Tag: veliaj

  • Çfarë po ndodh në burgun e Durrësit? Avokatja e Popullit dhe 2 komisionerë vizitojnë Veliajn në qeli

    Çfarë po ndodh në burgun e Durrësit? Avokatja e Popullit dhe 2 komisionerë vizitojnë Veliajn në qeli

    Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, së bashku me dy komisionerët Ahmet Prençi dhe Besnik Dedja, kanë kryer sot një vizitë në burgun e Durrësit, ku ndodhet i paraburgosur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
    Sipas burimeve për mediat, vizita u realizua pas një ankese të bërë nga Veliaj dhe kishte për qëllim shqyrtimin e kushteve të paraburgimit dhe garantimin e respektimit të të drejtave të tij.

  • Avokatja e Popullit dhe 2 komisionerë vizitojnë kryebashkiakun Veliaj në burgun e Durrësit

    Avokatja e Popullit dhe 2 komisionerë vizitojnë kryebashkiakun Veliaj në burgun e Durrësit

    Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, së bashku me komisionerët Ahmet Prençi dhe Besnik Dedja, zhvilluan sot një vizitë në ambientet e burgut të Durrësit, ku ndodhet në paraburgim prej disa muajsh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
    Vizita e përfaqësuesve të institucionit të Avokatit të Popullit mësohet se u realizua pas një ankese të paraqitur nga vetë Veliaj.
    Ankesat e Veliajt raportohet se kanë qenë prej kohësh në verifikim, por sot kryesuesja e institucionit e ka vizituar nga afër kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës.

  • Veliaj e paditi/ Kalaja: Nuk bëj asnjë hap pas

    Veliaj e paditi/ Kalaja: Nuk bëj asnjë hap pas

    Aulon Kalaja ka bërë me dije se është paraqitur në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Penale për tu përballur me padinë për shpifje të bërë nga Erion Veliaj.
    Kalaja deklaroi se seanca është shtyrë pasi Veliaj nuk ka qenë i pranishëm se ndodhet në burg.
    Seanca është shtyrë për në datën 12 nëntor ora 12:00 dhe gjyqtarja ka vendosur se Veliaj duhet të vijë nga burgu dhe të dalë para gjykatës.
    Sipas gjyqtares në rast se Veliaj nuk do të paraqitet çështja do të pushohet.
    Kalaja ka theksuar se nuk do të bëjë asnjë hap pas deri në përballjen me Veliajn për të kuptuar se kush është shpifësi.
    “Të nderuar miq, sipas fletë-thirrjes, u paraqita në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Penale, për t’u përballur me padinë për shpifje që, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj meje.
    I pregatitur me fakte dhe prova dhe duke mos u tërhequr nga asnjë deklaratë publike e imja, prita Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, në gjykatë, por ai nuk erdhi.
    Gjyqtarja e çështjes e shtyu senacën me datë 12 nëntor, ora 12:00, duke vendosur se Veliaj duhet të vijë nga burgu dhe të dalë para gjykatës.
    Kësisoj të mos shmanget nga padia që e ngritur po vetë dhe është ndjerë i fyer dhe i lënsuar. Në rast se nuk vjen cilësoi gjyqtarja, çështja do të pushohet, sipas ligjit.
    Ndërkohë unë pres përballje dhe nuk do të bëj asnjë hap pas. Do të ndahet një herë e mirë se kush është shpifës dhe përse hapen të tilla çështje ndaj meje në gjykatë.
    Sinqerisht Aulon”, shkruan Aulon Kalaja.

  • “E prita Veliajn, por nuk erdhi”/ Aulon Kalaja: Seanca u shty më 12 nëntor, kryebashkiaku duhet të vijë nga burgu në gjykatë

    “E prita Veliajn, por nuk erdhi”/ Aulon Kalaja: Seanca u shty më 12 nëntor, kryebashkiaku duhet të vijë nga burgu në gjykatë

    Këtë të enjte është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës, për padinë për shpifje që Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj Aulon Kalasë.

    Në një reagim në rrjetet sociale, Aulon Kalaja shprehet se Veliaj nuk u paraqit sot në gjykatë, por do të jetë në seancën e radhës më 12 nëntor.
    “Të nderuar miq, sipas fletë-thirrjes, u paraqita në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Penale, për t’u përballur me padinë për shpifje që, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj meje.
    I pregatitur me fakte dhe prova dhe duke mos u tërhequr nga asnjë deklaratë publike e imja, prita Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, në gjykatë, por ai nuk erdhi.
    Gjyqtarja e çështjes e shtyu seancën me datë 12 nëntor, ora 12:00, duke vendosur se Veliaj duhet të vijë nga burgu dhe të dalë para gjykatës. Kësisoj të mos shmanget nga padia që e ngritur po vetë dhe është ndjerë i fyer dhe i lënsuar. Në rast se nuk vjen cilësoi gjyqtarja, çështja do të pushohet, sipas ligjit.
    Ndërkohë unë pres përballje dhe nuk do të bëj asnjë hap pas. Do të ndahet një herë e mirë se kush është shpifës dhe përse hapen të tilla çështje ndaj meje në gjykatë“-shkruan Kalaja.

    Top Channel

  • Padija për shpifje/ Aulon Kalaja: E prita në gjykatë Veliajn, por s’erdhi

    Padija për shpifje/ Aulon Kalaja: E prita në gjykatë Veliajn, por s’erdhi

    Këtë të enjte është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës, për padinë për shpifje që Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj Aulon Kalasë.

    Në një reagim në rrjetet sociale, Aulon Kalaja shprehet se Veliaj nuk u paraqit sot në gjykatë, por do të jetë në seancën e radhës më 12 nëntor.
    “Të nderuar miq, sipas fletë-thirrjes, u paraqita në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Penale, për t’u përballur me padinë për shpifje që, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj meje.
    I pregatitur me fakte dhe prova dhe duke mos u tërhequr nga asnjë deklaratë publike e imja, prita Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, në gjykatë, por ai nuk erdhi.
    Gjyqtarja e çështjes e shtyu seancën me datë 12 nëntor, ora 12:00, duke vendosur se Veliaj duhet të vijë nga burgu dhe të dalë para gjykatës. Kësisoj të mos shmanget nga padia që e ngritur po vetë dhe është ndjerë i fyer dhe i lënsuar. Në rast se nuk vjen cilësoi gjyqtarja, çështja do të pushohet, sipas ligjit.
    Ndërkohë unë pres përballje dhe nuk do të bëj asnjë hap pas. Do të ndahet një herë e mirë se kush është shpifës dhe përse hapen të tilla çështje ndaj meje në gjykatë“-shkruan Kalaja.
     

  • PS rrëzoi interpelancën me Ballukun/ Balliu u tund prangat: Do përfundoni në qeli si Veliaj dhe Beqaj

    PS rrëzoi interpelancën me Ballukun/ Balliu u tund prangat: Do përfundoni në qeli si Veliaj dhe Beqaj

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu duke folur nga foltorja e Kuvendit u tha socialistëve se po luftojnë për t´i mbushur xhepat Edi Ramës. Balliu kishte marrë vete edhe prangat, duke thënë se nëse vijohet me aferat siç ka ndodhur deri tani, ministrat do të përfundojnë të arrestuar si kreu i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
    Balliu u shpreh se për të vjedhur është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, pasi nuk është bërë kolaudimi i rrugës.
    Edhe pse nuk ishte e pranishme, Balliu iu drejtua Ballukut duke i thënë se “ka mundësinë të thotë të vërtetën se kush i ka dhënë urdhrat”.
    Balliu deklaroi se “Balluku duhet të bëhet një pentito dhe mos ndjekë rrugën e gjyshit të saj, Beqir Balluku”.
    Për tunelin e Llogarasë, deputeti demokrat tha se “punët i ka bërë kompania ‘Gjoka Konstruksion’, ndërsa paratë i ka marrë kompania turke.
    “Balluku ka sot mundësinë të thotë të vërtetën se nga kush i erdhi urdhri dhe të mos fshihet, por babëzia nuk njeh asnjë limit moral. Ju për të vjedhur para keni rrezikuar edhe jetën e qytetarëve shqiptarë, duke mos bërë as kolaudimin e rrugës. Ju doni të justifikoheni dhe të thoni nuk e kemi marrë në dorëzim, e ka fajin operatorit.
    Në të gjithë këtë tender, nuk merrni as mundimin të fshiheni. Punët i bën Gjoka, që nuk ndodhet në asnjë letër, as si kontraktor dhe as si nën kontraktor, por punët i kryen gjoka dhe paratë i merr kompania turke.
    Ky është gjeokorrupsion. SI ka mundësi që në këtë vend bëhet me telefona, por kjo është republika e Palloshit, ky është realiteti. Kjo është republika e banalitetit, me fjalë të ndyra që përdoren nga ministra që i mbani me vite. Kjo zonjë ka mundësinë sot të bëhet pentito dhe të thotë të vërtetën, mos bëhet si gjyshi i saj. Zgjohuni sa nuk është vonë. Do ikni si Veliaj e Beqaj. Po luftoni të mbushni xhepat e tij”, tha nder të tjera Balliu duke tundur prangat.

  • DW: Çështja Veliaj, precedent i pazakontë në Gjykatën Kushtetuese

    DW: Çështja Veliaj, precedent i pazakontë në Gjykatën Kushtetuese

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i marrë më 3 nëntor, i dha fund ngërçit institucional duke vendosur t’i kthejë kompetencat kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me këtë vendim, zgjedhjet e shpallura për Tiranën për datën 9 nëntor nuk do të zhvillohen dhe Veliaj mbetet në detyrë deri në përfundim të mandatit të tij.
    Përplasja testoi funksionimin e shtetit të së drejtës
    Kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt të këtij viti, ndërsa procesi i shkarkimit të tij krijoi një përplasje mes institucioneve më të larta të shtetit. Juristi Jordan Daci, profesor i asociuar, e cilëson rastin si një precedent të pazakontë në historinë kushtetuese të vendit, rast për të cilin u bë e domosdoshme ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese për të korrigjuar veprime të gabuara nga disa institucione njëherësh.
    “Sfida më e madhe kushtetuese u shkaktua nga pakujdesia e Presidentit të Republikës dhe më pas nga vendimmarrja e Këshillit të Ministrave”- thotë Daci për DW. “Nëse Gjykata nuk do të kishte pezulluar zbatimin e vendimit, Shqipëria do të përballej me dështim të plotë kushtetues.”
    Precedent i pazakontë
    Rasti përbën një precedent të pazakontë edhe sepse, për herë të parë, në një çështje të tillë para Gjykatës Kushtetuese mori pjesë një person në paraburgim. Po ashtu u zbatua për herë të parë neni 62 i Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku që mungon për tre muaj rresht. Por, sipas Dacit, ky nen “u interpretua në mënyrë të gabuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën”, e cila në nenin 115 përcakton qartë se shkarkimi mund të bëhet vetëm për “shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjit”.
    Gjykata Kushtetuese vlerësoi se mungesa fizike e kryebashkiakut, nëse nuk është rezultat i vullnetit të tij, nuk mund të konsiderohet shkak për shkarkim. “Pavarësisht se çfarë parashikon ligji për vetëqeverisjen vendore, asgjë nuk përbën shkelje të rëndë, nëse nuk cilësohet si e tillë nga vetë Kushtetuta”- shpjegon Daci. “Ose ligji duhet shpallur jokushtetues, ose duhet interpretuar në përputhje me Kushtetutën, siç bëri Gjykata” – shton ai.
    Pasojat në administrimin e Bashkisë
    Bashkia e Tiranës, ku jeton rreth një e treta e popullsisë së Shqipërisë dhe ku përqendrohen shumica e shërbimeve publike, është njësia më e madhe vendore e vendit. Për muaj me radhë ajo është drejtuar në mungesë të kryetarit nga katër nënkryetarë të rinj, të emëruar më 31 korrik pas dorëheqjes së ekipit të mëparshëm. Emërimet u zyrtarizuan në kuadër të një “rifreskimi të drejtimit vendor” të kërkuar nga kryeministri Edi Rama, në një periudhë kur Erion Veliaj ndodhej në paraburgim.
    Sipas juristit Jordan Daci, kjo mënyrë funksionimi ka qenë jokushtetuese pasi “nënkryetari mund të zgjidhet vetëm nga kryetari, jo në bazë të delegimit”. “Kjo është kompetencë e padelegueshme” – shpjegon juristi për DW. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i kthen Veliajt kompetencat e plota, sipas Dacit, i jep fund një periudhe të zgjatur paqartësie në drejtimin e saj.
    Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
    DW

  • Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, DW: Precedent i pazakontë, pasojat në administrimin e Bashkisë

    Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, DW: Precedent i pazakontë, pasojat në administrimin e Bashkisë

    PROTESTAT PER SHKARKIMIN E VELIAJT

    TIRANË- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i marrë më 3 nëntor, i dha fund ngërçit institucional duke vendosur t’i kthejë kompetencat kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me këtë vendim, zgjedhjet e shpallura për Tiranën për datën 9 nëntor nuk do të zhvillohen dhe Veliaj mbetet në detyrë deri në përfundim të mandatit të tij.
    Përplasja testoi funksionimin e shtetit të së drejtës
    Kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt të këtij viti, ndërsa procesi i shkarkimit të tij krijoi një përplasje mes institucioneve më të larta të shtetit. Juristi Jordan Daci, profesor i asociuar, e cilëson rastin si një precedent të pazakontë në historinë kushtetuese të vendit, rast për të cilin u bë e domosdoshme ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese për të korrigjuar veprime të gabuara nga disa institucione njëherësh.
    “Sfida më e madhe kushtetuese u shkaktua nga pakujdesia e Presidentit të Republikës dhe më pas nga vendimmarrja e Këshillit të Ministrave”- thotë Daci për DW. “Nëse Gjykata nuk do të kishte pezulluar zbatimin e vendimit, Shqipëria do të përballej me dështim të plotë kushtetues.”
    Precedent i pazakontë
    Rasti përbën një precedent të pazakontë edhe sepse, për herë të parë, në një çështje të tillë para Gjykatës Kushtetuese mori pjesë një person në paraburgim. Po ashtu u zbatua për herë të parë neni 62 i Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku që mungon për tre muaj rresht. Por, sipas Dacit, ky nen “u interpretua në mënyrë të gabuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën”, e cila në nenin 115 përcakton qartë se shkarkimi mund të bëhet vetëm për “shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjit”.
    Gjykata Kushtetuese vlerësoi se mungesa fizike e kryebashkiakut, nëse nuk është rezultat i vullnetit të tij, nuk mund të konsiderohet shkak për shkarkim. “Pavarësisht se çfarë parashikon ligji për vetëqeverisjen vendore, asgjë nuk përbën shkelje të rëndë, nëse nuk cilësohet si e tillë nga vetë Kushtetuta”- shpjegon Daci. “Ose ligji duhet shpallur jokushtetues, ose duhet interpretuar në përputhje me Kushtetutën, siç bëri Gjykata” – shton ai.
    Pasojat në administrimin e Bashkisë
    Bashkia e Tiranës, ku jeton rreth një e treta e popullsisë së Shqipërisë dhe ku përqendrohen shumica e shërbimeve publike, është njësia më e madhe vendore e vendit. Për muaj me radhë ajo është drejtuar në mungesë të kryetarit nga katër nënkryetarë të rinj, të emëruar më 31 korrik pas dorëheqjes së ekipit të mëparshëm. Emërimet u zyrtarizuan në kuadër të një “rifreskimi të drejtimit vendor” të kërkuar nga kryeministri Edi Rama, në një periudhë kur Erion Veliaj ndodhej në paraburgim.
    Sipas juristit Jordan Daci, kjo mënyrë funksionimi ka qenë jokushtetuese pasi “nënkryetari mund të zgjidhet vetëm nga kryetari, jo në bazë të delegimit”. “Kjo është kompetencë e padelegueshme” – shpjegon juristi për DË. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i kthen Veliajt kompetencat e plota, sipas Dacit, i jep fund një periudhe të zgjatur paqartësie në drejtimin e saj.
    Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie./DW

  • Veliaj mbetet kryebashkiak i Tiranës/ ‘Karrigia’ që përfshiu në “luftë ligjore” 4 institucionet shtetërore

    Veliaj mbetet kryebashkiak i Tiranës/ ‘Karrigia’ që përfshiu në “luftë ligjore” 4 institucionet shtetërore

    Loreta Koleci

    TIRANË-Nuk ka zgjedhje në Tiranë, Erion mbetet kryetar i Bashkisë mbetet Erion Veliaj. Por le të kthehemi pas në kohë për të parë kronologjinë e gjithë ngjarjes, nga shkarkimi, te vendimi i qeverisë, dekreti i Begajt, e deri tek mbrojtja e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese rreth 7 orë.
    Saga e ngjarjeve nisi pikërisht brenda familjes socialiste, më 11 shtator, kur Rama nga Asambleja e PS-së njoftoi se në kryeqytet duhej të mbaheshin urgjentisht zgjedhje, madje duke shpallur edhe kandidaturën e Ogerta Manastirliut. Pas kësaj deklarate, Këshilli Bashkiak i Tiranës u mblodh më 23 shtator, ku të gjithë këshilltarët e partive bashkuan votat. Veliaj u shkarkua me 50 vota nga posti i kryebashkiakut, me argumentin e mosparaqitjes për tre muajsh në bashki, pasi ai ndodhet në burg që nga 10 shkurti i këtij viti. Veliaj kërkoi të dëgjohej dhe të ishte i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, por kërkesa e tij u hodh poshtë. Më 24 shtator, prefekti i Tiranës përcolli kërkesën e Këshillit Bashkiak drejt Kryeministrisë për miratim. Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave miratoi kërkesën e Këshillit Bashkiak, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë.

    Me firmën e Presidentit Bajram Begaj, më 1 tetor u vendos që zgjedhjet e parakohshme të mbaheshin më 9 nëntor. Por shkarkimi i tij ndodhi pa u respektuar afati 15 ditor i Erion Veliajt për të ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi që jep verdiktin. Në këto kushte Veliaj ankimon në Gjykatën Kushtetuese vendimet e 3 institucioneve ligjvënëse për shkarkimin e tij.
    Rreth një javë më vonë, situata u përmbys, Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 nëntorit. Në arsyetimin e vendimit, Gjykata Kushtetuese theksoi se, nëse do mbahej në fuqi dekreti i Begajt, do të sillte pasoja të pariparueshme për Erion Veliajn. Pas ankimit të vendimit nga Veliaj, në Gjykatën Kushtetuese u mbajt seanca më 31 tetor, një seancë e cila zgjati 7 orë, ku të gjitha palët u dëgjuan. Ndryshe nga mbledhja në Këshillin Bashkiak Veliaj ishte i pranishëm, ku dëshmoi edhe për publikun. Ai iu përgjigj pyetjeve nga gjyqtarët, përfaqësuesit ligjorë të Qeverisë, si dhe përfaqësuesit ligjorë të Presidencës. Vendimi erdhi brenda një afati rekord, nga 30 ditë të përcaktuara, Gjykata doli me vendimin pas tre ditësh.
    Gjykata Kushtetuese vendosi që Veliaj të mbetet në krye të Bashkisë së Tiranës. Trupa gjykuese votoi me 5 vota pro dhe 3 kundër, në favor të Veliajt. Përmes vendimit zyrtar, Gjykata Kushtetuese argumentoi se shkarkimi i Veliajt mund të bëhej vetëm në bazë të nenit 115 të Kushtetutës, pra vetëm për shkelje të rënda kushtetuese. Gjykata u shpreh se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës kur shkarkuan Erion Veliajn me argumentin se ai nuk ishte paraqitur në detyrë për 3 muaj.
    Po ashtu, Gjykata arsyetoi se Qeveria ka shkelur të drejtën kushtetuese të Veliajt për një proces të rregullt dhe ligjor, pasi ai nuk është njoftuar apo nuk është dëgjuar përpara marrjes së vendimit për shkarkimin. Pra, skenari për zgjedhje në Tiranë ra!
    Ajo që u pa pas vendimit të Kushtetueses ishte festa me fishekzjarre pranë paraburgimit ku qëndron Erion Veliaj në Durrës. Ndërsa nga kampi i kundërshtarëve nuk pati festë, por reagime të menjëhershme që erdhën nga dy kandidatët: Florjan Binaj dhe Arlind Qori. Kandidati i pavarur, i mbështetur nga opozita, Florjan Binaj, deklaroi përmes rrjeteve sociale se kurdo që të mbahen zgjedhjet ai do të jetë i gatshëm për të kandiuar, pasi qytetetarët e Tiranës presin ndryshimin. Ndërsa Arlind Qori, përmes një video-mesazhi, u shpreh se ky vendim ka ardhur i komanduar nga Rama, si pasojë e përçarjes së Partisë Socialiste dhe si tregues se pushtetit të mazhorancës po i vjen fundi.
    Ndërsa një reagim erdhi nga kreu i qeverisë, Edi Rama, Ai u shpreh se kushdo që ka në dorë të ndihmojë zgjidhjen e ngërçit, duke iu referuar zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, duhet të ketë parasysh se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim.
    Se si do të vijojë puna në Bashkinë e Tiranës me kryetarin e arrestuar, mbetet për t’u parë!/ZËRI

  • Pritet furtunë në Bashkinë e Tiranës, Veliaj gati fshesën për nënkryetarë dhe drejtorët e Belës, kushtetuesja rikthen..

    Pritet furtunë në Bashkinë e Tiranës, Veliaj gati fshesën për nënkryetarë dhe drejtorët e Belës, kushtetuesja rikthen..

    Erion Veliaj ka rimarrë zyrtarisht pozitat e tij si kryebashkiak i Tiranës, pas një periudhe të gjatë dhe të tensionuar që filloi në shkurt të këtij viti, kur ai u arrestua. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e riktheu Veliajn në detyrë, duke shfuqizuar të gjithë procesin e shkarkimit të tij. Ky vendim ka krijuar një atmosferë të re në Bashkinë e Tiranës, e cila pritet të përballet me ndryshime të rëndësishme. Pas rikthimit të tij në detyrë, Veliaj tashmë është në një pozicion të fuqishëm për të pastruar administratën nga rrënjët që gjatë kohës së shkarkimit të tij ka lëshuar zv.kryeministrja Belinda Balluku. Pas përjashtimit të Veliajt, në fushatë doli Ogerta Manastirliu për t’i zënë vendin, ndërsa drejtimin e skuadrës e mbante Belinda Balluku, njeriu që Rama e kishte ngarkuar për fushatën e kryeqytetit dhe personi që merrej me punët.
    Balluku, e cila në zgjedhjet e fundit kishte marrë një rezultat rekord në Fier me 12 deputetë, shihej si modeli efektiv i mbledhjes së votave, një model që Rama synonte ta aplikonte në Tiranë. Me këtë në mendje, ai e piketoi Ballukun në krye të punëve të Tiranës në asamblenë e datës 11 Shtator. Gjatë kësaj kohe, Balluku vendosi njerëzit e saj në Bashki, të cilët nuk pritet ta kenë të gjatë me rimarrjen sërish të çelësave të zyrës së kryebashkiakut të Tiranës.
    Pritet t’iu vihet fshesa dhe nënkryetarëve të rinj të Bashkisë së Tiranës që u vendosën disa javë më parë me bekimin e Ramës dhe Ballukut. Ishte Belinda që bëri intervista me drejtorët përpara se ata të merrnin detyrëm. Me rikthimin e Veliajt në detyrë, është e qartë që Bashkia e Tiranës është në prag të një periudhe turbulente. Ky proces pastrimi i administratës ka gjasa të ketë një ndikim të fortë në dinamiken e pushtetit në kryeqytet. Veliaj tani është në pozicionin e duhur për të rikthyer gjithçka nën kontroll dhe për të rivendosur një administratë që është plotësisht e besuar dhe e kontrolluar nga ai dhe nga ekipi i tij.
    Si nisi aksioni i Ramës për ta hequr qafe Veliajn
    Puna për nxjerrjen e Veliajt nga zyra e bashkisë së Tiranës nisi papritur më 11 shtator, në Asamblenë e Partisë Socialiste, kur Rama shpalli Ogerta Manastirliun si kandidate për Tiranën dhe Belinda Ballukun si drejtuesen e fushatës së zgjedhjeve të ardhshme. Vetëm gjashtë ditë më pas, më 17 shtator, këshilltarët socialistë nënshkruan kërkesën për shkarkim, nën një klimë të fortë presioni politik. Vendimi u vulos më 23 shtator, në një mbledhje të Këshillit Bashkiak ku PS dhe PD votuan bashkë, dhe menjëherë pas kësaj Rama firmosi dekretin e shkarkimit.
    Presidenti Begaj nuk humbi kohë: më 1 tetor shpalli datën e zgjedhjeve të parakohshme për Tiranën. Tani, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i gjithë ky proces shpallet nul. Kushtetuesja gjykoi se Këshilli Bashkiak, kryeministri dhe presidenti kanë shkelur nenin 115 të Kushtetutës, i cili përcakton qartë se një kryetar bashkie mund të shkarkohet vetëm për “shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”. Duke i kthyer Erion Veliajt çelësat e zyrës në Bashki, Kushtetuesja rrëzoi automatikisht edhe garën e nisur për kryeqytetin mes Ogerta Manastirliut, Florian Binajt dhe Arlind Qorit. Por, përtej përpjekjeve të Erion Veliajt për çelësin e zyrës në bashki, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një sinjal për atë që duket si çelësi që hap dyert e një lufte të re në Partinë Socialiste, mes Veliajt Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.