Showbiz E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 15:12
Ndarja nga jeta parakohe në moshën 40-vjeçare e këngëtarit Shpat Kasapit, është një lajm tronditës për familjarët, miqtë dhe publikun. Kasapi ndodhej në Itali së bashku me të shoqen dhe djalin e tyre 4-vjeçar, për një kontroll mjekësor për të birin, kur në orët e vona të së martës është ndjerë papritur keq dhe ka ndërruar jetë.
Në një intervistë për Top Channel”, vëllai i tij, Albin Kasapi u shpreh se ndihma e parë mjekësore i është dhënë në banesë, por nuk ka mundur që të mbijetojë. ”Lajmin e kemi marrë në orën 23:30- 00:00 të së martës. Na ka ardhur lajmi nga Italia, nga një provincë e Milanos, ku Shpati para dy ditësh bashkë me gruan e tij kanë çuar çunin për një kontroll. Ka qenë mirë, por në darkë ka pasur pak probleme me stomakun dhe shtrëngime në gjoks, ka pushuar pak, dhe më pas ka pasur shqetësime. Besojmë se ka pësuar atak, dhe ka ndërruar jetë në moment”, u shpreh ai.
I pyetur nëse më parë këngëtari ka pasur probleme shëndetësore, vëllai i tij tha se ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por jo diçka serioze. ”Nuk ka pasur diçka të rrezikshme, gjëra normale. Ka pasur dhe një herë pak me zemrën probleme, një shtrëngim, por jo diçka serioze. Ndihma e shpejtë ka ardhur te banesa ku kanë qenë dhe e kanë marrë”, tha ai.
Tag: vëllai
-

Vëllai i Shpat Kasapit: Ishte në Itali për djalin, papritmas u ndje keq. Dikur ka pasur…
-

Ishte konfirmuar si banor i “Big Brother Vip”, vëllai i Shpat Kasapit: E mori me qejf, jemi të shokuar
Ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi.
Lajmi tragjik familjarëve u ka ardhur në orët e vona të së martës, ndërsa ai ndodhej në Itali me bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, për një kontroll mjekësor për të birin.
Në një intervistë për gazetaren e Top Channel Ana Kurti, vëllai i këngëtarit u shpreh se ndihma e shpejtë i është dhënë në banesë, por mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë, ndërsa dyshohet për një atak kardiak.
Shpat Kasapi ishte konfirmuar si një nga banorët e Big Brother Albania VIP 5, që do të nisë në dhjetor, ndërsa sipas të vëllait Albinit, ai e priste me shumë entuziazëm.
“E kishte me qejf, e pranoi me entuziazëm këtë lajm nuk di çfarë të them më tutje, jemi të shokuar, jemi të dëshpëruar… na shkoi”, tha ai.
Në gjendje të rënduar dhe të shokuar nga lajmi, ai tha se po shpresonin që ky lajm që u erdhi nga Italia të mos ishte i vërtetë, por për fat të keq vdekja e tij u konfirmua.
I pyetur nëse më parë këngëtari ka pasur probleme shëndetësore, vëllai i tij tha se ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por jo diçka serioze.
Trupi i tij ndodhet në Itali, ndërsa në vijim pritet që të kryhen procedurat për të mbërritur pranë familjarëve.
Artisti Shpat Kasapi ka lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, Maqedoninë e Veriut. Ndër vite ai është njohur dhe është pëlqyer për këngët pop folk. Karrierën muzikore e filloi që në moshë të re, ku pas disa prezantimeve në festivalet për fëmijë, fitoi çmimin e parë në festivalin “Bletëzat 98” në Tetovë në moshën 13 vjeçare.
Sukseset e para që paraqesin një urë kaluese nga kënga për fëmijë në atë për të rritur ishin prezantimet dhe çmimi i parë në festivalin Këngët e Stinës 2002 në Tiranë, çmimi i publikut në festivalin Nota Fest 2003 në Shkup dhe çmimi i publikut në Albafest 2003 në Shkup.
Menjëherë pas këtyre ai fitoi çmime të tjera në disa nga festivalet në Shqipëri, mes tyre dhe çmimi si interpretuesi më i mirë ne “Top Fest 1”.
Shpat Kasapi deri më tani ka realizuar disa albume të sukseshme dhe mjaft të dëgjuara, si “Tash po Kthehesh”, “Medikament”, “Axhamiu” (2003), “Do të vijë një ditë” (2004), “Pa ty s’jetoj” (2005), “Kush të ndau prej meje” (2006), “S’e pranon” (2007), “Medikament” (2010).
Artisti do t’i mungojë familjes, miqve e të afërmve, skenës shqiptare dhe publikut. -

Ekskluzive/ Ndarja parakohe nga jeta e Shpat Kasapit, flet vëllai i tij: Ishte në Itali me familjen për një kontroll mjekësor për të birin, dyshojmë se…
Ndarja nga jeta parakohe në moshën 40-vjeçare e këngëtarit Shpat Kasapit, ishte tronditës për familjarët, miqtë dhe publikun.
Kasapi ndodhej në Itali së bashku me të shoqen dhe djalin e tyre 4-vjeçar, për një kontroll mjekësor për të birin, kur në orët e vona të së martës është ndjerë papritur keq dhe ka ndërruar jetë.
Në një intervistë për gazetaren e Top Channel Ana Kurti, vëllai i tij, Albini, u shpreh se ndihma e parë mjekësore i është dhënë në banesë, por nuk ka mundur që të mbijetojë. Ai tha se deri tani dyshohet se shkak për ndarjen nga jeta është bërë një arrest kardiak.
Në gjendje të rënduar dhe të shokuar nga lajmi, ai tha se po shpresonin që ky lajm që u erdhi nga Italia të mos ishte i vërtetë, por për fat të keq vdekja e tij u konfirmua.
I pyetur nëse më parë këngëtari ka pasur probleme shëndetësore, vëllai i tij tha se ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por jo diçka serioze.
Trupi i tij ndodhet në Itali, ndërsa në vijim pritet që të kryhen procedurat për të mbërritur pranë familjarëve.Artisti Shpat Kasapi ka lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, Maqedoninë e Veriut. Ndër vite ai është njohur dhe është pëlqyer për këngët pop folk. Karrierën muzikore e filloi që në moshë të re, ku pas disa prezantimeve në festivalet për fëmijë, fitoi çmimin e parë në festivalin “Bletëzat 98” në Tetovë në moshën 13 vjeçare.
Sukseset e para që paraqesin një urë kaluese nga kënga për fëmijë në atë për të rritur ishin prezantimet dhe çmimi i parë në festivalin Këngët e Stinës 2002 në Tiranë, çmimi i publikut në festivalin Nota Fest 2003 në Shkup dhe çmimi i publikut në Albafest 2003 në Shkup.
Menjëherë pas këtyre ai fitoi çmime të tjera në disa nga festivalet në Shqipëri, mes tyre dhe çmimi si interpretuesi më i mirë ne “Top Fest 1”.
Shpat Kasapi deri më tani ka realizuar disa albume të sukseshme dhe mjaft të dëgjuara, si “Tash po Kthehesh”, “Medikament”, “Axhamiu” (2003), “Do të vijë një ditë” (2004), “Pa ty s’jetoj” (2005), “Kush të ndau prej meje” (2006), “S’e pranon” (2007), “Medikament” (2010).
Artisti do t’i mungojë familjes, miqve e të afërmve, skenës shqiptare dhe publikut.Top Channel
-

E pabesueshme, por e vërtetë! Gruaja gjendet e gjallë brenda arkivolit pak para kremimit
Një grua në Tajlandë tronditi stafin e një tempulli budist pasi filloi të lëvizte brenda arkivolit pak para se të kremohej.
Tempulli Wat Rat Prakhong Tham, në provincën Nonthaburi pranë Bangkokut, publikoi në Facebook një video ku shihet 65-vjeçarja e shtrirë në një arkivol të bardhë në pjesën e pasme të një kamionçine, duke lëvizur lehtë krahët dhe kokën.
Sipas Pairat Soodthoop, përgjegjës për çështjet e përgjithshme dhe financiare të tempullit, vëllai i gruas e kishte dërguar atë nga provinca Phitsanulok për t’u kremtuar. Ai tregoi për agjencinë Associated Press se stafi dëgjoi një trokitje të lehtë që vinte nga arkivoli.
“U befasova dhe kërkova që ta hapnin arkivolin. Të gjithë u tronditën”, tha ai. “E pashë teksa hapte pak sytë dhe trokiste në anën e arkivolit. Duhet të ketë trokitur për një kohë të gjatë.”
Sipas tij, vëllai kishte shpjeguar se motra ishte e shtrirë në shtrat prej rreth dy vitesh, me shëndet të përkeqësuar, dhe se dy ditë më parë ishte bërë e pandërgjegjshme, dukej sikur kishte ndërruar jetë. Ai e vendosi në arkivol dhe u nis për një udhëtim 500-kilometërsh drejt një spitali në Bangkok, pasi gruaja kishte shprehur dëshirën të dhuronte organet.
Megjithatë, spitali refuzoi ta pranonte pa një certifikatë zyrtare vdekjeje. Për këtë arsye, vëllai iu drejtua tempullit, i cili ofron shërbime falas kremim, por edhe aty iu kërkua dokumenti.
Pairat tha se ndërsa po i shpjegonte procedurat për marrjen e certifikatës së vdekjes, dëgjuan sërish trokitjen. Stafi vlerësoi gjendjen e gruas dhe e dërgoi menjëherë në spitalin më të afërt. Sipas tij, abati i tempullit është zotuar të mbulojë shpenzimet mjekësore të gruas. -

Gafa e pabesueshme e Real-it: Vëllai i ndjerë i Jota-s ngatërrohet me ish-yllin e Milan-it
Një situatë vërtet e sikletshme.
Real Madrid ka kërkuar falje pas një gabimi të bujshëm që në mënyrë të pashmangshme bëri bujë në të gjithë botën. Gjatë një homazhi për dy lojtarët e ndjerë, Diogo Jota dhe André Silva, klubi spanjoll bëri një gabim duke e ngatërruar këtë të fundit me një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Milan-it, i cili quhet gjithashtu i André Silva.
Gjatë Mbledhjes së Përgjithshme të Zakonshme të Anëtarëve Përfaqësues, pati edhe kohë për një homazh për të gjithë yjet e futbollit që kanë vdekur në vitin 2025.
Ishte një mundësi për të kujtuar dy lojtarët portugezë, të cilët humbën jetën në një aksident të tmerrshëm me makinë. Megjithatë, kishte diçka shumë të çuditshme në foto: të gjithë vunë re se lojtari i paraqitur pas Diogo Jota-s nuk ishte vëllai i tij.
Në fakt, në foto ishte André Miguel Valente da Silva, i cili aktualisht luan për Elche. Ai është më popullor dhe ka pasur një karrierë më të suksesshme sesa vëllai i Diogo Jota-s te Liverpooli. Një falje zyrtare ishte e pashmangshme, nëpërmjet një postimi në Twitter në profilin zyrtar të klubit pasi fotografia u hoq:
“Real Madrid CF i kërkon falje Elche CF dhe lojtarit të saj André da Silva për përfshirjen gabimisht të imazhit të tij në nekrologjinë e një videoje institucionale në vend të asaj të André Silva, vëllait të Diogo Jota-s, një lojtari të Liverpoolit. Na vjen keq për këtë incident”.
André Silva, një sulmues i lindur në vitin 1995, luajti për AC Milan në sezonin 2017-2018 dhe përsëri në fillim të vitit 2019, pasi u kthye nga huazimi te Sevilla.
Ai gjithashtu ka luajtur te Porto, Eintracht, Leipzig, Werder Bremen dhe tani te Elche.🚨🚨 RIDICULO MUNDIAL🚨🚨
😳En el vídeo del Real Madrid para rendir homenaje a los fallecidos en 2025,aparece André Silva, jugador del Elche, en lugar del hermano de Diogo Jota
💣QUE VERGÜENZA 💣 pic.twitter.com/MMCV9dV03L
— madridblaugrana (@madridblaugrana) November 23, 2025 -

Krim brenda familjes/ Vëllai vret me gërshërë 47-vjeçarin brenda në banesë, dyshohet se konflikti ka nisur…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar të hënën në mëngjes në Nea Peramos, ku një 47-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra me një mjet të mprehtë, që dyshohet të ketë qenë një palë gërshërë.
Në banesën ku ndodhi krimi ndodhej edhe vëllai i viktimës, 44 vjeç, i cili u gjet i plagosur dhe u transportua me urgjencë në spital. Sipas të dhënave të para të hetimit, ai po hetohet si i dyshuar për ngjarjen. Alarmi u dha nga vëllai tjetër i familjes, 48 vjeç, i cili njoftoi autoritetet për incidentin.
Dyshohet se një konflikt i fortë mes dy vëllezërve ka paraprirë ngjarjen tragjike, ndërsa shkaqet e saktë të debatit mbeten ende të paqarta. Hetimet paraprake vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit. -

Tentoi të merrte hak! Vëllai i boksierit të ndjerë Besar Nimani dënohet me burgim të përjetshëm
Vëllezërit dhe motra Nimani
GJERMANI-Gjykata e Lartë e Bielefeldit në Gjermani lëshoi sot një vendim të rëndë ndëshkues kundër familjes së boksierit të vrarë Besar Nimani. Vëllai i tij, Berati, u dënua me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje dhe sulm të rëndë, ndërsa motra e tij mori pesë vjet burg.
Berati u shpall fajtor për tentativë vrasjeje dhe sulm ndaj familjes së personit që vrau boksierin nga Kosova. Prokuroria kishte kërkuar 12 vjet burg, por gjykata njoftoi dënimin maksimal.Berat Nimani bashkë me të motrën qëlloi me armë zjarri në një turmë njerëzish, ku la të plagosur të paktën katër persona, mes të cilëve edhe dy shënjestrat me motiv hakmarrjen, vëllai dhe babai i autorit të vrasjes së boksierit.
Besar Nimani u vra teksa futej në një lokal në zonën ku ai jetonte në Gjermani. Ai parkoi mjetin tip “BMË” dhe pasi doli nga mjeti iu bë pritë nga një grup kurdësh. Autori, Huseyin Akkurt, është arrestuar dhe po gjykohet, por familja e Nimanit ishte betuar për hakmarrje./ZËRI -

Vëllai i boksierit shqiptar dënohet me burgim të përjetshëm, ja arsyeja
Gjykata e Landit në Bielefeld ka dhënë dënime të rënda ndaj familjarëve të boksierit të vrarë Besar Nimani.
Vëllai i tij, Berati, u dënua me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje dhe sulm të rëndë, ndërsa motra e tij mori pesë vjet burg. Sipas gjykatës, Berati ka qëlluar ndaj familjarëve të personit që vrau vëllain e tij, duke treguar “përbuzje të thellë”, e cila ishte e dukshme edhe në letrat që kishte dërguar nga burgu.
Dënimet tejkaluan kërkesën e prokurorisë, e cila kishte propozuar 12 vjet burg për Beratin. Në sallën e gjyqit atmosfera ishte e rënduar, me familjarët e të pandehurve që reaguan me lot dhe thirrje.
Prej vitesh mes dy familjeve, një shqiptare dhe një kurde, ekzistonte një konflikt i dyshuar për çështje droge. Ngjarjet kulmuan në mars të vitit 2024, kur boksieri Besar Nimani u vra në Bielefeld.
Seanca finale u shty disa herë për shkak të mocioneve të mbrojtjes, të cilat u rrëzuan nga gjykata pas diskutimeve të gjata. -

Bota e sportit në zi/ Futbollisti vritet me pushkë nga vëllai i tij, klubi shpreh ngushëllimet
Futbollisti i ri Vanderson Brandao de Sousa (18) nga Brazili vdiq tragjikisht në Aragonia kur, sipas raportimeve, u qëllua aksidentalisht nga vëllai i tij më i vogël ndërsa pastronte pushkën e tij.
Policia po heton ende rastin, ndërsa arma është sekuestruar. “Wanderson Brandao de Sousa. Ngushëllimet tona familjes dhe miqve. Zoti i ngushëlloftë të gjitha zemrat tona”, njoftoi klubi në rrjetet sociale dhe u raportua nga të gjitha mediat botërore.
Familja, miqtë dhe komuniteti i futbollit të rajonit janë të tronditur nga humbja e një lojtari të talentuar, i cili sapo ka filluar të luajë për ekipin senior të klubit.
Pas tragjedisë, klubi pezulloi të gjitha aktivitetet dhe i bëri homazh sulmuesit të talentuar: “Klubi Sportiv Piauí po përjeton një moment trishtimi të thellë për humbjen e sulmuesit Antonio Illano, i cili vdiq në një aksident. Illano ka veshur ngjyrat e klubit që nga viti 2024 dhe ka garuar në Piauíense U20, Sao Paulo Junior Cup dhe Northeast U20 League. Ai ishte gati të udhëtonte me ekipin në Copa Brasil Sub-20 “, shtoi klubi në deklaratën e tij. -

Ndërron jetë vëllai i Petro Koçit, ish-deputeti: Beni ynë nuk ia doli dot!
Është ndarë në moshën 61-vjeçare vëllai i ish-deputetit Petro Koçi. Në një reagim prekës në rrjetet sociale, ish-deputeti shkruan se vëllai i tij Beni, ishte “djalosh energjik dhe me shpirt sportiv”.
Ai ka ndërruar jetë për shkak të problemeve me shëndetin nga një diagnozë onkologjike.
“Beni ynë nuk ja doli dot! Ndër 5 djem qe shtuan familjen qe krijuan babai dhe nena jone, Beni ishte i dyti. Lindi ne Fier, ne 13 Shkurt 1964.
Edhe se i rritur ne kushtet e vetëkuptueshme të një familjeje ne vështirësi ai shpejt u shndërrua në një djalosh energjik dhe me shpirt sportiv.
8-vjecaren e kreu te Shkolla Andon Xoxa e me pas vijoi në një shkolle teknike për të plotësuar etjen dhe pasionin për fushat teknike dhe elektronike. Punoi disa vjet si teknolog ne Azotik, Fier. Dallohej për një shpirt krenar e te pastër. Ndërsa mbërriti ne moshën e duhur për te krijuar familje e sfidoi shoqerine dhe mentalitetin e kohës duke u lidhur krenarisht me shoqen e jetës, Vasilika Gjikopullin, mbese e te pushkatuarit politik Milto Gjiokopulli. Beni nuk iu dorëzua as presionit shoqëror e as atij familjar, duke i mbetur besnik zgjedhjes se tij shpirtërore.
Familja e re lindi dy femijet Xhinen dhe Vasilin. Hapja e kufijve solli dhe ikjen e Benit si emigrant drejt Greqisë. Per te siguruar familjen beri pune te vështira e te mundimshme. Para disa vitesh u kthye ne qytetin e lindjes Fier. Me duar te arta e shpirt punetor te palodhur vijoi te udheheqe familjen e tij fierake.Por shëndeti i lig i beri prite te pabese. Lufta me diagnozën onkologjike vijoi thuajse një vit e gjysem dhe përfundoi duke u gdhire dita e sotme.
Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkëshortes e femijeve te Benit e sidomos nenës tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vëllait tone te vogël Arjanit vetëm 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar”-shkruan Petro Koçi.Top Channel