Tag: vëlla

  • Radovan Zogoviq: Mos vdis para se me vdekë

    Radovan Zogoviq: Mos vdis para se me vdekë

    Gjatë natës e tërë lëndina me lule u vesh.U stepa. Mbeta shtang nga aroma që deh.Tërë jetën druajta të mos jem gjallë e ulok.Mos vdis para se me vdekë, mik, vëlla, shok!

    Fusha e mbuluar me bar të dendur gufon.E në bar lumi – si shokë e kaltër vallëzon.Vetëm aq? E blerta shokë? I kaltri brez blerosh?Mos vdis para se me vdekë, vëlla, mos!

    Jazi i fshatit rrëmbyeshëm rrjedh. E yjet merrMe vete… Hëna shpalos gjirin e saj në shtjellë.Pamja çik shikimin e sytë tanë i josh…Mos vdis para se me vdekë, vëlla, mos!

    Mbi supe nënës blenj puplash i rrëshqasin vrik.E unë? Ulur galuc shpezët ndjell: tik-tik, tik-tik!Po a për këto pupla të verdha u ngashëreva sot?Mos vdis para se me vdekë, vëlla, mos!

    Në degën e reve, si rremb ngrihet qyteti, ç’qytet!Hap sytë e shoh: shtrirë gjerë e gjatë e thik përpjetë.Tutje, përtej kurbës, mullarë bari e shtregë gruri tok.O, mos vdis para se me vdekë, mik, vëlla, shok!

    Shqipëroi: Agim Vinca

    ObserverKult

    lexo edhe:

    Radovan Zogoviq: Me dekë për s’gjalli mos dis

    Cikli i plotë: Radovan Zogoviq “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”

  • Nderimi i Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe pas vizitës në Tiranë, Rama: S’do ta harroj kurrë ndihmën që na dhatë pas tërmetit shkatërrues

    Nderimi i Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe pas vizitës në Tiranë, Rama: S’do ta harroj kurrë ndihmën që na dhatë pas tërmetit shkatërrues

    Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, u prit nga kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë, ku u dekorua me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike.

    Ky është një vlerësim i lartë shtetëror që i jepet atij për përkushtimin e palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike mes dy vendeve si dhe kontributin e pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes.
    Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë Edi Rama u ndal edhe te ndihma që Emiratet e Bashkuara i dhanë vendit tonë pas tërmetit që goditi Shqipërinë.
    “Nuk do ta harroj kurrë që kur erdha te ju pas tërmetit shkatërrues, që la mijëra familje pa strehë, ju më morët dorën dhe më thatë: Vëlla, ti dhe populli yt nuk jeni vetëm!”, tha Rama.
    “Është një nder i madh t’ju mirëpresim sërish në vendin tonë, për herë të dytë brenda një periudhe kaq të shkurtër dhe, megjithëse nuk do të rrini aq gjatë sa do të dëshironim, prania juaj ndjehet si ajo e një të afërmi të dashur që kthehet për të parë nëse gjithçka shkon mirë në shtëpinë e të afërmve të vet”, tha Rama.
    “Njerëz të çdo ngjyre, gjuhe dhe besimi ju janë falënderues për praninë tuaj afër tyre, në orët më të errëta, jo si një sovran në kërkim të larjes së ndërgjegjes, por si një vëlla që nuk pranon të braktisë të ngjashmit e tij që lëngojnë në errësirë; që ecën me ta nëpër lugina lufte, vuajtjeje, dëshpërimi, ekstremizmi dhe shkatërrimi duke u përcjellë jo vetëm ndihma, por diçka që shkon edhe më thellë: fuqinë e heshtur të dhembshurisë dhe gjithashtu lehtësimin ndërsa i siguron se nuk janë vetëm.
    Nuk do ta harroj kurrë që kur erdha te ju pas tërmetit shkatërrues, që la mijëra familje pa strehë, ju më morët dorën dhe më thatë: Vëlla, ti dhe populli yt nuk jeni vetëm!
    Dhe sot, një lagje e re e bukur me mbi një mijë apartamente qëndron si dëshmi se ju e mendoni atë që thoni dhe thoni tamam atë që mendoni. Si ushtarak nga formimi dhe nga thirrja, ju keni zgjedhur të jeni një vëlla i armëve të Paqes”, u shpreh më tej Rama.

    Top Channel

  • Rama i përgjigjet deputetit britanik: Janë mbi 300,000 shqiptarë aty vëlla! Hajde caktojmë datën…

    Rama i përgjigjet deputetit britanik: Janë mbi 300,000 shqiptarë aty vëlla! Hajde caktojmë datën…

    Reagimi i kryeministrit Edi Rama:
    Nigel, Nigel, Nigel… Nga “një kriminel në pesëdhjetë shqiptarë”, pretendimi juaj tani është shndërruar në: “Ndoshta është një në tre, ndoshta një në katër, nuk e di…” Vërtet?! Nuk e dini? Dhe kjo vjen pasi thoni se i keni kontrolluar dy herë shifrat? Unë tashmë ju drejtova te të dhënat e vetë The Telegraph (me bujari, mund të shtoj) duke zgjedhur referencën tuaj, megjithëse një referencë vetëkontradiktore. Por dukeni të vendosur të vazhdoni në gabim. Pra, më lejoni t’ju ndihmoj me sqarime të mëtejshme. Sipas të dhënave nga Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me fraza të Brexit, numri i shqiptarëve në vendin tuaj nuk është 53,000, siç sugjeron fillimisht The Telegraph. Në fakt, në të njëjtin artikull, ajo pranon, dhe citoj, “analiza ka të ngjarë ta ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare”. Pastaj spekulon se shifra mund të jetë deri në 140,000. Në realitet, z. Farage,  E di çfarë? Shifra është mbi 300,000, vëlla! Këta janë njerëz që mësojnë fëmijët tuaj, që ndërtojnë shtëpitë tuaja, që kujdesen për të moshuarit dhe të sëmurët tuaj. Ata nuk janë mish për dhëmbët e propagandës së shpëlarjes së trurit pas Brexit-it. Ata janë pjesë e strukturës së gjallë dhe që merr frymë e shoqërisë suaj. Edhe pa kontrolluar moshën, gjininë apo statusin socioekonomik, raportet tuaja bien. As një në pesëdhjetë. Dhe sigurisht jo një në tre ose katër. Këto nuk janë statistika, janë taktika frikësimi të maskuara si të dhëna. Pra, më lejoni t’ju pyes qartë: pse është kaq e vështirë të pranosh se ke gabuar, pa zvarritur në baltë një komunitet të tërë njerëzish të shkëlqyer dhe punëtorë që i shërbejnë atdheut tënd me dinjitet sikur të ishte i tyri? Britania është tashmë e madhe dhe jo më pak për shkak të diversitetit, qëndrueshmërisë dhe forcës së saj shumëkulturore. Një komb në stres politik post-traumatik nuk ka nevojë për kurbane. Nuk ka nevojë për goditje të kota. Dhe sigurisht nuk ka nevojë për mite në vend të fakteve. Shpresoj sinqerisht që vizita juaj e ardhshme në Shqipëri t’ju frymëzojë të luftoni për ide, në vend që të luftoni kundër njerëzve – në frymën e traditës së madhe liberale për të cilën vendi juaj ka qëndruar prej kohësh. Pres me padurim t’ju mirëpres në vendin tonë të bukur si mysafir nderi. Por, përpara se të arrini për të shijuar diellin e vërtetë dhe mikpritjen e sinqertë, a mund të biem dakord të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja pas së vërtetës? Le të caktojmë datën.

    Top Channel

  • “Krenar për ty vëlla”, Rama uron Taren: Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte

    “Krenar për ty vëlla”, Rama uron Taren: Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte

    Kryeministri Edi Rama ka uruar legjendën kuqezi, Igli Tare për detyrën e re.
    Rama ka uruar Taren për pozicionin e ri si Drejtor Sportiv te skuadra italiane më e titulluar në Europë, Milan.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se ky është një lajm i madh, pasi askush nuk do e kishte imagjinuar që një shqiptar të vihej në krye të një skuadre legjendare si Milani.

    Postimi i Ramës:
    Uau, Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte dot?⚽️🇦🇱😍
    Tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e Milanit🤩🦅🇮🇹
    Krenar për ty vëlla🖐️❤️

  • “Vëlla, sa do për çokollatën…” – Zbardhen bisedat e fshehta të grupit të Troplinëve

    “Vëlla, sa do për çokollatën…” – Zbardhen bisedat e fshehta të grupit të Troplinëve

    Tiranë, 24 Maj 2025 – SPAK dhe antimafia italiane kanë zbardhur detaje të reja tronditëse nga hetimet që çuan në shkatërrimin e grupit kriminal të njohur si “Troplinët”, të udhëhequr nga Xhevdet Troplini, i njohur ndryshe si Poja. Në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, janë dokumentuar biseda të koduara mes anëtarëve të dyshuar të grupit, të cilat hedhin dritë mbi trafikun ndërkombëtar të drogës.
    Çfarë “çokollate” po shiste grupi?Përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC, Orges Molla dhe Sueld Elezi, të dy nën hetim, flasin për çmimet dhe shpërndarjen e drogës. Biseda duket si një komunikim i zakonshëm mes të njohurish, por në të vërtetë përshkruan qartë transaksione droge, të kamufluara me terma si “çokollatë”, “bukë” dhe “e bardha”.“Vëlla, sa do për këtë çokollatën… komerciale?”, pyet Elezi.“3.5… ty do të lë 3,300, që mos ta kuptojë ai çmimin, prandaj ta shkruajta me shkronja…”, i kthehet Molla.
    Çmimet dhe trafiku drejt ItalisëNga bisedat del në pah se trafikimi bëhej me sasi të mëdha dhe shpërndarja synonte tregun italian, ku çmimet rriteshin ndjeshëm. Në një prej bisedave, përmendet se “erdhi për të zezën në Kalabri”, ndërsa një tjetër klient përshkruhet si “merr 10 bukë në javë… të bardhë”.Pagesat bëheshin në dorë ose me këste, me insistim për cilësi të lartë dhe korrektësi në dorëzime. “60 ka cash sot ky, për 5 ditë të jap të tjerat”, thuhet në një nga fragmentet.
    Operacioni “Ura”: 52 urdhër-arreste mes Shqipërisë dhe ItalisëOperacioni “Ura”, i zhvilluar në bashkëpunim mes SPAK dhe antimafias së Barit, vuri në shënjestër grupin e Troplinëve, duke firmosur 52 urdhër-arreste në Shqipëri dhe Itali. Në kërkim janë shpallur edhe dy nipat e Xhevdet Troplinit: Elvis Doci (Visi i Pojës) dhe Indrit Tafili.
    Kodet e komunikimit: Sky ECC, “varësa” dhe “autistë” në shërbim të drogësGjuha e përdorur tregon një sistem të sofistikuar komunikimi dhe shpërndarjeje, ku çdo fjalë e thjeshtë ka domethënie të koduar:“Çokollatë” = hashash me cilësi të lartë“Bukë” = kokainë“Autist” = shofer i grupit që s’pyet dhe s’komenton“Varëse” = pajisje për të transportuar drogën në mënyrë të fshehur

  • Banda ‘Poja’/ Kokainë dhe heroinë edhe nga Turqia, roli i Çobës – Ja biseda mes Mollës dhe Elezit…

    Banda ‘Poja’/ Kokainë dhe heroinë edhe nga Turqia, roli i Çobës – Ja biseda mes Mollës dhe Elezit…

    Dosja hetimore ndaj Troplinëve, zbulon se si funksiononte organizata kriminale e goditur nga operacioni “Ura”, si ndaheshin rolet dhe cilat ishin pengesat që hasnin trafikantët e drogës. Adi Çoba, i cili siguronte kokainë dhe heroinë nga Turqia me Ervis Doçin të njohur si Visi i Pojës (Nipi i Xhevdet Troplinit) komunikojnë intensivisht në SKY ECC. Në një episod provohet realizimi i dërgesës së 8 kg kokainë nga Gjermania drejt Italisë. “Visi i Pojës” më 5 gusht 2020 dërgoi në Itali nëpërmjet një korrieri një sasi prej 8 kg kokainë e cila i është dorëzuar fizikisht Agron Ganajt në Bari.

    Pas kontaktit që Adi Çoba kishte patur me shtetasi n Italian Angello Zanzarelli, “Visi i Pojës” i kishte shkruar Adi Çobës duke i dhënë udhëzime mbi mënyrën e dorëzimit të parave dhe vendodhjen e preferuar për shkarkimin e lëndës narkotike, sipas tij më së miri do të ishte një oborr.

    “Sot është dita që duhet të ngarkojë dhe të them është në Gjermani, shoh 8 copë, i kemi bashkë, 4+4. pasnesër do të vijë ke ty.  jepi shoferit paratë çfarë ke mik, paketoja paratë ne qese me vakum pasi ai duhet të marrë edhe të tjera dhe vendos një shenjë ose të paktën një oborr privat përveç garazhit”- i shkruan “Visi i Pojës” Adi Çobës

    Tjetër episod tregon përfshirjen e shtetasit Sueld Elezi, Orges Molla dhe një person i tretë, identifikuar vetëm nga kodi i SKY ECC si furnizuesi dhe organizatori i transportit

    Më 25 tetor 2020, Orges Molla komunikon me përdoruesin me Sueld Elezin për një dërgesë prej 2 kilogramësh heroinë, e cila do të dorëzohej në zonën e Altamura-s.

    Elezi informon se është me një që do të shikojë mallin përpara blerjes, ndërkohë që Molla garanton cilësinë dhe organizon dërgesën me fjalët: “me 38.5…e fundit…ta mori te shpia jote…s’ka pazar tjetër…ik gjej ti më lirë, thuj…”

    Një ditë më pas, shoferi që po transportonte mallin rezulton i zhdukur për 3 orë dhe nuk përgjigjet më në asnjë numër. Alarmi rritet dhe Molla tensionohet

    “Në një moment, në bisedë futet edhe një shtetas italian, blerës potencial i heroinës, i cili, i irrituar nga vonesa, shtyn afatet dhe thotë se ka lënë takime të rëndësishme për këtë transaksion. Molla, nga ana tjetër, e quan situatën “ters” dhe rrëfen se “po nuk e mori malli, do na shkatërrojë komplet në Itali… ka dhe fabrikë…”, thuhet në dosjen e SPAK.

    Dërgesa e 2 kg heroinë është sekuestruar më vonë nga autoritetet italiane. Sipas prokurorisë, rolet ishin të ndara qartë: “Sueld Elezi si porositës dhe financues, Orges Molla si ndërmjetës dhe organizator, ndërsa një person i paidentifikuar si furnizuesi kryesor.

    Pjesë nga përgjimet:

    Sualed Elezi: Hiç mo, s’kanë as valë telefonat. Na ka lujt men, o burrë… S’dimë ça me thonë.

    Orges Molla: Të mor vesh, vëlla… Të mor vesh.

    Sualed Elezi: Po dalim keq me këtë punë, shpresoj s’është problemi tek ne. Mos ka gjet gjë ai, se ne presim.

    Orges Molla: Ka pas trafik rrugës? Keni ndonjë program që mund ta shifni?

    Sualed Elezi: Jo, s’kemi ku e shofim. U përgjigj njeri? Më thotë: “jam në trafik”, por s’po më duket serioz. Ai italiani po bëhet nervoz.

    Orges Molla: Thuji atij shokut: “s’jemi nga ata burra ne.” Ne kemi hall tjetër, ai ka hall tjetër.

    Sualed Elezi: Më tha: “Lashë punë të rëndësishme, lashë takim me ju, një orë më vonë erdha…” Po i thashë: “E mora vesh.

    Orges Molla: Shok, s’jemi kalamaj ne. Këto nuk janë punë për t’u tallë. Thuaji atij karit, s’ka arsye të na rrejë. Kam nja 200 veta në ditë si ai. Thuaji: “Nuk kam mundësi t’ju bëj punë, pse t’ju gënjej? Po shesim nga 40 bukë në ditë.

    Sualed Elezi: Ka qenë orari, vëlla. Është tu nejt me lekë këtu, 3-4 orë. Edhe këtij do i kalojë nervi.

    Orges Molla: Edhe po pati ai ndonjë problem, s’kam çfarë humbas. Po nuk jemi në supermarket, ore. Ishallah s’ka gjë shoferi, të vërtetohet çdo gjë. Thuaji atij: “Do dali e vërteta, rrejmë ne apo jo?”

    Sualed Elezi: Makina a ka qenë në vend?

    Orges Molla: O normal, shok, se s’po punojmë sot për qejf.

    Sualed Elezi: Për një orë, maksimumi, do marrim përgjigje. Kemi blloku komplet burrat e huaj.

    Orges Molla: Po nuk u përgjigj dhe gjysmë ore, do shofim lajmet. Po do Zoti. Se shoferi është shok i mirë, ka dhe fabrikë në Itali. Na shkatërrohet çdo gjë, edhe familjarisht. 

    Sualed Elezi: Mora vesh, shok. Llafet që më thotë italiani, du me ditë: a pret një orë, dy orë, vetëm të dijë.

    Orges Molla: Po ishalla është mirë, kjo është më e rëndësishmja.

    Sualed Elezi: Presim, vëlla. Nëse s’na pret më, le të shkojë vend tjetër. Ishallah është mirë.

    Orges Molla: Se jeta vazhdon. Po për shoferin… se e kemi shok, s’ma rruhet fare për mallin.

    Sualed Elezi: Po mos të jetë këtej afër ai, vëlla. Se shif ku jemi duke prit… (dërgon foto). Kemi 4 orë këtu me burrin e huaj

    Orges Molla: S’ka dalë në jetë sot ai. Po do shkruajmë burrë, s’po marrim vesh fare. Do karikojë telefonin, s’është budalla të rrijë aty.

    Sualed Elezi: S’po i shkojnë mesazhet fare mo.

    Orges Molla: As në numrin personal nuk përgjigjet. Ka problem

    Sualed Elezi: Boo, mer vëlla…

    Orges Molla:
Na fal thuaji atij shokut. Po qenka vend ters aty. Ne do flasim sa të sistemojmë gjërat tona. S’i dihet.

    Sualed Elezi: S’patëm fat, vëlla. Ishallah s’ka gjë. Mos presim më.

    Orges Molla: E sigurt e kanë kap. S’kemi çfarë presim. Kot. Të shohim lajmet. Më ka ik zëri për Zotin e mollës..

    Sualed Elezi: A të rrijmë dhe pak?

    Orges Molla:  Rrini sa të doni, por ai duhej të kishte arritur para 3 orësh.

    Sualed Elezi: Po tani s’ka lidhje më, vëlla. Unë leviza. Po ai shoku tjetër, çfarë thotë?

    Orges Molla: Çfarë të thotë, bo tym ai… mërzit shumë, vëlla

    Sualed Elezi: Na lajmëro pastaj, vëlla. Mos ka pas ndonjë shkarkim në ndonjë vend tjetër sot?

    Orges Molla: Jo mo vëlla, jo…

    Sualed Elezi: Na lajmëro, po qe gjë. E mora vesh. E luta italianin, më prit edhe nesër. T’marrim vesh çfarë është bërë me shokun. O Zot, ishalla jo…

    Orges Molla: Vëlla, s’ke pse e lut. Puna do vazhdojë.

    Sualed Elezi: Dhe nesër nëse do me na prit, i them. Na lajmëro gjithsesi.

    Orges Molla: Thjesht na ndodhi një problem… ne.

    Sualed Elezi: E kuptoj, shoku. Po ishalla jo me dom të madh. Ishalla është mirë shoku…

    Orges Molla: S’ka… Ka mbaru filmi tani. Përderisa nuk përgjigjet…

    Sualed Elezi: Presim të përgjigjet, vëlla. E vëlla, asi lajm…

  • “Vij tek ju si një vëlla që dëshiron të jetë shërbëtor i besimit dhe gëzimit tuaj”, Papa Leo XIV bën thirrje për unitet dhe dënon propagandën fetare

    “Vij tek ju si një vëlla që dëshiron të jetë shërbëtor i besimit dhe gëzimit tuaj”, Papa Leo XIV bën thirrje për unitet dhe dënon propagandën fetare

    Në fjalimin e tij, Papa nuk e harroi Françeskun (“vdekja e tij na mbushi me trishtim”), duke theksuar nevojën për të mbetur “të bashkuar” dhe dënoi “propagandën fetare”.

    «Vëllezër dhe motra, do të doja që dëshira jonë e parë e madhe të ishte një kishë e bashkuar, një simbol i unitetit dhe i bashkësisë, e cila do të bëhet katalizatori për një botë të pajtuar», tha ai në italisht.
    “U zgjodha pa asnjë detyrë dhe, me frikë e dridhje, vij tek ju si një vëlla që dëshiron të jetë shërbëtor i besimit dhe gëzimit tuaj, duke ecur me ju në rrugën e dashurisë së Zotit, i cili na dëshiron të gjithëve të bashkuar në një familje”, vazhdoi ai.
    Ai tha gjithashtu se “vepra apostolike e Pjetrit” – dishepullit të Jezusit, mbi varrin e të cilit thuhet se është ndërtuar Vatikani – “shquhej nga “dashuria vetëmohuese”. «Meqenëse Kisha e Romës kryeson me dashuri dhe autoriteti i saj i vërtetë është dashuria e Krishtit dhe nuk bëhet kurrë fjalë për të pushtuar të tjerët me forcë, me anë të propagandës fetare apo me anë të pushtetit», shtoi ai.
    Për më tepër, Leo kritikoi sistemin ekonomik global i cili, siç tha ai, “shfrytëzon burimet e Tokës dhe margjinalizon më të varfrit”. Ai paralajmëroi gjithashtu masa kundër centralizimit të pushtetit në papat, duke shtuar se do të përpiqej të qeveriste “pa iu nënshtruar kurrë tundimit për t’u bërë autoritar”.
    Ai e përfundoi fjalimin e tij duke i nxitur besimtarët të qëndrojnë “të bashkuar si një popull i vetëm” dhe “të ecin drejt Zotit dhe të duan njëri-tjetrin”.

    Top Channel

  • Kanye West “shpërthen” ndaj Kim Kardashian dhe familjes së saj: Do t’i marr fëmijët e mi

    Kanye West “shpërthen” ndaj Kim Kardashian dhe familjes së saj: Do t’i marr fëmijët e mi

    Kanye West ka shpërthyer në një reagim të ri drejtpërdrejt në Twitter, duke shprehur zemërimin e tij për faktin se nuk ka kujdestarinë e katër fëmijëve që pati me ish-gruan e tij, Kim Kardashian. Reperi u shfaq me fytyrën e mbuluar plotësisht nga një maskë e zezë dhe lëshoi ​​një ankesë kaotike për pamundësinë e tij për t’i parë fëmijët e tij, North , Shade , Chicago dhe Psalm.
    Në një video të postuar në internet, reperi dëgjohet duke thënë: “DJ Academics më dha një shtysë, vëlla. Isha vetëm në aeroport… Do të shkoj të marr fëmijët e mi, vëlla!” Pastaj, shtoi ai, duke bërtitur: “F*ck të gjitha këto motra.” Do të shkoj të marr fëmijët e mi, vëlla. “Po flas me avokatët, kam arritur në një pikë ku duhet të mësohem të mos i shoh fëmijët e mi që të mos humbas mendjen.”

    Deri më tani, as përfaqësuesit e Kanye West dhe as ata të Kim Kardashian nuk kanë komentuar mbi videon. Kanye West ka shprehur vazhdimisht ankesat e tij në lidhje me marrëveshjen e tij aktuale të kujdestarisë me Kim Kardashian kohët e fundit. Në mars, reperi akuzoi ish-gruan e tij dhe “familjen Kardashian” se ia kishin kufizuar aftësinë për të kryer detyrat e tij atërore. Në fakt, ai e kishte krahasuar marrëveshjen e kujdestarisë me një “vizitë në burg”.
    /vizionplus.tv

  • “Vëllai im lindi Dragua me flatra”/ Historia rrëqethëse e Danelës: I doli nënës në ëndërr dhe më vuri emrin

    “Vëllai im lindi Dragua me flatra”/ Historia rrëqethëse e Danelës: I doli nënës në ëndërr dhe më vuri emrin

    Nuk kanë të ndalur suprizat në Ferma VIP 2. Pas Nur, ishte radha e Danelës që të surprizohej.
    Luana: Si kanë qenë këto ditë pas Prime?
    Danela: E kam përjetuar pak keq, kam qarë gjithë ditën. Por e kalova ditën e Pashkëve.

    Luana: Je shumë në rregull, për mos ju kthyer më?
    Danela: E kam mbyllur të premten.
    Luana: Po nga droni sot?
    Danela: Mora forcë.
    Luana: E di nga kush ka ardh?
    Danela: Jo se kam idenë.
    Luana: Do vish me mua Danela?
    Danela: Nuk kam dëshirë të flas me njërëz që nuk dua t’i tkaoj.
    Ajo ka rrëfyer një histori shumë të veçantë në Ferma VIP. Ajo tha se ka humbur një vëlla një vit para se të lindte, dhe se vëlali i saj ka qenë Dragua, nga ata njerëz që legjendat flasin se lindin me flatra.
    “Një vit para se të lindja unë kam humbur një vëlla. Për atë thonë që ka qenë Dragua, ka qenë me flatra. Mami im e ruante shumë që mos e shihnin njerëzit, por në fund ai humbi jetën në një aksident. Thonë që edhe emrin tim ai ma ka vënë, i ka dalë mamit në ëndërr dhe ka thënë që është vajzë. Mami nuk e përjetoi shumë mirë këtë situatë dhe pas disa kohësh ndërroi jetë. Babi u martua sërish, por unë nuk e doja atë grua. Por ajo u tregua burrneshë dhe na rriti. Ajo na lindi dhe një vëlla, Alesion, të cilin unë e dua shumë shumë”, tregoi Danela
    Më tej ajo rrëfeu edhe një hsitori ku tha se dikur ka qenë e fejuar me mbelsëri.
    “Në moshën 14 vjeçare babi im më fejoi me mblesëri. Me atë djalin kam bashkëjetuar 8 vite, deri sa vendosa të ikja. Ika në Napoli fillova punë në bujqësi. Më pas ika në Maltë, për tre muajn mësova anglisht, aty takova një njeri që më tha je shumë e bukur për të punuar kamariere. Më pas ju futa botës së modelingut”, rrëfeu më tej Danela.
    Ndërsa e pyetur se për kë e ka marrë malli ajo tha për vëllain e saj të vogël Alesio, i cili ishte edhe surpriza e saj.
    Nuk kanë munguar lotët e gëzimit, ku jo vetëm historia por edhe takimi motër e vëllai ishte mjaft emocionues.

  • Bes Kallaku në zi, humb njeriun e tij të afërt, ja dedikimi i tij prekës (Foto)

    Bes Kallaku në zi, humb njeriun e tij të afërt, ja dedikimi i tij prekës (Foto)

    Kengetari i njohur dhe aktori i humorit i shume dashur nga ju Bes Kallaku ka ndare me ndjekesit e tij nje lajme te zi diten e sotme. Aktori ka publikuar nje video ne insta stroy ku shkruan ‘Shpirti yt i bukur qofte me engjujt vella, meshira e zotit qoft me ty o Fat.’
    Nuk dihet nese Besi e ka pasur shoke te ngushte, mik te familjes apo ndonje kusheri te afert. Ajo qe mund te thuhet eshte se Bes Kallaku e paska pasur kete njeri pjese te zemres se tij sa e quan dhe vella. I shprehim ngushellimet e sinqerta aktorit te humorit per humbjen e ketij personi kaq te afert per te.