Tag: vdekjes

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Vatikani tregon shkakun e vdekjes 

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Vatikani tregon shkakun e vdekjes 

    Papa Françesku u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 88-vjeçare.  Nga Vatikani kanë bërë me dije tashmë arsyen e vdekjes së Françeskut dhe ajo ka qenë një goditje në tru (ishemi) dhe nga mos funksionim i zemrës.
    Sipas Vatikanit, Ati ra në koma ditën e sotme në mëngjes herët.Shëndeti i tij ishte përkeqësuar kohët e fundit, pas betejës me pneumoninë e rëndë që e mbajti mbi 1 muaj në spital. Kjo u pa edhe në daljen e tij të fundit përpara besimtarëve, ku edhe pse fizikisht u bë pjesë e ceremonisë për Pashkën ai kishte të pamundur të fliste gjatë.
     

  • Zbulohet shkaku i vdekjes së Papa Françeskut, Vatikani: Pësoi goditje në tru

    Zbulohet shkaku i vdekjes së Papa Françeskut, Vatikani: Pësoi goditje në tru

    Zbulohet shkaku i vdekjes së Papa Françeskut.

    Sipas deklaratës së Vatikanit, Papa vdiq nga një goditje në tru. Deklarata erdhi rreth 12 orë pas njoftimit të parë të vdekjes së Papës.
    Papa Françesku kishte probleme të rënda shëndetësore, të cilat u përkeqësuan në vitet e fundit të jetës së tij.
    Ai vuajti veçanërisht nga sëmundje kronike të mushkërive. Më 14 shkurt ai u shtrua në spitalin Gemelli me një krizë respiratore që u shndërrua në pneumoni të dyfishtë. Ai u shtrua në reanimacion për disa ditë dhe gjendja e tij u stabilizua.

    Top Channel

  • Qindra njerëz mbushin rrugët e Vatikanit pas vdekjes së Papa Françeskut: Domethënëse që ndërroi jetë gjatë Pashkëve!

    Qindra njerëz mbushin rrugët e Vatikanit pas vdekjes së Papa Françeskut: Domethënëse që ndërroi jetë gjatë Pashkëve!

    Sheshi i Shën Pjetrit u mbush me qindra njerëz të hënën pas njoftimit të vdekjes së Papa Françeskut, të cilët janë shprehur të trishtuar për këtë lajm.
    Për shkak të turmave të mëdha, njerëzit lëviznin ngadalë, disa duke shtyrë biçikletat e tyre, të tjerë duke shtyrë karrocat ose duke i drejtuar fëmijët e tyre nëpër turmë.
    Për Alessia Saltinin, një turiste italiane, vdekja e Françeskut “goditi në çdo kuptim”.
    “Ajo që ndodhi këtë mëngjes, ishim pak të trishtuar sepse dinim për gjendjen shëndetësore të Papës, por praktikisht e dinim nga lajmet se ai do të vdiste”, tha ajo për Reuters.
    Shumë turistë ishin ende në Romë pas fundjavës së Pashkëve, kur 1.3 miliardë katolikë në botë festojnë ringjalljen e Jezu Krishtit.
    “Unë jam këtu për Pashkë dhe e shoh shumë domethënëse që Papa ka vdekur gjatë Pashkëve, ose fundjavës së Pashkëve,” i tha Reuters Becca Tusa, një turiste argjentinase.
    “Unë jam nga Argjentina, Papa ishte argjentinas, kështu që ka shumë rëndësi për ne. Është një moment pak trishtimi dhe në të njëjtën kohë falënderimi dhe një festë e jetës.”

  • Nis zyrtarisht ceremonia e ritit të parë pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut

    Nis zyrtarisht ceremonia e ritit të parë pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut

    Pas komunikimit zyrtar të ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, dhe në përputhje me protokollet e përcaktuara në Ordo Exsequiarum Romani Pontificis (nr. 21-40), janë bërë të ditura detajet e para të ceremonive mortore që do të pasojnë.

    Mbrëmjen e së hënës, më 21 prill 2025, në orën 20:00, Shkëlqesia e Tij, Kardinali Kevin Joseph Farrell, Camerlengo i Kishës Romake, do të kryesojë ritin e vërtetimit të vdekjes dhe depozitimit të trupit në arkivol.

    Në vijim të këtij njoftimi zyrtar, janë ftuar të marrin pjesë në këtë akt të parë solemn dekani i Kolegjit të Kardinalëve, të afërmit e Papës, si dhe drejtori dhe zëvendësdrejtori i Departamentit të Shëndetësisë dhe Higjienës së Shtetit të Vatikanit. Të gjithë pjesëmarrësit janë kërkuar të mblidhen në Kapelën e Domus Sanctæ Martæ, në orën 19:45, të veshur me rrobat rituale.

    Njoftimi Zyrtarë:

    Pas komunikimit të vdekjes së Papa Francesku,

    sic parashikohet në Ordo Exsequiarum Romani Pontificis (nr. 21-40), këtë mbrëmje, të hënën 21 prill në

    Ora 20:00, shkëlqesia i Tij Reverendi Kardinali Kevin Joseph Farrell, Camerlengo i 

    Kisha Romake, do të kryesojë ritin e vërtetimit të vdekjes dhe depozitimin e trupit në

    arkivol.

    Prandaj, dekanit më të shquar të Kolegjit të Kardinalëve i kërkohet të marrë pjesë në rit,

    të afërmit e Papës , Drejtorlt dhe Zëvendësdrejtorit të Departamentit të Shëndetësisë dhe Higjienës së

    Shteti i Vatikanit, që do të takohet në orën 19:45 në Kapelën e Domus Sanctæ

    Marta. Klerikët do të veshin veshjen e tyre rituale.

    21 Prill 2025

    Me urdhër të Eminencës së Tij Kardinalit Camerlengo

    ✠ Diego Ravelli

    Kryepeshkop titullar i Recanatit

    Mjeshtër i Festimeve Liturgjike Papnore

     

  • Vdekja e Papa Françeskut/ Ati i Shenjtë dyshohet se humbi jetën nga goditja në tru

    Vdekja e Papa Françeskut/ Ati i Shenjtë dyshohet se humbi jetën nga goditja në tru

    Papa Françesku dyshohet se është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm (21 Prill) si pasojë e një goditje në tru.
    Sipas thashethemeve që qarkullojnë në Vatikan, shkaku i vdekjes së Ati i Shenjtë ishte një goditje në tru, raporton Corriere.
    Ndërkohë në orët e ardhshme Selia e Shenjtë do të lëshojë një deklaratë zyrtare ku do të tregojë shkakun e vdekjes së Papa Françeskut.

  • Pas horizontit jeta vazhdon! E Premtja e Zezë dhe Pashkët! Lidhja e vdekjes dhe e ringjalljes

    Pas horizontit jeta vazhdon! E Premtja e Zezë dhe Pashkët! Lidhja e vdekjes dhe e ringjalljes

    E Premtja e Zezë dhe Pashkët janë sipas kuptimit kristjan ngjarje me rëndësi universale për njerëzit. Të dyja së bashku mund të japin shpresë si festë e krishtërimit.

    Festat e mëdha të kishave orientohen tek jeta e Jezu Krishtit. Pa dyshim: festa më e dashur e gjermanëve janë Krishtlindjet, festa e lindjes së Krishtit. Kjo është një ngjarje e gëzueshme. Shpërndahen dhurata dhe atmosfera e shenjtë e Krishtlindjeve ngjall shumë emocione. Sado e rëndësishme që është lindja e Jezuit, pra kthimi në njeri i Zotit, edhe më të rëndësishme janë e Premtja e Zezë dhe Pashkët. E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Të dyja festat kanë megjithatë një fazë përgatitore. E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës. Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezusit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Lidhja e vdekjes dhe e ringjalljes

    Më parë, e Premtja e Zezë ishte festa më e madhe e të krishterëve evangjelistë. Ndërkohë, në të gjitha konfesionet e krishtera kanë rënë dakord që dita që shënon vdekjen e Krishtit për fajin e njerëzve është pjesë e pandarë e Pashkëve, pra ditës së Ringjalljes. Festa më e madhe e Krishtërimit përbëhet nga e Premtja e Zezë, nga e Shtuna e Zezë dhe nga e diela e Pashkëve e këto shihen ndërkohë si një e vetme.

    Intriga, shpifje, procesReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ajo që ndodhi të Premten e parë të Zezë të historisë nisi që një mbrëmje më parë. Jezusi kishte ngrënë darkë së bashku me 12 këshilltarët e tij më të ngushtë – për herë të fundit ata dëgjuan së bashku fjalët e mjeshtrit. Pak pas kësaj pasuan tradhëtia dhe burgosja.

    Të Premten e Zezë, Krishtit iu desh të durojë dy procese – njërin të krerëve hebrej, të cilët donin ta mënjanonin Jezusin për shkaqe teologjike dhe një proces të sundimtarëve romakë. Shpesh lufta me vdekjen e të akuzuarve zgjaste disa ditë.

    Në informacionet e Testamentit të Ri të Biblës raportohet se në kohën e vdekjes së Jezuit dielli u errësua, toka u drodh dhe ndodhën gjëra të tjera të pashpjegueshme. Jezui përjetoi pasojën e fundit të të qenit njeri, deri në vdekjen brutale.

    Fundi vetëm një tranzicion

    Ajo që ne e quajmë sot Pashkë, u kthye për ithtarët e Jezuit megjithatë në ditë të surprizës. Në mëngjesin e ditës së tretë pas kryqëzimit, varri ku vendosën Jezuin e vdekur qe bosh. Dëshmitarë u ndeshën me të ringjallurin. Vetëm përballja fizike me atë, që qe ringjallur nga të vdekurit, i bindi të krishterët e parë se ai vërtet jeton.

    Perspektiva deri sot

    Për të krishterët, e Premtja e Zezë dhe ngjarjet e Pashkëve janë të lidhura me idenë e shpresës. Pashkët hapin për të Krishterët një dimension, që e tejkalon jetën dhe vdekjen në tokë.

  • Ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së Michelle Trachtenberg

    Ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së Michelle Trachtenberg

    Shkaku i vdekjes i Michelle Trachtenberg është përcaktuar.
    Në fund të muajit shkurt, ylli i “Gossip Girl” u gjet “pa ndjenja” në shtëpinë e saj në Manhattan, New York pas një arresti kardiak.
    Sipas Deadline, analizat laboratorike tregojnë se 39-vjeçarja ndërroi jetë për shkak të diabetit.
    Fillimisht, u tha se shkaku i vdekjes do të mbetej i panjohur pasi familja e saj kërkoi që për shkak të besimit, të mos kryhej autopsia. Zyra e mjekësisë ligjore do ta kryente autopsinë nëse shkaku i vdekjes do të ishte i dyshimtë, por nuk kishte diçka të tillë.
    Përmes analizave, eksperti mjeko-ligjor arriti të përcaktonte shkakun e vdekjes pa autopsi. Aktorja, e cila së fundmi kishte kryer një transplant mëlçie, vdiq për shkaqe natyrore.
    Sipas mediave të huaja, në po atë javë para se të ndërronte jetë, ajo ishte shfaqur “në gjendje të keqe” gjatë një darke në restorant me miqtë e saj. Ajo dukej “e dobët” dhe mezi “zbriste shkallët”.
    Edhe në janar të këtij viti, ndjekësit nisën të hqetësoheshin për gjendjen e saj pas disa fotove të postuara. Trachtenberg iu kundërpërgjigj duke thënë se ishte “e lumtur dhe e shëndetshme”.

  • Kafeja ul rrezikun e vdekjes së papritur, ja si shpjegohet

    Kafeja ul rrezikun e vdekjes së papritur, ja si shpjegohet

    Hulumtimet e fundit kanë treguar se konsumimi i moderuar i kafesë mund të ketë përfitime të shumta për shëndetin, përfshirë zvogëlimin e rrezikut për sëmundje të tilla si diabeti i tipit 2, sëmundja e Parkinsonit dhe Alzheimeri. Një studim i publikuar në revistën JAMA Internal Medicine ka treguar se njerëzit që pinë kafe kanë një rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme.

    Megjithatë, lidhja midis kafesë dhe vdekshmërisë mund të jetë më e ndërlikuar, sipas një studimi të ri të botuar në Evropë. Kafeina, përbërësi aktiv kryesor në kafe, është një stimulues që përmirëson përqendrimin, kujtesën dhe disponimin.

    Një studim i Universitetit të Harvardit tregoi se gratë që pinë kafe kanë një rrezik më të ulët për të zhvilluar depresion. Po ashtu, kafeja mund të ndihmojë në përmirësimin e performancës fizike duke rritur nivelet e adrenalinës dhe duke zvogëluar ndjenjën e sforcimit.

    Një tjetër përfitim i kafesë është ndikimi i saj pozitiv në shëndetin e mëlçisë. Një studim i botuar në revistën Hepatology ka treguar se pirja e kafesë mund të zvogëlojë rrezikun për sëmundje kronike të mëlçisë. Disa studime gjithashtu sugjerojnë se kafeja mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të dështimit të zemrës dhe goditjes në tru.

    Sa i përket sasisë, shumica e hulumtimeve sugjerojnë se deri në katër filxhanë kafe në ditë janë të sigurt për shumicën e të rriturve. Megjithatë, ata që kanë ndjeshmëri ndaj kafeinës ose probleme shëndetësore të caktuara duhet të konsultohen me mjekun e tyre.

    Një studim i ri i publikuar në European Heart Journal ka zbuluar gjithashtu se koha e ditës kur pini kafe ka një ndikim të rëndësishëm. Studimi ka identifikuar dy modelet kryesore të konsumit të kafesë: në mëngjes dhe gjatë gjithë ditës. Dëshmimi i 10 viteve të ndjekjes ka treguar se pirja e kafesë vetëm në mëngjes lidhej me një rrezik më të ulët të vdekjes nga çdo shkak dhe veçanërisht nga sëmundjet kardiovaskulare.

    Në veçanti, ata që konsumonin kafe vetëm në mëngjes kishin një rrezik 16% më të ulët të vdekjes së parakohshme dhe një rrezik 31% më të ulët të vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Ndërsa ata që konsumonin kafe gjatë gjithë ditës nuk kishin ulje të rrezikut.

    Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ky studim ishte vëzhgues dhe nuk mund të provohet një lidhje shkakësore mes konsumimit të kafesë në mëngjes dhe uljes së rrezikut të vdekjes së parakohshme. Sidoqoftë, studimi sugjeron se konsumimi i kafesë në mëngjes mund të ketë përfitime të shëndetshme dhe mund të jetë një zakon i mirë për ata që e pëlqejnë kafenë. Syri.net-newsbomb.gr.

     

  • Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të njohur dhe gruas së tij

    Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të njohur dhe gruas së tij

    Autoritetet amerikane kanë zbuluar arsyen e vdekjes së aktorit të njohur Gene Hackman dhe bashkëshortes së tij, Betsy Arakawa. Policia tha se aktori humbi jetën për shkaqe natyrale, ndërsa Arakawa pasi kontraktoi një virus të rrallë.Çifti u gjet i vdekur në banesë më 27 Shkurt. Mirëpo mendohet se ata kanë ndërruar jetë para se të gjendeshin.
    Po ashtu, sipas autoriteteve, bashkëshortja e Hackman mendohet të ketë vdekur e para (me datë 11 Shkurt) si pasojë e një sëmundjeje respiratore nga ekspozimi ndaj brejtësve të infektuar. Shkaku i vdekjes së saj është listuar si natyral.Të paktën një javë më vonë ka ndërruar jetë edhe aktori Hackman si pasojë e sëmundjeve të zemrës, duke i shtuar këtu edhe sëmundjen e Azheimerit.
    Hackman dhe Arakawa ishin të martuar prej 30 vitesh. Lëvizjet e fundit të 65-vjeçares ishin regjistruar më 11 Shkurt ku kishte shkuar në dyqan, farmaci dhe një dyqan kafshësh. Në mbrëmje ishte kthyer në shtëpi.
    Sipas mjekëve, duke patur parasysh faktin se Hackman ishte në fazat e avancuara të Alzheimerit është e mundshme që ai mund të mos e ketë kuptuar se gruaja i kishte ndërruar jetë.
    Trupat e çiftit u gjetën në faza të avancuara dekompozimi në vilën e tyre prej 3.8 milionë dollarësh.
    Në karrierën e tij 60-vjeçare, Hackman ka fituar 2 çmime Oscars, 2 Bafta, 4 Golden Globes dhe një Çmim të Shoqatës së Aktorëve të Ekranit.
    Hackman ka luajtur më shumë se 100 role në karrierën e tij. Mes tyre edhe ajo e Lex Luthor në filmat e Superman-it të realizuara në vitet 1970-1980.