Tag: vëmendjen

  • Berisha: Rama fyen burrat që të spostojë vëmendjen nga problemet reale që ka vendi

    Berisha: Rama fyen burrat që të spostojë vëmendjen nga problemet reale që ka vendi

    Kryedemorkati Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët e Vorës dhe Kasharit këtë të mërkurë, ku prezantoi kandidatët e “Aleancës Për Shqipërinë Madhështore” të qarkut të Tiranës.
    Në fjalën e tij ai tha se “ASHM” është koalicioni më i madh dhe më madhështor që prej 1990-ës.
    Ndërkohë u ndal edhe te deklarata e kryeministrit Edi Rama, për të cilin Berisha tha se po sulmon burrat që të spostojë vëmendjen nnga problemet e vërteta.

    “Kjo është aleanca më madhështore që nga viti 1990, më e madhja që do ndikojë në mirëqenien tuaj, sigurinë tuaj, të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve, të Vorës, Kasharit dhe më gjerë. Jemi parti e vlerave themelore të shqiptarit dhe shoqërisë. Në kombin tonë, si në të gjithë kombet e tjera, themeli është familja. Vijmë me një projekt për familjen shqiptare. Kombi i fortë vjen me një familje të fortë. Nuk jam polic morali, por dashuria mes burrit dhe gruas, respekti i ndërsjellë është morali më i lartë i shoqërisë. Asnjë motër, nënë apo motër nuk do donte t’u shahej djali, bashkëshorti, prindi. Kjo fushatë vulgare e Ramës, që kërkon të zhvlerësojë familjen dhe konceptin e saj, ka një qëllim, që të spostojë vëmendjen tuaj, nga problemet e vërteta të familjes shqiptare“, tha Berisha.

  • Ndryshimi i David Luiz, mbrojtësi i surprizon të gjithë me pamjen e re

    Ndryshimi i David Luiz, mbrojtësi i surprizon të gjithë me pamjen e re

    Prej katër vitesh, mbrojtësi i njohur, David Luiz është larguar nga Evropa dhe luan në vendlindje, me brazilianët e Fortaleza.37-vjeçari ka luajtur me klube me emër si Chelsea, Arsenal dhe PSG-ja, ndërsa së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
    Nuk ka bërë ndonjë gol spektakolar apo ndërhyrje vendimtare, siç jemi mësuar ta shohim shpesh, por këtë herë vëmendjen e ka marrë pamja e tij.Luiz u shfaq totalisht ndryshe në ndeshjen ndaj Palmeiras, me kaçurrelat shumë të përfolur që tashmë thuajse janë zhdukur. Pamja e re e mbrojtësit u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.
     

    david luiz se entregou de vez para calvice pic.twitter.com/wzWudsAwbH
    — out of context brasileirão (@oocbrsao) April 20, 2025

  • Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Rama: Më 16 Maj vendi ynë do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës

    Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Rama: Më 16 Maj vendi ynë do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës

    Kryeministri Edi Rama ka folur sot për Samitin e Komunitetit Politik Europian, që do të mbahet më 16 Maj në Tiranë.Në bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën e “Sy m’Sy”, Rama tha se më 16 Maj, Shqipëria do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës.
    Sipas tij kjo ngjarje do të jetë një promovim i Shqipërisë turistike dhe jo vetëm.“Do të jenë të tërë në Tiranë në 16 Maj. Tirana do të jetë epiqendra e politikës europiane në një moment historik për Europën ku janë shumë tema të ndërthurura dhe Europa duhet t’i japë përgjigje disa pyetjeve lidhur me sigurinë, rritjen ekonomike, rritjen e pabarazisë, mjetet per zbutjen e kostove gjithmonë e më në rritje të jetesës. Të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri ku do të vijë në takimin e tij të parë të këtij formati edhe kancelari i ri i Gjermanisë dhe Shqipëria atë ditë do të jetë në vëmendjen e të gjithë botë”, shprehet Rama.

  • Kontrolli i befasishëm i BKH-së te ‘Kodra e Diellit’, Karamuço zbulon kujt i përket banesa

    Kontrolli i befasishëm i BKH-së te ‘Kodra e Diellit’, Karamuço zbulon kujt i përket banesa

    Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke komentuar punën e bërë nga SPAK, tha se Prokuroria e Posaçme e ka përqendruar vëmendjen te procesi zgjedhor dhe hetime të caktuara janë lënë për pas fushatës. Megjithatë Karamuço tha se për çështjet që janë nën hetim vijojnë kontrollet e befasishme, siç ishte ai i pak orëve më parë ku agjentët e BKH-së kontrolluan një banesë në Kodrën e Diellit, e cila sipas tij është ngjitur me banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj.
    “Aktualisht që ne flasim e kanë zhvendosur vëmendjen te procesi zgjedhor. Mësa kuptohet ata nuk do falin gjëra flagrante, por për çështje që kishin mbërritur deri në fazën ku mund të kërkoheshin masa, ka një ndërhyrje edhe nga ndërkombëtarët që të mos prishet fushata zgjedhore dhe do të shtyhen pas zgjedhjeve. Megjithatë për çështjet që janë nën hetim, aktualisht para dy orësh është kontrolluar një banesë ngjitur me banesën e Erion Veliaj.
    Këto janë kontrolle të befasishme në vijim të interceptimve dhe dëshmive që japin persona të caktuar ku lindin dyshime për ambiente ku mund të mbahen sende të caktuara, para etj, në lidhje me këtë çështje”, tha Karamuço.

  • BKH kontroll pranë banesës së Veliajt? Karamuço zbulon detajet: Kanë lind dyshime për…

    BKH kontroll pranë banesës së Veliajt? Karamuço zbulon detajet: Kanë lind dyshime për…

    Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte këtë të hënë në  një emision televiziv ku ka komentuar punën e bërë nga SPAK.

    Ai tha se SPAK tashmë e ka përqendruar vëmendjen te procesi zgjedhor dhe hetime të caktuara janë lënë për pas fushatës. Megjithatë Karamuço tha se për çështjet që janë nën hetim vijojnë kontrollet e befasishme, siç ishte ai i pak orëve më parë ku agjentët e BKH-së kontrolluan një banesë në Kodrën e Diellit, e cila sipas tij është ngjitur me banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj.

    “Aktualisht që ne flasim e kanë zhvendosur vëmendjen te procesi zgjedhor. Mësa kuptohet ata nuk do falin gjëra flagrante, por për çështje që kishin mbërritur deri në fazën ku mund të kërkoheshin masa, ka një ndërhyrje edhe nga ndërkombëtarët që të mos prishet fushata zgjedhore dhe do të shtyhen pas zgjedhjeve. Megjithatë për çështjet që janë nën hetim, aktualisht para dy orësh është kontrolluar një banesë ngjitur me banesën e Erion Veliaj.
    Këto janë kontrolle të befasishme në vijim të interceptimve dhe dëshmive që japin persona të caktuar ku lindin dyshime për ambiente ku mund të mbahen sende të caktuara, para etj, në lidhje me këtë çështje”,-tha Karamuço.

  • Alba dhe Kastro e nisin aty ku e lanë, te “thumbat” ndaj njëri-tjetrit

    Alba dhe Kastro e nisin aty ku e lanë, te “thumbat” ndaj njëri-tjetrit

    Marrdhënia Kastro-Alba duket se nuk po gjen qetësi, edhe pse njëri ndodhet në studio e tjetra në fermë.
    Shkak për “përplasjen” e radhës mes tyre u bënë komentet e Albës, e cila tha se e humbi qëllimisht sfidën të premten, për të pastruar grupin, kush të mbetet le të vazhdojë lojën.
    Kastro tha se kjo është e vërtetë që Alba e ka bërë, por jo se e ka menduar gjatë, por sepse kërkon që të ketë gjatë gjithë kohës vëmendjen.

    Pjesë nga diskutimi:
    Kastro: Unë e besoj që Alba e ka bërë vetë, por jo se e ka menduar gjatë, por sepe do të jetë 8 mijë përqind në vëmendjen e çdo gjëje.
    Alba: O shyqyr Kastro që u dakordësuam.
    Kastro: Në dakordësohemi për shumë gjëra Alba.

  • FOTO – “Postriba ka me pasë vemendjen teme”, Marjana Koçeku takime në trevën “Nderi i Kombit”…

    FOTO – “Postriba ka me pasë vemendjen teme”, Marjana Koçeku takime në trevën “Nderi i Kombit”…

    Shkruan në Facebook Marjana Koçeku, kryesuese e listës së PS për Qarkun Shkodër: Nji knaqesi e madhe t’jem ne mes t’vendit qe mban titullin e mirnjohen ma te madhe te Shqipnise, “Nderi i Kombit”. Kur takon e rrin me njerezit e Postribes, e kupton n’pak minuta pse e kan marre dhe pse e meritojne kyt titull.
    Na priten me zemren hapun, siç tan ata qe kalojne neper kyt vend mund ta deshmojne. Postriba ka nji vlere t’madhe ne njerzit e saj, jo vetem prej bujarise e mikpritjes, por edhe ne duert e ketyne njerzve qe ne shekuj punojne token e nxjerrin prodhime fantastike. E pashe teksa u jepja doren, duer me kallo qe te shtrengojn fort, me besim se gjanat kan m’u ba ma mire po edhe ndjesi qe m’vendosin para pergjegjsise kur ndjeva ato kallo qe i pat dhe em ate tane jeten e tij.
    Postriba ka me pase vemendjen teme sepse ka nji potencial natyror e historik te nalt, sidomos n’fushen e turizmit, ku dhashe e m’dha aq shum.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Mbrojtësi spanjoll i Serie A fiton vëmendjen e klubeve europiane, kushton 35 mln euro

    Mbrojtësi spanjoll i Serie A fiton vëmendjen e klubeve europiane, kushton 35 mln euro

    1 Prill 2025

    15:16

    Telesport

    Serie A gjithmonë prodhon mbrojtës cilësorë, madje edhe në vite krizash, kur duket sikur asnjë talent nuk po del në dritë në kampionatin italian.
    Një emër i radhës që po përmendet shumë në tregun e transferimeve është qendërmbrojtësi spanjoll Mario Gila. 24-vjecari luan te Lazio, por ka një formim spanjoll, sepse është edukuar sportivisht tek Espanyol dhe Real Madrid.
    Në vitin 2022, ai u transferua nga skuadra e dytë e Los Blancos në Romë, ku është bërë lojtar i qëndrueshëm për lacialët.
    Gila këtë sezon ka 25 paraqitje në Serie A. Ai gjithashtu ka luajtur rregullisht në Europa League. Luis de la Fuente po e ndjek me kujdes, që t’i japë një shans në kombëtaren spanjolle.
    Për të kanë interes Tottenham, Bayern, Sevilla, PSG dhe Juventus. Vlera e tij aktuale në treg llogaritet rreth 35 mln euro.