe Francës, vizitorët duhet të fluturojnë për në Torino, të marrin një tren dhe më pas një autobus për të shkuar në fshat.

    Ata që udhëtojnë drejt këtij fshati, do të pyesnin nëse janë në vendin e duhur, veçanërisht kur vendasit u thonë mirupafshim me “arveire” dhe jo me “arrivederci”. Gjuha zyrtare është provansale, një dialekt i lashtë mesjetar neolatine i oksitanishtes, gjuha e folur në të gjithë rajonin Occitania të Francës.

    Vetëm rreth 30 e më shumë njerëz jetojnë në fshat dhe jeta nuk është aspak e lehtë për vendasit. Energjia elektrike shpesh mungon për javë të tëra gjatë dimrit, ndërsa lidhja me internet është minimale. “Ne nuk kemi televizor. Nuk të mungon ajo që nuk keni pasur kurrë në fillim.

    Kur ka ndërprerje të energjisë elektrike për 15 ditë rresht, nuk ka arsye për panik: ne thërrasim gjyshërit tanë për llambat e vjetra të naftës”, thotë për CNN banorja vendase Agnes Garrone, 25 vjeç.

    “Jam mësuar të zgjohem në agim për të kullotur delet. Punoj 365 ditë në vit, zero pushime.

    Nuk njoh Krishtlindje dhe Vitin e Ri, sepse edhe gjatë festave, kopetë e mia kanë nevojë për të ngrënë dhe për t’u kujdesur. Është një jetë sakrifice, por është shumë shpërblyese kur sheh lindjen e një qengji”, thotë ajo.

  • Testi i Vorës me Strugën, e para 2-2, në fund vendasit arrijnë në 5-3

    Testi i Vorës me Strugën, e para 2-2, në fund vendasit arrijnë në 5-3

    Skuadra e Vorës e cila për herë të parë do të luajë në Abissnet Superiore (2025/26),po përgatitet në Maqedoni të Veriut teksa sot po luan një miqësore në Strugë me vendasit e trajnerit Bledi Shkëmbi.

    Pjesa e parë nisi me dy goa shënuar të dy me penallti (8′,14′ për vorakët e Arjan Bellait por brenda fraksionit të parë, Struga fillimisht shkurtoi diferencën po me penallti (28′) dhe më pas barazoi për 2-2 (39′).

    Në të 52′ struganët shënojnë të tretin. Vora barazoi në të 70′ 3-3 teksa dy minuta më vonë, Struga realizoi të katërtin për 4-3. Vjen dhe goli i 5 i vendasëve me takimin që përfundon 5-3 për Strugën.

    Vazhdo leximin

  • Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin

    Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin

    Shqipëria ka barazuar 1-1 me Letoninë në transfertë, duke e komplikuar pozitën në Grupin K të Kualifikueseve të Botërorit 2026.
    Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, që iu afruan disa herë zonës së njëra-tjetrës, teksa rasti më i pastër erdhi për vendasit në minutën e 21’, me Ikaunieks që humbi një penallti, pasi u ndal nga Strakosha.
    Pas tetë minutash, kuqezinjtë kaluan në avantazh me anë të një autogoli të Cernomordijs pas një karamboli në zonën e vendasve.
    Në fundin e pjesës së parë, pas një përgjumje të mbrojtjes kuqezi, ishte pikërisht ai që shënoi autogolin, Cernomordijs, i cili barazoi sfidën.
    Pjesa e dytë nuk solli shumë raste të pastra, me vendasit që kishin vetëm një qëllim, të ruanin rezultatin, gjë të cilën e arritën.
    Kështu Shqipëria ruan vendin e dytë me 5 pikë, një më shumë se Serbia e Letonia, por me dy ndeshje më shumë se serbët, teksa takimi i radhës do të jetë ai i 9 shtatorit kundër Letonisë në Tiranë.

  • Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive

    Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive

    Veriu këtë prag veror e ka çelur me Lezhën, mes një atmosfere festive ku muzika dhe ushqimi i mirë, tradicional e i gatuar nga vendasit nuk ka munguar.
    Kjo fundjavë shënon çeljen zyrtare të sezonit turistik për bregdetin e Shëngjinit, i cili ka pritur vizitorë vendas e të huaj.
    Edhe pse moti nuk ka premtuar shumë për këto ditë, kjo nuk ka bërë që turistët dhe vendasit të festojnë ardhjen e sezonit të verës.
    Synimi i këtij aktiviteti është jo vetëm argëtimi përmes muzikës, por dhe promovimi i pasurive natyrore të zonës, atë të kulinarisë e të kulturës.
    Siç mund të shihni në pamje, njerëzit ndodhen në aktivitet mes buzëqeshjeve, komunikimit të ngrohtë me sipërmarrësit që promovojnë gjithashtu bizneset e tyre për tërheqjen e klientelës, pavarësisht erës së fortë që fryn.
    Operatorët turistikë mbetën pozitivë nga qasja se do të ketë një zhvillim të mirë të këtij sektori në Lezhë e jo vetëm.
    Bregdeti i Lezhës ka një numër të lartë prenotimesh deri më tani për të gjithë sezonin turistik, kështu mund të shprehim se kjo verë duket premtuese.
    /tvklan.al

  • Spektakël në superklasiken River Plate-Boca Juniors, 3 gola të shënuar në pjesën e pare (video)

    Spektakël në superklasiken River Plate-Boca Juniors, 3 gola të shënuar në pjesën e pare (video)

    27 Prill 2025

    21:28

    Telesport

    Po luhet në “Estadio Monumental” në Buenos Aires superklasikja, River Plate-Boca Juniors, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit argjentinas, faza e parë.
    Mastantuono zhbllokoi ezultatin duke kaluar vendasit në avantazh në minutën e 25-të, pas ekzekutimit mjeshtëror të një goditjeje dënimi nga distanca.
    Miqtë e drejtuar nga Fernando Gago barazuan shifrat në minutën e 37-të me Miguel Merentiel, i cili pasi mori një top të gjatë dhe përfitoi nga gabimi fatal i mbrojtësit të River, dërgoi topin në rrjetë.
    Gjithsesi, ekipi vendas i drejtuar nga Marcelo Gallardo gjeti sërish golin në fund të pjesës së parë dhe e mbylli atë në avantazh 2-1. Driussi shënoi me kokë pas një krosimi perfekt që mori nga shoku i skuadrës. Sigurisht që në një sfidë si kjo nuk ka si të mungojnë kartonët, plot 5 të verdhë janë dhënë vetëm pjesën e parë, 4 për miqtë dhe 1 për vendasit.
    SHIKOGOLAT