Tag: velipoja

  • Velipoja, destinacioni i preferuar i turistëve për hapësirën dhe pastërtinë

    Velipoja, destinacioni i preferuar i turistëve për hapësirën dhe pastërtinë

    Plazhi i Velipojës vazhdon të mbetet një ndër destinacionet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar, duke tërhequr pushues vendas dhe të huaj çdo sezon veror. Hapësira e gjerë publike dhe pastërtia janë dy nga arsyet kryesore që turistët zgjedhin këtë plazh për të kaluar pushimet.
    Pushuesit shprehen se ndihen të lirë dhe komodë falë sipërfaqes së bollshme që ofron Velipoja, ndërsa standardet e larta të pastërtisë e bëjnë eksperiencën edhe më të këndshme. Përveç këtyre, shërbimet dhe mikpritja e zonës e forcojnë më tej imazhin e Velipojës si një destinacion turistik në rritje.

    Edhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, përmes një postimi në rrjetet sociale, theksoi rëndësinë e Velipojës për turizmin:“Për pushuesit, plazhi i Velipojës është përherë zgjedhja e parë për pushime. Ata vlerësojnë hapësirën publike të bollshme dhe pastërtinë që gjejnë në plazh. Të diel të mbarë! ☀️”, u shpreh Beci.
    Me rritjen e fluksit të vizitorëve çdo vit, Velipoja po konsolidohet si një ndër plazhet më të preferuara të bregdetit shqiptar.

  • Velipoja turistike zhytet në errësirë në kulmin e sezonit

    Velipoja turistike zhytet në errësirë në kulmin e sezonit

    Velipoja është përballur sërish me ndërprerje të energjisë elektrike në mbrëmjen e sotme, duke u zhytur në errësirë në kulmin e sezonit turistik. Sipas raportimeve nga banorët dhe pushuesit, mungesa e energjisë ka nisur që prej orës 19:00 dhe po shkakton shqetësim të madh, veçanërisht për bizneset që funksionojnë gjatë orëve të mbrëmjes.
    Aktualisht, nuk dihen ende shkaqet e ndërprerjes, ndërsa OSHEE nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për situatën.
    Pushuesit shprehen të revoltuar, duke theksuar se kjo situatë përsëritet çdo verë, pikërisht në periudhën kur Velipoja pret mijëra vizitorë dhe kërkesa për shërbime është në kulm. Vetëm dy ditë më parë, qindra turistë mbetën pa energji elektrike për disa orë, në një tjetër rast të ngjashëm.
    U duk sikur problemi do të zgjidhej. Kryetari i bashkise Shkoder Benet Beci, i cili tha se po punohet me te gjitha kapacitetet per rikthimin e energjise dhe kthimin e normalitetit.
    “Për shkak të një defekti në nënstacionin e Bushatit që furnizon me energji elektrike plazhin e Velipojës, tani ka një ndërprerje të energjisë në një pjesë të zonës tek “Fishta”dhe qendra.
    Ekipet e OSHEE-së po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit me energji për konsumatorët.
    Kërkojmë mirëkuptimin e pushuesve dhe ju sigurojmë se po punohet me kapacitet të plotë për të rikthyer furnizimin normal.“- shkruan Beci ne “Facebook”.
    gijotina.com/

  • Velipoja pa drita në mes të sezonit turistik, rikthehen gjeneratorët

    Velipoja pa drita në mes të sezonit turistik, rikthehen gjeneratorët

    Në kulmin e sezonit turistik, kur fluksi i pushuesve është tepër i lartë, Velipoja përballet prej mbi 2 orësh me mungesën e energjisë elektrike.

    Situata ka krijuar vështirësi tek bizneset e zonës, por edhe imazh të shëmtuar tek pushuesit në një prej zonave më të frekuentuara në vend. Ky problem ka rikthyer gjeneratorët tek disa biznese të zonës.

    Mungesa e energjisë elektrike dëmton edhe imazhin e Velipojës si një destinacion i besueshëm dhe mikpritës.

  • Kryeministri Rama publikon videon nga Velipoja: Gatishmëri e lartë për një sezon turistik të sigurt në çdo cep të bregdetit

    Kryeministri Rama publikon videon nga Velipoja: Gatishmëri e lartë për një sezon turistik të sigurt në çdo cep të bregdetit

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video në rrjetin social Facebook, duke nënvizuar angazhimin e autoriteteve për mbarëvajtjen e sezonit turistik në vijën bregdetare shqiptare.

    “MIRËMËNGJES 😊 dhe me Velipojën, ku është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike dhe një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama në postimin e tij.

    Mesazhi vjen në një periudhë me fluks të lartë turistësh vendas dhe të huaj, ku Velipoja mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara në veri të vendit. Kryeministri theksoi rëndësinë e ruajtjes së hapësirave publike dhe forcimit të kontrollit në terren për të siguruar standarde të larta për pushuesit.

    Top Channel

  • Peizazh magjepsës nga Velipoja (FOTO)

    Peizazh magjepsës nga Velipoja (FOTO)

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm disa pamje fantastike nga Velipoja e mbushur plot me turistë.
    “Dhe me këtë peizazh magjepsës nga Velipoja, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.

  • Edi Rama ndan pamje nga Velipoja, një shembull unik i menaxhimit të mirë të plazheve publike

    Edi Rama ndan pamje nga Velipoja, një shembull unik i menaxhimit të mirë të plazheve publike

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga e diela në plazhin e mrekullueshëm të Velipojës, duke vënë në pah përmirësimet e dukshme që ka sjellë menaxhimi i ri nga Bashkia Shkodër i hapësirës bregdetare të dedikuar për plazhin publik. Ky është një zhvillim që vjen pas vitesh problematikash të grumbulluara, ku abuzime të ndryshme nga individë apo grupe interesi kanë kufizuar hapësirat e pushuesve dhe kanë cenuar ligjzbatimin.

    Pamjet e shpërndara tregojnë një plazh të organizuar më mirë, me një menaxhim që garanton pastërti, qasje të lirë dhe kushte më dinjitoze për pushuesit. Ky ndryshim evidentohet si rezultat i një pune të qëndrueshme nga autoritetet vendore për të rikthyer hapësirën publike tek qytetarët, duke përmbushur një kërkesë të kahershme të banorëve dhe vizitorëve.
    Plazhi i Velipojës prej vitesh konsiderohet një ndër plazhet më të bukura dhe më të frekuentuara të Shqipërisë, jo vetëm për gjatësinë e brezit të tij rëror, por edhe për cilësitë kuruese që i atribohen rërës së imët dhe ujërave të kristalta. Ky plazh është një oaz i qetësisë dhe natyrës, një mundësi e rrallë për ta shijuar detin në një breg të gjerë, të pastër dhe të mirëmenaxhuar, ku bashkohen bukuria natyrore dhe përkujdesja institucionale.
    Në këtë mënyrë, Velipoja jo vetëm që ruan statusin e saj si një destinacion i preferuar për pushuesit vendas dhe të huaj, por shërben edhe si shembull i qartë se si menaxhimi i duhur dhe përkushtimi ndaj interesit publik mund ta kthejnë një problem shumëvjeçar në një histori suksesi.
    Albert Vataj

  • Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro: Hapësira të përmirësuara publike në plazhin e Velipojës

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro: Hapësira të përmirësuara publike në plazhin e Velipojës

    Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës mbetet ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj.
    I cilësuar si një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, Velipoja këtë sezon turistik ka një përmirësim të dukshëm në hapësirat publike.

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale përshtypjet e disa pushuesve për këtë plazh.
    “Velipoja këtë sezon veror sjell një përvojë të përmirësuar me hapësirat publike, rregullin dhe pastërtinë në plazhe për të gjithë pushuesit, veçanërisht ata të Kosovës që janë vizitorët më besnikë të saj”, theksoi Kumbaro.

    Një pushues nga Kosova u shpreh se “vij prej 16 vitesh në plazhin e Velipojës, hapësirat publike i kanë përmirësuar shumë”.
    Një tjetër pushues u shpreh se këtë vit është më mirë se vitet e tjera. “I kam parë të gjitha plazhet, por Velipoja është më e mirë se të tjerat”, tha ai.
    “Këtu çmimet janë më të lira, çadrat variojnë nga 500 lekë deri në 700 lekë. Ambienti është shumë i mirë, pse mos ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Ushqimi është shumë i mirë”, tha një tjetër pushues nga Kosova.
    Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh.
    Velipoja njihet për ndërthurjen me hijeshi të detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që tërheqin çdo vit e më shumë pushues.

  • Nga Velipoja në Ksamil, Kumbaro paralajmëron bizneset: Tolerancë zero për plehrat!

    Nga Velipoja në Ksamil, Kumbaro paralajmëron bizneset: Tolerancë zero për plehrat!

    “Toleranca do të jetë zero!”, kështu paralajmëroi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, teksa po inspektonte vijën bregdetare në Durrës.
    E shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së këtij qyteti, Emirjana Sako, Kumbaro tha se ky muaj po paraqet mjaft problematika, megjithatë po bëhet një punë e madhe qoftë për sistemimin e plazheve publike, mjedisin e pastër apo mirëmbajtjen e rrugëve.
    “Vëzhgimi me mjetet e policisë kufitare është i domosdoshëm për të shpëtuar jetë dhe sidomos kontrollin e mjeteve të paligjshme, që janë skafet, Jet Ski-të, që duhet të kontrollohen vazhdimisht. Ka filluar puna për plazhet e pastra, e shtrirë në të gjithë bregdetin. Nga Velipoja në Ksamil, janë dyfishuar forcat, njerëzit, koshat”, tha ministrja.
     
    Shtoi se do të dezinfektohen hapësirat ku grumbullohen mbetjet, ndërsa rrugët do të lahen përgjatë natës.
    Teksa u ndal te një rast konkret në Gjirin e Lalëzit, Kumbaro theksoi se shpesh janë bizneset ato që shkaktojnë pirgje me plehra.
    “Te Gjiri i Lalëzit do monitorojmë 24 orë territorin, jo më larg se dje pamë pirgje mbeturinash në pyll nga bizneset. Më vjen keq, por toleranca do të jetë zero, policia është në aksion. Për pjesën e mirëmbajtjes së rrugëve kemi bashkëpunim me ARRSH-në. Do jetë një sezon me fluks turistik, tani në qershor kemi aq problematika sa kemi pasur vjet në gusht. Çdo sinjalizim nga qytetarët apo bizneset na ndihmon”, përfundoi Kumbaro.