Tag: vdeksh

  • Edi Rama: Nuk po të them lamtumirë, por mos vdeksh kurrë Fatos Nano!

    Edi Rama: Nuk po të them lamtumirë, por mos vdeksh kurrë Fatos Nano!

    Kryeministri Edi Rama, ka kujtuar me nostalgji disa nga momentet kyçe me Fatos Nanon dhe zhvillimet pozitive që erdhën për vendin gjatë kohës që ai ishte kryeministër i vendit.
    Për gjithë kontributin që Nano ka dhënë, Rama e mbylli fjalimin e tij duke thënë: “Mos vdeksh kurrë Fatos Nano!”
     

    “Pas varrosjes së Parisë së Punës, Nano ishte kyç në kalimin e shkretëtirës së socialistëve dhe bashkimin e tyre me botën demokratike. E kam kujtuar gëzimin e tij kur lajmëroi pranimin e PS në internacionales së socialistëve. Si dita e diplomës kjo sot, më tha duke qeshur.
    Në krye të qeverisë i desh të drejtonte popullin nga dalja e piramidave. Pas katrahurës rrafshuese të ‘97 duke u përballur me një opozitë privative, hakmarrëse deri në sulme të armatosura ndaj institucioneve dhe ndaj tij, personalisht dhe fizikisht. Gjithsesi, kjo nuk është dita për të shkruar historinë e Fatos Nanos, por dita për t’i dhënë atij lamtumirën. I dashur Fatos, do të më mungojnë darkat e rralla miqësore, komunikimi ynë si ai i shoferit të turnit të parë me turnin 2-të për të njëjtën makinë, Kur ndodhte të ndanim një dilemë strategjike, këshillat e tuja më ndihmonin të vendoja pikat mbi i. Kur mënoj çfarë 4 rrotaku sovjetik mori ti në dorëzim në turnin e parë e çfarë mora unë në të dytin, më vjen krejt natyrshëm të mos të të them lamtumirë, po thjesht mos vdeksh kurrë Fatos Nano”, tha Rama./vizionplus.tv