Mallorca-Osasuna, ndeshja e parë për sot për javën e 14-të në La Liga është mbyllur në barazim 2-2. Në sfidën e luajtur në “Palma de Mallorca”, të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.
Vendasit fillimisht gjetën avantazhin e dyfishtë me dy golat e Vedat Muriqit. Goli i parë erdhi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 61-të, pas një faulli në zonë ndaj Jan Virgili. Godet Muriqi, topi përfundon në rrjetë.
Në minutën e 66-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Jan Virgili, Muriqi tregon gjithë klasin e tij dhe shënon golin e dytë. Vendasit do të “ringjalleshin” në minutat e fundit. Fillimisht Raul Garcia ngushton shifrat me një ekzekutim eprfekt nga goditja e dënimit në minutën e 81-të.
Në minutat shtesë, Flavien Boyomo, barazoi shifrat me një gol shumë të bukur me gjysmë-rroveshatë, duke shtangur vendasit. Rezultati final 2-2, Vedat Muriqi padyshim “Lojtari më i Mirë i Ndeshjes”. Pas këtij barazimi, të dy ekipet renditen në pjesën e fundit të tabelës, Mallorca në vendin e 15-të me 13 pikë, Osasuna në vendin e 17-të me 12 pikë.
Me dy golat e shënuar sot, Vedat Muriqi shkon në kuotën e 8 golave në 14 javë, duek barazuar Robert Lewandowski-n në vendin e dytë. Vendi i parë mbahet nga Kylian Mbappe me 13 gola.
SHIKOGOLAT
Tag: vendasit
-

Vedat Muriqi i jashtëzakonshëm me dy gola, por Mallorca-s i ikën fitorja nga duart në fund (video)
-

Eliminatoret e Botërorit 2029/ Kombëtarja e basketbollit humbet në debutimin ndaj Sllovakisë
27 Nëntor 2025
20:11
Telesport
Ka nisur me humbje aventura e kombëtares së meshkujve në basketboll, që në takimin e parë të fazës para-eliminatore të Botërorit 2029 (Grupi C), u mund 73-63 nga Sllovakia jashtë fushe. Një ndeshje që në përgjithësi u komandua nga vendasit, që e merituan fitoren.
Edhe pse kuqezinjtë e nisën më mirë ndeshjen, duke udhëhequr 23-19 pas periodës së parë, janë vendasit ata që shpejt marrin komandën e lojës. Pjesa e parë e takimit përfundon 41-35 për Sllovakinë, që në cerekun e tretë administron mirë avantazhin (57-52).
Gjithsesi, Shqipëria nuk ka forcën e duhur të përmbysë shifrat edhe në 10-minutëshin e fundit megjithëse përpiqet shumë. Diferenca sa vjen e bëhet më e madhe dhe vendasit, të mbështetur nga tifozët e shumtë, fitojnë 73-63, duke korrur suksesin e parë në këtë turne.
Shënuesit më të mirë për Shqipërinë ishin Xhuljan Tola me 16 pikë e Elvis Dusha me 11 pikë, por që s’mjaftuan. Në këtë grup bën pjesë edhe Kosova, që sot ishte pushim. Më 30 nëntor, Shqipëria do të përballet në Shkodër pikërisht me Kosovën në ndeshjen e dytë në grup. -

Union Berlin ndal serinë e fitoreve të Bajern Mynih, Kejn shpëton kampionët në sekondën e fundit nga humbja
Union Berlin ka ndalur Bajernin e Mynihut të thellonte serinë e fitoreve, pasi kishte arritur në 16-të të tilla në të gjitha kompeticionet.
Kryeqytetasit kanë arritur të barazojnë 2-2 përballë kampionëve në fuqi, një sfidë që edhe mund të ishte fituar nga vendasit.
Doekhi kalonte vendasit në avantazh në minutën e 27-të pas një goditjeje standarde, por 11 minuta më pas Diaz do të barazonte shifrat në 1-1 duke realizuar nga një kënd thuajse i pamundur.Me rezultatin 1-1 do të mbyllej pjesa e parë e sfidës.
Në të dytën bavarezët do të rrisnin presionin në fushë, por do të ishin sërish vendasit që do të kalonin në avantazh sërish me anë të Doekhi në minutën e 83-të.
Por kur dukej se bavarezët do të pësonin humbjen e parë këtë sezon, Harri Kejn barazon shifrat në 2-2, duke mos lejuar që kampionët të njohin “shijen” e humbjes këtë sezon. -

Merr fund ecuria e fitoreve rresht për Bayern, bavarezët shpëtojnë në fund. Dortmundit i ikën fitorja nga duart (video)
Pas 16 fitoreve rresht në këtë sezon, Bayern Munich është ndalur në barazim 2-2 në transfertën ndaj Union Berlin, e vlefshme për javën e 10-të në Bundesligë.
Vendasit gjetën të parët golin në minutën e 26-të me Danilho Doekhi, i cili shënoi pas një skeme të bukur nga goditja e këndit dhe mbi të gjitha përfitoi nga mungesa e vëmendjes së Manuel Neuer, që padyshim mund të bënte më mirë.
Barazimi do të vinte në minutën e 37-të, ku Luis Diaz do të shënonte një gol shumë të bukur në këndore, pas kombinimit me Stanisic. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
Goli i avantazhit për vendasit do të vinte në minutën e 82-të, ku Danilho Doekhi do të shënonte sërish, këtë herë pas një topi të ardhur nga goditja e dënimit. Ishte Harry Kane në minutat shtesë që shpëtoi Bayern nga humbja, duke shënuar me kokë pas krosimit të Tom Bschof.
Pavarësisht këtij barazimi, Bayern Munich mban vendin e parë me 28 pikë. Union Berlin renditet në vendin e 10-të me 12 pikë.
Dortmundit i ka ikur fitorja prej duarsh në minutën e fundit, duke barazaur në transfertë 1-1 ndaj Hamburger. Verdhezinjtë shënuan të parët me Chukwuemeka, vendasit barazuan shifrat në minutën e fundit shtesë me Konigsdorffer, i cili shënoi me kokë pas një krosimi në zonë.
Dortmund renditet në vendin e tretë me 21 pikë, Hamburger në vendin e 12-të me 9 pikë.
SHIKOGOLAT -

Burreli shpalos anën pozitive, mund pastër Pogradecin
Me Burreli- Pogradeci përfunduar 2-0 startoi sot java e 11-të ose e fundit e fazës së parë në inferiore. Në “Liri Ballabani” vendasit e nisën me ngul takimin ndërsa në 20′ e para skuadra e Nikajt shpalosi cilësi e krijoji disa raste shënimi.
Megjithatë goli, në fakt një supergol i Arnold (43′), erdhi vetëm në çastet e fundit të pjesës së parë. Në të dytën megjithë përpjekjet e liqenorëve, ishin sërish vendasit të cilët dyfishuan me Kastratin (59′) pas një gabimi të portierit mik.
Ndërkohë nesër katër ndeshjet e tjera teksa Apolonia- Skënderbeu zhvillohet të dielën./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Bylis-Vora hap të 9-ën, vendasit kalojnë përpara
Java e 9:Bylis-Vora 1-0 (kohë reale)
21′:Gol Bylis, shënon Malomo 1-0.
Ka nisur në 14:00 dueli i parë i javes së nëntë Abissnet Superiore mes Bylis dhe Vorës.
Nga minuta e 18′ Bylis me 10 lojtarë, Abazaj me të kuqe…
Formacionet zyrtare:
Bylis: Vashu; Kane, Peralta, Përndreca, Adeduro, Malomo, Muktar, Marku, Përgjoni, Abazaj, Ualison.Tr: Mirel Josa
Vora: Ruçi; Zuna, Repaj, Tabaku, Karrica, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Dalipi, Shehi, Geci. Tr: Arjan Bellaj
Vazhdo leximin
-

Liverpool pëson humbjen e katërt rresht, Brentford i bën spektakël (video)
Liverpool ka pësuar humbjen e katërt rresht në Premier League. Këtë herë ishte Brentford që fitoi 3-2 ndaj kampionit në fuqi të Premier League.
Ouattara Da. shënoi fillimisht për vendasit që në minutën e 4-të, pas një topi të ardhur nga një rivënie e gjatë anësore. Në fund të kohës së rregullt në pjesën e parë, Kevin Schade dyfishoi shifrat për Brentford, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit perfekt që mori nga Damsgaard.
Megjithatë, në fund të shtesës, Liverpool gjeti golin me Milos Kerkez. Hungarezi rikthen në lojë të kuqtë, pjesa e parë mbyllet 2-1 për vendasit.
Në minutën e 60-të, Virgil van Dijk shkakton penallti, për faull brenda zonës ndaj Ouattara Da. Igor Thiago tregohet i saktë nga 11-metrat dhe shënon golin e tretë për Brentford. Në minutën e 89-të, pas një topi të humbur nga vendasit dhe asistit të Dominik Szoboszlai, Mohamed Sala shënon një gol të bukur dhe ngushton shifrat në 3-2. Rezultati përfundimtar, 3-2.
Pas kësaj fitoreje, Brentford ngjitet në vendin e 10-të me 13 pikë, ndërsa Liverpool mbetet në vendin e 6-të me 15 pikë.
SHIKOGOLAT -

Sevilla “spektakël” ndaj Barcelonës. Një ish-ndëshkon katalanasit, Ronald Araujo e dreqos ndeshjen që në fillim (video)
5 Tetor 2025
17:07
Telesport
Në “Ramón Sánchez Pizjuán”, Sevilla po përballet me Barcelonën, ndeshje e vlefshme për javën e tetë të La Ligës. Pjesa e parë është mbyllur 2-1 për vendasit. Në minutën e 12-të, Ronald Araujo ndërhyn në mënyrë të gabuar brenda zonës ndaj Isaac Romero, pas ekzekutimit të një goditjeje këndi.
Arbitri jep penallti, katalanasit nuk janë aspak dakord me të. Alexis Sanchez, një ish-i katalanasve tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon vendasit në avantazh.
Në minutën e 37-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Sevilla shënon golin e dytë. Renato Vargas asiston për Isaac Romero, ky i fundit dërgon topin në rrjetë. Në fund të shtesës së pjesës së parë, Barcelona ngushton shifrat me golin e Marcus Rashford. Anglezi shënon një gol shumë të bukur, pas asistit perfekt të Pedrit.
SHIKOGOLAT -

Stoli i jep fitoren Arsenalit ndaj Athletic Bilbao-s, PSV turpërohet në shtëpi nga kampionët e Belgjikës (video)
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme për në Champions League. Në “San Mames”, Arsenal fitoi 0-2 ndaj Athletic Bilbao. Për vendasit mungonte ylli i tyre kryesor, Nico Williams, i dëmtuar.
Londinezët e filluan takimin me “artilerinë e rëndë”, por blerjet e bujshme të verës si Gyokeres dhe Eze nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.
Goli i Arsenalit do të vinte nga stoli. Gabriel Martinelli i sapo futur në fushë zhbllokoi shifrat në minutën e 72-të, pas asistit që mori nga Leandro Trossard, edhe ky i futur si zëvendësues në pjesën e dytë.
Pas një topi të humbur nga vendasit, nis aksioni i shpejtë i londinezëve. Trossard pason në mënyrë akrobatike për Martinelli-n, braziliani bën vetë gjithçka bukur. Kalon dy mbrojtësit kundërshtarë dhe në fund “shkund” rrjetën.
Në minutën e 87-të, ishte sërish kombinimi Martinelli-Trossard dhe këtë herë ishte radha e belgut për të dërguar topin në rrjetë. Arsenal e nis me fitore këtë sezon të Champions League, rezultati final 0-2.
SHIKOGOLAT
Në “Philips Stadion”, PSV është mundur 1-3 nga Royale Union SG. Fillimisht kampionët e Belgjikës kaluan në avantazh falë një penalltie të shndërruar në gol nga Promise David në minutën e 9-të, pas një faulli të qartë brenda në zonë.
Në minutën e 38-të, belgët shënuan dolin e dytë me A. Ait El Hadj, i cili pasi rikuperoi një top të humbur nga vendasit në mesin e fushës, e mori i vetëm atë dhe e dërgoi në rrjetë. Në pjesën e dytë, belgët trefishuan shifrat me Kevin Mac Allister në minutën e 80-të. Vëllai i Alexis Mac Allister shënoi pas një topi që mori nga goditja e këndit. Holandezët shënuan golin e nderit në fund të kohës së rregullt me Ruben van Bommel.
SHIKOGOLAT -

Mungon Nico Williams për vendasit, Arsenal e nis me artilerinë e rëndë ndaj Athletic Bilbao
Arsenal e nis këtë sezon të ri në Champions League në transfertë në “San Mames” ndaj Athletic Bilbao. Për vendasit mungon ylli i tyre kryesor, Nico Williams, për shkak dëmtimi.
Në anën tjetër, Arteta ka hedhur në fushë artilerinë e rëndë, pasi do me patjetër ta nisë me fitore. 5 nga blerjet e bujshme të verës e nisin sot si titullar. Mosquera, Zubimendi, Madueke, Gyokeres dhe Eze.
Ahletic Bilbao XI: Unai Simón; Gorosabel, Vivian, Paredes, Adama; Vesga, Jauregizar, Sancet; Iñaki Williams, Berenguer, Robert Navarro.
Arsenal XI: Raya; Timber, Mosquera, Gabriel, Calafiori; Zubimendi, Merino, Rice; Madueke, Gyökeres, Eze.
Përveç kësaj sfide, në “Philips Stadion” në Eindhoven, PSV pret belgët e Royale Union SG.
PSV XI: Kovar; Dest, Flamingo, Obispo, Yarek; Saibari, Schouten, Veerman; Perisic, Pepi, Van Bommel
Royale Union SG: Scherpen; Mac Allister, Leysen, Burgess, Khalaili; Rasmussen, Zorgane, Ait El Hadj; David, Niang, Rodríguez