Fitim Dumani, vëllai i vogël i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, ka treguar për herë të parë se në dijeni në tyre vrasja e vëllait të ish-deputetit socialist të Lezhës, Arben Ndoka, është porositur nga një politikan i madh në Shqipëri, i cili sot është prapa hekurave.
Duke folur ekskluzivisht për emisionin “Ma Shqip”, vëllai i vrasësit me pagesë ka thënë se me zbardhjen e vrasjes së Aleksandër Ndokës, SPAK ka shancin të tregojë veten, se çfarë institucioni është.
“Vrasja… aty do shohim se ku shkon SPAK-u. Është porositur nga dikush që është shumë i madh këtu. E ke në burg”, tha Fitim Dumani. Vëllai i vogël i Nuredinit tregoi për gazetarin Vezaj se dhe atij vetë i është hequr mbrojtja nga shteti.
Fitim Dumani: Edhe këtë Durim Bamin, që e ngatërrojnë, i bien më qafë kot.
Flamur Vezaj: Për cilin rast?
Fitim Dumani: Për vrasjen e vëllait të atij…
Flamur Vezaj: Po përse nuk e ka bërë Durim Bami vrasjen e Ndokës?!
Fitim Dumani: Sa ke lidhje ti, ka edhe ai.
Flamur Vezaj: Po kush e ka bërë, ke informacion? E ka thënë Nuredin Dumani se kush?
Fitim Dumani: S’ka lidhje Nuredini aty, ka lidhje dikush tjetër.
Flamur Vezaj: Kush? Të Fushë Krujës apo të Shkodrës?
Fitim Dumani: Jo, jo jo s’kanë lidhje fare as ata andej. Vrasja… aty do shohim se ku shkon SPAK-u. Është porositur nga dikush që është shumë i madh këtu. E ke në burg.
Tre vite më parë, në 2 Qershor 2022, gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një dëshmi tronditëse të Nuredin Dumanit. Ai tha në emisionin “Opinion” se sipas Dumanit, Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputetit të PS.
Ngjarja për të cilën flet gazetari dhe e dëshmuar nga Nuredin Dumani para SPAK, lidhet me ekzekutimin mafioz në derën e shtëpisë së Aleksandër Ndokës, vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka. Ngjarja dhe sot e kësaj dite është pa autor.
“Një nga tre politikanët më të rëndësishëm që janë sot, gjatë një fushate ka porositur një vrasje. Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2017, pas fushatës elektorale. Konflikti ka nisur gjatë fushatës në Qarkun e Lezhës, gjatë kohës që bëheshin takime. Pas fushatës ka ndodhur vrasja e një përfaqësues i mazhorancës. Është vrasje pa autor.
Sipas Dumanit, kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm. Është vrarë vëllai i një deputeti të mazhorancës. Këto janë gjëra që duhen verifikuar. Sipas Dumanit, Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti në Lezhës.
Nuredini thotë se me personat që janë marrë me ngjarjen unë kam pasur njohje. Ai ka dhënë dëshmi. Puna është si do verifikohet. Kjo është shumë e rëndë po të ketë ndodhur. Por fakt është që Sandër Ndoka është vrarë në derën e shtëpisë”, u shpreh Artan Hoxha në Opinion.
Tag: vëllait
-

Fitim Dumani: Vrasja e vëllait të ish-deputetit socialist u porosit nga një politikan i madh, sot është në burg!
-

Tritoli tek hoteli i vëllait të ish-kryebashkiakut Dako/ Lënda u gjet në një vazo lulesh
Policia e Durrësit ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me sasinë e tritolit të gjetur në hotelin në pronësi të vëllait të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
Sipas uniformave blu, lënda plasëse është gjetur në një nga vazot e luleve në hotel, ndërsa thekson se objekti aktualisht është jashtë funksioni.
“Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”- njofton policia. -

Tritol në hotelin e vëllait të Vangjush Dakos në Durrës, panik mes turistëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, pranë një hoteli të vëllait të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
Raportohet se një sasi tritoli është vendosur brenda një çante të dyshimtë, e cila është lënë pranë hyrjes së hotelit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ndodhen në zonë.
Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth.
Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por ngjarja ka krijuar kaos dhe frikë në një zonë turistike tejet të frekuentuar në këtë periudhë të verës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e vendosjes së eksplozivit.
-

Tritol hotelit “Pameba” të vëllait të Vangjush Dakos në Durrës, panikosen turistët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit tek hotel “Pameba” i vëllait të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
Raportohet se një sasi tritoli është vendosur brenda një çante të dyshimtë, e cila është lënë pranë hyrjes së hotelit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ndodhen në zonë.
Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth.
Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e vendosjes së eksplozivit. -

MotoGP/ Në Spanjë fiton Aleks, Mark i dyti, Bastianini në podium
Aleks Markez, fitoi Çmimin e Madh në MotoGP-së së Katalonjës, duke i mohuar vëllait të tij, Mark-ut, mundësinë për t’u bërë kampion në vitin 2025 e shtyrë në GP-në e radhës në Mizano.
Duke filluar nga pozicioni i parë në Montmelo, ishte anëtari më i ri i familjes ai që festoi pasi u kalua nga Mark Markez, por që nga xhiroja e katërt e tutje, piloti i Gresini-t zuri vendin qendror, duke mos i lënë vëllait të tij asnjë shans.
Pas dy spanjollëve, Italia zuri vendin qendror, me një Enea Bastianini të shkëlqyer në Tech3 KTM që mori podiumin përpara ekipit të fabrikës së Pedro Acosta-s. Francesco Bagnaia pati gjithashtu një performancë të mirë, duke përfunduar i shtati nga vendi i 21-të në start.
Vazhdo leximin
-

Vuan nga leuçemia, Fondacioni Firdeus merr përsipër kurimin e vëllait të dy motrave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë
Fondacioni Firdeus ka marrë përsipër kurimin e vëllait të dy motrave që humbën jetën në aksident në Sarandë, i cili vuan nga leuçemia.
Kreu i Fondacionit, Elvis Naçi ka përcjellë lajmin se do të jetë “Firdeus” ai që do të marrë përsipër kurimin e 10 vjeçarit, vëllait të dy motrave të ndjera.
“Shprehim ngushellime per humbjen e dy vajzave. Per vellain e vogel Fondacioni merr persiper kurimin e tij. Kjo ngjarje me humbje kaq te madhe na preku te gjitheve pasi motrat po shkonin tek vellai i tyre per vizite.
Nga mediat u njohem se vellai i tyre vuan nga leucemia dhe i derguam lajmin familjes se do te jemi ne krah te tyre per sherimin e djalit te vogel sa me shpejte qe te jete e mundur . Zoti ua lehtesofte kete dhimbje kaq te madhe”-shkruan Elvisi në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.Top Channel
-

Furgoni i Burgjeve “tradhton” Veliajn, ja si u kap
“Eri jam. Më merr çikë në Whatsapp tek ky numri”. Thirrja telefonike e bërë në numrin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, pasditen e 11 marsit, që ishte ndërkohë nën përgjim, ka ngjallur kureshtjen e hetuesve të SPAK.
Gati dhjetë minuta me herët, e njëjta kërkesë ishte bërë në numrin telefonik të vëllait të kryebashkiakut Veliaj.
Hetimi i mëtejshëm zbuloi se telefonuesi ishte kryebashkiaku Veliaj dhe se telefoni i përkiste efektivit të Policisë së Burgjeve, që ishte në autoburg bashkë me të, gjatë shoqërimit nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatë dhe anasjelltas. Përdorimi i telefonit të gardianit për 12 thirrje hyrëse e dalës i shtoi akuzën e “futjes së sendeve të ndaluara në burg” Veliajt, e po ashtu vuri nën përgjegjësi penale për të njëjtën akuzë edhe efektivin Fatjon Baci.
Në deklarimet e tij në SPAK, efektivi ka zbardhur edhe përmbajtjen e bisedave mes Veliajt e vëllait dhe bashkëshortes.
“Erioni më tha, a mund t’i bëja një nder, se donte të merrte vëllain e tij në telefon, pasi ndihej keq. Unë në atë moment kam qenë i prerë dhe ja dhashë telefonin”, ka treguar Baci. Sipas tij, bisedën e parë kryebashkiaku e kishte bërë me vëllain e mandej me të shoqen.
E njëjta kërkesë i ishte bërë nga kryebashkiaku edhe të nesërmen dhe ua kishte dhënë telefonin, nisur nga frika që kishte për shkak të pushtetit dhe personit që përfaqësonte. Në bisedat me familjarët, sipas tij, Veliaj kishte shprehur pakënaqësi për shtyrjen e vendimit. “Kur më ktheu telefonin, ka treguar gardiani, nuk më tha asgjë. As faleminderit”, ka deklaruar gardiani.
Ndërsa për ditën e tretë, pas konfirmimit të “arrestit në burg”, në bisedën e radhës, sipas gardianin, Veliaj i ka thënë të vëllait “S’kam ça të them, e kanë personale me mua”.
Në bisedat vijuese, gardiani ka dëgjuar Veliajn t’i thotë familjarëve si plan për shpëtimin nga burgu kandidimin e tij për deputet, siç kishin bërë edhe kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peçi apo një me mbiemër Malaj për t’i shpëtuar SPAK-ut.
“Po ashtu, është shprehur gardiani, gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut”.
Të mërkurën Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij u morën të pandehur nga SPAK për 4 vepra penale secili, ndërsa për të njëjtën çështje janë marrë të pandehur gati 30 vetë në total, persona fizikë dhe juridikë. -

Dalin detajet sesi Erion Veliaj u përgjua në furgonin e Policisë së Burgjeve
“Eri jam. Më merr çikë në Whatsapp tek ky numri”. Thirrja telefonike e bërë në numrin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, pasditen e 11 marsit, që ishte ndërkohë nën përgjim, ka ngjallur kureshtjen e hetuesve të SPAK. Gati 10 minuta me herët, e njëjta kërkesë ishte bërë në numrin telefonik të vëllait të kryebashkiakut Veliaj.
Hetimi i mëtejshëm zbuloi se telefonuesi ishte kryebashkiaku Veliaj dhe se telefoni i përkiste efektivit të Policisë së Burgjeve, që ishte në autoburg bashkë me të gjatë shoqërimit nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatë dhe anasjelltas. Përdorimi i telefonit të gardianit për 12 thirrje hyrëse dhe dalëse i shtoi akuzën e “futjes së sendeve të ndaluara në burg” Veliajt, e po ashtu vuri nën përgjegjësi penale për të njëjtën akuzë edhe efektivin Fatjon Baci. Në deklarimet e tij në SPAK, efektivi ka zbardhur edhe përmbajtjen e bisedave mes Veliajt e vëllait dhe bashkëshortes.“Erioni më tha, a mund t’i bëja një nder, se donte të merrte vëllain e tij në telefon, pasi ndihej keq. Unë në atë moment kam qenë i prerë dhe ja dhashë telefonin”, ka treguar Baci. Sipas tij, bisedën e parë kryebashkiaku e kishte bërë me vëllain e mandej me të shoqen.
E njëjta kërkesë i ishte bërë nga kryebashkiaku edhe të nesërmen dhe ua kishte dhënë telefonin, nisur nga frika që kishte për shkak të pushtetit dhe personit që përfaqësonte. Në bisedat me familjarët, sipas tij, Veliaj kishte shprehur pakënaqësi për shtyrjen e vendimit. ”Kur më ktheu telefonin, ka treguar gardiani, nuk më tha asgjë. As faleminderit”, ka deklaruar gardiani.
Ndërsa për ditën e tretë, pas konfirmimit të “arrestit në burg”, në bisedën e radhës, sipas gardianin, Veliaj i ka thënë të vëllait “S’kam ça të them, e kanë personale me mua”. Në bisedat vijuese, gardiani ka dëgjuar Veliajn t’i thotë familjarëve si plan për shpëtimin nga burgu kandidimin e tij për deputet, siç kishin bërë edhe kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peçi apo një me mbiemër Malaj për t’i shpëtuar SPAK-ut.
“Po ashtu, është shprehur gardiani, gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut”. Të mërkurën Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij u morën të pandehur nga SPAK për 4 vepra penale secili, ndërsa për të njëjtën çështje janë marrë të pandehur gati 30 vetë në total, persona fizikë dhe juridikë. /A2cnn/ -

Problemi janë kamerat! Zbulohet arsyeja pse CR7 mungoi në funeralin e Diogo Jota dhe vëllait të tij
6 Korrik 2025
14:03
Telesport
Cristiano Ronaldo është në qendër të kritikave në Portugali.
Kapiteni i kombëtares portugeze mungoi në funeralin e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva, gjë që për mediat portugeze është e papranueshme.
Thuhet se Cristiano ka komunikuar me bashkëshorten e ish-lojtarit të Liverpool, Rute Cardozo, ashtu si edhe me prindërit e ish-shokut të tij të skuadrës, uke u dhënë fjalën se do të jetë gjithmonë pranë tyre.
Vendimi për të mos u paraqitur në funeral ishte shokues, por 40-vjeçari e ka një shpjegim. Sipas tij, ai nuk ka dashur ta kthejë ceremoninë në show personal, sepse kamerat do të fokusoheshin vetëm tek ai. -

U dogjën në Lamborghini pas aksident, i jepet sot lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij! Bashkëshortja e futbollistit, zemërthyer në funeral
Të afërm, miq, futbollistë dhe mijëra qytetarë po i japin lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij André në Portugali.
Ylli portugez dhe i vëllai humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së enjtes (3 Korrik) në një aksident tragjik me makinë në Spanjë.
Shërbimi mortor për dy vëllezërit do të mbahet në Gondomar, pak jashtë Portos, vendit të tyre të origjinës.
Tashmë, mijëra njerëz kanë mbërritur duke ndezur qirinj dhe duke lënë lule në kujtim të dy viktimave.
Rute Cardoso, gruaja e Jotës, u shfaq e shkatërruar pak metra larg kishës Igreja Matriz de Gondomar, ku do të mbahet funerali privat.Rute, me të cilën Jota u martua më 22 qershor dhe patën tre fëmijë së bashku, përqafoi të afërmit dhe miqtë, ndërsa disa të pranishëm mbanin lule dhe shalle kombëtare të Portugalisë, duke i bërë homazh vëllezërve.
Ish-trajneri i kombëtares portugeze, Fernando Santos, i cili drejtoi ekipin kombëtar midis viteve 2014 dhe 2022, ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoni.