Tag: velipoja

  • Velipoja, modeli i plazhit publik, Benet Beci tregon, se me vullnet dhe vendosmëri, kjo është e mundur

    Velipoja, modeli i plazhit publik, Benet Beci tregon, se me vullnet dhe vendosmëri, kjo është e mundur

    Në një kohë kur uzurpimi i hapësirave publike bregdetare mbetet një nga shqetësimet më të thella të sezonit turistik në Shqipëri, Velipoja po ngrihet si një model suksesi, që dëshmon se ndryshimi është i mundur kur ka vullnet politik, bashkëpunim institucional dhe vendosmëri në zbatim.
    Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në një postim të fundit në rrjetet sociale, ka ndarë me qytetarët një lajm që për shumëkënd është më shumë se një njoftim – është një sinjal shprese dhe përgjegjshmërie qytetare:

    “Hapësirat publike pa pagesë, në dispozicion të pushuesve, janë prioritet i Bashkisë Shkodër. Që në orët e para të mëngjesit, strukturat e Policisë Bashkiake kanë ndërhyrë për lirimin e hapësirave të zëna në plazhe. Përveç gjobave administrative, janë marrë masa edhe me sekuestrimin e çadrave dhe shezlloneve të subjekteve që abuzojnë me hapësirën publike të dedikuar për pushuesit. Zero tolerancë për këdo që cënon këtë hapësirë. Një falënderim për të gjitha strukturat dhe qytetarët për bashkëpunimin.”

    Në qendër të këtij shembulli që frymëzon është Velipoja, një prej plazheve më të frekuentuara në veri të vendit, që këtë vit po ofron një përvojë ndryshe për pushuesit: hapësira publike të lira, të pastra dhe të garantuara. Kjo nuk është thjesht një ndërhyrje sezonale, por një filozofi e re e administrimit të pasurive publike, që rikthen te qytetarët atë që u përket me të drejtë.
    Kryebashkiaku Beci e ka cilësuar Velipojën si modelin e një standardi të ri në të gjithë vijën bregdetare shqiptare, një model i mundshëm për t’u replikuar edhe në plazhe të tjera, nga veriu në jug. Përmes këtij rasti, ai ka treguar se me bashkërendimin e strukturave të policisë bashkiake, me vendosmërinë për të zbatuar ligjin dhe me angazhimin e plotë të qeverisjes vendore, është jo vetëm e mundur të përmbushet një premtim, por edhe të krijohet një realitet i ri: bregdeti si hapësirë publike, jo si mall për t’u shitur.
    Ky veprim konkret shënon një kthesë në mënyrën se si trajtohet sezoni turistik në vend. Në një realitet ku shpesh mbizotërojnë informaliteti, kaosi dhe arroganca e “të fortëve” që privatizojnë pa të drejtë bregdetin, Velipoja po sfidon këtë model të vjetër me një qasje të re: ligj, transparencë, dhe respekt për qytetarin.
    Velipoja po na jep një arsye për të besuar se po, zgjidhje ka. Ka kur ka përgjegjësi. Ka kur ka përkushtim. Ky model duhet jo vetëm të vlerësohet, por të promovohet e të kërkohet nga qytetarët edhe në zona të tjera, si një standard i paanashkalueshëm për një Shqipëri më të ndershme, më të drejtë dhe më të jetueshme.
    Albert Vataj

  • Velipoja gati për sezonin turistik, Benet Beci: Të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër në terren për shërbim maksimal

    Velipoja gati për sezonin turistik, Benet Beci: Të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër në terren për shërbim maksimal

    Fillimi i javës e gjen stafin e Bashkisë Shkodër në Velipojë, ku kryetari Benet Beci ka inspektuar nga afër punën në terren për përgatitjen e sezonit turistik.
    “Nga detajet teknike te zbatimi në terren për mbarëvajtjen e sezonit turistik në zonë,” shkruan Beci në një postim në rrjete sociale, duke theksuar se të gjitha strukturat e Bashkisë janë të angazhuara për të ofruar shërbim maksimal ndaj çdo pushuesi që zgjedh Velipojën këtë verë.

    Velipoja pritet të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara të veriut edhe këtë sezon, dhe përgatitjet e institucioneve vendore synojnë të garantojnë pastërtinë, rendin dhe cilësinë e shërbimeve për vizitorët vendas dhe të huaj.

  • VIDEO – “Velipoja po hap një kapitull të ri”, Benet Beci reagon pas shpalljes së fituesit për rezidencën qeveritare

    VIDEO – “Velipoja po hap një kapitull të ri”, Benet Beci reagon pas shpalljes së fituesit për rezidencën qeveritare

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Konsorciumi i përbërë nga Xhenis-SH LLC, Melia International, Saunders Architecture, Smart Studio, Vogt dhe Adnan Kastrati është shpallur fitues i projektit për rijetëzimin e rezidencës qeveritare në Velipojë.
    Ky ekip multidisiplinar, me përvojë të gjerë ndërkombëtare dhe vendase, ka sjellë një vizion të guximshëm dhe inovativ për të transformuar këtë hapësirë në një qendër bashkëkohore mikpritjeje.
    Velipoja po hap një kapitull të ri – një hapësirë që do të mbledhë historinë, natyrën dhe mikpritjen shqiptare në një destinacion të vetëm!

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • DOSSIER – U nisën drejt ish- Jugosllavisë në 1990- ën, familjet nga Velipoja vazhdojnë kërkimin e djemve të tyre

    DOSSIER – U nisën drejt ish- Jugosllavisë në 1990- ën, familjet nga Velipoja vazhdojnë kërkimin e djemve të tyre

    Dy shokët shkodranë, Nikolin Bori 18 vjeç (10.02.1972) dhe Dedë Fsharri 20 vjeç (09.11.1970), u arratisën duke sfiduar temperaturat e ulëta, mbrëmjen e 22 dhjetorit të vitit 1990, përmes lumit Buna në Shkodër, duke përdorur litarë dhe komardare për të kaluar rrjedhën. Nën terrin e asaj nate, mister mbeti edhe fati i dy të rinjve. Informacionet që mbërritën më pas ishin kontradiktore, në kuadrin e gojëdhënave. Dikush tha asokohe pasi kaluan kufirin, dy shokët kishin qëndruar në një hotel, (emri i të cilit nuk bëhet i ditur) në ish- Jugosllavi.
    Vite larg nga arratisja e dy të rinjve nga Velipoja, më 2008, familjarëve u vjen një informacion i rëndësishëm. Historia e arratisjes spektakolare nga lumi Buna me litarë, i dy shokëve Nikolin Bori dhe Dedë Fshari në të njëjtën ditë erdhi e rrëfyer në emisionin ’’Pa gjurmë’’ nga familjarët e tyre. U ka mbetur gjallë një shpresë, ajo se dy djemtë kaluan kufirin shëndoshë e mirë, kur u arratisën më 22 dhjetor të vitit 1990. Dëshmia e një zotërie nga Dukagjini me emrin Vath Toma hedh më shumë dritë mbi fatin e tyre. Ky dëshmitar pretendon se jo vetëm i ka takuar dy të rinjtë asokohe, por edhe i ka strehuar.
    ’’Pyeta në degën e Punëve të Brendshme në atë kohë se kisha frikë mos i kishin vrarë në kufi. Një person më erdhi pas 18 vitesh, një nga Dukagjini më tha se i ka takuar dhe ata i kanë thënë jemi nga Velipoja. I ka marrë i ka çuar nga Mali i Zi në Tuz. Ky person ishte i arratisur vetë. Sipas këtij personi janë nisur drejt Hollandës. Quhet Vath Toma ai që na e dha këtë informacion’’-rrëfeu Kolë Fsharri, babai i Dedë Fsharrit, në studion e emisionit ’’Pa gjurmë’’.
    “Unë i kam takuar në fillimi të vitit 1991. I kam takuar në Tuz të Malit të Zi. Të dy bisedonin tek hoteli me një kosovar për tu nisur në Holandë. Ka ardhur një shofer me një makinë të madhe dhe i ka marrë dhe janë nisur për në Holandë. Tre ditë kam ndenjur me ta. Këta thoshin që i kemi rënë malit, nga Hani i Hotit, jo nga lumi Buna. Më kujtohen emrat. Unë e kam ditur Dedë Çari, në emision ia mësova emrin tamam. Ishin afro 19 vjeç. Ata janë, djemtë që takova 30 vite më parë. Më thanë se vinin nga Velipoja, unë kujtova se vinin nga Kosova. Ishin djem shumë të urtë, të rregullt. E pyeta për një person që ka punuar shofer në atë kohë. Aty e vërtetova se ishin nga Velipoja. Ata kishin si destinacion Holandën se kanë ndenjur me shumë kosovarë në atë kohë. Kishte shumë kosovarë atje. Unë vetë u arratisa në vitin 1989”-tha dëshmitari Vath Toma.
    Dy shokët e ngushtë asokohe Nikolin Bori 18 vjeç dhe Dedë Fsharri 20 vjeç kishin punuar bashkë, deri kur vendosën të arratiseshin nga Shqipëria.
    “Të dy kanë punuar bashkë dhe kanë qenë shokë të ngushtë. Nëna mua më vdiq burri sa më iku djali”, rrëfeu mes lotëve nëna e Nikolinit, Gjelina Bori.
    “Kemi pasur marrëdhënie shumë të mirë. Motra jonë ishte 6 muajshe. Ai e pa dhe më pas iku. Vetëm të na thonë, a janë gjallë”, ishte ky apeli i motrës së Nikolinit, Liljanës nga studio e emisionit ’’Pa gjurmë’’
    Familjet e dy djemve ende mbajnë shpresë për ekzistencën e tyre. Por siç thonë ata, vitet e largëta nga zhdukja e tyre kanë mbuluar gjurmët. Sot, Dedë Kolë Fsharri është 55 vjeç, ndërsa shoku i tij në këtë arratisje Nikolin Zef Bori është 53 vjeç.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Më afër njerëzve dhe më pranë zgjidhjeve”, Kliti Hoti vijon takimet: Velipoja gati për një përfaqësim të ri

    “Më afër njerëzve dhe më pranë zgjidhjeve”, Kliti Hoti vijon takimet: Velipoja gati për një përfaqësim të ri

    Shkruan në Facebook Kliti Hoti: Sot pata një takim shumë pozitiv me strukturat e Partisë Demokratike në Velipojë, së bashku me kryetarin Nikollë Marku. Diskutuam për hapat konkretë të fushatës dhe rrugën drejt një fitoreje që i jep Velipojës përfaqësimin që meriton.
    Më pas u ndalëm me Nikollën e Altinin me banorët e zonës, për të dëgjuar shqetësimet e tyre të përditshme – nga infrastruktura dhe energjia, te uji i pijshëm dhe turizmi. Ishte një bisedë e hapur, me shumë sinqeritet dhe dëshirë për ndryshim.
    Mirënjohës për mikpritjen dhe për besimin që më përcollën. Velipoja është gati për një përfaqësim të ri, më afër njerëzve dhe më pranë zgjidhjeve.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!