Tag: vëllezër

  • Tronditëse! 2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

    Tronditëse! 2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

    Bota E Shtunë, 29 Nëntor 2025 11:34
    Dy vëllezër sirianë mbytën motrën e tyre 18-vjeçare në një kënetë, një vrasje për nder, e urdhëruar nga babai i tyre, pasi ai zbuloi se vajza e tij kishte një të dashur. Krimi i tmerrshëm ndodhi në Holandë dhe dy vëllezër u nxorën në gjyq pasi babai i tyre iku në Siri.
    18-vjeçarja Rayan Al-Jayar u vra nga vëllezërit e saj me urdhër të babait të saj, sepse ajo kishte “turpëruar” familjen duke pasur një partner. Babai Khaled, i cili u largua në Siri, do të gjykohet në mungesë ndërsa vëllezërit, Mohammed, 23 vjeç, dhe Muhannad, 25 vjeç, u nxorën në bankën e të akuzuarve.

    18-vjeçarja u zhduk nga shtëpia e familjes së saj në Jura të Holandës, më 22 maj 2024. Gjashtë ditë më vonë, ajo u gjet e vdekur në një kënetë në Lelystad, ku ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan se asaj i ishte mbyllur goja, duart i kishte të lidhura pas shpine dhe kyçet e këmbëve të bllokuara me shirit ngjitës. Ekspertët mjeko-ligjorë gjetën në thonjtë e saj ADN-në që i përkiste babait të saj, duke sugjeruar se ajo kishte rezistuar.

    Ata i mohojnë akuzat

    Prokurorët thonë se 18-vjeçarja u vra sepse kishte të dashur dhe u soll në një mënyrë që familja e saj e konsideronte “perëndimore” duke e regjistruar atë si një krim nderi. Vëllezërit e saj, gjyqi i të cilëve filloi të enjten, këmbëngulin se vrasja është kryer nga babai i tyre.
    Babai që iku në Siri thuhet se i dërgoi dy email-e gazetës holandeze “De Telegraaf” duke marrë përgjegjësinë e plotë dhe duke i deklaruar djemtë e tij të pafajshëm. Megjithatë, prokurorët e hodhën poshtë pretendimin e tij, duke këmbëngulur se ai vetë i urdhëroi djemtë e tij të rrëmbenin dhe të vrisnin Ryanin.
    Vlen të përmendet se 18-vjeçarja ishte nën mbrojtje policore, e cila iu ndërpre para vrasjes së saj, pa sqaruar arsyet që i çuan autoritetet në këtë vendim.
    Babai në Siri
    Media holandeze “Nieuwsuur” raportoi se Khaled është fshehur në Sirinë veriore dhe është rimartuar. Ministria holandeze e Drejtësisë thotë se nuk ka asnjë mënyrë për ta sjellë atë përsëri, duke shpjeguar: “Aktualisht nuk ka mundësi për bashkëpunim kriminal me Sirinë, pasi autoritetet penale që duhen për një bashkëpunim të tillë nuk janë (ende) funksionale në atë vend”.
    Megjithatë, Ministri sirian i Drejtësisë Mazhar al-Wais thotë se gjykatat e vendit janë “rivendosur plotësisht”, duke shtuar: “Ato do të ofrojnë ndihmën e nevojshme ligjore në përputhje me rregulloret”. Ai pretendon se Siria tashmë ka trajtuar 3 kërkesa nga vendet evropiane, por nuk ka marrë asnjë nga Holanda për rastin e Ryan. Avokatët e vëllezërve kanë kërkuar lirimin e tyre para gjyqit, por gjykatësi ka urdhëruar që ata të qëndrojnë në burg.

  • Holandë/ Dy vëllezër vrasin motrën 18-vjeçare pasi zbuluan se kishte të dashur

    Holandë/ Dy vëllezër vrasin motrën 18-vjeçare pasi zbuluan se kishte të dashur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë, ku dy vëllezër kanë vrarë motrën e tyre 18-vjeçare në një kënetë në Lelystad, pas urdhrit të babait. Sipas prokurorisë, motivi i krimit ishte se vajza kishte një marrëdhënie romantike që familja e konsideronte të papërshtatshme.
    Mediat holandeze raportojnë se 18-vjeçarja u zhduk nga shtëpia e familjes në Jura dhe u gjet e vdekur gjashtë ditë më vonë. Ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan se asaj i ishte mbyllur goja, duart i ishin lidhur pas shpine dhe kyçet e këmbëve me shirit ngjitës. ADN-ja e babait u gjet nën thonjtë e saj, duke treguar se vajza kishte rezistuar.
    Dy vëllezërit, Mohammed 23-vjeç dhe Muhannad 25-vjeç, janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim, ndërsa babai, Khaled, u arratis në Siri dhe do të gjykohet në mungesë. Ai ka pretenduar përmes email-eve se djemtë e tij janë të pafajshëm, por prokuroria thotë se krimi u krye me urdhrin e tij.
    Vlen të theksohet se vajza ishte më parë nën mbrojtje policore, e cila u ndërpre para vrasjes, pa dhënë arsye të qarta.

  • Tragjedi në Malishevë, dy vëllezër vriten nga dhëndri i familjes, i cili ndodhet ende në arrati.

    Tragjedi në Malishevë, dy vëllezër vriten nga dhëndri i familjes, i cili ndodhet ende në arrati.

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunën e Malishevës në Kosovë, ku dy vëllezër nga fshati Gollubovc kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, ndërsa viktimat janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tyre. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Driton Morina dhe Naim Morina janë dy vëllezërit. Ndërkaq, vrasësi thuhet të jetë Astrit Isufi,Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore dhe prokurori i rastit. Arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra është gjetur në vendin e ngjarjes.

    Sipas mediave vendase, i dyshuari kryesor është dhëndri i familjes, i cili ndodhet ende në arrati. Autoritetet kanë nisur kërkimet intensive për kapjen e tij.

    Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Kosovës.

  • E rëndë në Kosovë, vriten me armë dy vëllezër, autori dyshohet dhëndri i tyre

    E rëndë në Kosovë, vriten me armë dy vëllezër, autori dyshohet dhëndri i tyre

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Dy persona janë vrarë me aqrmë zjarri.
    Sipas mediave lokale,  viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari është dhëndër i tyre.
    Autori menjëherë pas ngjarjes është arratisur.

    “Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa i dyshuari dyshohet se është dhëndër i tyre, për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tyre”, njoftuan autoritetet./vizionplus.tv

  • Të shtëna me armë në Malishevë të Kosovës, vriten dy vëllezër

    Të shtëna me armë në Malishevë të Kosovës, vriten dy vëllezër

    policia kosove

    KOSOVË- Të shtëna me armë janë raportuar mesditën e sotme në Malisheve, ku kanë mbetur të vrarë dy persona. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se të dy viktimat janë vëllezër. Ende nuk dihen motivet apo detajet e kësaj ngjarje të rëndë. 
     
    Lajmi në përditësim…

  • E rëndë/ Të shtëna me armë në Kosovë, vriten dy vëllezër autori në arrati, detajet nga krimi

    E rëndë/ Të shtëna me armë në Kosovë, vriten dy vëllezër autori në arrati, detajet nga krimi

    Një krimi i dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gollbovc të Malishevës.
    Raportohet se viktimat janë vëllezër me njëri-tjetrin, ndërsa autori i vrasjes dyshohet të jetë dhëndri i familjes, banues në Komunën e Drenasit.
    Në vendin e ngjarjes është gjetur nga policia edhe një armë zjarri, ndërsa i dyshuari është në arrati, informon klan kosova.

  • Durrës/ Vinin baste sportive me celularë, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre, vëllezër)

    Durrës/ Vinin baste sportive me celularë, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre, vëllezër)

    Tre shtetas, mes tyre dy vëllezër, janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht, pasi u kapën në flagrancë duke vendosur baste sportive përmes celularëve, në një lokal në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.

    Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan katër celularët që përdoreshin për vendosjen e basteve, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Durrësit për hetime të mëtejshme.

    Njoftimi i policisë:

    Vinin baste sportive, me celularë, në një lokal në lagjen nr. 13, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre, vëllezër) dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër.

    Sekuestrohen 4 celularët e tyre. 

    Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 13, organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:
    -arrestuan shtetasin E. M., 41 vjeç;
    -arrestuan shtetasit E. D., 37 vjeç dhe D. D., 42 vjeç, vëllezër;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 39 vjeç.

    Të katër shtetasit, banues në Durrës, u kapën në flagrancë në ambientet e lokalit, duke vënë baste sportive nëpërmjet llogarive që kishin aktive në celularët e tyre.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

     

  • Dy vëllezërit nga Tirana dhunohen me njëri-tjetrin në banesë, arrestohen nga policia

    Dy vëllezërit nga Tirana dhunohen me njëri-tjetrin në banesë, arrestohen nga policia

    Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
    Policia bën me dije, se konflikti ka ndodhur në banesën e tyre.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
    arrestuan shtetasit V. Xh., 32 vjeç, dhe R. Xh., 29 vjeç, vëllezër, pasi në banesë janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Nga trafiku i drogës tek tentativa për vrasje e dy vëllezërve, arrestohet Edi Hoxha në Fier

    Nga trafiku i drogës tek tentativa për vrasje e dy vëllezërve, arrestohet Edi Hoxha në Fier

    Edi Hoxha alias Edison Hoxha i cili u arrestua sot në Fier, nën dyshimet se është kreu i një grupi kriminal që trafikonte drogë në vendin tonë, Itali dhe Zvicër gjatë viteve 2020 dhe 2021, nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

    Në 9 gusht të këtij viti, ai plagosi me thikë 2 vëllezër gjatë një sherri. 40-vjeçari u akuzua për veprën penale  “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

    “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Fierit kanë shkuar për të marrë mjekim 2 shtetas të dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe u kap dhe u vu në pranga 40-vjeçari.
    Nga këto veprime dyshohet se në një rrugë të lagjes “11  Janari”, Fier, shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit E. H., 40 vjeç dhe T. S., 38 vjeç banues në Kraps (vëllezër).

  • Rrëmbimi në Sarandë/ 19 vjeçari në polici, u ‘mor peng’ nga 2 vëllezër

    Rrëmbimi në Sarandë/ 19 vjeçari në polici, u ‘mor peng’ nga 2 vëllezër

    Një 19 vjeçar është rrëmbyer nga dy persona në vendin e quajtur Qafë Gjashtë në Sarandë.

    Personi i rrëmbyer është me precedentë penalë ndërsa dy personat që dyshohet se e kanë marrë me forcë për një kohë të caktuar janë dy vëllezër nga Saranda.

    Në orën 15:00 policia njoftoi se shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.