Tag: vëllezërit

  • Ervin Demo: Dy vëllezërit te “Bar Bibo” që u kthyen në Berat pas 33 vitesh

    Ervin Demo: Dy vëllezërit te “Bar Bibo” që u kthyen në Berat pas 33 vitesh

    Shumë shqiptarë po kthehen në Atdhe, duke investuar e fituar.
    Ervin Demo, drejtues politik i qarkut të Beratit shkruan në postimin e tij: “Bar Bibo”, i hapur në pedonalen e qytetit, është një biznes i ri me një format të veçantë, i krijuar nga vëllezërit Bibo, mjeshtra të kuzhinës italiane. Pas 33 vitesh emigrimi, ata vendosën të kthehen dhe të nisin këtë sipërmarrje në vendin e tyre të lindjes duke sjellë një pjesë të kulturës dhe shijes italiane, që nga kafeja e mirë e deri tek vaktet e vogla me briosh dhe pizza”.

     
     
     

  • Përplasja me armë zjarri mes vëllezërve për pronën! Njëri në pranga, tjetri ende në kërkim

    Përplasja me armë zjarri mes vëllezërve për pronën! Njëri në pranga, tjetri ende në kërkim

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    DIVJAKË-Është arrestuar një nga vëllezërit e përfshirë në konfliktin me armë zjarri ndodhur mbrëmjen e 8 prillit në fshatin Fierseman të Divjakës. Në pranga është vendosur Shpëtim Konja, ndërsa ende vijonë kërkimet për kapjen e vëllait tjetër, Zarif Konjës dhe shokut të tij, Astrit Godanci.
    “Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në fshatin Fierseman, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”,”-thuhet në njoftimin e policisë.

    Dy vëllezërit Konja u konfliktuan me njëri-tjetrin për pronat. Fillimisht dy vëllezërit janë konfliktuar me grushta, por më pas 50-vjeçari Shpëtim Konja ka qëlluar katër herë me armë zjarri në ajër dhe drejt vëllait tij. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërsa plumbat kapën vetëm automjetin e Astrit Godancit./ZËRI

  • Ngjarje e dhunshme në Fier-Seman/ Dy vëllezërit  konfliktohen dhe përdorin armë

    Ngjarje e dhunshme në Fier-Seman/ Dy vëllezërit konfliktohen dhe përdorin armë

    Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
    Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier-Seman, njësia administrative Gradishtë bashki Divjakë.

    Dy vëllezërit Zarif dhe Shpëtim Konja janë konfliktuar me grushte dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj vëllait.
    Të shtënat nuk e kanë prekur Shpëtimin, ndërkohë pasi ka gjuajtur me armë, Zarif Konja është larguar në drejtim të paditur.
    Policia në vendngjarje ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja. Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje.
    Policia ka ndaluar për të sqaruar rrethanat Shpëtim Konjën, ndërsa po pyeten edhe persona të tjerë që kanë parë ngjarjen si dhe vëllezërit që mund të kenë dijen

  • Konflikt me armë brenda familjes në Divjakë. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të Zarif Konjës

    Konflikt me armë brenda familjes në Divjakë. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të Zarif Konjës

    Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
    Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier-Seman njësia administrative Gradishtë, bashkia Divjakë.
    Dy vëllezërit Zarif dhe Shpëtim Konja janë konfliktuar me grushta dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj vëllait.
    Të shtënat nuk e kanë prekur Shpëtimin ndërkohë pasi ka gjuajtur me armë, Zarif Konja është larguar në drejtim të paditur.
    Policia në vendngjarje ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja. Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje.
    Policia ka ndaluar për të sqaruar rrethanat Shpëtim Konjën, ndërsa po pyeten edhe persona të tjerë që kanë parë ngjarjen si dhe vëllezërit që mund të kenë dijeni.

  • “Pretekst u bë grabitja e drogës në Londër”, zbardhen ngjarjet që çuan në ngjitjen e Çopjave në trafikun e kokainës

    “Pretekst u bë grabitja e drogës në Londër”, zbardhen ngjarjet që çuan në ngjitjen e Çopjave në trafikun e kokainës

    Në një emisionin televiziv e mbrëmjes së sotme ka hedhur dritë mbi përplasjet e përgjakshme që tronditën qytetin e Elbasanit, ato mes fisit Çopja dhe Alibej.
    Nisja e përplasjes shpjegohet në detaje, duke nisur nga jeta e hershme e vëllezërve Çopja dhe mënyra se si ata arritën të ktheheshin nga shitës të vegjël të kokainës në një grup me përmasa ndërkombëtare në trafikun e lëndës narkotike.
    Në Shënjestër
    Në fillim, kur e nisën këtë punë ata ishin ortakë midis tyre. Por shpejt me kalimin e kohës, Çopjat në njërin krah dhe Alibej në krahun tjetër jo vetëm filluan t’i kthejnë krahët njëri-tjetrit, por edhe të ngrejnë armët. Aq sa ajo midis tyre mund të quhet një nga sagat më të përgjakshme që mund të rrëfejë historia kriminale e një qyteti si Elbasani.
     

     
    Një qytet i drobitur nga krimi dhe lufta midis bandave, që në harkun e pak viteve e kthyen në një kërdi, hakmarrjen e tyre.

    Ky është edhe rasti i vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja, të cilët me kalimin e viteve pranuan të paguanin miliona euro për të asgjësuar me çdo kusht dhe mjet vëllezërit Alibej, kërkesë e cila u shoqërua jo vetëm me vrasje, por edhe me masakra me humbje të shumta njerëzore.
    Një prej tyre është ajo e vrasjes së trefishtë të ndodhur në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, mbrëmjen e datës 29 Dhjetor 2018.
    Si pasojë e plumbave të shumtë të derdhur ndaj makinës me të cilën udhëtonin, u vranë vëllai dhe xhaxhai i Erion Alibej, respektivisht Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri si dhe shtetasi Erdal Duranay. Vrasjen SPAK ia atribuon vëllezërve Franc dhe Hajdar Çcpja dhe grupit të tyre kriminal. Aspekti më interesant në këto dy episode të zbërthyera tashmë edhe nga komunikimet në Sky Ecc midis vëllezërve Çopja dhe grupit të tij, Aty zbulohet shuma e madhe e parave që ata vendosën në dispozicion për të vrarë me çdo kusht Endrit dhe Erion Alibej dhe anëtarët e grupit të tyre kriminal që kishin me vete nga pas. Erion Alibej i njohur si ‘Krymi’, i cili pas masakrës ku humbën jetën të afërmit e tij, ndërmori një fushatë spastrimi dhe ekzekutoi me ndihmën e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, këdo që dyshonte se i kishte vrarë vëllain dhe xhaxhain.  Por teksa ai hakmarrej, edhe banda kundërshtare ishte vënë në ndjekje të tij dhe kërkonte me çdo kusht për ta ekzekutuar.  Por para se të shuajmë këtë kuriozitet se sa ishte shuma e parave që ishin të gatshëm vëllezërit Çopja për të paguar për kokën e Erion Alibej dhe mbështetësve të tij, le të ndalemi fillimisht kush janë vëllezërit Çopja, dhe si arritën ata nga disa shpërndarës të vegjël të kokainës në sheshet e Evropës, të ktheheshin deri në sipërmarrës të trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike?
    Cila ishte lidhja e tyre me Endrit dhe Erion Alibej dhe pse ata shkuan drej fundit të ortakërisë së tyre? Një fund dramatik dhe tejet i përgjakshëm, ku kufomat e batareve të plumbave u shpërndanë sa në Shqipëri aq edhe midis Evropës.
    Gjatë hetimeve janë zbuluar të dhëna të rëndësishme mbi shumë vrasje të ndodhura në qytetin e Elbasanit gjatë periudhës kohore të viteve 2018-2022. Ngjarje për të cilat me urdhër të GJKKO-së, janë sot në hetim apo me masë sigurie 50 persona, nga të cilët 32 me masën arrest me burg. Zbardhjes së tyre u erdhi në ndihmë zbërthimi i bisedave që grupi i Çopjave kishte kryer në aplikacionin  Sky Ecc, gjatë periudhës së përgatitjes së vrasjeve dhe pas realizimit të tyre. Fashikuj me biseda të bëra të mundura nga organet gjyqësore në Francë.
    Nga ku ndër të tjera u evidentua edhe një organizatë kriminale e cila ishte pjesëmarrëse e rregullt në trafikun ndërkombëtar të kokainës si edhe në vrasje me pagesë, apo korruptimin e zyrtarëve në sistemin e drejtësisë apo deri edhe rekrutimin e punonjësve të Drejtorive Vendore të Policisë, në këtë rast të qyteteve Durrës dhe Elbasan, organizatë që sipas SPAK drejtohej nga vëllezërit Çopja nga Elbasani.
    Franc Çopja i njohur edhe me emrin e dytë Franc Gergely dhe Hajdar Çopja njohur ndryshe si Hajdar Bako, një organizatë që shtrihej nga Europa deri në Amerikën Latine në vende si Ekuadori, Brazili, Kolumbia, Paraguaji dhe Bolivia. Aty ata siguronin lëndën narkotike, të llojit kokainë, aktivitet që thuhet se vëllezërit Çopja e kishin nisur rreth viteve 2006-2007, fillimisht si shpërndarës të vegjël të sasive të kokainës dhe më pas duke shtuar oreksin, aq sa e shtrinë aktivitetin e tyre kriminal edhe përtej Italisë. Ata u fuqizuan brenda një kohe të shkurtër dhe kapur tregje të rëndësishme në kontinentin e vjetër, si në Holandë, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Fuqi, pushtet dhe kontakte që u dhanë atyre mundësinë të ndërmjetësonin drejtëpërdrejt me grosistë të rëndësishëm të kokainës në Amerikën e Jugut, Ajo çka tregoi se në vitin 2018, tashmë vëllezërit nuk ishin më ata sipërmarrësit e vegjël të kokainës nëpër sheshet e Evropës, por u kthyen në një organizatë të mirëfilltë me natyrë kriminale ku ata ishin drejtuesit.
    Kaq të fuqishëm sa ata tashmë filluan të trafikonin kokainë edhe në Indi, Afrikën e Jugut dhe në Singapor me një nevojë për dominancë dhe ruajtje të pozicionit si lider që i çoi edhe në kurdisjen e eleminimeve të para të kundështarëve të tyre, lojtarë të cilët thuhet se kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e kokainës në Evropë, por edhe më gjerë.
    Ata ishin kthyer në një pengesë që duheshin hequr qafe nga vëllezërit Çopja. Ashtu siç erdhi për ta edhe përplasja me grupin e Alibej, që kishte si drejtues Endrit dhe Erion Alibej, po nga i njëjti qytet, Elbasani.
    Ekzekutime të cilat vëllezërit Çopja i nisën fillimisht me eleminimin e drejtëpërdrejt të Endrit Alibej, në atë që tashmë njihet si Masakra e Bradasheshit, dy netë para ndërrimit të viteve. Grupi hetues ka provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se porositës të kësaj masakre ku mbeti i vrarë vëllai i Erion Alibej, xhaxhai i tij dhe një shtetas turk, janë vëllezërit Çopja dhe grupi i tyre i armatosur të cilët paguan qindra mijëra euro për eleminimin.
    Kjo vrasje u bë në pretekstin e një grabitje prej 50 kg kokaine në Mbretërinë e Bashkuar.
    Dosja Hetimore
    Endrit Alibej kishte një rol të rëndësishëm në trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Italisë, Holandës, Belgjikës, Britanisë së Madhe si dhe vende të tjera në Europë.
    Por për ta eleminuar atë dhe për të marrë në dorë zotërimin e tregut të narkotikëve dhe lidhjet me eksponentë të rëndësishëm në këtë trafik, vëllezërit Çopja gjetën si pretekst për të eleminuar Endrit Alibej dhe familjarët e tij, grabitjen e 50 kg kokainë në Londër.
    Për këtë arsye mbrëmjen e datës 29 Dhjetor 2018, u organizua në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, ekzekutimi i Endrit Alibej, xhaxhait të tij Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Durunay. Ku përtej dyshimit të arsyeshëm është provuar se ekzekutimi është porositur nga organizata kriminale ‘Çopja’. Kjo me qëllim që të justifikonin vrasjen e Endrit Alibej, tek lidhjet e përbashkëta që ata kishin në narkotrafik.  Ku si Alibej ashtu dhe Çopja punonin me të njëjtët shtetas të huaj si dhe shtetas shqiptar.
    Pra siç del nga hetimet e SPAK, i gjithë plani i Çopjave ishte të shkëpuste këtë lidhje të Endrit Alibej me këta eksponentë të rëndësishëm të drogës. Por sigurisht duke gjetur një pretekst që do të ishte mjaftueshëm i besueshëm te partnerët e tyre. Diabolizëm që nuk u la me kaq.