Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimin e opozitës, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24.
I pyetur nëse mbështet aksione ekstreme opozitare, si greva e urisë, Paloka është shprehur se edhe pse në të kaluarën ka qenë kundër, në këtë situatë nuk e përjashton një veprim të tillë, duke e konsideruar si një mjet për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve.
“Diktatura nuk rrëzohet as me fjalë e as me farsa zgjedhore. Është e kotë që të vazhdojmë të hyjmë në këtë lojë. Situata është tepër e vështirë”, u shpreh Paloka.
Ai shtoi se greva e urisë nuk duhet parë si zgjidhje për përmbysjen e regjimit, por si një formë simbolike reagimi, që mund të shërbejë për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar, më shumë sesa atë vendas.
“Nëse do të ishte greva e urisë për të përmbysur regjimin, kam thënë jo. Por në këtë rast, pse jo, mund të shërbejë për të tërhequr vëmendjen. Nuk është një akt që duhet përjashtuar”, shtoi ai.
Edi Paloka: Për mua ka vetëm një rrugë. Diktatura nuk rrëzohet as me fjalë e as me farsa zgjedhore. Është e kotë që ne të vazhdojmë të hyjmë në këtë lojë. Mbledhja e grupit e fundit u zhvillua me një pikë, reagimi që duhet të kishim ne ndaj asaj që ndodhi në Kuvend.
Është situatë tepër e vështirë, ju përmendët grevën e urise, unë e kam thënë dhe herë tjetër, jam kundër. Ne sot duhet të gjejmë rrugë që të na japin rezultat, por në rastin konkret pra ku na duhej vetëm një reagim ndaj asaj që ndodhi, unë vetë nuk do ta shihja si një akt që nuk duhet kryer. Nuk ka nevojë mbase as greve urie, ka forma tjera për të tërhequr vëmendjen.
Kur e ka thënë nëse do ishte greva e urisë për të përmbysur këtë regjim kam thënë jo. Ajo mund të shërbejë për të tërhequr vëmendjen, e për të sensibilizuar opinionin, flas për normalitete dhe jo një njeri si ky që ka treguar se nuk do t ia dijë.
Në këtë rast them pse jo, nuk është një akt që duhet përjashtuar por gjithmonë vetëm për të tërhequr vëmendjen dhe për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar më shumë se sa shqiptar. Sepse për mua për fat të keq shqiptarët janë shumë të qartë se çfarë po ndodh në këtë vend.
Tag: vëmendjen
-

“Diktatura nuk rrëzohet me fjalë”/ Paloka: Greva e urisë mund të shërbejë për të sensibilizuar ndërkombëtarët…
-

FOTO/ Melania Trump tërheq vëmendjen me pamjen në Britani
Showbiz E Mërkurë, 17 Shtator 2025 21:47
Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump ndodhet bashkë me presidentin në një vizitë zyrtare në Britani. Ajo tërhoqi vëmendjen me zgjedhjen e saj të stilit, një kombinim i rafinuar i modës amerikane me një prekje klasike europiane. Kapele dramatike kanë qenë gjithmonë pjesë e stilit të saj, rikujtuar gjatë inaugurimit të dytë të Presidentit Trump me kapelen austere të Eric Javitts. Melania dhe Donald Trump do të vijojnë agjendën e ngarkuar me vizita dhe angazhime mbretërore, ndërsa vëmendja e mediave mbetet tek pamja e Zonjës së Parë, e cila duket se po përcakton trendin e modës edhe në një mjedis britanik. -

Zgjedhjet lokale në Kosovë, reperi tërheq vëmendjen: Votoni Don Xhon se tjetër s’bon
Reperi i njohur, Don Xhoni, ka marrë gjithë vëmendjen me një postim që ka bërë së fundmi në Instagram.
Përmes një foto të publikuar, ai u ka thënë ndjekësve të tij që ta votojnë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, ndonëse ai vetë nuk është kandidat në asnjë garë zgjedhore.
“Zgjedhjet po afrohen, votoni Don Xhon se tjetër s’bon”, shkruan reperi në postimin e fjalë, duke e shoqëruar mesazhin me një ikonë kurore.
Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 12 tetor, ku qytetarët do të zgjedhin përfaqësuesit politikë që duan t’i shohin në krye të komunave të tyre.
Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, prej vitesh është ndër emrat më të përfolur në skenën muzikore shqiptare, duke publikuar projekte që janë pritur me adhurim nga fansat. -

Unaza e fejesës i vjedh sërish vëmendjen Georgina Rodriguez në daljen publike
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Vesa Luma flet për herë të parë për “divorcin” me Big Bastën gjatë “Fermës”
Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka folur për herë të parë mbi “divorcin” me bashkëshortin e saj Big Basta, gjatë kohës kur ai ndodhej në “Ferma VIP 2”. Në një rrëfim të sinqertë, ajo sqaroi në Living Room arsyet pse zgjodhi të mos reagojë ndaj zërave për divorc, duke theksuar se nuk donte ta largonte vëmendjen nga përfaqësimi i Big Bastës në spektakël dhe se prioritet i saj në atë kohë ishte djali i tyre.
Vesa Luma: Nuk ka qenë hera e parë që kanë shkruar. Kanë shkruar disa herë, edhe kur kemi qenë në Zelandë. Por këtë herë vendosa të mos reagoj sepse nuk ishte momenti që të bëhesha lajm unë. Doja të lija publikun që ta kuptonte si është Big Basta në “Fermë” sepse është njeri që ka jashtëzakonisht shumë vlera, dhe nuk doja ta ktheja vëmendjen nga ana ime, që të dilja të deklaroja është apo nuk është e vërtetë. Jam marrë me djalin tim.
-

Teliti: Bujqësia dhe blegtoria në tatëpjetë, Rama merret me aksione kundër majdanozit dhe rigonit
Eksperti i Çështjeve të Ekonomisë, Dorian Teliti ka komentuar aksionin e kryeministrit Edi Rama në emër të sigurisë ushqimore.
Ai shprehu shqetësimin se këto masa nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga problemet reale që po përjeton vendi, duke nisur nga kriza në sektorin e bujqësisë, mungesa e laboratorëve shtetërorë për kontrollin e produkteve, deri te ndikimi negativ që kanë këto ndërhyrje mbi fermerët dhe prodhuesit vendas.
Sipas tij, Rama do të heqë vëmendjen nga diçka dhe po merret me gjërat e vogla.
“Reforma majdanozi, reforma koperi të rozmarinës. Ka diçka prej së cilës kryeministri do që të heqë vëmendjen, nuk e di se ç’po ndodh, ndoshta do e marrim vesh në ditët në vijim, ka diçka të cilës kryeministri mundohet t’i heqë vëmendjen e të merret me këto cicërimat e vogla.
Shiko, që ne kemi problematika me sigurinë ushqimore, nuk diskutohet, por ta nisë kryeministri dhe qeveria që nga pesticidet që përdoren në sektorin e bujqësisë, jo nga një grusht njerëzish që ju imponohen, madje edhe bujqve dhe fermerëve me cilësinë skandaloze dhe me çmimet më të larta në rajon.
Le të merret kryeministri me problematika, se si është e mundur që sot kemi përgjysmim me numrin e krerëve në Shqipëri, pastaj të merret me qumështin.
Patjetër që siguria ushqimore është e rëndësishme, ka të bëjë me jetën e njeriut, por kujtohesh një ditë të bukur të thuash se qenka qumështi problem në këtë vend, apo rigoni i asaj plakës që u shpërnda nëpër rrjete sociale, ku e pyeste tatimorja se ku e ke faturën. E mora ë mal, thoshte ajo. Ku ta merrte ajo e shkreta faturën atje?!
Nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë, kemi parë dhe herë të tjera kur vjen policia bashkiake e merr arkat me domate, patëllxhana apo kastraveca ku fshatari ka punuar gjithë vitin për të arritur te ai produkt, këta vijnë e marrin dhe ia konfiskojnë.
Dje bënë këtë, sot ti bënë këtë tjetrën në emër të sigurisë ushqimore, ndoshta nesër dhe në emër të dikujt tjetër, e këto janë pamje të trishta, nuk duhet t’i shikojmë.
Nëse duan të flasin për sigurinë ushqimore, duhet marrë te pjesa se si është e mundur që na hyri pula me salmonelë? Nuk foli njeri për një muaj e ca derisa u konsumua pula nga shqiptarët.
Nga ky aksion nuk fiton shqiptari, as fermeri, fiton ai grushti i importuesit. Çfarë ka bërë shteti për sigurinë ushqimore? Ku janë laboratorët e shtetit?”, tha Teliti. -

‘Sekuestrimi i qumështit pa faturë’, Teliti: Qeveria zhvendos vëmendjen nga problemet e vërteta
Dorian Teliti, ekspert i çështjeve të ekonomisë, komentoi ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, aksionet e fundit të qeverisë të ndërmarra në emër të sigurisë ushqimore.
Ai shprehu shqetësimin se këto masa nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga problemet reale që po përjeton vendi, duke nisur nga kriza në sektorin e bujqësisë, mungesa e laboratorëve shtetërorë për kontrollin e produkteve, deri te ndikimi negativ që kanë këto ndërhyrje mbi fermerët dhe prodhuesit vendas.
Sipas Telitit, fushatat që duken si “reforma majdanozi apo koperi të rozmarinës” janë më shumë për konsum publik dhe spektakël mediatik, sesa për zgjidhje reale të problematikave që lidhen me cilësinë dhe sigurinë e produkteve që konsumojnë shqiptarët.
Ai theksoi se qeveria duhet të merret me shkaqet rrënjësore të mungesës së sigurisë ushqimore, si përdorimi i pakontrolluar i pesticideve dhe importet e pasigurta, dhe jo të ndëshkojë në mënyrë selektive prodhuesit e vegjël që mezi mbijetojnë në një treg të pabarabartë.
Dorjan Teliti:
“Reforma majdanozi, reforma koperi të rozmarinës. Ka diçka prej së cilës kryeministri do që të heqë vëmendjen, nuk e di se ç’po ndodh, ndoshta do e marrim vesh në ditët në vijim, ka diçka të cilës kryeministri mundohet t’i heqë vëmendjen e të merret me këto cicërimat e vogla.
Shiko, që ne kemi problematika me sigurinë ushqimore, nuk diskutohet, por ta nisë kryeministri dhe qeveria që nga pesticidet që përdoren në sektorin e bujqësisë, jo nga një grusht njerëzish që ju imponohen, madje edhe bujqve dhe fermerëve me cilësinë skandaloze dhe me çmimet më të larta në rajon.
Le të merret kryeministri me problematika, se si është e mundur që sot kemi përgjysmim me numrin e krerëve në Shqipëri, pastaj të merret me qumështin.
Patjetër që siguria ushqimore është e rëndësishme, ka të bëjë me jetën e njeriut, por kujtohesh një ditë të bukur të thuash se qenka qumështi problem në këtë vend, apo rigoni i asaj plakës që u shpërnda nëpër rrjete sociale, ku e pyeste tatimorja se ku e ke faturën. E mora ë mal, thoshte ajo. Ku ta merrte ajo e shkreta faturën atje?!
Nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë, kemi parë dhe herë të tjera kur vjen policia bashkiake e merr arkat me domate, patëllxhana apo kastraveca ku fshatari ka punuar gjithë vitin për të arritur te ai produkt, këta vijnë e marrin dhe ia konfiskojnë.
Dje bënë këtë, sot ti bënë këtë tjetrën në emër të sigurisë ushqimore, ndoshta nesër dhe në emër të dikujt tjetër, e këto janë pamje të trishta, nuk duhet t’i shikojmë.
Nëse duan të flasin për sigurinë ushqimore, duhet marrë te pjesa se si është e mundur që na hyri pula me salmonelë? Nuk foli njeri për një muaj e ca derisa u konsumua pula nga shqiptarët.
Nga ky aksion nuk fiton shqiptari, as fermeri, fiton ai grushti i importuesit. Çfarë ka bërë shteti për sigurinë ushqimore? Ku janë laboratorët e shtetit?”.
-

VIDEO/ Rama rrëmben edhe një herë vëmendjen e mediave të huaja, ja si e takoi ai homologen e tij italiane
Gjatë pritjes së liderëve botërorë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, që u zhvillua sot në Romë, kreu i qeverisë shqiptare ka rrëmbyer edhe një herë vëmendjen e mediave.
Në momentin që ai shkon për të takuar homologen e tij italiane, Georgia Meloni, Edi Rama i është ulur asaj sërish në gjunjë, sikundër e ka pritur edhe pak kohë më parë në Tiranë gjatë Samitit Politik Evropian.
“Rama e ka përshëndetur Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, duke u gjunjëzuar përpara saj, një veprim që ka tërhequr vëmendje për mënyrën e tij të nderimit”, ishte shkrimi që pushtoi shpejt mediat italiane.
Top Channel
-

Sërish në gjunjë për Melonin, Rama “rrëmben” vëmendjen në Itali
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë, ku po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Ukraine Recovery Conference 2025”.
Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase me një gjest të veçantë ndaj homologes së tij italiane, Giorgia Meloni.
Në një video të publikuar nga mediat, Rama shfaqet duke iu ulur në gjunjë Melonit. Ky gjest simbolik nuk është i pari, pasi Rama bëri të njëjtën gjë edhe më 16 maj, gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur në Tiranë.
Mes 47 liderëve të pranishëm në sheshin “Skënderbej”, Rama zgjodhi që Meloni t’i ulej në gjunjë, një veprim që u komentua gjerësisht nga mediat ndërkombëtare./vizionplus.tv
