Tag: vdekjeprurëse

  • Palët shkelin armëpushimin/ Përleshje vdekjeprurëse në kufirin Afganistan – Pakistan 

    Palët shkelin armëpushimin/ Përleshje vdekjeprurëse në kufirin Afganistan – Pakistan 

    Përleshje të reja vdekjeprurëse kanë shpërthyer në kufirin mes Pakistanit dhe forcave të Talibanëve afganë, teksa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e një armëpushimi të brishtë. 
    Banorët u larguan gjatë natës nga qyteti afgan Spin Boldak, i cili ndodhet përgjatë kufirit 2,574 km që ndajnë dy vendet. 
    Një burim mjekësor në qytetin e afërt të Kandaharit i tha BBC se një spital kanë mbërritur 4 të plagosur. Në Pakistan janë raportuar tre të plagosur. 
    Përleshje kanë shpërthyer vazhdimisht mes dy vendeve muajt e fundit, ndërsa qeveria e Talibanëve në Afganistan ka akuzuar gjithashtu Pakistanin se ka kryer sulme ajrore brenda territorit të tyre. 
    Të dyja palët kanë konfirmuar se kanë shkëmbyer zjarr gjatë natës, por secila ka fajësuar tjetrën për nisjen e katër orëve luftimesh. 
    Mosharraf Zaidi, zëdhënës i kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif, akuzoi Talibanët për “të shtëna të paprovokuara”. 
    Në deklaratë thuhej: “Një reagim i menjëhershëm, i ashpër dhe intensiv u është dhënë nga forcat tona të armatosura. Pakistani mbetet plotësisht i gatshëm dhe i përkushtuar për të garantuar integritetin e tij territorial dhe sigurinë e qytetarëve tanë.” 
    Ndërkohë, një zëdhënës i Talibanëve tha se Pakistani “sërish ka nisur sulmet” dhe se ata janë detyruar të përgjigjen. 
    Pamjet nga zona tregonin një numër të madh afganësh që largoheshin në këmbë dhe me automjete, ndërsa njerëzit në qytetet fqinje po ashtu po iknin nga frika se luftimet mund të përhapeshin. 
    Përleshjet e natës erdhën më pak se dy muaj pasi të dy palët ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Katari dhe Turqia. 
    Ai armëpushim i dha fund luftimeve më të ashpra mes Pakistanit dhe Talibanëve që nga rikthimi i grupit në pushtet në vitin 2021, megjithëse tensionet kanë mbetur të larta. 
     

  • OBSH: Tuberkulozi është sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë, vret 1 milion njerëz çdo vit

    OBSH: Tuberkulozi është sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë, vret 1 milion njerëz çdo vit

    Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, njoftoi se 1 milion njerëz vdesin çdo vit nga tuberkulozi, “sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë”

    Kluge ndau një postim rreth tuberkulozit në platformën mediave sociale të kompanisë X me seli në SHBA.

    “Tuberkulozi është sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë, duke vrarë 1 milion njerëz çdo vit”, tha Kluge.

    Ai ka shtuar se rezistenca ndaj ilaçeve, bashkë-infeksioni tuberkuloz-HIV, qasja e pabarabartë në kujdesin shëndetësor dhe financimi i pamjaftueshëm po e përkeqësojnë më tej krizën.

    Në “Raportin Global të Tuberkulozit 2025”, të botuar më 12 nëntor, OBSH-ja raportoi se më shumë se 1.2 milionë njerëz kanë humbur jetën nga tuberkulozi në vitin 2024, dhe afërsisht 10.7 milionë njerëz u prekën nga sëmundja.

  • OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëse infektive në botë për 2024-ën

    OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëse infektive në botë për 2024-ën

    Bota E Enjte, 13 Nëntor 2025 09:35
    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se më shumë se 1.2 milion njerëz vdiqën nga tuberkulozi në vitin 2024, duke e bërë atë sëmundjen infektive më vdekjeprurëse në botë për një tjetër vit.
    Vdekjet nga tuberkulozi ranë me 3% krahasuar me vitin 2023 dhe numri i rasteve gjithashtu ra, me rreth 2% në nivel global. Rreth 10.7 milionë njerëz u infektuan me tuberkuloz në vitin 2024, 5.8 milionë burra, 3.7 milionë gra dhe 1.2 milionë fëmijë.

    Për herë të parë që nga pandemia Covid-19, e cila ndërpreu shërbimet shëndetësore, rastet dhe vdekjet kanë rënë”, tha Teresa Kasaeva, drejtuese e departamentit të HIV-it, tuberkulozit, hepatitit dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

    Vitin e kaluar, 5.9 miliardë dollarë ishin në dispozicion për parandalim, diagnostikim dhe trajtim. Kjo shumë është një pjesë shumë e vogël e asaj që nevojitet (22 miliardë dollarë) për të përmbushur nevojat deri në vitin 2027.

    Në vitin 2024, dy të tretat e rasteve ishin të kufizuara në tetë vende: India (25%), Indonezia (10%), Filipinet (6.8%), Kina (6.5%), Pakistani (6.3%), Nigeria (4.8%), Republika Demokratike e Kongos (3.9%) dhe Bangladeshi (3.6%).
    Pesë faktorët kryesorë të rrezikut janë kequshqyerja, infeksioni HIV, diabeti, pirja e duhanit dhe problemet shëndetësore për shkak të konsumit të alkoolit. Tuberkulozi është një sëmundje e shërueshme dhe e parandalueshme. Qasja e shpejtë në trajtim ka shpëtuar 83 milionë jetë që nga viti 2000.

  • Një vit pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Valencia, autoritetet gjejnë trupin e një 56-vjeçari i cili rezultonte i zhdukur

    Një vit pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Valencia, autoritetet gjejnë trupin e një 56-vjeçari i cili rezultonte i zhdukur

    Autoritetet thanë të hënën se trupi i një burri 56-vjeçar është gjetur i varrosur në baltë një vit pasi u rrëmbye nga përmbytjet vdekjeprurëse që goditën Spanjën juglindore.

    Gati 240 persona vdiqën kur shirat e rrëmbyeshëm rrëmbyen shtëpi, parqe nëntokësore dhe automjete në periferi të Valencias, qytetit të tretë më të madh të Spanjës, më 29 tetor të vitit të kaluar.
    Burri ishte midis tre personave ende të zhdukur dhe ishte shpallur tashmë i vdekur, sipas një gjykate në Catarroja, një nga qytetet më të goditura nga përmbytjet.

    A un año de la dana, los análisis de ADN han confirmado que el cadáver localizado el pasado martes en el cauce del río Turia pertenece a una de las tres personas desaparecidas tras la riada https://t.co/9QB4QrN91h
    — EL PAÍS (@el_pais) October 23, 2025

    Trupi i 56-vjeçarit u zbulua dje gjatë punimeve të gërmimit në qytetin Manises, 40 kilometra nga Pentralba, ku ai u zhduk, shtoi deklarata. Sipas ligjit spanjoll, gjyqtarët thirren kur gjenden trupa.
    E njëjta gjykatë, e kryesuar nga gjyqtarja Nuria Ruiz, ka marrë përsipër hetimin për reagimin e vonuar të shërbimeve të emergjencës ndaj përmbytjeve, ndër fatkeqësitë më të këqija natyrore në historinë moderne.

    Top Channel

  • Afganistani dhe Pakistani arrijnë armëpushim pas përplasjes më të përgjakshme që nga 2021

    Afganistani dhe Pakistani arrijnë armëpushim pas përplasjes më të përgjakshme që nga 2021

    Afganistani dhe Pakistani kanë arritur marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm të mërkurën pasdite, pas bombardimeve vdekjeprurëse dhe luftimeve tokësore që ngjallën frikë për një luftë të përgjithshme midis dy vendeve fqinje.

    Pakistani kreu sulme ajrore në provincën jugore të Afganistanit, Kandahar, duke shkaktuar viktima të shumta, shprehen banorët vendas.

    Sipas banorëve të Kabulit, të cilët folën për Radion Azadi, shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqytetin afgan.

    Pamje të paverifikuara në rrjetet sociale shfaqin re tymi që ngrihen në qiell mbi Kabul. Nuk është ende e qartë se çfarë i ka shkaktuar shpërthimet.

    Luftimet tokësore shpërthyen gjithashtu përgjatë kufirit 2.600 kilometra të gjatë midis dy vendeve, duke lënë disa të vdekur nga të dyja palët.

    Në një deklaratë më 15 tetor, Ministria e Jashtme e Pakistanit tha se palët kanë arritur pajtueshmëri për një “armëpushim të përkohshëm për 48 orët e ardhshme”, duke filluar nga ora 6:00 e pasdites me orën lokale të Pakistanit.

    Dhuna shpërtheu pas luftimet të ashpra mes luftëtarëve talibanë dhe forcave të sigurisë së Pakistanit më 11 dhe 12 tetor, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe duke shkaktuar mbylljen e pikëkalimeve kryesore kufitare.

    Këto ishin përleshjet më vdekjeprurëse ndonjëherë mes këtyre dy palëve.

    Përplasjet kufitare ndodhën vetëm disa ditë pasi Pakistani kreu sulme me dronë në qendër të Kabulit, si dhe sulme ajrore në lindje të Afganistanit.

    Dhuna ka nxitur frikën e një konflikti të plotë mes Pakistanit dhe talibanëve afganë, aleatëve të moçëm por tani të përçarë.

    Islamabadi i akuzon talibanët afganë se po strehojnë grupin ekstremist Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP), i cili po zhvillon një kryengritje gjithnjë e më vdekjeprurëse kundër Pakistanit.

    Talibanët afganë, të cilët morën pushtetin në vitin 2021, e mohojnë këtë akuzë.

    Civilë nga të dy anët e kufirit thanë se përleshjet e fundit i kanë detyruar disa prej tyre t’i braktisin shtëpitë nga frika e një lufte më të gjerë.

    “Shumë njerëz në të dy anët e kufirit kanë lënë shtëpitë dhe janë larguar drejt zonave më të sigurta, nga frika se luftimet mund të përhapen”, tha për Radion Mashaal të REL-it Muhammad Naeem, një gazetar vendës në qytetin kufitar Çaman.

    Banorët e Spin Boldakut, një distrikt në provincën afgane të Kandaharit që kufizohet me Çamanin, thanë se helikopterët ushtarakë pakistanezë bombarduan një treg.

    “U goditën makina dhe shtëpi civile”, tha një banor, që foli në kushte anonimiteti. “Shumë civilë u vranë dhe u plagosën”.

    Qeveria talibane në Kabul tha se 12 civilë u vranë në sulmin në Spin Boldak.

    Valët e fundit të dhunës kanë çuar në mbylljen e pikave kufitare, duke ndikuar në bizneset vendëse dhe në lëvizjen e njerëzve.

    “Mbylljet e kufirit çojnë në rritje çmimesh dhe ndikojnë në jetën e njerëzve”, tha një banor i Kabulit, që gjithashtu nuk dëshironte të identifikohej. “Shpresoj që lufta të përfundojë”.

    Islamabadi i ka mbështetur talibanët që nga shfaqja e grupit në vitet ‘90, dhe thuhet se e ka vazhduar këtë mbështetje gjatë dy dekadave të kryengritjes së tyre kundër qeverisë afgane të mbështetur nga SHBA-ja.

    Ekspertët thonë se qëllimi i Pakistanit ishte vendosja e një qeverie miqësore në Kabul që do të avanconte interesat e tij, një strategji që tani duket se i është kthyer kundër.

    Luftëtarët talibanë dhe ushtarët pakistanezë janë përplasur herë pas here përgjatë kufirit 2.600 kilometra që nga viti 2021.

    Por, ashpërsia e dhunës së fundit dhe retorika shpërthyese konsiderohen si një përshkallëzim i madh.

  • “Guardian”: Vala vdekjeprurëse e të nxehtit nxit zjarret në Mesdhe

    “Guardian”: Vala vdekjeprurëse e të nxehtit nxit zjarret në Mesdhe

    Vala vdekjeprurëse e të nxehtit që po nxit zjarret në rajonin e Mesdheut ka marrë të paktën tre jetë dhe ka detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas “The Guardan”.

    Zjarrfikësit vazhdojnë sot të luftojnë me flakët, ndërkohë, që  autoritetet po përgatitën për dëme të tjera, pasi temperaturat në disa zona u rritën ndjeshëm mbi 40°Celcius.

    Shkencëtarët kanë paralajmëruar se vala e të nxehtit që po prek pjesë të mëdha të Evropës po krijon kushte ideale për zjarre dhe është një tjetër kujtesë për emergjencën klimatike.

    “Falë ndryshimeve klimatike, ne tani jetojmë në një botë dukshëm më të ngrohtë”, tha Akshay Deoras, studiues në departamentin e meteorologjisë të Universitetit të Reading, duke shtuar se “shumë ende e nënvlerësojnë rrezikun”.

    Zjarri në “Tres Cantos”, pranë Madridit, i nxitur nga erëra prej 70 km/h dhe që ka përpirë 1 000 hektarë tokë, ende nuk ishte nën kontroll dje në mbrëmje, kur priteshin sërish erëra të forta.

  • Nga çfarë lartësie hedhja në ujë mund të bëhet vdekjeprurëse

    Nga çfarë lartësie hedhja në ujë mund të bëhet vdekjeprurëse

    A është e mundur që uji të ndihet si… beton gjatë një rënieje nga një lartësi e madhe? Një pyetje që shumëkush e ka bërë në mënyrë naive në fëmijëri, por që në fakt ka një përgjigje të qartë nga shkenca.

    Rënia nga një lartësi e madhe në det apo në ujë, në vend që të jetë shpëtim, mund të jetë fatale. Pas një kufiri të caktuar, përplasja me sipërfaqen e ujit është aq e fortë, sa uji fillon të sillet si një trup i ngurtë – një efekt i njohur që lidhet me shpejtësinë e goditjes dhe tensionin sipërfaqësor.
    Kur uji “ngurtësohet”: Lartësia që e bën përplasjen vdekjeprurëseSipas Administratës Federale të Aviacionit në SHBA (FAA), shpejtësia maksimale ku dikush ka mundësi të mbijetojë pas një rënieje në ujë është rreth 35 metra në sekondë, që korrespondon me një lartësi prej 57 metrash, nëse përplasja ndodh me këmbët drejt poshtë. Çdo rënie mbi këtë nivel mund të jetë fatale, pasi trupi përjeton forca ekstreme gjatë kontaktit me ujin.

    Një trup njerëzor që bie nga një lartësi shumë e madhe, pa ndihmën e parashutës, mund të arrijë shpejtësi deri në 54 metra për sekondë (~193 km/h), çka e bën përplasjen me ujin jashtëzakonisht të dhunshme – dhe shpesh vdekjeprurëse.
    Faktorët që ndikojnë në mbijetesën ose jo:-Pozicioni i trupit gjatë rënies: Hyrja në ujë me këmbët dhe me duart lart për të mbrojtur kokën dhe organet jetësore rrit deri në 7 herë shanset për mbijetesë.
    -Mosha dhe gjendja fizike: Më të rinjtë (veçanërisht ata 20-36 vjeç) kanë përqindjen më të lartë të mbijetesës në rënie të tilla.
    -Kushtet e ujit: Sipërfaqe të qeta krijojnë më shumë rezistencë dhe për rrjedhojë përplasja është më e fortë. Në dallgë, uji është më “i butë”, por rreziku rritet për shkak të vështirësive në dalje.
    Çfarë thonë të dhënat eksperimentale?Minjtë nuk mbijetojnë kur bien me shpejtësi 36 m/s
    Disa kavie kanë vdekur në përplasje me 30 m/s
    Njerëz kanë humbur jetën edhe në përplasje me 29 m/s (që përkthehet në një rënie nga 45 metra)
    Si e përballojnë rënien profesionistëtHedhësit profesionistë nga shkëmbinjtë (cliff divers) arrijnë shpejtësi 24 m/s (~87 km/h) duke u hedhur nga 27 metra, por gjithmonë me teknikë perfekte – me këmbët drejt dhe trupin të tendosur. Sipas tyre, përplasja me ujin “është si të goditesh nga një mur” për një çast të vetëm, prandaj trajnimet e tyre përfshijnë metoda të posaçme për të “thyer” tensionin e sipërfaqes dhe për të shmangur dëmtimet.
    KonkluzioniUji nuk bëhet realisht beton, por për trupin e njeriut, nga një lartësi mbi 50-60 metra, përplasja me sipërfaqen e tij është po aq vdekjeprurëse sa një goditje në një sipërfaqe të fortë. Rëniet nga lartësi më të mëdha pa masa mbrojtëse janë jashtëzakonisht të rrezikshme edhe në ujë.
    /vizionplus.tv

  • Mjeku gjerman akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve të sëmurë rëndë me injeksione vdekjeprurëse

    Mjeku gjerman akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve të sëmurë rëndë me injeksione vdekjeprurëse

    Një mjek 40-vjeçar gjerman, i identifikuar vetëm si Johannes M., doli në gjyq në Berlin të hënën, i akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve të kujdesit paliativ nën mbikëqyrjen e tij. Sipas prokurorëve, mjeku administroi qëllimisht doza vdekjeprurëse anestetikësh dhe relaksuesish muskujsh pa pëlqimin e pacientëve, duke shkaktuar mbytje të menjëhershme përmes paralizimit të muskujve të frymëmarrjes.

    Ngjarjet, që thuhet se ndodhën midis shtatorit 2021 dhe korrikut 2024, përfshijnë pacientë të moshës nga 25 deri në 94 vjeç, shumica e të cilëve vdiqën në shtëpitë e tyre. Prokuroria e përshkruan rastin si “veçanërisht të rëndë”, duke kërkuar një dënim të rreptë që përjashton lirimin me kusht pas afatit 15-vjeçar të zakonshëm në Gjermani, si dhe ndalim të përhershëm për të ushtruar profesionin e mjekut dhe paraburgim parandalues.

    Aktakuza përfshin gjithashtu pretendime se mjeku u përpoq të zhdukte gjurmët e krimeve duke i vënë zjarrin disa prej shtëpive të viktimave. Ai ndodhet në paraburgim që nga 6 gushti 2024 dhe ka refuzuar të bashkëpunojë me ekspertin psikiatrik, ndërsa avokati i tij ka deklaruar se nuk do të flasë për momentin në gjykatë.

    Një nga rastet më tronditëse përfshin një grua 56-vjeçare që, sipas prokurorëve, mori ilaçet vdekjeprurëse pa asnjë arsye mjekësore. Mjeku më pas thirri urgjencën dhe gënjeu duke pretenduar se e kishte gjetur të pandjeshme. Viktima vdiq më vonë në spital pasi familja vendosi të hiqte aparaturat që e mbanin në jetë.

    Hetimi vazhdon në mënyrë të zgjeruar, me autoritetet që kanë shqyrtuar rreth 400 raste vdekjesh të lidhura me mjekun. Deri më tani, 95 prej tyre kanë çuar në hetime paraprake dhe 75 mbeten ende të hapura, ndërsa janë planifikuar pesë zhvarrime të tjera. Ndër viktimat e mundshme është edhe vjehrra e mjekut, e cila vdiq gjatë një vizite familjare ndërsa vuante nga kanceri.

    Trembëdhjetë familjarë të viktimave i janë bashkuar çështjes si bashkëpaditës. Gjykata ka planifikuar 35 ditë seancash që do të zgjasin deri në janar 2026, ku pritet të thirren deri në 150 dëshmitarë. Rasti ka ngjallur kujtime të errëta në Gjermani, duke rikthyer në vëmendje çështjen e infermierit Niels Högel, i dënuar në vitin 2019 për vrasjen e 87 pacientëve. Ndërkohë, një hetim i ngjashëm është hapur këtë muaj në Itzehoe ndaj një mjeku tjetër të dyshuar për vdekje të shumëfishta pacientësh. 

  • Shkencëtarët zgjidhin misterin e sëmundjes që vrau miliona njerëz

    Shkencëtarët zgjidhin misterin e sëmundjes që vrau miliona njerëz

    Murtaja e Zezë mbetet pandemia më vdekjeprurëse në historinë e regjistruar të njerëzimit. Kjo pandemi shkatërruese zhduku deri në gjysmën e popullsisë së Europës, Azisë Perëndimore dhe Afrikës, duke vrarë dhjetëra miliona njerëz.

    Por misteri i sundimit të gjatë të terrorit të Murtajës së Zezë më në fund është zgjidhur. Kërkimet kanë zbuluar se evolucioni i një gjeni të vetëm në Yersinia pestis, bakterit që shkakton murtajën bubonike, i lejoi asaj të përshtatej dhe të mbijetonte për kaq shumë kohë.

    Studimi trajton pyetje kyçe mbi mënyrën se si pandemitë hyjnë në popullatat njerëzore, shkaktojnë sëmundje të mëdha dhe evoluojnë në nivele të ndryshme të virulencës.

    Dhe në të ardhmen, këto gjetje mund të na ndihmojnë të parandalojmë një pandemi tjetër.

    “Ky është një nga studimet e para që shqyrton drejtpërdrejt ndryshimet në një patogjen të lashtë, që e hasim ende sot, për të kuptuar se çfarë e nxit virulencën, qëndrueshmërinë ose zhdukjen përfundimtare të pandemive,” tha bashkautorja e studimit, profesor Hendrik Poinar.

    Studimi i ri u krye nga studiues të Universitetit McMaster në Kanada dhe Institutit Pasteur në Francë.

    Hulumtimi i tyre zbuloi se bakteret që shkaktojnë murtajën evoluuan për t’u bërë më pak vdekjeprurëse me kalimin e kohës, duke i lejuar të vazhdonin të infektonin njerëzit në tri pandemi të ndara për më shumë se një mijë vjet.

    Pandemia e parë, Murtaja e Justinianit, shpërtheu në vitet 500, në fillim të Mesjetës, dhe zgjati rreth 200 vjet.

    Murtaja e Zezë filloi në mes të viteve 1300 dhe do të bëhej pandemia më vdekjeprurëse në historinë njerëzore, duke vrarë deri në gjysmën e njerëzve në Europë, Azi Perëndimore dhe Afrikë, me shpërthime që vazhduan për shekuj.

    Pandemia e tretë e murtajës bubonike shpërtheu në Kinë në vitet 1850 dhe vazhdon ende sot, me raste që ende raportohen në disa pjesë të Afrikës nënsahariane.

    “Bakteret e murtajës kanë një rëndësi të veçantë në historinë e njerëzimit, prandaj është e rëndësishme të dimë si janë përhapur këto shpërthime,” tha Javier Pizarro-Cerda, bashkautor i studimit.

    Studiuesit ekzaminuan mostra të yersinia pestisit, që datojnë nga secila pandemi.

    Në të tre rastet, gjenet e bakterit të murtajës kanë evoluuar për t’u bërë më pak virulente dhe më pak vdekjeprurëse me kalimin e kohës, sipas studimit.

    Duke shkaktuar infeksione më pak të rënda, bakteret besohet se zgjatën kohëzgjatjen e pandemive, sepse fituan më shumë mundësi për t’u përhapur mes njerëzve.

    Studiuesit e konfirmuan këtë teori duke infektuar minj me mostra moderne të murtajës, duke treguar se sëmundja zgjati më shumë kur virulenca ishte më e ulët.

    Megjithëse sot antibiotikët mund ta luftojnë me sukses murtajën, këto kërkime mund të hedhin dritë mbi mënyrën se si pandemitë e tjera mund të evoluojnë.

    “Kjo na lejon të kemi një kuptim të plotë se si patogjenët mund të përshtaten në situata të ndryshme,” tha Pizarro-Cerda.

    “Më në fund e kuptojmë më mirë se çfarë është murtaja, dhe si mund të zhvillojmë masa për të mbrojtur veten,” shtoi ai. / DailyMail – Syri.net

  • Sulmet ruse në Kiev, Trump i ‘soset’ durimi me liderin e Kremlinit: Vladimir, stop!

    Sulmet ruse në Kiev, Trump i ‘soset’ durimi me liderin e Kremlinit: Vladimir, stop!

    Donald Trump i ka dërguar një mesazh herët në mëngjes Vladimir Putinit, pas sulmeve vdekjeprurëse ruse mbi Kivein.

    Duke shkruar në llogarinë e tij në Truth Social pak para orës 08:30 me orën lokale në Uashington DC, Trump dënoi sulmet vdekjeprurëse në Kiev .
    “Vladimir, STOP! 5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të përfundojmë Marrëveshjen e Paqes”, shkroi ai.
    Mesazhi i prerë vjen vetëm disa orë pasi Trump kritikoi presidentin ukrainas në të njëjtën platformë.
    “Ai [Zelensky] mund të ketë paqe ose, ai mund të luftojë edhe për tre vjet të tjera përpara se të humbasë të gjithë vendin,” shkroi Trump të mërkurën, duke shtuar se Zelensky ishte “njeriu pa letra për të luajtur”.
    Mesazhi i Trump për Putinin është një dënim relativisht i rrallë i sulmeve pothuajse të përditshme ruse në Ukrainë, dhe një shenjë e zhgënjimit të tij.