Tag: vdekjes

  • Kafshimi i mollës nga Steve Jobs, një kafshim pasioni…

    Kafshimi i mollës nga Steve Jobs, një kafshim pasioni…

    Secili nga ne mban në duar pak nga të gjallët e tij të derdhur në themelet e përjetësisë. Gjithçka e jona që na lidh me teknologjinë e komunikimit, me qasjen e ethshme të sundimit të botës përmes forcës së dritës, është çfarë mbetet mirënjohje për atë forcë të kijametshme pasioni dhe përkushtimi, për Steve Jobs. Ashtu si edhe gjenitë e tjerë, ai erdhi në jetë me një mision, përmbushja e të cilit e shpërfaq para syve dhe ëndjes tonë si vullnet shpërblyes.

    Nga Albert VatajSteve Jobs ndërtoi një prej perandorive më të fuqishme të teknologjisë, duke u shndërruar në një ikonë të kurajës dhe sipërmarrjes. “Apple” nuk mund të kuptohet pa Steve Jobs dhe Steve Jobs nuk mund të identifikohet pa “Apple”.

    Ata janë sinonim i njëri-tjetrit dhe e sotmja është afeksion i kësaj realeje që dhuron përtej imagjinatives. Kafshimi i mollës së kafshuar të Steve Jobs është një kafshim pasioni.

    Steve Jobs, babai i iPhone, iPod, iPad dhe bashkëthemeluesi i Apple Inc, humbi betejën e tij të gjatë kundër një forme të rrallë e kancerit në pankreas dhe ndërroi jetë më 5 tetor 2011 në moshën 56-vjeçare.

    Steve Jobs, i cilësuar si Leonardo Da Vinci i kohëve moderne do të mbahet mend në fushën e teknologjisë së komunikimit për risitë që solli, veçanërisht me iPhone dhe iPad, dy krijesa që shumë shpejt pushtuan tregjet botërore.

    Pra se të shuhej, në shtratin e vdekjes ai la fjalët e të fundit si testament për gjeneratën:

    “Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ishte mishërim i suksesit. Sidoqoftë, përpos punës, unë kam pak gëzime. Në fund, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilin unë jam mësuar.

    Këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.

    Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave. Mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet.

    Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë.

    Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

    Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë.

    Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar.

    Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arrij lartësitë që do të arrish.

    Është e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”… Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty.

    Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”.

    Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari – “Libri i jetës së shëndetshme”.

    Në çfarëdo faze të jetës që mund të jemi tani, herët ose vonë do të përballemi me momentin final të “mbylljes së perdeve”.

    Ruaj si gjënë më të çmuar dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët.”

    … Dhe… ai u shua, iku doke lënë pas shembullin më të përsosur të forcës së pasionit, të besimit të themeltë tek ëndrra. Ëndërr që u shndërrua në një nga gjeneratorët e fuqishëm të prodhimit të energjisë së teknologjisë.

    Ai, Steve Jobs, jetoi dhe vdiq si një rast i veçuar i asaj bote. Ai i la botës peng shpirtin e tij krijues, atë eter transformimesh të mëdha.

    Kujtesa për këtë gjeni të pashoq të modernitetit, është më e larta përulje mirënjoheje që i kemi ne një revolucionari të kurajos dhe besimit.

    Ishte njeri si ne, por zgjodhi të bënte atë vepër që meriton një vend të privilegjuar. Steve Jobs iku për të mbetur te secili nga ne, iPhone, iPod, iPad, iku dhe la një urë komunikimi, gjurmë drite.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    STEVE JOBS NGA SHTRATI I VDEKJES: PASURINË S’MUND TA MARR ME VETE, KUJTIMET E DASHURISË PO!

    Nga: Steve Jobs“…Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë. Reflektoj për jetën time. Kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur. Duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.Errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave. Mund ta ndjej frymën e zotit. Pra të vdekjes që afrohet.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • U gjet i pajetë në Tale të Lezhës, 65-vjeçarin dyshohet se mund ta ketë goditur për vdekje një dem

    U gjet i pajetë në Tale të Lezhës, 65-vjeçarin dyshohet se mund ta ketë goditur për vdekje një dem

    Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 65-vjeçarit Gjergj Tusha, i cili u gjet pa jetë në Tale të Lezhës.

    Paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka qenë aksidentale.
    Sipas burimeve nga grupi hetimor, vdekjen dyshohet t’i jetë shkaktuar nga goditja e një demi, i cili dyshohet se e ka përplasur në pemë.
    Ai ka marrë plagë në kofshë dhe në pupla. Ndërkohë pritet dhe përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.

  • Vrasja e Edoardo Sarchit: Rrahja dhe varrosja e shpejtë pa autopsi, misteret rreth vdekjes së menaxherit nga Varese

    Vrasja e Edoardo Sarchit: Rrahja dhe varrosja e shpejtë pa autopsi, misteret rreth vdekjes së menaxherit nga Varese

    Gazeta prestigjioze italiane Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull të detajuar vrasjes misterioze të biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Shqipëri. Sipas artikullit të medias italiane, rasti ngre dyshime të forta pas varrimit të shpejtë pa kryer autopsinë, ndërsa rrethanat dhe versionet e ndryshme të ngjarjes mbeten të paqarta dhe plot mister.
    SHKRIMI I CORRIERE-s
    Shumë gjëra po fliten rreth vdekjes së sipërmarrësit të ndërtimit Edoardo Sarchi, nga Cunardo, provinca Varese, i cili u vra të shtunën në Salari, një fshat në Shqipëri, që prej kohësh ishte vendbanimi i menaxherit, pronar i një fabrike të konsoliduar në një vend me zgjerim kolosal urbanistik dhe imobiliar. Shqipëria është gjithashtu vendlindja e gruas së Sarchit, 44 vjeçe.
    Është e qartë që bëhet fjalë për një vrasje, por sipas asaj që mëson Corriere, kjo nuk është thjesht një histori e zakonshme: ka fshehje të vjetra lokale dhe skenarë mashtrimesh, me personazhe të fuqishëm në sfond, të paqartë, që e orientojnë situatën. Sipas këtyre burimeve, sipërmarrësi nuk është qëlluar me armë zjarri, por është qëlluar në kokë me shkop. Personi i kërkuar nga policia nuk ka lidhje me ngjarjen.
    Armët
    Një histori e ndërlikuar. Tre persona e shoqëronin Sarchin mëngjesin e ditës së ngjarjes. Ata, bashkëpunëtorë të tij, kanë dhënë versione të ndryshme: njëri përmend një sulm nga një person i panjohur që papritmas ka dalë me armë në rrugën ku udhëtonte grupi me dy makina jeep; një tjetër dëshmon për një konflikt mes Sarchi-t dhe atij personi, i cili ishte gjithashtu në makinë dhe kishte pasur një përplasje me sipërmarrësin para se të sulmonte; ky person i dyshuar, ende në arrati, është një 48-vjeçar i apasionuar pas armëve dhe jeton në zonën ku ndodhi krimi, rreth 200 km larg kryeqytetit, Tiranës, në jug të Shqipërisë, zonë me male dhe komunitete të izoluara.
    Një version tjetër që është përhapur thotë se grupi ishte në një shëtitje gjuetie dhe dikush, pa dashje, qëlloi gabim dhe e plagosi fatalisht Sarchin në kokë. Por nuk u gjetën gëzhoja, sepse arma e përdorur ishte një shkop, siç u përmend më parë.
    Misteri i varrimit
    Në raste të tilla, zakonisht ekzaminimi i mjekut ligjor jep indikacione që ndihmojnë hetimin, por kësaj here nuk ka pasur asgjë të tillë. Menjëherë pas vdekjes, me kërkesë të gruas së Sarchi-t, e cila zotëron pjesë të konsiderueshme të kompanisë, u organizua një varrim privat dhe shumë i shpejtë. Nuk u bë asnjë autopsi, asnjë analizë zyrtare, pa ndonjë verifikim nga autoritetet. Hetimi praktikisht mund të jetë mbyllur ose autoritetet janë duke e orientuar drejt përfundimeve të tyre. Personi në arrati akuzohet për vrasje, posedim të paligjshëm të armëve dhe trafik droge; në shtëpinë e tij janë gjetur armë gjuetie dhe fara kanabisi.
    Bashkëpunëtorët
    Tre shokët e Sarchi-t, të cilët ishin në dy makinat që kaluan në Salari, nuk janë persona të zakonshëm në Shqipëri. Ata janë pjesë e së njëjtës familje që ka lidhje të forta me figura politike, fillimisht në Partinë Komuniste, pastaj në Partinë Socialiste, dhe kanë qenë në pushtet gjatë periudhave të ndryshme historike, përfshirë periudhën pas rënies së diktatorit Enver Hoxha dhe periudhën e luftës civile, si dhe periudha e trafikut të drogës, e cila nuk është hetuar seriozisht për shkak të lidhjeve të ngushta me grupe kriminale italiane dhe individë të lartë politikë.
    Shqipëria reale është një vend i ri, i guximshëm, që investon dhe zhvillon turizëm, por shpesh e kaplon e kaluara e errët që e tërheq pas, në mistere dhe ngjarje të errëta si kjo.

  • Jurij Llotman: Fund! Sa e kumbueshme është kjo fjalë…

    Jurij Llotman: Fund! Sa e kumbueshme është kjo fjalë…

    Nga Jurij Llotman

    Në vitin 1832 në letrën drejtuar M.A Llopuhinës, Lermontovi shkruante:

          Fund! Sa e kumbueshme është kjo fjalë!        Sa shumë pak mendime bart përbrenda

    Kjo shumë-pak, na shpie në vetë thelbin e ‘’problemit të fundit’’.Sjellja e njeriut është e kuptimësuar. Kjo do të thotë se krijimtaria e njeriut nënkupton njëfarë qëllimi. Por nocioni i qëllimit përfshin pashmangshëm në vetvete përfytyrimin mbi njëfarë fundi të ngjarjes.  Përpjekja njerëzore për t’u mveshur veprimeve dhe ngjarjeve kuptim dhe aspiratë, parakupton copëtueshmërinë e realitetit në disa segmente të kushtëzuara. Kjo pra, është e lidhur pashmangësisht me përpjekjen e njeriut të kuptojë atë çka është objekt i  vëzhgimit të tij. Lidhjen e kuptimit dhe të të kuptuarit e ka nënvizuar Pushkini në “vargje të krijuara natën gjatë kohës së pagjumësisë’’:

    Kërkoj unë ty të të kuptojKuptimin në ty e kërkoj…

    Ajo që nuk ka fund-nuk ka as kuptim. Kuptimësia është e lidhur me segmentizimin e hapësirës joartistike. Në këto raste mveshja e realitetit me domethënie, sidomos në proceset e kuptimësimit artistik, përfshin domosdo në vetvete segmentimin.

    Jeta pa një fill e fund.Por ti, artist, beso fuqishëmDhe në fillimin dhe në fundin

    Nga sa thamë, dalin dy rrjedhime. I pari- në sferën e realiltetit – është i lidhur me një rol të veçantë, i dyti- në sferën e artit- përcakton në vetvete rolin dominant të fillimeve dhe fundeve,  veçanarisht të të dytëve. Rasti demonstrative i refuzimit nga fundi- për shembull i “Eugjen Onjeginit”, -veçse e përforcon këtë ligjësi. Procesi i rëndomtë i kuptimësimit të realitetit është i lidhur me zhvendosjen në të, të ndarjeve diskrete , sidomos në subjekte letrare. Pushkini kryen një eksperiment të guximshëm, duke shtënë në poezi jetën diskrete. Kështu lindi romani, i privuar demonstrativisht nga fundi. Shih refuzimin e Tvardovskijt në poezinë nga kategoritë letrare të fillimit dhe të fundit dhe kundërvënien përballë tyre realitetin e gjallë që shtrihet jashtë tyre.

    Shkurt:  ‘’një libër për luftëtarin’’.Pa çfarë atëherë të mundon?Pa një fill e pa një fundKështu sikur nuk shkon.

    Problemi i kulluar letrar i finales, në realitet ka si adekuat problemin e vdekjes. Fillim-fundi dhe vdekja janë të lidhura pandarazi me mundësinë për të kuptuar realitetin jetësor si diçka të kuptimësuar. Kontradikta tragjike ndërmjet pafundësisë së jetës si e tillë dhe mbarimësisë së jetës njerëzore, është veçse një dukuri e veçantë e një kontradikte akoma më të thellë ndërmjet kodit gjenetik që gjendet jashtë kategorisë së jetës dhe të vdekjes dhe qenësisë individuale të organizimit. Nga momenti kur qenia individuale shndërrohet në qenie të vetëdijshme, e gjithë kjo kontradiktë nga karakteristikë e procesit anonim shndërrohet në karakteristikë tragjike të jetës.Në ngjajshmëri me atë, se si nocioni i artit është i lidhur me realitetin, përfytytimin mbi tekstin/kufi të tekstit është i pandarënga jeta/vdekja.Shkalla e parë e aspektit të shqyrtuar prej nesh realizohet në sferën e biologjisë si problem pjellshmëri –vdekje. Procesi i pandërprerë i pjellshërisë antitetike është i lidhur me ndërprershmërinë e qenies individuale . Megjithatë, gjersa kjo kontradiktë të mos jetë bërë objekt i vet-vetëdijes, ajo kinse sikur nuk ekziston’’.  Kontradikta e pandërgjegjësuar bëhet fakt i sjelljes. Në sferën e kulturës, etapë e parë e ndeshjes me ‘’fundet’’ paraqitet modeli ciklik, që zotëron mbi vetëdijen mitologjike dhe folklorike.

    ‘’Fund! Sa e kumbueshme është kjo fjalë,Sa shumë pak mendime brenda ka’’

    Pasi (apo më saktë, në masë të njëjtë) që arsyetimi mitologjik u këmbye me atë historik, nocioni i fundit përfitoi një karakter dominativ. Domosdoshmëria për të pajtuar , jo diskreten e vetëdijes (dhe pavdekshmërinë e natyrës me vdekësinë e nejriut), lindi idenë e ciklitetit, kurse kalimi në vetëdijen lineare stimuloi imazhin e vdekje-ringjalljes. Së këndejmi, rrodhi përfytyrimin mbi rilindjen e atit të plakur në birin e ri dhe ideja e vdekje – lindjes. Këtu, megjithatë, pasoi dhe një ndarje e rëndësishme: në sistemin ciklik të vdekje-lindjes u përjetua po e njëjta hyjni e përjetshme. Përsëritja lineare krijoi imazhin e tjetrit (si rregull, të birit), në trajtën e të cilit i vdekuri gjoja rilindej në ngjashmërinë e vet. Përderisa, njëkohësisht zanafilla femërore mendohej si diçka jo dikrete, pra e pavdekshme dhe përjetësisht e re, heroi i ri e pohoi veten aleat nga pikëpamja gjinore me zanafillën femërore (nganjëherë të kuptimësuar si vetë nëna e tij).Së këndejmi, bashkimi ritual i doxhit venecian me detin apo rituali i vëzhguar që në fund të shekullit të shkuar nga D.K.Zelini, në procesin e të cilit fshatarët rrokullisnin priftin nëpër fushë dhe e shtrëngonin atë të imitonte marrëdhënien seksuale me tokën.Ky është komunikimi ritual me vdekjen, por dhe i shpërfaqur nga At-biri i ri, me materien e pavdekshme, e transformuar në mitologji pseudoshkencore fin du siecle, polli një pjesë të rëndësishme të përfytyrimeve frojdiste. Dhe përderisa drejtimii përgjithshëm i epokës shkonte nën shenjën e shndërrimit të ideve dhe teorive fantastike në kuazirealitet dytësor, i cili mbështeste ato ide, pjellë e të cilave paraqitej vetë, lindi iluzionin e njëfarë kontrolli shkencor.Ndërtimi linear i kulturës e bën problemin e vdekjes njërin prej dominanteve në sistemin e kulturës. Vetëdija religjioze është rruga e kapërcimit të vdekjes ‘’vdekja vdekjen korrigjon’’.Megjithatë kultura është tepër e kredhur në hapësirën njerëzore që të kufizohet me këto dhe thjeshtë ta heqë problemin e vdekjes si të rremë.Nocioni i vdekjes (fundit) nuk mund të zgjidhet me një mohim të thjeshtë, sepse këtu tashmë kryqëzohen strukturat kozmike dhe njerëzore. Këtë ka patur parasysh Baratinskij mbi vdekjen:

    Kur lindi bot’ e lulëzuarEkuilibre forcash të egra,Ndore mori i gjithëpushtetshmiBotëkrijimin mbarë.

    Për një vetëdije të tillë, vdekja bëhet ‘’zgjidhje e të gjitha enigmave’’ dhe ‘’zgjidhje e të gjitha hallkave’’. Por ta kuptosh vendin e vdekjes në kulturë do të thotë ta kuptimësosh atë në domethënien e drejtëpërdrejtë të këtyre fjalëve, d.m.th., t’i mveshësh asaj kuptim. Dhe kjo do të thotë përfshirjen në një farë radhe kuptimore që përcakton një sistem sinonimesh dhe antonimesh.Baza e pajtimit me vdekjen-nëse përjashtojnë motivimet religjioze-është ndryshueshmëria dhe pavarësia nga vullneti i njeriut. Pashmangësia e vdekjes, lidhja e saj me përfytyrimin mbi pleqërinë dhe sëmundjet, lejon ta përfshish atë në sferën e vlerësimeve neutrale.  Aq më tepër, të rëndësishme na dalin rastet e lidhjes së saj me nocionet mbi rininë, shëndetin, bukurinë-imazhet e vdekjes së përdhunshme.  Bashkëpjesëmarrja e shenjës së vullnetarizmit i jep kësaj teme një peshë optimale kuptimësore. Vështirësia e kuptimeve të dhëna nga kjo , qëndron në faktin se për ta bërë situatën bartëse të domethënies, ajo duhet receptuar si kontradiktore në rendin e natyrshëm  gjërave (d.m.th. neutrale).Gjakimi për të ruajtur jetën, është një ndjenjë e natyrshme e gjithçkaje të gjallë. Mundësia e referimeve në ligjësitë natyrës dhe në dikreten, të lirë nga teoritë e ndjenjës, është një arsye mjaftë me peshë, për t’u dhënë një bindje të padiskutueshme  gjykimeve mbi këtë problem.Dhe pikërisht  bindja ndaj një pozicioni të tillë e bën Shekspirin, vërtet, nëpërmjet gojës së Falstafit të thotë këtë: ‘’Ende s’më ka mbërritur ora, dhe s’ma do qejfi ta jap jetën para kohe.Përse të nxitohemi, kur zoti nuk ma lyp këtë gjë? Le të jetë ashtu, por nderi më bën me flatra. Po sikur nderi të m’i presë flatrat kur të shkoj në luftë.  Si do t’ia bëj atëherë? Mbase nderi do mund të më marrë këmbën? Jo. Ndofta dorën? Jo. Ndofta  mund të më fashisë plagën? Jo. Pra, nderi na qenka një kirurg i keq? Padyshim. Po çfarë është pra nderi? Çfarë fshihet nën këtë  fjalë? Ajër. Zotëri i mirë! Kush e zotëron nderin? Ai që vdiç të mërkurën. Po a e ndjen ai vallë atë? Jo. E dëgjon vallë? Jo. Pra, nderi na qënka i paperceptueshëm? Për të vdekurin-i  paperceptueshëm. Por, ka mundësi ndofta, të jetojë ndërmjet të gjallëve? Jo. Përse? Shpifjet nuk mund ta lejojnë këtë. Ja pra, përse nuk më duhet nderi. Ai nuk është më shumë se një shqyt me stemë të cilin e marrim me vete në varr. Ja pra, e gjithë meseleja’’.Falstafi është fikacak. Por objektiviteti i gjenisë shekspiriane na vuri të dëgjojmë jo llomotitjet e një frikacaku, porse një koncepsion të parashtruar në mënyrë të përkryer, që i paraprin konceptit të etikës sensualiste. Duke kapërcyer shekullin, Falstafi parashtron idetë sensualiste e të plota dhe më objektive sesa Franc Moor. Në monologun e Falstafit, para nesh është jo frikacakëria por guximi, -guximi i teorikut, që nuk trembet të bëjë nga premisat fillestare konkluzione ekstreme. Personazhi komik rritet këtu deri ideolog, kurse konflikti përfiton karakterine konfrontimit të ideve. Secila prej tyre, zotëron brenda vetvetes jo vetëm justifikim psikologjik, por edhe logjik.Pozicioni i përkundërt me atë falstafian, realizohet në kulturë si apologjia e heroizmit, që e gjen shfaqjen e tij ekstreme në marrëzinë heroike. Mbishkrimi arab mbi urdhrin e Shamilit nga koleksioni e ermitazhit, thotë: ‘’Kush parashikon rrjedhojat, nuk krijon madhështoren”.  Në këto fjalë-është e koncentruar gjithë filozofia e historisë. Ajo na bën të kujtojmë apologji të panumërta të marrëzisë heroike, gjer  te ‘Të çmendurit’’ e Beranzhesë, që solli, nën përkthimin e V.Kuroçkinit, një reagim aq të madh në mjedisin e narodnikëve.Një  formë e veçantë e fitores mbi vdekjen dhe e kapërcimit të saj është vetëvrasja (për shembull, vetëvrasja e shestuar e bashkëshortëve Lafragë).   Studimi i gjerë i Mishel  Vovelit, ‘’Vdekja dhe Perendimi. Nga viti 1300 deri në ditët tona’’, tregon bindshëm se stabiliteti dhe kufizimi i gjuhës zanafillore është stimul i transformimit të saj në trajtë rrungaje, që shndërron përmbajtjen fillestare në formalitet. Pikërisht kjo na lejon që duke e shndërruar shprehjen në një grumbull mjetesh të formalizuar, ta veçojë idenë e vdekjes nga radha parësore e domethënieve  dhe për ta shndërruar në një nga gjuhët universale të kulturës.Një proces analogjik gjejmë dhe në kulturën simbolike të seksit.  Gabimi rrënjësor i frojdizmit ka të bëjë me injorimin e faktit, që, të bësh gjuhë, mundet veçse me çmimin e humbjes së realitetit të drejtëpërdrejtë emocional (dhe gjithnjë individual), bazën e tij fiziologjike, seksi nuk mund të bëhet gjuhë universale. Që t’ia arrijë kësaj, ai duhet të formalizohet, të veçohet plotësisht, siç e tregon këtë shembulli i palloit femër që pranon mundjen (nënshtrimin) nga seksualiteti si përmbajtje.Përhapja e turlifarë variantesh të frojdizmit, që ngërthejnë shtresa të tëra të kulturës masovike të shekullit XX, të bind që ato, më pas se gjithçka tjetër, mbështeten në impulset e drejtëpërdrejta të seksualitetit të natyrshëm. Ata janë dëshmi e faktit se dukuritë që bëhen gjuhë, e humbin pa shpresë lidhjen me realitetin e drejtëpërdrejtë jashtësemiotik. Epokat në të cilat seksi bëhet objekt i acaruar vëmendjeje në kulturë, janë kohët e rënies së tij fiziologjike, dhe jo lulëzimit. Nga sfera e semiotikës së kulturës, ai kthehet përsëdyti në praktikë fiziologjike, porse tashmë si një metaforë tretësore e kulturës. Përpjekjet për t’i kthyer praktikës fiziologjike gjithçka që kultura prodhon në radhë të parë me fjalën, bën jo kulturën metaforë të seksit, siç pohon Frojdi, por seksin metaforë të kulturës. Për këtë, atij i lypset veçse një gjë, të pushojë se qeni seks.

    *Shkëputur nga libri “Kultura dhe bumi” të Jurij Llotmanit, Aleph, 2004Përktheu: Agron Tufa

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MOS I BESO KURRË ATIJ QË FLET MIRË PËR TË GJITHË…

  • 3-vjeçari humbi jetën tek klinika dentare, ekspertiza italiane përcakton shkakun e vdekjes

    3-vjeçari humbi jetën tek klinika dentare, ekspertiza italiane përcakton shkakun e vdekjes

    Ka mbërritur ekspertiza për Brian Spahiun, 3-vjeçarin që vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos.

    Ekspertët italianë, kanë përcaktuar shkakun e vdekjes së të miturit, por, akti i ekspertimit është voluminoz  po analizohet nga prokurorja e çështjes.

    Sipas burimeve, organi i akuzës është drejt fundit të hetimeve për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiut., informon gazetarja Klodiana Lala. 

    Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor 2023, tre ditë pas ndërhyrjes në klinikën private, brenda ambienteve të spitalit privat të zemrës në Tiranë.

    Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”.

  • Kreu ndërhyrje në një klinikë private/ Zbardhet shkaku i vdekjes së Brian Spahiut, mbërrin akt ekspertiza nga Italia

    Kreu ndërhyrje në një klinikë private/ Zbardhet shkaku i vdekjes së Brian Spahiut, mbërrin akt ekspertiza nga Italia

    Zbulohet shkaku i vdekjes së Brian Spahiut, i cili ndërroi jetë pas një ndërhyrje që kreu në një klinikë private. Gazetarja Klodiana Lala raporton për se ka ardhur akt ekspertiza nga Italia.
    Mësohet se mjekët italianë kanë përcaktuar shkakun e vdekjes së të miturit. Mësohet se akti i ekspertimit është voluminoz dhe ai po analizohet nga prokurorja e çështjes.
    Sakaq, prokuroria është drejt fundit të hetimeve për vdekjen.

  • Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista, përfshirë një akt kriminal

    Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista, përfshirë një akt kriminal

    Zbardhen detaje të reja në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur kinez Yu Menglong, i cili është gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta.

    Sipas raportimeve të para nga mediat kineze, trupi i aktorit është gjetur në banesën e tij në Pekin, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se po hetojnë disa pista të mundshme, përfshirë mbidozën, vetëvrasjen dhe një incident të mundshëm kriminal.
    Familjarët dhe miqtë më të afërt janë marrë në pyetje, ndërsa kamerat e sigurisë përreth banesës janë sekuestruar nga policia. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për shkakun e vdekjes, ndërsa trupi i tij është dërguar për autopsi.
    Ndërkohë në rrjetet sociale qarkullojnë pamje nga momenti i ngjarjes, ku aktori shihet duke u torturuar teksa bërtet nga dhimbja.
    Yu Menglong, 36 vjeç, ishte bërë i njohur për publikun ndërkombëtar për rolin e tij në dramën “Dashuria e madhe pas vdekjes”, ku portretizoi një histori të ndërlikuar dashurie dhe humbjeje. Ironikisht, roli i tij më i spikatur kishte si temë pikërisht jetën pas vdekjes, një fakt që fansat kanë përmendur me dhimbje në rrjetet sociale pas lajmit tragjik.
    Ndërkohë, studioja filmike me të cilën Yu kishte bashkëpunuar së fundmi ka shprehur ngushëllimet dhe ka kërkuar mospërhapjen e spekulimeve derisa të konfirmohen të dhënat nga autoritetet zyrtare.

    [ NEW EVIDENCE 🍉 INVESTIGATE THE CASE OF #YUMENGLONG ‼️] 9/17-18
    I.
    When #YuMenglong fell, the clothes he was wearing had once been hung out to dry on the 4th floor balcony (Officially called the 5th floor, but in reality it’s the 4th).
    If he had jumped normally, he might… pic.twitter.com/otmIhAUWli
    — 미나문🌙 🇰🇷🇹🇼 (@moon_ki95) September 18, 2025

    Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur industrinë e filmit në Kinë dhe më gjerë, duke rikthyer vëmendjen mbi shëndetin mendor të artistëve dhe presionin e madh publik që përballin.
    Hetimet janë në vijim, ndërsa publiku dhe fansat presin me ankth rezultatet përfundimtare të autopsisë.

    Top Channel

  • Baseni i Fierzës drejt pikës së ‘vdekjes’ nga thatësira, për një javë KESH bleu 72.236 MWh energji elektrike

    Baseni i Fierzës drejt pikës së ‘vdekjes’ nga thatësira, për një javë KESH bleu 72.236 MWh energji elektrike

    Hidrocentrali i Fierzës po punon vetëm me 1 turbinë nga 4 që ka në dispozicion. Vendimi lidhet me ruajtjen e rezervës hidrike në kaskadën e Drinit, pasi niveli i ujit në liqenin më të madh artificial të vendit po i afrohet “pikës së vdekjes”, e cila llogaritet në 242 metra mbi nivelin e detit. Prurjet nga dy degët kryesore, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi janë minimale, jo më shumë se 30 m3 ujë në sekondë. Ndërkohë, niveli i ujit në basenin e Fierzës ka zbritur në kuotën 264.93 metra, nga 296.5 metra që është kuota maksimale, duke reflektuar një situatë të vështirë hidrike.
    Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë ulur ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë. Liqeni po tërhiqet përditë rreth digës, ndërsa prurjet e pakta të lumenjve, të kombinuara me rritjen e kërkesës për konsum e kanë vënë në vështirësi kaskadën e Drinit, e cila në këtë periudhë shënon rënie të prodhimit.
    Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare po alternon prodhimin me hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës, ndërsa për të plotësuar nevojat është detyruar të importojë energji. Vetëm për periudhën 15–21 shtator, KESH ka blerë 72.236 megavat-orë, me qëllim mbulimin e kërkesës së shtuar dhe kompensimin e prodhimit të munguar për shkak të thatësirës.

  • A peshohet shpirti i njeriut? Çfarë është eksperimenti i 21 gramëve?

    A peshohet shpirti i njeriut? Çfarë është eksperimenti i 21 gramëve?

    Është paksa e ndërlikuar të peshohet një person që po vdes mbi një shtrat spitali, por kjo nuk e ndali Duncan MacDougall-in. Në fillim të shekullit XX, ai kishte ndërtuar një peshore të posaçme për këtë qëllim. Njëri nga pacientët e parë, një i sëmurë me tuberkuloz i përshkruar nga The New York Times si një burrë i zakonshëm me një “temperament tipik amerikan”, u vendos në shtrat teksa i afrohej vdekja. Nën vëzhgimin e MacDougall-it dhe mjekëve të tjerë, pacienti ndërroi jetë dhe menjëherë pas kësaj, pesha ra në mënyrë të papritur. Diferenca? 21 gramë. Për MacDougall-in, kjo ishte prova e masës së shpirtit njerëzor. Ose të paktën, kështu mendonte ai.

    Një eksperiment mes spiritualizmit dhe shkencës

    MacDougall jetoi në një kohë kur spiritualizmi ishte i përhapur, besimi se shpirti mbijeton pas vdekjes dhe mund të kontaktohet. Në vitin 1907, ai botoi në Journal of the American Society for Psychical Research një punim të titulluar Hipotezë mbi Substancën e Shpirtit së bashku me Dëshmi Eksperimentale për Ekzistencën e Saj. Ideja e tij kryesore: nëse vetëdija apo personaliteti vazhdon përtej vdekjes, duhet të ketë një vend fizik brenda trupit. Për MacDougall-in, ishte e pamundur që shpirti të ishte thjesht “eter”. Prandaj, ai duhej të kishte masë, dhe kjo masë do të zhdukej në çastin e vdekjes.

    Çuditërisht, MacDougall nuk ishte njeri shpirtëror. Gazeta Haverhill Evening Gazette e përshkroi si “kokëfortë dhe praktik,” me mendje shkencore dhe pa prirje për të besuar në spiritualizëm. “Ai nuk tingëllon si lloji i njerëzve që lexojnë tarot apo merren me mistikë,” thotë shkrimtarja shkencore Mary Roach, autore e librit Spook: Science Tackles the Afterlife. Në atë kohë, MacDougall përshkruhej si një “mjek me reputacion” që kishte vite të tëra përvojë.

    Si funksionoi eksperimenti i 21 gramëve?

    MacDougall ndërtoi një peshore shumë sensitive dhe peshoi gjashtë pacientë në fazë terminale (pesë burra dhe një grua). Ai u përpoq të përjashtonte shkaqet fizike të humbjes së peshës, si frymëmarrja, djersitja apo lëvizjet e trupit pas vdekjes. Pavarësisht gabimeve metodologjike, në disa raste ai regjistroi një rënie të menjëhershme të peshës, që e interpretoi si daljen e shpirtit.

    Secili nga gjashtë pacientët e tij, pesë burra dhe një grua, humbi papritur një sasi të vogël peshe në momentin e vdekjes, duke e konfirmuar sipas tij largimin e shpirtit nga trupi. Ai vuri re se për disa pacientë matja ishte e vështirë, pasi njëri vdiq ndërkohë që ai po rregullonte peshoret. Për më tepër, pati “shumë pengesa nga persona kundër punës sonë,” që ai i përshkroi thjesht si “përplasje me zyrtarët e institucionit.”

    MacDougall e dinte se po rrezikonte reputacionin e tij. “Ajo që bëri ishte shumë e guximshme,” thotë Roach. Pas botimit, The New York Times raportoi për të me titullin: “Shpirti ka peshë, mendon një mjek.” Pas këtij publiciteti, MacDougall u përball me kritika të ashpra. Ndërsa pati pak mbështetje nga njerëz fetarë, shkencëtarët e akuzuan për kampion të vogël, metodologji të gabuar dhe rezultate kontradiktore. Edhe vetë MacDougall shkroi: “Jam plotësisht i vetëdijshëm se këto pak eksperimente nuk e vërtetojnë çështjen më shumë sesa disa dallëndyshe sjellin verën.”

    Puna e mjekut vazhdon

    Pas këtij eksperimenti, MacDougall punoi mbi ide të tjera, përfshirë përdorimin e rrezeve X për të fotografuar shpirtin e njeriut. Një artikull i The New York Times në vitin 1911, “Duke fotografuar shpirtin,” tregoi se MacDougall kishte kopjuar eksperimente të Dr. W. J. Kilner-it, një elektricist mjekësor i njohur për studimin e aurave njerëzore. MacDougall synonte të fotografonte shpirtin dhe e përshkroi praninë e tij në slide-t me rreze X si “një dritë që ngjason me atë të eterit ndëryjor.” Sipas Times, MacDougall besonte se fotografimi i shpirtit nuk ishte i vështirë, madje “kushdo mund ta bënte.”

    Nëntë vjet më vonë, MacDougall vdiq në moshën 54-vjeçare, duke lënë pas shumë më tepër pyetje sesa përgjigje.

    Trashëgimia shkencore e punës së MacDougall-it

    Jo shumë kohë pas eksperimentit të tij, profesori Twining u përpoq ta hidhte poshtë duke peshuar minj në momentin e ngordhjes. Ai deklaroi se humbja e peshës ndodhte “për shkak të lagështisë, gazit ose ndonjë substance që ende nuk e njohim.”

    Në vitet 1930, R. A. Watters përdori një dhomë të mbyllur për të ekzaminuar kafshët në momentin e ngordhjes, duke vëzhguar një re avulli që mendohej të ishte “trupi jomaterial” i shpirtit. Pas një periudhe qetësie, një rikrijim tjetër u bë në vitin 2001 nga fizikani Lewis Hollander, i cili provoi të matë nëse delet humbin peshë kur ngordhin.

    Dritat, kamera, 21 gramë

    Përtej kërkimeve shkencore, eksperimenti i 21 gramëve ka gjetur një vend të qëndrueshëm në kulturën popullore. Shembulli më i njohur është filmi triller i vitit 2003 21 Grams. Dan Brown gjithashtu i referohet eksperimentit në romanin The Lost Symbol, ku një personazh peshon një burrë që vdes dhe sheh se pesha bie me vdekjen. Ndikimi i eksperimentit ka arritur madje edhe në manga japoneze, si në serinë One Piece.

    Eksperimenti i MacDougall-it vazhdon të përmendet sepse ngre një pyetje që shumë njerëz e kanë: A jemi më shumë sesa thjesht trupi? Pavarësisht përparimeve të shkencës, misteri i vetëdijes mbetet i pazgjidhur. Bruce Hood, profesor në Universitetin e Bristol-it dhe autor i librit SuperSense, thotë se shumica e njerëzve besojnë se shpirti ose vetëdija jonë është e ndarë nga truri, megjithëse ka prova që truri prodhon këto fenomene. “Njerëzit kanë nevojë për diçka të thellë dhe transcendente” për t’i dhënë kuptim jetës, thotë Hood.

    Edhe pse eksperimenti i MacDougall-it kishte shumë të meta, ideja që qëndron pas tij është tërheqëse. Ne kthehemi vazhdimisht te eksperimenti i 21 gramëve sepse ende kërkojmë përgjigjen për pyetjen e MacDougall-it: A vazhdon ndonjë pjesë e jona edhe pas vdekjes? Ndoshta, një ditë, dikush do ta zbulojë. / Popular Science – Syri.net

  • Fierza, drejt “pikës së vdekjes”,  KESH detyrohet të importojë energji

    Fierza, drejt “pikës së vdekjes”, KESH detyrohet të importojë energji

    Në hidrocentralin e Fierzës, aktualisht është në punë vetëm një nga katër agregatët. Vendimi lidhet me ruajtjen e rezervës hidrike në kaskadën e Drinit, pasi niveli i ujit në liqenin më të madh artificial të vendit po i afrohet “pikës së vdekjes”, e cila llogaritet në 242 metra mbi nivelin e detit.
    Prurjet nga dy degët kryesore, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi, janë minimale, jo më shumë se 30 metra kub ujë në sekondë. Ndërkohë, niveli i ujit në basenin e Fierzës ka zbritur në kuotën 264.93 metra, nga 296.5 metra që është kuota maksimale, duke reflektuar një situatë të vështirë hidrike.
    Thatësira e tejzgjatur ka ulur ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë. Liqeni po tërhiqet përditë rreth digës, ndërsa prurjet e ulëta të lumenjve, të kombinuara me rritjen e kërkesës për konsum, e kanë vënë në vështirësi kaskadën e Drinit, e cila në këtë periudhë shënon rënie të prodhimit deri në nisjen e shirave.
    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po alternon prodhimin me hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës, ndërsa për të plotësuar nevojat, është detyruar të importojë energji. Vetëm për periudhën 15–21 shtator, KESH ka blerë 72.236 megavat-orë, me qëllim mbulimin e kërkesës së shtuar dhe kompensimin e prodhimit të munguar për shkak të thatësirës.
    Niveli: 264.93 m
    Prurjet mesatare: 30 m³/s
    Agregat në pune 1.