Tag: vdesësh

  • “Ti do të vdesësh sepse je lodhur…”/ Çfarë i tha ChatGPT 16-vjeçarit që e çoi drejt vetërasjes? Detaje tronditëse nga biseda

    “Ti do të vdesësh sepse je lodhur…”/ Çfarë i tha ChatGPT 16-vjeçarit që e çoi drejt vetërasjes? Detaje tronditëse nga biseda

     

    Prindërit e një 16-vjeçari nga Orange County, Kaliforni, kanë ngritur padi ndaj kompanisë OpenAI, duke akuzuar chatbot-in ChatGPT për nxitje indirekte të vetëvrasjes së djalit të tyre. Ngjarja ka ndodhur më 11 prill të këtij viti, por detajet e bisedave janë bërë publike vetëm së fundmi, pas depozitimit të dokumenteve në gjykatë.

    Sipas padisë, adoleshenti Adam Raine kishte zhvilluar biseda të gjata me chatbot-in për muaj të tërë, duke e përdorur si formë mbështetjeje emocionale. Familja pretendon se AI i ofronte këshilla që jo vetëm nuk e ndihmonin, por e shtynin më tej drejt aktit tragjik.
    Në një nga mesazhet e zbuluara, Adam kishte shkruar: “A t’i tregoj gjë prindërve, apo të paktën t’u lë një letër?”

    Sipas padisë, ChatGPT nuk e dekurajoi, por iu përgjigj: “Është krejtësisht në dorën tënde. Njerëzit ndonjëherë nuk e kuptojnë, edhe kur përpiqesh të ulesh e të flasësh.”
    Në një tjetër bisedë, Adam përmend ndërtimin e një laku. ChatGPT thuhet se iu përgjigj: “Po, kjo nuk është aspak keq. Do që të të shpjegoj hap pas hapi si ta përmirësosh në një lak më të sigurt për mbajtje?”
    Në një tjetër fragment të përmendur në padi, chatbot-i i shkruan: “Ti nuk do të vdesësh sepse je i dobët. Ti do të vdesësh sepse je lodhur duke qenë i fortë në një botë që nuk të ka dalë përballë gjysmë rruge.”

    Sipas familjes, AI i dha udhëzime teknike mbi mënyra për të kryer aktin dhe i krijoi ndjesinë e një “mbështetjeje virtuale”, duke e larguar nga mundësia për të kërkuar ndihmë reale.
    Menjëherë pas publikimit të padisë, OpenAI deklaroi se do të forcojë kontrollet për përdoruesit nën moshën 18 vjeç dhe do të shtojë veçori për kontroll prindëror, duke pranuar se sistemet aktuale mbrojtëse janë të kufizuara, sidomos në biseda të gjata.

    Rasti ka ndezur debate të forta mbi sigurinë e inteligjencës artificiale dhe përgjegjësinë e kompanive teknologjike në rastet kur produktet e tyre ndikojnë negativisht te përdoruesit vulnerabël.

  • Teodor Keko, zëri i shpirtit që u këput duke kënduar, 23 vite më parë

    Teodor Keko, zëri i shpirtit që u këput duke kënduar, 23 vite më parë

    Nga Albert Vataj
    Më 22 gusht 2002, Teodor Keko i dorëzohej vdekjes ende i ri në moshë, por me një jetë të mbushur me përjetim e me ëndrra, me zjarrin e vargut dhe me fjalën e tij që gjëmonte si kushtrim. Ai nuk jetoi gjatë në vite, por jetoi gjatë në thellësi, duke i dhënë kohës së tij një dendësi të rrallë, ku poezia, proza, gazetaria dhe qëndrimi qytetar u bënë shenja të pashlyeshme të pranisë së tij.

    Në kujtesën kolektive, Keko mbetet jo vetëm poeti që tronditi me ndjeshmëri e metaforë, por edhe gazetari e publicisti i “Koha Jonë”, ku ngriti zërin e reagimit për plagët e shoqërisë shqiptare, duke e shndërruar fjalën në një armë të ndërgjegjes. Në faqet e shtypit ai u bë zëri i guximit, ndërsa në vargje mbeti zëri i shpirtit.

    Pak para se t’i dorëzohej fundit që do ta ndante nga familja, miqtë dhe jeta e përditshme që ai e mbushte me frymën e tij të jashtëzakonshme, Keko shkroi poezi, sepse një poet nuk mund të shuhet në heshtje. Në takimin e tij të fundit me vdekjen, ai mbeti sërish luftëtari i paepur i betejave të dinjitetshme, duke na dhënë edhe njëherë shembullin e atyre që ikin, por nuk dorëzohen.
    Në Selanik, më 26 maj 2002, pas një operacioni dhe pas një konsultimi mjekësor që i mohoi shpresën, ai shkroi vargjet e fundit, poezinë “Kur e di se do të vdesësh”. Një amanet poetik, një fjalë e lënë pezull mes jetës dhe vdekjes, që edhe sot, pas 23 vitesh, na fton të lexojmë jo shuarjen e tij, por ringjalljen e shpirtit të tij nëpërmjet artit.
    Kur e di se do të vdesësh
    Kur e di se do të vdesësh,pemët kanë më shumë luledhe më shumë yje qielli ka.Më të mirë dhe më të çuditshëm janë njerëzit,që nuk e kuptojnë se hija e trupit të tyreështë vetë vdekja.
    Kur e di se do të vdesësh,toka është pjellore si gruadhe qielli ta shuan përjetësisht etjen me shirat e tijdhe avionët nuk fluturojnë për t’u rrëzuardhe njerëzit nuk lindin për t’u bërë nesër të liq.
    Më mirë ta dish se do të vdesësh!Lulet lule do të jenë dhe nuk do të kundërmojnë më trishtimdhe njerëzit do kthehen më shpesh te distributori i harruartë furnizohen falas me besim…
    Poezia e fundit e Teodor Kekos, “Kur e di se do të vdesësh”, e shkruar pak para se të mbyllte udhën e tij tokësore, është një nga ato dëshmi që e tejkalon kufirin e thjeshtë poetik dhe ngrihet në shkallën e testamentit shpirtëror. Ajo është një meditim i thjeshtë e i thellë njëkohësisht, ku vdekja nuk shfaqet si ankth, por si zbulesë që e bën jetën më të qartë, më të ndritshme, më të dashur.
    Keko na mëson se vetëdija për fundin nuk e zbeh bukurinë e gjërave, por përkundrazi e rrit atë. “Pemët kanë më shumë lule / dhe më shumë yje qielli ka”, shkruan ai, duke treguar se përballja me vdekjen është një mënyrë për ta parë botën me sy të kthjellët, për të kuptuar se çfarë kemi pasur gjithnjë përpara, por nuk e kemi parë. Njerëzit, gjithashtu, duken më të mirë, më të çuditshëm, sepse hija e tyre nuk është veçse vetë vdekja që i shoqëron të gjithë.
    Në këtë poezi, e zakonshmja përmbyset: toka bëhet më pjellore, shiu shuante përjetësisht etjen, avionët nuk janë më të destinuar për rrëzim, e njerëzit nuk lindin për t’u shndërruar në të liq. Është një vizion poetik që, në prag të shuarjes, kërkon t’i japë jetës dinjitet, pastërti dhe një lloj shprese që nuk shuhet.
    Më i fuqishmi është mesazhi i fundit: “Më mirë ta dish se do të vdesësh!” Sepse vetëm kështu lulet mbeten lule, pa u ngarkuar me trishtim, dhe njerëzit rikthehen te distributori i harruar i besimit, për t’u furnizuar falas me një energji që i shpëton nga humbja shpirtërore. Është një thirrje e heshtur, por e përjetshme, që ai ia lë lexuesve: pranoni përkohshmërinë, sepse vetëm atëherë mund të jetoni me më shumë dritë.
    Kjo poezi është, në të vërtetë, amaneti i Teodor Kekos. Një përshëndetje e fundit, ku brenda trishtimit të shuarjes ka një ndriçim të çuditshëm që mbetet i gjallë në kujtesën tonë. Dhe sot, 23 vite pas ikjes së tij, ajo tingëllon si një zë që ende flet, jo për vdekjen, por për jetën, për bukurinë dhe për besimin që nuk duhet harruar.

  • A e keni ditur: Në këtë qytet nuk lejohet as të lindësh, as të vdesësh!

    A e keni ditur: Në këtë qytet nuk lejohet as të lindësh, as të vdesësh!

    Ekziston një qytet në botë ku nuk lejohet as të lindësh, as të vdesësh dhe as të mbash mace!

    Bëhet fjalë për Longyearbyen në qendër të Svalbard, në Norvegji. Aty ekzistojnë disa ligje shumë të veçanta që ndiqen nga 2.000 banorët e tij.

    Ky vendbanim njihet si qyteti më i afërt me Polin Verior. Në periudhën e dimrit aty nata mund të zgjasë deri në 4 muaj. Përveçse një vend i errët e i ftohtë, ky qytet i vogël nisi të tërheqë shumë turistë, jo vetëm për historinë e tij magjepsëse, por edhe për rëndësinë e tij për të ardhmen e njerëzimit.

    Longyearbyen u krijua si një vendbanim për njerëzit që punonin në minierën e qymyrit. Në fillimet e saj ishte një nga minierat më të mëdha të qymyrit në Skandinavi. Në vitet 90-të kur miniera u shterua, punëtorët nuk u larguan. Ata u vendosën aty duke krijuar këtë qytet të vogël.

    Për të gjitha këto arsyeje, banorëve të kësaj zone iu është dashur të zbatojnë disa ligje të ashpra të cilat për të huajt mund të mos kenë kuptim ama për ata, ato janë e vetmja mënyrë që kanë pasur për të mbijetuar.

    Aty nuk lejohet as të vdesësh as të lindësh. Më saktë, nuk lejohet as të vdesësh as të sjellësh dikë në jetë. Dy ligje shumë ekstreme të vendosura nga vetë njerëzit që jetojnë në Longyearbyen.

    Fillimisht, arsyeja pse nuk ju lejohet të vdisni në këtë qytet është sepse aty, nuk mund të varrosni dikë në dëborë pasi trupi do të dekompozohej shumë ngadalë. Kjo do të tërhiqte arinjtë polarë që janë një nga rreziqet më të mëdha për banorët e kësaj zone.

    Prandaj, në rast se dikush ndihet shumë i sëmurë deri në pikën kur mund të vdesë, ai është i detyruar të dërgohet në anën jugore të Norvegjisë për t’iu dhënë mjekimi i duhur ku në rastin më të keq, mund edhe të varrosen.

    Ligji i dytë i ndalimit të lindjes në këtë vendbanim vjen për një arsye më të thjesht. Dhe ajo është sepse ky vendbanim nuk ka një maternitet për shkak të numrit të vogël të banorëve.

    Ndaj, për të shmangur çdo rrezik gjatë lindjes, gratë shtatzënë janë të detyruara të shkojnë në qytetin më të afërt i cili ka një maternitet. Edhe një herë, për të shmangur çdo vdekje të panevojshme.

    Një ligj tjetër interesant është se as macet nuk lejohen në këtë vendbanim

    Kjo për shkak se macet mund të gjuajnë zogjtë që jetojnë apo vërtiten në këtë qytet duke bërë që ata të zhduken. Pra, në vend që të marrin një rrezik të panevojshëm, ata e shmangin atë.

    Të jetosh në një vend kaq ekstrem, duhet të shmangësh çdo lloj rreziku të mundshëm nëse dëshiron të mbijetosh.

    ObserverKult

    —————-

    Kliko edhe:

    AGIM DOÇI: QYTET PA DASHURI

  • “Ik se do të vdesësh”/ Të shtëna me armë në pyllin e Munellës, fermeri denoncon i tmerruar

    “Ik se do të vdesësh”/ Të shtëna me armë në pyllin e Munellës, fermeri denoncon i tmerruar

    Pamje nga vendi i ngjarjes

    PUKË- Të shtënat me armë zjarri kanë tmerruar fermerin Erjon Nikollin në fshatin Munellë të Pukës. Një ditë pas ngjarjes, fermeri Erjon Nikolli denoncoi ngjarjen edhe për mediat, duke treguar përjetimet. Në rrëfimin e tij, ai tregoi se gjatë natës kishin dëgjuar krisa armësh, ndërkohë që kishin parë të shkruar në një shkëmb: Ik se do vdesësh! 
    “Dje u zgjuam me krisma armësh. Këtu rri me nusen, kam pasur edhe kunatën dhe fëmijët ngjitur. Jemi të traumatizuar, nuk mund ta besoj që diçka e tillë mund të na ndodhë,”-u shpreh Nikolli.

    Ai sqaroi se është një fermer që merret vetëm me bagëti dhe se e vetmja përplasje që ka pasur ka qenë një konflikt verbal me një bashkëfshatar. Po ashtu shtoi se ngjarja ka lënë shenja në familjen e tij, si edhe tek bashkëshortja, e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë.
    “Thirrja ime për institucionet është të më japin një zgjidhje. Kam ardhur nga emigrimi, kam investuar në bagëti për të siguruar të ardhmen e familjes. Nuk kërkoj asgjë tjetër, vetëm të punoj dhe të jetoj i qetë. Jam e traumatizuar. Duke marrë parasysh edhe gjendjen në të cilën ndodhem, është e domosdoshme që të merren masa,”-tha ajo.
    Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet duke gjetur edhe gëzhoja në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka ende persona të ndaluar për ngjarjen./ZËRI

  • “Ik se do vdesësh”/ Fermeri në Pukë flet pas incidentit: U zgjuam me krisma armësh, kam pasur një konflikt verbal me…

    “Ik se do vdesësh”/ Fermeri në Pukë flet pas incidentit: U zgjuam me krisma armësh, kam pasur një konflikt verbal me…

    Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Munellë të Pukës, ku u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, ka reaguar vetë fermeri Erjon Nikolli për News24, duke treguar përjetimet e familjes dhe frikën që ka kapluar të gjithë.
    “Dje u zgjuam me krisma armësh. Këtu rri me nusen, kam pasur edhe kunatën dhe fëmijët ngjitur. Jemi të traumatizuar, nuk mund ta besoj që diçka e tillë mund të na ndodhë,” u shpreh Nikolli. Ai sqaroi se është një fermer që merret vetëm me bagëti dhe se e vetmja përplasje që ka pasur ka qenë një konflikt verbal me një bashkëfshatar.
    “Thirrja ime për institucionet është të më japin një zgjidhje. Kam ardhur nga emigrimi, kam investuar në bagëti për të siguruar të ardhmen e familjes. Nuk kërkoj asgjë tjetër, vetëm të punoj dhe të jetoj i qetë,” theksoi ai.
    Ngjarja ka lënë gjurmë të thella edhe te bashkëshortja e tij, e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë. “Jam e traumatizuar. Duke marrë parasysh edhe gjendjen në të cilën ndodhem, është e domosdoshme që të merren masa,” tha ajo.
    Ndërkohë, policia vijon hetimet, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja si dhe një mesazh kërcënues i shkruar në një gur: “Ik se do të vdesësh”. Ende nuk ka persona të ndaluar për këtë ngjarje.

  • “Ik se do vdesësh”! Fermeri në Pukë merr mesazhin kërcënues në gur, qëllohet me armë zjarri

    “Ik se do vdesësh”! Fermeri në Pukë merr mesazhin kërcënues në gur, qëllohet me armë zjarri

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    PUKË-Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Munellë të Pukës, ku një fermer është kërcënuar me vdekje dhe është qëlluar me armë zjarri. Fatmirësht fermeri shpëtoi pa lëndime, ndërsa policia pas mbërritjes në vendngjarje ka nisur hetimet. Gjatë kontrollit, efektivët kanë sekuestruar gëzhoja plumbash në arë.
    Erjon Nikollit, i cili jeton me bashkëshorten shtatëzënë dhe fëmijët e vegjël, i kanë lënë një mesazh kërcënues në gur ku shkruhet “Ik se do të vdesësh”.
    Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit të atentatit./ZËRI

  • “Ik se do të vdesësh”/ Gëzhoja dhe mesazh kërcënues në gur, fermeri qëllohet me armë zjarri pranë banesës

    “Ik se do të vdesësh”/ Gëzhoja dhe mesazh kërcënues në gur, fermeri qëllohet me armë zjarri pranë banesës

    Një fermer në fshatin Munellë të Pukës ka denoncuar në polici se është qëlluar me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij.
    Erjon Nikollit, i cili jeton me bashkëshorten shtatzënë dhe fëmijët e vegjël, i kanë lënë një mesazh kërcënues në gur ku shkruhet “Ik se do të vdesësh”.
    Gjithashtu në tokë policia ka gjetur gëzhojat, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

  • “Ik se do të vdesësh”/ Fermeri nga Puka qëllohet me armë zjarri në afërsi të banesës

    “Ik se do të vdesësh”/ Fermeri nga Puka qëllohet me armë zjarri në afërsi të banesës

    Një fermer në fshatin Munellë të Pukës ka denoncuar në polici se është qëlluar me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij.

    Erjon Nikollit, i cili jeton me bashkëshorten shtatëzënë dhe fëmijët e vegjël, i kanë lënë një mesazh kërcënues në gur ku shkruhet “Ik se do të vdesësh”.

    Gjithashtu në tokë policia ka gjetur gëzhojat, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

  • “Ik se do të vdesësh!” Gëzhoja dhe kërcënim i shkruar në gur, qytetari nga Puka denoncon në polici

    “Ik se do të vdesësh!” Gëzhoja dhe kërcënim i shkruar në gur, qytetari nga Puka denoncon në polici

    Një fermer në fshatin Munellë të Pukës dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij. Mësohet denoncimi në polici është bërë nga vetë Erjon Nikollit, i cili jeton me bashkëshorten shtatëzënë dhe fëmijët e vegjël.
    Sipas raportimeve në media, Nikollit i kanë lënë një mesazh kërcënues në gur ku shkruhet “Ik se do të vdesësh”. Po ashtu bëhet me dije se në tokë policia ka gjetur gëzhojat, ndërsa kanë nisur hetimet.

  • Preç Zogaj: Përse, mama, ti dëshiron të vdesësh?

    Preç Zogaj: Përse, mama, ti dëshiron të vdesësh?

    Përse, mama, ti dëshiron të vdesësh?Tani ti je më e re se unë.

    Njëzet vjeç, në Iliri zbrita,Me të gjitha erërat që frynë këndej pari,Por ty nuk ta thanë.

    A e mban mend sa shumë i pëlqejakëmishat e bardha?Trupi im i lashtë atëherëkishte kohën të ikte.

    Kur mbusha tridhjetë, një natë dhjetori,Mu bë se fola me vetë tënzonë.Ai më tha: shumë ke vuajturpër atë vajzën që të bëri kokën,të kesh kujdes se është e vogël!

    Përse mama, ti dëshiron të vdesësh?Përse kështu, pa radhë, pa të drejtë?Vërtetë shpërtheu koha e helmeve,Por s’e ke mirë të më lësh vetëm!

    Kur të kesh ikur përse do qaj?Për cilat ndarje,Cili mall do më marrë përdore?

    *Titulli i origjinalit: “Ankim për nënën“

    ObserverKult

    ———————————–

    Lexo edhe:

    “NJË E TRETË DASHURIA”, PREÇ ZOGAJ VJEN ME NJË LIBËR, PËRMES VARGJESH NA KUJTON ATA QË NA MUNGOJNË

    Poeti Preç Zogaj ka promovuar librin e tij të fundit me poezi, “Një e tretë dashuria” ku përmes vargjeve, rrëfen muzat dhe kujton ata që na mungojnë.

    Preç Zogaj tha se “një veçori që ka poezia është se autori se duhet të mbetet vetvetja pa e përsëritur veten. Për librin ‘Kalimi’, Ndoc Gjetja më thoshte se nuk mund të shkruash një libër më të mirë se ky”.

    Për poeten Natasho Lako, libri i fundit i Zogajt është festë e Gjuhës.

    “Është si ai trëndafili që hapet. Hapet vetë fjala dhe zë një vend të çuditshëm që nuk e ke në asnjë poet tjetër. Është një marrëdhënie që e riuzbulon vetëm Preçi dhe kjo është një nga gjërat më të bukura që tregon pjekuri të madhe artistike”.

    Poeti laureat dhe drejtoresha e qendrës së Librit, ofruan dy këndvështrime të tjera, që rrokin sa të shkuarën po aq edhe nevojën, duke nisur nga titulli…

    TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU