Tag: veliajt

  • Rama kërkon lirimin e Veliajt nga burgu, fundoset banda e Ballukut, ja mesazhi i kryeministrit për Gjykatën Kushtetuese

    Rama kërkon lirimin e Veliajt nga burgu, fundoset banda e Ballukut, ja mesazhi i kryeministrit për Gjykatën Kushtetuese

    Kryeministri Edi Rama reagoi dje për herë të parë në rrjetet sociale, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vendim, që kryeministri Edi Rama e lexon si një provë që ai nuk i ka kapur të gjitha pushtetet, duke iu përgjigjur nën rreshta edhe akuzave të opozitës për kapje të drejtësisë. Shefi i qeverisë thotë se nëse Kushtetuesja ka vlerësuar se kryebashkiaku i Tiranës nuk mund të largohet veçse me zgjedhje, atëherë sipas tij mbajtja e Erion Veliajt në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave të tij, por edhe në dëm të popullit të Tiranës.
    Në argumentimin e tij me 3 pika, Rama shkruan se tashmë është në dorë të Kushtetueses që të gjejë zgjidhje për ngërçin ku është futur Tirana. Sipas Ramës, çdo njeri normal që nuk sheh te qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë, nuk ka si mos të presë që kur të gjykohet paraburgimi i Veliajt, Kushtetuesja ta kthejë atë në detyrë. Pra Rama kërkon lirimin e Veliajt nga burgu, ndërkohë që kjo lëvizje i hapë rrugë edhe fundosjes së bandës së zv/kryeministres Belinda Ballukut, e cila dyshohet se fshihte pas personit anonim Nesti Angoni që kallëzoi kryebashkiakun e Tiranës në Prokurorinë e Posaçme.
    Kujtojmë se Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Me një vendim 5 vota pro e 3 kundër, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Kushtetuesja argumentoi se Veliaj nuk u pyet duke iu mohuar një proces i rregullt ligjor. Ndërsa thekson se një kryebashkiak mund të shkarkohet vetëm sipas nenit 115 të ligjit themeltar për një shkelje të rëndë.
    Postimi i plotë i z. Rama
    “Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

    Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo
    Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo
    Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo

    Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqytet nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë”, shkroi dje kryeministri Edi Rama. Më poshtë po pasqyrojmë kronologjinë e ngjarjeve, duke nisur nga shkarkimi i Veliajt, te njoftimi i Ramës dhe kalimi i çështjes në Kushtetuese.
    17 SHTATOR
    Socialistët nisin procedurat për shkarkimin e Erion Veliajt. Për me shumë se 2 orë, këshilltarët socialistë të bashkisë së Tiranës u mblodhën në selinë rozë, nga ku firmosën kërkesën për mbledhjen e këshillit, të martën 23 shtatorit.
    18 SHTATOR
    Grupi i këshilltarëve depoziton pranë sekretariatit të Këshillit Bashkiak kërkesën zyrtare për shkarkimin e kryetarit të shoqëruar edhe me relacionin përkatës. Kërkesa bazohet në nenin 62 gërma C të ligjit për ‘Vetëqeverisjen vendore’, që përcakton se “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: c) propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore.
    19 SHTATOR
    Kryebashkiaku Veliaj i drejtohet me kërkesë Këshillit Bashkiak që të dëgjohet përpara se të merret vendimi për shkarkimin e tij, në respekt të parimit kushtetues të procesit të rregullt ligjor. “E mirëkuptoj shqetësimin tuaj për të kërkuar një zgjidhje politike. Por nuk mund të mirëkuptoj që kjo krizë, e shkaktuar nga gjykata dhe ku “viktimë” është vetëqeverisja vendore, të “zgjidhet” me një tjetër shkelje të Kushtetutës po nga vetë pushteti vendor”, tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë thotë se do ta mbrojë deri në fund kontratën e tij me qytetarët e Tiranës, duke e lënë të hapur ankimin në Gjykatë Kushtetuese të vendimit të mundshëm për shkarkim.
    20 SHTATOR
    Opozita i del në krah Erion Veliajt dhe mbështet kërkesën e tij për të qenë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Nënkryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike DorianTeliti shkruan në një postim në Facebook se kryebashkiaku “ka të drejtën të dëgjohet aty në sallë përpara të zgjedhurve vendorë të Kryeqytetit”.  Por kjo nuk është arsyeja e vetme. Opozita “insiston që Veliaj të jetë aty, ballë për ballë, për t’i thënë atij dhe treguar qytetarëve disa të vërteta mbi korrupsionin dhe dëmet që ai i ka shkaktuar Tiranës në 10 vitet e fundit”.
    22 SHTATOR
    Veliajt i vjen një përgjigje e thatë nga Sekretari i Këshillit, Behar Zeneli. “Në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutemi që observacionet tuaja, t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhen me dije në këtë mbledhje”, thuhej në përgjigjen e Zenelit. Veliaj reagon menjëherë dhe i kujton Këshillit se ai nuk ka asnjë njoftim zyrtar për zhvillimin e mbledhjes, shkaqet e shkarkimit apo materialet që e ngarkojnë me përgjegjësi. Ai këmbëngul se duhet të jetë vetë Këshilli që të shprehet për kërkesën e tij. “Mbetem në pritje të vendimmarrjes me votim nga ana e Këshillit Bashkiak, për garantimin e të drejtave kushtetuese të Kryetarit të Bashkisë në procesin e iniciuar për shkarkimin e tij.”, tha Veliaj.
    23 SHTATOR
    Me 50 vota pro këshilli bashkiak vendos të propozojë shkarkimin e Erion Veliajt, duke i ndërprerë atij mandatin e tretë në drejtimin e kryeqytetit. Socialistë e demokratë bëhen bashkë t’i hapur rrugën zgjedhjeve të reja në Tiranë. Të majtët, përpiqen të vënë në dukje se nuk po i bënin gjyqin kryetarit, e nuk po i mohonin kontributin, por se një hap i tillë imponohej nga nevoja urgjente dhe detyrimi politik e moral për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Tiranë.
    25 SHTATOR
    Pas 10 vitesh në krye të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është zyrtarisht i shkarkuar. Qeveria, e drejtuar nga vetë Kryeministri Rama, vendos të pranojë propozimin e Këshillin Bashkiak për shkarkimin e Veliajt për shkak të mungesës mbi tre muaj në punë. Megjithëse edhe vetë kryeministri kishte pranuar publikisht se kuadri ligjor për rastin e Veliajt lë për të dëshiruar, qeveria zgjodhi t’i referohet po atij neni të ligjit për vetqeverisjen vendore, dhe jo Kushtetutës. Kryeministri do ta mbrojë publikisht vendimin.
    29 SHTATOR
    Veliaj nuk pajtohet me vendimin e qeverisë dhe bën ankimim në Gjykatën Kushtetuese, duke iu referuar nenin 115 të Kushtetutës që flet për shkarkim në raste të një shkeljeje të rëndë, duke parashikuar dhe pezullimin automatik të vendimit për shkarkim deri në një vendim të Gjykatës. Sipas Veliajt, shkarkimi nuk mund të bëhet mbi bazën e nenit 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore. “Nëse do të pranohej e kundërta, atëherë do të kishim të bënim me një normë ligjore antikushtetuese, pasi ligjvënësi do të kishte shtuar një shkak të ri për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë.”, argumenton Veliaj.
    30 SHTATOR
    Kryeministri Edi Rama njofton presidentin e Republikës për krijimin e vakancave për kryetar bashkie në 6 qytete të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin.  Ekspertë të kushtetutës, këmbëngulin se fakti që akti i qeverisë nuk i referohet nenit 115 të Kushtetutës për shkarkimin e të zgjedhurve vendor, nuk e shmang atë nga detyrimet e parashikuara nga ky nen, i cili në pikën 2 të tij parashikon se “Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet”, thuhet në nenin 115 .
    1 TETOR
    Presidenti Bajram Begaj dekreton 9 nëntorin si datë për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë pa kryetar. Në zgjedhje shkon edhe Tirana. Kreu i Shtetit, ndjek logjikën juridike të përdorur nga qeveria. Sipas tij, shkarkimi nga Këshilli i Ministrave për shkak të mungesës në detyrë për një periudhë tre mujore nuk hyn në juridiksionin kushtetues për të drejtën e ankimit, por në juridiksionin gjyqësor administrativ. Për pasojë, sipas tij, ankimimi i Veliajt në Gjykatën Kushtetuese nuk përbën pengesë për shpalljen e zgjedhjeve.
    2 TETOR
    Veliaj kundërpërgjigjet pa humbur kohë, duke paraqitur një shtesë në ankimimin e tij të parë në Gjykatën Kushtetuese kundër shkarkimit. Këtë herë ai kërkon pezullimin e dekretit të Begaj për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës përmes një sigurim padie. Garancinë thotë se ia jep kushtetuta të cilën Presidenti sipas tij e ka shkelur. “Presidenti, përmes dekretit objekt shqyrtimi, ka vepruar sikur kjo garanci të mos ekzistonte .Ky veprim përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në garancitë kushtetuese të një të zgjedhuri me votë të lirë, duke cenuar njëkohësisht: (i) të drejtën themelore për të mos u shkarkuar arbitrarisht dhe për t’iu garantuar një shqyrtim i plotë nga Gjykata Kushtetuese përpara se shkarkimi të prodhojë pasoja të pakthyeshme“, thuhet në ankimimin e Veliajt.
    9 TETOR
    Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Erjon Veliajt dhe pezullon dekretin e Presidentit Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë. Gjykata argumenton se zbatimi i dekretit do të sillte pasoja të pariparueshme për të drejtat e të zgjedhurit vendor për sa kohë çështja gjyqësore ndaj tij është ende në shqyrtim. Vendimi për botohet në fletoren zyrtare dhe merr fuqi ligjore. Presidenti Begaj reagon shkurt duke shkruar vetëm se e respekton vendimin e Kushtetueses.
    31 TETOR
    Erion Veliaj lë për herë të parë qelinë e paraburgimit të Durrësit dhe sillet në Tiranë për tu përballur me Këshillin e Ministrave dhe Presidencën, në një seancë që zgjati 7 orë. Veliaj dhe mbrojtja e tij ligjore kërkuan anulimin e vendimit të qeverisë, duke hedhur akuza për një proces të motivuar politikisht. Këshilli i Ministrave dhe Presidenca mbrojtën pozicionet e tyre duke thënë se kanë vepruar brenda kuadrit ligjor dhe duke kërkuar në fund shpalljen e moskompetencës për ankimin e Veliajt, që sipas tyre duhej t’i ishte drejtuar Gjykatës Administrative.
     

  • “Rama po luan”/ Vendimi për Veliajn, reagon gazetari: Procesi për shkarkimin e tij politik, kemi ngërç institucional

    “Rama po luan”/ Vendimi për Veliajn, reagon gazetari: Procesi për shkarkimin e tij politik, kemi ngërç institucional

    Gazetari, Lavdrim Lita i ftuar në një emision televiziv u shpreh procesi për shkarkimin e Veliajt është politik.
    Lavdrim Lita:
    Procesi politik që ka nisur Rama në asamblenë e PS për shkarkimin e Veliajt ka qenë politik. Rama po luan në mbrojtje pasi vendimi nuk ka fitues.
    Unë shikoj gjëra të cuditshme në vendimin e gjykatës Kushtetuese.
    Njerëzit që konisderohen si të opozitës në gjykatë kushtetuse votojnë pro Veliajt. Institucioni është në kushtet e vetëmbrojtjes.
    Ne kemi një ngërc institucional. Presidenti i Republikës duhet të kuptojë se është i pavarur nga kryeministria.

  • “Mazhoranca s’kishte numra në Këshill për shkarkimin e Veliajt”, Sefa: E ndihmoi PD

    “Mazhoranca s’kishte numra në Këshill për shkarkimin e Veliajt”, Sefa: E ndihmoi PD

    Sipas juristit Indrit Sefa mazhoranca nuk i kishte numrat në Këshill për shkarkimin e Veliajt. Ai fajësoi dhe këshilltarët e djathtë se duhet të kishin kërkuar prezencën e Veliajt në mbledhjen ku ai u shkarkua.
    “Gjykata Kushtetuese ka vendosur që e gjithë vendimmarrja e arritur në Këshillin Bashkiak ka shkelur ligjin. Ka shfuqizuar një dispozitë të nenit për mungesën 3 muaj në punë. Në Këshill, opozita nuk është vetëm për opozitë, por për të garantuar një proces ligjor.
    Opozita nga dëshira e madhe për të shkarkuar Veliajn, mbylli sytë në këtë rast. Ajo nuk kishte faj që donte të largonte Veliajn. Në Këshill, opozita duhet të kërkonte prezencën fizike të Veliajt”, tha Sefa.

  • “Lirojeni Veliajn nga burgu”, Arjan Ndoja: Rama po intimidon Gjykatën Kushtetuese

    “Lirojeni Veliajn nga burgu”, Arjan Ndoja: Rama po intimidon Gjykatën Kushtetuese

    Deputeti demokrat Arjan Ndoja ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt. I ftuar në emisionin Off the Record në A2 CNN nga Andrea Danglli, Ndoja e cilësoi deklaratën e Ramës, ku ai tha se “Veliaj duhet liruar që të shërbejë qytetarëve”, si një përpjekje për të ndikuar dhe intimiduar drejtësinë. 
    “Në pikën e tretë të deklaratës së Ramës, shihet qartë një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ai i thotë në mënyrë të tërthortë gjyqtarëve: nëse s’e quajtët shkarkimin të drejtë, atëherë pse e mbani në burg? Lëreni të kthehet në detyrë,” deklaroi Ndoja. 
    Deputeti i PD-së theksoi se Rama, ndonëse përpiqet ta paraqesë si qëndrim institucional, po tenton të përdorë vendimin e Kushtetueses për t’i dhënë legjitimitet politik Veliajt, i cili ndodhet nën hetim për çështjen e inceneratorëve. 
    “Kryeministri po shfrytëzon një vendim juridik për qëllime politike. Ai po dërgon sinjale presioni ndaj sistemit të drejtësisë që të rishikojë masën e sigurisë ndaj Veliajt,” shtoi Ndoja. 
    Sipas tij, pavarësisht dallimeve politike, opozita është e qartë: kërkon që Veliaj të përballet me drejtësinë për akuzat ndaj tij, por jo duke u shkelur Kushtetuta. 
    “Ne nuk po e mbrojmë individin, por parimin kushtetues. Rama po tenton ta shndërrojë vendimin në një mjet presioni ndaj institucioneve,” tha Ndoja. 

  • Kaini e Abeli socialist ose Lali e Bela, të gjithë sytë nga Edi Rama

    Kaini e Abeli socialist ose Lali e Bela, të gjithë sytë nga Edi Rama

    Nga Lorenc Vangjeli

    Në një javë të çmendur politike e juridike, ngjarjet që kanë pasuar njëra-tjetrën, kanë rrjedhur më shpejt se logjika dhe kanë tejkaluar edhe fantazinë. Ato ju paraprinë pa paralajmërim anktheve më të errëta të maxhorancës dhe paranojave më të çmendura të opozitës. Hetimi për ballukun dhe Kushtetuesja për Veliajn rrëzojnë spiralen e errët të narrativës që e besojnë njëlloj si armiqtë e shumtë të paditur të kryeministrit, ashtu edhe miqtë e tij të paktë naivë. Sipas këtyre dy ekstremeve, që i bashkon një mit i rremë, Rama kontrollon të gjithë sistemin gjyqësor në Shqipëri.

    Goditja e parë ndaj kësaj bindjeje erdhi në ato pak minuta hyrjedalje nga SPAK të zëvendëskryeministres së hekurt Belinda Balluku që morri statusin e të pandehurës në çështjen e tunelit të Llogarasë.

    Groposja e dytë ndaj kësaj fantazie erdhi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë Erion Veliajn duke rrëzuar kështu edhe datën e zgjedhjeve në Tiranë.

    Vetë Rama, me plotësisht të drejtë, rishpjegon për miqtë e paktë dhe armiqtë e shumtë: “Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet…”.

    Këto janë dy lëvizje të sistemit që e kanë vendosur Ramën në pozicionin më të vështirë dhe me shumë pak karta në dorë në lojën idhnake e me shumë aktorë, jo vetëm lokalë, të balancës dhe kontrollit të pushteteve.

    Për rastin e parë Rama është nën presionin e precedentit dhe të standartit të vendosur. Ai ka premtuar të zbatojë vendimet e drejtësisë edhe kur ato nuk i pëlqejnë. Ai ka pohuar se punët e qeverisë së tij dhe të drejtësisë janë të ndara. Një hetim i ngjashëm në taktikë ndaj Ballukut, si hetimi ndaj Veliajt, që goditi fillimisht bazën e drejtorëve të institucioneve të varësisë së saj dhe mbërriti deri tek ajo, tashmë ka ndryshuar krejtësisht skenën dhe skemat. Akulli mes shefit dhe zëvendëses së tij është tashmë dukshëm. Distanca e saj me shumicën dërmuese të servilëve të trembur socialistë apo aleatët e “padukshëm” opozitarë, tashmë është bërë humnerë. Karburanti i zgjidhjeve të shpejta dhe praktike, aty ku vartësit e tij të tjerë hezitonin të firmosnin, tashmë ka marrë ujë. Çfarë ishte deri dje dobi, sot është dëm. Nesër ndoshta dhe zahmet. Ndaj të gjithë sot në Tiranë i kanë sytë nga Edi Rama. Çfarë do të bënte sikur ai të ishte prokuror dhe gjykatës i Belinda Ballukut? Çfarë do të bëjë ai si epror i saj në vertikalen qeveritare dhe partiake?

    Për momentin vetë Rama nuk ka përgjigje, por ajo që thotë sot për Veliajn, duket si e shkruar nesër edhe për Ballukun: “…disproporcioni i mbajtjes së tij – Veliajt – në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet…”. Kështu që i pafuqishëm për të ndikuar më për mbarë në fatin e zëvendëses së tij, Rama bën atë që ka në dorë, që është madje, edhe gjëja e duhur. Hetim për Ballukun, por jo në masë sigurie, duket se përkthen në shqipe politike pohimin e tij Rama. Por më pas, si në një reaksion zinxhir, për të shmangur standartin e dukshëm të dyfishtë të mbajtur në raste të ngjashme nga drejtësia, Rama do të duhej të pohonte të njëjtën gjë edhe për emra të tjerë. Edhe për armiq si Meta apo Ahmetaj, për shembull, kryeministri do të duhej të thoshte se ata duhet ta ndjekin në liri hetimin gjyqësor ndaj tyre. Si dhe vetë Berisha. Si dhe mijëra e mijëra shpirtra të tjerë shqiptarësh, që falë një sjelljeje të ngulitur e mentaliteti bolshevik e represiv, janë mishi njerëzor për topat e statistikave të drejtësisë. Madje duhet ta thotë kryesisht për ata, që mitra e përgjakur e sistemit i plas në qeli paraburgimi dhe i rilind si lëndë të parë për krimin.

    Për rastin e dytë, atë të Veliajt, beteja në Kushtetuese ishte lajmi i fundit që Rama do të donte të dëgjonte. Sidomos mbas serisë së ngjarjeve penale që kanë kërrusur shpinën e maxhorancës së tij. Sidomos edhe për të bërë një sahat e më parë zgjedhje të reja në kryeqytet. Që do të ishte dhe eliminimi i plotë i Veliajt nga skena. Por shumëkush në Tiranë që shihte tek fati i Veliajt, zgjatimin me mjete juridike të vullnetit politik e njerëzor të kryeministrit, tani ka një arsye për t’u zhgënjyer. Kush mendonte deri dje se Rama kushtëzoi që nga rënia spektakolare e Veliajt, tek arresti i drejtorëve të bashkisë, tek formulimi i akuzave nga SPAK-u për të e familjarë të tij, tek arresti i dyshimtë, çmontimi i miqve të rremë që e braktisën në fatkeqësi e deri tek linçimi i tij publik duke e përdorur SPAK-un si vegël, ka një arsye për ta menduar dhe njëherë ndryshe. Mirë apo keq, ka funksionuar sistemi. Shpjegimet e tjera me dembelizëm mendor, shpjegojnë vetëm pse nuk bëjnë hajër dembelët politikë. Sepse edhe nëse do të ishte ndryshe, vendimi i Kushtetueses, pra funksionimi i sistemit, e zhbëri gjithçka dhe solli po gjithçka në pikën e nisjes. Partia e tij me viagrën e mobilizimit në gojë, u rikthye sërish në bazë me urdhrin e dytë: nuk ka zgjedhje në Tiranë!

    Dy “dyshat” e PS-së tashmë shohin një përmbysje të pabesueshme të situatës. Të parë në opinion si motërvëllai armik i njëri-tjetrit, një lidhje gjaku si Kaini me Abelin, Bela e Lali, po provojnë kartat e shkëmbyera të fatit me Ramën si spektator në tryezë. Të dy kanë besuar se Rama kontrollonte gjithçka. Edhe fatin e tyre, edhe gjithë sistemin e drejtësisë. Dhe se mjaftonte dashuria e Njëshit për ta bërë me horoskop të gëzueshëm e pushtet fatin e Dyshit. Mbas kësaj jave të stuhishme politike e juridike që nuk ka mbaruar ende, të dy së bashku e për arsye të ndryshme, ata kanë të drejtë të besojnë më shumë se kushdo tjetër atë që u thotë Rama: “Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet…”. Dhe më shumë akoma, që gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë!

  • “Doli në mbrojtje të Veliajt, për turpin e vet”/Analisti sulme të drejtëpërdrejta, Berishës: Bie në kundërshti me veten

    “Doli në mbrojtje të Veliajt, për turpin e vet”/Analisti sulme të drejtëpërdrejta, Berishës: Bie në kundërshti me veten

    Analisti politik Ergys Mërtiri, i ftuar në një emision televiziv, ka kritikuar qëndrimet kontradiktore të Sali Berishës, duke theksuar se ai shpesh bie në kundërshti me vetveten kur vjen puna te aktet politike.
    Sipas Mërtirit, Berisha ka investuar politikisht dhe publikisht në protestat e opozitës kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar largimin e tij. Megjithatë, analisti vuri në dukje se në momentin kur u ngrit çështja e shkarkimit të Veliajt, Berisha ndryshoi qëndrim.
    Sipas tij, ky qëndrim tregon se Berisha për “turpin e vet dhe të opozitës”, ka përfunduar duke mbrojtur Veliajn, megjithëse më parë ka kërkuar largimin e tij. Sipas tij, Berisha dhe Veliaj janë aleatë kundër SPAK.
    “Berisha është vazhdimisht, ditë për ditë, në kundërthënie me veten në mënyrë të rregullt. Berisha investoi te largimi i Veliajt në protesta, sulme publike dhe mediatike për ta shkarkuar dhe në momentin që vjen shkarkimi, ai thotë se nuk duam shkarkim.
    Berisha për turpin e vet dhe për turpin e opozitës ka qenë në mbrojtje të Veliajt, megjithëse ka kërkuar shkarkimin e tij. Të gjithë gurët e opozitës kanë qenë bashkë pro Veliajt”, tha ai.

  • “Veliaj drejton me Manastirliun”, Teliti paralajmëron: Do kërkojmë mbledhje urgjente në Këshill për shkarkimin e tij

    “Veliaj drejton me Manastirliun”, Teliti paralajmëron: Do kërkojmë mbledhje urgjente në Këshill për shkarkimin e tij

    Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshill, Dorian Teliti, deklaroi se bashkia po drejtohet në mënyrë faktike nga dy ministre të qeverisë Rama, Ogerta Manastirliu dhe Belinda Balluku, ndërsa opozita do të intensifikojë aksionin e saj politik në ditët në vijim.
    Në një intervistë televiziv, Teliti tha se vendimi i Kushtetueses vërtetoi atë që opozita kishte paralajmëruar: se shkarkimi i Veliajt ishte i përgatitur në mënyrë të mangët dhe të njëanshme nga mazhoranca socialiste.
    “Që në fillim paralajmëruam se mungesa e Erion Velisë në Këshillin Bashkiak do përdorej si justifikim për ta shpëtuar më pas me vendim të gjykatës. Kështu ndodhi. Projektvendimi ishte qëllimisht i cekët dhe jo ligjor”, tha Teliti.
    Ai akuzoi socialistët se kanë refuzuar propozimet e opozitës për të përfshirë në arsyetimin e shkarkimit dy shkelje të rënda nga ana e Veliajt: Prishjen e Teatrit Kombëtar, në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe së dyti nënshkrimin e një angazhimi financiar për inceneratorin e Tiranës në emër të Këshillit Bashkiak, pa miratimin e këtij institucioni.
    “Kryetari i bashkisë nuk mund të marrë as një vendim për ndihmë ekonomike 20 mijë lekë pa miratimin e Këshillit, e jo më të marrë përsipër 96 milionë euro për inceneratorin”, u shpreh Teliti.
    Zyrtari demokrat e cilësoi si “të qëllimshme” mënyrën se si PS hartoi vendimin e shkarkimit, duke lënë të kuptohet se pas gjithë procesit fshihej një skenar politik i Edi Ramës për të ruajtur kontrollin mbi Bashkinë e Tiranës.
    “Fakti që një javë para vendimit të Kushtetueses, zonja Manastirliu u emërua në Komisionin e Reformës Zgjedhore, tregon se Partia Socialiste e dinte rezultatin final”, tha ai.
    Teliti pohoi se aktualisht Tirana drejtohet nga Manastirliu dhe Balluku, ndërsa çdo vendimmarrje bëhet me bekimin e kreut të qeverisë: “Menaxhimi konkret i përditshëm bëhet nga Manastirliu dhe Balluku. Por mbi to qëndron gjithmonë Rama”.
    Sa i përket hapave të ardhshëm, ai konfirmoi se opozita në Këshillin Bashkiak do të kërkojë një mbledhje urgjente për të propozuar një vendim të ri për shkarkimin e Veliajt, këtë herë me bazë ligjore më të fortë.
    “Nëse ka vullnet, do ta çlirojmë Tiranën. Do kërkojmë që vendimi të pasurohet me shkeljet reale dhe të verifikueshme të Veliajt”, tha Teliti.
    Ai theksoi se opozita ka gati edhe kandidatin për zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se kur ato do të zhvillohen: “Kandidatin e kemi, është Florian Binaj, dhe ka mbështetjen e gjithë opozitës.”

  • Bardhi: Gjykata Kushtetuese i dha shuplakë Ramës, jo drejtësi Veliajt!

    Bardhi: Gjykata Kushtetuese i dha shuplakë Ramës, jo drejtësi Veliajt!

    Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka komentuar rikthimin në detyrë të Erion Veliajt, nga Gjykata Kushtetuese. Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi akuzon kreun e qeverisë, Edi Rama se ky i fundit në vend që të mbajë përgjegjësi për shkeljen e Kushtetutës, bën ‘cirk’ me shqiptarët.
    Bardhi thotë se shpallja si antikueshtues e vendimit të Edi Ramës dhe Bajram Begajt në raport me Bashkinë e Tiranës nuk është triumf i shtetit ligjor, por është turpi i një pushteti që sfidon çdo ditë ditë shqiptarët dhe ligjin në mënyrë flagrante.
    Ai shton se në SPAK është ende e hapur dosja e incineratorit të Tiranës për procedurën ku  Rama del garant për qindra milionë euro që janë zhdukur nga korrupsioni. Sipas Bardhit kur të hetohet ajo dosje, atëherë Edi Rama s’do të ketë me kohë të bëjë llogaritë e burgut të Erion Veliajt, sepse duhet të bëjë llogaritë e burgut të tij!
    Reagimi
    Në vend që të mbajë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama zgjedh të bëjë cirk me shqiptarët. Abuzimi i pushtetit këtë herë ishte aq i madh, sa, edhe Belinda Balluku të ishte klonuar 8 herë në Gjykatën Kushtetuese nuk do t’i kishte bërë dot derman.Shpallja si antikueshtues e vendimit të Edi Ramës dhe Bajram Begajt në raport me Bashkinë e Tiranës nuk është triumf i shtetit ligjor. Është turpi i një pushteti që sfidon çdo ditë ditë shqiptarët dhe ligjin në mënyrë flagrante.
    Pasi urdhëroi shkarkimin e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste; pasi vendosi shkarkimin e tij nga detyra dhe detyroi Bajram Begajn të caktojë datën e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë, në një përpjekje të dëshpëruar për pazar politik me Erion Veliaj, pa marrë asnjë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama kërkoi lirimin e Veliajt nga qelia.
    Përgjigjen për kërkesën e tij, Edi Rama e ka marrë po nga Gjykata Kushtetuese, e cila në njoftimin e saj u kujdes të theksonte se “shqyrtimi dhe vlerësimi i çështjes ka të bëjë vetëm me procesin e shkarkimit të kërkuesit nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, PRA JO ME PROCESIN PENAL NË NGARKIM TË TIJ”.Kështu që Erion Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në burg për paligjshmëritë, korrupsionin dhe abuzimin me detyrën, ndërkohë që planet e Edi Ramës për të grabitur çdo pushtet, njësoj siç grabiti zgjedhjet e 11 majit, morën shuplakën e parë fytyrës.
    Sa për Tiranën, më mirë jetim sesa me kujdestarë abuzues që e vjedhin, e plaçkisin dhe e shpërfytyrojnë çdo ditë. Dhe një kujtesë: Në SPAK, ndonëse e zvarritur, është ende e hapur dosja e incineratorit të Tiranës për procedurën ku Edi Rama del garant për qindra milionë euro që janë zhdukur nga korrupsioni. Kur të hetohet ajo dosje, atëherë Edi Rama s’do të ketë me kohë të bëjë llogaritë e burgut të Erion Veliajt, sepse duhet të bëjë llogaritë e burgut të tij!

  • “Rama kërkoi sot lirimin e Veliajt nga burgu”/ Shpërthen Bardhi: Të bëjë llogaritë e burgut të tij

    “Rama kërkoi sot lirimin e Veliajt nga burgu”/ Shpërthen Bardhi: Të bëjë llogaritë e burgut të tij

    Qëndrimi i Edi Ramës ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Bashkinë Tiranë, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama s’do të ketë me kohë të bëjë llogaritë e burgut të Erion Veliajt, sepse duhet të bëjë llogaritë e burgut të tij
    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliaj.
    Në deklaratën e tij, Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama për shkelje të Kushtetutës dhe abuzim me pushtetin, duke e cilësuar vendimin si një “turp të pushtetit” dhe jo si fitore të shtetit ligjor.
    Ai thekson se, pavarësisht zhvillimeve në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg për akuzat ndaj tij, ndërsa paralajmëron se hetimet për dosjen e inceneratorit të Tiranës mund të përfshijnë edhe vetë kryeministrin Rama
    Deklarata e BardhitNë vend që të mbajë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama zgjedh të bëjë cirk me shqiptarët. Abuzimi i pushtetit këtë herë ishte aq i madh, sa, edhe Belinda Balluku të ishte klonuar 8 herë në Gjykatën Kushtetuese nuk do t’i kishte bërë dot derman.
    Shpallja si antikueshtues e vendimit të Edi Ramës dhe Bajram Begajt në raport me Bashkinë e Tiranës nuk është triumf i shtetit ligjor. Është turpi i një pushteti që sfidon çdo ditë ditë shqiptarët dhe ligjin në mënyrë flagrante.
    Pasi urdhëroi shkarkimin e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste; pasi vendosi shkarkimin e tij nga detyra dhe detyroi Bajram Begajn të caktojë datën e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë, në një përpjekje të dëshpëruar për pazar politik me Erion Veliaj, pa marrë asnjë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama kërkoi sot lirimin e Veliajt nga qelia.
    Përgjigjen për kërkesën e tij, Edi Rama e ka marrë po nga Gjykata Kushtetuese, e cila në njoftimin e saj u kujdes të theksonte se “shqyrtimi dhe vlerësimi i çështjes ka të bëjë vetëm me procesin e shkarkimit të kërkuesit nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, PRA JO ME PROCESIN PENAL NË NGARKIM TË TIJ”.
    Kështu që Erion Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në burg për paligjshmëritë, korrupsionin dhe abuzimin me detyrën, ndërkohë që planet e Edi Ramës për të grabitur çdo pushtet, njësoj siç grabiti zgjedhjet e 11 majit, morën shuplakën e parë fytyrës.
    Sa për Tiranën, më mirë jetim sesa me kujdestarë abuzues që e vjedhin, e plaçkisin dhe e shpërfytyrojnë çdo ditë. Dhe një kujtesë: Në SPAK, ndonëse e zvarritur, është ende e hapur dosja e incineratorit të Tiranës për procedurën ku Edi Rama del garant për qindra milionë euro që janë zhdukur nga korrupsioni. Kur të hetohet ajo dosje, atëherë Edi Rama s’do të ketë me kohë të bëjë llogaritë e burgut të Erion Veliajt, sepse duhet të bëjë llogaritë e burgut të tij!

  • Bardhi: Rama bën cirk me shqiptarët. Sot kërkoi lirimin e Veliajt, por…

    Bardhi: Rama bën cirk me shqiptarët. Sot kërkoi lirimin e Veliajt, por…

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e shkarkimit nga detyra si kryebashkiak të Erion Veliajt. Në një postim në rrjetet sociale, këtë të martë 4 nëntor, Bardhi thotë se në vend që të mbajë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama zgjedh të bëjë “cirk me shqiptarët”. Sipas tij, shpallja si antikushtetuese e vendimit të Ramës dhe Presidentit Bajram Begaj në raport me Bashkinë e Tiranës nuk përbën triumf të shtetit ligjor, por “turpin e një pushteti që sfidon çdo ditë shqiptarët dhe ligjin në mënyrë flagrante”. 
    “Në vend që të mbajë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama zgjedh të bëjë cirk me shqiptarët. Abuzimi i pushtetit këtë herë ishte aq i madh, sa, edhe Belinda Balluku të ishte klonuar 8 herë në Gjykatën Kushtetuese nuk do t’i kishte bërë dot derman. Shpallja si antikueshtues e vendimit të Edi Ramës dhe Bajram Begajt në raport me Bashkinë e Tiranës nuk është triumf i shtetit ligjor. Është turpi i një pushteti që sfidon çdo ditë ditë shqiptarët dhe ligjin në mënyrë flagrante”. 
    Sipas Bardhit, Rama me qëndrimin e tij këtë të martë, kërkoi lirimin e Veliajt nga qelia. Por përgjigjen thotë ai e mori po nga Gjykata Kushtetuese. 
    “Pasi urdhëroi shkarkimin e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste; pasi vendosi shkarkimin e tij nga detyra dhe detyroi Bajram Begajn të caktojë datën e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë, në një përpjekje të dëshpëruar për pazar politik me Erion Veliaj, pa marrë asnjë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama kërkoi sot lirimin e Veliajt nga qelia. Përgjigjen për kërkesën e tij, Edi Rama e ka marrë po nga Gjykata Kushtetuese, e cila në njoftimin e saj u kujdes të theksonte se “shqyrtimi dhe vlerësimi i çështjes ka të bëjë vetëm me procesin e shkarkimit të kërkuesit nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, PRA JO ME PROCESIN PENAL NË NGARKIM TË TIJ. Kështu që Erion Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në burg për paligjshmëritë, korrupsionin dhe abuzimin me detyrën, ndërkohë që planet e Edi Ramës për të grabitur çdo pushtet, njësoj siç grabiti zgjedhjet e 11 majit, morën shuplakën e parë fytyrës”. 
    Sa për Tiranën, Bardhi thotë më mirë jetime sesa me kujdestarë abuzues. 
    “Sa për Tiranën, më mirë jetim sesa me kujdestarë abuzues që e vjedhin, e plaçkisin dhe e shpërfytyrojnë çdo ditë. Dhe një kujtesë: Në SPAK, ndonëse e zvarritur, është ende e hapur dosja e incineratorit të Tiranës për procedurën ku Edi Rama del garant për qindra milionë euro që janë zhdukur nga korrupsioni. Kur të hetohet ajo dosje, atëherë Edi Rama s’do të ketë me kohë të bëjë llogaritë e burgut të Erion Veliajt, sepse duhet të bëjë llogaritë e burgut të tij!”