Shtyhet seanca praprake për Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë për në datën 2 dhejtor ora 9:00. Shkak u bë kerkesa e avokatëvë të Veliaj për t’u njohur me aktet.
Kërkesë që shkaktoi debat në seancë, pasi prokurori i posacëm iu drejtua avokatëve duke thënë se janë njohur me aktet.
“Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.
Gjykata ende nuk është shprehur lidhur me kërkesënpër lap-topin në qeli të Veliajt për të lexuar aktet.
Tag: veliaj
-

Dosja ‘Veliaj’/ Shtyhet seanca paraprake në GJKKO, e rradhës pritet të mbahet…
-

Avokatët e Veliajt debat me prokurorin e SPAK gjatë seancës me dyer të mbyllura: Kryebashkiaku do të njihet me dosjen. Shtyhet seanca
Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kërkojnë kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për t’u njohur me aktet.
Mbrojtja siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, kërkuan që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe t’ia çojnë në burg.
Prokurori i SPAK replikoi: “Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.
Përmes avokatëve, Veliaj ka kërkuar edhe laptop në burg për të lexuar aktet.
Ndërkohë u vendos shtyrja e seancës paraprake për Veliajn dhe të pandehurit e tjerë për në datën 2 dhjetor, ora 9:00. Shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliaj për t’u njohur me aktet.
Top Channel
-

Veliaj kërkon laptop në qeli…Shtyhet seanca, përplasje në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK
erion veliaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka shtyrë seancën paraprake për Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë në dosjen e njohur, duke caktuar datën e re më 2 dhjetor. Shkak i shtyrjes u bë kërkesa e avokatëve të Veliajt për t’u njohur me aktet.
Mësohet se gjatë seancës së sotme, avokatët e Veliaj i kanë kërkuar kohë gjykatës gjithashtu që klienti i tyre të njihet personalisht me aktet e dosjes dhe që ato t’i dërgohen në burg. Nga ana tjetër, prokurori i SPAK ka replikuar duke theksuar se: “Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.
Mgjithatë, gjykata ende nuk është shprehur lidhur me kërkesën për laptopin në qeli të Veliajt për të lexuar aktet. Kërkesa e kryebashkiakut u bë publike në sallën e gjyqit nga avokatët e tij.
Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë, kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.
Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’ dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI -

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK
Seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, është shtyrë.
Seanca do të mbahet më 2 Dhjetor në orën 09:00 dhe shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliajt për t’u njohur me aktet.
Avokatët e Erjon Veliajt i kërkuan kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për t’u njohur me aktet. Ata kërkuan që klienti i tyre, kryebashkiaku i Tiranës, të njihet vetë me aktet dhe ata t’ia çojnë në burg.
Prokurori i SPAK replikoi duke iu drejtuar që “jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
-

Veliaj kërkon laptop në qeli, “acarohet” prokurori Dado
Kryebashiaku Erion Veliaj kërkon një laptop në qeli.
Përmes avokatëve të tij, gjatë seancës paraprake Veliaj ka kërkuar një kompjuter në qeli me qëllim që t’i lexojë vetë të gjitha aktet e dosjes, shkruan A2.
Më tej, avokatët kanë kërkuar kohë shtesë për t’i dhënë mundësi klientit të njihet me gjithë dosjen.
Kërkesa ka ngjallur reagim të prokurorit Ols Dado, i cili ka deklaruar se i pandehuri pretendon publikisht se po i zvarritet gjykimi, ndërkohë që në seancë heziton t’i nënshtrohet gjykimit. -

Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, GJKKO do vendosë nëse dosja kalon për gjykim
Këtë të hënë do të mbahet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”. Në seancën e sotme do të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim apo jo.
Në këtë dosje përveç Veliajt, të përfshirë janë 28 persona dhe shoqëri, përfshirë bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka.
SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt dhe personave të tjerë, më 10 shtator.Veliaj akuzohet se është përfshirë në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse.
Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave. Ish-deputetja akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi që të rikthejë në detyrën e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj duke rrëzuar shkarkimin e tij, si rrjedhojë solli edhe anulimin e zgjedhjeve të parakohshme për Tiranën. -

Dosja Veliaj në GJKKO, mbahet sot seanca e radhës paraprake ku pritet të vendoset nëse kalon apo jo për gjykim
Sot do të mbahet në GJKKO seanca e radhës paraprake për dosjen e “Veliaj”, me të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe 28 persona e shoqëri.
Në seancën e kaluar, prokurori Altin Dumani prezantoi një material të përmbledhur prej 50 faqesh, duke kërkuar kalimin e dosjes për gjykim. Avokatja e biznesmenit Elman Abule kërkoi pushimin e çështjes, ose në alternativë gjykim të shkurtuar. Ndërsa avokatët e personave të tjerë kërkuan kohë për t’u shprehur.
Veliaj i është drejtuar GJKKO-së që t’i vihet në dispozicion një kopje fizike e dosjes që të ketë mundësi të përgatitet për mbrojtjen. Prej 9 muajsh në burg, Veliaj argumenton se nuk i është lejuar që të lexojë asnjë faqe nga dosja dhe se USB-ja që i është dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret në paraburgimin e Durrësit.
Veliaj akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave si dhe pastrim parash. E përshirë në këtë dosje është edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Më datë 3 nëntor Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. -

9 muaj në qeli/ Veliaj kërkesë GJKKO: Më mohojnë lirinë, ende nuk kam asnjë faqe të dosjes
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar GJKKO me një kërkesë për t’u njohur me aktet e dosjes në ngarkim të tij. Veliaj ndodhet prej 9 muajsh në qeli, por pretendon se ende nuk është njohur me dosjen dhe se USB-ja që i është dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret në burg.
Në kërkesën drejtuar Gjykatë së Posaçme, Veliaj kërkon vetëm dy elementë bazë për të ushtruar mbrojtjen e tij: Një kopje fizike të dosjes, që ai të mund ta lexojë vetë dhe kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen. Në kërkesë theksohet se vazhdimi i procedurës pa garantuar këto të drejta elementare e bën çdo hap të mëtejshëm të pavlefshëm, duke shndërruar procesin në një formalitet që cenon drejtësinë.
KËRKESA:
Nëse gjykata, pavarësisht kësaj kërkese legjitime dhe detyrimeve të saj të drejtpërdrejta kushtetuese, vijon të refuzojë të drejtën time për t’u njohur me aktet, atëherë jam i detyruar të deklaroj me përgjegjësi të plotë se: Vijimi i procesit pa u njohur unë personalisht me dosjen përbën një mohim thelbësor të drejtësisë, një shkelje flagrante të garancive kushtetuese dhe një tregues serioz se gjykata nuk po ruan distancën e nevojshme nga pretendimet e prokurorisë, por po shndërrohet në pjesë të një skenari procedural të ndërtuar prej saj. Një proces në të cilin: prokuroria grumbullon për dy vite dokumente e mijëra faqe pa asnjë filtër, pa asnjë analizë selektive dhe pa asnjë orientim substancial të hetimit; gjykata shpejton procedurën në mënyrë të pashpjeguar dhe pa asnjë arsye kushtetuese apo ligjore; dhe i akuzuari nuk ka mundësi të njihet personalisht me dosjen mbi bazën e së cilës i është hequr liria; nuk mund të konsiderohet më një proces gjyqësor, por shndërrohet në një procedurë formale ku drejtësia zhvishet nga kuptimi i saj real dhe gjykata vendos veten, me veprim apo mosveprim, në funksion të një skenari të ndërtuar nga prokuroria dhe të riprodhuar mekanikisht edhe nga vetë ajo.
Unë nuk kam përgjegjësi dhe as mund të kem për faktin që prokuroria ka zgjedhur të hetojë për dy vite me radhë, të prodhojë 60.000 faqe aktesh dhe të lodhet në përpjekjen për të ndërtuar një akuzë që më mohon lirinë. Kjo kohëzgjatje dhe ky volum nuk mund të kthehen në mënyrë absurde në një barrë shtesë kundër meje, duke më mohuar kohën dhe mundësinë minimale për t’u mbrojtur. Prandaj, lodhja, koha, volumi dhe ritmi i prokurorisë nuk janë dhe nuk mund të jenë asnjëherë arsye për të më shkelur të drejtën e mbrojtjes. Ato janë zgjedhje të organit të akuzës jo arsye për të kufizuar më tej të drejtat e mia kushtetuese.Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Në njoftimin e SPAK thuhet se çifti kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse (përmendur më sipër), të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’ dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.
-

9 muaj në qeli, Veliaj kërkesë GJKKO: Më mohojnë lirinë, ende nuk kam asnjë faqe të dosjes
Erion Veliaj
TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar GJKKO me një kërkesë për t’u njohur me aktet e dosjes në ngarkim të tij. Veliaj ndodhet prej 9 muajsh në qeli, por pretendon se ende nuk është njohur me dosjen dhe se USB-ja që i është dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret në burg.
Në kërkesën drejtuar Gjykatë së Posaçme, Veliaj kërkon vetëm dy elementë bazë për të ushtruar mbrojtjen e tij: Një kopje fizike të dosjes, që ai të mund ta lexojë vetë dhe kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen. Në kërkesë theksohet se vazhdimi i procedurës pa garantuar këto të drejta elementare e bën çdo hap të mëtejshëm të pavlefshëm, duke shndërruar procesin në një formalitet që cenon drejtësinë.
KËRKESA:
Nëse gjykata, pavarësisht kësaj kërkese legjitime dhe detyrimeve të saj të drejtpërdrejta kushtetuese, vijon të refuzojë të drejtën time për t’u njohur me aktet, atëherë jam i detyruar të deklaroj me përgjegjësi të plotë se: Vijimi i procesit pa u njohur unë personalisht me dosjen përbën një mohim thelbësor të drejtësisë, një shkelje flagrante të garancive kushtetuese dhe një tregues serioz se gjykata nuk po ruan distancën e nevojshme nga pretendimet e prokurorisë, por po shndërrohet në pjesë të një skenari procedural të ndërtuar prej saj. Një proces në të cilin: prokuroria grumbullon për dy vite dokumente e mijëra faqe pa asnjë filtër, pa asnjë analizë selektive dhe pa asnjë orientim substancial të hetimit; gjykata shpejton procedurën në mënyrë të pashpjeguar dhe pa asnjë arsye kushtetuese apo ligjore; dhe i akuzuari nuk ka mundësi të njihet personalisht me dosjen mbi bazën e së cilës i është hequr liria; nuk mund të konsiderohet më një proces gjyqësor, por shndërrohet në një procedurë formale ku drejtësia zhvishet nga kuptimi i saj real dhe gjykata vendos veten, me veprim apo mosveprim, në funksion të një skenari të ndërtuar nga prokuroria dhe të riprodhuar mekanikisht edhe nga vetë ajo.
Unë nuk kam përgjegjësi dhe as mund të kem për faktin që prokuroria ka zgjedhur të hetojë për dy vite me radhë, të prodhojë 60.000 faqe aktesh dhe të lodhet në përpjekjen për të ndërtuar një akuzë që më mohon lirinë. Kjo kohëzgjatje dhe ky volum nuk mund të kthehen në mënyrë absurde në një barrë shtesë kundër meje, duke më mohuar kohën dhe mundësinë minimale për t’u mbrojtur. Prandaj, lodhja, koha, volumi dhe ritmi i prokurorisë nuk janë dhe nuk mund të jenë asnjëherë arsye për të më shkelur të drejtën e mbrojtjes. Ato janë zgjedhje të organit të akuzës jo arsye për të kufizuar më tej të drejtat e mia kushtetuese.
Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Në njoftimin e SPAK thuhet se çifti kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse (përmendur më sipër), të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’ dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI -

9 muaj në izolim, Veliaj kërkesë Gjykatës së Posaçme: Ende nuk më është vënë në dispozicion asnjë faqe nga dosja
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka paraqitur Gjykatës së Posaçme një kërkesë zyrtare, ku kërkon t’i garantohet e drejta kushtetuese për t’u njohur realisht dhe efektivisht me aktet e dosjes ndaj tij. Prej më shumë se 9 muajsh në paraburgim, Veliaj nuk është lejuar të lexojë asnjë faqe të dosjes, pasi:
– USB-ja e dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret në kushtet e sigurisë së burgut;
– gjykata nuk i ka vënë në dispozicion një kopje fizike të materialeve;
– aktet e depozituara në gjykatë nuk përputhen me ato të dorëzuara në USB nga prokuroria.
Sipas kërkesës së Veliajt, kjo përbën një cenim të rëndë të së drejtës për mbrojtje efektive dhe një shkelje të drejtpërdrejtë të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Veliaj kërkon vetëm dy elementë bazë për të ushtruar mbrojtjen e tij:
një kopje fizike të dosjes, që ai të mund ta lexojë vetë;
kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen.
Në kërkesë theksohet se vazhdimi i procedurës pa garantuar këtë të drejtë elementare e bën të pavlefshëm çdo hap të mëtejshëm dhe e shndërron procesin në një formalitet që cenon drejtësinë. Publikimi i kësaj kërkese bëhet në funksion të transparencës publike, për të treguar se një nga çështjet më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare po zhvillohet pa respektuar standardet minimale të procesit të rregullt ligjor evropian.