Avokati Ermal Hamataj ka folur mbrëmjen e kësaj të shtune në një emision televiziv lidhur me çështjen e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese.Hamataj shpjegoi disa nga skenarët se si mund të shkojë vendimi i gjyqtarëve të Kushtetueses lidhur me këtë çështje.
“Por ka një gjë: kur Gjykata lë shumë për të folur, ne që jemi avokatë e dimë se kur gjykata bëhet proaktive, thjesht na jep atë mundësinë për të folur, sepse në fund e ka marrë vendimin që mund ta rrëzojë. Në këtë gjykim mund të jetë drejt një vendimmarrjeje që, në rastin më të mirë, mund të jetë 4 me 4 dhe del pa vendim, sepse e ka në dorë. Edhe kjo është në disfavor të Veliajt. Unë mendoj se mund të shkojnë pas vendimit të pushtetit, duke qenë se s’janë gjyqtarë karriere. Edhe ai mund të shkarkohet,” – tha Hamataj.
Tag: veliajt
-

Orët vendimtare për Veliajn/ Avokati zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të vendosë Kushtetuesja
-

Cili do të jetë fati i zgjedhjeve në kryeqytet? Në pritje të vendimit të Kushtetueses për Veliajn, ja cilët janë skenarët…
erion veliaj
TIRANË- E ardhmja e drejtimit të Bashkisë së Tiranës mbetet pezull dhe tashmë është në dorën e Gjykatës Kushtetuese. Do jetë kjo e fundit, ajo që do të vendosë nëse Tirana do të drejtohet nga një kryebashkiak, Erion Veliaj, që do të udhëheqë nga burgu, apo do të lejojë që drejtimi i kryeqytetit të caktohet nga gara mes 3 kandidatëve: Ogerta Manastirliut, Florian Binajt dhe Arlind Qorit.
Një seancë maratonë, që zgjati për rreth 7 orë në Gjykatën Kushtetuese, nuk ‘mjaftoi’ për të marrë vendimin. Në seancën, ku u shqyrtua ankimimi i Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës dhe kërkesa për shfuqizimin e dekretit të Presidentit Begaj, kryebashkiaku i arrestuar u ballafaqua me qeverinë dhe me presidencën. Ndërkohë, Kushtetuesja u tërhoq për vendim, duke mos dhënë detaje për datën apo orën, për seancën e ardhshme. Sipas ligjit, Kushtetuesja duhet të shpallë vendimin e arsyetuar brenda 30 ditëve.Por, cilat janë mundësinë që ka në tavolinë Gjykata Kushtetuese?
Tre janë skenarët:
1. Rrëzimi i kërkesës së Erion Veliajt, çka do të hapte rrugën për zgjedhje të pjesshme në Tiranë;2. Pranimi i plotë i kërkesës, që do ta rikthente Veliajn në detyrë dhe do të anulonte zgjedhjet;3. Pranimi i pjesshëm, por opsioni i tretë, është gati i pamundur, pasi dy kërkesat e Veliajt janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Çfarë ndodh nëse pranohet pretendimi i Veliajt? Nëse pranohet plotësisht pretendimi i kryetarit të shkarkuar, Veliaj do të rikthehet në detyrë edhe pse me pranga dhe zgjedhjet do të anulohen. Nga ana tjetër, nëse gjyqtarët vendosin me shumicë votash apo njëzëri të rrëzojnë kërkesën e Erion Veliajt, në Tiranë do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, edhe pse jo në 9 nëntor siç presidenti Begaj. Juristi i tij deklaroi gjatë seancës se kompetenca e presidencës është ezauruar për një datë të re zgjedhjesh. Ndaj Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë në gjykimin e tyre edhe për kohën kur do të votohet në kryeqytet.
“Në rast se ju rrëzoni kërkesën duhet të merrni masat që zgjedhjet në Tiranë të zhvillohen pas hyrjes në fuqi të vendimit tuaj që kodi zgjedhor përcakton afatin 30 ditë minimumi deri në 45 ditë për të vendosur datën e re të zgjedhjeve.”, u shpreh Ilir Rusmaili.
Sipas argumentit të Rusmailit, nëse vendoset për mbajtjen e zgjedhjeve, afati më i afërt shihet në dhjetor, ndërsa më i largëti në mes të janarit 2026. Megjithatë, për momentin, pritet të vendoset nëse Tiranë do të shkojë apo jo në zgjedhje të parakohshme…apo do të drejtohet sërish nga Erion Veliaj.
Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 shtator, me vendim të Këshillit të Ministrave me argumentin se nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj, që nga arrestimi më 10 shkurt. Me firmën e presidentit Bajram Begaj më 1 tetor u vendos që zgjedhjet e pjesshme vendore të mbahen më 9 nëntor. Por kryebashkiaku i shkarkuar, Erion Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetutese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij. Vetë Kushtetuta sakëson se kur vendimi për shkarkim ankimohet në Gjykatën Kushtetutese, vendimi për shkarkim pezullohet.
Rreth një javë më vonë, ‘situata’ u kthye përmbys me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit. Në arsyetimin e vendimit, Kushtetuesja shpjegoi se nëse dekreti i Begajt për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë do të qëndronte në fuqi, do të sillte pasoja të pariparueshme në adresë të Erion Veliajt, teksa vendimi për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim.
Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë, kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.
Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’ dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI -

Pas seancës maratonë, sa kohë i duhet Kushtetueses të shprehet për shkarkimin e Veliajt dhe zgjedhjet në Tiranë
Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të marrë një vendim për ankimimin e Erion Veliajt.
Për shkak të sensivitetit të çështjes, që lidhet me mandatin e Kryebashkiakut të shkarkuar me vendim qeverie, por edhe me një dekret të Presidentit, të pezulluar, për zgjedhje në Tiranë, Kushtetuesja mund të dalë me një vendim ndoshta edhe javën tjetër, që do t’i jepte fund pa vonesa dilemës nëse Veliaj do të qëndrojë në detyrë, apo bashkia më e madhe e vendit do të shkojë në zgjedhje.
Më tej trupa gjykuese të marrë kohë për arsyetimin e vendimit. Erion Veliaj u përball për 7 orë në gjykatë me kryeministrinë dhe presidencën, njëra që firmosi shkarkimin e tij, e tjetra që dekretoi zgjedhje në kryeqytet.
Seanca e një dite më parë zgjati plot 7 orë. Veliaj dhe mbrojtja e tij ligjore kërkuan anulimin e vendimit të qeverisë, duke hedhur akuza për një proces të motivuar politikisht.
Këshilli i Ministrave dhe Presidenca mbrojtën pozicionet e tyre duke thënë se kanë vepruar brenda kuadrit ligjor dhe duke kërkuar në fund shpalljen e moskompetencës për ankimin e Veliajt, që sipas tyre duhej t’i ishte drejtuar Gjykatës Administrative. -

Bajram Begaj shkeli ligjin, Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë presidentit, rrëzon Presidencën për zgjedhjet…
Gjykata Kushtetuese i dha një goditje të fortë Presidentit Bajram Begaj. Në seancën e djeshme, kryeministri Edi Rama dhe Begaj, përmes përfaqësuesve të tyre, u koordinuan në Gjykatën Kushtetuese kundër Erion Veliajt, duke tentuar të nxjerrin jashtë loje Kushtetuesen. Në nisje të seancës, përfaqësuesja e Presidentit, Eriola Shija i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të shpallë moskopetencë pasi sipas saj kjo gjykatë nuk mund të shqyrtojë një vendim administrativ.
“Ne kemi kërkuar të rimerret në shqyrtim çështja e kompetencës suaj për shqyrtimin e dekretit dhe të deklaroni mos kompetencë, sepse nuk mund të shqyrtoni një dekret të tillë. Po paraqesim sërish këtë kërkesë që të shpallni moskompetencë për shqyrtimin e dekretit… Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi, duam hapësirë për argumentet tona”, u shpreh përfaqësuesja ligjore e Presidencës. Presidenca përfaqësohej nga Ilir Rusmali, Herion Braho dhe Eriola Shija. Përfaqësuesja e qeverisë, pra e Ramës, thanë të pranohet kërkesa e Presidencës. Përfaqësuesi i qeverisë ishte Erald Jonuzaj, drejtor juridik në Kryeministri. Avokati i Veliajt, Ermal Yzeiraj, tha se Gjykata Kushtetuese është kompetente për shqyrtimin e këtij vendimi. Dhe kështu u vendos në fund.
Gjykata Kushtetuese me vendim unanim rrëzoi kërkesën e Presidencës. Trupa gjykuese e Kushtetueses tha se dekreti do të trajtohet në themel të çështjes dhe për të do të vendoset në fund si për çdo element tjetër të padisë. “Çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, kërkesa juaj nuk pranoi në këtë fazë të shqyrtimit, por do trajtohet si pjesë e themelit të çështjes”, tha Holta Zaçaj.
Si e shkeli Begaj Kushtetutën
Përmes një dekreti, Begaj vendosi më 1 tetor që zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashki të tjera të vendit të zhvilloheshin më 9 nëntor, pa marrë parasysh ankimin e regjistruar në Gjykatën Kushtetuese kundër shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave. Bashkë me dekretin, presidenti Begaj shpërndau edhe një sqarim publik për rastin e Tiranës, ku interpreton shkarkimin e Veliajt dhe bën një kapërcim juridik që sugjeron se ankesa e tij duhej të ishte drejtuar në Gjykatën Administrative dhe jo në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Begajt, nga praktika dokumentare e çështjes rezulton se Këshilli i Ministrave ka referuar si kuadër ligjor për shkarkimin pikën c të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” mbi “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë’ Kjo shton Begaj, “përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ”. Duke ndjekur këtë arsyetim, Presidenti u shpreh disa javë më parë se verifikoi vetëm nëse ka një ankimim apo vendim pezullimi ndaj vendimit të qeverisë në Gjykatën Administrative.
Sipas Kushtetutës dhe ligjit për “Vetëqeverisjen Vendore”, një kryetar bashkie i zgjedhur mund të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve, kur dënohet me vendim të formës së prerë ose kur nuk paraqitet në detyrë për një periudhë 3-mujore. Por Kushtetuta i jep zyrtarit të zgjedhur të drejtën që të ankohet për shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese, gjë që pezullon automatikisht vendimin e Këshillit të Ministrave deri në shqyrtimin e ankesës. Pas shpalljes së dekretit, Partia Demokratike e akuzoi presidentin Begaj se kishte bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe se kishte rrënuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, presidenti i kishte futur zgjedhjet në Tiranë në një ngërç kushtetues.“Juridiksionin e shqyrtimit të ankimit ndaj VKM-së së shkarkimit nuk e cakton Edi Rama në relacion, por Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Një mandat kushtetues nuk mund të ndërpritet veçse për shkaqet e parashikuara shprehimisht në Kushtetutë dhe kjo i nënshtrohet kontrollit kushtetues,” tha Bardhi, ndërsa shtoi se “Edi Rama ka marrë peng Bajram Begajn”. Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte zbuluar një skemë korrupsioni ku bashkia e drejtuar prej tij dhe biznesmenë që fitonin tendera në bashki ushqenin me para një rrjet kompanish dhe organizatash jo-fitimprurëse të drejtuara nga bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa. Shkarkimi i Veliajt, që shihej deri pak muaj më parë si një figurë qendrore e Partisë Socialiste dhe pasardhës i Edi Ramës, u inicua pikërisht nga Rama që udhëzoi këshilltarët socialistë të bashkisë që të nisnin procedurën e shkarkimit, që u finanalizua me vendimin e qeverisë. -

Debat i ashpër në studio, Beqiri: Vendimet për shkarkimin e Veliajt janë “antikushtetues”…
Debati politik-ligjor mbi shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shënuar një përplasje mes juristit Neritan Alibali dhe avokatit Idajet Beqiri në emisionin “3D” në RTSH, ndërsa çështja shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese (GJK).
Argumenti i Idajet Beqirit
Avokati Idajet Beqiri argumentoi se e gjithë procedura e shkarkimit është antikushtetuese. Sipas tij, masa e sigurisë ndaj Veliajt është e arsyeshme, duke e bërë mungesën e tij me arsye.
“Procesi i shkarkimit të kryetarit të bashkisë është antikushtetues. Qoftë vendimi këshillit bashkiak, qoftë vendimi i qeverisë, qoftë dekreti për zgjedhjet i Presidentit janë në shkelje të ligjit,” theksoi Beqiri. Ai shtoi se nëse GJK “ligjëron këtë, do të ishte shumë flagrante,” pasi ligji duhet zbatuar ashtu siç është. -

Fjalimi i Veliajt në Kushtetuese/ Gjikondi: Hipokrit, populist dhe i pavërtetë
Juristja Brizida Gjikondi në një dalje televizive ka folur për seancën e sotme ndaj Veliajt të zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese.
Gjikondi ka thënë se në rast të një ndarje votash nga anëtarët e Kushtetueses, pra 4 me 4, kërkesa e Veliajt bie.
Duke u ndalur te fjala e mbajtur sot nga Veliaj në seancë, Gjikondi tha se ishte një ligjërim hipokrit dhe populist, pasi gjithë kohës përmendej vota e qytetarëve.
Më tej Gjikondi tha se Velaij nuk ka përfaqësuar dhe nuk ka pasur parasysh interesat e qytetarëve.
“Ju mungon konsistenca e gjyqësorit. Kjo është diçka për t’i thënë sidomos në momentet që kemi një përplasje politike. Kjo Gjykatë Kushtetuese që është e përbërë nga 8 anëtarë, në rast se ndahet 4 me 4 rrëzohet kërkesa e zotit Veliaj. Sa për ligjërimin e Velijat, mu duk hipokrit, populist, i pavërtetë, sepse gjatë gjithë kohës i referohej votës së shqiptarëve. Ishte një fjalim populist dhe i pavërtetës, sepse jo vetëm Veliaj dhe politikanët nuk kanë përfaqësuar dhe nuk kanë pasur parasysh interesat e qytetarëve. Shumë dalin si të persekutuar politikë, por në fakt nuk janë të tillë. Do të doja që ata të vijë një moment që të vijnë me këmbë në tokë dhe të kuptojnë ndjesinë e fajit”, tha Gjikondi. -

Kushtetuesja shqyrtoi shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak nga Qeveria, mbyllet seanca pas 7 orësh
Sot në Gjykatën Kushtetuese është mbajtur seanca për shqyrtimin e kërkesën së ish-kryebashkiakut të Tiranës, për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.
Seanca nisi në orën 10:00, teksa i pranishëm ishte edhe ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Pas seancës që zgjati shtatë orë në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj tani po i drejtohet burgut të Durrësit.Në seancë u shqyrtua gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë, dekret i pezulluar pak javë më parë nga Kushtetuesja.
17:06 Video/ “Ju dua shumë”, momenti kur Veliaj del nga Kushtetuesja për në burgun e Durrësit
Pas seancës që zgjati shtatë orë në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj po i drejtohet burgut të Durrësit. “Ju dua shumë”– tha Veliaj pak para se të hipte në furgonin e policisë, i shoqëruar me forca të shumta policie.
16:54 “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar
Erion Veliaj thotë se u shkarkua se nuk u paraqit në punë, ndërsa shton se ‘fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka’.Ndër të tjera, Veliaj u shpreh se ‘Është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi dhe që nuk denjuan as të më dëgjonin. Zoti i faltë’.
15:38 Seanca për Veliajn, Ilir Rusmali kritikon vendimin e Kushtetueses: Po vendosni fatin e një akti administrativ, nuk ua lejon Kushtetuta
Këshilltari i Presidentit, Ilir Rusmali kritikoi Gjykatën Kushtetuese për faktin se po merr në shqyrtim një çështje administrative.Duke mbrojtur qëndrimin e kreut të shtetit në seancën e Gjykatës për kërkesën e Veliajt lidhur me shkarkimin nga qeveria, Rusmali tha se Kushtetuta e autorizon Gjykatën vetëm në dy raste dhe ky nuk është rasti i dekretit të kreut të shtetit.
14:10 “Zgjedhjet u caktuan pasi doli akti i shkarkimit”, Rusmali në Kushtetuese: Pjesa tjetër është debat hallesh njerëzore
Në seancën për shkarkimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, këshilltari i Presidentit, Ilir Rusmali tha se dekreti i kreut të shtetit erdhi pasi doli akti i shkarkimit.Sipas tij Gjykata nuk mund të shqyrtojë dekretin e Presidentit, që doli si detyrim ligjor pas shkarkimit të Veliajt.
“Ju në vend të pezulloni aktin për të cilin jeni me kushtetutë kompetentë, tërhiqni një akt tjetër që nuk jeni kompetentë, për shkak se doni që të mos vijë pasoja që sjell akti që ju jeni kompetentë. Zgjedhjet caktohen për shkak se ka një akt shkarkimi. Nëse pezullohet akti i shkarkimit, pezullohet edhe veprimi i presidentit”, tha Rusmali.
14:08 Avokati i Erion Veliajt: E drejta e tij kushtetuese që të ishte vetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Avokati i Erion Veliajt, Alban Dokushi, ka deklaruar se pjesëmarrja e kryebashkiakut në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ishte një e drejtë kushtetuese e tij, e cila iu refuzua. Sipas Dokushit, ftesa për pjesëmarrje nuk ka ardhur nga Këshilli Bashkiak.
13:47 Seanca për Veliajn, Ilir Rusmali kritikon vendimin e Kushtetueses: Po vendosni fatin e një akti administrativ, nuk ua lejon Kushtetuta
Këshilltari i Presidentit, Ilir Rusmali kritikoi Gjykatën Kushtetuese për faktin se po merr në shqyrtim një çështje administrative.
13:32 Seanca në Kushtetuese, përfaqësuesja e Qeverisë kundërshton Veliajn: Ishte në dijeni të shkarkimit, ekzekutivi merr vendim mbi konstatimin e Këshillit Bashkiak
Përfaqësuesja ligjore e Qeverisë, ka kundërshtuar sot në seancën që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese pretendimet e Erion Veliajt dhe ankimimin e vendimit prej tij për shkarkimin nga detyra.
13:03 Veliaj krahason arrestimin e tij me rrëmbimin e Medellin të Kolumbisë: Po të rrëmbesh një kryetar, krijohen zgjedhje dhe më pas mund të vësh atë që do ti
Ndërsa ishte duke u përgjigjur pyetjeve që i vinin nga gjyqtarët e Kushtetueses, aty ku po përballet me ankimimin e tij kundër shkarkimit nga detyra, Erion Veliaj e paralelizoi arrestimin e tij me ‘rrëmbimin e Medellin të Kolumbisë’.
12:33 Sa e ligjshme është delegimi i detyrave në mungesë? Veliaj- Këshillit të Ministrave: Pse nuk u shqetësuat për delegimet e kryetarit të Tropojës?! Po mbani dy standarde
Erion Veliaj është duke iu përgjigjur tani pyetjeve që po i vijnë nga përfaqësuesit ligjor të Këshillit të Ministrave. Pyetjes se sa është e ligjshme delegimi i detyrave nga burgu për një afat kaq të gjatë, Veliaj iu përgjigj se këtë pyetje do duhej që t’iu bënin e dhe kryetarit të bashkisë së Tropojës që qëndroi në arrest shtëpie për 11 muaj.
12:20 VIDEO-LAJM/ Masat e sigurisë brenda Kushtetueses, efektivi i policisë ngrihet në këmbë sa herë Veliaj i përgjigjet pyetjes së gjyqtarëve
Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj po vijon t’i përgjigjet pyetjeve në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me shkarkimin nga posti drejtues. Por ajo që u vu re gjatë seancës ishte polici, i cili qëndron në tavolinën pas Veliajt. Ai ngrihet në këmbë sa herë që ish-kryebashkiaku merr fjalën dhe po ashtu ngrihet në këmbë.
12:14 “Sot jam në një roman të Kafkës”, Veliaj para gjyqtarëve: Delegimi i detyrës është e ligjshme, s’kam penguar punën e bashkisë
”Për shpirt do doja të isha në zyrë jo në burg me delegim, por sa kohë është e ligjshme delegimi i detyrës, Tiranës nuk i ka munguar dhe nuk është penguar asnjë procedurë prej meje, jam në mungesë me arsye. Sot gjendem në një absurditet, jam në një roman të Kafkës…”, tha Veliaj.
12:09 “Pse për Tropojën pati standard tjetër?” Veliaj: Po sikur të lëshojnë masë për Ogertën? Florin?
”Kryetari i bashkisë Tropojës ka qenë 11 muaj arrest në shtëpi… pse është ndryshe një kryetar i Tropojës dhe ai i Tiranës. Kemi disbalancë. Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësisë. Po sikur nesër t’ia bëjnë Ogertës, Florit, Arlindit një masë? Kjo është betejë që po e bëj dhe për ata që do vijojnë pas meje”, u shpreh Erion Veliaj.
12:02 Seanca në Kushtetuese/ “A delegohen detyrat nga burgu”, Veliaj: Nuk i kam penguar unë të mbjellin pemë apo të pastrojnë. Drejtorët kanë qenë aty
Ish-kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj po u përgjigjet pyetjeve nga gjyqtarët e Kushtetueses, teksa shqyrtohet ankimimi i tij për shkarkimin nga detyra.
11:50 Seanca në Kushtetuese/ “Do ta ndryshoje vendimin e Këshillit Bashkiak nëse do ishe i pranishëm?” Ja si përgjigjet Veliaj
Anëtarja e Kushtetueses Marjana Semini e pyeti gjatë seancës ish-kryebashkiakun nëse do të ndryshonte vendimmarrjen e Këshillit po të ishte i pranishëm në seancë ku u vendos shkarkimi i tij.
11:35 E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka
Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra. Erion Veliaj thotë se u shkarkua se nuk u paraqit në punë, ndërsa shton se ‘fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka’.
11:32 “Djalin tim më shumë e takoj në burg se në liri”, Veliaj: Më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë në duar
Ish-kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj po mban fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon rrëzimin e vendimit për shkarkimin nga detyra, pasi e quan jo të ligjshëm.
11:29 “Shoqërimi im në qeli, më rëndë se një vrasës serial”, Veliaj në Kushtetuese: Kam më shumë policë sot këtu, sesa kam avokatë
‘’Beteja ime për t’u dëgjuar prej jush vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese, për të dëgjuar se çfarë kam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra, ku më kanë zgjedhur qytetarët, dhe jam mbyllur në një qeli me regjim burgosjeje më të rëndë se vrasësit serialë’’, tha Veliaj.
11:22 Veliaj ‘jashtë’ qelie/ “Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta”, ish-kryetari i Bashkisë Tiranë para ‘Kushtetueses’: S’kam ardhur për të mbrojtur veten, por..
”Ju falënderoj që më keni dhënë mundësi për t’u dëgjuar. Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Është zhgënjyese për të dëgjuar çfarë kam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra dhe jam burgosur në qeli. Nuk jam për të mbrojtur veten se s’kam kryer asnjë shkelje, por jam për të kërkuar të mbrojmë bashkë demokracinë që sot po vihet në sprovë”, u shpreh Veliaj.
11:10 Veliaj mbërriti i prangosur në Gjykatë/ “Forca Lali”, ja si u prit ish-kryebashkiaku në Kushtetuese (Video)
Gjykata Kushtetuese po shqyrtn sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra. Ai është pritur me brohoritma në Gjykatën Kushtetuese nga qytetarë që thërrisnin “Forca Lali”.
11:00 Seanca për shkarkimin e Veliajt, avokati i ish-kryebashkiakut: As nuk u thirr në mbledhjen e Këshillit bashkiak, sekretari i tha “s’ke ndalim të vish në mbledhje, por po munde”
Për rreth 20 minuta, ai tha se shkarkimi nga detyra i Veliajt për shkak të mos paraqitjes në detyrë, nuk erdhi prej vullnetit të tij.
10:40 Seanca për Veliajn/ “Shpallni moskompetencë për shqyrtimin e dekretit”, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Begajt
Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit nga Erion Verliaj të shkarkimit të tij nga detyra si dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja për Tiranën.
10:12 Kërkesa e Presidentit për moskompetencë nga Kushtetuesja për ankimimin e Veliajt, gjyqtarët tërhiqen për të marrë vendim
Në nisje të seancës, përfaqësuesit ligjorë të Presidencën i kërkuan ‘Kushtetueses’ që të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit të Presidentit pas ankimimit të Veliajt, pasi sipas tyre nuk u është dhënë kohë që të për argumentet.
10:01 VIDEO/ Nis seanca në Kushtetuese, Veliaj para trupës gjykuese
Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut nga Qeveria, si dhe për dekretin e Presidentit për hapjen e garës për zgjedhje në Tiranë.
09:36 Video-Lajm/ Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët, momenti i mbërritjes së Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese
I prangosur dhe nën shoqërinë e masave të rrepta të sigurisë, Veliaj sapo ka zbritur nga fugoni i policisë ka parë nga gazetarët, të cilët po ndjekin hap pas hapi seancën e sotme.
08:55 Seanca në Kushtetuese/ Veliaj del nga paraburgimi i Durrësit dhe niset drejt Tiranës, prezencë e shtuar e policisë në perimetrin e gjykatës (Video)
Erion Veliaj ka lënë ambientet e paraburgimit në Durrës dhe është nisur drejt Tiranës.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se ka prezencë të shtuar të policisë së rendit në perimetrin e gjykatës.Top Channel
-

Përfundon pas 7 orësh seanca ndaj Veliajt në Kushtetuese, ja kur pritet të jepet vendimi
Përfundon pas 7 orësh seanca ndaj Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese.
Ish-kryebashkiaku niset drejt paraburgimit në Durrës ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë në 30 ditët në vijim nëse do të pranojë ankesën e Veliajt apo do të lërë në fuqi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, kundërshton vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra. Ai e ka cilësuar si “fyerjen më të rëndë të jetës” argumentin zyrtar të largimit të tij për “mungesë tre mujore në detyrë”. -

Reagimi i Veliajt pas shoqërimit nga policia: “Ju dua shumë”
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është larguar nga Gjykata Kushtetuese pas shumë orësh seancë, ku është diskutuar mbi ankimimin për shkarkimin e tij nga detyra.
“Ju dua shumë”, iu tha Veliaj mbështetësve të tij jashtë Gjykatës, ndërsa ata ia kthyen “forca kryetar”.
vijon… -

Shkarkimi i Erion Veliajt, përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese
Pas një seance maratonë të nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit të kësaj të premte, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra dhe për dekretin e Presidentit për zgjedhje të parakohshme në Tiranë.
Pas marrjes së konkluzioneve të palëve, gjykata është tërhequr për vendim, data dhe ora e të cilës do të njoftohet në ditët në vijim.Lexo edhe :Related Posts
Që prej arrestimit më 10 shkurt, kjo ishte shfaqja e parë publike e Veliajt, i cili gjatë fjalës së tij theksoi se mandati i tij kushtetues nuk mund të ndërpritet nga askush para përfundimit të afatit, përveç rasteve kur ka shkelje të rënda të Kushtetutës.Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit tw Bashkisw në Asamblenë Socialiste të 11 shtatorit, nga kryesocialisti Edi Rama i cili lajmëroi nevojën për zgjedhje të parakohshme në Tiranë.
Pas kësaj kërkese të kreut të qeverisë, anëtarësia socialiste në Këshillin Bashkiak kërkoi shkarkimin e Veliajt, e cila mori dhe mbështetjen e opozitës.
Më 25 shtator Këshilli i Ministrave finalizoi shkarkimin e Erion Veliajt. Gjatë mbledhjes së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, Veliaj u shkarkua nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Në vijim të procedurave presidenti Begaj nxori dekretin për zgjedhjet më 9 nëntor, ku pjesë e këtij dekreti ishte edhe Bashkia e Tiranës.
Por, më 9 tetor Kushtetuesja e cila u vu në lëvizje me kërkesë të Veliajt, vendosi që të pezullonte dekretin e Begajt lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë.
Ky proces ka pezulluar përkohësisht zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, të planifikuara për 9 nëntor, derisa Gjykata Kushtetuese të japë vendimin përfundimtar mbi ligjshmërinë e shkarkimit të Veliajt.
Në ankimimin e dërguar në Kushtetuese, kryebashkiaku i shkarkuar iu referua nenit 62, i cili thekson se mungesa e tij në detyrë prej më shumë se tri muajsh nuk është për shkaqe që varen prej vullnetit të tij.
“Neni 62 i ligjit për vetëqeverisjen vendore, i interpretuar në pajtim me nenin 115 të Kushtetutës në bazë dhe për zbatim të së cilit ka dalë, e konkretizon këtë standard, përfshirë edhe rastin e mungesës 3-mujore, pa shkaqe objektive. Në rastin tonë, mungesa rrjedh nga një pamundësi objektive (paraburgimi), pra nuk bie në hipotezën e nenit 62, gërma “c”. Duke e trajtuar këtë mungesë objektive, si “shkak shkarkimi”, Këshilli i Ministrave ka aplikuar një kriter të ri, që s’gjendet në asnjë dispozitë juridike.”
Sipas Veliajt, Këshilli i Ministrave nuk ka respektuar ligjin, i cili sqaron dhe rastet e shkarkimit.
“Në mungesë të një autorizimi kushtetues, ligjvënësi nuk mund të shtojë vetë raste të tjera shkarkimi që nuk përfshihen në këtë parashikim dhe që Kushtetuta nuk i ka autorizuar që ligjvënësi ti bëjë. Për më tepër, edhe nëse i referohemi nenit 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, ky i fundit parashikon vetë se është nxjerrë “në bazë dhe për zbatim të nenit 115 të Kushtetutës”, pra nuk mund të kuptohet dhe as të zbatohet i shkëputur nga neni 115, që është burimi i vetëm kushtetues i kompetencës për shkarkimin e një organi vendor të zgjedhur.”
Veliaj deklaroi se pavarësisht masës së sigurisë, vijimësia e ushtrimit të detyrave u mundësua përmes nënkryetares së bashkisë.
“Në rastin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, mungesa ishte rezultat i një mase sigurie, pra një pamundësi objektive, dhe për më tepër, vijimësia e funksionit u sigurua përmes zbatimit të nenit 64 i të njëjtit ligj, përmes emërimit prej Kryetarit të Bashkisë të nënkryetares së bashkisë që do të ushtronte kompetencat e kryetarit. Pra, në themel nuk kishte asnjë “shkelje të rëndë”, çka e bën aktin jo vetëm të pabazuar në kushtetutë, por edhe të pambështetur materialisht në rrethanat konkrete./vizionplus.tv