Tag: veliajt

  • “Rama e ka poshtëruar”, Këlliçi hedh akuza të forta ndaj Veliajt: Ai është përfshirë në një rrjet korrupsioni

    “Rama e ka poshtëruar”, Këlliçi hedh akuza të forta ndaj Veliajt: Ai është përfshirë në një rrjet korrupsioni

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në një emision televiziv, ka nxjerrë në pah disa raste ku Edi Rama ka poshtëruar publikisht të Erion Veliajn. Këlliçi shtoi se Veliaj është akuzuar për korrupsion dhe ka përfituar nga marrëdhëniet e tij me inceneratorët e Tiranës dhe mediat që i kontrollon ai.
    Ai falënderoi SYRI TV për publikimin e përgjimeve, ndërsa vlerësoi punën e medias CNA që ka nxjerrë të vërteta të mëdha në pah. Këlliçi nënvizoi se qytetarët duhet të dinë se kush ka drejtuar Bashkinë e Tiranës për 10 vjet dhe si janë trajtuar pronarët e mediave. Ai përfundoi se të gjitha këto janë pjesë e një rrjeti korrupsioni të ndërtuar për interesat e Veliajt dhe të lidhjeve të tij politike.
    Këlliçi:
    Ka me dhjetëra raste të poshtërimit publik të Veliajt nga ana e Edi Ramës, sa ka arritur të thotë që në ato pemët para Kryeministrisë, një ditë do të varet edhe kryetari i grupit armiqësor që ka infiltruar protestues në protestën studentore, që është kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe që e vari, se e ka bërë në realitet 8 vite më pas, por që e vari.

    Thënë këtë, se kush është Erion Veliaj, na shërbejnë pikërisht këto përgjime që kanë dalë, që unë falënderoj SYRI TV që i publikon të gjitha, por në fakt një punë kolosale ka bërë media CNA, që në bashkëpunim me Syrin kanë bërë të mundur që të nxjerrin disa të vërteta shumë të mëdha në pah, për t’ja bërë të qartë qytetarëve se kush ka drejtuar Bashkinë e Tiranës për 10 vjet, kush i drejton disa nga mediat e vendit që ushqehen me paratë e inceneratorit të Tiranës, por që urdhrat i marrin nga kreu i Bashkisë Tiranë dhe si trajtohen sot pronarët e mediave.Erion Veliaj, është e vërtetë, qytetarët duhen ta dinë, po, akuzohet për korrupsion, sepse ato të mira që ka arritur të marrë i ka marrë për shkak të korrupsionit.

  • Përgjimet/ Shkullaku: Veliaj tregoi se ka fuqi që të ndikojë tek hetimet

    Përgjimet/ Shkullaku: Veliaj tregoi se ka fuqi që të ndikojë tek hetimet

    Përgjimet/ Shkullaku: Veliaj tregoi se ka fuqi që të ndikojë tek hetimet

    Gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar se Erion Veliaj edhe nga burgu jep porosi se si të ndikohet në çështjen e tij, se si të ndikohet tek dëshmitarët.

    Shkullaku u shpreh se, Veliaj e ka treguar se e ka këtë pushtet, kur i dërgon porosi Fatmir Xhafajt dhe Klotilda Bashkës që të flasin deputetët, pas deklaratës së bërë nga KLP-ja, që i dilte kundër akuzave që bënte kryebashkiaku nga burg, për prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes.

    ‘Këtu nuk bëhet fjalë për akuzën ndaj Erion Veliajt, por këtu janë ca përgjime si argument shtesë se, pse ky njeri duhet të vazhdojë me të njejtën masë, sepse gjyqi ka qenë për rivlerësimin e masës së arrestit.

    Çështja është se tek ky rivlerësimin i masës së sigurisë, prokurorët kanë dërguar materiale se, ne herën e parë kishim fakte se ky njeri i ka dërguar mesazhe policit gjyqësor të BKH-së.

    Ky njeri ka përdorur pushtetin e vet për të ndikuar mbi dëshmitarët, duke qenë i lirë ky mund të ndikojë në proces.Tani çfarë ndodh. Nëse ti do dëgjosh se, ai thotë në telefon, që thojini kryetares së Komisionit të Ligjeve në Parlamentin e Shqipërisë, që të takojë atë dëshmitaren dhe ajo shkon e i merr telefonin dëshmitares. Klotilda Bushka kështu ka qenë.

    Kur i thotë Fatmir Xhafës, që i thuaj deputetëve që ke aty, se ata e kanë votuar atë KLP që të merren një çikë me këtë punë. Dhe ai kur të shkojë të kapë dëshmitarin dhe ta kapin e ta rrafin.

    Unë them se, ka precedent sepse Erion Veliaj ka dërguar kryetaren e komisionit të ligjeve dhe i ka rrëmbyer telefonin dëshmitares, bashkë me Ajola Xoxën ja kanë zhdukur telefonin dhe i kanë dhënë një tjetër telefon dhe i kanë thënë, kur të shkosh në SPAK thuaj këtë e këtë.

    Edhe ne nuk kemi thënë, se kur e la Rama jashtë listës dhe kjo është deputete, nuk është e listës së Veliajt, kjo është e pavarur, por shoqe e Ajolës.

    Klotilda Bushka dhe Fatmir Xhafaj janë njerëzit e Erion Veliajt.

    Erion Veliajt me përgjimet që ka aty brenda dhe porositë që jep, ndikon në proces. Ai thotë stisni një histori sikur më ka kërkuar 2 mln euro gjyqtari apo prokurori dhe kjo histori stiset dhe del në treg, sigurisht që kjo histori ndikon.

    Fillon e hapet një hetim për prokurorin, gjyqtarin është e vërtetë, nuk është e vërtetë.

    Erion Veliaj, numri dy i PS-së e ka treguar se e ka pasur fuqinë për të ndikuar në proces apo tek dëshmitarët’, tha gjatë bisedës në SYRI TV, gazetari Armand Shkullaku.

  • Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat

    Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat

    Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vlerësuar se kryebashkiakui Tiranës ka rrezikshmëri të theksuar shoqërore, ka rrezik të zhduk provat, të largohet e t’i fshihet hetimit dhe të kryejë një vepër penale të të njëjtit lloj me ato për të cilat akuzohet.
    Ky është thelbi i arsyetimit të Apelit të Posaçëm në vendimim mes të cilit vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut nën hetim për “korrupsion” dhe “pastrim të parave”.
    Në vendimin e Apelit, gjyqtari i Posaçëm, Engert Pëllumbi, nënvizon se në rastin e Veliajt ekzistojnë të tre kushtet e veçanta të parashikuara në Kodin e Procedurës për caktimin e një masë ekstreme sigurie, si ajo e arrestit në burg.
    Rrezikshmërinë e theksuar shoqërore ndaj Veliajt, Apeli e arsyeton jo vetëm me dyshimet e SPAK për kryerjen e dy veprave penale nga ana e tij, më shumë se njëherë, por edhe me sjelljen e tij gjatë verifikimit të masës së sigurimit, duke qenë kërcënuese dhe intimiduese ndaj gjykatës dhe prokurorisë.
    Rrezikun e dëmtimit të provave Apeli e lidh me funksionin publik të Veliajt.
    “Rreziku i helmimit të provave, aryseton gjykata, përforcohet edhe nga fakti se personi nën hetim, Erion Veliaj, është ende në detyrën e kryetarit të bashkisë Tiranë dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burim prove si edhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime para organit procedues”.
    Duke ju referuar provave të paraqitura rishtaz në Apel, përgjimet e komunikimeve të Veliajt nga burgu i Durrësit, gjykata thekson se personi nën hetim, Erion Veliaj, kishte organizuar një fushatë denigrimi dhe intimidimi ndaj organeve proceduese, duke përfshirë dhe kujdesin ndaj personave që kanë dijeni për të mos dhënë deklarime.
    Sipas gjykatës, në mënyrë logjike kjo do të sillte një presion ndaj personave të thirrur për tu pyetur. Ndërsa rrezikun e ikjes, Apeli e vë në dukje përmes financave të Veliajt dhe historikut të udhëtimeve të tij jashtë vendit.
    Sipas gjykatës, lidhur me rrezikun e ikjes, mundësitë financiare të personin nën hetim, Erion Veliaj, të vlerësuara në harmoni me lëvizjet e tij të shumta jashtë vendit, referuar të dhënave të sistemit TIMS, si edhe të përforcuara nga sanksioni tepër i lartë i veprave penale, që dyshohet të ketë kryer ky shtetas dhe që rrezikon të vuajë e çon gjykatën në përfundimin se ky rrezik është eminent dhe në nivele të larta.
    Erion Veliaj qëndron në qeli prej 10 shkurtit të këtij viti. Pas refuzimit të kërkesës së tij për zbutje të masës, as kundrejt një garancie pasurore, në ditë në vijim avokatët e tij pritet të depozitojnë rekurs në Gjykatën e Lartë.

  • Kush është “Redaktori” i Veliajt? Gazetari tregon çfarë mund të ndodhë me kryebashkiakun: Ja sa vite burg rrezikon

    Kush është “Redaktori” i Veliajt? Gazetari tregon çfarë mund të ndodhë me kryebashkiakun: Ja sa vite burg rrezikon

    Gazetari, Elvi Fundo, i ftuar në  një emision televziiv, theksoi se Erion Veliaj shkeljen më të rëndë që ka bërë është përdorimi i telefonit nga burgu.
    Ai theksoi se sipas nenit 324a të kodit penal, paragrafi dy, Erion Veliaj rrezikon 5-9 vite burg vetëm për përdorimin e celularit nga burgu.
    Fundo shtoi se redaktori i mesazheve të Erion Veliajt që lëshonte nga burgu është Fatmir Xhafaj.

    “Kërkojeni online po të doni sipas nenit 324 a të kodit penal paragrafi i dytë, Erion Veliaj rrezikon 5-9 vite burg, për përdorimin e atij telefonit. Ka ndikim të jashtëligjshëm të zyrtarëve të lartë. Për mua redaktori i Veliajt është Fatmir Xhafa nuk mendoj se Edi Rama merret me mesazhet e Veliajt. Ndoshta mund të jetë dhe Rama po nuk besoj se ai ka nevojë për mesazhe politike, ai ka nevojë për konsulencë juridike, në termat e mesazheve në Facebook të Veliajt përveç gjuhës së Erion Veliajt, atje ka dhe termat juridike. Dhe në një term juridik që thonë që Erion Veliaj mbahet kot në burg. Ka një detaj, Erion veliaj nuk është pa prova.” tha Fundo.

  • Si po LALI-zohet propaganda e SPAK

    Si po LALI-zohet propaganda e SPAK

    Si po LALI-zohet propaganda e SPAK

    Nga Andi Bushati

    Publikimi i bisedave të përgjuara të Veliajt në burg, na tregoi përpos të tjerave, se SPAK, poashtu si partitë politike, apo edhe vetë kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, ka në dispozicion një makineri të fortë mediatike. Po të kthejmë pak filmin pas, në ditët kur Erion Veliaj do dilte para gjykatës së apelit për të vlerësuar masën e arrestit me burg ndaj tij, në publik shpërtheu një fortunë e vërtetë. Thelbi i saj konsistonte në ato që u quajtën provat e reja, të cilat do e gozhdonin në burg të arrestuarin më të famshëm të politikës shqiptare. Nga kangjellat e SPAK-ut shfaqeshin reporterë që transmetonin live tmerret e këtyre përgjimeve. Në titujt e televizioneve dhe gazetave kjo fabul u mor si e mirqenë duke iu kushtuar një hapsirë përtej normales. Në një farë mënyre, viktima të kësaj atmosfere të përgjithshme ramë edhe ne tek Lapsi.al, duke folur për këto fakte të reja që mund ta linin Veliajn në burg, ndonëse nuk kishim parë, prekur apo lexuar asnjërin prej tyre.

    Sot kur bisedat e “Lalit” me gruan dhe të vëllain po zbardhen njëra pas tjetrës e vërteta po rezulton ndryshe nga ç’u shit në 11, 12 apo 13 mars. Në komunikimet e bëra publike vërtet shihet një tendencë për të ushtruar presion politik dhe mediatik mbi gjykatësit apo prokurorët, por aty përpos vizatimit të karakterit perverso-qesharak të stërnjohur të Veliajt, nuk vërehet ndonjë provë flagrante. Edhe më e fortë bëhet kjo bindje po të qëmtosh me kujdes dialogjet. Aty edhe vetë i burgosuri edhe familjarët e tij që gjenden jashtë, tregojnë që janë në djeni të faktit se ndodhen në përgjim. Pra ata nuk do i falnin me duart e tyre as SPAK-ut, as GJKKO dhuratën që do i zgjaste arrestin.

    Tani kur situata është më e qartë dhe ne jemi njohur pak a shumë me përmbajtjen e bisedave të përgjuara, natyrshëm mund të ngrejmë pyetjen: pse u fry dhe u zmadhua pesha e tyre? Si ndodhi që u pranua të flitet për “prova gozhduese”, pa i lexuar ato? Cilët qenë ata reporterë që raportuan nga parvazi i SPAK ‘faktet tronditësë”, që nuk paskan qenë aspak të tilla?

    Të tëra këto pikpyetje të shpien tek konkluzioni që u tha që në fjalinë e parë të këtij shkrimi: atë të ekzistencës së një makinerie të fuqishme propagandistike që përdoret nga SPAK.

    Ky organizëm ka reporterët e vet që kanë ekzkluzivitetin e të vërtetave, por që pranojnë edhe të hedhin në treg “fake news-e” në favor të tij. Ai ka së dyti, armatën e opinionbërësve që komentojnë dhe fryjnë në studiot televizive “faktet” e raportuara nga të parët. Po ti shtosh këtyre edhe mbështetësit e partive politike që përkrahin, pa kaluar në filtrin e dyshimit, ç’do lloj akuze që qarkullon për rivalët e tyre, mekanizmi manipulativ bëhet i plotë. Pak a shumë me të njëjtat karakteristika si në rastin e Veliajt, ai është vënë në veprim për çdo goditje të rangut të lartë. Po njësoj ka ndodhur kur duhej arsyetuar izolimi i dyshimtë i Sali Berishës. E njëjta teknologji ka vepruar për të përligjur arrestimin e Ilir Metës.

    Por efikasiteti më pervers i kësaj makinerie oruelliane shkelqeu me tërë kapacitetin e vet në rastin goditjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Kur dikush ngrinte pikëpyetjen për mungesën e provave, dilte gjithmonë një tjetër që i përgjigjej që të mos nxitohej se më pas do të dilnin gjëma të papara. Kur të parët flisnin për urdhër politik ndaj SPAK-ut, të dytët përgjigjeshin menjëherë me klishenë e antishqiptarit që kish përdhosur flamurin me shqiponjë dhe donte ti jepte Vorio Epirin Greqisë.

    Në të gjitha rastet motoja ka qenë e njëjtë: duhet mbarsur opinioni se SPAK ka të drejtë, duhet luajtur me emocionet për të heshtur zërat e atyre që kanë dyshime mbi thellësinë dhe saktësinë e provave të siguruara nga prokurorët e posaçëm.

    Në këto kushte, kur tashmë është provuar se SPAK ka nxjerrë në fushën e lojës armatën e propagandistëve dhe manipulatorëve të vet, ngrihet pyetja se sa legjitime është kjo dhe çfarë pasojash afatgjata prodhon.

    Një mendim i atypëratyshëm të çon të arsyetosh se SPAK është në të drejtën e tij. Se në një fushë loje, ku pothuajse mungojnë krejtësisht zërat e ftohtë, të pavarur dhe të arsyeshëm, pra në këtë arenë që dominohet nga manipulatorët dhe zëdhënësit faktikë të partive të mëdha edhe Prokurorisë Speciale do ti duhej të hidhte në betejë ushtarët e saj. Përndryshe, pa këtë lojë perverse atë do ta masakronin publikisht. Pra kur i duhet të përballet me berishistët që kërkojnë ta ruajnë të pacënuar imazhin e liderit të tyre, apo me rilindasit që nuk i pranojnë mëkatet e Tahirit, Beqes, apo Veliajt, edhe SPAK duhet të përdorë të njëjtat armë si ata. Në vendet perendimore nuk janë tabu betejat që prokurorët e çështjeve të mëdha kanë bërë edhe në skenën mediatike përveçse në sallën e gjyqit. E shpesh kjo i ka ndihmuar ti fitonin çështjet. Pak a shumë këtë ka bërë edhe SPAk këtu tek ne e kjo është një nga arsyet që e mban atë lart në sondazhet e besueshmërisë, sado të dyshimta të jenë ato.

    Por, kjo lloj strategjie kur shndërrohet në normë prodhon një problem. Sepse ndryshe nga partitë politike që kanë në dispozicion taborët e tyre të protagonistëve, synimi i drejtësisë nuk matet me votat apo pëlqyeshmërinë, por me aftësinë për të zbuluar fakte dhe për ti shkuar të vërtetës deri në fund. Pra SPAK nuk është ngritur për ti përkundur njerëzit me iluzione, por për të prodhuar, prova dhe rezultate në të mirë të tyre. Duke e vënë theksin më shumë tek e para, në dëm të së dytës, duket se SPAK po prekeket nga “Lalëi-zimi”. Ai po i përshtatet devizës të viktimës të tij më spektakolare, se rëndësi nuk ka puna që bën, por mënyra se si e shet atë në sytë e njerëzve. Dhe mbështetja tek kjo mendësi përmban riskun e prokurorëve gjithnjë e më të dobët profesionalisht: sa më të pafaktuara dosjet, aq më të forta ulërimat e llapaqenëve që ulërasin nëpër studio, për provat e rënda që gjenden në to, sa me e pabazuar akuza, aq me fortë zhurma mediatike.

    Pikërisht kjo fabul duket se është përsëritur edhe me “skandalin” e përgjimeve të Lalit, që para procesit të tij në apel, u shit për atë që nuk ishte. Prandaj dhe kjo po i dha mundësinë mbështetësve të rekrutuar prej tij të përforcojnë alibinë se atë po e mbajnë brenda pa prova.

    /Lapsi.al

  • Kush është REDAKTORI?

    Kush është REDAKTORI?

    Kush është REDAKTORI?

    Redaktori është një tjetër personazh misterioz që shqaqet në përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në burgun e Durrësit.

    Në përgjimet e siguruara nga CNA rezulton se Redaktori është një term që përdoret shumë shpesh në dosje dhe tregohet si një person kyç pasi çdo material kalon nga Redaktori.

    Sipas përgjimeve në disa raste dyshohet se redaktori mund të jetë kryeministri.

    Por në disa raste kryeministri bie sepse në një nga tekstet thuhet është zbardhur fjala e kryeministrit ta shikojë redaktori.

    “26.02.2025

    Në orën 10:17, ErionVeliaj bisedon me Arbrin, ku i referohen fjalës së KM-së për të cilën Erioni tregon se ishte “flake fare”. Erion Veliaj e pyet nëse e kanë bërë transkriptimin e materialit, që t’ja çojnë Redaktorit që ta shohë dhe i kërkon që të takohet me të nga ora 12:00. I kërkon që materialin t’ia bëjë gati dhe t’ia jape Redaktorit, i cili sipas bisedës, ka patur takim me grupin”, thuhet në përgjime.Por një moment tjetër ku përmendet sërish redaktori është pikërisht në bisedën mes Veliajt dhe Ajolës, ku ndërhyn dhe Arditi, i cili dyshohet të jetë Ardit Gjebrea, kryebashkiaku i kërkon t’i shkruajë Redaktorit, të takojë Redaktorin.

    Erion Veliaj i përgjigjet, se duhet t’ia thotë edhe Redaktorit, duke i thënë se po perceptohet sikur Erionin doni ta dëmtoni. Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t’i bëjë një mesazh Redaktorit. Por sipas Arbrit të Madh duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten. Gjatë komunikimit, Arditi tregon se po i bën një mesazh, ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë. I tregon se nëse është i zënë për takim, t’i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga Redaktori”, thuhet në përgjime.

    para Redaktori mund të jetë dhe një lojë e përgjithshme e Erion Veliajt për t’i bërë prokurorët të besojnë se kanë dhe mbështetjen e kryeministrit dhe shteti i tërë do të luftojë.

    Por nga ana tjetër në tekst Erion Veliaj kërkon më shumë mbështetje.

    “Në orën 20:41, Erioni bisedon me Arbërin dhe i thotë se është shumë e rëndësishme që të kemi mbështetjen e Redaktorit. Arbëri i shprehet se i kanë thënë që e kanë mbështetjen. Në vijim,Erioni i kërkon të bisedojë me Meron dhe me të gjithë ata,se nuk duhet të perceptohet që e kanë lëshuar veten tani në fund”, thuhet në përgjime.Më pas thuhet duhet të mblidhet grupi, tu thuhet deputetëve të ndërhyjnë tek KLP, t’u thuhet mediave të luftohet që tregon se ai ka një lloj frike dhe paniku.

    Pra, gjatë përgjimeve mund të ketë dhe veprime manipulative të Erion Veliajt duke qenë i vetedijshëm se po përgjohet.

    Ndaj dhe në shumë raste ai thotë le ta dëgjojnë dhe më pas të thotë të kalojnë nga redaktori t’i shohë redaktori duke krijuar përshtypjen e një personi mjaft të rëndësishëm tek i cili duhet të mbështetet.

    Në pamje të parë redaktori nuk mund të jetë dikush tjetër veçse kryeministri.

    Por e çudtishmja është se në tekstet e Erion Veliajt dhe mesazhet dhe emrat që përdor, kurrë nuk përmendet emri i Fatmir Xhafajt megjithëse është ai njeriu kryesor që bën mbrojtësin. As i Arben Rakipit që ka studion ligjore që bën mbrojtjen e Veliajt.

    Që nga kryeministri te Fatmir Xhafaj apo te një skenar i mirëmenduar i Erion Veliajt që të fokusojë prokurorët në gjetjen e redaktorit apo tu krijojë bindjen atyre që pas tyre qëndron kryeministri që e mbron dhe mendon se duke përmendur emrin e kryeministrit prokurorët do të stepen dhe do të kenë frikë prej tij.

    Kjo është një skemë e tretë e cila në fakt nga gjykata dhe hetimet e prokurorëve të SPAK duket qartë se ata nuk kanë mundur dot ta zbërthejnë se kush është redaktori.

    Pra, Redaktori ka disa opsione dhe mund të jetë secili rast i lartpërmendur./ CNA.al

  • Fushata e sulmit të Erion Veliajt nga qelia minon besimin e publikut te media

    Fushata e sulmit të Erion Veliajt nga qelia minon besimin e publikut te media

    Pas një séance maratonë për masë sigurie, Gjykata e Posaçme e Apelit, shpalli më 13 mars vendimin për lënien në fuqi të masës së arrestit me burg për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i akuzuar nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
    Vendimi i Apelit u parapri nga një tension i shtuar mbi institucionet e drejtësisë, ndërkohë që SPAK ofroi prova të reja, kryesisht përgjime të komunikimeve telefonike të Veliajt nga qelia me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe vëllanë Arbër Veliaj, të cilat u shqyrtuan në Apel përpara vendimit të masës së sigurisë.
    Një pjesë e këtyre përgjimeve, të publikuara gjatë ditëve të fundit nga portali CNA, sugjerojnë se Veliaj orkestroi nga qelia një fushatë mediatike kundër prokurorit Olsi Dado, gjyqtarit në shkallë të parë, Erion Bani dhe zyrtarëve të tjerë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit.
    “..duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kështu që katër ditë kemi. Three days to freedom”, citohet Veliaj në njërën prej bisedave të publikuara me të vëllanë përpara vendimit të Apelit.
    “Thuaju këtyre që ta shpërndajnë sa më shumë dhe ta mbajnë presionin, se këto katër ditë janë vendimtare. Domethënë, o dal këto katër ditë, o rri këtu dhe katër muaj”, shtohet në dokument një tjetër bisedë me Xoxën.
    Më tej, Veliaj porosit bashkëshorten dhe vëllanë që të komunikojnë me drejtues mediash dhe politikanë për vazhdimin e fushatës së sulmit si dhe kërkon që të informohet dhe t’i vihet në dispozicion çdo artikull që konsiderohet ‘pikant’.
    Gjithashtu, ata diskutojnë për rubrika pyetje-përgjigjesh të Veliajt në emisioneve televizive të mediave të rëndësishme, përfshi dhe ato kombëtare, ndërsa kryebashkiaku citohet të japë porosi se si duhet të moderohet emisioni, që të shmangen etiketime të mundshme negative ndaj tij.
    “Ky audiopërgjim rikonfirmon gjetjet e disa hulumtimeve, përfshi dhe atë të MediaLook që unë drejtoj, mbi mënyrën sesi mediat të rëndësishme audiovizive dhe online shërbejnë si altoparlantë të një mekanizmi propagandistik të ngritur nga kryebashkiaku Veliaj”, i tha BIRN Elvin Luku, drejtues i organizatës MediaLook dhe profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.
    “Përzgjedhja e mediave dhe udhëzimet për pyetjet, publikimet dhe rishpërndarjet nga mediat e tjera të krijon përshtypjen se zoti Veliaj ushtron detyrën e “kryeredaktorit” të një pjese prej tyre, edhe në situatën në të cilën ndodhet pas hekurave”, shtoi ai.
    Përfaqësuesi ligjor i Veliajt, avokati Ermir Beta, kritikoi publikimin e këtyre akteve dhe i tha BIRN përmes një bisede telefonike se u kishte drejtuar ankesa institucioneve kompetente, sapo kishte mësuar se ato do të publikoheshin.

    I pyetur për koment, avokati Maksim Haxhia, i cili mbron në këtë çështje Ajola Xoxën përsëriti për BIRN atë që e quajti qëndrimin e çiftit Veliaj- Xoxa se, “midis çiftit në një martesë mund të flitet për çdo intimitet”.
    Kontrolli i medias
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua më 10 shkurt me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi SPAK e akuzon atë për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive apo OJF-ve të kontrolluara nga bashkëshortja Ajola Xoxa dhe një grupi biznesmenësh pranë tij me një vlerë transaksionesh prej rreth 1 milion euro. Veliaj dhe Xoxa i mohojnë akuzat.
    Gjatë 10 viteve në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ndërtoi një makineri propagande me mediat televizive kryesore të vendit, të cilat publikonin materialet e para-përgatitura nga zyra e PR-it në bashki, pothuajse pa asnjë ndërhyrje editoriale.
    Bashkia e Tiranës ka një ekip prej 21 vetash të dedikuar për komunikimin, të cilët u angazhuan pas arrestimit të Veliajt në shpërndarjen e postimeve të tij nga qelia, kryesisht të orientuara drejt sulmit ndaj njerëzve të sistemit të drejtësisë që e hetuan dhe gjykuan mbi masën e tij të arrestit.
    Përgjimet e publikuara nga CNA, tregojnë se përveç ekipit të PR-it të Bashkisë, një numër mediash u angazhuan gjithashtu si altoparlantë të strategjisë mbrojtëse të Veliajt, për të sulmuar zyrtarët që e kishin hetuar dhe arrestuar.
    Elvin Luku i tha BIRN se shumë prej gazetarëve të përmendur në audiopërgjime, janë atashuar prej kohësh si shërbyes në propagandën e kryebashkiakut Veliaj.
    “Kryebashkiaku Veliaj tashmë është duke kërkuar të marrë mbrapsht investimin e bërë gjatë gjithë këtyre viteve në media, disa prej të cilave ai i konsideron dhe besnike ndaj tij”, tha Luku.
    Isa Myzyraj, kryetari i Asocacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, vlerëson se përgjimet e publikuara ekspozojnë situatën dramatike të sektorit të medias në vend, ku Veliaj dhe familjarë të tij përdorin pushtetin politik dhe mediatik me qëllim shantazhin ndaj drejtësisë.
    Ai sjell në vëmendje se kjo situatë, është ndihmuar edhe nga fakti që vëllai i Veliajt drejton një kompani reklamash me klientë të mëdhenj.
    “Ajo që vihet re lehtësisht është se z. Veliaj dhe familja e tij mbajnë marrëdhënie të rregullta me pronarë mediash dhe me drejtues të lartë mediash, marrëdhënie këto që e minojnë besimin e publikut tek gazetaria dhe media shqiptare”, tha Myzyraj.
    Sipas Myzyrajt, përgjimet ekspozojnë gjithashtu problemet e thella të kontrollit masiv të mediave, kompromentimit të disa pronarëve dhe drejtuesve mediatikë në dëm të interesit publik, si dhe përdorimin e tyre për presione ndaj organeve të pavarura të drejtësisë.
    “Skena është e qartë dhe shqetësuese”, theksoi Myzyraj, ndërsa shtoi: “evidentohet kontrolli i plotë i informacionit, ku kryetari i Bashkisë dhe familja e tij arrijnë që të depërtojnë thellë në linjën editoriale dhe ndarjen e saktë të kohës kur do të publikohet propaganda e Z.Veliaj”./BIRN/

  • ‘Thuaj Ramës se për kokën e Veliajt duan 2 mln euro ose ikën për …’/ Fundo nxjerr përgjimet: Dokumentet rrodhën ditën e gjyqit, i përfshirë dhe Xhafaj

    ‘Thuaj Ramës se për kokën e Veliajt duan 2 mln euro ose ikën për …’/ Fundo nxjerr përgjimet: Dokumentet rrodhën ditën e gjyqit, i përfshirë dhe Xhafaj

    Gazetari Elvi Fundo ka publikuar të tjera detaje dhe përgjime të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj nga qelia në Durrës, në komunikimet që ka pasur me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

    Përmes një lidhje me skype në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv nën moderimin e Flavio Qarri, gazetari Fundi ka hedhur më shumë dritë rreth ‘dëshmitarëve’ të sajuar nga Veliaj nga burgu, që kanë përhapur informacione se për kokën e tij kërkohej dy milionë euro.

    ‘Shkruaji Edi Ramës, që për kokën e Erionit kanë kërkuar 2 milionë euro ose koka e tij do ikë për l…’, lexoi ndër të tjera gazetari Fundo nga përgjimet e bëra publike në media të Veliajt me bashkëshorten e tij.

    ‘Dje kanë dalë me një version të ri, se këto përgjime s’janë asgjë, janë normale. Tani do dalin me versionin se përgjimet i nxori Saliu… Ja ku i kemi, urdhëro…origjinale. Më 7 mars, Veliaj i kërkon Ajolës që të bisedojë me Meron…të tregojë pa dhënë shumë detaje se sa është kërkuar për kokën e tij. E shpik, për të krijuar skenare që dikush të japë para për kokën e tij. Alban Dokushi, Isuf Berberi dhe Myslym Murrizi, dhe ky ka deklaruar se s’di asgjë. Alban Dokushi e ka thirrur SPAK e thotë s’jam në dijeni të asgjëje. Këta janë të frikshme, e kupton se cfarë sajojnë këto në burg. I thotë Ajolës, flit me Edi Ramën se për kokën e Erionit janë kërkuar 2 mln euro, o i paguaj ose të marrë pagesën që e ka bërë dikush tjetër. I thotë t’i shkruajë Edit dhe për këtë gjë t’i shkruajë arbrit të vogël. Shkruaji Edi Ramës, që për kokën e Erionit kanë kërkuar 2 mln euro ose koka e tij do ikë për lesh’, u shpreh Fundo.

    Ndër të tjera, gazetari Fundo ka bërë publike se si Karlo Bollino dhe Mero Baze kanë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në media, të cilët kanë shpërndarë me qëllim lajme dhe informacione përmes rrjedhjes së dokumenteve të dosjes hetimore të Veliajt, me qëllim që të tërhiqej vëmendja nga gjyqi dhe vendimi që do të merrej ndaj kryebashkiakut të Tiranës në Apelin e GJKKO.

    ‘Këta janë këllira mediatike, janë pjesë e një grupi strukturuar kriminal në media. Këto rrjedhje informacioni kanë ardhur në tel tim, ditën e gjyqit të Veliajt. S’kanë ardhur këto dokumente as në dt 2 prill, por kur në gjykatën e apelit zhvillohet gjyqi i Veliajt dhe paraqiteshin këto prova. Më kanë nisur materiale në telefonin tim. I pashë dhe thashë janë në ‘spin’. Më dërgoheshin dokumente që të tërhiqej vëmendja nga çështja dhe vendimi i Erion Veliajt. Kur prokurorët i kanë dhënë përgjimet në tavolinë Veliajt dhe i është përmendur emri i Bollinos dhe Mero Bazes, Veliaj ka reaguar, e ka thënë që i ka miq. Më mirë ata se sa t’i shes përgjimet te Elvi Fundo. Në atë kohë unë kisha nxjerrë dosjen e gjykatësit të Erjon Banit. Duan në çdo moment, në çdo shkrim që bëjnë të më atashojnë mua në SPAK, kur të gjitha dokumentet janë me vulë gjykate. Janë vendime. Dhe këta kanë dalë më 7 versione, që të gjejnë kush i ka nxjerrë dokumentet. Merren me intriga, që për mua kanë qenë shumë e rrezikshme, çështje mafioze, grup i strukturuar kriminal që ka nxjerrë disa dokumente për të pasur qasje në to, për t’i publikuar që pastaj SPAK të na vinte nën akuzë për rrjedhjen e tyre. Të peshkoheshim, fatmirësisht e pashë me qetësi. Zoti na ruajti që s’i publikova për shkak të ngarkesës’, theksoi gazetari.

    Ndër të tjera, Fundo shprehet se pas këtyre përgjimeve, qëndron një person i 3, që sipas tij ka pasur dosjet, dhe ky person thekson gazetari ka lidhje të ngushta me socialistin Fatmir Xhafaj.

    ‘Personi i 3 që ka pasur dosjet Dritan Palnikaj, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë. Nipi i Agim Ismalit, krahut të djathtë të Famtir Xhafajt. Kishin hapur një studio investigimi private. Kanë vjedhur akte, që s’janë dosje hetimore. Kanë mbledhur dokumente për t’i përdorur për gjoba e shantazh. Skema është e zbuluar, intriga e tyre ka rënë bosh. Truri i këtyre është Fatmir Xhafajt. Te rrjedhja e informacioneve dhe përpunimi i informacionit për mua kemi të bëjmë jo vetëm me një grup të strukturuar kriminal, një lëvizje mafioze, që përfshin politikanë, zyrtarë të lartë të shtetit, dosje hetimore për të goditur SPAK. Sjellja e dokumenteve te mua, apo Basir Çollaku dhe njerëzve të lidhur me opozitën ka pasur një qëllim, se si ka mundësi që i kanë marrë gazetarët që përfaqësojnë opozitën. Jam i gatshëm ta çoj tel në SPAK, por ftoj Bollinon e Mero Bazen të çojmë tel në SPAK dhe të shikojmë kush janë këta burrat. Që këta që sulmojnë  e reagojmë, Bollino është bërë miliarder, me tendera e para publike. Mero Baze nga një njeri me këmishë të grisur është kthyer në pronar hotelesh e sulltan të jugut, shpërndan tendera në jug. Të zezat e mia i mbulojnë dot të zezat që i kanë bërë këta Shqipërisë?’, u shpreh gazetari Elvi Fundo.

  • Fushata e sulmit e Veliajt nga qelia minon “besimin e publikut te media”

    Fushata e sulmit e Veliajt nga qelia minon “besimin e publikut te media”

    Fushata e sulmit e Veliajt nga qelia minon “besimin e publikut te media”

    Pas një séance maratonë për masë sigurie, Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli më 13 mars vendimin për lënien në fuqi të masës së arrestit me burg për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i akuzuar nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

    Vendimi i Apelit u parapri nga një tension i shtuar mbi institucionet e drejtësisë, ndërkohë që SPAK ofroi prova të reja; kryesisht përgjime të komunikimeve telefonike të Veliajt nga qelia me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe vëllanë Arbër Veliaj, të cilat u shqyrtuan në Apel përpara vendimit të masës së sigurisë.

    Një pjesë e këtyre përgjimeve, të publikuara gjatë ditëve të fundit nga portali CNA, sugjerojnë se Veliaj orkestroi nga qelia një fushatë mediatike kundër prokurorit Olsi Dado, gjyqtarit në shkallë të parë, Erion Bani dhe zyrtarëve të tjerë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit.

    “..duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kështu që katër ditë kemi. Three days to freedom,” citohet Veliaj në njërën prej bisedave të publikuara me të vëllanë përpara vendimit të Apelit.

    “Thuaju këtyre që ta shpërndajnë sa më shumë dhe ta mbajnë presionin, se këto katër ditë janë vendimtare. Domethënë, o dal këto katër ditë, o rri këtu dhe katër muaj,” shtohet në dokument një tjetër bisedë me Xoxën.

    Më tej, Veliaj porosit bashkëshorten dhe vëllanë që të komunikojnë me drejtues mediash dhe politikanë për vazhdimin e fushatës së sulmit si dhe kërkon që të informohet dhe t’i vihet në dispozicion çdo artikull që konsiderohet ‘pikant’. Gjithashtu, ata diskutojnë për rubrika pyetje-përgjigjesh të Veliajt në emisioneve televizive të mediave të rëndësishme, përfshi dhe ato kombëtare, ndërsa kryebashkiaku citohet të japë porosi se si duhet të moderohet emisioni, që të shmangen etiketime të mundshme negative ndaj tij.

    “Ky audiopërgjim rikonfirmon gjetjet e disa hulumtimeve, përfshi dhe atë të MediaLook që unë drejtoj, mbi mënyrën sesi mediat të rëndësishme audiovizive dhe online shërbejnë si altoparlantë të një mekanizmi propagandistik të ngritur nga kryebashkiaku Veliaj,” i tha BIRN Elvin Luku, drejtues i organizatës MediaLook dhe profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

    “Përzgjedhja e mediave dhe udhëzimet për pyetjet, publikimet dhe rishpërndarjet nga mediat e tjera të krijon përshtypjen se zoti Veliaj ushtron detyrën e “kryeredaktorit” të një pjese prej tyre, edhe në situatën në të cilën ndodhet pas hekurave,” shtoi ai.

    Përfaqësuesi ligjor i Veliajt, avokati Ermir Beta kritikoi publikimin e këtyre akteve dhe i tha BIRN përmes një bisede telefonike se u kishte drejtuar ankesa institucioneve kompetente, sapo kishte mësuar se ato do të publikoheshin.

    I pyetur për koment, avokati Maksim Haxhia, i cili mbron në këtë çështje Ajola Xoxën përsëriti për BIRN atë që e quajti qëndrimin e çiftit Veliaj- Xoxa se “midis çiftit në një martesë mund të flitet për çdo intimitet”.

    Kontrolli i medias

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi SPAK e akuzon atë për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive apo OJF-ve të kontrolluara nga bashkëshortja Ajola Xoxa dhe një grupi biznesmenësh pranë tij me një vlerë transaksionesh prej rreth 1 milion euro. Veliaj dhe Xoxa i mohojnë akuzat.

    Gjatë 10 viteve në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ndërtoi një makineri propagande me mediat televizive kryesore të vendit, të cilat publikonin materialet e para-përgatitura nga zyra e PR-it në bashki, pothuajse pa asnjë ndërhyrje editoriale.

    Bashkia e Tiranës ka një ekip prej 21 vetash të dedikuar për komunikimin, të cilët u angazhuan pas arrestimit të Veliajt në shpërndarjen e postimeve të tij nga qelia, kryesisht të orientuara drejt sulmit ndaj njerëzve të sistemit të drejtësisë që e hetuan dhe gjykuan mbi masën e tij të arrestit.

    Përgjimet e publikuara nga CNA tregojnë se përveç ekipit të PR-it të Bashkisë, një numër mediash u angazhuan gjithashtu si altoparlantë të strategjisë mbrojtëse të Veliajt për të sulmuar zyrtarët që e kishin hetuar dhe arrestuar.

    Elvin Luku i tha BIRN se shumë prej gazetarëve të përmendur në audiopërgjime janë atashuar prej kohësh si shërbyes në propagandën e kryebashkiakut Veliaj.

    “Kryebashkiaku Veliaj tashmë është duke kërkuar të marrë mbrapsht investimin e bërë gjatë gjithë këtyre viteve në media, disa prej të cilave ai i konsideron dhe besnike ndaj tij,” tha Luku.

    Isa Myzyraj, kryetari i Asocacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, vlerëson se përgjimet e publikuara ekspozojnë situatën dramatike të sektorit të medias në vend, ku Veliaj dhe familjarë të tij përdorin pushtetin politik dhe mediatik me qëllim shantazhin ndaj drejtësisë. Ai sjell në vëmendje se kjo situatë është ndihmuar edhe nga fakti që vëllai i Veliajt drejton një kompani reklamash me klientë të mëdhenj.

    “Ajo që vihet re lehtësisht është se z.Veliaj dhe familja e tij mbajnë marrëdhënie të rregullta me pronarë mediash dhe me drejtues të lartë mediash, marrëdhënie këto që e minojnë besimin e publikut tek gazetaria dhe media shqiptare,” tha Myzyraj.

    Sipas Myzyrajt, përgjimet ekspozojnë gjithashtu problemet e thella të kontrollit masiv të mediave, kompromentimit të disa pronarëve dhe drejtuesve mediatikë në dëm të interesit publik si dhe përdorimin e tyre për presione ndaj organeve të pavarura të drejtësisë.

    “Skena është e qartë dhe shqetësuese,” theksoi Myzyraj, ndërsa shtoi: “evidentohet kontrolli i plotë i informacionit, ku kryetari i Bashkisë dhe familja e tij arrijnë që të depërtojnë thellë në linjën editoriale dhe ndarjen e saktë të kohës kur do të publikohet propaganda e Z.Veliaj”./ BIRN

  • Dolën përgjimet/ BIRN: Fushata e sulmit të Veliajt nga qelia minon besimin te media

    Dolën përgjimet/ BIRN: Fushata e sulmit të Veliajt nga qelia minon besimin te media

    “Skena është e qartë dhe shqetësuese,” theksoi Myzyraj, ndërsa shtoi: “evidentohet kontrolli i plotë i informacionit, ku kryetari i Bashkisë dhe familja e tij arrijnë që të depërtojnë thellë në linjën editoriale dhe ndarjen e saktë të kohës kur do të publikohet propaganda e Z.Veliaj”