Tag: veliajt

  • Përgjimet: Arditi i kërkon Veliajt të jetë i kujdesshëm dhe se do t’i bëjë mesazh dhe REDAKTORIT

    Përgjimet: Arditi i kërkon Veliajt të jetë i kujdesshëm dhe se do t’i bëjë mesazh dhe REDAKTORIT

    Përgjimet: Arditi i kërkon Veliajt të jetë i kujdesshëm dhe se do t’i bëjë mesazh dhe REDAKTORIT

    Përgjimi nga qelia e burgut të Durrësit ku ndodhet i burgosur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka krijuar një dosje voluminoze ku del se si mediat, gazetarët, janë vënë në shërbim të Veliajt për të sulmuar prokurorë dhe gjyqtarë pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj.

    Por përveç mediave, televizioneve, gazetarëve, edhe personazhe të njohura të ekranit janë vënë në shërbim të Veliajt.

    Sot do të sjellim një tjetër komunikim, ku duket se në bisedën mes Ajolës dhe Veliajt ndërhyn shtetasi Ardit, që dyshohet të jetë Ardit Gjebrea.

    Në bisedën e kryer në orën 21:29, teksa Ajola bisedon me Veliajn, ndërhyn Arditi.

    Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje, pa ofendime, pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim.

    I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se: ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë.

    Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit).

    “Në orën 21:29, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të caktuar biseda zhvillohet ndërmjet Arditit dhe Erionit. Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje, pa ofendime, pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim.

    I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë.

    Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit). Arditi, në vijim të bisedës, i thotë se ‘mikeshës’ i ka thënë që t’i tregojë ‘lalit’ që të mendojë sikur është në ‘Big Brother’”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

    Madje Arditi i kërkon që të jetë i kujdesshëm dhe se do t’i bëjë mesazh dhe REDAKTORIT.

    “Erion Veliaj i përgjigjet, se duhet t’ia thotë edhe redaktorit, duke i thënë se po perceptohet sikur Erionin doni ta dëmtoni. Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t’i bëjë një mesazh redaktorit, por sipas Arbrit të Madh duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten.

    Gjatë komunikimit, Arditi tregon se po i bën një mesazh, ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë. I tregon se nëse është i zënë për takim, t’i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga redaktori”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.Kujtojmë se pas arrestimit të Veliajt, Gjebrea ishte një nga personazhet që reagoi në mbështetje të Veliajt.

  • Përgjimet e Veliaj për mediat/ Bollino: SPAK të distancohet! Mero Baze: Kush ka rrjedhur materialet? Po rrezikoni anarkinë

    Përgjimet e Veliaj për mediat/ Bollino: SPAK të distancohet! Mero Baze: Kush ka rrjedhur materialet? Po rrezikoni anarkinë

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një dosje më përgjime e publikuar nga “CNA” ka trazuar ujërat në vend. Përgjimet e pretenduara të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn, kanë përmendur disa emra me peshë në botën e medias në Shqipëri. Sipas dokumenteve që janë nxjerrë dhe janë zbardhur nga media në fjalë, në përgjime përmenden disa botues, mes tyre Carlo Bollino, Mira Kazhani dhe Mero Baze. Sërish duke iu referuar dokumenteve që janë publikuar, të cilat ende nuk janë provuar se janë autentike nga ana e SPAK, thuhet se Arbër Veliaj (vëllai i socialistit) orientohet nga Veliaj që të takohet me gazetarët me qëllim që postimet në favor të tij.
    PJESË NGA PËRGJIMET QË JANË PUBLIKUAR DERI MË TANI:
    “Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e Karlos, por Erioni e pyet “Po Albën, s’ke as Albën as Karlon?”. Ajola i përgjigjet se numrin e Albës e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e Karlos mund t’ia japë edhe Renato. Në orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e Geri Kokalarit të shpërndahet sot te Gazeta Dita, Tema dhe Shqiptarja, sigurisht edhe për gazetat nesër. Po kështu, i thotë se është mirë që edhe Amerikanët(avokatët amerikanë) të informohen se çfarë po ndodh në mënyrë sistematike. Kjo gjë, thotë Erioni, duhet të jetë në përditshmëri, “daily tasks”.
    Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që “Thuaji ktyre qe ta shperndajne sa me shume edhe ta mbajne presionin se keto kater dite jane vendimtare” “Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve.” “Kshuqë është “vital”. Këto katër ditë janë vendimtare”, thuhet në përgjimet e siguruar nga CNA. Nga komunikimet konstatohet se, shtetasi Arbër Veliaj orientohet nga shtetasi nën hetim që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh. Ka diskutime në lidhje me kohën televizive te Top-i, e më konkretisht në emisionin Top Story të gazetares Grida Duma, si dhe për mbështetjen që merret nga ana e TV Klan, Report Tv, për publikimin e lajmeve në favor të tij, por dhe sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme.”
    Për përgjimet e publikuara ka edhe dy kundërpërgjigje! Një nga botuesi i “GazetaTemA”, Mero Baze dhe ai i “Report”, Carlo Bollino. Fillimisht Bolino në një editorial të publikuar në “Shqiptarja.com”, shkruan se e gjithë situata e krijuar mund të ndodhë vetëm në një regjim diktatorial, duke shtuar se ka dyshime që sulmi kësaj herë nuk vjen nga qeveria, por nga opozita. Më pas, ngre dyshime se dosja, edhe pse është klasifikuar si “akt sekret”, nuk i është dorëzuar avokatëve të Veliajt, kështu kërkon të dijë sesi ka rrjedhur në media.
    “Çuditërisht dokumenti ndodhet edhe në duart e disa mediave opozitare. Madje, dje, avokatët e Veliajt kanë reaguar zyrtarisht duke kërkuar nga SPAK ndalimin e botimit të materialit. Nëse bëhet fjalë për një rrjedhje të paligjshme informacioni, natyrisht që SPAK duhet të reagojë dhe të identifikojë fajtorin. Në të kundërt, mbetet si opsion se dosja ka dalë me leje nga ato zyra.”
    Sa i përket faktit që në përgjime Veliaj i kërkon të vëllait ta takojë sqaron se takimi nuk ka ndodhur kurrë, por intervista, e cila edhe u transmetua në median e tij është bërë. Madje për të është përdorur edhe Inteligjenca Artificiale. Përmendjen e emrit të tij nga Veliaj, Bollino e justifikon me faktin se edhe pse brenda qelisë, Veliaj kërkon që intervista të publikohet dhe i përmbahet përgjigjeve që ai ka dhënë. Por sipas tij, e gjithë kjo pjesë është përdorur nga opozita për ta sulmuar, madje e cilëson edhe si fushatë linçimi.
    “Nga stresi i gjendjes ku ndodhej, Erjon Veliaj, brenda pesë minutave, duket se ka kërkuar si nga gruaja, ashtu edhe nga vëllai, të njëjtën gjë, pra që të verifikojnë nëse përgjigjet që ai kishte dhënë pas pyetjeve të redaksisë kishin mbërritur në televizion. Kaq është “skandali” që ka mjaftuar ta paraqesë dosjen si provë të ndonjë krimi të madh që paskam kryer unë. Zinxhiri i baltosjes sipas “metodës Bollino” tashmë është i kolauduar: shpifje e re, e botuar nga mediat e Berishës, po përdoret tani nga kamikazët e familjes, si Belind Këlliçi, sikur të ishte provë për shpifjet e tyre të vjetra ndaj meje, për të cilat pikërisht Këlliçi po gjykohet në Gjykatën Penale të Tiranës ku e kam kallezuar. Madje sot, me një deklaratë publike, Këlliçi në emër të Partisë Demokratike jo vetëm që më kërcënon, por ushtron edhe presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut, duke i akuzuar pse nuk më kanë inkriminuar ende, pasi Partia Demokratike ka dorëzuar edhe dy kallëzime të rreme ndaj meje. Pra, ata që ushtrojnë presion mbi drejtësinë, akuzojnë të tjerët për presion. Ku është shkelja etike, profesionale apo ligjore që justifikon etiketimet dhe fyerjet publike ndaj gazetarëve, duke pasur parasysh se bëhet fjalë thjesht për intervista apo artikuj, pra lëndë e parë për çdo gazetar në botë?”
    Një kërkesë ka edhe për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar! Sipas Bolinos, SPAK nuk reagoi asnjëherë, edhe pse për të është e qartë që gazetarët nuk kanë kryer asnjë shkelje. Ndaj edhe ngre pikëpyetje, nëse SPAK do të nisë hetime për të zbuluar sesi kanë rrjedhur këto informacione. 
    “Fakti që përmenden me emër (në vend që të mbulohen me “omissis”, siç ndodh zakonisht për persona që nuk janë subjekt i hetimeve) krijon një precedent të rrezikshëm, sepse përbën hapin e parë drejt ndërtimit të “listave të zeza” për median. Pjesa më e rëndë te kjo histori lidhet pikërisht me rolin që mund të kenë luajtur disa elementë brenda SPAK-ut, institucion që ka marrë një pushtet të jashtëzakonshëm nga Kushtetuta, jo për të vepruar politikisht, jo për të zbatuar standarde të dyfishta, jo për të favorizuar individë, media apo klane të caktuara, por për të vendosur njëherë e mirë Drejtësinë në vend. Ne kemi besim maksimal ndaj prokurorit Altin Dumani, por i takon atij të garantojë standardet më të larta dhe barabarta brenda strukturës që drejton. Por a përbën publikimi i materialeve sekrete hetimore një shkelje ligjore? A do të veprojë tani SPAK-u për të hetuar gazetarët që i kanë publikuar dhe për të sekuestruar celularin, kompjuterin dhe dosjet, siç ka vepruar në raste të tjera të ngjashme, për të identifikuar burimin e rrjedhjes së informacionit?”
    Ndërsa reagimin e tij, Mero Baze e nis duke u shprehur se e vetmja gjë shqetësuese në këtë histori është fakti që materialet kanë rrjedhur në media që ai e konsideron të afërt me SPAK dhe që po i cënon reputacionin institucionit. Po ashtu thekson se nuk ndjehet as i sulmuar dhe as i fyer nga botimet, madje kërkon që nëse është e lejueshme që të nxirrën në media, t’i botojë edhe ai në median e tij. 
    “Problemi është që duhet të bëjmë diferencën mes një grupi gazetarësh që kanë mbështetur SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi ndër vite, dhe disa portalesh gjobaxhinjsh që vetëofrohen si zëdhënës të SPAK, të cilët po përdoren në këtë fushatë politike. Dhe kjo është një çështje që duhet ta sqarojë vetë SPAK. Nuk kam asgjë kundër nëse SPAK zgjedh një njeri të keqpërdorur kundrejt pagesave ilegale nga ministra të korruptuar, që maskohet si demokrat i Berishës, për të rrjedhur materiale. Mjafton të thonë që “ky është njeriu ynë në media” dhe jemi në rregull — si me reputacionin e SPAK-ut, ashtu edhe me transparencën e tij. Ose, në të kundërt, të hetohet kush ka rrjedhur materialet jashtë vullnetit të tyre dhe të vihet përpara përgjegjësisë penale.”
    Për të, qasja e tij, nuk ka cënuar askënd për shkak se është i lirë të zgjedhë vetë qëndrimet që mban. Por ka edhe një pikëpyetje që e ka theksuar në shkrimin e tij. 
    “Nëse do ta barazojë reputacionin e vet me një tufë njerëzish të keqpërdorur gjithë jetën me pagesa të zeza, është çështje e tyre. Nuk kam asgjë kundër. Thjesht duhet të jemi të qartë: a jemi në luftë me SPAK-un, me bashkëpunëtorët e tyre ilegalë në shtyp, apo me njerëz që keqpërdorin SPAK-un?,”-shkruan Baze, ndërsa shton se për të ka nisur epoka e anarkisë së drejtësisë së re. 
    REAGIMI I CARLO BOLLINOS:
    Të përmendesh në një përgjim si gazetar dhe për këtë të paraqitesh publikisht si kriminel, është diçka që ndodh vetëm në një regjim diktatorial. Vetëm se, në këtë rast, regjimin nuk po e krijon qeveria, por një pjesë e opozitës. Që prej ditës së djeshme ka nisur një tjetër fushatë e turpshme, episod i radhës i atij që është quajtur “metoda Bollino”, që parashikon linçimin publik të kundërshtarëve. Këtë herë, përveç meje, në shënjestër janë edhe kolegu Mero Baze dhe televizioni Top Channel. ”Syri”, portali dhe televizioni i familjes Berisha, kane filluar publikimin e një dosjeje “ekskluzive”, për origjinën e së cilës nuk duket qe ka asnjë dyshim. Në fakt, kjo dosje është pjesë e dokumentacionit që Prokuroria e Posaçme i ka dorëzuar Gjykatës së Apelit si provë shtesë për të konfirmuar masën e arrestit me burg ndaj Erion Veliajt. Dosja është klasifikuar si “akt sekret” dhe, ndonëse avokatët e Veliajt e kanë lexuar, as ata nuk e kanë marrë në dorëzim. Kështu që, kopja e vetme ekzistuese ndodhet në duart e prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK-ut (të cilët ende nuk e kanë depozituar vendimin e arsyetuar ku mund të bashkohet pjesa e pergjimeve), por çuditërisht dokumenti ndodhet edhe në duart e disa mediave opozitare. Madje, dje, avokatët e Veliajt kanë reaguar zyrtarisht duke kërkuar nga SPAK ndalimin e botimit të materialit. Nëse bëhet fjalë për një rrjedhje të paligjshme informacioni, natyrisht që SPAK duhet të reagojë dhe të identifikojë fajtorin. Në të kundërt, mbetet si opsion se dosja ka dalë me leje nga ato zyra.
    Së bashku me Syri-n, materiali po botohet edhe nga një portal periferik hibrid, i lidhur me opozitën, por i financuar edhe nga ministra dhe ish-ministra socialistë, si dhe nga disa oligarkë të mbështetur nga pushteti. Asnjë gazetar tjetër nuk ka arritur ta sigurojë këtë dosje. Por kjo nuk është dëshmi e ndonjë aftësie profesionale të medias në fjalë, por thjesht shton edhe më shumë dyshimet mbi politizimin e disa përfaqësuesve të “drejtësisë së re”.
    Nga dosja, Syri ka publikuar disa përgjime telefonike të Erion Veliajt, i cili, nga kabina e burgut të Durrësit, fliste me bashkëshorten apo me vëllain. Gjatë këtyre bisedave, ndër të tjera, Veliaj u kërkonte familjarëve të kontaktonin me disa media me shpresën se do ta mbështesnin. Mediat e përmendura janë: Top Channel, Klan, Shqiptarja.com, Gazeta Tema, Gazeta Dita, Euronews dhe Report TV, një gjë krejt normale, duke qenë se bëhet fjalë për mediat më të rëndësishme të vendit.
    Gjatë përgjimeve përmendet dy herë edhe “Carlo”, pra unë, gazetar dhe botues i Report TV dhe Shqiptarja.com. Një herë përmendem në një bisedë ku thuhet se vëllai i Veliajt duhet të organizojë një “takim” me mua, me Meron dhe Mirën, “me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh”, takim që të paktën me mua nuk ka ndodhur kurrë, dhe as ajo kërkesë nuk është bërë ndonjëherë.
    Herën e dytë përmendem në lidhje me një intervistë të dhënë nga Veliaj, e cila u transmetua realisht në Report TV, madje duke përdorur për herë të parë inteligjencën artificiale për të strukturuar më mirë përgjigjet e tij të marra me shkrim nga qelia.
    Ja pjesët e “përgjimeve inkriminuese” që Syri i ka publikuar sikur janë një skandal:
    ”Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës, ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon dhe ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e Karlos.” Pra, aq “të lidhur” jemi, sa gruaja e Erion Veliajt nuk ka as numrin tim të telefonit! Por përgjimet vazhdojnë:
    “Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij, Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë.”
    Nga stresi i gjendjes ku ndodhej, Erjon Veliaj, brenda pesë minutave, duket se ka kërkuar si nga gruaja, ashtu edhe nga vëllai, të njëjtën gjë, pra që të verifikojnë nëse përgjigjet që ai kishte dhënë pas pyetjeve të redaksisë kishin mbërritur në televizion. Kaq është “skandali” që ka mjaftuar ta paraqesë dosjen si provë të ndonjë krimi të madh që paskam kryer unë.
    Zinxhiri i baltosjes sipas “metodës Bollino” tashmë është i kolauduar: shpifje e re, e botuar nga mediat e Berishës, po përdoret tani nga kamikazët e familjes, si Belind Këlliçi, sikur të ishte provë për shpifjet e tyre të vjetra ndaj meje, për të cilat pikërisht Këlliçi po gjykohet në Gjykatën Penale të Tiranës ku e kam kallezuar. Madje sot, me një deklaratë publike, Këlliçi në emër të Partisë Demokratike jo vetëm që më kërcënon, por ushtron edhe presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut, duke i akuzuar pse nuk më kanë inkriminuar ende, pasi Partia Demokratike ka dorëzuar edhe dy kallëzime të rreme ndaj meje. Pra, ata që ushtrojnë presion mbi drejtësinë, akuzojnë të tjerët për presion.
    I njëjti ton akuzues është përdorur edhe kundër kolegut Mero Baze dhe kundër Top Channel, ose kolegu Ilir Yzeiri të cilët, ashtu si unë, përmenden në bisedat mes Erion Veliajt dhe dy familjarëve të tij. Kuptimi i atyre përgjimeve është gjithmonë i njëjtë: Erion Veliaj, i izoluar në qeli, ka postuar në Facebook akuzat e tij ndaj prokurorit Ols Dado, i cili sipas tij e ka arrestuar padrejtësisht, dhe kërkon që familjarët të ndërhyjnë tek mediat më të rëndësishme të vendit për të ripublikuar deklaratat e tij, për të organizuar intervista apo për të rikthyer në vëmendje artikuj që e mbrojnë.
    Ku është shkelja etike, profesionale apo ligjore që justifikon etiketimet dhe fyerjet publike ndaj gazetarëve, duke pasur parasysh se bëhet fjalë thjesht për intervista apo artikuj, pra lëndë e parë për çdo gazetar në botë?
    SPAK, në tekstin shoqërues të përgjimeve të përdorura si provë për të kërkuar në Apel konfirmimin e arrestit me burg ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, e përshkruan këtë situatë si “një fushatë shtypi” që ka zgjatur 8 ose 10 ditë. Ne nuk dimë nëse gjyqtari i Apelit, në arsyetimin që ende nuk është bërë publik, e ka përdorur vërtet atë përpjekje për propagandë mediatike nga ana e Veliajt si një arsye shtesë për ta mbajtur në burg. Nëse ka ndodhur, do të ishte surprizues, sepse detyra e gjyqtarit nuk është të gjykojë se çfarë thotë një i burgosur në një bisedë telefonike të autorizuar me familjarët (të cilën Veliaj me sa duket e kishte të drejtë ta kryente), por vetëm nëse ai ka kryer ose jo ndonjë vepër penale. Nuk ka ligj në botë që i imponon një të burgosuri se çfarë duhet të thotë në telefonatat e tij të lejuara. Aq më pak, të mund të mohohet e drejta për t’u vetëmbrojtur, pasi vetëm gjatë diktaturës enveriste mbrojtja e të pandehurit ishte e ndaluar. Natyrisht, ai nuk mund të urdhërojë kryerjen e krimeve per shembull, dhe nëse e bën, përgjigjet për to. Por të kërkosh ripublikimin e një statusi që tashmë është i botuar në Facebook, apo të kërkosh nepërmjet shkrimeve publike apo intervistat mbështetje për mbrojtjen tënde në media, nuk përbën vepër penale. Dhe në fakt, edhe vetë SPAK nuk i atribuon Veliajt ndonjë akuzë të re.
    Sigurisht që nuk kemi kryer asnjë vepër penale as ne gazetarët të përmendur në pergjime, të cilët, si në Shqipëri ashtu edhe kudo në botë, përdorim postimet në Facebook të politikanëve si materiale për botim apo i ripublikojmë shkrimet e mediave të tjera. As nuk përbën shkelje të ligjit nëse bëjmë intervistat apo shprehim mendime kundër vendimeve të drejtësisë, e aq më pak, ato mendime mund të konsiderohen “presione”. Kjo është pikërisht ajo që nënkuptohet me lirinë e shtypit dhe lirinë e mendimit, e cila në fakt mohohet vetëm në regjimet diktatoriale.
    Ajo që e bën komike gjithë këtë fushatë linçimi përmes përdorimit të qëllimshëm të përgjimeve të SPAK-ut, është se protagoniste është një media si Syri, e cila për më shumë se një vit (e jo për 10 ditë siç i faturohet Veliajt) ka sulmuar publikisht gjyqtarë dhe prokurorë, sepse kanë arrestuar Sali Berishën dhe dhëndrrin e tij për aferën e ish-klubit “Partizani”. Nëse Veliaj kërkonte nga mediat kryesore të vendit që të ripublikonin postimet e tij, apo dërgonte përgjigje me shkrim për intervista në distancë, Sali Berisha ka mbajtur mbi 300 mitingje publike nga ballkoni kur ishte ne arrest shtepje të transmetuara “live” nga thuajse të gjitha televizionet e vendit duke përdorur kamerat dhe pajisjet e Syri tv; ka dhënë intervistat të shumta me video (pa nevojë për inteligjencë artificiale) për Syri-n dhe çdo media tjetër që ia kërkonte, përfshirë edhe televizione të huaja; ka bërë presione dhe kërcënime të përditshme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve; ka frikësuar dëshmitarët; ndërkohë që një ushtri “analistësh” të paguar nga familja Berisha çdo mbrëmje ka marrë pjesë në debate televizive (duke nisur nga ekranet e Syri-t) për të mbrojtur Sali Berishën dhe për të kriminalizuar SPAK-un. Dhe në fund të kësaj beteje, Berisha ka fituar edhe lirinë.
    Kjo po, ka qenë një fushatë e mirëfilltë për të intimiduar drejtësinë, që përfshinte edhe linçimin publik të atyre pak gazetarëve që kishin guximin të mos bëheshin pjesë e saj (pikërisht të njëjtët gazetarë që sot përfshihen në shpifjet e reja duke përdorur përgjime ndaj Erion Veliajt). Dhe megjithatë, SPAK nuk reagoi asnjëherë, as botoi ndonjë listë me media të përfshira në fushatën mbi njëvjeçare berishane, siç ka bërë tani me Erion Veliajn. Edhe pse në ato përgjime të bëra publike nga SPAK, është e qartë që gazetarët nuk kanë kryer asnjë shkelje, fakti që përmenden me emër (në vend që të mbulohen me “omissis”, siç ndodh zakonisht për persona që nuk janë subjekt i hetimeve) krijon një precedent të rrezikshëm, sepse përbën hapin e parë drejt ndërtimit të “listave të zeza” për median.
    Pjesa më e rëndë te kjo histori lidhet pikërisht me rolin që mund të kenë luajtur disa elementë brenda SPAK-ut, institucion që ka marrë një pushtet të jashtëzakonshëm nga Kushtetuta, jo për të vepruar politikisht, jo për të zbatuar standarde të dyfishta, jo për të favorizuar individë, media apo klane të caktuara, por për të vendosur njëherë e mirë Drejtësinë në vend. Por si mund të vendoset Drejtësia duke bashkëpunuar në forma preferenciale me disa media periferike dhe gjysmë-ilegale, që dihet botërisht që paguajnë rroga në zarfe me para të pista dhe mbijetojnë përmes gjobave dhe shpifjeve, është diçka krejtësisht e papranueshme dhe e pakuptueshme. Një institucion kaq i rëndësishëm siç është SPAK-u, për të qëndruar në nivelin e pritshmërive që ka krijuar, duhet të bëjë dallimin mes njerëzve të ndershëm dhe mashtruesve, duhet të tregojë realisht pavarësi nga çdo pushtet dhe, mbi të gjitha, të mbajë kontakte vetëm me shtresat më të larta dhe më të pastra të shoqërisë shqiptare, e jo të zhvillojë takime apo marrëdhënie selektive me përfaqësuesit më të kalbur e më të dyshimtë të botës mediatike. Ne kemi besim maksimal ndaj prokurorit Altin Dumani, por i takon atij të garantojë standardet më të larta dhe barabarta brenda strukturës që drejton.
    Rreziku nuk është vetëm të njollosen emrat e gjyqtarëve apo prokurorëve që ulen në atë nivel, por që të dëmtohet në mënyrë të parekuperueshme imazhi dhe besueshmëria e institucion që ata përfaqësojnë, që nuk është një ndërrmarje e tyre private por investimi kolektiv i të gjithëve ne.
    POST SCRIPTUM 1 – Por a përbën publikimi i materialeve sekrete hetimore një shkelje ligjore? A do të veprojë tani SPAK-u për të hetuar gazetarët që i kanë publikuar dhe për të sekuestruar celularin, kompjuterin dhe dosjet, siç ka vepruar në raste të tjera të ngjashme, për të identifikuar burimin e rrjedhjes së informacionit?
    POST SCRIPTUM 2 – Titulli i deklaratës së Belind Këlliçit, i botuar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, është vërtet surreal: “Këlliçi: SPAK kundër SPAK. Prokurorë të kësaj strukture inkurajojnë leçjanin Karlo Bollino, të godasë kolegët e tyre!” Pra, një presion dhe një përpjekje diversioniste qesharake, sikur tani PD duhet të mbrojë prokurorët e SPAK-ut nga Bollino! Por zoti Këlliçi, rri i qetë: kallëzimi i dytë penal ndaj teje është gati. Shihemi përsëri në gjykatë, vetëm këtë herë mos u fshih si herën e parë.
    REAGIMI I MERO BAZES:
    E vetmja gjë shqetësuese në këtë histori të përgjimeve të SPAK që rrjedhin në media të afërta me klane brenda SPAK-ut, nuk është lakimi i emrave nga personat e përgjuar, por reputacioni i SPAK. Personalisht nuk ndjehem as i sulmuar dhe as i fyer që botohen përgjimet e një të burgosuri në stres me familjarët e tij, por ndjehem i keqardhur për linçimin ndaj tij. Nëse SPAK e ka politikë që duhen botuar përgjimet e një të burgosuri, mund të na i ofrojë zyrtarisht që t’i botojmë edhe ne. Problemi është që duhet të bëjmë diferencën mes një grupi gazetarësh që kanë mbështetur SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi ndër vite, dhe disa portalesh gjobaxhinjsh që vetëofrohen si zëdhënës të SPAK, të cilët po përdoren në këtë fushatë politike. Dhe kjo është një çështje që duhet ta sqarojë vetë SPAK. Nuk kam asgjë kundër nëse SPAK zgjedh një njeri të keqpërdorur kundrejt pagesave ilegale nga ministra të korruptuar, që maskohet si demokrat i Berishës, për të rrjedhur materiale. Mjafton të thonë që “ky është njeriu ynë në media” dhe jemi në rregull — si me reputacionin e SPAK-ut, ashtu edhe me transparencën e tij. Ose, në të kundërt, të hetohet kush ka rrjedhur materialet jashtë vullnetit të tyre dhe të vihet përpara përgjegjësisë penale. Kjo praktikë e përbaltjes në emër të SPAK duhet të marrë fund, jo për ata që tentojnë të përbalten, por për reputacionin e SPAK. Mua, si gazetar, nuk më cenohet asgjë në jetën time profesionale apo personale pse dikush flet për mua, apo pse mbroj dikë që është nën akuzë. Fakti që jam i lirë të zgjedh vetë qëndrimet e mia, më mjafton të ndjehem njeri i lirë.
    Por edhe SPAK duhet t’i dalë zot institucionit që përfaqëson në opinionin publik, dhe ta bëjë të qartë se çfarë është e tij në këtë fushatë dhe çfarë është kundër vullnetit të tij. Nëse do ta barazojë reputacionin e vet me një tufë njerëzish të keqpërdorur gjithë jetën me pagesa të zeza, është çështje e tyre. Nuk kam asgjë kundër. Thjesht duhet të jemi të qartë: a jemi në luftë me SPAK-un, me bashkëpunëtorët e tyre ilegalë në shtyp, apo me njerëz që keqpërdorin SPAK-un? Historia e gjobaxhinjve peslekësh të shtypit që flasin në emër të SPAK duhet të marrë fund, jo për shtypin shqiptar — ai ka degraduar aq keq, sa nuk e rregullon më as SPAK-u — por për dinjitetin e drejtësisë, e cila tani është bërë e keqpërdorura më e madhe nga politika, ndërkohë që gjithë kjo reformë u bë që ajo të ishte mbi politikën. Të dënosh ministra apo opozitarë, qoftë edhe pa fund, nuk do të thotë se je mbi politikën, nëse nuk je transparent dhe nuk provon se nuk të keqpërdor asnjë palë. Statistikat nuk zëvendësojnë kurrë drejtësinë. Drejtësinë e sjellin standardet, jo statistikat. Ti mund të dënohesh 10 vetë, por nëse dënon një njeri pa faj, ke bërë një krim — madje një krim më të madh sesa mosdënimi i një që ka vrarë katër vetë në bulevard. Por kur sheh se kush flet në emër të SPAK dhe kush bën “pretencë publike” para se të flasë vetë drejtësia, jemi përballë një problemi edhe më të madh sesa drejtësia që e dinim se e kontrollonte politika.
    Jemi në anarkinë e drejtësisë, e cila është më e keqe se drejtësia më e keqe./ZËRI

  • Carlo Bollino: SPAK të distancohet nga mediat e investimit me para të krimit dhe rrogave në të zeza

    Carlo Bollino: SPAK të distancohet nga mediat e investimit me para të krimit dhe rrogave në të zeza

    Të përmendesh në një përgjim si gazetar dhe për këtë të paraqitesh publikisht si kriminel, është diçka që ndodh vetëm në një regjim diktatorial. Vetëm se, në këtë rast, regjimin nuk po e krijon qeveria, por një pjesë e opozitës. Që prej ditës së djeshme ka nisur një tjetër fushatë e turpshme, episod i radhës i atij që është quajtur “metoda Bollino”, që parashikon linçimin publik të kundërshtarëve. Këtë herë, përveç meje, në shënjestër janë edhe kolegu Mero Baze dhe televizioni Top Channel.
    ”Syri”, portali dhe televizioni i familjes Berisha, kane filluar publikimin e një dosjeje “ekskluzive”, për origjinën e së cilës nuk duket qe ka asnjë dyshim. Në fakt, kjo dosje është pjesë e dokumentacionit që Prokuroria e Posaçme i ka dorëzuar Gjykatës së Apelit si provë shtesë për të konfirmuar masën e arrestit me burg ndaj Erion Veliajt. Dosja është klasifikuar si “akt sekret” dhe, ndonëse avokatët e Veliajt e kanë lexuar, as ata nuk e kanë marrë në dorëzim. Kështu që, kopja e vetme ekzistuese ndodhet në duart e prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK-ut (të cilët ende nuk e kanë depozituar vendimin e arsyetuar ku mund të bashkohet pjesa e pergjimeve), por çuditërisht dokumenti ndodhet edhe në duart e disa mediave opozitare. Madje, dje, avokatët e Veliajt kanë reaguar zyrtarisht duke kërkuar nga SPAK ndalimin e botimit të materialit. Nëse bëhet fjalë për një rrjedhje të paligjshme informacioni, natyrisht që SPAK duhet të reagojë dhe të identifikojë fajtorin. Në të kundërt, mbetet si opsion se dosja ka dalë me leje nga ato zyra.
    Së bashku me Syri-n, materiali po botohet edhe nga një portal periferik hibrid, i lidhur me opozitën, por i financuar edhe nga ministra dhe ish-ministra socialistë, si dhe nga disa oligarkë të mbështetur nga pushteti. Asnjë gazetar tjetër nuk ka arritur ta sigurojë këtë dosje. Por kjo nuk është dëshmi e ndonjë aftësie profesionale të medias në fjalë, por thjesht shton edhe më shumë dyshimet mbi politizimin e disa përfaqësuesve të “drejtësisë së re”.
    Nga dosja, Syri ka publikuar disa përgjime telefonike të Erion Veliajt, i cili, nga kabina e burgut të Durrësit, fliste me bashkëshorten apo me vëllain. Gjatë këtyre bisedave, ndër të tjera, Veliaj u kërkonte familjarëve të kontaktonin me disa media me shpresën se do ta mbështesnin. Mediat e përmendura janë: Top Channel, Klan, Shqiptarja.com, Gazeta Tema, Gazeta Dita, Euronews dhe Report TV, një gjë krejt normale, duke qenë se bëhet fjalë për mediat më të rëndësishme të vendit.
    Gjatë përgjimeve përmendet dy herë edhe “Carlo”, pra unë, gazetar dhe botues i Report TV dhe Shqiptarja.com. Një herë përmendem në një bisedë ku thuhet se vëllai i Veliajt duhet të organizojë një “takim” me mua, me Meron dhe Mirën, “me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh”, takim që të paktën me mua nuk ka ndodhur kurrë, dhe as ajo kërkesë nuk është bërë ndonjëherë.
    Herën e dytë përmendem në lidhje me një intervistë të dhënë nga Veliaj, e cila u transmetua realisht në Report TV, madje duke përdorur për herë të parë inteligjencën artificiale për të strukturuar më mirë përgjigjet e tij të marra me shkrim nga qelia.Ja pjesët e “përgjimeve inkriminuese” që Syri i ka publikuar sikur jane nje skandal:
    ”Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës, ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon dhe ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e Karlos.” Pra, aq “të lidhur” jemi, sa gruaja e Erion Veliajt nuk ka as numrin tim të telefonit! Por përgjimet vazhdojnë:
    “Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij, Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë.”
    Nga stresi i gjendjes ku ndodhej, Erjon Veliaj, brenda pesë minutave, duket se ka kërkuar si nga gruaja, ashtu edhe nga vëllai, të njëjtën gjë, pra që të verifikojnë nëse përgjigjet që ai kishte dhënë pas pyetjeve të redaksisë kishin mbërritur në televizion. Kaq është “skandali” që ka mjaftuar ta paraqesë dosjen si provë të ndonjë krimi të madh që paskam kryer unë.
    Zinxhiri i baltosjes sipas “metodës Bollino” tashmë është i kolauduar: shpifje e re, e botuar nga mediat e Berishës, po përdoret tani nga kamikazët e familjes, si Belind Këlliçi, sikur të ishte provë për shpifjet e tyre të vjetra ndaj meje, për të cilat pikërisht Këlliçi po gjykohet në Gjykatën Penale të Tiranës ku e kam kallezuar. Madje sot, me një deklaratë publike, Këlliçi në emër të Partisë Demokratike jo vetëm që më kërcënon, por ushtron edhe presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut, duke i akuzuar pse nuk më kanë inkriminuar ende, pasi Partia Demokratike ka dorëzuar edhe dy kallëzime të rreme ndaj meje. Pra, ata që ushtrojnë presion mbi drejtësinë, akuzojnë të tjerët për presion.
    I njëjti ton akuzues është përdorur edhe kundër kolegut Mero Baze dhe kundër Top Channel, ose kolegu Ilir Yzeiri të cilët, ashtu si unë, përmenden në bisedat mes Erion Veliajt dhe dy familjarëve të tij. Kuptimi i atyre përgjimeve është gjithmonë i njëjtë: Erion Veliaj, i izoluar në qeli, ka postuar në Facebook akuzat e tij ndaj prokurorit Ols Dado, i cili sipas tij e ka arrestuar padrejtësisht, dhe kërkon që familjarët të ndërhyjnë tek mediat më të rëndësishme të vendit për të ripublikuar deklaratat e tij, për të organizuar intervista apo për të rikthyer në vëmendje artikuj që e mbrojnë.
    Ku është shkelja etike, profesionale apo ligjore që justifikon etiketimet dhe fyerjet publike ndaj gazetarëve, duke pasur parasysh se bëhet fjalë thjesht për intervista apo artikuj, pra lëndë e parë për çdo gazetar në botë?
    SPAK, në tekstin shoqërues të përgjimeve të përdorura si provë për të kërkuar në Apel konfirmimin e arrestit me burg ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, e përshkruan këtë situatë si “një fushatë shtypi” që ka zgjatur 8 ose 10 ditë. Ne nuk dimë nëse gjyqtari i Apelit, në arsyetimin që ende nuk është bërë publik, e ka përdorur vërtet atë përpjekje për propagandë mediatike nga ana e Veliajt si një arsye shtesë për ta mbajtur në burg. Nëse ka ndodhur, do të ishte surprizues, sepse detyra e gjyqtarit nuk është të gjykojë se çfarë thotë një i burgosur në një bisedë telefonike të autorizuar me familjarët (të cilën Veliaj me sa duket e kishte të drejtë ta kryente), por vetëm nëse ai ka kryer ose jo ndonjë vepër penale. Nuk ka ligj në botë që i imponon një të burgosuri se çfarë duhet të thotë në telefonatat e tij të lejuara. Aq më pak, të mund të mohohet e drejta për t’u vetëmbrojtur, pasi vetëm gjatë diktaturës enveriste mbrojtja e të pandehurit ishte e ndaluar. Natyrisht, ai nuk mund të urdhërojë kryerjen e krimeve per shembull, dhe nëse e bën, përgjigjet për to. Por të kërkosh ripublikimin e një statusi që tashmë është i botuar në Facebook, apo të kërkosh nepërmjet shkrimeve publike apo intervistat mbështetje për mbrojtjen tënde në media, nuk përbën vepër penale. Dhe në fakt, edhe vetë SPAK nuk i atribuon Veliajt ndonjë akuzë të re.
    Sigurisht që nuk kemi kryer asnjë vepër penale as ne gazetarët të përmendur në pergjime, të cilët, si në Shqipëri ashtu edhe kudo në botë, përdorim postimet në Facebook të politikanëve si materiale për botim apo i ripublikojmë shkrimet e mediave të tjera. As nuk përbën shkelje të ligjit nëse bëjmë intervistat apo shprehim mendime kundër vendimeve të drejtësisë, e aq më pak, ato mendime mund të konsiderohen “presione”. Kjo është pikërisht ajo që nënkuptohet me lirinë e shtypit dhe lirinë e mendimit, e cila në fakt mohohet vetëm në regjimet diktatoriale.
    Ajo që e bën komike gjithë këtë fushatë linçimi përmes përdorimit të qëllimshëm të përgjimeve të SPAK-ut, është se protagoniste është një media si Syri, e cila për më shumë se një vit (e jo për 10 ditë siç i faturohet Veliajt) ka sulmuar publikisht gjyqtarë dhe prokurorë, sepse kanë arrestuar Sali Berishën dhe dhëndrrin e tij për aferën e ish-klubit “Partizani”. Nëse Veliaj kërkonte nga mediat kryesore të vendit që të ripublikonin postimet e tij, apo dërgonte përgjigje me shkrim për intervista në distancë, Sali Berisha ka mbajtur mbi 300 mitingje publike nga ballkoni të transmetuara “live” nga thuajse të gjitha televizionet e vendit duke përdorur kamerat dhe pajisjet e Syri tv; ka dhënë intervistat të shumta me video (pa nevojë për inteligjencë artificiale) për Syri-n dhe çdo media tjetër që ia kërkonte, përfshirë edhe televizione të huaja; ka bërë presione dhe kërcënime të përditshme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve; ka frikësuar dëshmitarët; ndërkohë që një ushtri “analistësh” të paguar nga familja Berisha çdo mbrëmje ka marrë pjesë në debate televizive (duke nisur nga ekranet e Syri-t) për të mbrojtur Sali Berishën dhe për të kriminalizuar SPAK-un. Dhe në fund të kësaj beteje, Berisha ka fituar edhe liria.
    Kjo po, ka qenë një fushatë e mirëfilltë për të intimiduar drejtësinë, që përfshinte edhe linçimin publik të atyre pak gazetarëve që kishin guximin të mos bëheshin pjesë e saj (pikërisht të njëjtët gazetarë që sot përfshihen në shpifjet e reja duke përdorur përgjime ndaj Erion Veliajt). Dhe megjithatë, SPAK nuk reagoi asnjëherë, as botoi ndonjë listë me media të përfshira në fushatën mbi njëvjeçare berishane, siç ka bërë tani me Erion Veliajn. Edhe pse në ato përgjime të bëra publike nga SPAK, është e qartë që gazetarët nuk kanë kryer asnjë shkelje, fakti që përmenden me emër (në vend që të mbulohen me “omissis”, siç ndodh zakonisht për persona që nuk janë subjekt i hetimeve) krijon një precedent të rrezikshëm, sepse përbën hapin e parë drejt ndërtimit të “listave të zeza” për median.
    Pjesa më e rëndë te kjo histori lidhet pikërisht me rolin që mund të kenë luajtur disa elementë brenda SPAK-ut, institucion që ka marrë një pushtet të jashtëzakonshëm nga Kushtetuta, jo për të vepruar politikisht, jo për të zbatuar standarde të dyfishta, jo për të favorizuar individë, media apo klane të caktuara, por për të vendosur njëherë e mirë Drejtësinë në vend. Por si mund të vendoset Drejtësia duke bashkëpunuar në forma preferenciale me disa media periferike dhe gjysmë-ilegale, që dihet botërisht që paguajnë rroga në zarfe me para të pista dhe mbijetojnë përmes gjobave dhe shpifjeve, është diçka krejtësisht e papranueshme dhe e pakuptueshme. Një institucion kaq i rëndësishëm siç është SPAK-u, për të qëndruar në nivelin e pritshmërive që ka krijuar, duhet të bëjë dallimin mes njerëzve të ndershëm dhe mashtruesve, duhet të tregojë realisht pavarësi nga çdo pushtet dhe, mbi të gjitha, të mbajë kontakte vetëm me shtresat më të larta dhe më të pastra të shoqërisë shqiptare, e jo të zhvillojë takime apo marrëdhënie selektive me përfaqësuesit më të kalbur e më të dyshimtë të botës mediatike. Ne kemi besim maksimal ndaj prokurorit Altin Dumani, por i takon atij të garantojë standardet më të larta dhe barabarta brenda strukturës që drejton.
    Rreziku nuk është vetëm të njollosen emrat e gjyqtarëve apo prokurorëve që ulen në atë nivel, por që të dëmtohet në mënyrë të parekuperueshme imazhi dhe besueshmëria e institucion që ata përfaqësojnë, që nuk është një ndërrmarje e tyre private por investimi kolektiv i të gjithëve ne.
    POST SCRIPTUM 1 – Por a përbën publikimi i materialeve sekrete hetimore një shkelje ligjore? A do të veprojë tani SPAK-u për të hetuar gazetarët që i kanë publikuar dhe për të sekuestruar celularin, kompjuterin dhe dosjet, siç ka vepruar në raste të tjera të ngjashme, për të identifikuar burimin e rrjedhjes së informacionit?
    POST SCRIPTUM 2 – Titulli i deklaratës së Belind Këlliçit, i botuar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, është vërtet surreal: “Këlliçi: SPAK kundër SPAK. Prokurorë të kësaj strukture inkurajojnë leçjanin Karlo Bollino, të godasë kolegët e tyre!” Pra, një presion dhe një përpjekje diversioniste qesharake, sikur tani PD duhet të mbrojë prokurorët e SPAK-ut nga Bollino! Por zoti Këlliçi, rri i qetë: kallëzimi i dytë penal ndaj teje është gati. Shihemi përsëri në gjykatë, vetëm këtë herë mos u fshih si herën e parë./Shqiptarja.com

  • “Veliaj i zhgënjyer me PS”, Bushati: Ai i quan Ballukun dhe Manjën armiq personalë

    “Veliaj i zhgënjyer me PS”, Bushati: Ai i quan Ballukun dhe Manjën armiq personalë

    I ftuar në intervistën e ditës, analisti Andi Bushati tha se një nga përgjimet lidhur me Erion Veliajn ka të bëjë me një deklaratë që ai ka bërë në komunikim e sipër me  bashkëshorten dhe vëllain e tij, ku shprehu se duhet bërë presion këto katër ditë përpara se Gjykata e Apelit të merrte vendimin, ndryshe do të përfundojë para Gjykatës së Lartë pas zgjedhjeve.
    Bushati theksoi se, ky zhvillim tregon një shqetësim të thellë nga Veliaj për situatën e tij dhe një ndjesi tradhtie nga miqtë dhe shokët e tij politikë të PS.
    Bushati analizon më tej tensionet politike që kanë lindur pas arrestimeve të Veliajt, duke akuzuar disa ministra të kabinetit Rama, si Belinda Ballukun dhe Ulsi Manjën, për lidhje të mundshme me arrestimin e Erion Veliajt.

    ‘Këta janë bërë armiq personalë të Veliajt, sepse nuk duan Veliajn, apo kryebashkiakun, dhe, siç ka thënë dhe vetë Manja, “urdhri është dhënë diçka më lart”.’- u shpreh ai

    Andi Bushati:
    Kam parë që Erion Veliaj i ka thënë bashkëshortes së tij dhe vëllait të tij se duhet bërë presion këto katër ditë përpara se Gjykata e Apelit të merrte vendimin. Ai thekson se këto janë katër ditë të rëndësishme për të mundur të lirohet, pasi më pas mund të shkojë në Gjykatën e Lartë dhe çështja mund të zgjasë pas zgjedhjeve.
    Çfarë po shohim këtu? Ndryshe nga pritshmëritë, Veliaj kishte shpresuar se do të lirohej në Apel. Pra, kemi të bëjmë me një individ të burgosur, të zhgënjyer dhe, deri diku, të tradhtuar. Ai priste lirohet dhe dëshironte të bënte presionin e fundit me KLGJ-në, deputetët dhe mediat pranë tij.
    Pyetja që shtrohet është: kush i ka mbajtur gjallë këto pritshmëri dhe kush e ka tradhtuar? Veliaj vetë tregon se kishte pasur pritshmëri më të mëdha nga PS. Nëse pranojmë logjikën se Veliaj kishte këtë shpresë dhe priste që shokët e tij jashtë do të bënin diçka, por kjo nuk ka ndodhur, atëherë mund të përfundojmë se jemi në fazën e një tradhtie nga miqtë e tij politikë. Dikush e ka “shitur” ose dorëzuar Veliajn.
    Kur ai u arrestua për herë të parë, ai dhe mediat pranë tij akuzuan Belinda Ballukun për komplot. Herën e dytë, përgjimet tregojnë se ai po akuzon Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, për të cilin përdor epitete të ashpra. Pra, kemi dy ministra të kabinetit Rama, ndaj të cilëve Veliaj ndihet i tradhtuar. Këta janë bërë armiq personalë të Veliajt, sepse nuk duan Veliajn, apo kryebashkiakun, dhe, siç ka thënë dhe vetë Manja, “urdhri është dhënë diçka më lart”.

  • Bushati: Veliaj, një i burgosur i tradhëtuar dhe i zhgënjyer nga PS

    Bushati: Veliaj, një i burgosur i tradhëtuar dhe i zhgënjyer nga PS

    Analisti Andi Bushati thotë se një nga përgjimet lidhur me Erion Veliajn ka të bëjë me një deklaratë që ai ka bërë në komunikim e sipër me bashkëshorten dhe vëllain e tij, ku shprehej se duhet bërë presion këto katër ditë përpara se Gjykata e Apelit të merrte vendimin, ndryshe do të përfundojë para Gjykatës së Lartë pas zgjedhjeve.
    Bushati theksoi se, ky zhvillim tregon një shqetësim të thellë nga Veliaj për situatën e tij dhe një ndjesi tradhtie nga miqtë dhe shokët e tij politikë të PS.
    Bushati analizon më tej tensionet politike që kanë lindur pas arrestimeve të Veliajt, duke akuzuar disa ministra të kabinetit Rama, si Belinda Ballukun dhe Ulsi Manjën, për lidhje të mundshme me arrestimin e Erion Veliajt.
    ‘Këta janë bërë armiq personalë të Veliajt, sepse nuk duan Veliajn, apo kryebashkiakun, dhe, siç ka thënë dhe vetë Manja, “urdhri është dhënë diçka më lart”.’- u shpreh ai.
    Andi Bushati: Kam parë që Erion Veliaj i ka thënë bashkëshortes së tij dhe vëllait të tij se duhet bërë presion këto katër ditë përpara se Gjykata e Apelit të merrte vendimin. Ai thekson se këto janë katër ditë të rëndësishme për të mundur të lirohet, pasi më pas mund të shkojë në Gjykatën e Lartë dhe çështja mund të zgjasë pas zgjedhjeve.
    Çfarë po shohim këtu? Ndryshe nga pritshmëritë, Veliaj kishte shpresuar se do të lirohej në Apel. Pra, kemi të bëjmë me një individ të burgosur, të zhgënjyer dhe, deri diku, të tradhtuar. Ai priste lirohet dhe dëshironte të bënte presionin e fundit me KLGJ-në, deputetët dhe mediat pranë tij.
    Pyetja që shtrohet është: kush i ka mbajtur gjallë këto pritshmëri dhe kush e ka tradhtuar? Veliaj vetë tregon se kishte pasur pritshmëri më të mëdha nga PS. Nëse pranojmë logjikën se Veliaj kishte këtë shpresë dhe priste që shokët e tij jashtë do të bënin diçka, por kjo nuk ka ndodhur, atëherë mund të përfundojmë se jemi në fazën e një tradhtie nga miqtë e tij politikë. Dikush e ka “shitur” ose dorëzuar Veliajn.
    Kur ai u arrestua për herë të parë, ai dhe mediat pranë tij akuzuan Belinda Ballukun për komplot. Herën e dytë, përgjimet tregojnë se ai po akuzon Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, për të cilin përdor epitete të ashpra. Pra, kemi dy ministra të kabinetit Rama, ndaj të cilëve Veliaj ndihet i tradhtuar. Këta janë bërë armiq personalë të Veliajt, sepse nuk duan Veliajn, apo kryebashkiakun, dhe, siç ka thënë dhe vetë Manja, “urdhri është dhënë diçka më lart”.

  • Përgjimet e Erion Veliajt në qeli, Berisha: Makbethiane, i fusin thika njëri-tjetrit!

    Përgjimet e Erion Veliajt në qeli, Berisha: Makbethiane, i fusin thika njëri-tjetrit!

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar përgjimet në qeli që i janë bërë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.Në një konferencë për media, Berisha tha se kemi të bëjmë me “njerëz të inkriminuar që i fusin thikat njëri-tjetrit”.
    Nëse Veliajt po i organizohen kurthe nga ministra, Berisha thotë se kjo është makbethiane.“Del mirfilltazi një shpellë intrigantësh, njerëz të inkriminuar që i fusin thika njëri-tjetrit. Erion Veliaj është aty ku është për krime të rënda, s’ka diskutim. Por Erion Veliaj duhet të jetë me organizatë kriminale familjare dhe bashkiake, të dyja.
    Por që me Erion Veliajt, ti organizohen kurthe nga ministra, kjo është makbethiane. Lëre që e regjistroi në të gjitha anët dhe pastaj Usluziu (Ulsi Manja), e morët vesh kush është Olsi? Është Ulsiu. Absolutisht po. Është Ulsiu. Olsi i Altin Hajrit, i dy kostumeve, merrja pak masën se u tregua burrë i mirë, merrja masën për dy kostume. Burime më informojmë se nuk bëhet fjalë as për Olsi Çelën dhe as Ols Dadon, por për Ulsiun, ja me çfarë malli kemi të bëjmë.
    Përgjimet që i bënë Veliajt dhe SMS e tij tregojnë që kemi të bëjmë me një grup mafioz në pushtet që s’kanë rregulla e norma”, u shpreh Berisha.

  • “Xhafaj dhe klani Veliaj në luftë me Ramën”, Cakrani: Do shohim një luftë të pamëshirshme

    “Xhafaj dhe klani Veliaj në luftë me Ramën”, Cakrani: Do shohim një luftë të pamëshirshme

    Avokati Kujtim Cakrani tha se Fatmir Xhafaj, që sipas tij është pjesë e klanit Veliaj, është në një luftë me kryeministrin Rama. Sipas Cakranit “do të ketë një luftë të pamëshirshme” në fushatë, ku Rama do përpiqet që Xhafaj të mos marrë vota për t’u zgjedhur deputet.
    “Është një luftë e brendshme brenda PS. Po të shohim edhe përgjimet e Veliajt, ai e ka kuptuar luftën, që thotë do ta shqyej me duar ministrin e Drejtësisë. Kjo është një luftë klanesh. Xhafajn në 2021-shin e futi Veliaj nga dritarja, sepse nuk do mblidhte Xhafaj 15 mijë vota dhe të zgjidhej deputet. Lidhjet që ka z.Xhafaj edhe me kompanitë e ndërtimit pranë Veliajt. Xhafaj mund të jetë njeriu më i informuar aty kë po heton SPAK-u, kë do arrestojë SPAK-u. Xhafaj është njeriu më i fuqishëm nga lidhjet aty brenda pas Ramës. Xhafaj ka lidhje të nëndheshme me institucionet e drejtësisë.
    Xhafaj është në luftë të hapur, sepse është klani i Veliajt kundër klanit të Ramës. Rama këtë e di dhe po punon fort që ai mos fitojë. Do shikojmë në fushatë një luftë të pamëshirshme. Do shohim edhe luftën e nxjerrjes së materialeve nga SPAK-u për të goditur kundërshtarët e tyre. Komisioni që ka ndërtuar Xhafaj është show. Dje ishin edhe ambasadorë të huaj që na tregonin që reforma në drejtësi ishte mirë, po ndërtohet mirë, që e ka zili rajoni! Nuk besoj të ketë drejtësi të tillë as në botën e tretë”.
    I pyetur mbi përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës në paraburgim, Cakrani tha se ato u bënë për ta diskretituar Erion Veliajn.
    “Ulsi Manja është njeriu besnik i Edi Ramës, s’është klani i Veliajt. Veliaj e di që e ka armik brenda partisë. Veliaj me të drejtë ia hedh fajin që ka qenë një komplot ndaj tij, nga z.Rama, z.Manja, e kështu me radhë, se s’mund ta ndajmë që Manja e dinte që po përgjohej dhe Rama s’e dinte. Veliaj e di që klanet kundër tij e futën aty brenda, dhe do rri gjatë aty, sepse do t’i çojnë edhe akuza të tjera, si inceneratorët e kështu me radhë. Ata e përgjuan Veliajn për të diskretituar. Përgjimet ndaj Veliajt ishin një skemë për ta diskretituar”

  • “Shpellë intrigantësh që i fusin thika njëri-tjetrit”/ Berisha për përgjimet e Veliajt: Olsi i Altin Hajrit është Ulsiu

    “Shpellë intrigantësh që i fusin thika njëri-tjetrit”/ Berisha për përgjimet e Veliajt: Olsi i Altin Hajrit është Ulsiu

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me përgjimet e fundit që përfshijnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ku përmendet edhe emri i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, duke i akuzuar ata për lidhje me krime të rënda.
    Gjatë një prononcimi nga selia blu, Berisha e përshkroi situatën si një “shpellë intrigantësh” dhe “njerëz të inkriminuar që i fusin thika njëri-tjetrit.” Ai theksoi se Veliaj është “aty ku është për krime të rënda,” duke aluduar se ai është i përfshirë në aktivitete kriminale, si në nivelin familjar ashtu edhe në atë bashkiak. Berisha tha se është shqetësuese që ndaj Erion Veliajt organizohen kurthe me ndihmën e ministrave, duke e cilësuar këtë situatë si “makbethiane.”
    “Pak të themi, por është makbethiane,” shtoi Berisha, duke nënkuptuar se regjistrimet e bërë tregojnë një skenar të komplikuar dhe të errët. Ai i referohet Ulsi Manjës si “Uluzi,” duke bërë një lidhje mes tij dhe situatave të përfshira.
    “Tani burime 100% të sigurta më informojnë se nuk bëhet fjalë as për Olsi Çelën, as për Olsi Dadon, po për Uluzi çfarë t’i thuash. Përgjimet ndaj Veliajt tregojnë se kemi të bëjmë me një grup mafioz me pushtet që nuk kanë asnjë rregull, ligj apo normë”, përfundoi ai.

  • Listat e kandidatëve, Curri: Futi në sherr dy kushërinj, kandidojnë në një zonë në Tiranë

    Listat e kandidatëve, Curri: Futi në sherr dy kushërinj, kandidojnë në një zonë në Tiranë

    Risi e listave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 11 majit, ndryshe nga herët e tjera janë emra veteranë të PS, pjesën më të madhe të të cilëve kryesocialisti Rama i la në fushën e hapur të betejës. Analisti Arjan Curri shpjegoi në Top Story se lista e hapur në PS është mes ‘skuadrës’ së Ramës dhe ‘skuadrës’ së Veliajt, të cilët luftojnë me njëri-tjetrin për të marrë mandatet.
    ”Lufta e brendshme në PS po bëhet hapur tashmë. 12-sha e mbyllur është e sigurt dhe nga të hapurat është një 6-she nga skenari maksimizues. Për këtë 6-she po konkurrojnë gati 30 veta. Kur Rama u thotë që mos hyni në zonat e njëri-tjetrit, ne duhet të marrim të kundërtën atë që Rama thotë. Përplasja e dy skuadrave. Skuadrave e deputetëve të Ramës dhe skuadra e grupit të Erion Veliajt. Dhe një skuadër e tretë që do u pihet gjaku, siç është Pandeli Majko, që janë çuar të ‘digjen’ me dëshirë. Erion Braçe rrezikon shumë. Erioni foli më shumë seç duhet.

    Le të shohim cili është grupi që lufton me grupin e Ramës. Etilda Gjonaj është e Veliajt. Ervin Hoxha është i Ramës. Pandeli Majko është çuar për t’u djegur. Olta Xhaçka është e Ramës. Klotilda Bushka është e Veliajt. Plarent Ndreca është i Veliajt. Ku u duk kjo luftë e hapur. Meqë Rama, jo më kot vajti vetë në bashki dhe jo më kot shkarkoi sekretarin e përgjithshëm të Bashkisë, është që të fusë grupin e vetë.
    I bëj thirrje grupit të Veliajt që të mos harxhojnë lekët kot. Aq shumë e ka nxitur sherrin në PS Rama, se është ‘pervers’, e shijon sherrin, sa që ka futur në sherr dy familje. Më lejoni të them iniciale. A.P dhe O.Xh janë të dy kushërinj të parë konkurrojnë të dy në të njëjtën zonë në Tiranë. Shkon daja në zonë paradite dhe shan mbesën. Dhe mbesa shkon pasdite e shan dajën”, thotë, Curri.

  • Kush e drejton Bashkinë e Tiranës? PD kërkon shkresën e Veliajt, Ristani: Jam në detyrë konform ligjit

    Kush e drejton Bashkinë e Tiranës? PD kërkon shkresën e Veliajt, Ristani: Jam në detyrë konform ligjit

    Këshilltarët e djathtë janë ende të paqartë se kush e drejton Bashkinë e Tiranës pas arrestimit të Erion Veliajt. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak demokratët kërkuan dokumentin e delegimit të detyrën me firmën e Veliajt, kërkesë që nuk ju plotësua deri në fund, kërkesë që çoi edhe në përballjen e parë me drejtuesen Anuela Ristani.
    Një tjetër shqetësim i ngritur në këtë mbledhja nga opozita kishte të bënte me rolin e kryeministrit Edi Rama në qeverisjen e Bashkisë së Tiranës.
    Përveçse kësaj përballje, këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi listën e familjeve përfituese për ndihmën ekonomike si dhe autorizuan Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin e rijetëzimit të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
    Për këtë pikë këshilltarët e opozitës kërkuan garanci që të mos tjetërsohet objekti.
    Kërkesa e Alimehmetit për tjetërsimin e pronësisë të godinës së ish-uzinës së Autotraktorëve nuk u fut në rend dite.
    Kjo mbledhje e këshillit bashkiak ndërpreu për disa orë këshilltarët e majtë dhe të djathtë nga fushata elektorale në terren, pasi disa prej tyre, më në krye kryetaren e këshillit, garojnë për një mandat deputeti në zgjedhjet e 11 majit.