Tag: veliajt

  • Njëri në burg, tjetri ministër/ Çfarë e ndau dyshen Veliaj-Mazniku dhe hija e “Nesti Angonit”

    Njëri në burg, tjetri ministër/ Çfarë e ndau dyshen Veliaj-Mazniku dhe hija e “Nesti Angonit”

    Në Bashkinë e Tiranës janë shtuar gjithnjë e më shumë njerëzit që besojnë se në aramishten e vjetër, emri “Arbian” përkthehet në “Nesti”. Natyrisht, batuta për gjuhën e lashtë hebraike nuk ka asnjë bazë shkencore.

    Ajo është një humor i zi, që tregon se njerëzit e Erion Veliajt kanë krijuar bindjen se pas fabulës së anonimit “Nesti Angoli”, personazhit që dorëzoi informacione për hetimin dhe, më tej, arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, qëndron ndër të tjerë, edhe ish-numri dy i Bashkisë, Arbjan Mazniku.

    Prej muajsh, fatet e dyshes së pandarë kanë shkuar në drejtime tërësisht të kundërta. “Shefi” Erion Veliaj është në burg, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës. Ndërsa “vartësi” Arbjan Mazniku, njeriu që ka pasur peshë thuajse absolute në vendimmarrjen e bashkisë së kryeqytetit, është promovuar ministër në qeverinë e Edi Ramës, drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit dhe deputet i sigurt në Parlamentin e ardhshëm.

    Këto “fate” kaq të ndryshme kanë forcuar bindjen tek mbështetësit e Veliajt se, pas “kurthit” ndaj tij, qëndrojnë disa personazhe me peshë politike, mes të cilëve, me një rol kryesor, Mazniku.

    Dyshja Veliaj-Mazniku është një simbiozë që ka funksionuar në mënyrë perfekte për më shumë se 25 vjet. Të dy, miq që në kohën e gjimnazit, së bashku me të tjerë, përfshirë edhe Endri Fugën e kryeministrit Edi Rama, ishin pjesë drejtuese e Këshillit Rinor Shqiptar, një organizatë që ka funksionuar në fillim të viteve 2000.

    Në foto: (Nga e majta) Ish-drejtuesit e “Mjaft”, Endri Fuga, Erion Veliaj, Eri Ruso dhe Arbjan Mazniku

    Më pas, Veliaj dhe Mazniku u bënë figura kryesore të Lëvizjës “Mjaft”, një organizatë majtiste, e mbështetur fuqishëm nga multimiliarderi George Soros, e cila u përdor për të mbështetur Edi Ramës në luftën e brendshme për drejtimin e Partisë Socialiste, me ish-kryetarin Fatos Nano.

    Në vitin 2009, Erion Veliaj dhe Arbian Mazniku krijojnë lëvizjen politike “G-99”, e cila rezultoi fiasco në zgjedhjet parlamentare të atij vitit, por që gjithësesi forcoi lidhjet me kryesocialistin Edi Rama.

    Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, kur Rama mori pushtetin për herë të parë, “99-shat” u shtrinë në administratën e lartë shtetërore. Erion Veliaj u emërua Ministër për Rininë, ndërsa Arbjan Mazniku u emërua zv.ministër për Arsimin.

    Dy vjet më pas, në 2015, dyshja bashkohet sërish. Erion Veliaj fiton mandatin e parë si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe, vendimi i tij i parë, ishte emërimi i Maznikut si zëvendësin e tij kryesor.

    Përgjatë tre mandateve të Veliajt, Mazniku ka qenë gjithnjë aty, si “eminenca gri”, i përfshirë në çështjet më pikante të Bashkisë së Tiranës, sidomos në atë të inceneratorit fantazmë të Sharrës.

    Bashkëpunimi shumë-vjeçar mes të dyve nuk ishte thjesht formal dhe institucional. Ata, mbi të gjitha, kanë krijuar lidhje të ngushta shoqërore dhe familjare, gjë që ka konsoliduar edhe raportin e tyre politik dhe publik.

    Në foto: Arbjan Mazniku dhe Erion Veliaj

    Rrugëtimi i tyre i përbashkët u ndërpre në vitin 2022, pikërisht në kulmin e skandalit të “Sharrës”. Me një lëvizje të beftë, kryeministri Rama vendos të përthithë Maznikun në kabinetin e tij qeveritar, duke i dhënë postin e Ministrit pa portofol të Shtetit për Pushtetin Vendor.

    Në momentet e para, shumëkush hodhi në tregun mediatik idenë se kjo lëvizje përbënte një fuqizim të “klanit Veliaj” brenda Partisë Socialiste.

    Por, kishte edhe nga ata skeptikë që e panë lëvizjen e Ramës në trajtën e kundërt-pra, një dobësim të Veliajt, duke i hequr krahun e tij të djathtë dhe duke e lënë të vetëm të përballej me furtunat penale.

    Mazniku tashmë ishte jashtë skenës së Bashkisë, kur u arrestuan drejtorët e rëndësishëm të Veliajt për skemën korruptive “5D”.

    Dhe, natyrisht, Mazniku po shijonte karrigen e kabinetit qeveritar, kur, në 10 Shkurt 2025, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) prangosën në zyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

    Arrestimi i Veliajt vuri në lëvizje një mekanizëm të fuqishëm politik, mediatik dhe biznesi, të cilët u angazhuan maksimalisht për ta rikthyer në liri.

    Shumë njerëz, “ushtarë”, “ofiqarë” e “përfitues” nga pushteti i Veliajt, u rreshtuan kush e kush më shumë për të ushtruar presion mbi gjyqësorin, me qëllim që të ndryshohej masa e sigurisë ndaj kryebashkiakut të fuqishëm të Tiranës.

    Vetëm një njeri, ai që pritej të ishte në krye të kësaj “beteje” për lirinë e Veliaj, nuk u bë i gjallë për më shumë se dy muaj. Arbian Mazniku mbylli gojën dhe nuk kishte asnjë fjalë, qoftë edhe minimale, për të thënë për ish-shefin, por mbi të gjitha mikun e tij.

    Pas më shumë se dy muajsh që Veliaj po “shijon” mjediset e qelisë së burgut, Mazniku përdori një gjuhë të drunjtë në studion e “Top Story-t”, të Grida Dumës, ku deklaroi thatë për arrestimin e mikut të tij se “kryetari Edi Rama, e ka bërë të qartë që i Parti Socialiste nuk bëhet mburojë e kolegëve që përballen me drejtësinë”.

    Ky qëndrim i akullt, duket se më shumë i ka prishur punë në imazhin politik, pasi ka shtuar dyshimet e forta se ai është “Nesti”.

    Ndaj, me një tentativë për të zbutur disi qëndrimin, Mazniku shfaqet pak ditë më vonë në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut. Aty gjen një “shprehje zemre” për mikun e tij, Veliaj, por edhe atë me frena dore.

    Ai pranoi se e ka përjetuar arrestimin e Veliajt “në mënyrën më të tmerrshme. Veliaj ka bërë një punë të jashtëzakonshme për qytetin e Tiranës dhe është një mik shumë i mirë. E gjithë ngjarja në vetvete ka qenë shumë traumatike…”. E, menjëherë pas kësaj, Mazniku rikthehet në pozitën fillestare: “Por gjëja e duhur për të thënë është që ka folur PS-ja për këtë çështje dhe pozicioni i kryeministrit Rama ka qenë i qartë dhe konsistent për këtë çështje”.

    Duket se deri këtu e ka pasur hapin për të folur Arbjan Mazniku. Ndërkohë që miku i tij qëndron në burg, ai duhet të shijojë frytet e pushtetit dhe afërsisë që i ka krijuar Edi Rama.

    Në përgjimet e publikuara, rezulton se, të paktën deri në mesin e Marsit të këtij viti, Veliaj nuk ka vendosur dyshime mbi mikun e tij, Mazniku, dhe kjo dëshmohet nga porositë që i jepte nga burgu bashkëshortes dhe të vëllait, ku i orienton që “të komunikojnë me Arbin”.

    Përtej kësaj, shumë njerëz të afërt me të dy, kanë nisur t’i vendosin Maznikut “vulën e tradhtarit”, jo vetëm politikisht, por edhe shoqërisht.

    Është një “vulë”, ndoshta e padrejtë, por gjithësesi, një kosto që duket se Arbjan Mazniku do të duhet ta mbajë për të vijuar karrierën e tij të lartë politike, një karrierë, të cilën, ish-shefi dhe miku i tij i vjetër, Erion Veliaj, tashmë po e vëzhgon nga dritarja e qelisë.

    Shprehja e famshme të bësh karrierë duke shkelur mbi eshtrat e shokëve i shkon shumë për shtat ngjitjes së beftë të Maznikut brenda PS-së.

  • “Luftë” për pushtet në zemër të PS, kandidatët për deputetë të Veliajt sfidojnë “gardën” e Ramës në zgjedhjet e…

    “Luftë” për pushtet në zemër të PS, kandidatët për deputetë të Veliajt sfidojnë “gardën” e Ramës në zgjedhjet e…

    Partia Socialiste duket se është në prag të një “tërmeti” politik që pritet të tronditë themelet e saj. Një betejë e paprecedentë për pushtet po zhvillohet brenda vetë zemrës së partisë, ku dy klane të fuqishme janë futur në një luftë të hapur për kontrollin e mandateve sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Klani i Erion Veliajt, i përbërë nga emra si Fatmir Xhafaj, Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka, Toni Gogu dhe Etjen Xhafaj, synon të shkruajë një kapitull të ri në historinë e PS, duke sfiduar hapur “gardën” besnike të Edi Ramës.
    Në anën tjetër, figurat e forta të kryeministrit, si ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, deputetë Erion Braçe, Pandeli Majko dhe Olta Xhaçka, janë hedhur në sulm për të mbrojtur bastionin e tyre politik. Veliaj, megjithëse i izoluar, raportohet se po tërheq fijet nga prapaskenat dhe ka vendosur të luajë gjithçka për gjithçka. Ka zëra që flasin për një hakmarrje politike, pas akuzave se burgosja e tij u orkestrua nga vetë Rama. Beteja kulmon në Qarkun Tiranë, ku përplasja e këtyre dy klaneve po kthehet në një luftë për jetë a vdekje politike.
    Detajet
    Burime nga brenda PS flasin për mbledhje të tensionuara, kërcënime të fshehta dhe aleanca të panatyrshme që po formësohen nën sipërfaqe. Kandidatët e Veliajt po marrin mbështetje të pazakontë nga socialistë e zhgënjyer, nga segmente të administratës publike dhe biznesit, çka ka rritur panikun në kampin e Ramës. Lista e hapur është kthyer në arenë gladiatorësh, ku çdo votë do të vendosë fatin e klanit që do të mbijetojë. Nëse Veliaj arrin të sigurojë 7 mandate për njerëzit e tij, krijimi i një grupi parlamentar të veçantë do të tronditë stabilitetin e mazhorancës. Ky grup mund të përdoret si mjet presioni politik, negociatash për poste apo edhe për ndarje të mundshme të PS në dy fraksione.
    Madje burime nga selia rozë paralajmërojnë se kjo është vetëm faza e parë e një lufte shumë më të madhe që mund të përfundojë me rikonfigurimin total të së majtës shqiptare. Ndërkohë, qytetarët presin me ankth se kush do ta fitojë këtë përplasje titanësh dhe çfarë pasojash do të sjellë ajo për qeverisjen dhe të ardhmen e vendit. Megjithatë e vetmja gjë e sigurt është se më 11 maj, Tirana nuk do të jetë thjesht një fushë zgjedhjesh, por një fushëbetejë politike. pra e gjithë kjo situatë ku njerëzit e Veliajt janë lënë në listë të hapur Partia Socialiste duket se po shkon drejt zgjedhjeve të 11 majit më e përçarë se kurrë dhe me tensione të brendshme që do të minojnë stabilitetin e saj. Kjo pasi njerëzit e kryebashkiakut Veliaj që kandidojnë për deputetë në listë të hapur do të synojnë të lënë jashtë Parlamentit besnikët e Ramës, pasi në Qarkun e Tiranës, PS lufton vetëm për 6-7 mandate, përtej 12-çes që është në listë të mbyllur.
    Paralajmërimi
    Por sinjalet se kemi një luftë klanesh në Partinë Socialiste i ka dhënë pak ditë më parë edhe Fatmir Xhafaj, i cili garon për mandatin e deputetit në listën e hapur të PS për Tiranën. Teksa ishte i ftuara në një studio televizive, Z. Xhfaja zbuloi se ka një tension në garën brenda socialistëve, por uron që kjo të mos çojë në thyerje. “Të them që nuk ka tension do të ishte e gabuar. Vetë gara ka brenda tensionin sepse është konkurrim, kjo është normale. Kjo është një eksperiencë e parë por besoj se do të duhet që në të ardhmen të ketë disa rregulla të qarta për konkurrimin e brendshëm sepse nëse këto tensione shkojnë në një pikë të lartë vlimi këto mund të kenë pasoja në të ardhmen për kohezionin e brendshëm të forcës politike.
    Duke e konsideruar një gjë shumë pozitive konkurrimin brenda nesh dhe marrëdhënien që krijohet me qytetarët në saj të këtij konkurrimi duke i konsideruar këto vlera të dobishme, duhet të kujdesemi që i gjithë ky konkurrim të mos çojë në thyerje të kohezionit dhe etikës të një gare konkurruese midis nesh. Unë besoj se nëse do të kishte gjëra të tilla do të ishin jo shumë të dobishme. Ka edhe një gjë tjetër, i seleksionon edhe vetë familja politike, socialistët nuk i pëlqejnë tensionet e brendshme, nuk e kanë në natyrën e tyre konfliktin e brendshëm dhe nuk i pëlqejnë njerëzit konfliktuale që duan t’ju imponohen në bindjen e tyre dhe në votën e tyre. Kandidatët që do të tentojnë të bëjnë një gjë të tillë nuk besoj se do të jenë të suksesshëm”, deklaroi Xhafaj.

  • Apeli rrëzon kërkesën e Veliaj, nuk do t’i kthehet celulari

    Apeli rrëzon kërkesën e Veliaj, nuk do t’i kthehet celulari

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për kthimin e celularit që iu sekuestrua në momentin e arrestimit. Vendimi u mor ditën e sotme [24 Prill 2025].
    Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Erion Veliajt për zëvendësimin e masës. Në këtë seancë, SPAK paraqiti rezultatet e hetimeve dymujore.
    Pritet që avokatët e Veliajt do t’i drejtohen me rekurs Gjykatës se Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Posacme të Apelit që u dha në 13 Mars.

  • Veliaj i tradhëtuar/ Çfarë tregon Facebook i Lalit?

    Veliaj i tradhëtuar/ Çfarë tregon Facebook i Lalit?

    Veliaj i tradhëtuar/ Çfarë tregon Facebook i Lalit?

    Si ka ndryshuar komunikimi i kryebashkiakut në rrjetet sociale pasi partia e la në baltë

    Pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi ta lërë në burg Erion Veliajt duhet sikur ia kanë hedhur çelësat në det. Ndryshe nga ç’priste në katër ditët e sulmit final që u zbardhën përmes përgjimeve të SPAK, ai nuk ia doli dot të lirohej nga burgu as në shkallë të dytë.

    Mediat e Ramës që shkruanin përditë pro tij dhe kundër prokurorëve, nuk veprojnë më me dendurinë e mëparshme për të prodhuar lajme të komanduara nga qelitë e Durrësit. Edi Rama, në një provë force, i zhduku njerëzit e tij nga drejtimi i bashkisë për të instaluar aty besnikët e vet duke e marrë përfundimisht në duar kontrollin e institucionit. Ish deputetët pro Lali në parlamentin e shkuar duket se nuk kanë më gjasa të jenë fitues në listën e PS-së në Tiranë. Dhe e fundit, në një dalje publike, as ish miku i tij më i afërt dhe bashkëthemeluesi i Mjaft, Arbër Mazniku nuk guxoi të thotë asnjë fjalë kundër asaj që Veliaj e ka konsideruar si një burgosje të padrejtë nga SPAK.

    Me një fjalë, për ish kryebashkiakun e kudogjendur të Tiranës duket sikur ditët e lavdisë kanë përfunduar. E vetmja armë që ka për të mbajtur me pahir atë që ka mbetur nga fama e tij e dikurshme është faqja e vet e Facebook, e cila menaxhohet nga i vëllai, Arbëri dhe nga disa besnikë të fundit që i kanë ngelur në bashki. Përmes saj lexohet dëshpërimi për të tashmen dhe mundimi për të mbajtur gjallë “të shkuarën e ndritur”.

    Lapsi.al ka shqyrtuar, një për një, postimet e bëra gjatë dyzet ditëve të fundit që kur u mor vendimi se do të mbetej në burg. Menjëherë pas marrjes së vendimit të gjykatës në faqen e tij është bërë një postim i shoqëruar me foto se si festohej dita e verës në Tiranë atëherë kur kryebashkiaku ishte i lirë. Pak ditë më pas ka ilustrime të këndeve të lojrave që janë ngritur në Tiranë gjatë dekadës së sundimit të Veliajt. Kur kombëtarja e futbollit nisi eleminatoret për botërorin, me ndeshjen në Londër, aty u postuan pamje të festës së Veliajt me tifozët në sheshin Skënderbej për Evropianin. Më pas gjen postime, të gjitha të lidhura me foto dhe ngjarje të së shkuarës, që ilustrojnë ngritje çerdhesh e kopshesh, ristrukturim të gjimnazit Sami Frashëri, rivitalizim biblotekash lagjesh dhe për risinë e korsive të biçikletave.

    Një aspekt tjetër është edhe përpjekja për tu shfaqur ende si kryebashkiak ndonëse në izolim. Kështu çdo ngjarje apo ditë përkujtimore, nga vdekja e Papa Françeskut, dita e bektashijve apo rizgjedhja e pasardhësit të Janullatosit është shfrytëzuar për të ripublikuar video dhe foto të vjetra të Veliajt me këta personalitete fetare.

    Në fund të postimeve, si ato për mbjelljen e pemës së 1 miliontë, një manipulim nga i cili ish kryebashkiaku nuk heq dorë as aty ku ndodhet, gjenden togfjalësha për “punën e madhe që është bërë në Tiranë”, “ndryshimin e faqes së kryeqytetit”, “transformimin” e tij, “vizionit për të ardhmen”, “pasionin” dhe “punën e palodhur”.

    Vetëm pasi ke skanuar këtë strategji komunikimi e kupton se i harruar në burg, Veliaj ka dy objektiva. Një të shfaqet ende si kryebashkiak në detyrë, tani kur është i ndërgjegjshëm se Rama e ka zhveshur nga çdo fuqi reale brenda institucionit që drejtoi për një dekadë. Dhe e dyta që pas njollës së madhe që ka marrë, me daljen e vilave të fshehura, përfituesve të tenderave të bashkisë të shndërruar në financues të shoqatave të së shoqes, pas mbi 800 mijë eurove të shpenzuar vetëm për bizhu, fustane dhe të brendshëme nga Ajola Xoxa, ai do të japë mesazhin se në Tiranë jo vetëm është vjedhur, por janë bërë edhe punëNë këtë kuptim faqja e Facebook të Veliajt duhet lexuar si tentativë e dikujt që, pasi e ka kuptuar se e kanë vrarë si politikan, po reket të shpëtojë atë që mund të shpëtohet nga nderi njerëzor.

    ©Lapsi.al

  • Tjetër ndryshim në Bashkinë e Tiranës, Rama u vë  “fshesën” besnikëve të Veliajt

    Tjetër ndryshim në Bashkinë e Tiranës, Rama u vë “fshesën” besnikëve të Veliajt

    Një tjetër lëvizje pritet të ndodhë në Bashkinë e Tiranës.
    Referuar burimeve, Elona Lalaj Xhelilaj do të emërohet si drejtuese e Përgjithshme e Policisë Bashkiake, pas shkarkimit nga kjo detyrë e Toni Benit, ky i fundit një njeri i afërt i Erion Veliajt.
    Me sa duket vijon largimi i njerëzve të Veliajt nga bashkia e kryeqytetit dhe emërimi i njerëzve të besuar të Ramës, kryetarit “de jure” të kësaj bashkie.
    Ky emërim duket të jetë pjesë e “fshesës” për largimin e njerëzve të Veliajt në Bashkinë e Tiranës.
    Në detyrën e shefit të Policisë Bashkiake ishte komanduar Toni Beni i cili u shkarkua një muaj më parë.
    Pas përplasjeve për postin e nënkryetarit të Bashkisë ku Veliaj emëroi Sara Goxhajn të cilën Rama e shkarkoi duke emëruar të preferuarën e tij Anuela Ristani, tashmë dhe drejtuesi i ri i Policisë Bashkiake duket të jetë një preferencë e kryeministrit i cili “nga larg” po tërheq fijet e drejtimit të Bashkisë më të madhe në vend.

  • Pas Veliajt, edhe Abule përballet me refuzimin e gjykatës

    Pas Veliajt, edhe Abule përballet me refuzimin e gjykatës

    Biznesmeni Elman Abule, i cili është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, kërkoi sot revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
    Abule iu drejtua gjykatës për zëvendësimin e masës në fuqi me një masë më të butë.
    Kërkesa e tij u rrëzua nga gjyqtari Erjon Bani.
    Elman Abule do të vijojë të qëndrojë në “arrest shtëpie”.
     

     
    Më herët, GJKKO refuzoi lirimin e Erion Veliajt, ndërsa SPAK gjatë seancës dha informacion 2-mujor për hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i arrestuar prej datës 10 shkurt 2025 me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

  • Gjykata e Posaçme lë në burg Erion Veliajn, SPAK informon për hetimet 2-mujore

    Gjykata e Posaçme lë në burg Erion Veliajn, SPAK informon për hetimet 2-mujore

    Këtë të mërkurë Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Erion Veliajt për zëvendësim të masës së sigurisë ”arrest në burg”. Kërkesa është parashtruar nga avokatët e Veliajt gjatë seancës së informacionit 2-mujor, por gjyqtari Erjon Bani vlerësoi se hetimi ndaj Veliajt duhet të vijojë në masën ”arrest në burg”.
    Kërkesa për zëvendësim të masës “arrest në shtëpi” me një masë më të butë, u refuzua nga gjykata edhe për biznesmenin, Elman Abule.

    Gjatë seancës, Gjykata u njoh me informacionin dy mujor dhe hetimor të kryera nga SPAK. Sipas Prokurorisë së Posaçme, në këto momente janë realizuar 114 hetimore, duke përfshirë kontrollin e celularëve të sekuestruar si dhe marrjen e dëshmisë.

  • Erion Bani ‘rrëzon’ Erion Veliajn, ish-kryebashkiaku mbetet në qeli

    Erion Bani ‘rrëzon’ Erion Veliajn, ish-kryebashkiaku mbetet në qeli

    Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Veliajt për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.
    Kërkesa është parashtruar nga avokatët e Veliajt gjatë seancës së informacionit 2-mujor, por gjyqtari Erjon Bani vlerësoi se hetimi ndaj Veliajt duhet të vijojë në masën “arrest në burg”.
    Kërkesa për zëvendësim të masës “arrest në shtëpi” me një masë më të butë, u refuzua nga gjykata edhe për biznesmenin, Elman Abule.

  • ‘Në PS, luftë për pushtet’, Këlliçi zbulon prapaskenat: Vota me klering dhe lobime me bandat

    ‘Në PS, luftë për pushtet’, Këlliçi zbulon prapaskenat: Vota me klering dhe lobime me bandat

    Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës dhe kandidat për deputet, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta në adresë të Partisë Socialiste, duke zbardhur sipas tij përplasjet e ashpra të brendshme në këtë forcë politike përpara zgjedhjeve të 11 majit. I ftuar në një emision televiziv, Këlliçi foli për një skemë të quajtur “vota me klering”, ku përfshihen emra të njohur si Vullnet Sina, grupi “5D”, Fatmir Xhafaj dhe Erion Veliaj, të cilin e akuzon se e drejton këtë grup nga burgu.
    Sipas Këlliçit, kjo është e njëjta skemë që në vitin 2021 ndihmoi Fatmir Xhafajn të bëhej deputet, duke sfiduar edhe vetë Edi Ramën, dhe duke rritur ndikimin e Erion Veliajt në PS. Ai theksoi se kjo metodë po rishfaqet sërish në këto zgjedhje, por këtë herë është goditur nga vetë Rama.
    “Për herë të parë kemi vota me klering. Burime pranë PS që i kemi të konfirmuar, thonë se po shqyhen me njëri-tjetrin. Fenomeni ndodh mes Vullnet Sinës dhe grupit kriminal 5D që lidhet me deputetin Fatmir Xhafaj. Ky i fundit në 2021 ishte vendosur qëllimisht i 23-ti në listë nga Rama, por u bë deputet përmes ndërhyrjes së dhunshme të Veliajt dhe këtij grupi,” tha Këlliçi.
    Ai shtoi se kjo ndërhyrje ka treguar forcën e Veliajt brenda PS-së, duke u shndërruar në një kërcënim të brendshëm për Ramën.
    “U dha një mesazh i qartë publik: kush merret me këta, nuk ka më punë me Edi Ramën, me Bashkinë apo me pushtetin e tij,” tha Këlliçi, duke shtuar se grupi “5D” është goditur dhe shumë prej anëtarëve të tij janë larguar nga strukturat bashkiake.
    Në akuzat e tij, Këlliçi përfshiu edhe Geron Xhafën, vëllain e Fatmir Xhafajt, të cilin e akuzon për ndikim në Vlorë dhe lidhje me grupe kriminale në këmbim të mbështetjes për votat e punonjësve të bizneseve të Vullnet Sinës në Tiranë.
    Sipas tij, qëllimi i Veliajt për të mbështetur Xhafajn është për shkak të ndikimit të këtij të fundit në drejtësi: “Fatmir Xhafaj konsiderohet babai i reformës në drejtësi dhe ka ndikim të madh në gjyqësor e SPAK. Ai ka ndihmuar ose goditur pjesën më të madhe të gjyqtarëve e prokurorëve dhe ka fabrikuar procedurat e kalimit të vetingut. Ai është njeriu që ka shantazhuar politikën, biznesin e drejtësinë.”
    Në fund, Këlliçi përmendi edhe faktin që Erion Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit, jo për aferat e mëdha sipas tij, por për çështje të tjera të papërfillshme krahasuar me dëmin e inceneratorit të Tiranës. Ai theksoi se askush nuk është akuzuar për këtë aferë, pavarësisht dëmit prej 142 milionë eurosh, dhe përmendi emrat e Veliajt, Agaçit dhe vetë Ramës si të paprekur nga drejtësia.
    “Në PS po zhvillohet një luftë për pushtet. Ndërkohë që ne në PD dalim me propozime konkrete për qytetarët, ata merren me pazare dhe skema të stilit mafioz për të kapur karriget e tyre,” përfundoi Këlliçi.