Tag: vdekjes

  • “Misteri”: Çfarë ishte “puthja e vdekjes”…

    “Misteri”: Çfarë ishte “puthja e vdekjes”…

    Mister i egjiptianëve të lashtë. Janë të panumërta, misteret e tyre, por truket e bukurisë, madje as të mbretëreshës më strategjike dhe të bukur në histori, nuk janë më të fshehta.

    Nëse mendoni se grimi mund të jetë një dukuri bashkëkohore dhe një industri miliarda dollarëshe, ju kujtojmë se produktet kozmetike ishin po kaq të rëndësishme në antikitet, për disa ishin.

    Që në epokat më të hershme të perandorisë egjiptiane, burra dhe gra nga të gjitha klasat shoqërore vijëzonin sytë. Theksonin mollëzat, si dhe përdornin buzëkuq. Pamje të tilla, i përcjellin më së miri dy mbretëreshat më të famshme të qytetërimit egjiptian: Kleopatra dhe Nefertiti. Këta ikona të bukurisë në lashtësi, përdornin produkte kozmetike që për shumëkush i konsideronte “misteri i egjipitanëve”. Jo vetëm për t’u zbukuruar, por edhe për trajtimin e lëkurës.

    Janë të njohura ritualet e bukurisë për Kleopatrën; me banja me qumësht dhe kripë nga Deti i vdekur. Maskat e fytyrës me vajra dhe esenca lulesh e mjalti. Egjiptianët, gjithashtu, shpikën një metodë natyrore për depilimin, përzierjen e mjaltit me sheqeri. “Sugaring”, siç quhet sot, është rikthyer nga kompanitë e bukurisë, si një alternativë më pak e dhimbshme.

    Rituali që njihej si “Puthja e vdekjes”

    Produktet që përdoreshin për të lyer sytë me nuanca të forta, kryesisht blu, mendohej se mbronin nga rrezet e forta të diellit. Nga toksina të dëmshme, por edhe nga syri i keq. Ndonëse, në të vërtetë, shumë prej tyre rezultonin në fakt fatale, pasi prodhoheshin nga yndyra shtazore të rrezikshme. Kleopatra, për shembull, shtypte brumbuj, nga ku përfitonte ngjyrën për të theksuar me të kuqe mollëzat dhe buzët, ndaj ky ritual njihej edhe si “puthja e vdekjes”.

    Gjithashtu, egjiptianët mendonin se të zbukuruarit ishte thelbësore edhe përtej kësaj jete. Jo më kot në varre gjenden bizhuteri, kozmetika. Krehër e çdo gjë që do t’i ndihmonte të ishin bukur edhe në udhëtimin e përjetshëm.

    Estetika e veçantë egjiptiane, ka ndikuar pa dyshim artin modern. Përmes këtyre produkteve, ritualeve dhe mjetesh që përdoreshin në funksion të një bukurie mahnitëse, por edhe shëndetit të lëkurës dhe flokëve.

    ObserverKult

    ————————-

    Lexo edhe:

    ARTAN MULLAJ: DO TË IKI NGA KY VEND… NUK MUND TË DUROJ MË

  • Djali i Ricky Hatton thyen heshtjen pas vdekjes së legjendës së boksit: Ishe modeli im në çdo aspekt të jetës

    Djali i Ricky Hatton thyen heshtjen pas vdekjes së legjendës së boksit: Ishe modeli im në çdo aspekt të jetës

    Djali i Ricky Hatton, Campbell Hatton, ka reaguar për herë të parë pas ndarjes tragjike nga jeta të të atit, ikonës së boksit britanik.

    Në një postim emocional në rrjetet sociale, 24-vjeçari shkroi “Zemërthyer nuk është fjala e duhur për ta përshkruar. Gjithmonë më kanë thënë që isha kopja jote,  dhe nuk ka fjalë më të saktë.”
    Në homazhin e tij, Campbell shton “Të kam pasur model në çdo aspekt të jetës. Nuk mund të shpjegoj sa shumë do të më mungojnë të qeshurat, momentet e bukura, gjithçka që kemi kaluar bashkë. Nuk e besoj dot që nuk do të kemi më të tilla. Të dua, babi.”
    Postimi u shoqërua me video prekëse të dyshes duke kënduar, duke përqafuar njëri-tjetrin dhe duke kaluar kohë bashkë në çaste familjare.
    Ricky Hatton, 46 vjeç, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Hyde, Greater Manchester, në orët e para të mëngjesit të së dielës. Lajmi tronditi botën e sportit, ndërsa policia e zonës konfirmoi se nuk dyshohet për rrethana të dyshimta në vdekjen e tij.
    Sipas mediave britanike, ishte menaxheri dhe miku i tij i ngushtë, Paul Speak, ai që e gjeti trupin e pajetë të kampionit. Hatton, i cili së fundmi po përgatitej për një rikthim në ring me një përballje në Dubai në dhjetor, po përballej me vështirësi fizike dhe emocionale. Vetëm pak ditë më parë, ai kishte marrë pjesë në funeralin e mikut të tij të ngushtë, David Leigh, i cili kishte ndërruar jetë në rrethana tragjike.
    Në një tjetër postim prekës të asaj kohe, Ricky kishte shkruar “Lamtumirë mikut tonë Dave Leigh. Do doja të kishe kërkuar ndihmë. Kishim shumë njerëz pranë për ty. Të dhamë një përcjellje të denjë. Shihemi së shpejti. –Rick.”
    Familja Hatton ka nxjerrë një deklaratë publike, ku shprehet se “Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë, Richard. Ai ishte shumë më tepër se një kampion bote. Ishte një baba, gjysh, vëlla dhe mik i vërtetë. Ai kishte një zemër aq të madhe sa buzëqeshja e tij, dhe mirësi, humor e besnikëri që preknin çdokënd që kishte fatin ta njihte.”
    Ricky Hatton fitoi tituj botërorë në peshat ‘light-welterweight’ dhe ‘welterweight’, duke u përballur me emra legjendarë si Floyd Mayweather Jr. dhe Manny Pacquiao. Ai mbetet një nga sportistët më të dashur britanikë, brenda dhe jashtë ringut.
    Vetëm pak ditë para vdekjes, Hatton kishte dërguar një mesazh mbështetës për një djalë të vogël që vuante nga bullizmi në shkollë, duke e inkurajuar të vazhdonte me stërvitjet në boks dhe të mos dorëzohej.

    Top Channel

  • Kryeministri Kurti kujton Nënë Terezën në 28-vjetorin e vdekjes: Ajo mbetet shembulli më i lartë i humanitetit ndër njerëz

    Kryeministri Kurti kujton Nënë Terezën në 28-vjetorin e vdekjes: Ajo mbetet shembulli më i lartë i humanitetit ndër njerëz

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 28-vjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, humanistes shqiptare e cila ka vdekur më 5 shtator 1997.

    Kryeministri Kurti ka thënë se edhe 28 vite pas vdekjes së saj, bota vazhdon ta kujtoj Nënë Terezën, pasi virtytet dhe vlerat për të cilat ajo u angazhua gjithë jetën e saj ishin universale.

    Ai gjithashtu tha se Nënë Tereza paraqet shembullin më sipëror ndër të gjithë, atë të përpjekjes së njeriut për ta ruajtur humanitetin ndër njerëz.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kryeministrit Kurti:

    Në një ditë sikur e sotmja, më 5 shtator 1997, ka vdekur bamirësja e madhe shqiptare, Anjeze Gonxhe Bojaxhiu. E njohur botërisht si Nënë Tereza, ajo kishte lindur 87 vite më parë, më 26 gusht 1910 në Shkup, atëbotë kryeqendër e Vilajetit të Kosovës. Prindërit e saj ishin Nikollë Bojaxhiu prej Prizrenit dhe Drane Barnaj prej Novosellës së Gjakovës. Si 18-vjeçare, Gonxhja shkoi në Irlandë ku u inkuadrua në institutin katolik Motrat e Loretos, ndërsa pas gjashtë muaj u largua drejt Indisë, ku edhe e zhvilloi shumicën e aktivitetit të saj humanitar.

    Përmes kongregacionit katolik Misionaret e Bamirësisë që ajo e themeloi më 1950, Gonxhe Bojaxhiu u bë e njohur gjithandej botës si Nënë Tereza apo Tereza e Kalkutës. Murgesha shqiptare katolike që me dashuri dhe besim ndihmoi mijëra e mijëra njerëz të varfër dhe veçanërisht fëmijë, fitoi zemrat dhe besimin e miliona njerëzve në botë.Në vitin 1979, ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqe, duke u bërë e para shqiptare e laureuar me këtë çmim aq të rëndësishëm. Pas vdekjes, më 19 tetor 2003, ajo u lumturua ai “Tereza e Bekuar e Kalkutës” nga Papa Gjon Pali II, me të cilin ajo kishte patur marrëdhënie shumë të afërta në rrugën e saj të bamirësisë. Kurse më 5 shtator 2016, Papa Françesku e kanonizoi në shenjëtore duke e quajtur Shën Tereza.

    Kur kanë kaluar 28 vite nga vdekja e saj, bota vazhdon ta kujtoj dhe nderoj Nënë Terezën çdo herë e më shpesh, sepse virtytet dhe vlerat për të cilat ajo u angazhua gjithë jetën e saj ishin universale. Duke qenë shqiptare, e lindur dhe e rritur në një familje shqiptare, Nënë Tereza paraqet shembullin më sipëror ndër ne, të përpjekjes së njeriut për ta ruajtur humanitetin ndër njerëz!/ KultPlus.com

  • I shiti dozën vdekjeprurëse Matthew Perry, “mbretëresha e ketaminës” pranon fajësinë

    I shiti dozën vdekjeprurëse Matthew Perry, “mbretëresha e ketaminës” pranon fajësinë

    “Mbretëresha e ketaminës” ka pranuar fajësinë për shitjen e drogës kundrejt Matthew Perry duke i shkaktuar vdekjen.
    Jasveen Sangha pranoi fajësinë për pesë akuza federale, shkruan Associated Press. Gjyqi i saj ishte planifikuar të niste më vonë gjatë këtij muaji. Ajo është e pandehura e pestë dhe e fundit që akuzohet për mbidozën vdekjeprurëse të Perry dhe që pranon fajin.
    Nëna dhe njerku i aktorit të ndjerë, gjendeshin në sallën e gjyqit. Sangha u pyet nëse e dinte që droga që po i jepte të pandehurit tjetër dhe njëkohësisht ndërmjetësit, Erik Fleming, ishin për Perry.
    “Nuk kishte asnjë mënyrë që ta dija 100%”, tha ajo. Më vonë, për një pyetje të ngjashme për provëzat me ketaminë që i jepte Fleming, shtoi se “nuk e dija nëse të gjitha apo disa” ishin për Perry. Përgjigjet e saj nuk cenuan marrëveshjen e fajësisë.
    Sangha e firmosi marrëveshjen më 18 gusht ku pranonte një akuzë për ruajtjen e marrëdhënieve ku përfshihet droga, tre për shpërndarjen e ketaminës dhe një për shpërndarje të drogës duke çuar drejt vdekjes.
    Prokurorët ranë dakord që të rrëzonin tre akuza të tjera lidhur me shpërndarjen e ketaminës dhe një për të metamfetaminës, e cila nuk ishte e lidhur me çështjen e Perry.
    Sangha do të dënohet më 10 dhjetor. Ajo rrezikon deri në 65 vite burg. Gjykatësi nuk ka detyrim të ndjekë kushtet e marrëveshjes, por prokurorët janë shprehur në dokument se do të kërkojnë më pak sesa maksimumi. Asnjë nga të pandehurit e tjerë nuk është dënuar ende.
    Matthew Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxheles. Eksperti mjeko-ligjor përcaktoi se ketamina, e cila zakonisht përdoret si anestezik kirurgjikal, ishte shkaku kryesor i vdekjes së aktorit.
    Sangha paraqiste një jetë luksoze në Instagram, duke ndarë foto me njerëz të pasur e të njohur. Prokurorët thanë se ajo e prezantonte veten si një shitëse droge që ua shiste të njëjtin lloj klientëve të pasur.
    Perry e përdorte ketaminën si trajtim për depresionin, pasi ia kishte rekomanduar mjeku i tij. 54-vjeçari kërkoi një dozë më të lartë nga sa ai mund t’i jepte dhe kjo e çoi në duart e Sangha, përmes shokut të tij, Fleming, rreth dy javë para vdekjes.
    Fleming i shkroi asistentit të aktorit se ketamina e saj ishte “fantastike” dhe se ajo u shet vetëm “klientëve të pasur dhe të famshmëve”.
    Perry bleu një sasi të madhe, 25 provëza për 6 mijë dollarë, katër ditë para vdekjes. Ditën që ai u gjet i vdekur, Sangha i tha Fleming se ata duhet të fshinin të gjitha mesazhet që kishin shkëmbyer.

  • A vazhdon shpirti të jetojë edhe pas vdekjes apo jo? Ja çka thoshte Platoni

    A vazhdon shpirti të jetojë edhe pas vdekjes apo jo? Ja çka thoshte Platoni

    Platoni lindi rreth vitit 427 p.e.s dhe vdiq në vitin 347 p.e.s. Ishte i biri i Aristonit dhe Periktionisës, kishte dy vëllezër, Glaykonin dhe Adeimanton. Emri i tij i vërtetë ishte Aristokles por më vonë e quajtën Platoni sepse kishte “gjoks dhe ballë të gjerë”.  Aristoteli na tregon se dikur gjatë rinisë, Platoni erdhi në kontakt me doktrinat e Kratilus, një nxënës i Heraklitit, i cili së bashku me mendimtarë të tjerë para-Sokratik si Pitagora dhe Parmenidi, i dhanë themelet metafizike dhe epistimologjike kërkimore. Por kur u takua me Sokratin filloi të thellonte më tej njohuritë drejt temës filozofike të virtytit.

    E njohu Sokratin kur ishte 20 vjeç dhe qëndroi pranë tij deri në vdekjen e mësuesit të madh (399 para erës sonë).Pas ekzekutimit të Sokratit kërkoi strehim për pak kohë në Megara, pranë shokut të klasës së tij, Euklidit. Më vonë u kthye në Athinë, ku për 10 vjet iu përkushtua shkrimit të veprave filozofike që mbajnë vulën e filozofisë Sokratike.

    Platoni ka dhënë mësim në Akademi intensivisht dhe ka shkruar mbi shumë çështje filozofike, që kanë qënë veçanërisht të lidhura me politikën, etikën, metafizikën dhe epistimologjinë. Ndër shkrimet më të njohura të Platonit janë dialogjet e tij. Mendohet që të gjitha dialogjet autentike të Platonit kanë mbijetuar.

    Ai la pas vetes shumë vepra ndër të cilat është “Kritoni”, e cila në gjuhën shqipe erdhi e përkthyer nga Lazër Radi. Një pjesë nga kjo vepër ObserverKult e ka shkëputur dhe e sjell në vazhdim:

    “Por një çështje, më duket se ende nuk e kemi sqaruar siç duhet o Sokrat: atë që shpirti vazhdon të jetojë edhe pas vdekjes apo jo. Vlen të permendet mendimi i përgjithshëm, për të cilin foli pak më parë Çebeti: se shpirti shuhet me vdekjen e njeriut duke e mbyllur kështu ekzistencën e vet. Në fakt, nëse shpirti ripërtërihet dhe përgatitet diku tjetër, para se të futet në një shpirt njerëzor; ç’ndodh më vonë, pasi ka hyrë dhe është shkëputur; a nuk vdes e shuhet edhe ai?” “Shumë mire the, o Simia,” – pohoi Çebeti – “është e qartë se është provuar vetëm giysma e asaj që duhej provuar, që shpirti ynë ka ekzistuar para se në të lindnim. Tani duhet të provojmë se ai do të vazhdoje ekzistojë edhe pas vdekjes sonë, në mënyrë që mendimin tonë ta konsiderojmë të plotë. “Demonstrimi,” – ndërhyri Sokrati – pothuajse është bërë, o Simia dhe Çebet, mjafton të përputhen ato që arritëm në përfundim këtu, me ato  që pranuam të gjithë së bashku, pra me atë që çdo gjë e gjallë ka lindur nga dicka që ka vdekur. E nëse do të jetë e vërtetë se shpirti ka ekzistuar para lindjes sē trupit, apo nëse për t’u ripërtërirë e për të jetuar ai duhet të linde nga vdekja dhe nga qeniet tona të vdekura më parë, atëherë a nuk do të jetë po aq e vërtete se ai do arrijë t’i mbijetojë vdekjes vetëm për faktin se ai duhet të rigjenerohet? Ja, pra, ajo që përmendem pak më parë, del vetvetiu e provuar mjaft mirë”.

    Në teorine e njohjes ka një rëndësi të veçantë koncepti i pavdekësisë së shpirtit dhe të “anamnezit” , ose i reminishencës (kujtim i turbullt i diçkaje), i paraqitur në mënyrë të plotë te veprat e Platonit.

    Mesazhi i fundit, më i larti i Sokratit (i cili pati ndikimi të madh te Platoni) në orën e vdekjes qe: testament ngushëllimtar dhe besim i pathyeshëm në dinjitetin themelor të krijesave njerëzore, të cilat nga që janë materie dhe i nënshtrohen vdekjes; jane të pavdekshme në thelbin hyinor të shpirtit, i cili, duke përdorur energjitë e tij më të mira, mund të arrijë lartësitë më të mëdha, deri tek drita e diellit dhe është e përsosur si Ide dhe si e Mirë.

    E përgatiti: A. K.- ObserverKult

    Lexo edhe:

    KËTO JANË FJALËT E FUNDIT TË POETIT QË TRONDITËN DIKTATURËN/ TRIFON XHAGJIKA NUK KËRKOI MËSHIRË…

  • E vërteton shkenca, njerëzit me këtë tipar jetojnë më gjatë

    E vërteton shkenca, njerëzit me këtë tipar jetojnë më gjatë

    Një studim ka zbuluar një lidhje midis qëndrueshmërisë më të madhe mendore dhe një rreziku më të ulët të vdekjes, veçanërisht tek gratë.

    Njerëzit me një nivel të lartë të qëndrueshmërisë mendore mund të jetojnë shumë më gjatë, sipas autorëve të një studimi të ri që tregoi se kjo lidhje është veçanërisht e pranishme tek gratë, shkruan The Guardian.
    Studimi, i publikuar në revistën e rishikuar nga kolegët BMJ Mental Health dhe që përfshin studiues nga Universiteti Sun Yat-sen në Kinë, zbuloi një lidhje midis njerëzve që kanë nivele të larta të qëndrueshmërisë mendore dhe një rrezik më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet.

    Studiuesit shqyrtuan të dhënat nga Studimi i Shëndetit dhe Pensionit (HRS), një studim afatgjatë përfaqësues kombëtar i të rriturve amerikanë që janë të paktën 50 vjeç. Ky studim filloi në vitin 1992 dhe regjistron të dhëna për gjendjen ekonomike, shëndetësore, martesore dhe familjare të pjesëmarrësve, të cilat ndiqen çdo dy vjet.
    Shkencëtarët më pas rishikuan të dhënat e HRS nga 10,569 pjesëmarrës të regjistruar nga viti 2006 deri në 2008, periudha në të cilën u mblodhën për herë të parë të dhënat mbi elasticitetin mendor. Mosha mesatare e këtij grupi ishte 66 vjeç, nga të cilat 59% ishin gra. Këta pjesëmarrës u ndoqën deri në maj 2021 ose derisa vdiqën, dhe gjatë periudhës 12-vjeçare të ndjekjes, vdiqën 3,489 pjesëmarrës.
    Studiuesit gjetën një lidhje midis elasticitetit mendor të pjesëmarrësve dhe vdekjes së tyre nga çdo shkak dhe zbuluan se ata që kishin një rezultat më të lartë të qëndrueshmërisë mendore kishin një rrezik më të ulët të vdekjes.
    Gratë kishin një lidhje më të fortë midis një rezultati të lartë të qëndrueshmërisë mendore dhe një rreziku më të ulët të vdekjes sesa burrat, zbuloi gjithashtu studimi.
    Hapat për t’u kujdesur për mirëqenien emocionale të një personi ndërsa plaken përfshijnë ushqimin e shëndetshëm, kalimin e kohës me miqtë dhe familjen dhe pjesëmarrjen në aktivitete ose hobi të reja çdo ditë.

  • I shpëtoi vdekjes kur ishte 8 vjeç, historia prekëse e të riut Gabriel Lluca që vdiq në aksidentin e rëndë në Peqin

    I shpëtoi vdekjes kur ishte 8 vjeç, historia prekëse e të riut Gabriel Lluca që vdiq në aksidentin e rëndë në Peqin

    Një detaj prekës ka dalë në dritë pas aksidentit tragjik që ndodhi në hyrje të qytetit të Peqinit, ku humbën jetën dy të rinj. Njëri prej viktimave është Gabriel Lluca, një 24-vjeçar me një histori të jashtëzakonshme mbijetese që ka prekur shumë zemra.

    Gabrieli i kishte mbijetuar një aksidenti të rëndë në moshën 8-vjeçare, pikërisht pranë shkollës “Demir Godelli” në Peqin, aty ku ndodhet edhe banesa e familjes Lluca.

    Një automjet i kishte kaluar trupit të vogëlushit, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura të shumta.

    Por këtë fund gushti, fati nuk e kurseu. Në të njëjtin qytet ku dikur i kishte shpëtuar vdekjes, Gabriel Lluca humbi jetën në mesnatën e së dielës, pas një aksidenti të rëndë automobilistik. Ngjarja tronditi familjen, miqtë dhe bashkëmoshatarët, të cilët e kujtojnë si një djalë energjik, të dashur dhe gjithmonë të buzëqeshur.

    LEXO EDHE: FOTO/ Tragjedia – Këta janë dy të rinjtë që vdiqën në aksidentin e rëndë rrugor në Peqin

    Gabrieli ishte një nga katër fëmijët e familjes Lluca. Tre vite më parë, familja përjetoi edhe një tjetër humbje të rëndë, ndarjen nga jeta të babait të tij, Agron Lluca.

    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po bëhen verifikime për shpejtësinë e automjetit si dhe gjendjen e rrugës në momentin e ngjarjes.

  • Indonezia në ‘flakë’ pas vdekjes së një taksisti 21-vjeçar! Protesta të dhunshme, 3 të vdekur dhe ndërtesa të djegura

    Indonezia në ‘flakë’ pas vdekjes së një taksisti 21-vjeçar! Protesta të dhunshme, 3 të vdekur dhe ndërtesa të djegura

    Tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë përplasjeve të dhunshme në Indonezi, pas vdekjes tragjike të një taksisti 21-vjeçar, Affan Kurniawan, i cili u përplas nga një automjet policie gjatë protestave në kryeqytetin Xhakartë.

    Ngjarja ka shkaktuar një valë të gjerë zemërimi në mbarë vendin, duke sjellë përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, djegie ndërtesash dhe dhunë të përhapur në disa qytete të mëdha.
    Kurniawan, shofer për platformën Gojek, u bë simbol i revoltës qytetare që po shpërthen kundër kushteve të vështira të punës, trajtimit të padrejtë të punonjësve dhe privilegjeve të papërballueshme të klasës politike. Protestat nisën fillimisht si reagim ndaj vdekjes së tij, por u shndërruan shpejt në një valë mbarëkombëtare pakënaqësie, duke përfshirë qytete si Surabaya, Bandung, Medan dhe Surakarta, ku qytetarët kërkojnë paga më të larta, ulje taksash dhe ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar.
    Në Xhakartë, mijëra qytetarë u mblodhën për të përcjellë Affan Kurniawan në banesën e fundit, në një ceremoni të mbushur me emocione, ku morën pjesë edhe drejtues të lartë politikë e policorë, përfshirë shefin e policisë së Xhakartës, Asep Edi Suheri, si dhe ish-guvernatorin Anies Baswedan. Kompania Gojek deklaroi se do të mbështesë familjen e të ndjerit, duke theksuar se çdo punonjës i tyre përfaqëson jo vetëm një shërbim, por edhe një histori personale dhe sakrificë.
    Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, kërkoi falje publike për ngjarjen, duke u shprehur i “shokuar dhe i zhgënjyer” nga veprimet e forcave të rendit. Ai vizitoi familjen e Kurniawan dhe u zotua për një hetim të plotë. Ndërkohë, shtatë anëtarë të njësisë elitare të policisë Satbrimob janë shpallur fajtorë për shkelje të etikës profesionale, ndërsa qytetarët kërkojnë ndëshkim penal dhe drejtësi të vërtetë.
    Tensionet u përshkallëzuan pas njoftimit se deputetët indonezianë do të marrin një shpërblim mujor prej 50 milionë rupiah, rreth 3,000 dollarë, një shumë dhjetë herë më e lartë se paga minimale në kryeqytet. Kjo ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e zemërimit qytetar, në një kohë kur shumica e punëtorëve përballen me vështirësi ekonomike, mungesë sigurie sociale dhe një sistem tatimor të padrejtë.
    Protestat vazhdojnë, pavarësisht thirrjeve për qetësi nga autoritetet. Disa ndërtesa qeveritare janë djegur dhe dhjetëra automjete janë shkatërruar gjatë përplasjeve. Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregojnë përpjekje të protestuesve për të bllokuar autokolona policore, përdorim të gazit lotsjellës nga ana e forcave të rendit dhe hedhje të molotovëve e fishekzjarrëve ndaj institucioneve shtetërore.
    Ky shpërthim protestash konsiderohet si sfida më serioze për presidentin Subianto që prej marrjes së mandatit, duke reflektuar jo vetëm një krizë sociale, por edhe një mungesë të thellë besimi mes qytetarëve dhe institucioneve shtetërore. Në mungesë të një reagimi të shpejtë dhe të besueshëm nga qeveria, rreziku për përshkallëzimin e dhunës mbetet i lartë.

    Top Channel

  • Trazira në Indonezi pas vdekjes së një shoferi gjatë protestave për pagat e deputetëve, policia në qendër të akuzave

    Trazira në Indonezi pas vdekjes së një shoferi gjatë protestave për pagat e deputetëve, policia në qendër të akuzave

    Qindra qytetarë indonezianë kanë dalë në rrugët e Xhakartës për të protestuar pas vdekjes tragjike të një shoferi motoçiklete, i cili u përplas për vdekje nga një automjet i policisë gjatë trazirave pranë parlamentit.

    Sipas “The Guardian”, viktima është Afan Kurniawan, një shofer, i cili nuk ishte pjesë e protestës, por ndodhej në zonën e përleshjeve të dhunshme që shpërthyen të enjten, ku qytetarët protestonin kundër pagave të larta të deputetëve dhe financimit të pamjaftueshëm për arsimin.
    Një shoqatë konfirmoi se Kurniawan po punonte në momentin e incidentit dhe nuk kishte lidhje me protestuesit.

    🇮🇩 #Indonesia: Major anti-government protests have erupted this week in Indonesia, with hundreds of students and workers marching through Jakarta demanding higher wages, lower taxes, and fairer economic conditions.
    What began as a largely organised labour and student-led… pic.twitter.com/glh2VM3Yxg
    — POPULAR FRONT (@PopularFront_) August 28, 2025

    Pas lajmit për vdekjen e tij, valë protestash përfshiu sërish kryeqytetin të premten pasdite. Shumë shkolla dhe biznese u mbyllën, ndërsa sipas mediave lokale, ushtria u vendos në disa zona për të ruajtur rendin.
    Pamjet nga vendngjarja treguan qindra qytetarë, përfshirë studentë, punëtorë, shoferë dhe aktivistë, që u mblodhën para parlamentit dhe selisë së policisë, duke hedhur gurë dhe duke brohoritur: “Vrasës! Vrasës!”

    Indonesia’s President Prabowo Subianto has called for calm after police ran over and killed a man during anti-gov’t protests.
    Demonstrators took to the streets of Jakarta after finding out lawmakers receive benefits totalling almost 20 times the average monthly salary. pic.twitter.com/Rn9QmgKAgQ
    — Al Jazeera English (@AJEnglish) August 29, 2025

    Kryeministri i Indonezisë, Prabowo Subianto, ka reaguar publikisht për ngjarjen, duke shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe duke urdhëruar një hetim të plotë për vdekjen e shoferit.
    Protestat në Indonezi vazhdojnë prej disa ditësh, të nxitura nga pakënaqësia publike për mënyrën si qeveria po menaxhon fondet publike, veçanërisht në sektorët e ndjeshëm si arsimi dhe mirëqenia sociale.

    Top Channel