Tensionet mes Shkurtës dhe Labit në Big Brother VIP Kosova janë thelluar edhe më shumë, duke u kthyer në një nga përplasjet më të forta të këtij edicioni. Dyshja u përballën ashpër, si në shtëpi ashtu edhe gjatë Prime-it të katërt, ku u rikthyen çështje të vjetra, akuza personale dhe momente emocionale që e lanë Shkurtën në lot.
Gjithçka kulmoi kur Shkurta akuzoi Labin se i kishte përmendur historinë e ndjeshme të vëllait të saj, gjë që ajo e cilësoi si tejkalim të çdo limiti brenda lojës.
E tronditur, ajo shpërtheu në lot teksa deklaroi:
“Le të ketë kujdes kur flet për vëllanë tim. Do t’ia bëj 8 me 2 nëse prek këtë temë.”
Ajo theksoi se kjo situatë e ka lënduar thellë dhe ka qenë arsyeja pse ka reaguar me kaq ashpër.
Akuzat e Shkurtës: “Labi ka nisur sulmet që para se të hyja brenda”
Në Prime, Shkurta tregoi se sipas saj, Labi ka nisur ta godasë moralisht që para se ajo të hynte në shtëpi, duke krijuar perceptime të gabuara tek publiku.
Ajo e akuzoi këngëtarin se: e ka quajtur të degjeneruar, ka prekur temën e nënës së saj, dhe po përdor situata nga jashtë për ta ulur imazhin e saj brenda lojës.
“Më ka quajtur edhe të degjeneruar, ndërkohë që unë kam qenë duke folur për nënën time. Këtë e shoh shumë ofenduese,” u shpreh ajo.
Tag: vëllanë
-

Shkurta shpërthen në lot dhe akuza ndaj Labit: Mos më prek vëllanë, do t’ia bëj 8 me 2
-

”Po dal xhiro, jam i stresuar”, motra e Andonit rrëfen bisedën e fundit: Fëmijët do ti marri shteti
Kronikë E Premte, 14 Nëntor 2025 15:23
Paola Janaqi, motra e 36-vjeçarit që u gjet i vdekur në banesë bashkë me gruan e tij, bën thirrje që trupi i vëllait të saj të sillet në Shqipëri. Ajo zbuloi detaje nga ngjarja tragjike, duke thënë se më vëllanë kishte folur një ditë para ngjarjes, dhe se i kishte thënë që kishte dalë xhiro pasi ishte i stresuar. Andon Janaqi (36 vjeç) dhe Anjeza Zeneli (30 vjeçe), çifti shqiptar me origjinë nga Korça të cilët u gjetën pa shenja jete brenda banesës së tyre në Francë.
”Unë dua që vëllanë ta sjellin këtu, se nuk kemi kushte. Mamaja me një rrogë lan borxhet, s’ka ç’bën vetë. Dua vetëm vëllanë ta sjellin këtu, nuk duam gjë tjetër. Me vëllain folëm dje, më tha që mirë jam po dal një xhiro se jam shumë i stresuar. Kishte si ankth, trembje, kaq më tha. Flasim më vonë më tha dhe nuk më telefonoi. I telefonova 2-3 herë nuk ma hapi më. Sot e morra vesh, më erdhën më thanë vdiq vëllai të bëheni të fortë, kaq më thanë mua.
Nuk dinim që kishte konflikte, sa herë që flisnim thoshte mirë jemi, ti mos ki merak, kaq folëm dhe nuk më mori më në telefon. Kanë dy fëmijë. Thonë që fëmijët do t’i marri shteti, ne duam që fëmijët ti marrim këtu, i duam një ne dhe një nga gjyshja tjetër. I kemi plagë në zemër fëmijët. Fëmijët janë 9 vjeç dhe 3 vjeç. Nuk kemi folur dhe nuk duam të flasim me familjarët e nuses”, u shpreh ajo. -

Ngjarja e rëndë e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit me të vëllanë: Ishte i stresuar…
Paola Janaqi, motra e 36-vjeçarit shqiptar që u gjet i vdekur në banesë bashkë me gruan e tij, ka dhënë një prononcim për Top Channel, ku ka bërë thirrje që trupi i vëllait të saj të sillet në Shqipëri.
Ajo zbuloi detaje nga ngjarja tragjike, duke thënë se më vëllanë kishte folur një ditë para ngjarjes, dhe se i kishte thënë që kishte dalë xhiro pasi ishte i stresuar.
Më tej tha për gazetaren e TCH, Dhorjela Çule se e kishte telefonuar më vonë, por nuk i ishte përgjigjur thirrjeve.
“Unë dua që vëllanë ta sjellin këtu, se nuk kemi kushte, se mamaja nuk ka me një rrogë lan borxhet, s’ka ç’bën vetë. Dua vetëm vëllanë ta sjellin këtu, nuk duam gjë tjetër.
Me vëllain folëm dje, më tha që mirë jam po dal një xhiro se jam shumë i stresuar. Kishte si ankth, trembje, kaq më tha. Flasim më vonë më tha dhe nuk më telefonoi. I telefonova 2-3 herë nuk ma hapi më. Sot e morra vesh, më erdhën më thanë vdiq vëllai të bëheni të fortë, kaq më thanë mua. Nuk dinim që kishte konflikte, sa herë që flisnim thoshte mirë jemi, ti mos ki merak, kaq folëm dhe nuk më mori më në telefon. Kanë dy fëmijë. Thonë që fëmijët do t’i marri shteti, ne duam që fëmijët ti marrim këtu, i duam një ne dhe një nga gjyshja tjetër. I kemi plagë në zemër fëmijët. Fëmijët janë 9 vjeç dhe 3 vjeç. Nuk kemi folur dhe nuk duam të flasim me familjarët e nuses”, u shpreh ajo.
Andon Janaqi (36 vjeç) dhe Anjeza Zeneli (30 vjeçe), çifti shqiptar me origjinë nga Korça të cilët u gjetën pa shenja jete brenda banesës së tyre në Francë. -

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit flet për TCH, zbulon telefonatën e fundit me të vëllanë: Ishte i stresuar…
Paola Janaqi, motra e 36-vjeçarit shqiptar që u gjet i vdekur në banesë bashkë me gruan e tij, ka dhënë një prononcim për Top Channel, ku ka bërë thirrje që trupi i vëllait të saj të sillet në Shqipëri.
Ajo zbuloi detaje nga ngjarja tragjike, duke thënë se më vëllanë kishte folur një ditë para ngjarjes, dhe se i kishte thënë që kishte dalë xhiro pasi ishte i stresuar.
Më tej tha për gazetaren e TCH, Dhorjela Çule se e kishte telefonuar më vonë, por nuk i ishte përgjigjur thirrjeve.
“Unë dua që vëllanë ta sjellin këtu, se nuk kemi kushte, se mamaja nuk ka me një rrogë lan borxhet, s’ka ç’bën vetë. Dua vetëm vëllanë ta sjellin këtu, nuk duam gjë tjetër.
Me vëllain folëm dje, më tha që mirë jam po dal një xhiro se jam shumë i stresuar. Kishte si ankth, trembje, kaq më tha. Flasim më vonë më tha dhe nuk më telefonoi. I telefonova 2-3 herë nuk ma hapi më. Sot e morra vesh, më erdhën më thanë vdiq vëllai të bëheni të fortë, kaq më thanë mua. Nuk dinim që kishte konflikte, sa herë që flisnim thoshte mirë jemi, ti mos ki merak, kaq folëm dhe nuk më mori më në telefon. Kanë dy fëmijë. Thonë që fëmijët do t’i marri shteti, ne duam që fëmijët ti marrim këtu, i duam një ne dhe një nga gjyshja tjetër. I kemi plagë në zemër fëmijët. Fëmijët janë 9 vjeç dhe 3 vjeç. Nuk kemi folur dhe nuk duam të flasim me familjarët e nuses”, u shpreh ajo.
Andon Janaqi (36 vjeç) dhe Anjeza Zeneli (30 vjeçe), çifti shqiptar me origjinë nga Korça të cilët u gjetën pa shenja jete brenda banesës së tyre në Francë.Top Channel
-

Olsi Rama shofer i mafies? Dokumentet nxjerrin zbuluar vëllain e kryeminsitrit, rrjeti investigativ zbardh detaje
Një nga rrjetet më të mira investigative evropiane, ‘Follow the Money’ (Ndiq Paranë) me qendër në Holandë, sjell një investigim tronditës pikërisht pak pas publikimit të progres-raportit të BE për Shqipërinë.
Në shkrim thuhet se narko-shteti i Edi Ramës po kërcënon Europën, ndërsa BE ka mbyllur sytë.
Në mënyrë të detajuar, në shkrim thuhet se Taulant Balla është kapur në përgjime me trafikantët e drogës.
Këto përgjime disponohen nga policitë evropiane.
Por, FTM thekson se ka parë dokumente që tregojnë se vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, po drejtonte një makinë të një grupi mafioz shqiptar.
Po ashtu në shkrim përmendet edhe skandali McGonigal.
“Në janar të vitit të kaluar, një anëtar i opozitës në parlament akuzoi vëllanë e Ramës, Olsin, për bashkëpunim në ndërtimin e një laboratori kokaine.
Ndërsa Rama po mbronte vëllanë e tij, të dhënat nga sistemi i menaxhimit të kufijve të vendit, të shikuara nga FTM, zbuluan se Olsi Rama ishte shoferi i një makine që më vonë u identifikua si e përdorur nga një grup mafioz vendas.
Në janar, SPAK, agjencia antikorrupsion e Shqipërisë, e liroi vëllanë nga çdo shkelje.
Në shkurt të vitit 2024, ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, u dënua në Shtetet e Bashkuara për marrjen e 225,000 eurove ryshfet nga një bashkëpunëtor i Ramës, kryesisht për të hetuar rivalët politikë,” thekson shkrimi. -

Vrau vëllanë dhe kunatën brenda biznesit të tyre, burg përjetë për Arsen Muskurti
Me burg përjetë është dënuar nga Gjykata Arsen Muskurti, i cili vrau vëllanë dhe kunatën në vitin 2022.
Prokuroria provoi se autori me datë 31.08.2022 ka hyrë brenda agjencisë së udhëtimeve ’Nour Tours’ duke mbajtur në dorë një armë dhe ka goditur për vdekje me armë dy viktimat, Dritan dhe Nora Muskurti.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arsen Muskurti do të fillojë nga dita e arrestimit të tij, më 30 gusht 2022 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Ai u deklarua fajtor dhe u dënua për kryerjen e 3 veprave penale të:
“Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal për vrasjen e vëllait të tij, Dritan Muskurti dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.“Vrasjes për shkak të marrëdhenieve familjare “, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, për vrasjen e shtetases Nora Muskurti dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.“Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 vjet
I pyetur për ngjarjen, ai është shprehur se drejt vrasjes e çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllanë, të cilin e akuzoi se shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh.
Debatet dhe konfliktet midis tyre kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk janë zgjidhur edhe pse i ishin drejtuar gjykatës.Top Channel
-

Vr*u vëllanë dhe kunatën, jepet dënimi për Arsen Muskurtin
Kronikë E Mërkurë, 15 Tetor 2025 16:02
Këtë të mërkurë Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin, i akuzuar për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin gusht të vitit 2022 në Tiranë pas një konflikti. Viktima mbetën Dritan (Alban) Muskurti dhe Nora Maskurti. Pas ngjarjes së rëndë, Arsen Maskurti nuk shprehu pendesë për krimin e kryer.
Arsen (Hamza) Muskurti ka treguar se nuk e duronte dot më të vëllanë e kunatën. Konflikti me vëllanë nisi për pronat dhe më pas kaloi në rrethana familjare. ”Nuk e duroja dot më vëllanë dhe kunatën. E meritonin”,-ka thënë Arsen Maskurti para hetuesve.Krimi brenda familjes ndodhi pranë një biznesi të Dritan Muskurtit në rrugën “Myslym Shyri”. I akuzuar Arsen qëlloi me një armë zjarri drejt vëllait dhe kunatës, duke I vrarë në vend. Krimi u parapri nga një konflikt mes vëllezërve Muskurti mbi pronësinë e një agjencie turistike të themeluar prej tyre disa vite para ngjarjes.
Katër ditë para se të qëllohej për vdekje nga vëllai, Dritan Muskurti, kishte kërkuar urdhër-mbrojtje në gjykatë nga Arsen Muskurti. Prej më shumë se 1 viti para krimit vëllezërit ishin në një përballje gjyqësore për një shumë të konsiderueshme financiare në lidhje me pronësinë e agjencisë turistike. Në procesin civil, Dritan Muskurti kërkonte kthimin e një shumë prej 17 milionë lekë të rinj.
-

Vrau vëllanë dhe kunatën e tij, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin
Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin, i akuzuar për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin gusht të vitit 2022 në Tiranë pas një konflikti.
Viktima mbetën Dritan (Alban) Muskurti dhe Nora Maskurti. Pas ngjarjes së rëndë, Arsen Maskurti nuk shprehu pendesë për krimin e kryer.
Arsen (Hamza) Muskurti ka treguar se nuk e duronte dot më të vëllanë e kunatën. Po ashtu mësohet se konflikti me vëllanë nisi për pronat dhe më pas kaloi në rrethana familjare.
“Nuk e duroja dot më vëllanë dhe kunatën. E meritonin,”- ka thënë Arsen Maskurti para hetuesve.
Krimi brenda familjes ndodhi pranë një biznesi të Dritan Muskurtit në rrugën “Myslym Shyri”. I akuzuar Arsen qëlloi me një armë zjarri drejt vëllait dhe kunatës, duke I vrarë në vend. Krimi u parapri nga një konflikt mes vëllezërve Muskurti mbi pronësinë e një agjencie turistike të themeluar prej tyre disa vite para ngjarjes.
Katër ditë para se të qëllohej për vdekje nga vëllai, Dritan Muskurti, kishte kërkuar urdhër-mbrojtje në gjykatë nga Arsen Muskurti.
Ndërkohë, prej më shumë se 1 viti para krimit vëllezërit ishin në një përballje gjyqësore për një shumë të konsiderueshme financiare në lidhje me pronësinë e agjencisë turistike. Në procesin civil, Dritan Muskurti kërkonte kthimin e një shumë prej 17 milionë lekë të rinj. -

Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, dënohet me burg përjetë Arsen Meskurti
Dënohet me burg për jetë Arsen Meskurti i cili vrau të vëllain dhe kunatën në Tiranë, Dritan dhe Nora Meskurtit.
Muskurti ka deklaruar se vrasjen e ka kryer për shkak të problematikave të vazhdueshme me të vëllanë.
Kujtojmë se ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi pasditen e 30 gushtit në afërsi të Rrugës së Kavajës.
38-vjeçari pas shumë konfliktesh për çështjes pronësie me të vëllanë dhe një shumë prej 17 milionë lekësh që ky i kishte viktimës, shkoi në agjencinë turistike të 44-vjeçarit dhe e vrau bashkë me të shoqen.
-

Gjesti humbi vëllanë në aksident tragjik, Egli ngushëllon familjen e ish-partnerit: Më dhemb zemra…
Egli Tako ka bërë një postim në Facebook, përmes të cilit i dërgon ngushëllime familjes së ish-partnerit të saj, Gjesti, i cili humbi sot në një aksident të rëndë rrugor vëllanë e tij, Elidon Kelemendi.
“Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta. Doja shume te mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja… Më dhemb zemra..
Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi!
Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!”.Gjithashtu lidhur me vdekjen e vëllait të këngëtarit kanë reaguar edhe shumë personazhe të showbiz-it shqiptar: Loredana Brati, Rizarta Hoxha, Rozana Radi, etj.
Përmes Instagramit Radi shpreh ngushëllimet për Gjestin dhe familjen e Gjestit, ndërsa ka postuar në profilin e saj një shirit të zi.
“Kurrë mos të kishte ardhur dita e sotme… si me ngushëllu një nënë e një baba, si me ngullëllu një vëlla e një motër? O Zot, mbaje pranë e jepu forcë ”, ka shkruar Rozana Radi në Instagram.