Tag: veliu

  • Akuza e fortë e Malajt: Ardi Veliu pajisi policët me SKY ECC. Batuta e gazetares: “E bëri për të zbuluar krimin”

    Akuza e fortë e Malajt: Ardi Veliu pajisi policët me SKY ECC. Batuta e gazetares: “E bëri për të zbuluar krimin”

    Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, ka hedhur akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit, ndërsa ishte i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    Malaj deklaroi se ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në Rinas tregon se krimi vazhdon të ketë lidhje të forta me Policinë e Shtetit.
    Ai akuzoi ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, se sapo mori detyrën, pajisi policët me aplikacionin SKY ECC. Moderatorja Borakaj, me humor, shtoi: “I pajisi për të zbuluar krimin, pra.”

    Pjesë nga biseda:
    Malaj: Shumë ngjarje kriminale në Shqipëri janë zbuluar pas futjes në punë të satelitëve. Moszbulimi i kësaj ngjarjeje do të tregojë se ka lidhje të drejtpërdrejtë me Policinë e Shtetit. Shumë nga krimet janë zbuluar falë teknologjisë dhe satelitëve, por problemi është se po flasim për një polici që ka qenë totalisht e lidhur me krimin. Nëse deri dje kishim 50 drejtorë policie të lidhur me krimin, sot mund të themi se intensiteti i këtyre lidhjeve është ulur disi. Por ditën e parë që Ardi Veliu mori detyrën si drejtor i përgjithshëm, ua shpërndau aplikacionin SKY ECC të gjithë drejtorëve të policisë.
    Borakaj (me ironi): Për të zbuluar krimin, pra!

  • “Mesazhe përçarëse”/ Protesta për UÇK, Veliu: Po shfrytëzohet politikisht, më vjen shumë keq…

    “Mesazhe përçarëse”/ Protesta për UÇK, Veliu: Po shfrytëzohet politikisht, më vjen shumë keq…

    Njohësi i çështjeve rajonale, Lulzim Veliu në një intervistë televizive u shpreh se protesta për UÇK po shfrytëzohet politikisht.
    Lulzim Veliu:
    Është një periudhë e gjatë kohore kur në Kosovë nuk kemi vizita të zyrtarëve europianë e amerikanë dhe këtë duhet ta shohim si pozitive.
    Ndërsa për kritikat dhe të dhënat e tyre duhet pranuar se jemi vetë fajtorë pasi kemi kaluar një periudhë të gjatë kohore në një qeveri teknike, me një qeveri në detyrë.
    Pra nuk kemi arritur të krijojmë institucionet dhe në bazë të institucioneve pastaj të veprohet dhe të punohet.
    Ndoshta në një qasje më pozitive për të gjithë rajonin, zonja e kishte me vizitën e saj që kishte bërë në Malin e Zi, ndërsa Kosovës i duhet shumë punë për të shpresuar se një ditë do ti hapen dyert dhe do të jetë si vend kandidat për tu pranuar në BE.
    Më vjen shumë keq që protesta të tilla që do duhet të ishin ngjarje që do të na bashkonin të gjithëve kundër një padrejtësie të madhe që është duke u bërë, nga disa eksponentë politikë sidomos në Kosovë, po shfrytëzohet politikisht dhe për fatin e keq po çon mesazhe përçarëse.

  • Qeveria e re/ A e dinin ministrat rolin që do të merrnin? Dëshmia: Rama ka qenë shumë hermetik

    Qeveria e re/ A e dinin ministrat rolin që do të merrnin? Dëshmia: Rama ka qenë shumë hermetik

    Tashmë kabineti i qeverisë së re është bërë publik, me një prezantim nga kryeministri Edi Rama të emrave të ministrave të rinj që do të shërbejnë në këtë mandat.
    Por a ishin ata në dijeni të roleve që morën?
    Në një lidhje direkte me emisionin Top Story me Grida Dumën, gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, i cili ka ndjekur nga afër zhvillimet, u shpreh se Rama ka qenë hermetik me zbulimin e emrave që do të përfshinte në ekipin e tij qeverisës.
    “Edi Rama ka vijuar diskutime deri ditën e djeshme përsa i përket kabinetit dhe do të sjell një shembull… Zonja Albana Koçiu e ka marrë vesh vetëm paraditen e sotme propozimin e Ramës që ajo të drejtonte Ministrinë e Brendshme. Rama ka qenë hermetik edhe me bashkëpunëtorët e ngushtë sa u përket emrave në kabinetin e tij.
    Mbase zoti Lamallari u kap në befasi, kur i përmendi emrin si zëvendës i Ulsi Manjës”, u shpreh gazetari Muhamed Veliu.

  • “Lista Serbe apelon në Kushtetuese”/ Ngërçi politik, reagon Veliu:Kuvendi i Kosovës u konstituua me një nënkryetar më..

    “Lista Serbe apelon në Kushtetuese”/ Ngërçi politik, reagon Veliu:Kuvendi i Kosovës u konstituua me një nënkryetar më..

    Në një studio televizive, njohësi i çështjeve rajonale Lulzim Veliu analizoi situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës pas moszgjedhjes së nënkryetarit që i takon komunitetit serb.
    “Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Kosovës kryetari i sapo zgjedhur Dimal Basha tha edhe se edhe pse nuk u arrit të zgjidhet nën kryetari i pestë që i takon komunitetit Serb të Kosovës, ai e quajti këtë seancë të mbyllur dhe në këtë mënyrë është konsideruar nga Kryetari i Kuvendit se Kuvendi i Kosovës tashmë është i konstituuar dhe ka mbetur me një nënkryetarë më pak, çka do të thotë se kryesia e vendit nuk ka 6 anëtarë por ka vetëm 5.
    Lista serbe i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese se komunitetit serb në Kosovë i është bërë një e padrejtë e madhe, duke mos e zgjedhur kryetarin që ata dëshirojnë. Një gjë e tillë është konfirmuar sot nga zv i Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Veliu.

  • Ardi Veliu SHKRESË administratorit të ‘News24’: Premtuat se do e lironit vetë godinën, pritëm 48 orë!

    Ardi Veliu SHKRESË administratorit të ‘News24’: Premtuat se do e lironit vetë godinën, pritëm 48 orë!

    Ardi Veliu

    TIRANË- Shoqëria KAYO ka publikuar sot përgjigjen për kreun e grupit mediatik “Focus”, Irfan Hysenbelliun. Në shkresën e publikuar, administratori i kompanisë shtetërore të armëve “KAYO”, Ardi Veliu, thotë se lirimi i ndërtesës së televizionit është kryer në kushte të larta sigurie, në prani të Forcave të Armatosura, duke dokumentuar me procesverbal çdo send të ndodhur brenda saj. Po sipas ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit, media është vënë në dijeni të përfundimit të kontratës. Por sipas tij, nuk kanë pranuar që të dorëzojnë vullnetarisht ndërtesën as pas 48 orëve të afatit të fundit që u ishte lënë. Kështu që iu desh që të ndërhynin dhe të futeshin në godinë.
    Një përgjigje, KAYO e ka edhe për pretendimet se janë grabitur dosje shumë të rëndësishme që mediat e Hysenbelliut po hetonin në lidhje me korrupsionin qeveritar dhe abuzime të tjera. Sipas Veliut, pretendimet për fshirjen e materialeve të gazetarëve janë të pabazuara dhe të pavërteta.
    “I nderuar Z. Buxheli, Referuar takimit të zhvilluar më datë 09.08.2025 në ambientet e ish Uzinës Traktori, premtuat se do të lironit ndërtesën në mënyrë vullnetare. Sipas bisedës, vendimi Juaj për lirim vullnetar do të na përcillej edhe me shkresë zyrtare. Pasi Ju pritëm 48 orë dhe nuk pati asnjë reagim nga ana Juaj, ndërtesa u lirua nga forcat ushtarake, të cilat kanë në mbrojtje këtë ndërtesë. Ju bëjmë me dije se, materialet e gjetura brenda ambienteve, pas inventarizimit u dërguan pranë Rezervave të Shtetit, me adresë Rruga Bajram Tusha, pranë ish Gjykatës së Apelit, Shkozet, Durrës. Ju lutem të paraqiteni pranë Rezervave të Shtetit, Ju personalisht si administrator dhe i vetmi person i autorizuar, për të marrë sa më parë sendet e gjetura dhe të inventarizuara në objekt,”- thuhet në letrën e Ardi Veliut drejtuar administratorit të “Focus Media News”.
    Ndërkohë po ashtu sot Gjykata e Tiranës ka vendosurqë Panorama Group të rikthehet menjëherë në godinë dhe që brenda 48 orëve të kthehen të gjitha sendet që tashmë janë transferuar pranë rezervave të shtetit.
    Çfarë ndodhi?
    Mëngjesin e të shtunës Policia e Shtetit rrethoi godinën e “News24” duke mos lejuar punonjësit të futen brenda godinës. Ky hap vjen pasi kontrata e grupit mediatik për godinën ka disa vite që ka mbaruar. Tashmë godina do të përdoret për “KAYO”, kompaninë e prodhimit të armëve me vendim të qeverisë për përdorimin e saj në funksion të shoqërisë. Prej disa ditësh tashmë, “News24” ka mbetur  jashtë transmetimit, ndërsa stafi nuk është lejuar që të kthehet në ambientet e punës./ZËRI

  • ‘Dosjet e mia kanë shumë sekrete…’/ Lala akuza Ardi Veliut: Pajisjet e mia po konfiskohen në mënyrë arbitrare nga ‘Kambalja’

    ‘Dosjet e mia kanë shumë sekrete…’/ Lala akuza Ardi Veliut: Pajisjet e mia po konfiskohen në mënyrë arbitrare nga ‘Kambalja’

    Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar me tone të ashpra pas zaptimit të ambienteve të News24 dhe konfiskimit të pajisjeve të saj të punës.

    Ajo akuzon drejtpërdrejt ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për veprim arbitrar dhe sulm ndaj lirisë së medias.

    “Dosjet e mia, që kanë shumë sekrete brenda dhe me të cilat po punoja, kompjuterin tim dhe çdo pajisje tjetër që më nevojitet për të ushtruar profesionin, janë konfiskuar në mënyrë arbitrare nga Ard Veliu,” shkruan Lala, duke e ironizuar atë me pseudonimin “Kambale”, siç sipas saj e thërrisnin vetë policët.

    “Meqë dosjet i ke konfiskuar, lexoji se mbase gjen edhe emrin tënd!” mbyll reagimin e saj Lala, duke nënvizuar se materialet e sekuestruara përmbajnë prova të rëndësishme nga investigimet e saj mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar.

    Reagimi i Klodiana Lalës: 
    Dosjet e mia, qe kane shume sekrete brenda, me te cilat po punoja, kompjuterin tim e cdo pajisje tjeter qe me nevojitet per te ushtruar profesionin jane konfiskuar ne menyre arbitrare nga Ard Veliu. Po e quaj Kambale sic e therrisnin policet, shume prej te cileve iu shkaterroi karrierren. Kambalen do mbaj mend si shoferin personal te Eskobarit, si kryepolicin qe perdori foton e nje skenari filmi per te denigruar nje grua, djalin e te cilit e kishte dhunuar policia. Si njeriun e skandalit te gradave dhe sherbetorin e verber te pushtetit.  Meqe dosjet i ke konfiskuar, lexoji se mbase gjen dhe emrin tend!
     

  • Pse Ardi Veliu me një duzinë policësh? Mjaftonte një përmbarues

    Pse Ardi Veliu me një duzinë policësh? Mjaftonte një përmbarues

    Nga Naim Noka
    Në orët e para të mëngjesit, Edi Rama na dha pamjen më të pastër të fytyrës së tij politike: një njeri që nuk e duron dot fjalën e lirë dhe që e sheh policinë jo si institucion të shtetit, por si trupë private për të shuar çdo zë jashtë kontrollit të tij. Ajo që ndodhi te godina e News24, Panorama, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare nuk ishte një procedurë administrative. Ishte një operacion demonstrimi force, i menduar në errësirë dhe i zbatuar me shpejtësinë e një aksioni mafioz. Në fakt  bosi i madh Hysenbelliu  duhej të kishte nje studio alternative dreqi ta hajë edhe pse në fushatë e mikloi Padishahun. Inati i të Madhit është lunatik dhe i keq! Dhjetëra kolegë do të mbeten pa punë! Irfani edhe mund dhe do të nënshtrohet ndaj kryeministrit Rama por kolegët tanë do të mbeten pa rroga zyrtarisht.
    Por në vend të një përmbaruesi civil, në skenë na u shfaq Ardi Veliu me një duzinë policësh. Veliu nuk ka nevojë për prezantim: nga kryepolic, zv.ministër, në krye të AMP-së, e sot drejtor i një kompanie shtetërore armësh, karriera e tij është një listë shërbimesh pa kushte ndaj Edi Ramës.  Veliu nuk prodhoi dot armë sot, por përdori policinë si armë kundër medias.
    Por le të jemi të qartë: Veliu është thjesht ushtari. Ky është skenar i vetë Ramës. Në Shqipërinë e tij, nuk ekziston kufi mes ekzekutivit dhe policisë; uniformat blu janë thjesht degë e pushtetit personal të kryeministrit. Urdhri vjen nga lart, dhe ligji nuk ka asnjë vend në këtë ekuacion.
    Ky nuk është më presion nën rrogoz. Nuk është as kapje e reklamave apo kontroll i tenderave. Ky është sulm i zhveshur: një goditje e hapur ndaj fjalës së lirë, për të treguar kush është “pronari” i territorit. Sot është News24. Nesër mund të jetë çdo media tjetër që nuk e këndon himnin në kor.
    Historia e ka treguar qartë: askush nuk e fiton dot luftën me median. Por Rama e nis sepse frika nga e vërteta është më e madhe se frika nga humbja. Ai e di që pushteti nuk zgjat përgjithmonë, por kur ke ndërtuar një sistem ku arroganca ka zëvendësuar arsyen, çdo mjet force duket i justifikuar.
    Në fund, kryeministri duhet ta kuptojë se fjala e lirë nuk asgjësohet me një duzinë   policësh. Çdo derë që i mbyll medias sot, do t’i hapë nesër dhjetë të tjera. Dhe atë ditë, as uniformat, as Ardi Veliu, e aq më pak Ilir Proda me bandat e tij, nuk do ta mbrojnë dot nga ajo që sot përpiqet të mbyllë: e vërteta.

  • Fikja e sinjalit të News24, Salianji: Ardi Veliu, analfabet i katapultuar në krye të disa institucioneve! Sot veshi hapur rolin e censorit dhe frikësuesit të medias

    Fikja e sinjalit të News24, Salianji: Ardi Veliu, analfabet i katapultuar në krye të disa institucioneve! Sot veshi hapur rolin e censorit dhe frikësuesit të medias

    Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar ndaj represionit të Ardi Veliut ndaj News 24, Gazeta Panorama, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare, duke u shprehur se ai është një analfabet i katapultuar në krye të disa institucioneve.
    “Ardi Veliu është prototipi i njeriut antiligj – një ushtar i bindur i pushtetit, analfabet i katapultuar në krye të disa institucioneve, i përdorur për të mbajtur lidhjet me krimin, për të sajuar dëshmitarë të rremë dhe për të shkelur ligjin sa herë kërkohet mbrojtja e të korruptuarve në majë të shtetit. Nga dosjet që e lidhin me grupet kriminale te dhuna mbi qytetarët dhe manipulimi i ngjarjeve, karriera e tij është një manual i shkatërrimit të shtetit ligjor”, thekson Salianji.
    Ai shtoi se Ardi Veliu, duke drejtuar operacionin për mbylljen e News24, “ka veshur hapur rolin e censorit dhe frikësuesit të medias”.
    Salianji u shpreh se ky është sulm frontal ndaj fjalës së lirë dhe provë e qartë se pushteti është gati të përdorë çdo vegël të errët për të heshtur zërat e pavarur.

  • Minatori humbi jetën, galeria e babait të kandidatit socialist pa masa sigurie

    Minatori humbi jetën, galeria e babait të kandidatit socialist pa masa sigurie

    Një tjetër tragjedi ka goditur minierën e Bulqizës këtë të mërkurë, ku minatori Fari Veliu, 66 vjeç, humbi jetën gjatë orarit të punës. Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 11:00, kur një masiv shkëmbor ra mbi të, duke i shkaktuar dëmtime të shumta trupore. Megjithëse u dërgua me urgjencë në spital, Veliu mbërriti atje pa shenja jete.
    Ngjarja ndodhi në një galeri të kompanisë private “GERTI Shpk”, në pronësi të biznesmenit Jeton Dani. Ky emër është i njohur për aktivitetin minerar në zonë dhe ka lidhje politike me Partinë Socialiste, ndërsa djali i tij, Murat Dani, ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit.
    Në një reagim këtë të enjte, policia ka njoftuar arrestimin e pesë punonjësve të stafit teknik të kompanisë: Nj. P., 46 vjeç, B. Ç., 68 vjeç, F. T., 61 vjeç, E. K., 35 vjeç dhe E. Xh., 51 vjeç. Ata dyshohen për neglizhencë në zbatimin e masave të sigurisë në punë, një veprim që dyshohet se çoi në vdekjen e minatorit.
    Ky aksident tragjik vë sërish në qendër të vëmendjes kushtet e rrezikshme të punës në minierat e Bulqizës. Siguria për jetën e punëtorëve shpeshherë duket se neglizhohet, ndërsa mungesa e kontrollit mbi zbatimin e standardeve lëndore mbetet një problem serioz. Policia dhe organet kompetente po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të vendosur përgjegjësit për këtë ngjarje fatale.

  • Ekskluzive/ “Non Grata” të reja nga Britania? Intervista e plotë e Ambasadorit të MB: Zgjedhjet në Shqipëri, me rëndësi për integrimin

    Ekskluzive/ “Non Grata” të reja nga Britania? Intervista e plotë e Ambasadorit të MB: Zgjedhjet në Shqipëri, me rëndësi për integrimin

    Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, la të hapur mundësinë e vijimit të procesit të shpalljes “non grata” nga autoritetet britanike për zyrtarë dhe politikanë të korruptuar shqiptarë duke theksuar se kjo do varet nga interesat e sigurisë kombëtare të vendit të tij.

    Në intervistën për Top Channel ai deklaron se shqiptarët që hyjnë ilegalisht në Angli nuk do të marrin azil, ndërsa komentoi edhe vizitën e pritshme kryeministrit Starmer më 16 maj në Tiranë.
    Intervista:
    Muhamed Veliu- Në vitin 2022, qeveria britanike shpalli disa politikanë shqiptarë si persona të sanksionuar. A do të kemi një listë të re me emra të rinj?
    Ambasadori– Gjithmonë më ka intriguar kjo “listë mitike” që personalisht nuk e kam parë kurrë. Siç e dini, ne nuk komentojmë mbi raste individuale ligjore për momentin. Mbretëria e Bashkuar kujdeset për sigurinë e saj kombëtare, ndërmerr masat e nevojshme për ta mbrojtur atë dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim.Por unë e di që agjencitë tona të zbatimit të ligjit, institucionet tona të drejtësisë kanë një marrëdhënie shumë të fortë këtu në Shqipëri. Dhe që nga viti 2022, kemi ndërtuar një marrëdhënie operacionale vërtet të shkëlqyer.
    Muhamed Veliu- Kryeministri juaj, z. Keir Starmer, do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve Evropianë më 16 maj, dhe parashikohet një takim me Kryeministrin Edi Rama. Cila është rëndësia e kësaj vizite, e para e një Kryeministri britanik në Shqipëri?
    Ambasadori– Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme. Tregon edhe njëherë nivelin e partneritetit që kemi tashmë. Kryeministri ynë është dikush që ka treguar interes të vërtetë për Shqipërinë. Ai e di që kemi krijuar një partneritet, një marrëdhënie që po prodhon rezultate. Ai është i interesuar t’i shohë këto nga afër.Dhe gjithashtu ai po vjen në një kohë kur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, çështjet e mbrojtjes evropiane janë në qendër të vëmendjes.
    Muhamed Veliu– Ky samit po mbahet në Shqipëri. Pse është i rëndësishëm dhe çfarë prisni të arrihet prej tij? Ju sapo përmendët rëndësinë e sigurisë, por cilat janë elementët e tjerë?
    Ambasadori– Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur Shqipërinë për organizimin e këtij Samiti, që nga momenti kur e organizuam vetë vitin e kaluar. Kjo na duket një gjë normale – që Shqipëria të marrë këtë rol udhëheqës. Aktualisht, siç e dini, në Evropë ka shumë shqetësim për luftën në Ukrainë dhe mënyrën se si ajo mund të zgjidhet.
    Ka, sigurisht, mundësi për të diskutuar edhe çështje më të gjera. Migracioni, fatkeqësisht, është gjithmonë në rendin e ditës. Por mendoj se Kryeministri ynë vjen këtu me fokus të qartë tek siguria dhe mbrojtja evropiane dhe do të ketë mundësi të bisedojë me liderë të ndryshëm nga Evropa Perëndimore, Ballkani Perëndimor dhe më gjerë, për atë që duam të arrijmë.
    Muhamed Veliu- Me të drejtë përmendët se çështja e migracionit është në krye të agjendës së qeverisë suaj. Ne shohim që migracioni i paligjshëm është sërish një temë e nxehtë në vendin tuaj, jo vetëm për qeverinë aktuale por edhe për ato të mëparshme. Është raportuar në mediat britanike që Home Office po kërkon qendra të huaja për të dërguar azilkërkuesit e dështuar. Deri tani, a i është drejtuar qeveria juaj qeverisë shqiptare për këtë çështje?
    Ambasadori– Mbretëria e Bashkuar, si shumë vende të tjera evropiane, po shqyrton mënyra për të menaxhuar migracionin e parregullt. Kjo është një sfidë jo vetëm për ne, por edhe për vende të tjera.Siç e thashë, në tre vitet e fundit kemi ndërtuar një marrëdhënie shumë pozitive dhe pragmatike me Shqipërinë. Kështu që padyshim këto çështje janë në vëmendjen tonë dhe janë objekt diskutimi.Por nuk është se vijmë me ndonjë plan të caktuar.Mendoj se, siç po ndodh në kuadër të Samitit, ky është një takim liderësh me interesa të përbashkëta, dhe është një mundësi për të diskutuar edhe këto çështje të migracionit dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre.
    Muhamed Veliu– Shtetas shqiptarë vazhdojnë të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes gomoneve, ndonëse në numër më të vogël se në vitin 2022. Sa janë shanset reale për të fituar azil pas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, kur Shqipëria u shpall vend i sigurt?
    Ambasadori– Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një vend të sigurt. Prandaj, fatkeqësisht, kushdo që përpiqet të hyjë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe të kërkojë azil, do të dështojë. Mesazhi im i qartë kur udhëtoj nëpër Shqipëri dhe takoj njerëz është: ju lutem mos e bëni këtë, mos e provoni, nuk do t’ju çojë askund. Ka probleme reale me mungesën e mundësive për punë dhe e dimë që kjo është një arsye e fortë për shumë të rinj që përpiqen të hyjnë në Britani. Por siç thatë, numri i atyre që mbërrijnë me gomone është shumë më i ulët tani krahasuar me tre vite më parë. Gjithashtu kemi një politikë rikthimi ku kthejmë shtetas shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri.
    Prandaj, mesazhi im është shumë i qartë: mos e bëni këtë.
    Muhamed Veliu- Çdo ditë lexojmë në mediat britanike lajme për krimin e organizuar shqiptar. Cili është vlerësimi i vërtetë i agjencive ligj- zbatuese ne Mbretërinë e Bashkuar? Kemi këtu një problem real me krimin e organizuar shqiptar në vendin tuaj apo është vetëm spekulim i mediave britanike?
    Ambasadori– Jo, është një problem real, por mendoj se është shumë e rëndësishme të theksojmë se shumica e shqiptarëve apo personave me origjinë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar janë qytetarë të zakonshëm, pozitivë, që kontribuojnë në atë çfarë është Mbretëria e Bashkuar.Ka shqiptarë që janë mësues, punonjës shëndetësorë, drejtues biznesesh, të gjithë që jetojnë një jetë normale, si gjithë të tjerët, që edukojnë fëmijët e tyre dhe kontribuojnë në një shoqëri ku duan të jenë pjesë.Po, ka një çështje me grupe të krimit të organizuar shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në trafikun e drogës. Por kjo përfshin një pakicë. Duhet të merremi me këtë dhe, siç e përmenda, po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për ta bërë këtë.
    Muhamed Veliu– Vitin e kaluar kemi parë vizitën në Shqipëri të kreut të Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Mbretërinë e Bashkuar, z. Biggar. Si e vlerësoni bashkëpunimin me SPAK në luftën kundër krimit të organizuar?
    Ambasadori– E vlerësoj shumë pozitivisht. Është një marrëdhënie operative, pragmatike, e hapur, ku po zhvillohen jo vetëm biseda, por edhe bashkëpunim konkret për të arritur rezultate. Dhe jam i kënaqur të them që po arrijmë rezultate.
    Muhamed– Kur thoni se ka rezultate të reja, mund të shpjegoni pak më tej?
    Ambasadori– Oh, Muhamed, besoj e kuptoni që këto nuk janë gjëra që janë domosdoshmërisht për publikun.
     
     

    Top Channel