Tag: veçanta

  • Gjest fantastik! FSHF me aktivitet futbolli me fëmijët me nevoja të veçanta

    Gjest fantastik! FSHF me aktivitet futbolli me fëmijët me nevoja të veçanta

    4 Dhjetor 2025

    16:32

    Telesport

    Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një event me fëmijë me nevoja të veçanta, në kuadër të ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta.
    Në këtë nismë të ndërmarrë nga Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë morën pjesë rreth 15 fëmijë, të cilët zhvilluan lojëra sportive individuale dhe në grup, nën kujdesin e specialistëve të SHRFT.
    Fëmijët u përfshinë në ushtrime argëtuese, lojë individuale me top, driblime, gjuajtje të penalltive dhe lojë në skuadër.
    Fëmijëve pjesëmarrës iu dhuruan fanella të lojës dhe topa futbolli si simbol i dashurisë për sportit dhe mesazhit të gjithëpërfshirjes që përçon loja më e bukur në botë.

  • Mbahet konferenca kombëtare në Elbasan, fokus te fëmijët me nevoja të veçanta

    Mbahet konferenca kombëtare në Elbasan, fokus te fëmijët me nevoja të veçanta

    Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me “Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta” dhe me mbështetjen financiare të Republikës së Bullgarisë, organizoi konferencën kombëtare me temë “Zhvillimi i ndërhyrjes në fëmijërinë e hershme në Shqipëri”.Kjo konferencë kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve, profesionistëve dhe aktorëve të interesuar mbi rëndësinë e ndërhyrjes së hershme si një çështje thelbësore për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, veçanërisht atyre me nevoja të veçanta.Gjatë këtij aktiviteti, Bashkia Elbasan ndau vizionin për ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, më të ndjeshme dhe më mbështetëse ndaj fëmijëve që kanë nevoja të veçanta, duke theksuar se politikat sociale duhet të jenë të orientuara drejt mbështetjes që në moshat më të hershme.Nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Klaudja Krasnika, në fjalën e saj theksoi se ndërhyrjet e hershme janë vendimtare për të ardhmen e fëmijëve me nevoja të veçanta, pasi u japin atyre më shumë mundësi për të zhvilluar aftësitë, për të mësuar, për t’u socializuar dhe për t’u integruar plotësisht në jetën e komunitetit.Bashkia Elbasan është bërë pjesë e këtij projekti përmes Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, duke kontribuar në zbatimin e aktiviteteve mbështetëse për fëmijët, por edhe në forcimin e kapaciteteve profesionale të specialistëve. Sipas përfaqësuesve të bashkisë, ky projekt ka ndikuar edhe në modelimin e praktikave bashkëkohore të punës me fëmijërinë e hershme, duke sjellë standarde më të avancuara shërbimi.Konferenca u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të politikave më efektive për fëmijët me nevoja të veçanta dhe për garantimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të barabartë për ta.

  • Rregullat e Evropës/ Etikë e re në administratë e politikë, drafti: Drejtorët e ministrat të tregojnë me kë komunikojnë

    Rregullat e Evropës/ Etikë e re në administratë e politikë, drafti: Drejtorët e ministrat të tregojnë me kë komunikojnë

    Kuvendi i Shqipërisë po miraton një ligj i cili i kërkon administratës publike, drejtorëve, ministrave dhe deputetëve të jenë etikë në punën e tyre dhe të deklarojnë në një regjistër të veçantë çdo komunikim apo takim me persona që kërkojnë favore dhe shërbime nga shteti.
    Nisma është propozuar nga deputetja socialiste Zamira Sinaj dhe synon të rrisë transparencën dhe të shmangien e konfliktit të interesit.
    “Nëpunësit publikë që kanë funksione vendimmarrëse gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, si dhe personat që ushtrojnë funksione të larta publike, përfshirë deputetët dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave, në ushtrimin e detyrës së tyre, veprojnë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme në çdo komunikim apo ndërveprim me persona fizikë apo juridikë që përfaqësojnë ose promovojnë interesa të veçanta për vendimmarrje në institucionet publike. Çdo kontakt ose takim që ka për qëllim ndjekjen e një interesi të veçantë deklarohet pranë institucionit përkatës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga zhvillimi i tij”, thuhet në projektligj.
    Siç thuhet në relacion, objektivi kryesor është parandalimi i çdo forme ndikimi të papërshtatshëm apo konflikti interesi në proceset e vendimmarrjes publike, duke siguruar një raportim të qartë, të strukturuar dhe transparent të ndërveprimeve midis nëpunësve publikë dhe palëve të treta që përfaqësojnë interesa të veçanta.
    Shqipëria i bën këto ndërhyrje në përputhje me standardet ndërkombëtare të GRECO-s, organ anti-korrupsion i Këshillit të Evropës.Projektligji synon të plotësojë boshllëqet ekzistuese në kuadrin ligjor dhe rritjen e besimit të publikut tek institucionet shtetërore.
    Legjislacioni aktual nuk parashikon një detyrim të qartë për deklarimin e takimeve apo kontakteve të tilla, çka krijon hapësirë për perceptime negative dhe përfshirje të veçanta, thuhet në relacion.
    Deputetët kanë aktualisht detyrimin që sa herë votojnë një iniciativë që prek interesa personalë, ta deklarojnë atë në një regjistër për konfliktin e interesit.
    Siç shihet nga ky dokument i Kuvendit të Shqipërisë, në 4 vjet, nga 140 deputetë, vetëm 8 kanë deklaruar konflikt interesi, dhe ato përfshijnë përfitime të drejtpërdrejta të familjarëve të tyre nga vendimi që po votonte Parlamenti.

  • LAJM I FUNDIT/ Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit

    LAJM I FUNDIT/ Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit

    Tiranë, 26 nëntor 2025 – Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të shpërblejë financiarisht pensionistët dhe përfituesit e kategorive të veçanta me rastin e festave të fundvitit.
    15,000 lekë për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish dhe 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta.

    Top Channel

  • FSHF bashkohet me UEFA për seminarin treditor për lojtarët me nevoja të veçanta

    FSHF bashkohet me UEFA për seminarin treditor për lojtarët me nevoja të veçanta

    Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti për herë të parë “UEFA Regional Coaching Disabled Workshop”, një seminar tre-ditor, i cili kishte në fokus trajnimin e trajnerëve që punojnë me futbollistë me nevoja të veçanta. Gjatë seminarit, përveç përfaqësuesve të FSHF-së, morën pjesë edhe përfaqësues të UEFA-s, të cilët ndanë eksperiencat dhe njohuritë e tyre në fushën e futbollit për persona me nevoja të veçanta. Ndër ta ishin Xhef Davis, ekspert i UEFA-s për futbollin e personave me nevoja të veçanta, Les Houie, mentor dhe edukator i programeve bazë të UEFA-s, si dhe Vladimir Luptak, mentor i futbollit i bazës pranë UEFA-s.
    Gjatë punimeve të seminarit, Jeff Davis, ekspert i UEFA-s për futbollin e personave me nevoja të veçanta, dha një prononcim për fshf.org, ku foli mbi metodologjinë e ndjekur dhe rëndësinë që ky aktivitet ka për edukimin e trajnerëve. “Kemi 8 Federata këtu, të cilat po shqyrtojnë mënyrën se si ne ofrojmë kurse trajnuese për njerëzit me nevoja të veçanta. Ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë midis të gjitha këtyre federatave. UEFA dëshiron të sigurohet që futbolli të jetë i disponueshëm për të gjithë, dhe ky kurs do të na ndihmojë të edukojmë trajnerët dhe t’u japim njerëzve me nevoja të veçanta një mundësi të shkëlqyer për të luajtur këtë lojë të mrekullueshme me ne.
    Shumë nga programet që kemi fokusohen në mënyrën se si të punojmë me njerëzit me nevoja të veçanta, si të përdorim terminologjinë e duhur dhe gjithashtu si të sigurohemi që të gjithë të përfshihen në lojë. Kemi përfshirë si sesione praktike ashtu edhe teorike, për të ndihmuar trajnerët të përmirësohen në atë që bëjnë”, u shpreh eksperti i UEFA-s, Xhef Davis. Në përfundim të seminarit, pjesëmarrësit vlerësuan lart organizimin e FSHF-së dhe angazhimin e saj për të krijuar më shumë mundësi për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta në futboll.
     

  • Futbolli për të gjithë / FSHF dhe UEFA bashkojnë forcat për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta

    Futbolli për të gjithë / FSHF dhe UEFA bashkojnë forcat për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta

    Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti për herë të parë “UEFA Regional Coaching Disabled Workshop”, një seminar tre-ditor, i cili kishte në fokus trajnimin e trajnerëve që punojnë me futbollistë me nevoja të veçanta.
    Gjatë seminarit, përveç përfaqësuesve të FSHF-së, morën pjesë edhe përfaqësues të UEFA-s, të cilët ndanë eksperiencat dhe njohuritë e tyre në fushën e futbollit për persona me nevoja të veçanta. Ndër ta ishin Jeff Davis, ekspert i UEFA-s për futbollin e personave me nevoja të veçanta, Les Howie, mentor dhe edukator i programeve bazë të UEFA-s, si dhe Vladimir Luptak, mentor i futbollit i bazës pranë UEFA-s.
    Gjatë punimeve të seminarit, Jeff Davis, ekspert i UEFA-s për futbollin e personave me nevoja të veçanta, dha një prononcim për fshf.org, ku foli mbi metodologjinë e ndjekur dhe rëndësinë që ky aktivitet ka për edukimin e trajnerëve.
    “Kemi 8 Federata këtu, të cilat po shqyrtojnë mënyrën se si ne ofrojmë kurse trajnuese për njerëzit me nevoja të veçanta. Ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë midis të gjitha këtyre federatave. UEFA dëshiron të sigurohet që futbolli të jetë i disponueshëm për të gjithë, dhe ky kurs do të na ndihmojë të edukojmë trajnerët dhe t’u japim njerëzve me nevoja të veçanta një mundësi të shkëlqyer për të luajtur këtë lojë të mrekullueshme me ne.
    Shumë nga programet që kemi fokusohen në mënyrën se si të punojmë me njerëzit me nevoja të veçanta, si të përdorim terminologjinë e duhur dhe gjithashtu si të sigurohemi që të gjithë të përfshihen në lojë. Kemi përfshirë si sesione praktike ashtu edhe teorike, për të ndihmuar trajnerët të përmirësohen në atë që bëjnë”, – u shpreh eksperti i UEFA-s, Jeff Davis.
    Në përfundim të seminarit, pjesëmarrësit vlerësuan lart organizimin e FSHF-së dhe angazhimin e saj për të krijuar më shumë mundësi për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta në futboll. Ky aktivitet përforcon përkushtimin e FSHF-së dhe UEFA-s për ta bërë futbollin një lojë të hapur dhe të arritshme për të gjithë, duke promovuar barazi, diversitet dhe bashkëpunim në çdo nivel të tij.

  • Sot nis regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta për zgjedhjet lokale

    Sot nis regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta për zgjedhjet lokale

    Kosova E Diel, 7 Shtator 2025 16:10
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga sot ka filluar regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale për kryetarë dhe Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
    Për të mundësuar votimin e këtyre qytetarëve, KQZ do të angazhojë ekipe mobile në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, që do të vizitojnë shtëpitë dhe institucionet përkatëse ditën e zgjedhjeve.

    Detajet e regjistrimit për votuesit me nevoja të veçanta
    Votuesit që nuk mund të dalin në vendvotim (7 shtator – 7 tetor). Kjo kategori përfshin qytetarët me zotësi juridike, por që për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore apo të tjera, nuk janë në gjendje të dalin personalisht për të votuar.
    Regjistrimi mund të bëhet online, përmes platformës elektronike: https://vpnv.kqz-ks.org, ose fizikisht, në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) përkatës.
    Kurse te votuesit në rrethana të veçanta (7 shtator – 7 tetor), përfshihen ata që nuk mund të dalin për shkaqe sigurie, ata që ndodhen nën arrest shtëpiak. Regjistrimi i tyre bëhet online përmes platformës së KQZ-së ose nëpërmjet ndihmës së KKZ-së, si dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse për evidentimin e votuesve në arrest shtëpiak
    E si votues me lëvizje të kufizuar në institucione (15 shtator – 2 tetor), përfshihen personat e hospitalizuar, të moshuarit në shtëpi të kujdesit, personat në trajtim në institucione të shëndetit mendor dhe të burgosurit dhe të paraburgosurit, ku KQZ do të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për evidentimin automatik të këtyre votuesve.
    Gjithashtu, ata që ndodhen në spitale, shtëpi të të moshuarve ose strehimore për viktimat, mund të regjistrohen edhe individualisht online përmes platformës: https://vpnv.kqz-ks.org
    “Të gjithë votuesit e regjistruar në këto kategori do të kenë të drejtën të votojnë përmes ekipeve mobile të KQZ-së, në ambientin ku ndodhen, ditën e zgjedhjeve. KQZ apelon për regjistrim sa më të hershëm, për të garantuar përfshirjen dhe organizimin efektiv. Për më shumë informata, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: www.kqz-ks.org”, thuhet në njofitm
    /Kosovapress/

  • Konispoli shpallet Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore

    Konispoli shpallet Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore

    Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që i hap rrugën mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të kësaj qendre me trashëgimi të rrallë.

    Me banesa tradicionale që datojnë në shek. XIX-XX, gjurmë të pazarit të vjetër, arkitekturë karakteristike me gurë të punuar, rrugica me kalldrëm, e deri te lagjet me emra fisesh dhe vendbanimet antike në Qafën e Ktismave, Konispoli përfaqëson një identitet të rrallë urban dhe kulturor në jug të Shqipërisë.
    Gjatë historisë, Konispoli ka qenë vatër rezistence dhe kulture kombëtare, ndërsa sot ky status i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm përmes turizmit kulturor dhe mbrojtjes së trashëgimisë sonë.

    Ky vendim vjen si rezultat i punës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në përputhje me Ligjin Nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, për të garantuar ruajtjen dhe valorizimin e pasurive të paluajtshme me vlera të veçanta.

  • Spitali në Peqin, Koçiu: Shërbim shëndetësor dhe social për të gjithë, qendër për fëmijët me nevoja të veçanta

    Spitali në Peqin, Koçiu: Shërbim shëndetësor dhe social për të gjithë, qendër për fëmijët me nevoja të veçanta

    Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbime e domosdoshme sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët me nevoja të veçanta. Me mbështetjen e Qeverisë dhe në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, po realizohet një investim i rëndësishëm që do të integrojë Spitalin Ditor, Qendrën Shëndetësore, Administratën e NjVKSH-së dhe Qendrën Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe kreu i FSHZH-së, Dritan Agolli gjatë inspektimit të punimeve u ndalën në detajet e këtij investimi për ofrimin e shërbimeve diagnostikuese, trajtuese dhe rehabilituese, me shtretër dhe ambulator për fëmijët me probleme të veçanta.Ajo shtoi se është një projekt unik që falë vizionit të Qeverisë shqiptare dhe mbështetjes së FSHZH, do t’i shërbejë jo vetëm shërbimit shëndetësor, por edhe rehabilitimit dhe trajtimit të fëmijëve me aftësi të veçanta.

    “Spitali Bashkiak i Peqinit i cili organizohet jo vetëm në një strukturë spitalore, por edhe në një qendër shëndetësore. Një projekt të cilin jemi duke zhvilluar bashkarisht me Fondit Shqiptar të Zhvillimit mbështetur nga buxheti i shtetit. Një investim i cili trajton krahas infrastrukturës spitalore dhe zyrat e administratës, qendrën shëndetësore, por edhe një projekt të ri që ka të bëjë me një Qendër Rehabilitimi dhe Terapeutike për fëmijët me aftësi të veçanta e cila do të jetë unikale në llojin e vet. Një qendër kombëtare që do të zhvillohet në ambientet aktuale të strukturës spitalore te Bashkisë Peqin”, theksoi Koçiu.
    Korpusi spitalor i Bashkisë Peqinit në fakt na e ofron këtë mundësi ku në një sipërfaqe prej 5000 m2 ne do të arrijmë të ndërtojmë këtu edhe shërbimin ditor spitalor të domosdoshoshëm për 39 mijë banorët e Bashkisë së Peqinit dhe zonave përreth, dhe ndërkohë të japim mundësinë e krijimit një qendre terapeutike rehabilituese për fëmijët me aftësi të veçanta”, tha ajo.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përfundoi duke vlerësuar rëndësinë e këtij projekti. “Është mishërimi më i mirë i misionit që ka MSHMS, bashkimi dhe mundësia për të ofruar jo vetëm shërbim shëndetësor, por edhe shërbime sociale të domosdoshme për rehabilitimin më të mirë të të gjithë atyre që kanë problematika shëndetësore”.
    Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç do ofrojë një sërë shërbimesh ku diagnostikimi, trajtimi dhe rehabilitimi do të ofrohen në standardet më të larta evropiane, duke integruar shërbimet mjekësore, terapeutike, edukative dhe sociale.
    Me 64 dhoma për rehabilitim dhe terapi; Qendra do të jenë e ndarë në 16 zona të ndryshme funksionale dhe e përbërë nga pesë departamente kryesore: mjekësor, terapeutik, psikologjik, edukativ dhe mbështetës ku do të ofrojnë shërbime profesionistë të fushave të ndryshme, si neurologë, pediatër, fizioterapistë, terapistë të punës, psikologë dhe punonjës social. Programet që do të implementohen përfshijnë ndërhyrje të hershme për foshnjat, terapi individuale dhe në grup, terapi me muzikë, art, terapi okupuacionale dhe gjuhësore si dhe mbështetje edukative dhe psikologjike.