Tag: veliajt

  • Fjalimet e Ballukut dhe Veliajt, ironia e Andi Bushatit: Këtyre, sikur ua shkruan e njëjta dorë… por me sukses…

    Fjalimet e Ballukut dhe Veliajt, ironia e Andi Bushatit: Këtyre, sikur ua shkruan e njëjta dorë… por me sukses…

    Analisti Andi Bushati ka postuar një shenim në faqen e tij në facebook ku bën ironi me deklaratat shumë të ngjashme të Belinda Ballukut sot dhe të Erion Veliajt pak kohë para, së të përfundonte në burg për abuzimet marramendëse në bashkinë e Tiranës.

    “Ju nuk falni as suksesin politik dhe as njeriun që punon”, deklaroi zëvendësja nën hetim e Ramës, Belinda Balluku sot në Kevend.

    Ndërsa  Erjon Veliaj pak kohë më parë së të prangosej pas akuzave nga SPAK thoshte se, “Suksesin nuk ta falin kollaj edhe pemës me kokrra i gjuhet jo vetëm me gurë por edhe me Molotov”.

    Mesazhi I Bushatit

    Këtyre, para se të bien, duket sikur iu shkruan e njëjta dorë fjalimet…Por, me siguri, që me fjalën 𝐒𝐔𝐊𝐒𝐄𝐒 kupton tjetër gjë…

  • Këshilli Bashkiak kërkon leje për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhje/ Letër SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve

    Këshilli Bashkiak kërkon leje për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhje/ Letër SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve

    Këshilli Bashkiak i Tiranës i është drejtuar zyrtarisht SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për të mundësuar pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e radhës, e cila do të zhvillohet të premten, më 21 nëntor 2025, në orën 10:00, në ambientet e Bashkisë së Tiranës.
    Në kërkesën zyrtare drejtuar institucioneve, Këshilli Bashkiak thekson se pjesëmarrja e Veliajt është një e drejtë funksionale e garantuar nga ligji dhe e domosdoshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve që lidhen me administrimin e Bashkisë së Tiranës.
    Ne shkrese këshilli përmend dy nene të Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”:
    Neni 58, pika 4: Kryetari i Bashkisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të raportojë.
    Neni 60: Parashikon bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit për çështje të interesit publik.
    Këshilli Bashkiak kërkon që — nëse ndaj Veliajt janë duke u zbatuar masa kufizuese — institucionet të vlerësojnë:
    Lejimin e përkohshëm për pjesëmarrje fizike,ose, nëse kjo nuk është e mundur,
    Mundësimin e pjesëmarrjes në distancë, përmes modaliteteve të tilla si komunikim online, videokonferencë apo çdo formë tjetër të aprovuar.
    Këshilli Bashkiak deklaron se është i gatshëm të bashkëpunojë për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve, me qëllim garantimin e një procesi transparent dhe funksional.
    Në përfundim, organi vendor kërkon një përgjigje me shkrim mbi vendimmarrjen e institucioneve, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të funksioneve të Kryetarit të Bashkisë dhe detyrimit ligjor për raportim para Këshillit Bashkiak.

  • “Lubi Balluku duhet të ishte në burg para Veliajt”- Berisha: Ka administruar 12 miliardë euro me sms

    “Lubi Balluku duhet të ishte në burg para Veliajt”- Berisha: Ka administruar 12 miliardë euro me sms

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku duhet të ishte në burg para Erion Veliajt.
    Në konferencë me gazetarët, ai deklaroi se vjedhjet që ka bërë Balluku nuk mund të krahasohen dhe këtë sipas tij, nuk ja falin shqiptarët.
    Sipas tij, Balluku është kapur në flagrancë dhe se ajo duhet të largohet dhe të shkojë në burg.
    “Nëse Erion Veliaj është në burg, Edi Rama dhe Lubi Balluku duhet të jenë 10 herë para atij në burg. Ai ka vjedhur shumë, por të krahasosh 12 miliardë euro që ka administruar Lubia dhe e pe si i administronte?! Me SMS. E kapur në flagrancë ajo, ndaj dhe a do i falin shqiptarët ata?! Kurrë, nuk ja falin. Një nga qëllimet është sensibilizimi i shqiptarëve para këtij realiteti shkatërrimtar për jetën dhe vendin e tyre”, tha Berisha.

  • Kryebashkiaku i Stambollit, letër Veliajt: Kam bindjen se drejtësia, edhe kur vonohet, nuk mund të mohohet

    Kryebashkiaku i Stambollit, letër Veliajt: Kam bindjen se drejtësia, edhe kur vonohet, nuk mund të mohohet

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot më 18 nëntor, një letër inkurajuese që i është dërguar nga kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem İmamoğlu, i cili ndodhet në burgun e Silivrisë.
    Veliaj shpreu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme: “E çmoj pa masë çdo letër dhe çdo fjalë mbështetëse që më dërgoni çdo ditë”, shkruan ai.
    Në letrën e tij, İmamoğlu uron rikthimin e mandatit të Veliajt nga Gjykata Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një hap domethënës për demokracinë. “E prita me kënaqësi lajmin se ju është rikthyer mandati i fituar në mënyrë demokratike. Kjo është një shenjë besimi në qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit”, thuhet në letrën e Imamoglu.
    Veliaj theksoi se është prekur nga fjalët e mikut të tij. “E falënderoj nga zemra mikun tim për fjalët e ndjera dhe solidaritetin e pashoq”.
    Në letrën e gjatë, İmamoğlu vlerëson rezistencën e Veliajt në një periudhë sfiduese. “Forca juaj e qetë dhe përkushtimi ndaj shërbimit publik kanë qenë thellësisht frymëzuese”. Imamoglu nënvizon se beteja për demokraci është universale. “Lufta për demokraci në një vend është luftë për demokraci kudo”, shprehet ai.
    Veliaj, në reagimin e tij, shprehu vlerësimin për këtë mesazh. “Fjalët e tij janë një kujtesë e çmuar se demokracia mbrohet me kurajo dhe besim”.
    Në fund, İmamoğlu i uron Veliajt që të kenë një takim në të ardhmen. “Shembulli juaj i jep forcë shumëkujt që besojnë në drejtësi dhe demokraci. Pres me padurim të takohemi sërish si miq dhe kolegë”.
    Letra është cilësuar nga Veliaj, si një mbështetje e rëndësishme në një moment delikat.
    “Solidariteti i kryetarit të Stambollit më jep forcë për të ecur përpara në shërbim të qytetit dhe të vlerave tona”, thekson kryebashkiaku i Tiranës.

  • Shtyhet seanca ndaj Veliajt, përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK

    Shtyhet seanca ndaj Veliajt, përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK

    Seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, është shtyrë.
    Seanca do të mbahet më 2 Dhjetor në orën 09:00 dhe shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliajt për t’u njohur me aktet.
    Avokatët e Erjon Veliajt i kërkuan kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për t’u njohur me aktet. Ata kërkuan që klienti i tyre, kryebashkiaku i Tiranës, të njihet vetë me aktet dhe ata t’ia çojnë në burg.
    Prokurori i SPAK replikoi duke iu drejtuar që “jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.
    Për çfarë akuzohet Veliaj?
    SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
    Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
    Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
     

  • Avokatët e Veliajt kërkojnë kohë të njihen me aktet. Prokurori i SPAK: Kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim

    Avokatët e Veliajt kërkojnë kohë të njihen me aktet. Prokurori i SPAK: Kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim

    Sot po zhvillohet seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt.

    Avokatët e Erjon Veliaj i kërkojnë kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për tu njohur me aktet.

    Avokatët po ashtu kërkuan që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe ata t’ia cojnë aktet në burg.

    Prokurori i SPAK replikoi: Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim.

  • SONDAZHI: 53.5% e qytetarëve pro lirimit të Veliajt pas vendimit të Kushtetueses

    SONDAZHI: 53.5% e qytetarëve pro lirimit të Veliajt pas vendimit të Kushtetueses

    Një sondazh kombëtar i zhvilluar me SMS në të gjithë Shqipërinë, nga analisti i njohur Eduard Zaloshnja, ka zbuluar që opinioni publik është i ndarë, por me një prirje të qartë, lidhur me çështjen nëse kryebashkiaku Veliaj duhet të lirohet nga burgu për të vazhduar ushtrimin e detyrës.
    Sondazhi u krye menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila deklaroi se kryebashkiaku nuk mund të shkarkohet nga detyra, raporto javanews.al
    Pavarësisht këtij vendimi, pyetja që u ngrit për qytetarët ishte nëse ai duhet të lirohet për të vijuar punën apo jo.
    Sipas grafikut të parë: 53.5% e të ankëtuarve deklaruan “Anoj Po”, duke mbështetur lirimin e Veliajt.
    Në grafikun e dytë, qytetarët pyeteshin jo për qëndrimin e tyre, por për perceptimin e mundësisë reale të lirimit: 50.3% besojnë se “Anoj Po”, pra mendojnë se ka gjasa që ai të lirohet.

  • Pas rikthimit të Veliajt në detyrë, mblidhet Këshilli Bashkiak! Zbulohet data…

    Pas rikthimit të Veliajt në detyrë, mblidhet Këshilli Bashkiak! Zbulohet data…

    erion veliaj

    TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet javën tjetër, të enjten e 20 nëntorit, në orën 10:00. Mbledhja e parashikuar për të enjten, do të jetë e para pas vendimit të Kushtetueses për të lënë në detyrë kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak. Megjithatë, ende nuk është zyrtarizuar rendi i ditës që do të diskutohet në mbledhjen e 20 nëntorit. 

    Erion Veliaj u shkarkua nga detyra e kretarit të Bashkisë Tiranës, me 51 vota pro, pas propozimit të bërë publikisht nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste. Në një mbledhje të jashtëzakoshme, Këshilli Bashkiak i Tiranës, vendosi shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës, me bashkimin e votave të opozitës e mazhorancës. 

    Gjykata Kushtetuese pranoi ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga post i kryebashkiakut të Tiranës. Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës. Konkretisht Gjykata vlerësoi se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës kur shkarkuan Erion Veliajn me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë. Gjykata arsyetoi se Qeveria ka shkelur të drejtën kushtetuese të Veliajt për një proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk është njoftuar dhe nuk është dëgjuar përpara vendimit për shkarkim.
    Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Në njoftimin e SPAK thuhet se çifti kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse (përmendur më sipër), të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
    Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’ dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI

  • Detaje nga seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt, të pranishëm në gjyq Dumani dhe avokatët e palëve

    Detaje nga seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt, të pranishëm në gjyq Dumani dhe avokatët e palëve

    Në GJKKO po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt, ku pritet që gjykata të vendosë nëse do të kalojë apo jo dosja për gjykim.
    Të pranishëm në seancë janë avokatët e palëve si dhe prokurori i SPAK, Altin Dumani. Mësohet se prokurori Ols Dado nuk ndodhet në seancë pasi sipas informacioneve ndodhet me detyrë jashtë vendit.
    Kujtojmë se SPAK ka kopsitur dosjen dhe e ka dërguar për gjykim për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

  • “Ia tregoi vendin”/ A ishte nisma për shkarkimin e Veliajt vetëm një lojë politike, Teliti: Si Rama ia ‘lidhi duart’…

    “Ia tregoi vendin”/ A ishte nisma për shkarkimin e Veliajt vetëm një lojë politike, Teliti: Si Rama ia ‘lidhi duart’…

    Zhvillimet e fundit politike dhe ligjore rreth kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mund të kenë qenë më shumë sesa një përpjekje për vendosjen e drejtësisë, duke u interpretuar si një lëvizje e mirëkalkuluar politike nga ana e kryeministrit Edi Rama. Sipas nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, e gjithë situata, përfshirë arrestimet e drejtorëve të tij, ishte një iniciativë e kryeministrit me një qëllim të qartë: t’i tregonte Veliajt “vendin” dhe ta bënte të qartë se fati i tij politik ishte tërësisht në duart e Ramës.
    I ftuar në një studio televizive, Teliti tha se mesazhi i dërguar ishte i drejtpërdrejtë: kryeministri mund ta mbante në burg, ta shkarkonte, apo edhe ta rikthente në detyrë përmes një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Kjo strategji e kontrollit absolut nuk ishte e drejtuar vetëm ndaj Veliajt. Një mesazh i ngjashëm i është përcjellë edhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Të dy, Veliaj dhe Balluku, shihen si dy figurat kryesore dhe rivalët potencialë që mund të synonin postin e Ramës në të ardhmen. Përmes këtij presioni, kryeministri duket se u ka komunikuar atyre një ultimatum të pashprehur: ‘Hani kokat me njëri-tjetrin, por mos guxoni të afroheni te pozicioni im, sepse mund të përfundoni shumë keq’.
    Dorjan Teliti:
    Qëllimi fillestar që është arrestuar politikisht po themi, pra iniciativa nga ana e nga ana e kryeministrit, ishte për t’i treguar Veliajt vendin. Edhe ja tregoi vendin. Edhe i tha që unë po të dua të mbaj në burg, po të dua të shkarkoj, po të dua i them gjykatës kushtetuese them të rikthej prapë në detyrë. Pra jeta jote politike po themi varet nga unë. Ja ka dhënë mesazhin. Dhe Balluku e ka marrë të njëjtin mesazh, duke parë që shiko Erion Veliaj që ishin, se dy zëvendësit le të themi që hanin me njëri-tjetrin për të zëvendësuar në të ardhmen Ramën, ishte kryetari i Bashkisë dhe zëvendëskryeministrja. Këta ishin dy figurat, janë dy figurat kryesore.
    I ka dhënë mesazhet e veta kryeministri. I ka dhënë që hani kokat me njëri-tjetrin, po mos guxoni ta afroni te pozicioni im, sepse mund të përfundoni dhe shumë keq. Sot koha po tregon që e gjithë iniciativa për shkarkimin dhe për largimin që gjoja Tirana të shërbejë, se Tirana kishte nevojë për një kryetar të ri bashkie, që të ishte afër qytetarëve, të ishte me njerëzit, të ishte me sipërmarrjen, të ishte me pensionistët, të ishte me fëmijët, të ishte afër shkollave, qendrave shëndetësore, të ishte afër fermerit, ra poshtë.
    Sepse ata qëllimisht, dhe koha e tregoi dhe e vërtetoi këtë gjë, qëllimisht hartuan një projektvendim për shkarkimin e tij, i cili që në fillesë të vet ishte antikushtetues. Prandaj e refuzuan që dhe Erion Veliaj të vinte të dëgjohej në Këshillin Bashkiak, një e drejtë kushtetuese që e ka dhe i dënuar me vdekje jo më qytetari Erion Veliaj, që ishte deri në ato momente ishte ende në detyrë, ende pa u shkarkuar kryetar bashkie. Pikërisht që kur të vinte puna te Gjykata Kushtetuese, nëse do të ndryshonin gjërat dhe raportet, dhe marrëveshjet e tyre të brendshme, t’i jepej porosia gjykatës që shiko, kthejeni mbrapsht ju, se ndoshta kemi gjetur rrugë të tjera komunikimi, apo ndoshta sot neve mund të jemi në raporte të tjera.
    E mori apo s’e mori mësimin Erjon Veliaj, u tregua praktikisht. Erjon Veliaj nuk po flet më. Edhe kur doli në gjykatë kushtetuese foli për bashkëpunëtorët e vet, po nuk foli për eprorin e vet.