Dy turistë gjermanë janë shpëtura nga Policia Kufitare e Vlorës pasi veliera e tyre u bllokua në grykëderdhjen e lumit Seman.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur dy turistët nisën udhëtimin nga Korfuzi, Greqi, por për shkak të kushteve të vështira në grykëderdhjen e lumit, veliera ngeci dhe ata nuk mund të vazhdonin lundrimin.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Vlorë mori sinjalin e nevojës për ndihmë dhe menjëherë dërgoi Njësinë e Patrullës Detare, e cila arriti të shpëtojë dy shtetasit dhe t’i çojë në breg, ku janë nën kujdesin e Kapitenerisë së Portit.
Burime zyrtare konfirmojnë se gjendja shëndetësore e dy turistëve është e mirë dhe se ata po marrin ndihmën e nevojshme për të vijuar më tej udhëtimin.
Tag: veliera
-

Veliera e tyre u bllokua në grykëderdhjen e Semanit, policia shpëton dy turistët gjermanë
-

Veliera me flamur gjerman bllokohet në grykëderdhjen e lumit Seman
Dy shtetas gjermanë kanë mbetur të bllokuar në velierën e tyre në grykëderdhjen e lumit Seman, që prej mbrëmjes së djeshme.Veliera ishte me flamur gjerman. Pasi kërkuan ndihmë nga njësia e Patrullës Detare u nis mjeti lundrues, i cili bëri të mundur transportimin e sigurt të dy shtetasve drejt bregut.Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme informoi sot policia e Vlorës.
-

VD- Kishin ngecur në grykëderdhjen e lumit Seman, shpëtohet veliera me 2 turistë gjermanë
Pamje nga operacioni i shpetimit
VLORË- Policia Kufitare e Vlorës ka ndihmuar dy turistë gjermanë që kishin ngecur në grykëderdhjen e lumit Seman. Turistët kishin ngecur me velierën e tyre kështu që u detyruan të kërkonin ndihmë tek autoritetet shqiptare. Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë. Fatmirësisht, dy gjermanët ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe me ndihmën e Policisë Kufitare u nxorrën në treg.
NJOFTIMI I POLICISË:Policia Kufitare e Vlorës u vjen në ndihmë dy shtetasve gjermanë, veliera e të cilëve kishte mbetur e bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman.
Salla Operative e DVKM Vlorë mori njoftim se një velierë me flamur gjerman, në bord të së cilës ndodheshin dy shtetas, kishte mbetur e bllokuar në grykëderdhjen e lumit Seman dhe kërkohej ndihmë. Menjëherë, nga Njësia e Patrullës Detare u nis mjeti lundrues, i cili bëri të mundur transportimin e sigurt të dy shtetasve drejt bregut.
Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë. Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme. Policia Kufitare vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë, 24/7, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve./ZËRI -

Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”
Në portin e Durrësit ka mbërritur veliera “Mircea”, anija shkollë e Marinës Rumune, një prej simboleve më të njohura të traditës dhe formimit detar në Rumani.
E ndërtuar në vitin 1938 në kantierin gjerman Blohm & Voss, kjo velierë elegante me tre direkë ka shërbyer prej më shumë se 85 vitesh si anije stërvitore për kadetët e Akademisë Detare Rumune.
Emri i saj vjen nga princi i njohur i Vllahisë, Mircea cel Bătrân, dhe që prej vitit 1939 vazhdon të përfaqësojë krenarinë detare të vendit.
Gjatë dekadave, “Mircea” ka udhëtuar në shumë dete, duke marrë pjesë në misione stërvitore dhe ngjarje ndërkombëtare, përfshirë festivalin “OPSAIL 1976”, i mbajtur për 200-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.
Veliera, me një gjatësi prej mbi 82 metrash dhe direkë që arrijnë deri në 44 metra, mirëpret në bord 135 kadetë dhe një ekuipazh prej 89 profesionistësh.
Pas rikonstruksionit në vitin 2002, ajo ka ruajtur hijeshinë klasike, duke u pajisur edhe me teknologji moderne, duke u renditur ndër anijet më të mira të klasit të saj në botë.
“Mircea” është pjesë e një familjeje anijesh stërvitore të ndërtuara sipas të njëjtit model, me “motra” të njohura në SHBA, Gjermani, Ukrainë dhe Portugali, por mbetet një nga më të dashurat për brezat e marinarëve rumunë./tvklan -

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Forca Detare finalizoi me sukses një operacion të vështirë shpëtimi. Një velierë me tre persona në bord pësoi defekt në motorë në afërsi të Gjirit të Gramës në Sarandë.
Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, anija e gatshme e Forcës Detare, P-116 “BORA”, u angazhua menjëherë dhe bëri të mundur shpëtimin e tyre.
Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), operacioni SAR u përmbyll me sukses.
Të tre personat u evakuuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Veliera u rimorkua me sukses dhe u ankorua në portin e Himarës. -

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen 3 personat në bord
Një operacion i vështirë shpëtimi përfundoi me sukses në Gjirin e Gramës, ku një velierë me tre persona në bord pësoi defekt në motorë.
Menjëherë pas sinjalit për ndihmë, anija e Forcës Detare, P-116 “BORA”, u angazhua dhe u nis drejt vendit të ngjarjes.
Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), u zhvillua një operacion i koordinuar dhe i suksesshëm.
Të tre personat u evakuuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Veliera u rimorkua dhe u ankorua në portin e Himarës, duke siguruar kthimin e sigurt të ekuipazhit dhe anijes.
.
-

Veliera pësoi defekt/ Shpëtohen tre persona në afërsi të Gjirit të Gramës
Gjiri i Gramës Forca Detare finalizon me sukses një operacion të vështirë shpëtimi. Një velierë me tre persona në bord pësoi defekt në motorë në afërsi të Gjirit të Gramës.
Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, anija e gatshme e Forcës Detare, P-116 “BORA”, u angazhua menjëherë dhe bëri të mundur shpëtimin e tyre.
Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), operacioni SAR u përmbyll me sukses:
Të tre personat u evakuuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën Veliera u rimorkua me sukses dhe u ankorua në portin e Himarës
-

Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës
Tre persona janë shpëtuar në afërsi të Gjirit të Gramës, pas një defekti në motorët e velierës me të cilën udhëtonin. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të anijes së gatshme të Forcës Detare, P-116 “BORA”, operacioni u krye me sukses.
Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, Forca Detare u koordinua me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), duke realizuar një operacion të standardit SAR.
Të tre personat u evakuuan të sigurt dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Veliera u rimorkua dhe u ankorua me sukses në portin e Himarës. -

VIDEO/ Kalimtarët pikasin një sasi eksplozivi në rrugë, Policia e Durrësit rrethon ‘Velierën’
Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë në Durrës se kanë konstatuar një sasi eksplozivi.
Sipas informacioneve paraprake, sasia e eksplozivit është pikasur në rrugë, në zonën e njohur si “Veliera”.
Gjithashtu bëhet me dije se momentalisht policia ka rrethuar të gjithë zonën tek “Veliera”, ndërsa pritet edhe mbërritja e forcave xheniere.
