Tag: vëllai

  • Vrasja e studentes shqiptare në Romë, flet i vëllai dhe fqinjët

    Vrasja e studentes shqiptare në Romë, flet i vëllai dhe fqinjët

    Rreth shtëpisë në Terni ku jeton familja e Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare shqiptare që u vra i ish-i dashuri, ka heshtje. Në godinën pak larg stadiumit, dritaret janë të hapura, por askush nuk shihet. Ka pasur edhe pak kalimtarë. Disa fqinjë, të tronditur nga ngjarja, e përshkruan familjen si “njerëz të mirë dhe të sjellshëm”. Babai i Ilarias, sipas asaj që raporton Ansa është punëtor, ndërsa nëna e saj është shtëpiake.
    I vëllai i Ilarias është 19 vjeç. Ai kërkon të kuptojë pse 23-vjeçari filipinez, Mark Antony Samson, vrau dhe futi në një valixhe trupin e motrës së tij dhe më pas e hodhi atë në një përrua në zonën e Polit në Romë. Ndërsa për fqinjët vrasja e motrës së tij është e paimagjinueshme.
    Vëllai i studentes së vrarë në Romë: Pse e bëri?
    “Nuk mund ta shpjegojmë. Pse e bëri? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di.” Kështu thotë Leon, vëllai i vogël i Ilaria Sulës, i cili ka mbërritur në kryeqytet me disa të afërm. “Kam folur me Ilarian herën e fundit dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni”, kujton ai.  Ajo ishte e qetë dhe nuk më thoshte për problemet. Pastaj vetëm mesazhe, por nuk jam i sigurt që i shkruante”. Ndërsa për të arrestuarin ai thotë: “E kam njohur, kanë qenë një vit bashkë por janë ndarë”.
    Fqinji i ish-të dashurit të Ilarias: E paimagjinueshme
    “Një familje serioze, punëtorësh, me këmbë në tokë. Mark e takova të hënën e kaluar, ishte i buzëqeshur, më përshëndeti, nuk vura re asgjë në veçanti. U trondita, është një gjë shumë e shëmtuar dhe e trishtueshme. E paimagjinueshme në njëfarë mënyre”. Giovanni Spanò, stomatologu i cili punon në një ordinancë ngjitur me banesën ku jetonte njëzet e tre vjeçarja e arrestuar për vrasjen e Ilaria Sula tregon historinë.
    “Ai është një djalë i sjellshëm, i edukuar, asnjëherë një fjalë pa vend”, shton ai. “Ai jetonte këtu me prindërit e tij. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë diçka të tillë.”
    Një mik i Ilarias: Ajo po kërkonte paqen dhe harmoninë mes njerëzve
    Ilaria gjithmonë ka vepruar për paqen dhe harmoninë mes njerëzve. Të mendosh se ajo u zhduk në një mënyrë kaq tragjike është një dhimbje e thellë”. Kështu shprehet Enriko, për studenten e vrarë me thikë në Romë, një shok nga Terni, i cili ndoqi shkollën fillore me të dhe mbanin lidhje më pas.
    “E di që ajo ka shkuar në shkollën e mesme te Angeloni, sepse unë shkoja në shkollën matanë rrugës dhe takoheshim shpesh”, tha ai për ANSA. “Më kujtohet një vajzë që ishte gjithmonë e qetë, asnjëherë jashtë vendit, ndonjëherë edhe e turpshme. Nuk i pëlqente të tregohej, aq më pak të zihej apo debatonte. Në fakt, shpesh dhe me dëshirë kur përballeshim me njëri-tjetrin, preferonte të linte mënjanë mendimet e veta vetëm për të shmangur çdo tension.”
    Në Sapienza moment reflektimi për Ilarian këtë mbrëmje Sonte në orën 18:30 para Fakultetit të Statistikës do të mbahet një moment heshtjeje dhe vendosja e një lule në kujtim të Ilaria Sulës, studentes me origjinë shqiptare nga Terni, e cila ndoqi kursin trevjeçar në universitetin e Romës. E pranishme do të jetë edhe rektorja Antonella Polimeni, bashkë me të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë.
    Kryebashkiaku i Romës, Gualtieri: Një plagë për të gjithë qytetin
    “Lajmi për vdekjen e Ilaria Sula na mbush me dhimbje dhe zemërim. Afërsia ime dhe ngushëllimet e Rome Capitale shkojnë për familjen dhe miqtë e saj. Vdekja e saj është një plagë e tmerrshme për të gjithë qytetin që nuk duhet të qëndrojë indiferent përballë një tjetër femicidi të papranueshëm”, shprehet në një shënim kryebashkiaku i Romës Roberto Gualtieri.

  • Vr*sja e Ilarias, ëma: E kuptova që sms-të nuk ishin nga ajo! Vëllai për autorin: E njoh

    Vr*sja e Ilarias, ëma: E kuptova që sms-të nuk ishin nga ajo! Vëllai për autorin: E njoh

    Jeta e Ilarias u nda në mes në moshën 22-vjeçare, pasi ish-i dashuri e vrau më mënyrë kriminale. Nëna e së ndjerës, Gëzime Sula thotë se e kishte kuptuar që mesazhet që kishte marrë nga telefoni i së bijës kur u zhduk, nuk i kishte shkruar ajo. Sipas saj, e bija ishte mësuar që të bënte video thirrje dhe të mos përdorte mesazhe të thjeshta.
    “Menjëherë e kuptova se diçka nuk shkonte. Më pas fola me miqtë që jetonin me të dhe së bashku me bashkëshortin vendosëm të denoncojmë menjëherë zhdukjen e saj, falë edhe inspektorit Moreno Fernandez që më rekomandoi një mik nga Terni. E di që hetimet çuan menjëherë te djali me të cilin Ilaria kishte dalë në të kaluarën, por ne dimë pak për të”, ka thënë nëna.

    Në shok është edhe vëllai 20-vjeçar, i cili ka treguar se motra dukej e qetë dhe se nuk i kishte treguar për asnjë problem. ”Me Ilaria-n fola për herë të fundit dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni. Ajo ishte e qetë dhe nuk më tregoi për asnjë problem, pastaj vetëm mesazhe, por nuk jam e sigurt që i kishte shkruar. E njihja, ishin bashkë prej një viti, por ishin ndarë prej kohësh”.

  • U vra nga i dashuri! Nëna e Ilira Sulës: Mesazhet nuk ishin nga ajo! Vëllai: Ishin ndarë prej kohësh

    U vra nga i dashuri! Nëna e Ilira Sulës: Mesazhet nuk ishin nga ajo! Vëllai: Ishin ndarë prej kohësh

    Ilaria Sula

    ITALI-Gëzime Sula, nëna e 22-vjeçares Ilaria Sula që u masakrua me thikë nga ish i dashuri filipinez në Romë, ka rrëfyer se e kishte kuptuar që mesazhet që kishte marrë nga telefoni i së bijës kur u zhduk, nuk i kishte shkruar ajo. Sipas saj, e bija ishte mësuar që të bënte video thirrje dhe të mos përdorte mesazhe të thjeshta.
    “Menjëherë e kuptova se diçka nuk shkonte. Më pas fola me miqtë që jetonin me të dhe së bashku me bashkëshortin vendosëm të denoncojmë menjëherë zhdukjen e saj, falë edhe inspektorit Moreno Fernandez që më rekomandoi një mik nga Terni. E di që hetimet çuan menjëherë te djali me të cilin Ilaria kishte dalë në të kaluarën, por ne dimë pak për të”, ka thënë nëna, raporton Il
    Ndërkohë vëllai 20-vjeçar i të ndjerës, ka treguar se motra dukej e qetë dhe se nuk i kishte treguar për asnjë problem. Për ish të dashurin që e vrau, i vëllai thotë se e njihte.  
    “Me Ilaria-n fola për herë të fundit dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni. Ajo ishte e qetë dhe nuk më tregoi për asnjë problem, pastaj vetëm mesazhe, por nuk jam e sigurt që i kishte shkruar. E njihja, ishin bashkë prej një viti, por ishin ndarë prej kohësh”, ka rrëfyer 20-vjeçari. 
    22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vdekur. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas. Ky i fundit është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen./ZËRI

  • “Vëllai i Valbonës më ka kërcënuar”/ Shqipe ballafaqohet me Mhillin dhe tregon mesazhet: Do mbash përgjegjësi për…

    “Vëllai i Valbonës më ka kërcënuar”/ Shqipe ballafaqohet me Mhillin dhe tregon mesazhet: Do mbash përgjegjësi për…

    Një ballafaqim, që më pas u kthye në debat ndodhi në Big Brothjer VIP Fan Club, aty ku Shqipe Hysenaj u përball me ish-konkurrenten Valbona Mhillin.
    Gjatë debatit të tyre, opinionistja u shpreh se vëllai i ish-banores së BBVIP e ka kërcënuar, duke treguar dhe mesazhet që i kishin ardhur, kjo pas deklaratës së saj se Valbona ka një lidhje jashtë.
    Valbona: Ti duhet të flasësh për deklaratën që ke bërë dhe të japësh emrin.
    Shqipe: Unë nuk futem në treshe. Ti mund të jesh dhe e martuar zemër.
    Heidi: Ke një emër për të nxjerrë sot?
    Shqipe: Unë nuk nxjerr emra të tretë. Ama këtë gjë e kam të faktuar.
    Heidi: Po mesazhet kërcënuese që thua se t’i ka dërguar vëllai i Valbonës? I fakton dot?
    Shqipe: Po, patjetër.
    Valbona: Shqipja duhet ta nxjerrë… mos të ruajë sekrete.
    Shqipe: (Tregon telefonin) Turp të të vijë për femrën që je. Do mbash përgjegjësi për lidhjen që thua ti se ka lënë Valbona jashtë. Unë kërcënime nuk marr, as paralajmërime. Në një moment që unë ndodhem në një program televiziv, siç Big Brother Fan Club…
    Valbona: Të paska kërcënuar shumë rëndë.

  • Humbi vëllain nga kanceri në moshë të re, aktorja bën postimin emcionues: Shenjat që më dërgon ai

    Humbi vëllain nga kanceri në moshë të re, aktorja bën postimin emcionues: Shenjat që më dërgon ai

    Eva Mendes ka bërë një postim pranveror, në natyrë, por me një mesazh të trishtë. Aktorja nderon vëllain e saj, Carlos Mendez, i cili u nda nga jeta më 17 prill 2016, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje me kancerin.
    “Më 2 prill, vëllai im do të kishte ditëlindjen.
    “Ai vdiq pothuajse nëntë vjet më parë. Më pak se dy javë më vonë, linda fëmijën tim të dytë.Sa herë që i afrohet ditëlindja, unë filloj të kërkoj shenja se është ai”. Sigurisht, e gjithë kjo mund të jetë vetëm në kokën time, por preferoj të mos e besoj. Kjo nuk është një ide e mirë.

    Kështu që ja ku jam, kam filluar të shoh zemra kudo dhe ta ndjej atë pak më afër meje. Dhe më shumë do të pasojnë. Jam e sigurt .
    Vëllai i saj i vogël, komenton nën postimin e saj: ” Më mungon shumë “.
    Në një intervistë të mëparshme për vdekjen e vëllait të saj, ajo kishte thënë: “Është shumë e vështirë. Falë Zotit, unë pata fëmijën tim . Kështu që kishte diçka për të ecur përpara me jetën time.”

    Një nga kujtimet e saj të preferuara me vëllain e saj ishin pushimet e tyre : ” Në Ditën e Falënderimeve, Krishtlindjet, apo ndonjë darkë tjetër të madhe , ishte ai që gatuante gjithçka”. Sigurisht që më mungon tepër, çfarëdo që të them është pak, por e mbaj këtë traditë . Më vjen mirë që e mora prej tij. Nuk mendoj se mund ta vazhdoj në të njëjtën mënyrë, por vjen me disa kujtime vërtet argëtuese .”
    /vizionplus.tv
     

  • Importoi mish pule me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë, e pëson vëllai dhe 3 inspektorë të AKU

    Importoi mish pule me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë, e pëson vëllai dhe 3 inspektorë të AKU

    Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë që dyshohet se importoi në vend 18 ton mishi pule me salmonelë. Gjithashtu është proceduar vëllai i tij, si edhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
    “U kryen veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç”, informon policia.
    Nga hetimet ka rezultuar se administratori i kompanisë, 50-vjeçari Arben Goxha, së bashku me vëllain e tij, 53-vjeçarin Mondi Goxha, kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Ndërkohë 3 inspektorët e AKU, Gezim Hushi, 38 vjeç, Sada Lufta, 42 vjeçe, dhe Aldo Sinjari, 46 vjeç, akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.
    Njoftimi i policisë:
    Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“. Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
    Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç.
    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G., kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.