Anëtari i kryesisë së PD Indrit Hoxha komentoi situatën politike brenda selisë blu. Hoxha tha se Partia Demokratike ka dy probleme: i pari konsiston në ata persona që dikur i kanë future thikën pas shpine PD-së, sot janë servilat e Berishës.
Problemi i dytë sipas Hoxhës është Kodi Zgjedhor. Sipas tij, PD duhet të kthejë vëmendjen tek njerëzit dhe të dëgjojë çdo njeri.
“Politika një ditë je hero, një ditë je armik. Problem që ka PD sot nuk është pse doli Salianji. PD ka dy probleme, e para ata që i kanë futur thikën pas shpine PD-së sot janë servilat e tij më të mëdhenj që të vrasin për Berishën.
Nëse rregullojmë Kodin Zgjedhor do kemi më pak servile në parti. Unë jam produkt i votës në PD. Nuk është i vetmi Salianji që ka bërë burg, është një padrejtësi që i ka bërë.
Pavarësisht se e vendos drejtësia. Mariglen Doçi që ka qenë kandidat për forumin ka bërë disa muaj burg për protestat e partisë. Kam pasur një procedim penal në 2015 dhe gjyqi im ka përfunduar para një muaj për të marrë pafajësinë.
Jam arrestuar mbi 20 herë për protesta, por nuk është se kemi bërë ndonjë heroizëm të madh. Ke Berishën që ka qenë më shumë se një vit në arrest shtëpie, ke Metën që është harruar në burgjet e këtij vendi.
Rigels Muçollari ka bërë burg bashkë me mua. Ka dhe shumë të tjerë që janë arrestuar dhe kanë sakrifikuar. E mira është që PD duhet të kthejë vëmendjen tek njerëzit e të dëgjojë çdo njeri.
Askush nuk e vë në diskutim lidershipin e Berishës në parti. Çdo njeri që del e sfidon nuk fiton!”
Tag: vëmendjen
-

“PD, të kthejë vëmendjen tek njerëzit”/ Hoxha, tone të ashpra: Ata që ia futën thikë pas shpine, sot i ka servilë
-

Dashuria në ajër? Londrimi dhe Klodi shohin sytë e njëri-tjetrit
Showbiz E Shtunë, 29 Nëntor 2025 19:23
Momente interesante po ndodhin mes Londrimit dhe Klodit brenda shtëpisë së ”Big Brother Kosova Vip 4”. Të dy banorët kanë nisur të shprehin vlerësimin për njëri-tjetrin në mënyra të sinqerta dhe miqësore, duke kapur vëmendjen e shikuesve.
Gjatë një bisede të fundit, Londrimi i drejtohet Klodit dhe i thotë: “I ke sytë të kafkë?”. Klodi përgjigjet: “Jo, janë si ngjyrë lajthie”. “Shumë i ke të bukur”, shton Londrimi, duke theksuar sa tërheqëse janë për të. Klodi shprehet se kjo ngjyrë është shumë e rrallë dhe se nën rrezet e diellit syrit i tij marrin nuanca të gjelbërta, duke i dhënë një shkëlqim të veçantë.
Londrimi tregon se sytë e tij janë kafe të errët, ndërsa Klodi i tregon që janë shumë të rrallë dhe që tërheqin vëmendjen, veçanërisht kur ai është pranë Klodit. Shikuesit kanë komentuar shpesh se afërsia dhe bisedat e dyshes gjatë ditës nxisin mjaft kuriozitet rreth marrëdhënies së tyre. Çdo moment i vogël i këtyre komplimenteve duket se e afron çiftin më shumë dhe nuk kalon pa u vënë re nga fansat. -

Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen
Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen
Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në Oponencë, e ka cilësuar paraqitjen në një ditë të zv/kryeministres Belinda Balluku dhe ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, në SPAK, kalendar politik.
Duke iu referuar, situatës së ngjashme në kohën kur kreu i PD Sali Berisha ishte në “arrest shtëpie” dhe duhet të paraqitej në gjyq, ndodhte që në një ditë kur ai kishte gjyq në GJKKO, ‘rastësisht” paraqitej në SPAK një zyrtar nga PS.
“Unë e kam thënë, kam bërë fakultet të dytë me çështjen e Berishës. Sa herë kishte seanca të forta, ne futeshim nga një derë, tek dera tjetër futej një e PS. Është regjia e Ramës për të shmangur vëmendjen”, tha Gjokutaj.
Genc Gjokutaj: Vënia e të dyve në një ditë, pyetja e Ballukut dhe thirrja e Veliajt në Kushtetuese, kalendar politik. Unë e kam thënë, kam bërë fakultet të dytë me çështjen e Berishës. Sa herë kishte seanca të forta, ne futeshim nga një derë, tek dera tjetër futej një e PS. Është regjia e Ramës për të shmangur vëmendjen.
Veliaj kërkoi që të vinte në Këshillin Bashkiak, por u kujtuan vonë avokatët e tij. Këta e njohin frikën, këta janë një tabor, gjysma në burg e gjysma në qeveri. Do të vijë dita që do të thonë tek burgu, shtyhu pak se nuk mbyllet dera. Po të vinte Erioni në Bashki, do të thonte më çoni pak te zyra. Por dhe kjo, në Kushtetuese, Veliaj nuk ka ndonjë dobi prezenca e tij fizike, s’ka vajtur ndonjëherë i pandehuri në Kushtetuese.
Shteti që të jetë demokratik duhet të bëjë truke. Unë kam frikë se këta kur të lirojnë në fillim, e ke pas qafe. Mos e harro kurrë shprehjen e Stalinit: Populli voton, votat i numërojmë ne! -

Ledri Vula me projekt të ri muzikor, reagimi i Xhensilës tërheq vëmendjen në rrjet!
Pas publikimit të këngës së re nga Ledri Vula, një nga reagimet që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ai i këngëtares Xhensila Myrtezaj. Ajo ndau në Instagram Story një fragment nga videoklipi i reperit duke shkruar “Amazing” dhe duke shoqëruar mesazhin me një emoji zjarri, duke treguar kështu mbështetjen e saj për kolegun.
Ky reagim vjen në një periudhë kur dy artistët janë përfolur gjerësisht për një lidhje më të afërt sesa ajo profesionale, sidomos pas bashkëpunimit të tyre të suksesshëm “Ma Kthe”. Kimia mes tyre, si në skenë ashtu edhe para kamerave, ka nxitur debate dhe spekulime në rrjetet sociale.
Megjithatë, Ledri dhe Xhensila janë pjesë e së njëjtës shtëpi muzikore dhe menaxhimi, ndaj mbështetja e tyre reciproke është më shumë një shenjë e bashkëpunimit brenda grupit sesa diçka tjetër. Në intervistat e mëparshme, Ledri ka theksuar se raporti me Xhensilën është profesional dhe ekipor, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë lidhje romantike.
Spekulimet për një romancë mes tyre janë ushqyer nga mediat rozë dhe rrjetet sociale, por deri tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare që e vërteton këtë. Të dy artistët kanë zgjedhur të përqendrohen në projektet muzikore dhe në bashkëpunimet që po rezultojnë shumë të suksesshme.
Mbështetja e Xhensilës për Ledrin pas këngës së re vjen si një tregues i mirë i marrëdhënies profesionale dhe respektit mes tyre, duke treguar se fokusimi i tyre mbetet puna dhe muzika. -

Situata te Onkologjiku, Doda kërkon seancë dëgjimore në Komisionin e Shëndetësisë
Deputetja Mesila Doda, pjesë e Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale ka thënë se diskutimi i çdo ligji duhet të marrë vëmendjen e duhur.
Më tej, Doda kërkoi një seancë dëgjimore në lidhje me situatën e spitalit Onkologjik. Deputetja tha se dhe deputetët duhet të japin mendimin e tyre për këtë çështje.
“Kemi nevojë të jemi të fokusuar dhe çdo ligj të marrë vëmendjen që meriton. Një çështje shumë sensitive është spitali Onkologjik. Brenda kalendarit të ardhshëm të kishim një seancë dëgjese dhe ne si deputetë të jepnim mendimin tonë. Është bërë dhe një protestë për gjendjen. Është një nga temat që prek gjithë shoqërinë”, tha Doda. -

Neil Postman: Kur një popull i tërë vëmendjen e ka tek banaliteti…
Nga: Neil Postman
“Kur një popull i tërë vëmendjen e ka tek banaliteti, kur jeta e tij kulturore përcaktohet nga një rreth i qëllimshëm shpërqendrimi, kur serioziteti i debatimit publik shndërrohet në një bisedë kafexhinjësh, për ta thënë shkurt, kur ky popull vlen më shumë si audiencë ku të zhvatësh pagesa, dhe interesi biznesor shndërrohet në një tragjikomedi kombëtare, atëherë mund të themi se një komb i tërë është në rrezik; sepse vdekja kulturore e tij bëhet e mundshme.”Neil Postman (mësues, sociolog, teoricist i mass mediave dhe kritik i kulturës bashkëkohore), marrë nga libri i tij: “Duke e dëfryer vetveten tonë deri në vdekje”
ObserverKult
Neil Postman
Lexo edhe:
HERVIN ÇULI: BIG BROTHER, PO PËRDHUNOHET BARBARISHT ÇDO VLERË QYTETARE…
Tmerr!!! Kurrë nuk e kisha imagjinuar që një ditë rrugaçëria, alabakria, malavita, do të pushtonin televizionet tona dhe do poshtëronin një popull të tërë!
Nuk e di se si ndjehen njerezit e mendjes, intelektualët, njerëzit e artit dhe kulturës, kur shohin degjenerimin e plotë të televizioneve tona kombëtare?!
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
-

Topalli flet me Berishën, Korreshi rrëmben vëmendjen me ‘burrin’ e Diellës, çfarë nuk u pa sot në Kuvend
Në seancën e kësaj të mërkure që zgjati 1 orë e 30 minuta, pas shumë debatesh, opozita dhe mazhoranca miratuan kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare. Në fotot e shkrepura nga LSA, duket teksa Jozefina Topalli, e cila mbajti fjalimin e parë në Kuvend pas 8 vitesh mungesë, kthehet pas të diskutojë me Sali Berishën.
Vëmendjen e mori deputeti Sajmir Korreshi, i cili zgjodhi një mënyrë të veçantë për t’u paraqitur sot në seancën plenare. Në oborrin e godinës ai u tregoi gazetarëve se kishte me vete një “tru” kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe duke e prezantuar si bashkëshortin e ministres Diella. -

FOTOT/ Topalli flet me Berishën, Korreshi rrëmben vëmendjen me ‘burrin’ e Diellës, çfarë nuk u pa sot në Kuvend
Në seancën e kësaj të mërkure që zgjati 1 orë e 30 minuta, pas shumë debatesh, opozita dhe mazhoranca miratuan kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare.
Në fotot e shkrepura nga LSA, duket teksa Jozefina Topalli, e cila mbajti fjalimin e parë në Kuvend pas 8 vitesh mungesë, kthehet pas të diskutojë me Sali Berishën.
Vëmendjen e mori deputeti Sajmir Korreshi, i cili zgjodhi një mënyrë të veçantë për t’u paraqitur sot në seancën plenare. Në oborrin e godinës ai u tregoi gazetarëve se kishte me vete një “tru” kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe duke e prezantuar si bashkëshortin e ministres Diella.Top Channel
-

“Diktatura nuk rrëzohet me fjalë”/ Edi Paloka: Greva e urisë mund të shërbejë për të sensibilizuar ndërkombëtarët, por…
Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimin e opozitës.
I pyetur nëse mbështet aksione ekstreme opozitare, si greva e urisë, Paloka është shprehur se edhe pse në të kaluarën ka qenë kundër, në këtë situatë nuk e përjashton një veprim të tillë, duke e konsideruar si një mjet për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve.
“Diktatura nuk rrëzohet as me fjalë e as me farsa zgjedhore. Është e kotë që të vazhdojmë të hyjmë në këtë lojë. Situata është tepër e vështirë”, u shpreh Paloka.
Ai shtoi se greva e urisë nuk duhet parë si zgjidhje për përmbysjen e regjimit, por si një formë simbolike reagimi, që mund të shërbejë për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar, më shumë sesa atë vendas.
“Nëse do të ishte greva e urisë për të përmbysur regjimin, kam thënë jo. Por në këtë rast, pse jo, mund të shërbejë për të tërhequr vëmendjen. Nuk është një akt që duhet përjashtuar”, shtoi ai.
Edi Paloka: Për mua ka vetëm një rrugë. Diktatura nuk rrëzohet as me fjalë e as me farsa zgjedhore. Është e kotë që ne të vazhdojmë të hyjmë në këtë lojë. Mbledhja e grupit e fundit u zhvillua me një pikë, reagimi që duhet të kishim ne ndaj asaj që ndodhi në Kuvend.
Është situatë tepër e vështirë, ju përmendët grevën e urise, unë e kam thënë dhe herë tjetër, jam kundër. Ne sot duhet të gjejmë rrugë që të na japin rezultat, por në rastin konkret pra ku na duhej vetëm një reagim ndaj asaj që ndodhi, unë vetë nuk do ta shihja si një akt që nuk duhet kryer. Nuk ka nevojë mbase as greve urie, ka forma tjera për të tërhequr vëmendjen.
Kur e ka thënë nëse do ishte greva e urisë për të përmbysur këtë regjim kam thënë jo. Ajo mund të shërbejë për të tërhequr vëmendjen, e për të sensibilizuar opinionin, flas për normalitete dhe jo një njeri si ky që ka treguar se nuk do t ia dijë.
Në këtë rast them pse jo, nuk është një akt që duhet përjashtuar por gjithmonë vetëm për të tërhequr vëmendjen dhe për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar më shumë se sa shqiptar. Sepse për mua për fat të keq shqiptarët janë shumë të qartë se çfarë po ndodh në këtë vend.
