Tag: vëllai

  • Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim

    Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim

    Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
     
    Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim shtetasin S. Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Dermish, pas një kallëzimi të paraqitur nga një familjar.
    Sipas njoftimit të Policisë, kallëzimin e ka bërë shtetasi N. Ç., i cili ka deklaruar se vëllai i tij ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake në banesën e tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
     
    Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Policisë së Sarandës kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe shoqërimin e 53-vjeçarit, i cili dyshohet për veprën penale “Dëmtimi i pronës”.
     
    Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e saj sipas procedurave ligjore.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Uragani që futet sonte në BBVK4, Vëllai i Madh dënon banorët. Skenarët e mundshëm

    Uragani që futet sonte në BBVK4, Vëllai i Madh dënon banorët. Skenarët e mundshëm

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • “Pse nuk munda të bëja më shumë”/ I vëllai vrau veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj në lot: Pengu im…

    “Pse nuk munda të bëja më shumë”/ I vëllai vrau veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj në lot: Pengu im…

    Një vit pas ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën dhe familjen Haxhiraj, këngëtarja Sheila Haxhiraj ka vendosur të flasë publikisht për dhimbjen që e shoqëron ende.
    Vëllai i saj, Henri Haxhiraj, humbi jetën në tetorin e vitit të kaluar, pas një akti tragjik që ndodhi në banesën e familjes në zonën e Qytetit Studenti. Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtonin.
    Në një intervistë në emisionin “S’e Luan topi”, Sheila tregoi se ka qenë e pranishme në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja, por nuk mundi të reagonte në kohë.
    “Është pengu më i madh i jetës sime. Vazhdoj t’i bëj vetes pyetje pa fund… pse nuk e vura re më herët, pse nuk munda të bëja më shumë,” u shpreh ajo, duke shtuar se këto mendime e kanë ndjekur gjatë gjithë vitit.
    Këngëtarja reagoi edhe ndaj raportimeve të bëra pas ngjarjes, duke mohuar kategorikisht pretendimet se vëllai i saj vuante nga depresioni.
    “Henri nuk ka pasur probleme të tilla. Ajo që ndodhi ishte një moment i papritur. Shumë nga ato që u thanë më pas ishin thjesht spekulime dhe abuzime mediatike,” theksoi Sheila.

  • 2 vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai mesazh prekës: Ende s’mësohemi dot pa ty!

    2 vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai mesazh prekës: Ende s’mësohemi dot pa ty!

    Sot bëhen dy vjet nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
    Më 29 nëntor 2023, Liridona Ademaj u vra ndërsa ndodhej në veturë së bashku me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin, Naim Murselin, i cili dyshohet se e kishte porositur vrasjen e saj.
    Në përvjetorin e dytë të kësaj ngjarjeje të rëndë, vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka bërë një postim prekës në kujtim të motrës. Mes rreshtash, teksa ka shprehur mallin dhe trishtimin që ndjen, premton se do të luftojë deri në fund për të vënë në vend drejtësinë për motrën e tij.

    “Sot bëhen 2 vite që nga ikja jote Motër.Malli për ty shtohet qdo ditë, mungesa jote vërehet në qdo kohë.
    Këto 2 vite nuk ishin të lehta për ne si familje, nuk mundemi asesi të pajtohemi me faktin qe ti nuk je më ne mesin tonë. Na ka marë malli shumë për prezencën tënde asgjë më nuk është e njejtë. Vitet po ecin shpejtë e ne akoma po ballafaqohemi me kriminelët të cilet padrejtësisht të moren nga ne.
    Do të luftojmë deri në frymen e fundit duke kerkuar drejtësi për ty Motër. Kriminelët duhet të marrin denimin e merituar.
    Të kujtojmë me mall e shumë dashuri Familja Ademaj dhe djemt Diar&Dion”, shkruan ai.
    Liridona Ademaj ka lënë pas vetes dy djem, të cilët ndodhën nën kujdesin e shtetit të Suedisë./vizionplus.tv

  • 2 vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, prek vëllai: Ende s’mësohemi dot pa ty! Do luftojmë deri në frymën e fundit për drejtësi

    2 vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, prek vëllai: Ende s’mësohemi dot pa ty! Do luftojmë deri në frymën e fundit për drejtësi

    Kronikë E Shtunë, 29 Nëntor 2025 11:19
    Sot bëhen dy vjet nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Më 29 nëntor 2023, Liridona Ademaj u vra ndërsa ndodhej në veturë së bashku me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin, Naim Murselin – i cili dyshohet se e kishte porositur vrasjen e saj.
    Në përvjetorin e dytë të kësaj ngjarjeje të rëndë, vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka bërë një postim prekës në kujtim të motrës.

    “Sot bëhen 2 vite që nga ikja jote Motër.Malli për ty shtohet qdo ditë, mungesa jote vërehet në qdo kohë.

    Këto 2 vite nuk ishin të lehta për ne si familje, nuk mundemi asesi të pajtohemi me faktin qe ti nuk je më ne mesin tonë. Na ka marë malli shumë për prezencën tënde asgjë më nuk është e njejtë. Vitet po ecin shpejtë e ne akoma po ballafaqohemi me kriminelët të cilet padrejtësisht të moren nga ne.

    Do të luftojmë deri në frymen e fundit duke kerkuar drejtësi për ty Motër. Kriminelët duhet të marrin denimin e merituar.Të kujtojmë me mall e shumë dashuri Familja Ademaj dhe djemt Diar&Dion”, shkruan ai.Liridona Ademaj ka lënë pas vetes dy djem, të cilët ndodhën nën kujdesin e shtetit të Suedisë

  • Skandali në Serbi, Vuçiç dhe i vëllai nën akuza për korrupsion

    Skandali në Serbi, Vuçiç dhe i vëllai nën akuza për korrupsion

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe vëllai i tij, Andrej, përmenden sërish në komunikimet e reja të aplikacionit SKY, ku dyshohet për korrupsion të nivelit të lartë dhe ndikim mbi sistemin e drejtësisë në favor të grupeve kriminale. Pakot e SKY-t, të ardhura nga Europol në Serbi, tregojnë lidhje mes narko-kartelit të Darko Shariç dhe figurave të pushtetit, ndërsa Ministria e Brendshme akuzohet se po mban informacionin jashtë Prokurorisë për Krim të Organizuar (TOK). Ndërkohë, qeveria po shtyn ndryshime ligjore që mund ta dobësojnë këtë prokurori para nisjes së hetimeve që mund të përfshijnë edhe vëllezërit Vuçiç. Sipas dokumenteve të rrjedhura, në komunikimet SKY të grupeve kriminale serbe, Aleksandar Vuçiç përmendet me nofkën “Oskar”, vëllai i tij Andrej, ish-ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviç (“Edo”) dhe zyrtari i BIA-s, Marko Parezanoviç (“Markus”). Burime nga hetimet tregojnë se grupi i Darko Shariqçdiskutonte mënyra për të ndikuar vendimet gjyqësore përmes Aleksandër Vuçiçit.
    Në një mesazh të 26 majit 2020, vëllai i Shariçit, Dushko, shkruan: “E vetmja rrugë reale është përmes Markusit drejt Oskarit. Vetëm ai mund ta zgjidhë këtë punë… të tjerët nuk munden.” Komunikime të tjera, të publikuara nga media malazeze Vijesti, tregojnë se dëshirat e rrjetit kriminal, përfshirë uljen e dënimeve të Shariqit, janë realizuar më pas në gjykatat serbe. Dokumentet e reja, të cilat Ministria e Brendshme ende nuk ia dorëzon TOK-ut, lidhen me përdorimin e institucioneve shtetërore për mbrojtjen e rrjeteve kriminale dhe korrupsion të nivelit të lartë. Vendime gjyqësore si rrëzimi i dënimeve të mëparshme të Shariqit, largimi i gjyqtarit Milimir Lukiq nga rasti dhe vendosja e të pandehurit në arrest shtëpie po vlerësohen si të sinkronizuara me interesat e rrjetit kriminal dhe të një pjese të pushtetit politik.

  • Skandal në Serbi/ Vuçiç dhe i vëllai sërish akuza për korrupsion, çfarë dyshohet

    Skandal në Serbi/ Vuçiç dhe i vëllai sërish akuza për korrupsion, çfarë dyshohet

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe vëllai i tij, Andrej, po përmenden sërish në komunikimet e reja të aplikacionit SKY, ku dyshohet për korrupsion të nivelit të lartë dhe ndikim mbi sistemin e drejtësisë në favor të grupeve kriminale.

    Pakot e SKY-t, të ardhura nga Europol në Serbi, tregojnë për lidhje mes narko-kartelit të Darko Shariç dhe figurave të pushtetit, ndërsa Ministria e Brendshme e Serbisë akuzohet se po fsheh provat dhe nuk po ia dorëzon Prokurorisë për Krim të Organizuar, transmeton KosovaPress.
    Ndërkohë, qeveria serbe po shtyn ndryshime ligjore që mund ta dobësojnë këtë prokurori, para se të nisë një hetim që potencialisht mund të prekë edhe vetë vëllezërit Vuçiç.
    Presioni i pushtetit mbi Prokurorinë për Krim të Organizuar (TOK) ka arritur pikën kritike. Paralelisht me fushatën mediatike kundër saj, po përgatitet edhe ndërhyrja institucionale për t’ia hequr pavarësinë dhe për ta vënë nën varësinë e Prokurorisë së Lartë të Beogradit.
    Një nga arsyet kryesore për përshpejtimin e këtij procesi është një pako e re me komunikime të platformës SKY, e dërguar në Ministrinë e Brendshme nga Europol dokumente që, sipas burimeve të Radar, përmbajnë dyshime për korrupsion të nivelit të lartë dhe përmendin drejtpërdrejt presidentin Aleksandar Vuçiç dhe vëllain e tij, Andrej Vuçiç.
    Problem edhe më serioz konsiderohet fakti se Ministria e Brendshme ende nuk ia ka dorëzuar këtë pako Prokurorisë për Krim të Organizuar, gjë që ngre dyshime se po tentohet mbajtja e informacionit jashtë sistemit të drejtësisë.
    Sipas dokumenteve të deritanishme të rrjedhura, të cilat tashmë janë pjesë e procedurave gjyqësore në disa vende të rajonit, në komunikimet SKY të grupeve kriminale serbe përmendet Aleksandar Vuçiç me nofkën “Oskar”, vëllai i tij Andrej Vuçiç, ish-ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq (“Edo”), si dhe zyrtari i BIA-s, Marko Parezanoviq (“Markus”).
    Burime nga hetimet tregojnë se në bisedat e grupit të Darko Shariqit shtrohet ideja se “vendimet gjyqësore mund të ndikohen vetëm përmes Oskarit”, ndërsa flitet edhe për një takim në BIA, ku kanë marrë pjesë persona nga strukturat e larta të drejtësisë dhe të shërbimeve të zbulimit.
    Vëllai i Darko Shariqit, Dushko Shariq, në një mesazh të 26 majit 2020, shkruan:
    “E vetmja rrugë reale është përmes Markusit drejt Oskarit. Vetëm ai mund ta zgjidhë këtë punë… të tjerët nuk munden”, duke iu referuar Aleksandar Vuçiçit me nofkën tashmë të njohur.
    Në një komunikim tjetër, të publikuar nga media malazeze Vijesti, i dyshuari Petar Lazoviq flet drejtpërdrejt për Vuçiçin me fjalor banal dhe, në mënyrë indikative, disa nga dëshirat e tyre përfshirë uljen e dënimeve të Shariqit realizohen më vonë në gjykatat serbe.
    Dokumentet e reja të SKY-t, të cilat Ministria e Brendshme nuk po ia dorëzon TOK-ut, lidhen me korrupsion të nivelit të lartë dhe me përdorimin e institucioneve shtetërore për mbrojtjen e rrjeteve kriminale.
    Në këto komunikime përmenden sërish Aleksandar dhe Andrej Vuçiç, duke krijuar presion të jashtëzakonshëm mbi strukturat e drejtësisë.
    Një sërë vendimesh gjyqësore rrëzimi i dënimeve të mëparshme të Shariqit, largimi i gjyqtarit Milimir Lukiq nga rasti dhe vendosja e të pandehurit në arrest shtëpie po vlerësohen nga ekspertët si të sinkronizuara me interesat e rrjetit kriminal dhe të një pjese të pushtetit politik.
    Burime brenda Prokurorisë dhe policisë pohojnë se ekziston frikë reale se TOK-u mund të ndërmarrë veprime kundër figurave të larta nëse paketa e re e SKY-t përfshihet në hetime.
    Pikërisht për këtë arsye, pushteti ka nisur procedurat për ndryshimin e ligjit, me synimin e shndërrimit të TOK-ut në një departament të zakonshëm nën Prokurorinë e Lartë të Beogradit. Sipas ekspertëve, nëse kjo ndodh, çdo hetim që prek figura të larta politike përfshirë vëllezërit Vuçiç mund të ndalet përpara se të nisë.

  • Vuçiç dhe vëllai i tij në qendër të dyshimeve për korrupsion, akuza se po fshehin komunikimet

    Vuçiç dhe vëllai i tij në qendër të dyshimeve për korrupsion, akuza se po fshehin komunikimet

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe vëllai i tij Andrej po dalin sërish në komunikimet e reja SKY, ku dyshohet për korrupsion të nivelit të lartë dhe ndikim mbi drejtësinë në favor të grupeve kriminale. Pakot e SKY-t, të ardhura nga Europol në Serbi, flasin për lidhje mes narko-kartelit të Darko Shariq dhe figurave të pushtetit, ndërsa Ministria e Brendshme e Serbisë po akuzohet se po i fsheh provat dhe nuk po ia dorëzon Prokurorisë për Krim të Organizuar, shkruan radar, transmeton KosovaPress. Ndërkohë, qeveria po nxit ndryshime ligjore që mund ta neutralizojnë këtë prokurori para se të hapet një hetim që mund të prekë vetë vëllezërit Vuciq.

    Presioni i pushtetit mbi Prokurorinë për Krim të Organizuar (TOK) në Serbi ka arritur pikën kritike, ndërsa paralelisht me fushatën mediatike kundër saj, po përgatitet edhe ndërhyrja institucionale për t’ia hequr pavarësinë dhe për ta nënshtruar nën Prokurorinë e Lartë të Beogradit.

    Një nga arsyet kryesore për përshpejtimin e këtij procesi është një pako e re komunikimesh të platformës SKY, e ardhur në Ministrinë e Brendshme të Serbisë nga Europol–dokumente që, sipas burimeve të Radar, përmbajnë dyshime për korrupsion të nivelit të lartë dhe përmendin drejtpërdrejt presidentin Aleksandar Vuçiq dhe vëllain e tij, Andrej Vuçiq.

    Ajo që konsiderohet edhe më problematike është fakti që Ministria e Brendshme e Serbisë ende nuk ia ka dorëzuar këtë pako Prokurorisë për Krim të Organizuar, gjë që ka ngritur dyshime mbi tentativën për ta mbajtur informacionin jashtë sistemit të drejtësisë.

    Sipas dokumenteve të deritanishme të rrjedhura, të cilat tashmë janë pjesë e procedurave gjyqësore në vende të ndryshme të rajonit, në komunikimet SKY të grupeve kriminale serbe përmenden, Aleksandar Vuçiq me nofkën “Oskar”, vëllai i tij Andrej Vuçiq, ish-ministri i brendshëm Nebojsha Stefanoviq (“Edo”) si dhe zyrtari i BIA-s serbe Marko Parezanoviq (“Markus”).

    Burime nga hetimet tregojnë se në bisedat e grupit të Darko Shariqit përcillet ideja se “vendimet gjyqësore mund të ndikohen vetëm përmes Oskarit”, ndërsa në komunikime flitet për takim në BIA ku kanë marrë pjesë persona nga struktura të larta të drejtësisë dhe të zbulimit.

    Vëllai i të burgosurit Darko Shariq, Dushko Shariq, në një mesazh të 26 majit 2020, shkruan:

    “E vetmja rrugë reale është përmes Markusit drejt Oskarit. Vetëm ai mund ta zgjidhë këtë punë… Kushdo tjetër nuk mundet”, duke iu referuar kështu Aleksandar Vuciqit me nofkën tashmë të njohur për publikun, Oskar.

    Në një komunikim tjetër, i publikuar nga media malazeze Vijesti, krimineli i dyshuar Petar Lazoviq flet drejtpërdrejt për Vuçiqin me sharje dhe më pas, në mënyrë indikative, disa prej dëshirave të tyre—përfshirë rrëzimin e dënimeve të Shariqit- realizohen në gjykatat serbe.

    Dokumentet e reja të SKY-t, të cilat Ministria e Brendshme e Serbisë për momentin nuk po i dorëzon TOK-ut, lidhen me korrupsion të nivelit të lartë dhe përdorim të institucioneve shtetërore për mbrojtjen e rrjeteve kriminale. Sipas burimeve, komunikimet e reja e përmendin sërish emrin e Aleksandar dhe Andrej Vuçiq, duke krijuar presion të jashtëzakonshëm mbi strukturat e drejtësisë në vend.

    Një sërë vendimesh të gjykatave—rrëzimi i dënimeve të mëparshme të Shariqit, heqja nga rasti e gjyqtarit Milimir Lukiq, si dhe lirimi i kriminelit nga burgu në arrest shtëpie—po shihen nga ekspertët e drejtësisë si të sinkronizuara me interesat e rrjetit kriminal dhe një pjesë të pushtetit politik.

    Burimet brenda Prokurorisë dhe policisë pohojnë se ekziston frikë reale se TOK-u mund të marrë masa ndaj figurave të larta, nëse pakoja e re e SKY-t përfshihet në hetime. Pikërisht për këtë arsye, pushteti ka nisur procedurat për ndryshimin e ligjit, me synim transformimin e TOK-ut në një departament të zakonshëm nën Prokurorinë e Lartë të Beogradit. Nëse kjo ndodh, sipas ekspertëve, çdo hetim që prek figurat e larta politike—përfshirë vëllezërit Vuçiq – mund të ndalet përpara se të fillojë./ Kosova Press.

  • Vuçiç dhe vëllai i tij akuza për fshehjen e komunikimeve dhe dyshime për korrupsion

    Vuçiç dhe vëllai i tij akuza për fshehjen e komunikimeve dhe dyshime për korrupsion

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe vëllai i tij, Andrej, po përmenden sërish në komunikimet e reja të aplikacionit SKY, ku dyshohet për korrupsion të nivelit të lartë dhe ndikim mbi sistemin e drejtësisë në favor të grupeve kriminale. Pakot e SKY-t, të ardhura nga Europol në Serbi, tregojnë për lidhje mes narko-kartelit të Darko Shariq dhe figurave të pushtetit, ndërsa Ministria e Brendshme e Serbisë akuzohet se po i fsheh provat dhe nuk po ia dorëzon Prokurorisë për Krim të Organizuar, shkruan Radar, transmeton KosovaPress. Ndërkohë, qeveria serbe po shtyn ndryshime ligjore që mund ta dobësojnë këtë prokurori, para se të nisë një hetim që potencialisht mund të prekë edhe vetë vëllezërit Vuçiç.
    Presioni i pushtetit mbi Prokurorinë për Krim të Organizuar (TOK) ka arritur pikën kritike. Paralelisht me fushatën mediatike kundër saj, po përgatitet edhe ndërhyrja institucionale për t’ia hequr pavarësinë dhe për ta vënë nën varësinë e Prokurorisë së Lartë të Beogradit.
    Një nga arsyet kryesore për përshpejtimin e këtij procesi është një pako e re me komunikime të platformës SKY, e dërguar në Ministrinë e Brendshme nga Europol dokumente që, sipas burimeve të Radar, përmbajnë dyshime për korrupsion të nivelit të lartë dhe përmendin drejtpërdrejt presidentin Aleksandar Vuçiç dhe vëllain e tij, Andrej Vuçiç.
    Problem edhe më serioz konsiderohet fakti se Ministria e Brendshme ende nuk ia ka dorëzuar këtë pako Prokurorisë për Krim të Organizuar, gjë që ngre dyshime se po tentohet mbajtja e informacionit jashtë sistemit të drejtësisë.
    Sipas dokumenteve të deritanishme të rrjedhura, të cilat tashmë janë pjesë e procedurave gjyqësore në disa vende të rajonit, në komunikimet SKY të grupeve kriminale serbe përmendet Aleksandar Vuçiç me nofkën “Oskar”, vëllai i tij Andrej Vuçiç, ish-ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq (“Edo”), si dhe zyrtari i BIA-s, Marko Parezanoviq (“Markus”).
    Burime nga hetimet tregojnë se në bisedat e grupit të Darko Shariqit shtrohet ideja se “vendimet gjyqësore mund të ndikohen vetëm përmes Oskarit”, ndërsa flitet edhe për një takim në BIA, ku kanë marrë pjesë persona nga strukturat e larta të drejtësisë dhe të shërbimeve të zbulimit.
    Vëllai i Darko Shariqit, Dushko Shariq, në një mesazh të 26 majit 2020, shkruan:
    “E vetmja rrugë reale është përmes Markusit drejt Oskarit. Vetëm ai mund ta zgjidhë këtë punë… të tjerët nuk munden”, duke iu referuar Aleksandar Vuçiçit me nofkën tashmë të njohur.
    Në një komunikim tjetër, të publikuar nga media malazeze Vijesti, i dyshuari Petar Lazoviq flet drejtpërdrejt për Vuçiçin me fjalor banal dhe, në mënyrë indikative, disa nga dëshirat e tyre përfshirë uljen e dënimeve të Shariqit realizohen më vonë në gjykatat serbe.
    Dokumentet e reja të SKY-t, të cilat Ministria e Brendshme nuk po ia dorëzon TOK-ut, lidhen me korrupsion të nivelit të lartë dhe me përdorimin e institucioneve shtetërore për mbrojtjen e rrjeteve kriminale. Sipas burimeve, në këto komunikime përmenden sërish Aleksandar dhe Andrej Vuçiç, duke krijuar presion të jashtëzakonshëm mbi strukturat e drejtësisë.
    Një sërë vendimesh gjyqësore rrëzimi i dënimeve të mëparshme të Shariqit, largimi i gjyqtarit Milimir Lukiq nga rasti dhe vendosja e të pandehurit në arrest shtëpie po vlerësohen nga ekspertët si të sinkronizuara me interesat e rrjetit kriminal dhe të një pjese të pushtetit politik.
    Burime brenda Prokurorisë dhe policisë pohojnë se ekziston frikë reale se TOK-u mund të ndërmarrë veprime kundër figurave të larta nëse paketa e re e SKY-t përfshihet në hetime. Pikërisht për këtë arsye, pushteti ka nisur procedurat për ndryshimin e ligjit, me synimin e shndërrimit të TOK-ut në një departament të zakonshëm nën Prokurorinë e Lartë të Beogradit. Sipas ekspertëve, nëse kjo ndodh, çdo hetim që prek figura të larta politike përfshirë vëllezërit Vuçiç mund të ndalet përpara se të nisë.

  • VIDEO-Burri i helmoi prindërit me valium dhe i grabiti/ Gruaja kërkon divorcin live në emision

    VIDEO-Burri i helmoi prindërit me valium dhe i grabiti/ Gruaja kërkon divorcin live në emision

    Historia e pazakontë nga Lirbazhdi, ku një 36-vjeçar, u arrestua pasi dyshohet se iu dha valium prindërve të bashkëshortes së tij dhe më pas u vodhi një shumë parash, është transmetuar sot në emisionin “Me zemër të hapur”, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti.
    Hetimet kanë nxjerrë se Ismail Kllogjri dyshohet se u dha prindërve të bashkëshortes një dozë të lartë të medikamentit qetësues, gjë që çoi në gjendjen e tyre të rëndë dhe më pas në vjedhjen e parave dhe celularit. Ndërkohë, gruaja e tij, vajza e të moshuarve, tregoi se si e kishte mësuar lajmin tronditës. Ajo tha për emisionin se burri e kishte gënjyer dhe se nuk e kishte pranuar akuzën.
    “Më njoftoi vëllai në telefon se prindërit ishin keq. Një ditë para se të ndodhte ngjarja, e kisha mamin për ditëlindjen e djalit. Më pas iku ditën tjetër. Por kur iku në shtëpi, telefonin e kishte fikur. Mami erdhi në mëngjes, dhe më pas e përcolli ai te furgoni. Mami nuk e kujton se çfarë bisede kanë bërë. Mami nuk kishte telefon, se ishte fikur. Ai u kthye pas pune ditën tjetër. Nuk kuptova asgjë. Në darkë kisha dhe nipin dhe mirë kaluam. Në mëngjes më thotë do iki në punë. Kur erdhi në orën 16:00 na puna, solli ca ushqime dhe më tha mora 25 mijë lekë në punë. Nuk e di se të kujt ishin lekët. Solli ushqimet dhe doli për kafe. Isha vetëm me fëmijët kur mora vesh lajmin. E lajmërova në telefon dhe erdhi direkt, më tha; si ka mundësi. Gjeti taksi dhe shkuam në Elbasan. Babi nuk përmendjen fare. Doktorët tentonin ta përmendnin. Mami hapi pak sytë. Vetëm mua më shikonte. Më tha mami; ishte Ismaili rroi babin. I thash burrit që; nëse ti ke punë në këtë çështje, harroi fëmijët dhe mua. Nuk e pranoi atë natë ai. Nuk e pranoi. U zumë u bëmë. Erdhi me mua prapë në Tiranë. Nuk u afrua te spitali se kishte frikën e vëllait tim se vëllai më thoshte që; e ka bërë ai. Mami e tha disa herë këtë gjë, që e bëri burri. Mami im flet, por mezi ecën. Babi nuk ngrihet fare nga krevati. Kjo gjë e dëmtoi, rri ulur. Babi vuan nga tensioni, nga skleroza. Para dy vitesh, vëllai im rrëmbeu për grua motrën e Ismailit, por ajo nuk është mirë mendërisht. Dhe këtu Ismaili shkoi e dëmtoi, e dhunoi, sa vëllai im përfundoi te Trauma. Ismaili u dënua me arrest shtëpie. Nusja e vëllait tim nuk flet me të vëllanë, pra motra e Ismailit. Shyqyr që erdhën ata nga Greqia, se nuk do të kishin shpëtuar.”, tha ajo.