Biznesmeni Elman Abule, i cili është marrë i pandehur në dosjen e Erion Veliaj, është paraqitur në GJKKO, ku zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës.
Abule akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt dhe ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij me kërkesë të SPAK.
Seanca e kaluar, ku Erion Veliaj ishte i pranishëm u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e dosjes. Ai kërkoi gjithashtu që të mos vendosej në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar si një shkelje të të drejtave të njeriut dhe kushtetuese.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për veprat penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Tag: veliaj
-

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
-

Kërkoi kohë të njihej me dosjen, sot seanca e radhës për Veliajn, biznesmeni Abule mbërrin i pari
erion veliaj dhe abule
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet sot seanca e tadhës në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe personave të tjerë që janë marrë të pandehur. I pari që ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme është biznesmeni Elman Abule, i cili akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt dhe ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij me kërkesë të SPAK.
Ndërkohë Erion Veliaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Ditën e sotme (5 Dhjetor) zhvillohet në GJKKO seanca paraprake për kryetarin e bashkisë së Tiranës.
Seanca e kaluar, ku Erion Veliaj ishte i pranishëm u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e dosjes, e cila është prej më shumë se 60 mijë faqesh.
Veliaj kërkoi gjithashtu që të të mos vendosej në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar si një shkelje të të drejtave të njeriut dhe kushtetuese. Ndërkohë që nuk dihet ende nëse sot vetë Veliaj do të jetë apo jo i pranishëm në seancë.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për veprat penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.Në një seancë të mëparshme avokatët e kryebashkiakut kërkuan që ai të ketë mundësi t’i lexojë në paraburgim të gjitha fashikujt e SPAK, ndërkohë që përveç Veliajt në dosje janë edhe 29 të pandehur të tjerë. Gjatë javës së kaluar avokatët e Veliajt dorëzuan kërkesë në Kushtetuese për shfuqizimin e masës ‘arrest me burg’ ndaj Veliajt, mbasi ata e konsiderojnë si antikushtetues, ndërkohë që më herët e njëjta gjykatë vendosi kundër shkarkimit të tij nga detyra si kryebashkiak./ZËRI
-

Media e njohur në Bruksel: Rasti “Veliaj” zbulon anën e errët të SPAK; një prokurori e fuqishme, që s’jep llogari…
EUReporter ka sjellë një artikull për çështjen e Kryebashkiakut Veliaj, duke e cilësuar çështjen e nisur ndaj tij si shenja të qarta të motivimit politik. EUReporter nënvizon se çështja e Veliajt, mbetet shumë poshtë standardeve evropiane dhe se ajo nxjerr në pah anën e errët të një prokurorie me fuqi të gjera dhe pak llogaridhënie. EUReporter thekson se Veliaj e shndërroi Tiranën nga një qytet i zymtë në një qytet europian.
Shkrimi:
Është vështirë ta teprosh kur përshkruan atë që po ndodh në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Qyteti që Erion Veliaj ndihmoi ta shndërronte nga një relike e zymtë, e mbytur në trafik, në diçka që me të vërtetë duket dhe ndihet evropiane, sot drejtohet, në praktikë, nga një nënkryetar bashkie, ndërsa kryetari i tij i zgjedhur tri herë radhazi qëndron në një qeli burgu në periferi të kryeqytetit. Dhjetë muaj në paraburgim, pesë prej tyre pa pasur as edhe një listë formale akuzash.
Dy firma të njohura ndërkombëtare ligjore, Kasowitz Benson Torres nga Nju Jorku dhe Mishcon de Reya nga Londra, kanë publikuar dy raporte të veçanta (njërin në qershor, dhe një version të përditësuar në tetor) që lexohen si një listim i çdo gjëje që mund të shkojë keq kur zelli kundër korrupsionit përplaset me të drejtat themelore të njeriut. Paraburgim i tepërt, vonesa në ngritjen e akuzës, refuzime të kërkesave për lirim me kusht që mezi marrin mundimin të arsyetohen, trajtim skajshmërisht i pabarabartë i bashkëpandehurve, akses i kufizuar në prova – lista është e gjatë dhe dekurajuese. Përfundimi i tyre është i matur, por i pamëshirshëm: çështja ndaj Veliajt tregon shenja të qarta motivimi politik dhe mbetet shumë poshtë standardeve evropiane.
Ata nuk janë të vetmit që e thonë këtë. Alastair Campbell, aspak tifoz i kryebashkiakëve ballkanikë të qendrës së djathtë, shkroi në ditarin e tij në “The New European” se mbajtja e dikujt me muaj të tërë pa akuzë “nuk është diçka që duhet të ndodhë në një vend që po troket në derën e Bashkimit Evropian”. Ekrem İmamoğlu i Stambollit, jo i panjohur me procese gjyqësore politike, i dërgoi Veliajt një letër publike solidariteti nga qelia e burgut ku ndodhet edhe vetë, duke vënë në dukje paralelet e pakëndshme në të gjithë rajonin.
Edhe Komisioni i Venecias, zakonisht i kujdesshëm, u ka kujtuar të gjithëve, me një gjuhë që vështirë se mund të keqkuptohet, se mbajtja për një kohë të zgjatur në arrest e kryebashkiakëve të zgjedhur, pa gjykim, minon vetë idenë e përfaqësimit demokratik.
Historia e Veliajt meriton të ndalesh pak. Aktivist i shoqërisë civile i kthyer në kryebashkiak, ai fitoi tre zgjedhje radhazi me diferenca që shumica e politikanëve evropianë mund t’i kenë parë vetëm në ëndërr. Sheshi Skënderbej iu kthye këmbësorëve, lumi Lana u pastrua, u ndërtua një rrjet i mirëfilltë biçikletash, u sigurua furnizim 24-orësh me ujë në një qytet që dikur e kishte me orar, për vetëm pak orë në ditë. Transformimi ishte aq i prekshëm sa fitoi çmime ndërkombëtare dhe një afeksion të sinqertë nga shumë banorë të Tiranës. Ai përmendej rregullisht si pasuesi logjik i Edi Ramës, kurdo që kryeministri të vendoste më në fund të tërhiqej.
Pastaj, erdhi SPAK-u, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me akuza për korrupsion pasiv të lidhura me kontrata bashkiake – të nxitura nga një kallëzim anonim. Veliaj këmbëngul se akuzat janë të pabazuara, produkt i një klime të polarizuar politike ku socialistët në pushtet dhe demokratët në opozitë kanë vite që përpiqen t’u fusin në burg figurat kryesore njëri-tjetrit.
Ajo që pasoi ishte një sekuencë gjyqësore që do t’i ngrinte vetullat kudo në kontinent. Arrestim në shkurt, asnjë aktakuzë deri në korrik, shtatëmbëdhjetë kërkesa të dështuara për lirim me kusht, dhe tetëmbëdhjetë bashkëpandehur, nga të cilët shtatëmbëdhjetë janë sot të lirë nën masa relativisht të lehta, ndërsa kryebashkiaku vazhdon të mbetet brenda. Në nëntor, Gjykata Kushtetuese ndërhyri dhe vendosi se Këshilli Bashkiak i Tiranës kishte vepruar në kundërshtim me Kushtetutën kur ia hoqi mandatin; një fitore e rrallë. Megjithatë, edhe pas atij vendimi, SPAK-u thuhet se e pengoi atë të merrte pjesë në mbledhjet e këshillit, duke e kthyer rikthimin teorik në një pezullim praktik.
Raporti i Zgjerimit 2025 i vetë BE-së për Shqipërinë e rrëfen historinë në gjuhë diplomatike: po, ka përparim në rivlerësimin (vetting) e gjyqtarëve dhe në reformat në letër, por mbeten “shqetësime serioze” për zgjatjen e paraburgimit, standardet jokonsistente të prokurorisë dhe rënien e besimit të publikut te gjyqësori. Brukseli e mban trenin e anëtarësimit në lëvizje, ngaqë Ballkani Perëndimor është strategjikisht tepër i rëndësishëm për t’u lënë në pritje, por dosja “Veliaj” ndodhet tashmë në tepër shumë inbox-e në Bruksel, për të qenë e qetë.
Dhe tani, zëra nga përtej Atlantikut po i bashkohen korit. Në një seancë dëgjimore të një nënkomisioni të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, të titulluar “Flashpoint: A Path Toward Stability in the Western Balkans”, vetëm dje – më 2 dhjetor 2025 – kongresmeni republikan Keith Self, kryetar i nënkomisionit për Evropën, paraqiti një vlerësim të zymtë të reformave në drejtësi njëdekadëshe të Shqipërisë – reforma që vetë Uashingtoni ndihmoi t’u sigurohej financimi. “Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur dhe të jashtëzakonshëm në Shqipëri”, tha Self. “Megjithatë, pas dhjetë vitesh zbatim është e udhës të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç ishte parashikuar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar. Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë fakti që stok-u kombëtar i çështjeve të pazgjidhura është rritur nga rreth 16 000 çështje në fillim të reformës në rreth 200.000 sot, duke lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesa të tilla minojnë sundimin e ligjit, besimin e publikut dhe procesin e rregullt ligjor.”
Të ardhura në mes të shqetësimeve më të gjera për tensionet etnike, ndërhyrjet ruse dhe stanjacionin ekonomik në rajon, vërejtjet e Self duken si një kambanë alarmi e qetë: edhe durimi i Amerikës ka kufijtë e vet.
Vetë SPAK-u nuk është një “armik prej kartoni”. Ai u ngrit në vitin 2019 me mbështetje bujare të BE-së dhe SHBA-së pikërisht sepse Shqipërisë i duhej një strukturë e aftë të përballej me përzierjen toksike të korrupsionit politik dhe krimit të organizuar në vend. SPAK-u ka dhënë rezultate: rrjete droge të shkatërruara, gjyqtarë të korruptuar të larguar, miliona në pasuri të sekuestruara.
Por çështja Veliaj, ashtu si më herët ato ndaj ish-presidentit Ilir Meta apo kryebashkiakut të minoritetit grek Fredi Beleri, nxjerr në pah anën e errët të krijimit të një prokurorie me fuqi të gjera dhe me shumë pak llogaridhënie në përditshmëri. Kur suksesi i institucionit matet kryesisht me numrin e “skalpeve” të profilit të lartë që mund t’u ekspozohen partnerëve ndërkombëtarë, tundimi për t’u hedhur mbi emrat më të mëdhenj të disponueshëm – pavarësisht fuqisë së provave apo drejtësisë së procesit – bëhet pothuajse i papërmbajtshëm. Shtoji kësaj një stok kombëtar çështjesh që fryhet në 200.000, dhe ajo që merr është një sistem ku shqiptarët e zakonshëm presin mbi një dekadë për zgjidhje, ndërsa politikanë si Veliaj ngecin mes ingranazheve.
Asgjë nga këto nuk është abstrakte. Një kryebashkiak i zgjedhur me votë të lirë është hequr nga detyra për pjesën më të madhe të një viti pa u gjykuar. Familja e tij e takon nën rregulla strikte të vizitave në burg. Qindra mijëra zgjedhës të Tiranës janë, në fakt, të privuar nga njeriu që zgjodhën për t’u drejtuar qytetin. Kostoja njerëzore është reale, dhe ndihet shumë përtej mureve të burgut.
Shqipëria ndodhet në një udhëkryq. Vendi ka bërë më shumë në dhjetëvjeçarin e fundit për të pastruar gjyqësorin e tij se ç’mendonin të mundur shumë vëzhgues të jashtëm. Megjithatë, raste si ky tregojnë sa të brishta mbeten këto arritje – dhe sa lehtë mund të përdoret retorika antikorrupsion për të rregulluar hesapet politike. Për Bashkimin Evropian, dilema është po aq e mprehtë: sa fort duhet të kritikosh mangësitë në sundimin e ligjit në një vend kandidat, orientimin gjeopolitik të të cilit e ke jetikisht të rëndësishëm? Meqë edhe ligjvënësit amerikanë po kërkojnë tani një rishikim serioz të dështimeve të reformës, presioni po rritet mbi Tiranën për të sjellë rregullime reale, dhe mbi Brukselin për t’i bërë ato rregullime të panegociueshme. -

Erion Veliaj kërkoi heqjen nga ‘kafazi’, sot seanca për kryebashkiakun, ja çfarë pritet
ë GJKKO zhvillohet sot seanca paraprake për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca e kaluar, ku Veliaj ishte i pranishëm u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e dosjes.
Ai kërkoi gjithashtu që të të mos vendosej në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar si një shkelje të të drejtave të njeriut dhe kushtetuese. Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për veprat penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Kujtojmë që më datë 3 nëntor Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Më 27 nëntor, ai iu drejtua sërish Kushtetueses duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të GJKKO, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë për masën ‘arrest me burg’. -

Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn
Gjykata e Posaçme (GJKKO) mblidhet këtë të premte (5 dhjetor) në orën 09:00 për seancën e radhës paraprake për dosjen “Veliaj”, ku pritet të vendosë për kalimin ose jo për gjykim apo rikthim të dosjes në SPAK për hetime të mëtejshme.
Në seancën e mbajtur tre ditë më parë, GJKKO pranoi kërkesën e artikuluar nga Veliaj për më shumë kohë për t’u njohur me aktet. Pjesë e kësaj seance, ishte dhe Kryebashkiaku Veliaj i cili e konsideroi një absurd tragjikomik vonesën e vënies në dispozicion të dosjes ndaj tij.
Të pandehur për këtë dosje janë dhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erjon Veliajt, si dhe 28 persona e shoqëri.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. -

Konfirmim i avokatit/ Veliaj shtyn seancën e nesërme, zbulohet arsyeja
Kryebashkiaku Erion Veliaj vazhdon të shtyjë pambarimisht seancat gjyqësore.
Edhe atë të datës 5 dhjetor, pra ditës së nesërme që pritej të zhvillohej në GJKKO, Erion Veliaj ka kërkuar që të shtyhet.
CNA e ka konfirmuar lajmin nga avokati Maks Haxhia i cili mbron edhe bashkëshorten e zotit Veliaj, zonjën Ajola Xoxa.
Kjo është seanca e tetë gjyqësore që shtyhet nga kryebashkiaku Erion Veliaj që duket qartë se ka frikë të përballet me fakte dhe provat dhe një proces të rregullt ligjor.
Deri dje pretendonte se mbahej në burg pa akuzë ndërkohë që tashmë ka akuzë, ka dokumente, prova, fakte të çuara në gjykatë me një dosje rreth 60 mijë faqe dhe Erion Veliaj nuk shkon të përballet, por i ikën përballjes me drejtësinë.
Maks Haxhia ka gjetur një udhëtim në Malin e Zi, kuptohet për të justifikuar dhe shtyrjen e seancës së radhës ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëpunëtorëve të tij mbi të cilët rëndojnë akuzat e korrupsionit aktiv, ndërsa për kryebashkiakun ka 13 akuza, 9 për korrupsion, për shpërdorim detyre, për pastrim të produkteve të veprës penale, për fshehje të pasurisë, për futjen e sendeve të ndaluara në qeli. -

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës
Me të njëjtën kërkesë si Erion Veliaj, Ilir Meta i është drejtuar GJKKO-së për lë dalë nga burgu, që ai e quan “kafazi i gjykatës”.
Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Posaçme, siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Ilir Meta kërkon të mos vendoset “në kafaz metalik në gjykatë”, pasi sipas tij, është trajtim “poshtërues dhe çnjerëzor”.
“Kjo praktikë duhet menjëherë të ndërpritet dhe i pandehuri duhet të trajtohet me dinjitet dhe sipas standarteve të procesit të rregullt ligjor. Derisa të merren masat që kjo shkelje e dinjitetit njerëzor vendosur me qëllim poshtërues të hiqet, ne nuk do të zhvillojmë seanca gjyqësore. Besojmë dhe shpresojmë se do merren masa për rikthimin e normalitetit dhe gjykimi të vazhdojë sipas standartit të prezumimit të pafajësisë dhe dinjitetit njerëzor”, thuhet në kërkesë.Top Channel
-

Erion Veliaj del për herë të dytë nga burgu, përplaset me prokurorin special në sallën e gjyqit dhe ngre alarmin…
Seanca paraprake për dosjen “Veliaj” për kalimin ose jo për gjykim, u shty sërish në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Gjykata pranoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për t’u njohur me aktet, një e drejtë, që siç tha ai, i është mohuar deri më tani. Në seancë ishte vetë Veliaj, ku paraqiti dy kërkesa themelore, ndërsa debatoi edhe me prokurorin special, Ols Dado. Për t’i garantuar një proces të drejtë ligjor dhe respektim të të drejtave të njeriut, hapi i parë që duhet të bëjë gjykata, sipas Veliajt, është heqja e menjëhershme e kafazit, ku ai qëndron në sallën e gjyqit, sa herë që paraqitet. Qëndrimi në kafaz para trupit gjykues, tha Veliaj, i cenon dinjiteti njerëzor, prezumimin e pafajësisë, të drejtën për mbrojtje efektive dhe krijon perceptimin e të vetë perceptimit të paanshmërisë së gjykatës. “Para pak ditësh unë kam qenë i pranishëm në Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë të vendit dhe aty kam qenë i ulur, jo i mbyllur në kafaz. Nuk pati asnjë shqetësim, asnjë incident, asnjë arsye sigurie. Nëse gjykata më e lartë e Republikës së Shqipërisë ka vlerësuar se unë mund të paraqitem i lirë dhe me dinjitet para saj, është e pakuptimtë që në një gjykatë më të ulët të paraqitem si kërcënim për rendin publik.”, shtoi ai. Po ashtu, Veliaj në fjalën e tij të gjatë para gjykatës radhiti një sërë vendimesh të GJEDNJ-së, e cila thotë se mbajtja e të pandehurve në kafaz dëmton komunikimin me mbrojtësit, kufizon pjesëmarrjen reale dhe të ndërgjegjshme në proces dhe minon të drejtën për një proces të drejtë. Kërkesa tjetër e Veliajt në GJKKO, e përsëritur edhe më herët, ishte ajo që t’i vendoset menjëherë në dispozicion dosja hetimore prej 60 mijë faqesh. “Nuk kam parë asnjë faqe të dosjes, nuk kam pasur asnjë mundësi reale të kuptoj akuzën ndaj meje, nuk kam pasur asnjë mjet për të përgatitur mbrojtjen, dhe kështu, e drejta ime për mbrojtje efektive është shkelur brutalisht dhe në mënyrë të vazhdueshme”, theksoi ai. Për t’iu plotësuar këto dy kërkesa elementare, Veliaj kërkoi edhe shtyrjen e seancës, e cila u përcaktua më 5 dhjetor në orën 09:00, me argumentin që kryebashkiaku të njihet me aktet. Kjo është hera e dytë që Veliaj lë burgin, pasi më herët ai ishte prezent edhe gjatë një seance në Gjykatën Kushtetuese.
Pjesë nga fjala e z. Veliaj
“Është hera e parë që paraqitem personalisht në këtë fazë gjyqësore. Dua ta nis duke e bërë të qartë se kjo vonesë nuk ka ardhur kurrë për mungesë respekti ndaj këtij trupi gjykues, as ndaj gjykatës, e aq më pak ndaj drejtësisë. Përkundrazi, pikërisht sepse besoj dhe e respektoj drejtësinë, pikërisht sepse e respektoj rolin e gjykatës dhe standardet që duhet të udhëheqin një proces të drejtë, kam kërkuar pa asnjë ndërprerje, në gjithë këta muaj, drejtësi dhe standarde të larta në zbatimin e saj. Gjatë gjithë këtyre muajve kam kërkuar vetëm të drejta elementare, të drejta që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ia garanton çdo qytetari pa përjashtim, por që mua, deri më sot, nuk më është bërë e mundur ti ushtroj. Kam kërkuar dinjitet dhe të kem akses të plotë, të pakufizuar dhe real, si dhe kohën e kushtet e nevojshme për të lexuar aktet, provat dhe çdo deklarim mbi të cilat është ndërtuar akuza që më ka sjellë para Jush dhe më ka vendosur në izolim. Fakti që është dashur një kohë kaq e gjatë për të më vënë në dispozicion një dosje që është bërë jo vetëm shkak i heqjes së lirisë sime, por edhe i largimit faktik nga ushtrimi i funksioneve të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, po kthehet në një absurd tragjikomik. Dhe këtë e them me shumë keqardhje dhe me respekt të plotë për këtë gjykatë: vonesa dhe pengesat e vazhdueshme krijojnë panoramën e një paragjykimi të plotë të çështjes, si dhe të trajtimit të të drejtave të mia kushtetuese jo si detyrime solemne të shtetit, por si pengesa që duhen anashkaluar në funksion të një procesi, që duket sikur kërkohet të zhvillohet shpejt, të mbyllet shpejt dhe të dëgjohet sa më pak. Fakti që mua personalisht, nuk më është vënë ende në dispozicion një kopje fizike e akteve, si dhe koha minimale për t’u njohur me një akuzë të ndërtuar mbi rreth 60 mijë faqe, flet qartë për fatin procedural që po i përgatitet këtij procesi. Një volum i tillë dokumentesh, që do të kishte sfiduar edhe gjykimet më të rënda të historisë moderne nga Nurembergu deri tek Tribunali i Tokios, po përdoret këtu jo për të zbardhur të vërtetën, por për të bërë praktikisht të pamundur ushtrimin e së drejtës sime kushtetuese për t’u mbrojtur. Në këto kushte, është e qartë se procesi rrezikon të humbasë karakterin e tij gjyqësor dhe të kthehet në një procedurë formale ku volumi i akteve zëvendëson dijeninë, ndërsa mungesa e aksesit zëvendëson mbrojtjen. Ndaj, znj. Gjyqtare, jam para jush sot për të paraqitur dy kërkesa themelore, kërkesa të cilat nuk burojnë nga statusi im publik, por nga atributi im më i thjeshtë dhe më i rëndësishëm: ai i qytetarit të Republikës së Shqipërisë. Nëse këto kërkesa nuk pranohen, atëherë faktikisht po më përjashtoni nga ky proces gjyqësor, një proces i cili as nuk është nisur nga unë dhe as nuk ka ardhur me iniciativën time. Unë jam thirrur nga kjo gjykatë të marr pjesë në një procedim penal. Por, nëse nuk më bëhen të ditura të gjitha aspektet e tij, nëse nuk më garantohet e drejta për t’u mbrojtur dhe nëse nuk trajtohem me dinjitetin që i takon çdo qytetari të këtij vendi, çdo qytetari që beson në standardet evropiane të procesit të drejtë, atëherë më keni treguar “derën” në mënyrë më cinike të mundshme. Në atë moment, gjykata e ka konsideruar prezencën time dhe pjesëmarrjen time jo të panevojshme, por të pakuptimtë, sepse nuk mund të ketë pjesëmarrje reale aty ku mungon mbrojtja reale.
KërkesatHeqjen e menjëhershme të masës së vendosjes në kafaz, në përputhje me standardet detyruese të KEDNJ dhe jurisprudencën e GJEDNJ, që e konsiderojnë këtë praktikë trajtim poshtërues, paragjykues dhe të papajtueshëm me nenet 3 dhe 6 të Konventës.
Vënien e plotë dhe të menjëhershme në dispozicion të akteve të dosjes në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, që më mundëson të jem realisht i informuar për akuzën dhe të kem kohën e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes sime.
Shtyrjen e procedurës, derisa kjo e drejtë elementare, e drejta për t’u mbrojtur, të më garantohet në mënyrë të plotë dhe efektive. Asnjë proces i drejtë nuk mund të vazhdojë pa respektuar këto tre kushte minimale.Unë jam këtu i thirrur nga ana Juaj, për t’u mbrojtur, jo për t’u poshtëruar. Jam këtu si një i qytetar i një vendi demokratik dhe të lirë që kërkon të drejtën e tij, por gjithashtu edhe si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i vetëdijshëm se ky proces prek jo vetëm lirinë time, por edhe parimet më themelore mbi të cilat ndërtohet drejtësia në këtë vend dhe për të cilat si një i votuar kam pjesën time të përgjegjësisë. Dua ta them qartë: drejtësia nuk ndërtohet mbi kafaze, nuk ndërtohet mbi perceptime kriminalizuese dhe nuk ndërtohet duke shkelur të drejtën themelore të mbrojtjes. Unë pres drejtësi me standarde evropiane ose refuzoj të bëhem pjesë e një procedure poshtëruese që nuk e meriton asnjë qytetar i këtij vendi. E nderuara gjykatë, me besimin e plotë për përmbushjen e një procesi të rregullt ligjor kërkoj vendimmarrjen tuaj për këto kërkesa”, tha dje ndër të tjera Veliaj.
Çfarë ka ndodhur?
Ndërkohë kujtojmë se z. Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave si dhe pastrim parash. E përshirë në këtë dosje është edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Më datë 3 nëntor, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Më 27 nëntor, ai iu drejtua sërish Kushtetueses duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të GJKKO, Apelit të Posaçëm si edhe Gjykatës së Lartë për masën “arrest me burg”. -

Preç Zogaj: Trajtimi i Veliajt në paraburgim është i kritikueshëm
Mënyra se si po zhvillohet përballja ligjore mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe prokurorit të SPAK, Olsi Dado, ka qenë tema qendrore e emisionit “Trialog” në RTSH.
Në panelin e drejtuar nga Alba Alishani, analisti dhe shkrimtari Preç Zogaj ka bërë një analizë të dyfishtë: nga njëra anë duke njohur betejën e pashmangshme me drejtësinë dhe nga ana tjetër duke kritikuar ashpër kushtet e trajtimit të Veliajt si i paraburgosur.
Beteja në “arenë”
Sipas Zogajt, faza e hetimeve sekrete ka mbaruar dhe tashmë palët janë “në arenë”. Ai theksoi se Veliaj ka të drejtë të plotë ligjore të marrë çdo material të dosjes.
“I akuzuari duhet të jetë në dijeni për çdo fjalë që thuhet e shkruhet në adresë të tij. Taktika e zvarritjes është në drejtësinë tonë, por beteja reale e Veliajt tani është me akuzën,” tha Zogaj.
Kritika për “kafazin”
Pika më e fortë e diskutimit ishte qëndrimi i Zogajt mbi masat e sigurisë fizike në paraburgim. Analisti u shpreh i rezervuar dhe kritik ndaj futjes së kryebashkiakut në “kafaz”, një masë që, sipas tij, duhet të rezervohet për individë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
“‘Kafazi’ i rezervohet kriminelëve që kanë bërë krime të rënda. Nuk besoj se Veliaj është në këto kushte dhe nuk e kuptoj këtë qëndrim. Masat që po zbatohen në paraburgim ndaj tij nuk janë të drejta, janë të ashpra dhe të kritikueshme,” deklaroi Zogaj.
Ai nënvizoi se, pavarësisht akuzave që do t’i shqiptojë prokurori, prezumimi i pafajësisë mbetet thelbësor dhe individi duhet të gjykohet mbi prova, jo mbi masa kufizuese demonstrative. -

Kalimi ose jo i dosjes për gjykim, shtyhet seanca në GJKKO për kryebashkiakun Veliaj, ja kur pritet të mbahet e radhës
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë kohë që të njohë aktet e dosjes. Në bazë të vendimit të gjykatës, seanca ndaj Veliajt do të zhvillohet të premten në orën 09:00. Në një seancë të mëparshme, avokatët e kryebashkiakut kishin kërkuar që ai të ketë mundësi të shqyrtojë të gjitha materialet e SPAK-ut gjatë qëndrimit në paraburgim.
Gjithashtu, gjatë javës së kaluar, avokatët e Veliajt depozituan një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e masës “arrest me burg”, duke argumentuar se kjo është e papajtueshme me Kushtetutën.
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pasi, Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet.
Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Ndërsa më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.
Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.