Tag: veliaj

  • E riktheu në krye të Bashkisë! Veliaj sërish ‘me sytë’ nga Kushtetuesja: Të shfuqizohet arresti me burg

    E riktheu në krye të Bashkisë! Veliaj sërish ‘me sytë’ nga Kushtetuesja: Të shfuqizohet arresti me burg

    Erion Veliaj

    TIRANË-Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit arrest me burg ndaj funksionarit publik. Sipas kërkesës, masa e ‘arrestit me burg’ është anti-Kushtetuese.
    Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese pranoi ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga post i kryebashkiakut të Tiranës. Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës. Konkretisht Gjykata vlerësoi se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës kur shkarkuan Erion Veliajn me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë. Gjykata arsyetoi se Qeveria ka shkelur të drejtën kushtetuese të Veliajt për një proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk është njoftuar dhe nuk është dëgjuar përpara vendimit për shkarkim.
    Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’ dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI

  • Erion Veliaj kundërshton arrestin me burg në Gjykatën Kushtetuese

    Erion Veliaj kundërshton arrestin me burg në Gjykatën Kushtetuese

    Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e vendimit të gjykatës për arrest me burg ndaj tij.

    Sipas një burimi pranë gjykatës, avokatët e Veliajt kanë argumentuar se këto vendime janë antikushtetuese dhe jo proporcionale.

    Në kërkesën e tyre, ata theksojnë se edhe raportet e Komisionit Europian evidentojnë rrethanat që bëjnë të domosdoshme mbrojtjen e funksionarëve të lartë të pushtetit lokal nga pranga. Kjo kërkesë është dorëzuar sot dhe pritet një përgjigje nga gjykata.

    Kërkesa vjen pas vendimit të trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë, e cila e gjeti të padrejtë shkarkimin e Veliajt nga Këshilli i Ministrave, duke e lejuar atë të mbajë detyrën si kryetar i Bashkisë Tiranë.

  • Në qeli që prej muajit shkurt, Erion Veliaj çon në Gjykatën Kushtetuese ‘arrestin në burg’

    Në qeli që prej muajit shkurt, Erion Veliaj çon në Gjykatën Kushtetuese ‘arrestin në burg’

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë, lidhur me caktimin dhe lënien në fuqi të masës së sigurisë ‘arrest me burg’.
    Mes disa arsyetimeve, pala mbrojtëse shprehet se raporti i Komisionit të Venecias përmend rrethanat se përse një kryebashkiak apo përfaqësues i pushtetit lokal nuk mund të prangoset.
    Herën e fundit që Veliaj iu drejtua Kushtetueses, ruajti postin e tij si drejtues i qytetit të Tiranës teksa GJK rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij si dhe dekretin e presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
    Veliaj është arrestuar që prej 10 shkurtit ndërsa akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

  • ‘Mbi 15 vjet që jam në betejë me…’, Kalaja: Padi strategjike, që unë të mos flas

    ‘Mbi 15 vjet që jam në betejë me…’, Kalaja: Padi strategjike, që unë të mos flas

    Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja ka deklaruar sot se për të katërtën herë me radhë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk është paraqitur në gjykatë për padinë e ngritur ndaj tij.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kalaja informon se gjykata ka vendosur që senca të nisë me themel më 11 dhjetor 14:00.
    Kalaja thotë se ka deklaruar në gjykatë që çështja të mos pushohet pasi është i bindur në pafajësinë e tij dhe shprehet se do ta vërtetojë këtë pafajësi.
    Padinë ndaj tij, Kalaja e cilëson si një padi strategjike që ai të frikësohet dhe most ë flasë m për kryebashkiakun.
    “Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, nuk u paraqit as sot në gjykatë (për të katërtën herë radhazi), ku më ka paditur për shpifje, por gjykata vendosi që seanca do nisë në themel, me datë 11 dhjetor, ora 14:00.
    Kur u pyeta nga gjykatësja deklarova se unë dua që çështja të mos pushohet, por të vazhdojë sepse jam i bindur në pafajsinë time dhe për këtë dua vendim gjykate, sepse e di që Kryetari i Bashkisë Tiranë do vazhdojë me këtë strategji. Nuk tërheq asnjë deklaratë dhe do vërtetoj të kundërtën e çdo pretendimi për shpifje nga pala akuzuese.
    Jam i bindur që kjo është një “padi strategjike” (SLAP), me qëllim që zoti Veliaj të më mbajë lidhur, që unë të intimidohem dhe të friksohem, e kësisoj të mos flas më për të. Ka mbi 15 vjet që jam në betejë me modelin politik dhe publik që ai përfaqëson dhe do e vazhdoj këtë luftë! Si gazetar, aktivist dhe politikan, jam e kundërta e tij.
    Unë e di hallin që ka ai, por nuk e ndihmoj dot. Fakti është se ai është qeli, ndërsa unë njeri i lirë”, shkruan Kalaja.

  • Veliaj në burg, mbledhja e Këshillit Bashkiak nis me debate, Teliti: E nxorët nga dera dhe e futët nga dritarja…

    Veliaj në burg, mbledhja e Këshillit Bashkiak nis me debate, Teliti: E nxorët nga dera dhe e futët nga dritarja…

    anuela ristani-dorian teliti

    TIRANË- Këshilli Bashkik në Tiranë po zhvillon mbledhjen për projekt-buxhetin e parashikuar për bashkinë për vitin 2026, ndërsa ka nisur me debate, pasi anëtarët e opozitës kërkuan prezencën e kryebashkiakut Erion Veliaj, por kërkesa u rrëzua nga SPAK. Këshilltari i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka kërkuar sqarime urgjente mbi mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie pas zhvillimeve të fundit ligjore. 
    “Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam dhe ne, nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja, a mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki? Çfarë do të ndodhë. A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?”, tha Dorjan Teliti.
    Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, i ndërpreu fjalën, teksa i kërkoi nënkryetares Anuela Ristanit të niste me rendin e ditës. Kësaj të fundit, Teliti i është drejtuar ashpër dhe i ka kërkuar të respektojë ligjin dhe Këshillin, ndërsa ka paralajmëruar se në të kundërt, do të përballen me masa ndëshkuese ligjore./ZËRI

  • SPAK refuzoi që Veliaj të marrë pjesë, Këshilli mblidhet për buxhetin 2026! Teliti: E nxorët nga dera e futët nga dritarja!

    SPAK refuzoi që Veliaj të marrë pjesë, Këshilli mblidhet për buxhetin 2026! Teliti: E nxorët nga dera e futët nga dritarja!

    Këshilli Bashkiak po zhvillon sot mbledhjen për shqyrtimin e buxhetit të planifikuar për vitin 2026, e cila po drejtohet nga kryetarja e komanduar Anuela Ristani. Këshilli kërkoi prezencën e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, i cili prej shkurtit ndodhet në paraburgim, por kjo u refuzua SPAK. 
    Mbledhja ka nisur me tone të larta nga ana e anëtarëve demokratë, përkatësisht Dorjan Teliti, i cili kërkoi shpjegim për mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie, referuar dhe vendimit të menjëhershëm për të shkarkuar Veliajn nga detyra. Me 50 vota pro nga të djathtë e të majtë, Këshilli pranoi propozimin e qeverisë për shkarkimin e kryetarit, i cili kërkoi dhe të ishte prezent në mbledhje, por kjo nuk iu mundësua. 
    “Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam dhe ne, nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja, a mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki? 
    Sot që kryetari i Bashkisë u kthye nga Gjykata kushtetuese në detyrë, duhet të diskutojmë çfarë do të ndodhë. A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?”, tha Dorjan Teliti. 
    Përveç se të mbante qetësi me qëllim për të vijuar me programin e parashikuar për mbledhjen e sotme, Teliti nuk mori asnjë përgjigje. 

  • SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës që Erion Veliaj të marrë pjesë në mbledhje për buxhetin e vitit..

    SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës që Erion Veliaj të marrë pjesë në mbledhje për buxhetin e vitit..

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka refuzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për tu takuar me përfaqësues të Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës. Ata kanë zhvilluar një vizitë në Shqipëri në datat 17-19 nëntor. SPAK thotë se ka refuzuar kërkesën e Veliajt, duke specifikuar se kryebashkiaku Veliaj nuk kishte specifikuar në kërkesë emrat e monitoruesve që dëshironte të takonte. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme sqaron se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga përfaqësuesit e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të KiE për tu takuar me Veliajn.
    “Në përgjigje të kërkesave tuaja- Në datën 11.11.2025, përmes një kërkesë dërguar Prokurorisë së Posaçme, i pandehuri Erion Veliaj ka kërkuar lejimin e një takimi zyrtar me përfaqësues të Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, pa specifikuar emrat e tyre. Prokuroria e Posaçme e ka refuzuar kërkesën e tij më datë 18.11.2025, duke e mbështetur në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” (nenet 49 pika 1 dhe 73 pika 1 dhe 2) dhe VKM nr. 209/2022. Sjellim në vëmendjen tuaj, përkundër raportimeve në media, se në Prokurorinë e Posaçme nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga përfaqësuesit e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës”, njoftoi dje SPAK.
    Mbledhja e Këshillit Bashkiak
    Ndërkohë Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk e ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës që Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen që do të mbahet ditën e sotme, ku do të diskutohet për buxhetin 2026. Burime pranë SPAK thonë se prokurori Dado nuk është shprehur për kërkesën tjetër, atë të një komunikimi online për shkak se thotë se nuk e përmend si kompetencë kodi i procedurës penale. Sipas Kodit prokurori i çështjes vendos për një të paraburgosur vetëm për lejet speciale dhe takimet e veçanta.
    Në kërkesën e firmosur nga 22 anëtarë socialistë thuhej se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Kërkesa për të marrë pjesë në këtë mbledhje të rëndësishme erdhi pas vendimit të 3 nëntorit nga Gjykata Kushtetuese, e cila i dha të drejtë Veliajt dhe e la në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Gjykata rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij dhe dekretin e presidentit për shpalljen e zgjedhjeve. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej muajit shkurt. Dosja në ngarkim të Veliajt është në seancë paraprake, ndërsa akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

  • “Nuk ka dorëheqje”, Veliaj flet për mediat amerikane: Më kanë kufizuar takimet, s’më lejojnë të ushtroj detyrën

    “Nuk ka dorëheqje”, Veliaj flet për mediat amerikane: Më kanë kufizuar takimet, s’më lejojnë të ushtroj detyrën

    Në një shënim të shkruar me dorë, kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë, i zgjedhur në mënyrë demokratike, rrëfeu se është e vështirë të bëjë punën e tij. Ai ka qenë i mbyllur në një qeli burgu për nëntë muajt e fundit. Erion Veliaj ishte, dhe ndoshta është ende, një politikan i fuqishëm në Partinë Socialiste në pushtet në Shqipëri. Si një ish-aktivist shoqëror dhe kryebashkiak popullor i Tiranës, ai mund të kishte ndjekur shembullin e paraardhësve të tij për t’u bërë kryeministër ose president. Në vend të kësaj, e ardhmja e tij është e errët, për të mos thënë më shumë. Veliaj, 45 vjeç, u arrestua në shkurt dhe u akuzua në korrik për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Tani, ai është i detyruar të komunikojë me mbështetësit e tij përmes letrave të dërguara nga familja e tij. Por ai nuk është pa burime. Ai gjithashtu ka një ekip konsulentësh të marrëdhënieve me publikun dhe avokatësh në Londër dhe Uashington.
    Kryetari i bashkisë, i zgjedhur tre herë, është një nga disa zyrtarë të lartë në Shqipëri dhe vendet fqinje që po ndiqen nga prokurorë të rinj agresivë, pjesë e një përpjekjeje ambicioze për të reformuar sistemet e drejtësisë në vendet që synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Ecuria e çmendur në Shqipëri tregon sfidat. Veliaj mbetet kryetar bashkie. Ai gjithashtu mbetet në burg në pritje të gjyqit. Zgjedhjet për ta zëvendësuar atë u anuluan nga Gjykata Kushtetuese. Në një nivel, ndjekja penale muskuloze e politikanëve në detyrë tregon se askush nuk është mbi ligjin, në një vend të njohur për krimin e organizuar dhe marrëveshjet e dyshimta. Por për të pandehur si kryetari i bashkisë së Tiranës, prokurorët specialë janë një forcë “e pazgjedhur, e paprekshme”, tha ai, me “pushtet të pakontrolluara dhe të papërgjegjshme”, një “Frankenstein ballkanik”. Në një letër drejtuar mbështetësve të tij, ai e krahasoi hetimin për punët e tij me një kolonoskopi dhe pyeti: “Cili bos droge i është nënshtruar kësaj? Cili vrasës serial e ka parë të gjithë familjen dhe rrjetin e tij të përfshirë në një hetim?”.
    I pyetur nëse mund të kryejë detyrat e tij zyrtare, Veliaj u përgjigj “mezi”. I pyetur pse u ndalua dhe nuk u lirua me kusht ndërsa priste gjyqin, një nga këshilltarët e tij ligjorë konfirmoi se prokurorët e shohin atë si një rrezik arratisjeje. “Kryesisht lexoj dhe shkruaj në qeli, pa internet, pa kompjuter për të lexuar çështjen time, kam telefonata të kufizuara me gruan dhe nënën”, shkroi Veliaj në përgjigje të pyetjeve nga “The Washington Post”, të cilat ia kaloi vëllai i tij. Veliaj tha se prokurorët i kanë refuzuar kërkesat e tij për t’u takuar me zyrtarët bashkiakë, si dhe me avokatët ndërkombëtarë. Ai mohon çdo shkelje. “Këto akuza janë një shaka e plotë”, shkroi ai. Me ndihmën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, Shqipëria krijoi një organ të pavarur përgjegjës për hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë, krimit të organizuar dhe terrorizmit, i njohur si Gjykata e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ose SPAK, i cili u bë funksional në vitin 2019. Prokurorët specialë kanë ndjekur disa nga figurat më të fuqishme të vendit, përfshirë zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila u padit më parë këtë muaj për ndihmë të dyshuar në manipulimin e një tenderi multimilion dollarësh për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një projekt i kushtueshëm infrastrukturor.
    “Më parë njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo vrimë ferri në mes të Evropës, tani e shohin atë si pjesë të mozaikut evropian”, tha Rama në një intervistë televizive me Euronews në Bruksel. Balluku vazhdon të shërbejë në detyrë dhe i ka mohuar akuzat. Ajo nuk është e vetmja peshk i madh në rrjetë. Në maj, prokurorët e SPAK-ut ngritën padi ndaj Ilir Metës, një ish-president dhe kryeministër, për korrupsion, pastrim parash dhe evazion fiskal, në marrëveshje që përfshinin një vilë luksoze dhe bileta për Beyoncé. Meta i mohon akuzat dhe e kritikoi ashpër prokurorinë, duke e quajtur arrestimin e tij një “rrëmbim” nga një “regjim diktatorial”. Pastaj është Sali Berisha, 81 vjeç, ish-kryeministër dhe udhëheqës i Partisë Demokratike në opozitë, i cili u vu në arrest shtëpiak dhe më pas u akuzua në shtator 2024 nga SPAK për “korrupsion pasiv”, për dyshimin se e ka ndihmuar dhëndrin e tij të përfitojë nga privatizimi i tokës së shpronësuar gjatë epokës komuniste.
    Berisha mohon shkeljet dhe e quajti ndjekjen penale të tij të motivuar politikisht. Celia Marr, një nga këshilltaret ligjore të Veliajt në Londër, tha se ai duhet të lirohet për t’u rikthyer në detyrat e tij zyrtare, ndërkohë që lufton akuzat në gjykatë. “Ai është shumë i etur të rikthehet në detyrat e plota aktive si kryetar bashkie”, tha Marr. Duke u paraqitur para Gjykatës Kushtetuese muajin e kaluar, Veliaj tha: “Mund ta burgosësh një person, por jo të vërtetën e tij. Dhe e vërteta është se mungesa ime nuk ka qenë një zgjedhje, por pasojë e një izolimi të imponuar nga shteti, nëpërmjet një vendimi joproporcional… i cili më privoi jo vetëm nga liria ime, por edhe nga qyteti im, përpara se të provohej ndonjë faj”. I pyetur nga The Post nëse do të ishte më mirë të jepte dorëheqjen dhe të luftonte çështjen e tij penale, Veliaj tha jo. “Kjo do të vendoste një standard ku çdo zyrtar mund të vihet në shënjestër të akuzave të rreme dhe të tradhtojë besimin e votuesve për të shërbyer dhe për të dhënë rezultate”, tha ai.
     

  • Tjetër refuzim! Veliaj kërkoi takim në burg me përfaqësuesit e KE, SPAK: Nuk dha emra konkretë

    Tjetër refuzim! Veliaj kërkoi takim në burg me përfaqësuesit e KE, SPAK: Nuk dha emra konkretë

    Erion Veliaj

    TIRANË-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk e ka pranuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të lejuar Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen që do të mbahet nesër. Por ky nuk është refuzimi i vetëm. SPAK ka refuzuar edhe kërkesën e kryebashkiakut, ku ky i fundit kërkonte të takohej me përfaqësues të misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës në ambjentet e paraburgimit të Durrësi.
    SPAK: Në përgjigje të kërkesave tuaja- Në datën 11.11.2025, përmes një kërkesë dërguar Prokurorisë së Posaçme, i pandehuri Erion Veliaj ka kërkuar lejimin e një takimi zyrtar me përfaqësues të Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, pa specifikuar emrat e tyre. Prokuroria e Posaçme e ka refuzuar kërkesën e tij më datë 18.11.2025, duke e mbështetur në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” (nenet 49 pika 1 dhe 73 pika 1 dhe 2) dhe VKM nr. 209/2022. Sjellim në vëmendjen tuaj, përkundër raportimeve në media, se në Prokurorinë e Posaçme nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga përfaqësuesit e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

    Në kërkesën e tij, Veliaj theksoi se vizita e delegacionit zhvillohet në kuadër të misionit të monitorimit të Kongresit për respektimin e parimeve të demokracisë vendore dhe qeverisjes së mirë në vendet anëtare të Këshillit të Europës. Ai kërkoi që përfaqësuesve të Kongresit t’u mundësohet takimi me të në ambientet e IVEP Durrës, ku aktualisht ndodhet, për të garantuar transparencë dhe informim të drejtë mbi situatën e tij ligjore dhe institucionale.
    Sipas Veliajt, takimi do të shërbente për të sqaruar respektimin e të drejtave të tij si i ndaluar dhe si funksionar publik, në përputhje me nenet 6 dhe 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që garantojnë të drejtën për komunikim dhe përfaqësim. Por një mbledhje e tillë nuk u lejua.
    Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese pranoi ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga post i kryebashkiakut të Tiranës. Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës. Konkretisht Gjykata vlerësoi se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës kur shkarkuan Erion Veliajn me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë. Gjykata arsyetoi se Qeveria ka shkelur të drejtën kushtetuese të Veliajt për një proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk është njoftuar dhe nuk është dëgjuar përpara vendimit për shkarkim.
    Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’ dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI