Tag: vëllain

  • EMRI/ Identifikohet edhe personi i dytë në Orosh, i ndjekur nga Antiterrori! Policia dërgon për negociata vëllain e 24-vjeçarit

    EMRI/ Identifikohet edhe personi i dytë në Orosh, i ndjekur nga Antiterrori! Policia dërgon për negociata vëllain e 24-vjeçarit

    vendngjarje

    PUKË- Arben Uka është personi tjetër që ndodhet në banesën e rrethuar që prej mëngjesit të sotëm në fshatin Orosh, Pukë. Bëhet me dije se Uka ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori. Ai ndodhet së bashku me 24-vjeçari Julian Cumraku, të cilët dyshohet se ndodhet të ngujuar në atë banesë prej gati 1 muaji. Sipas informacioneve paraprake, të dy personat kanë qenë më parë në Siri, ndërsa njëri prej tyre është dëgjuar të thërrasë ‘Allahu Ekber’.
    Operacioni i policisë dhe RENEA-s po vijon prej 5 orësh, teksa mësohet se efektivët kanë shoqëruar drejt banesës ku janë të ngujuar dy personat vëllain e 24-vjeçarit Julian Çumrakut, me qëllim negocimin. Burime bëjnë me dije se në fshatin Orosh ka mbërritur edhe një tjetër skuadër e specializuar e Reneas. Mësohet se efektivët vazhdimisht u kanë bërë thirrje që të vetëdorëzohen, por të armatosurit i kanë kërcënuar se do të hapin zjarr./ZËRI

  • Ish-Mbreti i Spanjës zbulon pas 70 vitesh se ka vrarë vëllain e tij

    Ish-Mbreti i Spanjës zbulon pas 70 vitesh se ka vrarë vëllain e tij

    Ish-mbreti në ekzil i Spanjës, Juan Carlos I, ka zbuluar për herë të parë se si ka vrarë vëllain e tij më të vogël kur ishin adoleshentë. Ish-monarku, i cili tani jeton në Dubai, ka botuar këtë javë kujtimet e tij me 500 faqe, në të cilat shkruan për vdekjen e Alfonsos pothuajse 70 vjet më parë.
    Juan Carlos u rrëfen lexuesve se për dekada “nuk më pëlqente të flisja për këtë, dhe kjo është hera e parë që e bëj”.
    Në librin, i cili është botuar në Francë me titullin “Juan Carlos I d’Espagne: Réconciliation”, 87-vjeçari kërkon të pajtohet me djalin e tij, Mbretin Felipe VI të Spanjës, dhe të përballet me kujtimet e dhimbshme nga e kaluara.
    Ai tregon incidentin traumatizues që ndodhi në fëmijërinë e tij, kur vëllezërit po “luanin” me një pistoletë në shtëpinë e familjes në Portugali, në vitin 1956. “Nuk do ta marrë veten kurrë nga kjo tragjedi. Rëndësia e saj do të më shoqërojë përgjithmonë”, shkruan Juan Carlos.
    Episodi është rrëfyer në një kapitull prej vetëm dy faqesh me titull “Tragjedia”, ku ish-mbreti shpjegon se karikatori i pistoletës ishte hequr, ndaj ai kishte menduar se ajo nuk përbënte rrezik.
    “E kishim hequr karikatorin. Nuk kishim asnjë ide që kishte mbetur një plumb në tytë. Një e shtënë u dëgjua në ajër, plumbi u përplas dhe goditi vëllain tim drejt e në ballë. Ai vdiq në krahët e babait tonë”, shkruan ai.
    Në atë kohë, nuk u hap asnjë hetim gjyqësor për rrethanat e aksidentit me armë zjarri.
    Juan Carlos, atëherë 18 vjeç, dhe Alfonso, 14 vjeç, po luanin me një pistoletë automatike Star Bonifacio Echeverria, që i përkiste vëllait më të vogël.Pasi ishin vetëm në dhomë, gjithmonë ka mbetur e paqartë se si u vra Alfonso.
    Njëra nga rrobaqepëset e princeshës María de las Mercedes ka pohuar në atë kohë se Juan Carlos e kishte drejtuar pistoletën drejt Alfonsos dhe kishte qëlluar pa e ditur që ajo ishte e mbushur.
    Por burime të tjera kanë thënë se plumbi kishte rënë pas një përplasjeje ose se dera kishte goditur krahun e ish-mbretit, duke bërë që ai ta qëllonte vëllain pa dashje.
    Një tjetër histori thotë se Juan Carlos, i cili ishte kthyer në shtëpi për Pashkë nga shkolla e tij ushtarake e rreptë, po pastronte një revole që ia kishte dhuruar Francisco Franco kur qëlloi vëllain e tij.

  • “Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

    “Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

    Në orët e para të 22 tetorit, një debat në dukje banal për një kafe përfundoi tragjikisht me vrasjen e dy personave.
    33-vjeçari Flori Paluçi vrau me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti në Manëz. Edhe Paluçi mbeti i vdekur, pasi u qëllua nga 21-vjeçari Daniel Pepa. Në një intervistë televizive, ka folur për herë të parë motra e Arianit Kurtit.
    Flutura Gjimi ka treguar se si e mori vesh ngjarjen e kobshme, teksa shtoi se nuk e beson se vrasja ka ndodhur për një kafe.
    “Lajmin e mora në mënyrën më të keqe. Atë ditë isha në gjumë dhe dëgjova vjehrrën që fliste në telefon. Dola e pyeta se çfarë ka ndodhur. Ajo tha nuk ka gjë. Kam marrë telefonin dhe telefonova vëllain por ai nuk u përgjigj. Kur mora dikë tjetër ta pyesja a dinte gjë, më tha ‘vëllai yt ka vdekur’.
    Kam lënë telefonin dhe më ka veshur vjehrra. Kam dalë në Manzë kërkoja vëllain. Më morën në telefon pastaj dhe më thanë ‘Mos e këkron më se ka vdekur’. Aty kam rënë dhe nuk di çfarë u bë. Më pas ka ardhur bashkëshorti im, i cili kishte shkuar e kishte parë. Më pas vëllai im ka shkuar në vendngjarje dhe ai nuk e besonte.
    Shkoi në polici dhe ata ia konfirmuan. Nuk e besoj çfarë shteti është ky që të njihen të gjithë dhe ta marrim vesh n këtë mënyrë.
    Kam shkuar te lokali dhe pashë plot me njerëz. Vëllai im rrinte çdo ditë aty dhe nuk ka bërë asnjëherë sherr. Mami dhe babai jetojnë jashtë dhe ata nuk dinin asnjë, kanë ardhur pa e ditur se ai kishte vdekur.
    Është krim që shteti ta dijë se çfarë ka ndodhur dhe të mos të të lajmërojë njeri. Vëllai im vdiq në orën 2 të mëngjesit dhe deri në 8 nuk dinim gjë. Unë bëj fajtor shtetin për këtë. Nuk dimë asnjë detaj mbi hetimet. Nuk e di si Zoti më rruan mendjen.
    Mbështetje kemi patur vetëm infermieret e zonës sepse ishim shumë keq, asnjë person tjetër. Kemi qenë shumë të lidhur. Kur jam martuar unë ai ishte 5 vjeç. Ka ndenjur më shumë me mua. Edhe natën e fundit ishte në shtëpinë time. Netët e tjera e përcillja vetë kur dilte por atë natë nuk e di pse nuk dola. Asnjëherë nuk kam parë gjë të keqe nga ai. E kisha si fëmijën time. Ai ka qenë sypatrembur.
    Herën e fundit kemi bërë shaka, vetëm kemi qeshur. Nuk kam dalë ta përcjell dhe e pyes veten pse nuk dola. Ai ka qenë njeri i qetë, nuk ishte njeri debatesh. Nuk ka patur as konflikte të mëparshme. Njerëzit flisnin të gjithë mirë për të.
    Unë nuk e besoj dot që e gjithë ngjarja ka ndodhur për një kafe. Të gjithë po e përjetojmë shumë keq sepse kemi qenë shumë të lidhur. Ai na bashkonte, na bënte për vete të gjithëve. Shteti na ka shumë borxh të gjithëve. E lanë sikur ai të ishte vetëm dhe nuk na lajmëroi njeri.
    Ishte e tmerrshme të kaloja tek lokali e njerëzit vazhdonin pinin. Aty u vranë dy njerëz dhe ndoshta viktimën tjetër nuk e njihnin, po vëllain tim po”, tha ajo.

  • Mbyllet skandali i “mashtruesit në dashuri”, Ryan Gigs. Ish-ylli i Manchester United tradhtoi me kunatën e tij

    Mbyllet skandali i “mashtruesit në dashuri”, Ryan Gigs. Ish-ylli i Manchester United tradhtoi me kunatën e tij

    Rhodri Giggs do të martohet për herë të dytë, 14 vite pas skandalit me vëllain e tij, Ryan Giggs, ish-ylli i Manchester United, i cili pranoi se kishte pasur lidhje me ish-kunatën. Sipas “Daily Mail”, Rhodri, 49 vjeç, është në një lidhje mbi 1-vjeçare me Victoria Phillips dhe i ka propozuar martesë muajin e kaluar.
    Rhodri u bë i njohur më 2011 kur doli në dritë se Natasha, bashkëshortja e tij, kishte pasur marrëdhënie jashtëmartesore me vëllain e tij, Ryan, që filloi më 2003, duke shkatërruar familjen “Giggs” dhe shkaktuar divorcet. Afera ishte e fshehur për Rhodri dhe gruan e Ryan, Stacey.

    Ryan Giggs, i njohur për jetën e tij të komplikuar dashurore, u arrestua më 2020 për dy akuza ndaj ish-partneres së tij dhe u shpall i pafajshëm më 2023. Ai vetë e përshkroi veten si “mashtrues në dashuri” dhe si njeri që nuk mund t’i rezistojë një gruaje tërheqëse.
    Rhodri ka mohuar se e ka shitur historinë e aferës në media dhe thekson se nuk është i hidhëruar: “Një ditë mund të kisha zbuluar histori që do ta fundosnin vëllain tim, por nuk dua ta bëj”.

     
     

  • Vrasja e Edmir Bregut dhe tjetërsim pronash/ Apeli i GJKKO lë në burg  vëllain e deputetit të PS

    Vrasja e Edmir Bregut dhe tjetërsim pronash/ Apeli i GJKKO lë në burg vëllain e deputetit të PS

    Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, të njohur si “Rrumi”.
    Anila Hoxha raporton se i njëjta masë sigurie u la në fuqi edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, si dhe për shtetasin Vlash Brahja, të dyshuar për tjetërsimin e pronave në zonën e Gjirit të Lalzit.

    Para Apelit të GJKKO-së u paraqit edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, për të cilin po ashtu u la në fuqi masa “arrest me burg”.
    Ai dyshohet se ka vepruar si vëzhgues në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës, në bashkëpunim me Aldo Avdylin.

  • Stiven Shpendi rrëfen si përgatitet për ndeshjet në Serie B, e do ftesën për të veshur fanellën kuqezi

    Stiven Shpendi rrëfen si përgatitet për ndeshjet në Serie B, e do ftesën për të veshur fanellën kuqezi

    Adriatik BALLA
    Kuqezinjtë që luajnë në Itali janë të shumtë, por ka dhe të tjerë që dëshirojnë një ftesë, sidomos ata që janë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave. Mes tyre është dhe futbollisti Stiven Shpendi, i cili ka filluar të bëhet protagonist në këtë edicion në Serinë B me fanellën e Empolit. Sulmuesi shqiptar po shënon me rregullsi, duke rënë në sy po aq sa vëllai i tij Kristian, i cili ishte një nga emrat më të njohur të edicionit të kaluar. Në një intervistë të dhënë për “Radio Lady”, sulmuesi i cili i shënoi Venecias në javën e fundit në kampionat, ka zbuluar se si po e përjeton këtë sezon të ri, sfidën në distancë me vëllain e tij dhe disa bestytni të veçanta para ndeshjeve. “Venecia është padyshim një nga ekipet më të përgatitura për të fituar kampionatin. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, edhe sepse kishim pak kohë për t’u përgatitur nën drejtimin e trajnerit të ri.
    Por ne bëmë një performancë të mirë në fushë dhe ky barazim ishte shumë i rëndësishëm. Jam shumë i lumtur që e kam ndihmuar ekipin me golin tim. Jam pak i zhgënjyer për rastin e parë që pata në minutën e parë, sepse do të kishte qenë më e lehtë të shënoja, por jam i lumtur që e barazova rezultatin. Tani po luaj si sulmues dhe përpiqem gjithmonë të besoj në çdo top, madje edhe në rikuperime. Një sulmues i fortë duhet të besojë gjithmonë. Jam gati të shfrytëzoj çdo gabim të mbrojtësit ose top të lirë, sepse aty shënohen golat. Për një sulmues, shënimi është i rëndësishëm. Natyrisht, puna për ekipin vjen e para, por golat ndihmojnë në fitore dhe bëjnë diferencën. Statistikat kanë rëndësi, dhe një sulmues jeton për këtë. Çfarë ndjej pas një goli? Vetëm gëzim. Festoj si të ndiej, pa menduar për të. Nuk kam një festë të caktuar, por ndoshta duhet ta studioj një”, tha fillimisht Shpendi.
    Raporti me vëllain
    Më pas, ai u ndal edhe te raporti i tij me vëllain, Kristian, dhe dëshirën që ka për të veshur fanellën kuqezi si ai. “Është një qëllim personal i imi, një ëndërr. Vëllai im është thirrur tashmë dhe ka luajtur një miqësore me ekipin kombëtar të të rriturve. Do të doja shumë të ndiqja hapat e tij. Kam një lidhje shumë të fortë me familjen time. Flasim çdo ditë dhe sa herë që munden, vijnë të më vizitojnë. Më japin shumë forcë, si mua ashtu edhe vëllait tim. Me Kristian ne vërtet mbështesim njëri-tjetrin. Nuk ka xhelozi, vetëm dëshirën për ta parë njëri-tjetrin të shkojë gjithnjë e më tej. Kur thoshin se njëri ishte më i fortë se tjetri, kjo na inkurajonte të jepnim më shumë. Gjithmonë e kemi shtyrë njëri-tjetrin të përmirësohemi. A është e vërtetë që e futa në futboll kur ishim fëmijë? Po! Babai im gjithmonë flet për këtë. Gjithmonë kam dashur të shkoja në fushë, por ai jo. Në fund, e bindëm dhe tani ja ku jemi, të dy futbollistë. Këtë sezon do të doja të arrija shifra dyshifrore. Ky është qëllimi im si sulmues. Dhe pastaj do të shohim “sfidën” me vëllain tim: ai gjuan penallti, por unë nuk i numëroj ato”, theksoi sulmuesi i cili më pas zbuloi edhe një sekret për mënyrën se si përgatit ndeshjen. “Ritual supersticioz para ndeshjes? Një, po, por nuk ia them kurrë askujt! Por gjithmonë dëgjoj muzikë të Shqipërisë së Veriut, muzikën e babait tim. Më emocionon shumë para se të hyj në fushë”, tregoi sulmuesi shqiptar.

  • DETAJE nga ngjarja e rëndë në Itali ku humbi jetën i riu shqiptar, Hekuran Cumani ishte duke mbrojtur të vëllanë, ja çfarë zbuluan hetimet

    DETAJE nga ngjarja e rëndë në Itali ku humbi jetën i riu shqiptar, Hekuran Cumani ishte duke mbrojtur të vëllanë, ja çfarë zbuluan hetimet

    Një natë argëtimi përfundoi në tragjedi për 23-vjeçarin shqiptar Hekuran Cumani, i cili humbi jetën në mënyrë të dhunshme në parkingun e Departamentit të Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike në Perugia.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas dëshmive paraprake, Hekurani u përpoq të mbronte vëllain e tij më të vogël gjatë një përleshjeje mes dy grupe të rinjsh dhe u qëllua me thikë, duke ndërruar jetë në vend. Ndihma mjekësore mbërriti shpejt, por operatorët e emergjencës nuk mundën ta shpëtonin. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Vëllai i Hekuranit, i cili gjithashtu u plagos, ka deklaruar se nuk pa se kush e goditi vëllain e tij, dhe e njëjta gjë u pohua edhe nga të rinjtë e tjerë të pranishëm.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Hetuesit dyshojnë për një heshtje të qëllimshme nga dëshmitarët, pasi versionet e ngjarjes janë të paqarta dhe shpesh kontradiktore. Mësohet se përleshja ndodhi pas një nate në klub, ku dy grupe të rinjsh, kryesisht të gjeneratës së dytë italiane me prejardhje të huaj, u konfliktuan për arsye ende të paqarta.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Disa persona janë vënë nën hetim, përfshirë një 18-vjeçar me origjinë marokene që jeton në Ponte San Giovanni, i cili akuzohet për kërcënime të rënda dhe mbajtje të mjetit të ftohtë – një thikë kuzhine që u soll në vendngjarje nga e dashura e tij, e cila gjithashtu është nën hetim. Një tjetër i ri me origjinë tuniziane po përballet me të njëjtat akuza.

    Ndërkohë, një roje sigurie në klubin “100dieci” është akuzuar për plagosje, pasi dyshohet se, në përpjekje për të ndarë të rinjtë, ka lënduar aksidentalisht vëllain e viktimës. Ai ka pranuar incidentin dhe ka pohuar se kishte çarmatosur një të ri që mbante thikë, e cila më pas u hodh në një makinë.

    Policia ka sekuestruar telefonat e të dyshuarve, dhe hetimet tani përqendrohen te thirrjet dhe mesazhet e tyre, pasi kamerat e sigurisë në zonë nuk kanë siguruar prova të dobishme.

    Hetuesit pranojnë se nuk kanë ende një pistë të qartë, ndërsa përpiqen të zbulojnë se kush ishte personi që i mori jetën Hekuran Cumanit.

  • Detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Perugia, humbi jetën duke mbrojtur vëllain

    Detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Perugia, humbi jetën duke mbrojtur vëllain

    Një natë argëtimi përfundoi në tragjedi për 23-vjeçarin shqiptar Hekuran Cumani, i cili humbi jetën në mënyrë të dhunshme në parkingun e Departamentit të Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike në Perugia.
    Sipas dëshmive paraprake, Hekurani u përpoq të mbronte vëllain e tij më të vogël gjatë një përleshjeje mes dy grupe të rinjsh dhe u qëllua me thikë, duke ndërruar jetë në vend. Ndihma mjekësore mbërriti shpejt, por operatorët e emergjencës nuk mundën ta shpëtonin.
    Vëllai i Hekuranit, i cili gjithashtu u plagos, ka deklaruar se nuk pa se kush e goditi vëllain e tij, dhe e njëjta gjë u pohua edhe nga të rinjtë e tjerë të pranishëm.
    Hetuesit dyshojnë për një heshtje të qëllimshme nga dëshmitarët, pasi versionet e ngjarjes janë të paqarta dhe shpesh kontradiktore. Mësohet se përleshja ndodhi pas një nate në klub, ku dy grupe të rinjsh, kryesisht të gjeneratës së dytë italiane me prejardhje të huaj, u konfliktuan për arsye ende të paqarta.
    Disa persona janë vënë nën hetim, përfshirë një 18-vjeçar me origjinë marokene që jeton në Ponte San Giovanni, i cili akuzohet për kërcënime të rënda dhe mbajtje të mjetit të ftohtë – një thikë kuzhine që u soll në vendngjarje nga e dashura e tij, e cila gjithashtu është nën hetim. Një tjetër i ri me origjinë tuniziane po përballet me të njëjtat akuza.
    Ndërkohë, një roje sigurie në klubin “100dieci” është akuzuar për plagosje, pasi dyshohet se, në përpjekje për të ndarë të rinjtë, ka lënduar aksidentalisht vëllain e viktimës. Ai ka pranuar incidentin dhe ka pohuar se kishte çarmatosur një të ri që mbante thikë, e cila më pas u hodh në një makinë.
    Policia ka sekuestruar telefonat e të dyshuarve, dhe hetimet tani përqendrohen te thirrjet dhe mesazhet e tyre, pasi kamerat e sigurisë në zonë nuk kanë siguruar prova të dobishme.
    Hetuesit pranojnë se nuk kanë ende një pistë të qartë, ndërsa përpiqen të zbulojnë se kush ishte personi që i mori jetën Hekuran Cumanit.

  • Zbardhen detaje/ Vrasja e të riut shqiptar, Cumani u godit me thikë duke mbrojtur të vëllanë, ja çfarë zbuluan hetimet

    Zbardhen detaje/ Vrasja e të riut shqiptar, Cumani u godit me thikë duke mbrojtur të vëllanë, ja çfarë zbuluan hetimet

    Një natë argëtimi përfundoi në tragjedi për 23-vjeçarin shqiptar Hekuran Cumani, i cili humbi jetën në mënyrë të dhunshme në parkingun e Departamentit të Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike në Perugia.
    Sipas dëshmive paraprake, Hekurani u përpoq të mbronte vëllain e tij më të vogël gjatë një përleshjeje mes dy grupe të rinjsh dhe u qëllua me thikë, duke ndërruar jetë në vend. Ndihma mjekësore mbërriti shpejt, por operatorët e emergjencës nuk mundën ta shpëtonin.
    Vëllai i Hekuranit, i cili gjithashtu u plagos, ka deklaruar se nuk pa se kush e goditi vëllain e tij, dhe e njëjta gjë u pohua edhe nga të rinjtë e tjerë të pranishëm.
    Hetuesit dyshojnë për një heshtje të qëllimshme nga dëshmitarët, pasi versionet e ngjarjes janë të paqarta dhe shpesh kontradiktore. Mësohet se përleshja ndodhi pas një nate në klub, ku dy grupe të rinjsh, kryesisht të gjeneratës së dytë italiane me prejardhje të huaj, u konfliktuan për arsye ende të paqarta.
    Disa persona janë vënë nën hetim, përfshirë një 18-vjeçar me origjinë marokene që jeton në Ponte San Giovanni, i cili akuzohet për kërcënime të rënda dhe mbajtje të mjetit të ftohtë – një thikë kuzhine që u soll në vendngjarje nga e dashura e tij, e cila gjithashtu është nën hetim. Një tjetër i ri me origjinë tuniziane po përballet me të njëjtat akuza.
    Ndërkohë, një roje sigurie në klubin “100dieci” është akuzuar për plagosje, pasi dyshohet se, në përpjekje për të ndarë të rinjtë, ka lënduar aksidentalisht vëllain e viktimës. Ai ka pranuar incidentin dhe ka pohuar se kishte çarmatosur një të ri që mbante thikë, e cila më pas u hodh në një makinë.
    Policia ka sekuestruar telefonat e të dyshuarve, dhe hetimet tani përqendrohen te thirrjet dhe mesazhet e tyre, pasi kamerat e sigurisë në zonë nuk kanë siguruar prova të dobishme.
    Hetuesit pranojnë se nuk kanë ende një pistë të qartë, ndërsa përpiqen të zbulojnë se kush ishte personi që i mori jetën Hekuran Cumanit.

  • Vrau vëllain e kunatën, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin

    Vrau vëllain e kunatën, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin

    Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm këtë të mërkurë, 15 tetor, Arsen Muskurtin, për vrasjen e të vëllait dhe kunatës. Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të vitit 2022, në Tiranë. 
    Hetimet treguan se Muskurti hyri brenda agjencisë së udhëtimeve, në pronësi të vëllait të tij, duke mbajtur në dorë një armë dhe goditi për vdekje dy viktimat, Dritan dhe Nora Muskurti. 
    Pas krimit, u largua në këmbë dhe u arratis për disa orë. Përballë hetuesve, ai tregoi se shkak për ngjarjen e rëndë çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllain, të cilin e akuzon se e shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh. 
    Vrasja erdhi pas 6 vitesh konfliktesh dhe debatesh, kur herë pas here dy vëllezërit kishin kërkuar urdhër mbrojtjeje në polici nga njëri-tjetri. 
    Katër ditë para se të ndodhte ngjarja, viktima Dritan Muskurti po ashtu kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje.