Tag: vëllait

  • Sheila Haxhiraj rrëfen humbjen e vëllait: Mbeta pa gjysmën time…

    Sheila Haxhiraj rrëfen humbjen e vëllait: Mbeta pa gjysmën time…

    Sheila Haxhiraj ka ndarë një prej rrëfimeve më të ndjeshme të jetës së saj gjatë intervistës në “S’e luan topi” me moderatoren Erjona Rusi, ku foli hapur për largimin nga jeta të vëllait të saj, Henri Haxhiraj. Teksa emisioni preku temën e mbështetjes së Henrit në karrierën e saj muzikore, Sheila nuk i përmbajti dot lotët. Thjesht përmendja e emrit të tij mjaftoi për ta prekur thellë.
    “Gjithmonë më ka përkrahur në mënyrën e tij,” u shpreh ajo. “Më mungon çdo ditë. Mbeta pa gjysmën time, fizikisht… por e di që ai është drita dhe energjia që më mban sot këtu.”
    Artistja tregoi se dhimbja është ende shumë e freskët dhe se pranimi i humbjes ka qenë i jashtëzakonisht i vështirë. Këngëtarja ndaloi edhe te vështirësitë shpirtërore që mund ta vendosin një njeri në situata të pakontrollueshme.
    “Ndonjëherë jeta të çon në rrugë që gabon… Ka gjëra që janë më të forta se vetja dhe nuk i kemi në dorë,” tha ajo, duke shtuar se familja e saj ende kërkon përgjigje për çfarë e shtyu Henrin në një moment aq të errët.
    E pyetur nëse familja kishte vërejtur ndryshime në sjelljen e tij para se të ndodhte ngjarja tragjike, Sheila ishte e prerë:
    “Henri nuk ka treguar kurrë shenja shqetësimi. Nuk ka dashur asnjëherë të na rëndonte me problemet e tij.”
    Sheila rrëfeu edhe çastin më të dhimbshëm: momentin kur e gjeti vëllanë pas aktit fatal.
    “Kam qenë në shtëpi dhe nuk arrita ta shpëtoja… Ai moment është pengu im më i madh. Pse nuk i kushtova më shumë vëmendje? Pse nuk isha unë në vend të tij? Pse Zoti e sfidoi pikërisht atë, fëmijën më të butë?”
    Ajo tha se këto pyetje e shoqërojnë vazhdimisht, edhe pse përgjigje nuk ka. Këngëtarja mohoi kategorikisht lajmet e mediave që pretenduan se Henri vuante nga depresioni.
    “Henri nuk ka pasur depresion. Ajo që ka ndodhur ka qenë një moment i papritur axhitimi. Gjithçka tjetër që është thënë ka qenë abuzim mediatik,” deklaroi ajo.

  • Pas ndarjes nga jeta të vëllait, flet për herë të parë Unikkatil

    Pas ndarjes nga jeta të vëllait, flet për herë të parë Unikkatil

    Reperi i njohur shqiptar, Viktor Paloka, i njohur me emrin artistik Unikkatil, ka publikuar një nga postimet e tij më personale dhe prekëse në rrjetet sociale, duke kujtuar vëllain e tij, Mentor Palokën, i cili ndërroi jetë disa muaj më parë.
    Që nga humbja e papritur, reperi ka qëndruar larg vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, duke preferuar të përballet me dhimbjen dhe mungesën që ndjen në heshtje. Shumë pak informacione janë ndarë mbi ndjenjat e tij pas tragjedisë, duke e bërë këtë postim të sotëm një nga momentet më të rralla ku ai hap zemrën për publikun.
    Në postimin e tij në Instagram, Unikkatil ndan një fotografi ku shfaqet pranë vëllait të tij, shoqëruar me një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm: “Disa plagë nuk shërohen kurrë”. Kjo frazë tregon qartë se dhimbja për humbjen e Mentor Palokës është ende e thellë dhe se koha nuk ka arritur ta zbusë mungesën që ka lënë vdekja e tij.

    Fansat dhe ndjekësit reaguan menjëherë me mesazhe mbështetëse, duke e falënderuar për ndarjen e ndjenjave dhe duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta. Postimi i Unikkatil rikujton se edhe personazhet publik përjetojnë dhimbje të thella dhe se humbja e një të dashuri është një përvojë universale, përtej famës dhe suksesit.

  • Dhunoi vëllanë dhe i theu dritaren e banesës, ndalohet 44-vjeçari në Sarandë

    Dhunoi vëllanë dhe i theu dritaren e banesës, ndalohet 44-vjeçari në Sarandë

    Një 44-vjeçar është ndaluar në Sarandë, pasi ushtoi dhunë dhe theu dritaren e vëllait të tij.

    Sipas uniformave blu, shtetasi ,e iniciale E.K., ka ushtruar dhunën psikologjike dhe fizike në mënyrë të përsëritur ndaj shtetasit me iniciale K.K.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan me iniciativë shtetasin E. K., 44 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi më datë 03.12.2025, dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit K. K., 51 vjeç, si dhe i ka thyer dritaren e banesës.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • “Mami im u vra për 20 mijë euro”/ Ekzekutimi i Elvis dhe Fatmira Dedës, dëshmia shokuese e vajzës: Nuk jam e interesuar

    “Mami im u vra për 20 mijë euro”/ Ekzekutimi i Elvis dhe Fatmira Dedës, dëshmia shokuese e vajzës: Nuk jam e interesuar

    Për vrasjen e Elvis Dedës dhe një vit më vonë e Fatmira Dedës, dëshmon tek gjyqi i Plumbit të Artë, e bija e Fatmirës Dedës. Sipas dëshmisë së siguruar, vajza ka dëshmuar se nuk i di rrethanat e vrasjes së vëllait dhe nënës së saj.
    M. Habili: Unë kam lindur dhe jam rritur në Kavajë, më pas im vëlla se di për çfarë arsye dhe rrethanash u zhvendos në Durrës.
    -Çfarë biznesi kishte vëllai juaj?
    M. Habili: Unë se di me çfarë biznesi është marrë vëllai im, nuk e di çfarë ka bërë ai më tepër, ai është larguar jashtë, e kam takuar në 1997, ka qenë në emigracion. Fillimisht di që ka ikur në Itali më pas në Holandë dhe në Belgjikë. Në 2008 kam kuptuar që ai ka ardhur në Shqipëri. Kam qenë në punë, më kanë marrë një telefon dhe më thonë shiko se “Lozhja”. Pas ngjarjes unë kam ikur në Gjermani, sepse nuk e pranoja dot ngjarjen.
    Unë kur isha në Gjermani, kur kam folur më mamin dhe i kam thënë që jam me ty, por nuk ndihem mirë për ta ndihmuar. Sepse unë nuk njihja as njerëzit. Përsëri e kam marrë vesh nga televizori se mami ishte vrarë në 2013. Në 97 kam shkëputur të gjitha marrëdhëniet më vëllain. Familjarët e mi nuk e meritonin këtë fund.
    Vëllai ka qenë shumë i lidhur me mamin. Pas vrasjes së vëllait nuk kam pasur shumë komunikim me mamin, pasi i dhashë kohë vetes time për të kuptuar çfarë kishte ndodhur. Mamin tim e ekzekutuan për ca para. Mami im është vrarë për 20 mijë euro e kam dëgjuar në media. Besnik Dedja është daja i “Lozhes”, i vëllait tim, pasi ai me ato ka pasur më shumë marrëdhënie, pasi më mua s’kishte asnjë marëdhënie.
    Në 2014 kam takuar zotin Festim Qoli, për pasurinë e vëllait tim. Ai më ka kërkuar shitjen e disa aksioneve të një objekti, të një biznesi. Nga shitja vlera ka qenë 45 mijë euro. Unë thjesht kam firmosur. Nuk kam folur shumë gjëra me Festim Qolin, ai më ka bërë ndarjen e pasurisë me mamin. Unë se kisha idenë e asaj gjësë. Besnik Dede më ka ardhur në shtëpi më kanë kërkuar firmën që ata të ndjekin të gjitha pronat, që i kishte mami im dhe vëllai im.
    Besnik Dedja (daja) nuk më ka treguar se Festim Qoli ishte i dyshuar për vrasjen e vëllait tim. Nga mami im kam trashëguar vetëm një apartament, të cilin e kam shitur dhe kam blerë një tjetër banesë. Nuk kam qenë kurrë tek apartamenti ku ka jetuar mami. Unë ja lash në dorë drejtësisë, nuk jam interesuar për vrasjen e vëllait dhe mamit. Nuk kam jetuar me mamin dhe as me anëtarë të familjes së mamit. Unë s’kam jetuar me mamin as me vëllanë. Ata ikën nga Kavaja shkuan në Durrës.

  • Ekzekutimi i Elvis dhe Fatmira Dedës, vajza dëshmon në gjyq: Mami im u vra për 20 mijë euro

    Ekzekutimi i Elvis dhe Fatmira Dedës, vajza dëshmon në gjyq: Mami im u vra për 20 mijë euro

    Për vrasjen e Elvis Dedës dhe një vite më vonë e Fatmira Dedës, dëshmon tek gjyqi i Plumbit të Artë, e bija e Fatmirës Dedës 
    Sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, vajza ka dëshmuar se nuk i di rrethanat e vrasjes së vëllait dhe nënës së saj. 
    M. Habili: Unë kam lindur dhe rritur në Kavajë, më pas imvella se di për cfarë arsye dhe rrethanash ai u zhvendos në Durrës. 
    -Çfarë biznesi kishte vëllai juaj? 
    M. Habili: Unë se di me çfarë biznesi është bërë vëllai im, nuk e di çfarë ka bërë ai më tepër, ai është larguar jashtë e kam takuar në 1997 ka qenë në emigracion. Fillimisht di që ka ikur në Itali më pas në Holandë dhe në Belgjikë. Në 2008 kam kuptuar që ai ka ardhur në Shqipëri. Kam qenë në punë, më kanë marrë një telefon  dhe më thonë shiko se “Lozhja”. Pas ngjarjes unë kam ikur në Gjermani, sepse nuk e pranoja dot ngjarjen.
    Unë kur isha në gjermani, kur kam folur më mamin dhe i kam thënë që jam me ty, por nuk ndihem mirë për ta ndihmuar. Sepse une nuk njihja as njerzit. Përsëri e kam marrë vesh nga televizori se mami ishtë vrarë në 2013. Në 97 kam shkëputur të gjitha mardhëniet më vëllain. Familjarët e mi nuk e meritonin këtë fund. 
    Vëllai ka qënë shumë i lidhur me mamin. Pas vrasjes së vëllait nuk kam pasur shumë komunikim me mamin, pasi i dhashë kohë vetes time për të kuptuar cfarë kishte ndodhur. Mamin tim e ekzekutuan për ca para. Mami im është vrarë për 20 mijë euro e kam dëgjuar në media. Besnik Dedja është daja i lozhes, i vëllait tim, pasi ai me ato ka pasur më shumë marrdhënie me atë pasi më mua skishte asnjë mardhnje. 
    Në 2014 kam takuar zotin Festim Qoli, për pasurinë e vëllait tim. Ai më ka kërkuar shitjen e disa aksioneve të një objekti, të një biznesi. Nga shitja vlera ka qenë 45 mijë euro. Unë thjesht kam firmosur.  Nuk kam folur shumë gjëra me Festim Qolin, ai më ka bërë ndarjen e pasurisë me mamin. Unë se kisha idenë e asaj gjësë. Besnik Dede më ka ardhur në shtëpi më kanë kërkuar firmën që ata të ndjekin të gjitha pronat, që i kishte mami im dhe vëllai im. 
    Besnik Dedja (daja) nuk më ka treguar se Festim Qoli ishte i dyshuar për vrasjen e vëllait tim. Nga mami im kam trashëguar vetëm një apartament, të cilin e kam shitur dhe kam blerë një tjetër banesë. Nuk kam qenë kurrë tek apartamenti ku ka jetuar mami. Unë ja lash në dorë drejtësisë nuk jam interesuar për vrasjen e vëllait dhe mamit. Nuk kam jetuar me mamin dhe as me anëtarë të familjes së mamit. Unë s’kam jetuar me mamin as me vëllanë. Ata ikën nga Kavaja shkuan në Durrës. 
     
  • “Nuk jam e interesuar për vrasjen e tyre”/ Ekzekutimi i Elvis dhe Fatmira Dedës, vajza dëshmon në gjyq: Mami im u vra për 20 mijë euro

    “Nuk jam e interesuar për vrasjen e tyre”/ Ekzekutimi i Elvis dhe Fatmira Dedës, vajza dëshmon në gjyq: Mami im u vra për 20 mijë euro

    Për vrasjen e Elvis Dedës dhe një vite më vonë e Fatmira Dedës, dëshmon tek gjyqi i Plumbit të Artë, e bija e Fatmirës Dedës

    Sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, vajza ka dëshmuar se nuk i di rrethanat e vrasjes së vëllait dhe nënës së saj.
    M. Habili: Unë kam lindur dhe rritur në Kavajë, më pas im vella se di për cfarë arsye dhe rrethanash ai u zhvendos në Durrës.
    -Çfarë biznesi kishte vëllai juaj?
    M. Habili: Unë se di me çfarë biznesi është bërë vëllai im, nuk e di çfarë ka bërë ai më tepër, ai është larguar jashtë e kam takuar në 1997 ka qenë në emigracion. Fillimisht di që ka ikur në Itali më pas në Holandë dhe në Belgjikë. Në 2008 kam kuptuar që ai ka ardhur në Shqipëri. Kam qenë në punë, më kanë marrë një telefon  dhe më thonë shiko se “Lozhja”. Pas ngjarjes unë kam ikur në Gjermani, sepse nuk e pranoja dot ngjarjen.
    Unë kur isha në gjermani, kur kam folur më mamin dhe i kam thënë që jam me ty, por nuk ndihem mirë për ta ndihmuar. Sepse une nuk njihja as njerzit. Përsëri e kam marrë vesh nga televizori se mami ishtë vrarë në 2013. Në 97 kam shkëputur të gjitha mardhëniet më vëllain. Familjarët e mi nuk e meritonin këtë fund.
    Vëllai ka qënë shumë i lidhur me mamin. Pas vrasjes së vëllait nuk kam pasur shumë komunikim me mamin, pasi i dhashë kohë vetes time për të kuptuar cfarë kishte ndodhur. Mamin tim e ekzekutuan për ca para. Mami im është vrarë për 20 mijë euro e kam dëgjuar në media. Besnik Dedja është daja i lozhes, i vëllait tim, pasi ai me ato ka pasur më shumë marrdhënie me atë pasi më mua skishte asnjë mardhnje.
    Në 2014 kam takuar zotin Festim Qoli, për pasurinë e vëllait tim. Ai më ka kërkuar shitjen e disa aksioneve të një objekti, të një biznesi. Nga shitja vlera ka qenë 45 mijë euro. Unë thjesht kam firmosur.  Nuk kam folur shumë gjëra me Festim Qolin, ai më ka bërë ndarjen e pasurisë me mamin. Unë se kisha idenë e asaj gjësë. Besnik Dede më ka ardhur në shtëpi më kanë kërkuar firmën që ata të ndjekin të gjitha pronat, që i kishte mami im dhe vëllai im.
    Besnik Dedja (daja) nuk më ka treguar se Festim Qoli ishte i dyshuar për vrasjen e vëllait tim. Nga mami im kam trashëguar vetëm një apartament, të cilin e kam shitur dhe kam blerë një tjetër banesë. Nuk kam qenë kurrë tek apartamenti ku ka jetuar mami. Unë ja lash në dorë drejtësisë nuk jam interesuar për vrasjen e vëllait dhe mamit. Nuk kam jetuar me mamin dhe as me anëtarë të familjes së mamit. Unë s’kam jetuar me mamin as me vëllanë. Ata ikën nga Kavaja shkuan në Durrës.

    Top Channel

  • PD: Gramoz Sako, kandidati i PS për Tepelenën ka marrë 1.8 mln euro tendera nga kjo bashki

    PD: Gramoz Sako, kandidati i PS për Tepelenën ka marrë 1.8 mln euro tendera nga kjo bashki

    Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se Gramoz Sako, përmes kompanisë “2 T”, të regjistruar në emër të të vëllait Artan Sako, ka përfituar 1.8 milionë euro tendera nga Bashkia e Tepelenës, ku ai kandidon nën siglën e PS-së për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 Nëntorit.
    Bëhet fjalë për projektet e ujësjellësit në Salari, Nivicë, Rexhinë dhe Peshtan, ku sipas demokratëve, sërish banorët kanë denoncuar mosfunksionomin e ujësjellësave dhe mungesën e ujit.
    Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë nga selia blu tha se në total, kompania “2 T” e vëllait të Gramoz Sakos ka përfituar rreth 103 milionë euro nga kontratat publike.
    “Këto fakte janë prova të qarta të abuzimit me fondet publike dhe kërkojnë ndërhyrjen urgjente të SPAK-ut për hetimin e plotë të tenderave të dyshimtë të zhvilluar nga Bashkia Tepelenë. Është e qartë se kandidati i Partisë Socialiste do të ketë prioritet tenderat për kompaninë e vëllait, dhe jo mirëqenien e qytetarëve të Tepelenës.” – tha Vangjeli.
    Gramoz Sako ka një karrierë të gjatë në fushën ushtarake, teksa ka qenë për 11 vite edhe kreu i Gardës së Republikës, që prej vitit 2013, deri në shkurt të vitit 2024. Ndërkohë, kompania “2 T” në pronësi të Artan Sakos, vëllait të Gramoz Sakos, njihet si një prej “gllabëruesve” më të mëdhaja të parave publike, përmes tendereve.
    Gjithashtu, PD denoncoi edhe një rast të pastër të konfliktit të interesit në Bashkinë e Tepelenës, ku një drejtoreshë ka përfituar tender nga institucioni ku ajo bën pjesë, përmes kompanisë së bashkëshortit.
    Bëhet fjalë për Arta Shaha, e cila ka mbajtur detyrën e Drejtorit Ekzekutiv për aktivitetet kulturore pranë Bashkisë së Tepelenës, ndërsa kompania e bashkëshortit të saj, Çelik Shaha,  ka përfituar fonde publike të prokuruara nga Bashkia Tepelenë për projekte kulturore e të tjera, në një vlerë prej të paktën 154 mijë euro.
    Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
    Bashkia Tepelenë, e drejtuar nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, ka treguar se nuk ka pasur asnjëherë në qendër të vëmendjes mirëqenien e qytetarëve, por përvetësimin e fondeve publike në xhepat e drejtuesve vendorë.
    Me bekimin e kryetarit të bashkisë, Tërmet Peçi, pas Lorenc Bamit, drejtori i radhës që është kujdesur që taksat e tepelenasve të përfundojnë në xhepat e familjarëve është Arta Shaha, e cila ka mbajtur detyrën e Drejtorit Ekzekutiv për aktivitetet kulturore pranë kësaj bashkie.
    Sipas të dhënave zyrtare të Spending Data, bashkëshorti i saj, Çelik Shaha, në konflikt të qartë interesi, ka përfituar fonde publike të prokuruara nga Bashkia Tepelenë për projekte kulturore e të tjera, në një vlerë prej të paktën 154 mijë euro.
    Pavarësisht këtyre aferave, Partia Socialiste ka vendosur të kandidojë për këtë bashki një tjetër emër të denoncuar më parë nga opozita, ish-komandantin e Gardës së Republikës, Gramos Sako.
    Dosja e tij në procesin e vetingut ngre dyshime serioze mbi standardet e përzgjedhjes dhe filtrat moralë që duhet të kenë kandidatët për poste publike.
    Në lidhje me fondet publike, kompania ‘2T shpk’, në pronësi të vëllait të Gramos Sakos, rezulton sipas Spending Data të ketë përfituar rreth 103 milionë euro nga kontratat publike.
    Vetëm nga Bashkia Tepelenë, kjo kompani ka përfituar 1.8 milionë euro për projektet e ujësjellësit në Salari, Nivicë, Rexhinë dhe Peshtan.
    Megjithë pagesat e kryera, banorët e zonës denoncojnë mungesën e ujit në Salari dhe Rexhinë, ndërsa në Peshtan ujësjellësi nuk funksionon prej 5 vitesh.
    Këto fakte janë prova të qarta të abuzimit me fondet publike dhe kërkojnë ndërhyrjen urgjente të SPAK-ut për hetimin e plotë të tenderave të dyshimtë të zhvilluar nga Bashkia Tepelenë.
    Është e qartë se kandidati i Partisë Socialiste do të ketë prioritet tenderat për kompaninë e vëllait, dhe jo mirëqenien e qytetarëve të Tepelenës.
    Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve të mos pranojnë më klientelizmin, korrupsionin dhe investimet fiktive, por të zgjedhin ndryshimin që sjell transparencë, ndershmëri dhe zhvillim të vërtetë.
    Më 9 Nëntor, voto Gabriel Guma, voto për ndryshimin që i shërben qytetarëve të Tepelenës!

  • Pas humbjes së vëllait, Xheneta flet me lot në sy për gjendjen e Gjestit

    Pas humbjes së vëllait, Xheneta flet me lot në sy për gjendjen e Gjestit

    Showbiz E Shtunë, 18 Tetor 2025 11:43
    Në promon e episodit të radhës të emisionit “S’e luan topi”, Xheneta Fetahu është dëgjuar të flasë me shumë ndjeshmëri për ish-partnerin e saj, Gjestin, pas humbjes së vëllait të tij, Eldion Kelmendi, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.
    “Të të them unë ty që zemra ime është në copa të thyera, nuk do ta besosh… Ai Gjesti harmonik, ai Gjesti me gjithë atë energji pozitive, që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhembi shumë zemra,” – shprehet ajo me lot në sy në fragmentin e publikuar.

    Xheneta ishte e pranishme edhe në varrimin e Eldionit, duke treguar mbështetje për Gjestin në një moment të vështirë.

    Pas ngjarjes, ajo bëri apel publik që njerëzit të mos shpërndajnë pamje nga ceremonia, duke kërkuar respekt dhe mëshirë për dhimbjen e familjes.

  • “Me këtë që ke bërë, duhet të largohesh”, Berisha tregon si e largoi Rusmalin si ministër Drejtësie: Isha jashtë vendit kur ky shkarkoi Drejtorin që i kishte bërë regjistrim të vëllait

    “Me këtë që ke bërë, duhet të largohesh”, Berisha tregon si e largoi Rusmalin si ministër Drejtësie: Isha jashtë vendit kur ky shkarkoi Drejtorin që i kishte bërë regjistrim të vëllait

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha i është rikthyer sërish sulmeve ndaj ish-bashkëpunëtorit dhe ish-ministrit të tij të Drejtësisë, Ilir Rusmali, sot këshilltar i Presidentit Bajram Begaj.

    Duke folur në një konferencë për shtyp, Berisha tha se e ka shkarkuar Rusmalin në vitin 2006 pas përfshirjes së vëllait të tij në një aferë korruptive për një tender në Drejtorinë e Burgjeve.
    Deklarata e Berishës:
    Ilir Rusmali është shkarkuar nga Sali Berisha për korrupsion.
    Ngjarja ka qenë, drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Dashamir Maçi, kishte hapur një tender.
    I vëllai i ministrit i shkon drejtorit dhe i kërkon tenderin.
    Nuk ishin standardet e Edi Ramës, as të Lubisë, ishin standardet e Sali Berishës.
    Ai thotë, ik tani dhe mos u duk këtu se nuk ke punë ti, je vëllai i ministrit, nuk mund të vish këtu për tenderin.
    I vëllai i ministrit e kërcënon drejtorin e përgjithshëm se do pësosh këtë dhe atë.
    Mençurisht ai e regjistron. Mençurisht Dashamir Maçi e regjistroi kërcënimin dhe e solli në zyrë tek unë.
    Ilir Rusmali, në vend që të kritikonte vëllain dhe të mbante qëndrim ndaj vëllait, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, shkarkon drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, në një kohë kur nuk ishte nomenklaturë e tij, ishte e kryeministrit ose e këshillit të ministrave. Ministria kishte vetëm propozimin.
    I them, se më duhej të nisesha jashtë, sapo të kthehem do e trajtoj.
    Vij unë këtu, ky kishte bërë shkarkimin.
    Në qoftë se ishte për të qëndruar ndaj korrupsionit, ministri duhej të lavdëronte drejtorin për qëndrimin që mbajti ndaj vëllait të tij, që i tha jo nuk ke punë ti këtu me tenderin.
    Por ministri mbajti anën e vëllait, çka do të thotë se mund të kishte interesa, dhe shkarkoi drejtorin.
    Dhe unë shkarkova ministrin.
    Absolutisht. I thashë, me këtë që ke bërë, duhet të largohesh.
    Do bëhej largimi, shkoi në zyrë dhe solli një shkresë dorëheqje dhe kjo është gjithë puna.
    Por historia është kjo.
    Po ta lëmë këtë histori.
    Ky, personi që i referohet Edi Rama, e di si është ky?
    Ky është këshilltar i presidentit, të cilin ligji nuk e lejon të kryejë asnjë detyrë tjetër, shkon dhe merr detyrën e kryetarit të KAS-it, një pagesë tjetër si shërbëtor i Edi Ramës.
    Ja, ky është juristi, ky është stafi.
    Po këta janë njëlloj të gjithë.
    Prandaj gjejnë njëri-tjetrin.
    Ata duhet të respektojnë Kushtetutën, sepse avoketërit e Erion Veliajt, me sa di unë, dekretin e Bajram Begajt e kanë çuar në Gjykatë Kushtetuese përsëri. Është një e drejtë e tyre.
    Dhe sigurisht çdo jurist nuk mund të bëhen as Rusmalë, as Bajram, as Edi Ramë, duhet t’i qëndrojnë ligjit.
    Ligji kërkon që të pritet vendimi i gjykatës.
    Kjo është e gjitha.

    Top Channel

  • “Isha jashtë vendit kur…”, Berisha tregon si e largoi Rusmalin si ministër: Shkarkoi Drejtorin që i kishte bërë regjistrim të vëllait

    “Isha jashtë vendit kur…”, Berisha tregon si e largoi Rusmalin si ministër: Shkarkoi Drejtorin që i kishte bërë regjistrim të vëllait