Tag: veçori

  • WhatsApp po teston një veçori për të frenuar lajmet e rreme me anë të AI

    WhatsApp po teston një veçori për të frenuar lajmet e rreme me anë të AI

    Meta po punon për një veçori të WhatsApp që ju lejon të verifikoni dezinformatat dhe lajmet e rreme në biseda, në kohë reale dhe pa dalë nga aplikacioni.

    Butoni quhet Ask Meta AI dhe u zbulua nga faqja e specializuar WaBetaInfo në një përditësim të aplikacionit Android, numër 2.25.23.24.

    Për të verifikuar përmbajtjen e një lajmi, zgjidhni “Ask Meta AI” nga menyja e aplikacionit dhe përmbajtja do të përcillet automatikisht te chatbot-i i Metës, të cilit përdoruesi do t’i bëjë një pyetje specifike. Për momentin, funksioni është i disponueshëm vetëm për disa përdorues si provë dhe gradualisht do të shpërndahet për të gjithë. Kompania e Mark Zuckerberg synon të frenojë përhapjen e dezinformatave, të cilat përhapen me shpejtësi përmes chat-it, përfshirë edhe përmes letrave zinxhir. Në të kaluarën, platforma madje ka prezantuar një funksion për të kufizuar përçimin e tepërt të mesazheve. Mbetet për t’u parë se si do të funksionojë sistemi, i cili mbështetet në inteligjencën artificiale, pa mbikëqyrje njerëzore.

    Ndër veçoritë e tjera të reja që vijnë në WhatsApp, sipas faqes së internetit WaBetaInfo, ekziston edhe një cilësim i ri për mesazhet kalimtare që zhduken pas një kohe të caktuar nga përdoruesi dhe që prezanton mundësinë për të zgjedhur kohëmatës më të shkurtër se ata që janë aktualisht në dispozicion, duke prezantuar dy opsione të reja: 1 orë dhe 12 orë.

  • WhatsApp po teston një veçori për të frenuar lajmet e rreme me anë të inteligjencës artificiale

    WhatsApp po teston një veçori për të frenuar lajmet e rreme me anë të inteligjencës artificiale

    Meta po punon për një veçori të WhatsApp që ju lejon të verifikoni dezinformatat dhe lajmet e rreme në biseda, në kohë reale dhe pa dalë nga aplikacioni.
    Butoni quhet Ask Meta AI dhe u zbulua nga faqja e specializuar WaBetaInfo në një përditësim të aplikacionit Android, numër 2.25.23.24.
    Për të verifikuar përmbajtjen e një lajmi, zgjidhni “Ask Meta AI” nga menyja e aplikacionit dhe përmbajtja do të përcillet automatikisht te chatbot-i i Metës, të cilit përdoruesi do t’i bëjë një pyetje specifike. Për momentin, funksioni është i disponueshëm vetëm për disa përdorues si provë dhe gradualisht do të shpërndahet për të gjithë
    Kompania e Mark Zuckerberg synon të frenojë përhapjen e dezinformatave, të cilat përhapen me shpejtësi përmes chat-it, përfshirë edhe përmes letrave zinxhir. Në të kaluarën, platforma madje ka prezantuar një funksion për të kufizuar përçimin e tepërt të mesazheve. Mbetet për t’u parë se si do të funksionojë sistemi, i cili mbështetet në inteligjencën artificiale, pa mbikëqyrje njerëzore.
    Ndër veçoritë e tjera të reja që vijnë në WhatsApp, sipas faqes së internetit WaBetaInfo, ekziston edhe një cilësim i ri për mesazhet kalimtare që zhduken pas një kohe të caktuar nga përdoruesi dhe që prezanton mundësinë për të zgjedhur kohëmatës më të shkurtër se ata që janë aktualisht në dispozicion, duke prezantuar dy opsione të reja: 1 orë dhe 12 orë.

  • Gmail lançon një veçori për menaxhimin e abonimeve

    Gmail lançon një veçori për menaxhimin e abonimeve

    Google njoftoi ditën e Marte se po lançonte një veçori të re të Gmail që është dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit të menaxhojnë me lehtësi abonimet dhe pastrojnë postën e tyre elektronike.

    Mjeti i ri quajtur “Manage Subscriptions” po lançohet në aplikacionet në ueb, Android dhe iOS në disa vende të botës.
    Falë kësaj veçorie përdoruesit mund të shohin dhe menaxhojnë e-mail-et që vinë nga abonime dhe me shpejtësi të ç’abonohen prej tyre nëse nuk dëshirojnë ti pranojnë më.

    Përdoruesit mund të shohin abonimet aktive të organizuara sipas dërguesve më të shpeshtë së bashku me një numër e-mail-esh që kanë dërguar javët e fundit.
    Duke klikuar emrin e dërguesit mund të shikoni të gjitha e-mail-et e dërguara prej tij. Nëse një përdorues vendos të ç’abonohet, Gmail do të dërgojë një kërkesë “unsubscribe” tek dërguesit në emër të marrësit.

    Përdoruesit mund të aksesojnë veçorinë duke klikuar shiritin e navigimit në cepin e djathtë lart të postës së tyre elektronike në Gmail dhe më pas të klikojnë “Manage Subscriptions.” /PCWorld Albanian

  • WhatsApp vjen me një risi të re për përdoruesit

    WhatsApp vjen me një risi të re për përdoruesit

    WhatsApp ka lançuar një veçori të re që lejon përdoruesit të përmbledhin mesazhet e palexuara në bisedat e tyre.

    Ky funksion, i quajtur “Message Summaries,” është tani i disponueshëm për të gjithë përdoruesit dhe përdor teknologjinë Meta AI për të ofruar përmbledhje të shpejta dhe private të mesazheve.
    Ky zhvillim ka përfunduar dhe është i disponueshëm si versioni i qëndrueshëm i funksionit. WhatsApp siguron që përmbledhjet nuk mund të lexohen nga palët e treta, përfshirë Meta dhe vetë WhatsApp, duke garantuar privatësinë e përdoruesve.

    Funksioni është opsional dhe i çaktivizuar fillimisht, kështu që ata që duan ta përdorin, duhet ta aktivizojnë vetë këtë mundësi.

  • Signal shton një veçori për tu mbrojtur nga screenshot-et

    Signal shton një veçori për tu mbrojtur nga screenshot-et

    Signal ditën e sotme tha se do të përditësojë aplikacionin Windows për të parandaluar sistemin të bëjë screenshot dhe si rezultat të mbrojë përmbajtjen në ekran.

    Kompania tha se kjo veçori e re sigurie do të aktivizohet automatikisht në Windows 11 dhe është dizajnuar për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve nga funksionaliteti Microsoft Recall lançuar vitin e kaluar.
    Recall bën herë pas here screenshot sistemit për të ruajtur në kujtesë aktivitet tuaja në mënyrë që të ktheheni pas në kohë për të gjetur çfarë keni harruar.

    Ndërsa kompania ndërpreu lançimin e Recall vitin e kaluar pas një lumi kritikash, Microsoft filloi testimin e tij përsëri në Prill në kanalin Windows Preview.
    Signal tha se kur përpiqeni të bëni screenshot me aplikacionin e hapur, rezultati do të jetë një foto boshe. /PCWorld Albanian

  • “Skënder Gega ka një veçori të madh si trajner”, Zhupa tregon “sekretin e suksesit”: I merr lojtarët një për një dhe i bën psiko-analizë

    “Skënder Gega ka një veçori të madh si trajner”, Zhupa tregon “sekretin e suksesit”: I merr lojtarët një për një dhe i bën psiko-analizë

    Eduard Zhupa ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNews Albania”, atje ku ka folur edhe sa i përket derbi Tirana-Partizani. Zhupa është ndalur te Skënder Gega që e ka nisur mirë me Partizanin në kryesim, ndërsa ka treguar edhe një sekret të këtij trajneri.
    “Skënder Gega ka një veçori, në pjesën e mbrojtjes në zonën një kundër një, janë jashtëzakonisht të mirë. Nuk ka pësuar ende gol, sepse e orienton mbrojtjen shumë mirë. Unë e njoh filozofinë e tij si trajner, ka motivimin. Gjithashtu ka edhe një të veçantë tjetër, i merr lojtarët një për një në takim dhe i bën psiko analizë para ndeshjes. Punon shumë edhe në këtë drejtim, i merr të gjithë lojtarët tek për tek. E merr një mbrojtës dhe e pyet përshembull, më kë ndihesh më mirë për krahë, këto janë detaje të veçanta”, tha Zhupa. /Sport Ekspres/
    ?

  • Hidhini një sy!  Instagram do të heqë një opsion, ja për kë bëhet fjalë

    Hidhini një sy! Instagram do të heqë një opsion, ja për kë bëhet fjalë

    Instagram po planifikon që të heqë një veçori që na ka “rrëmbyer” zemrën. I quajtur “Content Note”, opsioni u mundëson përdoruesve që të shtojnë një fjalë, citim, thënie apo shënim në postimin e tyre në mënyrë të tillë që të tërhiqte sa më shumë vëmendjen e ndjekësve.

    Një zëdhënës i Instagram tha se po fillojnë që të heqin komanda, ose veçori nga rrjeti social të cilat ose nuk përdoren fare, ose përdoren nga shumë pak njerëz.
    Më herët gjatë një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, drejtuesi i faqes së njohur sociale, Adam Mosseri njoftoi ndryshimin më 26 Mars. Mosseri shtoi se tashmë aplikacioni ishte bërë shumë i komplikuar për masën.