Tag: vdekjen

  • Tragjike në Kosovë! Polici 47-vjeçar gjendet pa shenja jete

    Tragjike në Kosovë! Polici 47-vjeçar gjendet pa shenja jete

    Tronditet sërish Kosova pas një ngjarjeje të rëndë, ku zyrtar policor është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

    Mediat vendase raportojnë se vdekjen e policit 47-vjeçar i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    ”Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar  po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike’’, deklaron zyra e policisë.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Dy motrat tregojnë çfarë iu tha Maradona para vdekjes, e pamundur të mos prekesh thellë…

    Dy motrat tregojnë çfarë iu tha Maradona para vdekjes, e pamundur të mos prekesh thellë…

    Në Buenos Aires vazhdon procesi gjyqësor për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Kjo po ndodh në Gjykatën Penale të San Isidros, ku 7 të akuzuar (mjekë dhe infermierë) rrezikojnë dënime nga 8 deri në 25 vite burg.
    Në seancën e fundit kanë dëshmuar motrat e kampionit argjentinas, i cili vdiq në mënyrë tragjike në moshën 60-vjeçare, më 25 nëntor 2020: Ana dhe Claudia. Ishte e pamundur të mos prekej kushdo i pranishëm në sallë, kur Ana (74 vjeçe) tregoi fjalët e fundit që Diego i tha disa ditë para se të ndërronte jetë: “Herën e fundit që e pashë vëllain tim ndodhej në klinikën ku ishte operuar në kokë. Ishte pas operacionit dhe dukej mirë. Pastaj filloi të ankohej dhe e pyeta nëse kishte dhimbje. Po, më dhemb shpirti, – më tha”.
    Ana dhe Claudia e përshkruan Maradonën si një vëlla “i pranishëm dhe i dashur”, që gjithmonë iu kishte thënë se donte t’i shihte mirë.
    Të dyja motrat e morën lajmin për vdekjen e Diegos në të njëjtin moment: “Na telefonuan dhe na thanë se ishte alivanosur. Shkuam menjëherë me motrat. Vajzat e tij dhe nëna e tyre (Claudia Villafañe) ishin tashmë aty. Kur arritëm, mësuam se kishte vdekur. Vajzat na e thanë”, – rrëfeu Ana, më e madhja nga 8 vëllezërit dhe motrat “Maradona”.
    Në dëshminë e tyre, Ana dhe Claudia përmendën edhe takimin ku u vendos që Diego të dilte nga klinika për të vazhduar rehabilitimin në një shtëpi private, në rezidencën San Andres, ku më pas do të ndërronte jetë në kushte të mjerueshme dhe pa përkujdesje.
    Ato thanë se nuk kishin dhënë mendimin e tyre, por kishin dëgjuar vetëm opsionet që kishin propozuar vajzat e Diegos, pas një konsultimi me mjekët: qëndrimi në klinikë ose kujdesi në shtëpi.
    “Qëndrimi në spital do të kishte qenë shumë i vështirë për shkak të karakterit të vëllait tim, ndaj të gjithë sugjeruan që të qëndronte në shtëpi. Nuk e mbaj mend saktësisht kush e propozoi, por të gjithë ishin dakord”, – tha Claudia.
    Të dyja motrat theksuan se Diego ishte një pacient që “bënte çfarë donte” dhe “i refuzonte shpesh trajtimet”.
    Megjithatë, në lidhje me Leopoldo Luque, neurokirurgu i akuzuar si përgjegjësi kryesor për vdekjen e tij, Ana tha:
    “Luque shkoi ta kontrollonte dhe vëllai im e lejonte të kujdesej për të”.
    Ndërsa Claudia shtoi: “Luque ishte mjeku i besuar i Diegos. Ai e zëvendësoi Cahe, që ishte mjeku i tij më i ri. Luque u kujdes për shëndetin e tij”.
    Një histori e dhimbshme dhe njerëzore, që nxjerr në dritë anën më të brishtë të një legjende futbolli, që la pas një trashëgimi të pavdekshme.
     

  • Inskenoi vdekjen e tij, Italia jep “OK” për ekstradimin e Davide Pecorelli në Shqipëri 

    Inskenoi vdekjen e tij, Italia jep “OK” për ekstradimin e Davide Pecorelli në Shqipëri 

    Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në 2021 në Shqipëri do të ekstradohet në vendin tonë për të vuajtur dënimin me 4 vite burg caktuar në mungesë nga gjykata e Shkodrës në Prill të 2024. Vendimi për ekstradimin e tij është marrë nga autoritetet italiane, dhe mban firmën e ministrit të drejtësisë Carlo Nordio. 
    Vetë biznesmeni ka reaguar në mediat italiane lidhur me aprovimin e ekstradimit të tij në Shqipëri. “Vendimi i ministrit më befason. E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara. Po mendoj të mos apeloj duke qenë se probabiliteti i suksesit është i ulët ndaj preferoj të shkoj në Shqipëri”. 
    Në Janar të 2021, në një fshat të Pukës, Pecorelli dogji makinën e marrë me qira dhe brenda saj kishte futur disa mbetje skeletore. Për 9 muaj, autoritetet italiane dhe ato shqiptare e konsideruan të zhdukur biznesmenin, deri sa ky i fundit u lokalizua në ishullin Montecristo. Pas ndalimit të tij, Pecorelli deklaroi se plani për të inskenuar vdekjen e tij ishte thurur për t’iu shmangur borxheve të shumta që kishte. 
    Tv Klan 

  • Dadoja dënohet me 25 vite burg për vrasjen e vajzës 11 muajshe duke i dhënë laksativ

    Dadoja dënohet me 25 vite burg për vrasjen e vajzës 11 muajshe duke i dhënë laksativ

    Një ish-punonjëse e një çerdheje në Lion të Francës, u dënua me 25 vjet burg pasi shkaktoi vdekjen e një foshnje 11-muajshe, duke i dhënë asaj një laksativ për të pirë.
    Miriam Zaouen, 30 vjeç, u shpall fajtore nga Gjykata Penale e Rhône për “torturë ose akte barbare që çuan në vdekjen e viktimës, pa synimin për ta provokuar atë”.
    Juria nuk e pranoi akuzën e vrasjes me dashje, të cilën prokurori Baptiste Gaudreau e kishte kërkuar, duke thënë se duhej një dënim me 30 vjet burg, sepse sipas tij akuzës e pandehura “në dijeni të plotë i mori jetën një fëmije të pambrojtur”.
    Jaouen pranoi se i kishte dhënë lëngun gërryes vajzës së vogël, por mohon se donte ta vriste atë. Kjo ishte linja e saj e mbrojtjes gjatë gjithë procesit gjyqësor, gjatë të cilit, pasi fillimisht dha versione të ndryshme, më në fund ajo përshkroi se si mbante kokën e foshnjës dhe i derdhi ekspektentin në gojën e saj sepse “nuk e duronte dot më të qarën”.

  • Sfidoi pleqërinë, por jo vdekjen!

    Sfidoi pleqërinë, por jo vdekjen!

    Margarita Xhepa, një ikonë e kinemasë e teatrit shqiptar, është shuar në moshën 92-vjeçare, një ditë pas kishte mbushur pikërisht këtë moshë.

    Njëherësh nënë e një aktori ikonik, Ndriçim Xhepa, ajo i përkiste plejadës së artit aktorial të kohës së komunizmit, ku kësisoj emri i saj u shkri me artin filmik e skenik të asaj epoke.
    Por ajo nuk pushoi se aktruari dhe në post-komunizëm, duke shfaqur një energji të jashtëzakonshme njerëzore e artistike.
    Gjatë karrierës së saj, Margarita Xhepa luajti mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.
    Me vdekjen e saj shuhet një tjetër yll i aktrimit shqiptar, nga ata të plejadës së dikurshme, të komunizmit. /tesheshi.com/
     

  • Inskenoi vdekjen e tiij në Pukë, Italia miraton ekstradimin e Davide Pecorelli në Shqipëri…

    Inskenoi vdekjen e tiij në Pukë, Italia miraton ekstradimin e Davide Pecorelli në Shqipëri…

    Biznesmeni italian Davide Pecorelli i cili inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’i shpëtuar borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri. Sipas mediave italiane, ministri i Drejtësisë Carlo Nordio ka miratuar përfundimisht ekstradimin e tij në Shqipëri. Pas kësaj, Pecorelli ka folur për “Il Messaggero Umbria”, duke thënë se është i shqetësuar për fëmijët, babain dhe vëllain e tij.
    “E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara. Një vendim i vështirë për të pranuar më bën të mendoj për një plan përndjekjeje.
    Nuk e kam mohuar kurrë të kem kryer krime në Shqipëri dhe kam kompensuar dëmet përtej vlerës së tyre, si në rastin e makinës që i kisha vënë flakën. Nuk kam precedentë penalë dhe jam ish-oficer ushtrie, një sipërmarrës që u kam dhënë punë qindra njerëzve të tjerë”, tha ai.
    Gjykata e Apelit e Perugias i dha dritën jeshile në maj të vitit të kaluar ekzekutimit të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar më 2 tetor 2022 nga gjykata e Shkodrës, që e dënoi me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes.
    Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë në vëmendje edhe “historinë” e tij se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur.

  • Inskenoi vdekjen e tij në Pukë! Davide Pecorelli pritet të ekstradohet: Jam i shqetësuar për 4 fëmijët e mi

    Inskenoi vdekjen e tij në Pukë! Davide Pecorelli pritet të ekstradohet: Jam i shqetësuar për 4 fëmijët e mi

    Davide Pecorelli

    ITALI- Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen në Pukë, brenda disa ditësh do të ekstradohet në vendin tonë për të vuajtur dënimin. Vendimi është marrë nga ministri italian i Drejtësisë Carlo Nordio, pasi gjykata e Apelit e Perugias dha dritën jeshile për ekstradimin e biznesmenit në maj të vitit të kaluar. 
    Vetë Pecrolli ka deklaruar se po i bëhet një padrejtësi e madhe dhe se po trajtohet si një qytetar i dorës së dytë. Ai ka shprehur shqetësimin për katër fëmijët e tij të mitur dhe prindërit, të cilët njofton se i ka me aftësi të kufizuara.
    “Vendimi i ministrit më befason. E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara. Po mendoj të mos apeloj në TAR të Lacios, duke qenë se probabiliteti i suksesit është i ulët. Preferoj të shkoj në Shqipëri”, ka thënë ai për ‘Il Messaggero Umbria’.
    Mediat fqinje raportojnë se Pecorelli është martuar me një shtetase shqiptare, merret me mallra luksi dhe kërkon të marrë nënshtetësinë e vendit ballkanik. Biznesmeni do të merret në paraburgim nga Policia Shqiptare dhe do të transferohet në burg, ku mund të vendoset një dënim alternativ gjatë 48 orëve të para, në pritje të procesit të apelimit. 
    Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg italianin që inskenoj vdekjen e tij, Davide Pecorellin, sipërmarrësit nga Tiferno. Ai u shpall fajtor për “Mashtrim” në bashkëpunim, “Dhunimi i varreve” “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Në lidhje me rastin Prokuroria e Pukës kërkoi dënimin me 8 vite burg.

    Si e inskenoi zhdukjen? 
    Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 në qytetin e Pukës, ku një makinë që ishte marrë me qera prej tij, u gjet e djegur në një zonë të thellë, të pambuluar me kamera sigurie. Brenda makinës u gjetën dhe mbetje skeletore, që fillimisht u dyshua se i përkisnin biznesmenit.
    Teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator 2021 Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo. Më pas ai tronditi jo pak me historinë që tregoi, duke thënë se për 9 muaj, kur të gjithë e kishin shpallur të zhdukur, ai kishte qenë në kërkim të një thesari. Me itinerarin nga Rinasi drejt Shkodrës e më pas në Pukë ai humbi gjurmët duke djegur brenda automjetit një skelet të cilin rezulton se e ka marrë duke dëmtuar një varr në varrezat e Pukës.
    Për disa javë ky u bë lajmi që shqetësoi hetuesit mes Italisë e Shqipërisë ku një grup i posaçëm zbarkoi në Pukë. Por teksa hetimet ishin në vijim, rezultoi se eshtrat e gjetura në automjetin e djegur model Skoda i përkisnin një tjetër ADN-je dhe jo pemës gjenetike të familjes Pecorelli./ZËRI

  • Inskenoi vdekjen në Pukë/ Davide Pecorelli pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin

    Inskenoi vdekjen në Pukë/ Davide Pecorelli pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin

    Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen në Pukë, brenda ditësh do të ekstradohet në vendin tonë për të vuajtur dënimin.
    Ai do të duhet të vuajë 4 vite burg për mashtrim, përdhosje varresh dhe pengim të drejtësisë.
    Ai ka deklaruar se shqetësimi i tij i vetëm janë familja e tij.
    “Nuk kam frikë. Jam i shqetësuar për familjen time, fëmijët e mi, babain dhe vëllain tim me aftësi të kufizuara”, ka thënë ai.
    Për vendimin e dorëzimit të tij në duart e drejtësisë shqiptare, ai ka thënë se po i bëhet një padrejtësi e madhe dhe se po trajtohet si një qytetar i dorës së dytë.
    “Një vendim i vështirë për të pranuar më bën të mendoj për një plan përndjekjeje. Nuk e kam mohuar kurrë të kem kryer krime në Shqipëri dhe kam kompensuar dëmet përtej vlerës së tyre, si në rastin e makinës që i kisha vënë flakën. Nuk kam precedentë penalë dhe jam ish-oficer ushtrie, një sipërmarrës që u kam dhënë punë qindra njerëzve të tjerë”.

    Ai ka njoftuar se do të nisë procesin për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Gruaja e tij është shqiptare, ata u martuan në dhjetor 2023. Ashtu si djali i tij. Sapo të marrë nënshtetësinë, ai do të heqë dorë nga shtetësia italiane sepse ndihet i “tradhtuar” nga vendi i tij, sipas mediave italiane.
    Ai ishte zhdukur nga Italia në janar 2021 kur falsifikoi vdekjen e tij në Shqipëri për t’i shpëtuar kreditorëve të tij.
    Makina me qira u gjet në flakë në Pukë me disa mbetje njerëzore brenda. Më pas ai u gjurmua pas disa kohësh në Itali, pranë ishullit Montecristo.

  • Inskenoi vdekjen në Pukë/ Biznesmeni italian, Davide Pecorelli do të ekstradohet në Shqipëri

    Inskenoi vdekjen në Pukë/ Biznesmeni italian, Davide Pecorelli do të ekstradohet në Shqipëri

    Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’u shpëtuar borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri.
    Gjykata e Apelit e Perugias i dha dritën jeshile në maj të vitit të kaluar ekzekutimit të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar më 2 tetor 2022 nga gjykata e Shkodrës, që e dënoi me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes.
    Por të premten, ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, ka miratuar përfundimisht ekstradimin e tij në Shqipëri.

    Biznesmeni ka folur për “Il Messaggero Umbria”, duke thënë se: “E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara”.

    Për vendimin e dorëzimit të tij në duart e drejtësisë shqiptare, ai ka thënë se po i bëhet një padrejtësi e madhe dhe se po trajtohet si një qytetar i dorës së dytë.
    “Një vendim i vështirë për të pranuar më bën të mendoj për një plan përndjekjeje. Nuk e kam mohuar kurrë të kem kryer krime në Shqipëri dhe kam kompensuar dëmet përtej vlerës së tyre, si në rastin e makinës që i kisha vënë flakën. Nuk kam precedentë penalë dhe jam ish-oficer ushtrie, një sipërmarrës që u kam dhënë punë qindra njerëzve të tjerë”.

    Biznesmeni u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare ngritën alarmin për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë.

  • Restaurohet pas 58 vitesh “Ngadhnjim mbi vdekjen”, kryeministri Rama: Film ikonë

    Restaurohet pas 58 vitesh “Ngadhnjim mbi vdekjen”, kryeministri Rama: Film ikonë

    Filmi ikonik “Ngadhnjim mbi vdekjen”, i realizuar në vitin 1967 nga regjisorët Gëzim Erebara dhe Piro Milkani, kthehet pas 58 vitesh i restauruar në 4K për publikun shqiptar. Ky film, i dashur për shumë breza, tashmë ofron një pamje të pastër dhe zë të kristaltë, duke pasqyruar plotësisht magjinë e kinematografisë shqiptare të atyre viteve.
    Kryeministri Edi Rama ka theksuar se ky restaurim rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit, duke vlerësuar punën e jashtëzakonshme të regjisorëve Gëzim Erebara dhe Piro Milkani.
    “Rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit, kamerën e mrekullueshme, lojën e aktorëve dhe muzikën drithëruese”, shprehet Kryeministri.

    “58 vite pas realizimit, vjen i restauruar në 4K, një nga filmat më ikonikë të kinematografisë shqiptare, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) me regji të Gëzim Erebara dhe Piro Milkani
    Ky version i restauruar në 4K rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit duke rivlerësuar punën regjisoriale të Erebarës dhe Milkanit, kamerën e mrekullueshme të Saim Kokonës, lojën e aktorëve dhe muzikën drithëruese të Feim Ibrahimit”, shkruan Rama.