Tag: veliajt

  • Hakerimi i SPAK/ Berisha: Kanë marrë dhe dosjen time, le ta publikojnë

    Hakerimi i SPAK/ Berisha: Kanë marrë dhe dosjen time, le ta publikojnë

    Hakerimi i SPAK/ Berisha: Luftë brenda klaneve në PS, duan të ja faturojnë Fatmirit, se ka marrë dhe dosjen time, le ta publikojnë
    Së pari, më duhet të them se u kthye koha kur dosjet, para se të shkonin në gjykatë, shkonin në Partinë Socialiste. Para shumë vitesh, dosja para se të shkonte në gjykatë, shkonte në PS. Tani hakerohet. A është hakerim, apo vetë hakerim, unë nuk e di, por është gjë shumë, shumë e rëndë. Dmth, o qytetarë të gjitha të dhënat tuaja, mirren, vidhen, manipulohen dhe nuk kanë asnjë siguri. Çfarë është kjo? Është kjo mundet dhe një luftë e brendshme, brenda klaneve mafioze brenda PS. Tani grupi armiqësor, Xhafa, Pastori, Bushka, dhe 2-3 të tjerë, ata duhet të akuzohen me çdo kusht. Më shëmbëllen si historia e statuseve të Erion Veliajt. Statuset ia shkruante Rama dhe përgjigjen SKAP-i ja jepte Erion Veliajt. Edhe këtë hakerimin, duan të ja faturojnë Fatmir Xhafajt, e kuptoj unë, aty e ke hallin ti. Ato janë hakeruar apo vetë hakeruar këtë nuk e marrim vesh ne. Ato po përdoren, siç u përdorën statuset. Meqenëse filluan të thonë, po merren me fustanet e Ajolës, tani ja sajdisën statuset dhe i thanë, tani ke kryer krim të madh shumë. Tani edhe Fatmirit po i vijnë rrotull dhe po e akuzojnë se, gossipi është fjala, se ka hakeruar kompjuterat e SKAP-it, dhe për të më revoltuar dhe mua, edhe dosjen time. Atë i them Fatmiri publikojeni sa ta gjeni, se është publike. Shumë operacion i dyshimtë, të jemi të sinqertë, i dyshimtë aq sa ishin statuset në Facebook të Erion Veliajt. Ta ndjekin. Një gjë mund të ju them, që qytetarët po kuptojnë çdo ditë e më shumë kontrollin fatal të drejtësisë nga Edi Rama, kjo është e vërtetë dhe për ne kjo ka rëndësi.

  • “Kanë hakeruar edhe dosjen time”/ Ndërhyrja në email-et e SPAK, Berisha flet me emra: Luftë brenda klaneve në PS, duan t’ia faturojnë…

    “Kanë hakeruar edhe dosjen time”/ Ndërhyrja në email-et e SPAK, Berisha flet me emra: Luftë brenda klaneve në PS, duan t’ia faturojnë…

    Sali Berisha: Së pari, më duhet të them se u kthye koha kur dosjet, para se të shkonin në gjykatë, shkonin në Partinë Socialiste. Para shumë vitesh, dosja para se të shkonte në gjykatë, shkonte në PS. Tani hakerohet. A është hakerim, apo vetë hakerim, unë nuk e di, por është gjë shumë, shumë e rëndë.
    Dmth, o qytetarë të gjitha të dhënat tuaja, mirren, vidhen, manipulohen dhe nuk kanë asnjë siguri. Çfarë është kjo? Është kjo mundet dhe një luftë e brendshme, brenda klaneve mafioze brenda PS. Tani grupi armiqësor, Xhafa, Pastori, Bushka, dhe 2-3 të tjerë, ata duhet të akuzohen me çdo kusht. Më shëmbëllen si historia e statuseve të Erion Veliajt. Statuset ia shkruante Rama dhe përgjigjen SKAP-i ia jepte Erion Veliajt.
    Edhe këtë hakerimin, duan të ja faturojnë Fatmir Xhafajt, e kuptoj unë, aty e ke hallin ti. Ato janë hakeruar apo vetë hakeruar këtë nuk e marrim vesh ne. Ato po përdoren, siç u përdorën statuset. Meqenëse filluan të thonë, po merren me fustanet e Ajolës, tani ja sajdisën statuset dhe i thanë, tani ke kryer krim të madh shumë.
    Tani edhe Fatmirit po i vijnë rrotull dhe po e akuzojnë se, gossipi është fjala, se ka hakeruar kompjuterat e SKAP-it, dhe për të më revoltuar dhe mua, edhe dosjen time. Atë i them Fatmiri publikojeni sa ta gjeni, se është publike. Shumë operacion i dyshimtë, të jemi të sinqertë, i dyshimtë aq sa ishin statuset në Facebook të Erion Veliajt. Ta ndjekin. Një gjë mund të ju them, që qytetarët po kuptojnë çdo ditë e më shumë kontrollin fatal të drejtësisë nga Edi Rama, kjo është e vërtetë dhe për ne kjo ka rëndësi.

    Top Channel

  • Ja si Rama ia futi Veliajt, nga bashkëpunimi me Berishën nëpërmjet Ballukut, te pazaret e tij për ta përzënë nga…

    Ja si Rama ia futi Veliajt, nga bashkëpunimi me Berishën nëpërmjet Ballukut, te pazaret e tij për ta përzënë nga…

    Kryeministri Edi Rama me ndihmën e kreut të Partisë Demorkatike, Sali Berisha në prapaskenë, dyshohet se ka lëvizur me një skenar të paramenduar për të eliminuar politikisht Erion Veliajn dhe për të riformatuar të gjithë skenën e pushtetit vendor. Afera që çoi në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës më 10 shkurt duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë burime të sigurta konfirmojnë se brenda qeverisë po mendohet të merret vendimi për shkarkimin e Veliajt dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në të paktën 4 bashki kryesore të vendit.
    Veliaj mbush 3 muaj në 12 maj që ndodhet në qeli dhe sipas ligjit ai mund të shkarkohet, duke iu hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë Tiranë, por edhe në 3 bashki të tjera, si Mati, Tepelena dhe Berati, për shkak se kryebashkiakët: Ervin Demo, Agron Malaj dhe Tërmet Peçi dhanë dorëheqjen pasi kandidojnë për deputet nën siglën e PS sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.  Madje thuhet se Rama ka gati edhe emrin që do të zëvendësojë Veliajn. Ai është ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili u la qëllimisht në listë të hapur për zgjedhjet e 11 majit, pasi do të jetë kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë Tiranë.
    Skenari
    Megjithatë ky është një skenar që Veliaj nuk e ka pritur, por që Rama e ka përgatitur me kujdes për muaj të tërë, duke përdorur një grup të ngushtë njerëzish besnikë, ku në qendër është Belinda Balluku. Ministrja e Infrastrukturës është vënë në shënjestër si koka e operacionit për të “fundosur” Veliajn, ndërsa lidhja e saj me grupin e afërt të Berishës dhe elementë të strukturave të vjetra të Partisë Demokratike po zbardhet çdo ditë e më shumë. Denoncimi ndaj Veliajt u orkestrua me mjeshtëri nga një “denoncues anonim”, i cili kishte akses të pabesueshëm në të dhënat konfidenciale të Aviacionit Civil. Por nga e gjeti ky person një informacion të tillë? Pista e vetme logjike të çon te grupi i Ballukut, e cila prej muajsh ka punuar në prapaskenë për të rrëzuar “delfinin” e Ramës dhe për të kapur vetë kreun e Tiranës.
    Ish-ministri Arben Ahmetaj, një nga personat më të rëndësishëm në PS, i arratisur në Zvicër, e përforcoi këtë teori duke deklaruar hapur se Balluku kishte paguar njerëz për të organizuar protesta kundër Veliajt, për të krijuar një perceptim publik të dështimit të tij si kryebashkiak dhe për ta përgatitur opinionin për eliminimin e tij politik. Nga ana tjetër, vetë Rama ka qëndruar i heshtur, por burime pranë kryeministrisë tregojnë se ai ka dhënë sinjalin final për ta larguar Veliajn nga Bashkia e Tiranës. Ai e ka parë Veliajn gjithmonë si një rival të rrezikshëm për pushtetin e tij, dhe tani, duke përdorur mekanizmat e qeverisë dhe SPAK-un, po ekzekuton planin për ta nxjerrë jashtë loje njëherë e mirë. Por ë këtë betejë të egër politike, Belinda Balluku duket se po forcon pozitat e saj si pasardhësja e mundshme e Ramës, duke eliminuar një nga rivalët më të mëdhenj të saj brenda Partisë Socialiste.
    Veliaj, dikur njeriu më i afërt i kryeministrit, është tashmë një figurë e rënë, e tradhtuar nga njerëzit që dikur e mbështesnin dhe e përgatitur për t’u sakrifikuar në altar për stabilitetin e pushtetit të Ramës. Ky është realiteti i politikës shqiptare: pazare të errëta, aleanca të fshehta dhe tradhti të befasishme që mund të rrëzojnë edhe ata që dukeshin të paprekshëm. Pra e gjithë kjo tregon se loja është tashmë në fazën e fundit dhe akti i radhës pritet të jetë shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Veliaj do të hyjë në histori si një tjetër viktimë e makinerisë së pamëshirshme politike të Edi Ramës.
    Parashikimet në ligj
    Konkretisht Kryetari i bashkisë  së Tiranës është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) më 10 shkurt të këtij viti. Po çfarë do ndodhë në këtë institucion vendor, për sa kohë Erion Veliaj po përballet me një proces gjyqësor? Kujt do t’i kalojnë kompetencat për marrjen e drejtimit të bashkisë Tiranë? Sipas ligjit për Qeverisjen Vendore, neni 62, kryetari i një bashkie mund të shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave vetëm në 3 raste: Kur kryen shkelje të rëndë të Kushtetutës ose ligjeve, dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata apo propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3 mujore.

  • Arrestimi i Veliajt, Ndreca: S’kemi atakuar asnjë moment drejtësinë, masa e sigurisë e ashpër dhe tronditëse politikisht

    Arrestimi i Veliajt, Ndreca: S’kemi atakuar asnjë moment drejtësinë, masa e sigurisë e ashpër dhe tronditëse politikisht

    Plarent Ndreca, kandidat për deputet i Partisë Socialiste, ka reaguar lidhur me arrestimin e Erion Veliajt, duke theksuar se PS nuk ka atakuar drejtësinë.
    Në një intervistë për Programin e Drekës në News 24, ai ka sqaruar se PS ka kritikuar sistemin e drejtësisë, por ka kërkuar standarde dhe jo goditje ndaj institucioneve.
    Ndreca shtoi se në rastin e arrestimit të Veliajt, masa e sigurisë ishte e ashpër dhe e konsideroi ngjarjen si të beftë dhe tronditëse politikisht.
    “Ne nuk kemi atakuar për asnjë moment drejtësinë. Ne thamë disa kritika dhe shtuam se sistemi i drejtësisë duhet të ketë standarde. Ne folëm për standarde, nuk goditëm drejtësinë.
    Jemi ndryshe nga opozita, që vetëm baltos drejtësinë e re. Në gjykimin edhe tim personal dhe ato që ka thënë kryeministri, kishte teprim në një propacionalitetin e marrjes së masës së sigurisë.
    Në proporcionalitetin e marrjes së masës së sigurisë unë besoj se është marrë masë e ashpër. Për ne, arrestimi i Veliajt ishte i beftë dhe tronditës nga pikëpamja politike, është ndër figurat më të rëndësishme të PS dhe prodhon kosto për Partinë Socialiste.
    Ne zgjedhim shtet-formimin, edhe me kosto për partinë. Partia është instrument për t’ju shërbyer shqiptarëve. Ishte goditje në kuptimin politik, por besoj se PS mund ta rikuperojë këtë goditje”, tha Ndreca.

  • Dilema e Ramës, redaktor i Veliajt apo kryeredaktor i listës

    Dilema e Ramës, redaktor i Veliajt apo kryeredaktor i listës

    Nga Lorenc Vangjeli

    Nga gardhi i SPAK-ut Berisha hodhi një gur për disa zogj njëhrësh: “Rama është redaktori”, tha ish-kryeministri duke ju referuar disa përgjimeve të supozuara në qeli të Erion Veliajt, në të cilat ai përmendte pikërisht këtë term. Ai ishte njeriun pa emër, por i quajtur “redaktori”, i cili do t’i hidhte një sy e do t’u jepte një dorë publikimeve të tij të përditshme në FB nga qelia. Përpara se ta përmendte Berisha, emri i Ramës ishte pilotuar në disa media po me këtë cilësim.

    Që nga arrestimi i tij në fillim të shkurtit, kryetari i bashkisë së Tiranës është përfshirë në replika një kalimshme me një nga prokurorët dhe gjykatësin e arrestit të tij. Ai u pasua nga disa dalje po të njëpasnjëshme të kryeministrit, që hyri në një spirale përplasjeje në distancë me disa prokurorë të SPAK-ut dhe gjykatësin e çështjes, kryesisht për masën e sigurisë së dhënë për Veliajn. Mbas një zjarri lufte që u duk sikur u telekomandua nga arresti, po si me telekomandim, ai zjarr u shua fare papritur. Çudia e shpalljes së luftës dhe armëpushimit zgjati vërtet më shumë se tre ditë, por në një kthesë të befasishme të ngjarjeve, kryeministri u tërhoq i pari dhe më pas edhe vetë Veliaj, të cilit, si të mos i mjaftonte e gjithë rrokullisja e fatit të tij, u ballafaqua edhe me një goditje tjetër të rëndë. Në dosjen e çuar në apel, në mënyrë të befasishme u sollën si prova shtesë edhe përgjime telefonike dhe ambientale, që sipas akuzës, provonin rrezikshmërinë e tij dhe arsyetonin zgjatjen e arrestit në burg. Edhe pse në këtë pikë juristët nuk kanë dilema – ky është akt në kapërcim të kodit të procedurës – reagimi i socialistëve ishte më shumë se i vakët. Vetë Rama kishte kërkuar që asnjë nga njerëzit e tij të mos komentonte më SPAK-un dhe të mos vihej në mbrojtje të Veliajt. Madje një nga deputetët e tij edhe u soll si shembulli që duhet të ndiqte heshtja zyrtare socialiste për socialistin e zhurmshëm të qelisë.

    Në pamje të parë kjo spirale kundërthënëse që nisi me reagimet e Ramës në grup e kulmoi me miting në shesh të kryeministrit, duket se ka një kontradiktë. Kundërshtarët e të dyve gjetën rastin dhe njëherë të thonë se “Rama i shet të vetët”, vartësit e pranuan dhe njëherë si përherë në heshtje vendimin pa shpjegim të shefit të tyre. Por ka shumë më shumë se kaq dhe e vërteta nuk është asnjëherë bardh e zi. Me më pak se dy muaj nga dita për t’u ballafaquar me kutitë e votimit, instikti apo sondazhet e tij të preferuara i thanë Ramës se tema Veliaj nuk është e përshtatshme në fushatë:

    Se vlen më shumë të tallet me paraardhësin e Veliajt në bashki, Lulzim Bashën e të përqeshë florën dhe faunën e “kënetës demokratike”, sesa të qajë hallin njerëzor e politik të Erionit, Se i intereson shumë më shumë të merret me mustaqet e Gjuzit, sesa me briskun e SPAK-t që po rruan papritur majtas,

    Se mbi të gjitha, ka nevojë urgjente të bëjë të njohur publikisht anonimët e listës së tij në cilësinë e kryeredaktorit të Podcastit vetjak, sesa të vazhdojë të jetë “redaktori” i Erion Veliajt.

    Përballë empatisë ndaj padrejtësisë së mundshme dhe të shkuarës së përbashkët me njeriun e tij dhe sprintit të së ardhmes në 11 maj, Rama natyrisht nuk ka pasur asnjë dilemë në të zgjedhur. Ndaj nuk pati asnjë përgjigje për thikën e helmët që Berisha tentoi të fusë mes të Ramës e Veliajt – pa llogaritur Ulsiun në mes – sepse fatet e tyre, së paku deri për zgjedhje, janë të ndara: njëri kërkon një mandat të katërt, tjetri është nën dëshpërimin për kërcënimin me disa dimra që mund të kalojë në pranga.

    Si për të shenjuar një vizë ndarjeje mes këtyre dy qëndrimeve, Rama kaloi gjithë fundjavën me maratonën gati dhjetë orëshe me 80 të ftuarit e tij, kandidatë për deputetë, në rolin e tij të preferuar prej kryeredaktori të medias. Por ky është vetëm një moment që mund të gënjejë naivët se do te vazhdoje gjate. Llogaritë mes “Të gjatit dhe Lalit”, siç i njohin në Tiranë, nuk janë mbyllur këtu. Zgjedhjet në fillim dhe faktorë të tjerë më pas, do të rikonfigurojnë në mënyrë dramatike të tjera ekuilibra në Tiranë. Me të gjitha gjasat, fatet e tyre do të kryqëzohen sërish. Atëherë kur Rama nga redaktor e kryeredaktor në këto kohë, do të shndërrohet serish në avokat i të drejtave të shkelura të Veliajt. Si një lëvizje me detyrim e përcaktim nëse do të donte jo vetëm të rrinte edhe katër vjet në zyrë, por edhe të qeveriste realisht. Ndryshe, duke e lëshuar fatin e Veliajt në rënie të lirë, askush, po askush nga njerëzit që do të thërrasë në qeverisje, nuk do të guxojë të thotë: “Po”, si zakonisht mbasi ai të urdhërojë si gjithmonë: “Hë, bëje!”. Dhe kjo është më e pakta që pret të ndodhë mbas majit Sali Berisha, ato dy herë në muaj tek gardhi i SPAK-ut. Hallet e përbashkëta, si rregull, bashkojnë dhe çfarë duken krejt të kundërta!