Tag: vdekjes

  • Mister rreth vdekjes së një ylli 28-vjeçar të pornografisë në SHBA, ajo u gjet pa jetë në shtëpinë e saj

    Mister rreth vdekjes së një ylli 28-vjeçar të pornografisë në SHBA, ajo u gjet pa jetë në shtëpinë e saj

    Ylli 28-vjeçar i pornografisë Kylie Paige u gjet i vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles disa ditë më parë, ndërsa autoritetet ende nuk e përcaktojnë shkakun e vdekjes së aktores së filmave për të rritur, e cila lindi në Tulsa të Oklahomës.

    Trupi i Paige u gjet në shtëpinë e saj më 25 qershor, sipas mjekut ligjor. Paige, emri i vërtetë i së cilës ishte Kylie Piland, e filloi karrierën e saj në industrinë e filmave për të rritur në vitin 2016 dhe ka luajtur në më shumë se 200 filma.
    Në vitin 2017, ajo u shfaq në serialin e Netflix- it “Hot Girls Wanted: Turned On”, i cili tregonte jetën e burrave dhe grave të përfshirë në industrinë e pornografisë. Ajo kishte folur hapur për problemet e saj me drogën në atë kohë.
    28-vjeçarja kishte punuar me “gjigantë” të industrisë së filmave për të rritur, siç janë Vixen Media Group dhe faqja e internetit Brazzers.

    “Ekipi i Brazzers është thellësisht i tronditur nga lajmi i vdekjes së Kylie Page. Ajo do të mbahet mend për të qeshurën, mirësinë dhe dritën që solli kudo që shkoi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, miqve dhe fansave të saj në këtë kohë të vështirë”, tha faqja e internetit në një deklaratë.
    Familja e 28-vjeçares ka krijuar një faqe GoFundMe për të ndihmuar në mbulimin e kostove të transportimit të trupit të saj në Oklahoma dhe funeralit të saj.
    “Kylie ishte një vajzë që i donte shumë mikeshat e saj dhe nuk hoqi kurrë dorë prej tyre. Ajo ishte një mikeshë që ishte gjithmonë aty. Ajo ishte lloji i personit që të bënte të ndiheshe si në një familje, pavarësisht se kush ishe. E humbëm shumë shpejt dhe tani familja e saj po përpiqet ta çojë nga Kalifornia në Midwest për t’u varrosur pranë familjarëve të saj”, thuhet në faqen e yllit 28-vjeçar të pornografisë.

    Top Channel

  • Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

    Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

    Muhamet Koçi nga Bulqiza tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan që nëna tij ka ndërruar jetë më 2 shkurt 2025, por nuk e çregjistrojnë pasi pasaportizimi i saj figuron në Xhafzotaj, ndërkohë që ajo ka marrë marrë shërbim mjekësor në Gjoricë të Bulqizës ku edhe jetoi deri në fund.
    Muhamet Koçi: Me datë 2.2.2025 mua më ka ndërruar jetë nëna. Ka ndenjur në Xhafzotaj, pasi djali i vëllait u largu në emigrim. Nëna u kthye te unë në fshat, fshati Çernec i komunës Gjoricë, Bulqizë, e ka banuar me mua. Kam shku në Xhafzotaj për të bërë çregjistrimin e nënës. Ato më shpjeguan,që gjoja duhet të kisha hapur një kartelë te qendra shëndetsore në Xhafzotaj, unë në fakt nuk kam hapur. Nëna, lejen e banimit, e ka pas në Xhafzotaj, shërbimet ia ka bërë mjeku i familjes atje në fshat.
    Gazetarja: Ndërkohë ju skedën e vdekjes nuk arritët ta merrnit për çfarë arsyeje?
    Muhamet Koçi: Për arsye se atje në Xhafzotaj nuk kisha kartelë të hapur, në Gjoricë nuk kishte lejen e banimit edhe kështu, unë nuk e mora askund.
    “Stop” provoi edhe në varreza se e ndjera Fatime Koçi kishte ndërruar jetë.
    Gazetarja: E konfirmon që është kjo, Muhamet?
    Muhamet Koçi: Po, po e sigurt, ka dy kurora, një te këmbët, një te koka.
    Gazetarja: Është në krah të Rrahman Koçit?
    Muhamet Koçi: Po, është babai.
    Gazetarja: Këtu keni varrosur nënën.
    Muhamet Koçi: Nënën.
    Në qendrën shëndetësore të Gjoricës, mjeku Telmond Veliu thotë se i ka dhënë shërbim të ndjerës, por skedën nuk ia bënte dot pasi nuk e kishte paciente. Ai thotë se e ka pajisur me një vërtetim që e moshuara ka ndërruar jetë. Sipas mjekut, skeda e vdekjes do një numër dhe një kod që ka pasur pacienti i cili duhet të figurojë në vendbanim.
    Punonjësja: Është në Peshkopi në mbledhje.
    Mjeku Telmond Veliu: Unë jam.. kemi një vdekje!
    Gazetarja: Ngushëllime! Ne i kemi shërbyer dhe kaq.
    Gazetarja: Të ka ndërruar jetë një pacient në zonën që ti mbulon me shërbim. Nuk ka pasaportizimin këtu, ka pasaportizimin këtu, është histori tjetër. Skeda e vdekjes lëshohet nga mjeku i qendrës shëndetësore, mjeku i urgjencës, nga çdo lloj mjeku, mjafton të bëhet shkaku i vdekjes.
    Mjeku Telmond Veliu: Po pra po, pikërisht ne i kemi dhënë një vërtetim, për të cilin…
    Gazetarja: Po me vërtetim nuk çregjistrohet njeriu!
    Mjeku Telmond Veliu: Epo tani, skeda e vdekjes do dhe një numër, do dhe një kod, që ti e ke pasur atë pacientin. Ne vërtetojmë, aq sa dimë. Më kupton? Sepse skeda e vdekjes është për çregjistrim. Si ta plotësojmë skedën e vdekjes, kur nuk e kemi në vendbanim?
    Gazetarja: Po ka ndërruar jetë pacienti!
    Mjeku Telmond Veliu: Prandaj i kam dhënë një vërtetim që ka ndërruar jetë.
    Në njësinë Xhafzotaj, aty ku e ndjera ka gjendjen civile, Fatime Koci figuron e gjallë pasi e vetmja mënyrë për çregjistrim është me skedën e vdekjes. E vetmja zgjidhje për të çregjistruar Fatimen është gjykata që duhet të provojë vdekjen e saj./tvklan.al

  • Humbi jetën teksa lahej në bregdetin e Durrësit/ Identifikohet viktima, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë arresti kardiak

    Humbi jetën teksa lahej në bregdetin e Durrësit/ Identifikohet viktima, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë arresti kardiak

    Pushuesi që humbi jetën ditën e djeshme në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës është identifikuar.

    Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, pasi trupi i pajetë i viktimës u nxor nga pushuesit.
    Sipas informacioneve, viktima është 41-vjeçari, Shpëtim Alla nga Durrësi.
    Mësohet se shkaku i vdekjes së 41-vjeçarit dyshohet të ketë qenë arresti kardiak.

    Top Channel

  • Pak javë pas vdekjes tragjike të 17-vjeçares, peshkaqeni sulmon adoleshentin, përfundon në spital

    Pak javë pas vdekjes tragjike të 17-vjeçares, peshkaqeni sulmon adoleshentin, përfundon në spital

    Një adoleshent është sulmuar nga një peshkaqen në një nga plazhet më të njohura të Australisë, duke pësuar lëndime serioze në krah.

    Ngjarja ndodhi të dielën pasdite në plazhin Cabarita, në bregun verior të Uellsit të Ri Jugor, pak para orës 16:00 me orën lokale. Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje pas raportimeve për sulmin e rëndë.
    Sipas autoriteteve, adoleshenti ka marrë plagë të thella në krah dhe është transportuar me urgjencë me helikopter drejt spitalit Universitar të Gold Coast. Ai ndodhet në gjendje të rëndë, por të jashtë rrezikut për jetën.
    Ngjarja vjen vetëm pak javë pas një tjetër sulmi tragjik në Australi, ku 17-vjeçarja Charlize Zmuda humbi jetën pasi u sulmua për vdekje nga një peshkaqen në ishullin Bribie, në veri të Brisbane-it. Vajza u godit në pjesën e sipërme të trupit dhe, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ambulancës, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
    Komuniteti vendas është tronditur nga këto ngjarje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime dhe paralajmërojnë për rrezikun në disa zona bregdetare.

    Top Channel

  • Rezultonte e zhdukur, trupi i tiktok-eres gjendet i copëtuar brenda një qeseje! Çfarë fshihet pas vdekjes së 19-vjeçares

    Rezultonte e zhdukur, trupi i tiktok-eres gjendet i copëtuar brenda një qeseje! Çfarë fshihet pas vdekjes së 19-vjeçares

    Një ngjarje tronditëse është raportuar nga kryeqyteti i Perusë, Lima, ku punëtorët pranë impiantit të trajtimit të ujërave “La Atarjea” kanë gjetur trupin e pajetë të një vajze 19-vjeçare, e futur në qese. Viktima është identifikuar si Fabiola Alejandra Caicedo Pina, një e re e njohur në rrjetin social TikTok, e cila ishte shpallur e zhdukur prej disa ditësh. Policia arriti të konfirmojë identitetin e saj falë disa tatuazheve dalluese.
    Sipas autoriteteve, shkaqet e vdekjes ende mbeten të paqarta, por ekzistojnë dy pista kryesore që po hetohen. Njëra prej tyre lidhet me dyshime për përfshirjen e mundshme të të resë në rrjete të paligjshme që veprojnë në rajon, ndërkohë që kohët e fundit janë shënuar disa raste të ngjashme me gra të reja të gjetura të pajeta në Lima dhe në afërsi të lumit Rimac.
    Pista tjetër heton mundësinë e një veprimi të dhunshëm në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e ish-partnerit të saj, Mayner Yoffrey Giménez Castrillo, i cili ndërroi jetë në vitin 2022 në rrethana të paqarta. Fillimisht u dyshua për dhunë fizike ndaj tij, por më vonë u hapën pista të tjera që sugjeronin vetëlëndim.
    Autoritetet dyshojnë se mbrëmjen para humbjes së jetës, Caicedo është larguar me forcë nga një ambient festiv, ndërsa gjurmët e konstatuara në trupin e saj sugjerojnë trajtim të dhunshëm. Besohet se më pas trupi është hedhur në lumin Rimac dhe ka përfunduar pranë impiantit ku u zbulua. Hetimet po vazhdojnë, përfshirë shqyrtimin e kamerave të sigurisë dhe marrjen në pyetje të personave që kanë qenë në kontakt me të renë, por deri tani nuk ka të ndaluar apo të dyshuar konkretë.

  • Pas 40 vitesh Microsoft ndryshon pamjen e Ekranit Blu të Vdekjes në Windows

    Pas 40 vitesh Microsoft ndryshon pamjen e Ekranit Blu të Vdekjes në Windows

    Ekrani blu i vdekjes (BSOD) ka qenë pjesë e Windows prej mëse 40 vitesh. Në fillim të 2025 Microsoft zbuloi se do të ndryshonte mesazhin BSOD në Windows 11 dhe kompania tashmë konfirmoi se së shpejti do të njihet si ekrani i zi i vdekjes.

    Dizajni i ri zëvendëson ngjyrën blu me një ndërfaqe të thjeshtë të zezë. BSOD e re është shumë e ngjashme me pamjen e Windows Update. Tregon kodin e ndalesës dhe problemin e shfaqur nga driver-at e sistemit.

    Administratorët IT nuk kanë më nevojë të marrin të dhënat e dështimit të sistemit për ti analizuar me WinDbg për të mësuar çfarë e ka shkaktuar.
    Microsoft thotë se ndryshimet sjellin qartësi dhe ofrojnë informacione më të mira duke lejuar konsumatorët të kuptojnë shkakun e problemit që ta adreosjnë me shpejtësi.

    Ky dizajn i ri do të lançohet në Windows 11 drejt fundit të Verës së bashku me funksionalitetin Quick Machine Recovery dizajnuar për të rikthyer në funksion kompjuterët që nuk ndizen. /PCWorld Albanian

  • Zbulohet shkaku i vdekjes së legjendës së Beach Boys, Brian Wilson

    Zbulohet shkaku i vdekjes së legjendës së Beach Boys, Brian Wilson

    Dy javë pas ndarjes nga jeta të ikonës së muzikës, është bërë publik shkaku i vdekjes së Brian Wilson. Sipas certifikatës mjekësore, ai humbi jetën si pasojë e ndalimit të frymëmarrjes, e shkaktuar nga një infeksion i rëndë në organizëm dhe infeksion urinar.
    Gjendja e tij ishte e rënduar edhe nga probleme të tjera shëndetësore, përfshirë sëmundje neurologjike, vështirësi kronike në frymëmarrje, probleme me gjumin dhe insuficiencë të veshkave.
    Wilson u nda nga jeta më 11 qershor, pak javë para 83-vjetorit të tij. Familja e tij e njoftoi lajmin me një deklaratë të ndjerë në rrjete sociale, duke kërkuar respekt për privatësinë në këtë periudhë zie.
    Brian ishte themeluesi i The Beach Boys, grupi legjendar që solli tingujt e “California Girls”, “Surfin’ USA” dhe “Good Vibrations” që nga vitet ’60. Ai u nderua me futjen në Rock & Roll Hall of Fame në vitin 1988.

  • Më shumë vite jetë me një ndryshim të vogël, ja si duhet ta konsumoni kafen

    Më shumë vite jetë me një ndryshim të vogël, ja si duhet ta konsumoni kafen

    Kafja e pastër mund të ulë rrezikun e vdekjes, kurse më pak kur përzihet me sheqer dhe yndyrë (cream).

    Një studim nga Universiteti Tufts në Boston, SHBA, tregon se pirja e 1-2 filxhanëve kafe të zezë në ditë lidhet me rrezikun më të ulët të vdekjes, sidomos nga sëmundjet e zemrës, përcjell e përditshmja britanike “The Independent”.

    Rezultatet treguan se kafja pa sheqer dhe pa yndyrë të shtuar ul rrezikun me 14–16%. Por nëse kafeja përzihet me shumë sheqer dhe yndyrë të ngopur, efekti pozitiv zhduket.

    Sipas autores së studimit, Fang Fang Zhang, përfitimet vijnë nga përbërësit bioaktivë të kafesë, por shtesat e dëmshme e zvogëlojnë efektin.

    Studimi analizoi të dhënat e 46,000 të rriturve nga viti 1999 deri në 2018 dhe u publikua në revistën The Journal of Nutrition.

    Autorët theksojnë se kufizimi i sheqerit dhe yndyrës është në përputhje me udhëzimet zyrtare për një dietë të shëndetshme.

     

  • Provokon sërish “Charlie Hebdo”: I pari që zbulon datën e vdekjes së Khameneit fiton udhëtim në Teheran

    Provokon sërish “Charlie Hebdo”: I pari që zbulon datën e vdekjes së Khameneit fiton udhëtim në Teheran

    “Charlie Hebdo”

    FRANCË- Në stilin e saj të njohur, revista satirike “Charlie Hebdo” po komenton konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Në kopertinën e saj të re, shfaqet udhëheqësi suprem fetar i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Në karikaturën, në krah është paraqitur dita e tij e lindjes. Ndërsa një pikëpyetje shfaqet në vend të datës së vdekjes së tij.
    Me satirë, titulli i revistës shkruan: Personi i parë që gjen datën e vdekjes së Khameneit fiton një udhëtim në Teheran!
    Kopertina e tyre vjen pas një sërë deklaratash, si nga Izraeli, edhe nga presidenti amerikan Donald Trump. Ky i fundit tha dje se ishin në dijeni të vendndodhjes së liderit islamik, por shtoi nuk kanë ndërmend që ta vrasin ende./ZËRI

  • Si u shpall shenjt Shna Ndou vetëm 1 vit pas vdekjes? Prifti: Edhe peshqit dilnin nga uji për të dëgjuar predikimin e tij

    Si u shpall shenjt Shna Ndou vetëm 1 vit pas vdekjes? Prifti: Edhe peshqit dilnin nga uji për të dëgjuar predikimin e tij

    Shna Ndou, shenjti nga i cili ka marrë emrin dhe Kisha e Laçit, është shënjtëruar një vit pas vdekjes së tij.

    Prifti Landi Jaku në një intervistë për Quo Vadis të moderatores dhe autores Pranvera Borakaj në vizion Plus, rrëfeu se Shna Ndou u shpall i shenjtë vetëm një vit pas vdekjes për shkak të mrekullive që ai kishte bërë.
    Ai tregoi një histori ku tregonte se si një mushkë kishte rënë në gjunjë përpara bukës së Zotit. Apo rastin kur peshqit dilnin nga uji për të dëgjuar predikimet e tij.

    Jaku: Besojmë si katolikë si të krishterë që kur meshtari kremton eukaristinë pra bukën thotë fjalët e shukërimit, kjo bukë bëhet trupi i Krishtit. Shumë prej heretikëve nuk besonin se është e vërtetë. Shna Ndou thotë unë do ju bëj të kuptoni se Krishti është i vërtetë në atë bukë. Cfarë bën? Ai bën një provë që është e çuditshme duke lënë mushkën pa ushqim, pa bar pa ujë për 2-3 ditë. Në fund i nxjerrin dhe grazhdin, në fund Shna Ndou nxjerr hostin, dhe në të vërtetë mushka për tu bërë atyre të kuptojnë ulet në gjunjë, pra gjunjëzohet para Zotit që ishte brenda në bukë. Pastaj kur ju ka predikuar edhe peshqëve, që peshqit vinin dhe prej ujit për të dëgjuar predikimin e tij. Pastaj shërimin e të sëmurëve, ka bërë shërime nga më të ndryshmet, janë shumë prova që ka bërë në Italinë e asaj kohe, pastaj në shekujt që vazhdojnë ka bërë mrekulli vazhdimisht.