Tag: vëllezërve

  • “E mira është të vini të dy në takim”/ Vrasja e biznesmenit Reçi, mesazhi i fundit që u dërgoi vëllezërve Dukaj 10 ditë para..

    “E mira është të vini të dy në takim”/ Vrasja e biznesmenit Reçi, mesazhi i fundit që u dërgoi vëllezërve Dukaj 10 ditë para..

    Janë zbardhur komunikimet e fundit mes biznesmenit Eduart Reçi dhe autorëve të vrasjes së tij, vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Dukaj, 10 ditë përpara se Reçi të ekzekutohej në sy të gruas përpara shtëpisë. 
    “Mirëdita! Si jeni miku im? Sipas dakordësisë të lënë me propozimin tuaj për t’u takuar në datën 3 nëntor, po ju pres për t’ju takuar. Mua më ke gati. E mira është që në takimin e radhës të jeni të dy vëllezërit”, është mesazhi që Reçi i ka shkruar vëllezërve në konflikt për një pjesë të tokës të tij, të cilët vëllezërit ia kishin zaptuar duke ndërtuar një lokal. 
    Përgjigja e vëllezërve Dukaj ishte “takohemi ditën e shtunë ora11, se jam në punë deri vonë”, thuhet në dosjen hetimore. 10 ditë më vonë, Eduart Reçi ekzekutohet. 
    Në rolin e ekzekutorit ka qenë Shkëlqim Dukaj, gjithashtu dhe ish-efektiv i policisë, i cili në bashkëpunim me të vëllain, kishin thurur të gjithë planin e vrasjes. 
    Në dosjen hetimore janë dokumentuar dhe mesazhe nga facebook të Shkëlqim Dukës, “jam i interesuar për produkt me gamë zmadhimi 39 herë 40”. Shkëlqim Dukaj ka siguruar armën e krimit, dylbitë për vëzhgimin e Reçit si dhe ka zgjedhur vendin nga do të ekzekutonte objektivin duke analizuar dhe rrezen e kamerave të zonës. Vëllezërit Dukaj janë arrestuar nga policia 10 ditë pas ngjarjes. 

  • “Si je miku im, do takohemi siç e kemi lënë”/ Hetimet për ekzekutimin e biznesmenit Reçi, zbardhet mesazhi që u dërgoi vëllezërve Duka 10 ditë para vrasjes

    “Si je miku im, do takohemi siç e kemi lënë”/ Hetimet për ekzekutimin e biznesmenit Reçi, zbardhet mesazhi që u dërgoi vëllezërve Duka 10 ditë para vrasjes

    “Mirëdita! Si jeni miku im? Sipas dakordësisë të lënë me propozimin tuaj për t’u takuar në datën 3 nëntor, po ju pres për t’ju takuar. Mua më ke gati. E mira është që në takimin e radhës të jeni të dy vëllezërit”.

    Ky është mesazhi i fundit që biznesmeni Eduart Reçi ju nisi në datën katër nëntor 2024 dy vëllezërve Shkëlzim dhe Florjan Duka pas konflikteve konflikteve që të dyja palët kishin për një sipërfaqe toke.
    Një konflikt që kishte kulmuar me ndërhyrjen e IKMT për të shembur lokalin e dy vëllezërve.
    Dhjetë ditë mbas këtij komunikimi mes të dyja palëve ku Shkëlqim Duka i shkruan ‘ takohemi ditën e shtunë ora 11, se jam në punë deri vonë’, biznesmeni Reçi vritet.
    Në fashikullin që TCH disponon, prokuroria thotë se biznesmeni Eduart Reçi u vra për interes pasuror pas mosëmarrëveshjeve me kufitarët që janë vëllezërit Duka. Ky është konkluzioni zyrtar i prokurorisë së Tiranës që mbylli hetimet ndaj dy vëllezërve Shkëlqim dhe Florjan Duka, të cilët do të përballen me gjykatën për akuzat  e vrasjes me paramendim  dhe armëmbajtje pa leje.
    Prokuroria thotë se biznesmeni ndër vite kishte ndërtuar në Tiranë dy pallate dhe se disa njësi i kishte dhënë me qira. Por nga hetimet rezulton se mes personave që viktima kishte patur konflikte për pronësinë ishin edhe dy vëllezërit, njëri prej tyre oficer policie.
    Përplasjet kishin nisur mbasi vëllezërit ishin pronarë të një lokali që ishte në kufi me pronën po lokal të viktimës dhe që sipas kqyrjeve kishin pushtuar edhe një pjesë nga toka e biznesmenit. Prokuroria thotë se Reçi kishte kërkuar që ata ta lironin pronën në mënyrë vullnetare. Në këtë klimë krijohet bindja deklaron grupi i hetimit se Shkëlqim Duka në bashkëpunim me të vëllanë është në rolin e ekzekutorit.
    Për ta kryer vrasjen Duka e mori vendimin me qetësi dhe duke përfshirë dhe të vëllain përgatitën planin.
    Me saktësi ekzekutori dyshohet se kreu qitje të vazhdueshme në poligon dhe si provë prokuroria përmend jo vetëm disa video duke praktikuar, por edhe biseda në Facebook për dylbi duke u shprehur ‘jam i interesuar për produkt me gamë zmadhimi 39 herë 40’. Prokuroria thotë se vëllezërit e zgjodhën vendin prej nga ku qëlluan, përdorën si karremë fishekzjarrë që njëri prej tyre i hodhi në oborrin e lokalit në mënyrë që shënjestra të dilte jashtë dhe tjetri ta qëllonte.

    Top Channel

  • Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg!

    Videoja ku denoncohej 69-vjeçari Jorgo Hatia, i cili i veshur si grua theu arrestin e shtëpisë, ka për autore bashkëshorten e nipit të tij.
    Shkak i gjithë kësaj situate në fshatin Strum të Toskovecit është një konflikt, i cili më shumë se veprimet e 69-vjeçarit, ka ardhur si pasojë e neglizhencës së strukturave shtetërore, gjë që ka sjellë edhe ngujimin e dy vëllezërve në konflikt.
    Jorgo Hatia ishte denoncuar disa herë në strukturat shtetërore nga vëllai i tij, Riza Hatia, për shkak se kishte ndërtuar një tualet mbi një kanal kullues.
    Konflikti ka precipituar disa herë në dhunë dhe akuza, ndërsa ata që duhet ta zgjidhnin, heshtën deri sa sherri mes vëllezërve mori përmasa të mëdha.
    Riza Hatia thotë se konflikti me vëllain mbërriti në këtë pikë pasi strukturat shtetërore nuk bënë detyrën.
    “Kanë bërë denoncimin në Policinë e Roskovecit, pas tre ditësh ka ardhur punonjësi i hipotekës në bashki, Soni Kosaçi dhe nuk ka vepruar. U veprua vetëm pas tre muajsh. Po të ndërhyej që kur bëra denoncimin nuk do të ishim sot duke kaluar në karvan vuajtjesh prej një viti e gjysëm”, thotë Jorgo Hatia.Nusja e nipit të Jorgo Hatias, i njohur edhe me emrin Mehmet, thotë se videon që tregonte xhaxhain e bashkëshortit të veshur si grua duke thyer arrestin e shtëpisë, u detyrua ta realizonte sepse donte të mbronte familjen e saj.
    “Nëse njerëzit do ta dinin problemin tim, besoj se do më cilësonin spiune. Kur ai fut burrin tim në burg, kur fut vjehrrin, dhunon vjehrrën dhe don të penalizojë familjen time, atëherë çfarë të bëj?”, shprehet Klarisa Hatia.Familja Hatia i bën apel strukturave të larta shtetërore të mos neglizhojnë konflikte të tilla, pasi nëse do të ishte ndërhyrë në kohë, situata nuk do të kishte arritur deri në këtë pikë, ku familjet e dy vëllezërve jetojnë mes dhunës dhe kërcënimeve të përditshme.

  • Babai i vëllezërve Xhaka, Ragipi: Ju jeni krenaria ime

    Babai i vëllezërve Xhaka, Ragipi: Ju jeni krenaria ime

    Babai i vëllëzerve Granit e Taulant Xhaka ka mbajtur një postim në rrjetet sociale, duke vlerësuar dy djemtë e tij futbollistë, sidomos Granitin, që e cilëson liderin dhe kapitenin e tij. mesazhi i babait të vëllezërve futbollistë është emocionues. Ai vjen në një moment të vështirë për Granitin, kur tifozë të caktuar dhe grupe tifozësh në Kosovë e fërshëllyen atë për disa deklarata që kishte dhënë në mediat sportive zvicerane. Publiku i gjerë i ka dalë në mbrojtje Granitit, duke kritikuar sjelljen e tifozëve që bënë një shfaqje të pahijshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, një sjellje që e bëri lojtarin të ndihej keq.
    Por babai i Xhakës ëhstë treguar i kujdesshëm në qëndrimin e tij, ai vetëm ka lavdëruar dy djemtë dhe veçanërisht Granitin. “Lideri dhe kapiteni im, Granit. Çdo hap që kam hedhur nga Kosova deri në Zvicër, çdo vendim që kam marrë, e kam bërë duke menduar për ty dhe për Taulantin. Pse? Sepse desha që ju të rriteni të drejtë, të ndershëm, të fortë dhe të paepur. Desha t’ju mësoj të përballeni me çdo sfidë dhe çdo sakrificë, dhe ju e keni bërë këtë me nder e me karakter. Jam krenar, biri im. Desha që ta donit veten, familjen dhe atdheun e të parëve tanë dhe ju e bëni këtë çdo ditë. Ju mësova si luftohet e si qëndrohet përballë më të këqijve, dhe sa herë ua solli jeta beteja të vështira, ju u ngritët më të fortë. Sa herë që dikush nuk ju ka dashtë, ju keni falenderuar.#
    Dhe në fund, ju prapë ju kanë dashtë sepse zemra e madhe fiton gjithmonë. Për gjithçka që jeni dhe gjithçka që keni bërë, unë jam krenar pa masë me ju. Ju jeni dhe do të mbeteni dy zemrat e krenarisë sime. Me shumë dashuri, Babi”, shkruan Ragip Xhjaka në mesazhin e tij të përcjellë në rrjetet sociale. Padyshim që ky status i tij është përtej qëndrimit si prind e familjar, ai është një kundërpërgjigje për ata tifozë që fërshëllyen Xhakën, duke harruar qëndrimet e tij prej patrioti në çdo jerm që iu dha mundësia.

  • “Përshëndeti nënën e doli jashtë”, detaje të reja nga vrasja e dy vëllezërve nga kunati i tyre

    “Përshëndeti nënën e doli jashtë”, detaje të reja nga vrasja e dy vëllezërve nga kunati i tyre

    vendngjarje

    KOSOVË- Prokuroria Themelore në Gjakovë ka depozituar në Gjykatën Themelore kërkesë për caktimin e paraburgimit 30-ditor për Astrit Isufi, autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Driton dhe Naim Morina. Prokuroria e akuzon për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Aktualisht, i dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit 48 orësh, në pritje të vendimit të gjykatës për paraburgimin.
    Sipas Prokurorisë, autori është dhëndër i familjes së viktimave dhe kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë bashkëshorten e tij, I.M., dhe fëmijët, të cilët ndodheshin aty për ceremoninë e varrimit të babait të saj. Por gjatë largimit nga shtëpia, ka shpërthyer një debat mes Isufit dhe vëllezërve Morina, për shkak të problemeve dhe dhunës së ushtruar ndaj motrës së tyre. Debati ka agravuar dhe autori ka nxjerrë një armë pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në ndaj kunetërve të tij, duke i lënë të vdekur në vend.

    Ndërkohë, motra e viktimave dhe bashkëshortja e autorit, ka qenë duke përshëndetur nënën e saj, në momentin kur Isufi ka qëlluar në drejtim të vëllezërve. Më pas, autori ka hedhur armën dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa është arrestuar ditën e nesërme. 
    “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet A.I., më datë 06.11.2025 rreth orës 11:25 minuta, në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, me dashje ka vrarë tani të ndjerët D.M., dhe N.M., që të dy nga fshati Golluboc – Komuna e Malishevës, në atë mënyrë që i pandehuri si dhëndër i familjes së tani të ndjerëve D.M., dhe N.M., shkon në vendin e cekur më lart, tek shtëpia e të ndjerëve për t’a marrë bashkëshorten I.M., dhe fëmijët, e cila ndodhej tek familja e saj me rastin e varrimit të babait, e ku për këtë ceremoni varrimi kishin ardhur edhe të ndjerët tashmë D.M., dhe N.M., e si shkak i problemeve dhe dhunës së ushtruar ndaj motrës së tani të ndjerëve, gjatë largimit nga shtëpia e këtyre të fundit, në rrugë fillon një fjalosje në mes tyre”, njofton Prokuroria.

    Ditën e enjte, 6 nëntor, në fshatin Golluboc të Malishevës, Astrit Isufi vrau para shtëpisë së tyre dy vëllezër, (kunetërit e tij) Driton dhe Naim Morina. Sherri që përfundoi në tragjedi duket ka nisur pas një konfrontimi verbal që ai ka pasur me viktimat. Isufi kishte shkuar të merrte gruan e tij e cila ishte për ngushëllime në shtëpinë e vëllezërve, pas vdekjes së babait të saj. Fillimisht, autori kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa të premten policia ka arritur ta arrestojë atë. Isufi ishte fshehur në një godinë të pabanuar, deri në momentin e arrestimit nga policia./ZËRI

  • “Shkoi në shtëpi për të marrë gruan, por…”/ Vrasja me armë zjarri e dy vëllezërve: Autori është dhëndri i familjes

    “Shkoi në shtëpi për të marrë gruan, por…”/ Vrasja me armë zjarri e dy vëllezërve: Autori është dhëndri i familjes

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku janë vrarë me armë zjarri dy vëllezër. Mediat në Kosovë raportojnë se autori është dhëndri i familjes, shtetasi Astrit Isufi.
    I dyshuari, siç ka thënë Policia, është nga një fshat i Drenasit dhe eshte shpallur ne kerkim. Në raportin e Policisë thuhet se dy vëllezërit rreth orës 11:30 u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku më pas mjekët konstatuan vdekjen e tyre.
    Viktimat jane të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve.
    Dyshimet per ngjarjen:
    I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë.
    Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës per ne spital. Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëparshme me viktimat.

  • Kush është ‘Alban Qerosi’? I siguroi makinë për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Alibej: Për Avdinë ndjeva keqardhje

    Kush është ‘Alban Qerosi’? I siguroi makinë për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Alibej: Për Avdinë ndjeva keqardhje

    Erion Alibej

    TIRANË- I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, ka vijuar dëshminë e tij në GJKKO për dosjen “Plumbi i artë”. Alibej ka rrëfyer detaje tronditëse në lidhje me ngjarjet kriminale për të cilat akuzohet. Para togave të zeza, teksa ka dëshmuar një sërë ngjarjesh ku ka qenë vetë i përfshirë, ka zbuluar edhe emra të tjerë, si ai i Alban Qerosit. Ky i fundit, sipas dëshmisë së Alibejt, i kishte siguruar makinën për vrasjen e vëllezërve Haxhia. 
    “Për ngjarjet e tjera, armët thuajse i kam siguruar të gjitha te hoxha, për të cilën kam dhënë deklarime më parë. Në vrasjen e Bujar Çelës, Nuredini ka pasur armë vetë, nuk më kujtohet nëse me ka kërkuar mua armë. Ka pasur raste kur kam pas edhe armë gjendje. Për vrasjen e vëllezërve Haxhia, një makinë e ofrova unë. Me atë u bë ekzekutimi. Ma dha një djalë nga Shijaku, shok i hershëm i vëllait tim të ndjerë dhe ai ma ofroi. I thërrasin Alban Qerosi, emër mbiemër nuk ia di. E kam takuar disa herë këtë person, shumë herët.”, ka dëshmuar Alibej.

    Lidhur me vrasjen e Anxhelo Avdisë, Alibej tha se ai ishte në vendin dhe kohën e gabuar, teksa ka shprehur edhe keqardhje. 
    “Nuk kam c’të them për Anxhelo Avdinë. Ka qenë në kohën e gabuar në vendin e gabuar. Unë vete ndjeva keqardhje. Armët për krimin i kam siguruar unë. Kam pasur një kontakt të dikujt që njihej si Hoxhë. Kontaktin ja dhashë dikuj tjetër. Kam folur në Encro dhe Sky me të. Nuk e di emrin e tij. Më niste edhe foto të armëve. Altin Skëndaj ma dha si kontakt. Hoxhën për armë e kam kontaktuar disa here. Kam marrë disa herë armë prej tij. Ne Encro Hoxha mbante pseudonimin “Noku”, tha Alibej.

  • Kush është ‘Alban Qersosi’? I siguroi makinë për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Alibej: Për Avdinë ndjeva keqardhje

    Kush është ‘Alban Qersosi’? I siguroi makinë për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Alibej: Për Avdinë ndjeva keqardhje

    Erion Alibej

    TIRANË- I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, ka vijuar dëshminë e tij në GJKKO për dosjen “Pulumbi i artë”. Alibej ka rrëfyer detaje tronditëse në lidhje me ngjarjet kriminale për të cilat akuzohet. Para togave të zeza, teksa ka dëshmuar një sërë ngjarjesh ku ka qenë vetë i përfshirë, ka zbuluar edhe emra të tjerë, si ai i Alban Qerosit. Ky i fundit, sipas dëshmisë së Alibejt, i kishte siguruar makinën për vrasjen e vëllezërve Haxhia. 
    “Për ngjarjet e tjera, armët thuajse i kam siguruar të gjitha te hoxha, për të cilën kam dhënë deklarime më parë. Në vrasjen e Bujar Çelës, Nuredini ka pasur armë vetë, nuk më kujtohet nëse me ka kërkuar mua armë. Ka pasur raste kur kam pas edhe armë gjendje. Për vrasjen e vëllezërve Haxhia, një makinë e ofrova unë. Me atë u bë ekzekutimi. Ma dha një djalë nga Shijaku, shok i hershëm i vëllait tim të ndjerë dhe ai ma ofroi. I thërrasin Alban Qerosi, emër mbiemër nuk ia di. E kam takuar disa herë këtë person, shumë herët.”, ka dëshmuar Alibej.

    Lidhur me vrasjen e Anxhelo Avdisë, Alibej tha se ai ishte në vendin dhe kohën e gabuar, teksa ka shprehur edhe keqardhje. 
    “Nuk kam c’të them për Anxhelo Avdinë. Ka qenë në kohën e gabuar në vendin e gabuar. Unë vete ndjeva keqardhje. Armët për krimin i kam siguruar unë. Kam pasur një kontakt të dikujt që njihej si Hoxhë. Kontaktin ja dhashë dikuj tjetër. Kam folur në Encro dhe Sky me të. Nuk e di emrin e tij. Më niste edhe foto të armëve. Altin Skëndaj ma dha si kontakt. Hoxhën për armë e kam kontaktuar disa here. Kam marrë disa herë armë prej tij. Ne Encro Hoxha mbante pseudonimin “Noku”, tha Alibej.

  • SYRI TV/ Vrasja e dy vëllezërve Kurtaj, Altin Kuka u ndihmua nga dy djemtë e tij, i dhanë kallashin të kryente krimin

    SYRI TV/ Vrasja e dy vëllezërve Kurtaj, Altin Kuka u ndihmua nga dy djemtë e tij, i dhanë kallashin të kryente krimin

    Ka kaluar një vit nga vrasja e dy vëllezërve, Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, ndërsa Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen me të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje. Organi i akuzës ka publikuar të gjithë dinamikën dhe bashkëpunimin e autorit Altin Kuka, i cili, së bashku me dy djemtë e tij, ekzekutoi vëllezërit Kurtaj. Ngjarja e rëndë u regjistrua në shtator të vitit të kaluar, në fshatin Kurjan të Roskovecit.

    Nga SYRI TV 

    Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq 7 persona, pas vrasjes së dyfishtë të dy vëllezërve në fshatin Kurjan të Roskovecit. Gramos dhe Lavdimir Kurtaj u vranë me breshëri plumbash nga Altin Kuka. Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 shtator 2024, para biznesit të familjes Kurtaj.

    Sipas organit të akuzës, është provuar se të pandehurit Altin Kuka, Ervis Kuka dhe Emaurisio Kuka, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ekzekutuar dy vëllezërit Kurtaj.Pak para se të ndodhte ngjarja, i pandehuri Ervis Kuka kishte pasur një konflikt fizik me djemtë e viktimës, Gramoz Kurtaj, dhe kishte qëlluar me pistoletë kundrejt tyre dhe ndaj vetë Gramoz Kurtajt. Pas një komunikimi telefonik, dy të pandehurit, Emaurisio dhe Ervis Kuka, janë takuar dhe ky i fundit i ka treguar vëllait të tij ngjarjen.

    Gjithashtu, nga hetimet e Prokurorisë së Fierit është zbuluar e gjithë dinamika deri në momentin kur u ekzekutuan dy vëllezërit me kallashnikov.

    Sipas organit të akuzës, arma e zjarrit, një automatik me të cilin Altin Kuka ka qëlluar viktimat Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, ishte siguruar nga djemtë e tij.
    Ndërkohë, para kryerjes së krimit, Ervis Kuka e kishte lënë kallashnikovin në kasollen përbri pularisë, me qëllim që ta merrte më pas vëllai i tij, Emaurisio Kuka.
    Ky i fundit, pasi ka marrë armën e zjarrit një automatik luftarak ka shkuar në vendin ku ndodheshin dy vëllezërit Kurtaj, ka frenuar menjëherë para lokalit të tyre, ka marrë armën, ka mbushur karikatorin dhe i ka kërkuar babait të tij, Altin Kuka, të qëllonte me breshëri drejt dy vëllezërve.

    Gjithashtu, për këtë ngjarje, Prokuroria ka marrë të pandehur dhe ka kërkuar dërgimin në gjyq të shtetasit Tomor Zyka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”.

  • Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq 7 persona, zbardhen rolet e të pandehurve

    Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq 7 persona, zbardhen rolet e të pandehurve

    viktimat dhe autori

    FIER- Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq 7 persona pas vrasjes së dyfishtë të dy vëllezërve Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, të cilët u ekzekutuan me automatik nga Altin Kuka, ngajreje e ndodhur në 2024. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, shtetasit Altin Kukaj, Ervis Kukaj, dhe Ervis Kukaj, akuzohen për veprën penale ‘vrasja në rrethana të tjera cilësuese’, pasi kanë bashkëpunuar në vrasjen e dy vëllezërve Kurtaj. Gjithathu, të pandehur për krimin janë edhe 4 persona të tjerë: Tomor Zyka, babai i autorit, shtetasi me iniciale Y.K, shtetasi R.H dhe shtetasi tjetër E.H., të cilët akuzohen për përkrahje të autorit dhe moskallëzim të krimi
    Njoftimi i plotë:
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.K., Er.K. dhe Em.K për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni 79, gërma ‘dh’ e Kodit Penal si dhe katër persona të tjerë për përkrahje të autorit të krimit e moskallëzim të krimit.
    Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1375 të vitit 2024, u provua se të pandehurit A.K., Er.K., Em.K., në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kryer vrasjen e shtetasve G.K. e L.K.
    Pak para se të ndodhte ngjarja, i pandehuri Er.K. ka patur një konflikt fizik me djemtë e viktimës G.K., si dhe ka qëlluar me pistoletë kundrejt tyre dhe viktimës G.K. Pas komunikimit telefonik dy të pandehurit Em.K. dhe Er.K. janë takuar dhe ky i fundit i ka treguar ngjarjen.
    Armën e zjarrit, automatik luftarak i modelit 56, me të cilën i pandehuri A.K. ka qëlluar viktimat G.K. dhe L.K., i pandehuri Er.K. i ka lënë në kasollen përbri pularisë me qëllim për t’i marrë në vijim i pandehuri Em.K. Ky i fundit, pasi ka marrë armën e zjarrit, automatik luftarak, ka shkuar në vendin ku ndodheshin viktimat, ka frenuar menjëherë para lokalit të tyre, ka marrë armën dhe ka mbushur karikatorin e saj, duke nxitur të pandehurin A.K. të qëllojë me breshëri drejt tyre. I pandehuri A.K. ka shtënë ndaj viktimave G.K. dhe L.K. me armën e zjarrit automatik luftarak, të cilën ia mori nga dora të pandehurit Em.K.
    Gjithashtu, për të njëjtën ngjarje, Prokuroria ka marrë të pandehur dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq të të pandehurve: T.Z., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal; Y.K..akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga nenet 278, prg. 3 e 4, dhe 280, të Kodit Penal; R.H. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal; dhe E.H. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.
    Dinamika e vrasjes
    Ngjarja e rëndë u shënua në orën 14:00 të 10 shtatorit 2024 para një lokali të vogël në pronësi të familjes, Kurtaj, shumë pranë banesave të viktimave. Dy vëllezërit, njëri 52 vjeç dhe tjetri 46 vjeç, kanë qenë duke pirë kafen e drekës në lokalin në pronësi të tyre, kur në derë ka mbërritur Altini i armatosur, dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, për t’u vetëdorëzuar më pas në polici. Sipas dëshmive në vendngjarje, sherri ka arritur në sharje dhe përleshje fizike midis dy vëllezërve dhe autorit, që dyshohet se nuk ka qenë i vetëm. Ndërkohë, 50-vjeçari, i cili kishte dhe automjetin pranë, ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar drejt dy vëllezërve, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri në spitalin rajonal të Fierit. Menjëherë pas ngjarjes, autori është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë Fier, ku ka dorëzuar dhe armën e krimit. Ndërkohë, në fshatin Kurjan pas ngjarjes kanë shkuar dhjetëra forca policie për të arrestuar edhe bashkëpunëtorët e mundshëm të autorit, si dhe për zbardhjen e shkaqeve dhe për të shmangur një konflikt të mundshëm midis dy fiseve./ZËRI