Tag: vdekjen

  • Anglia heton vdekjen e të riut shqiptar në anijen-hotel: U injoruan paralajmërimet…

    Anglia heton vdekjen e të riut shqiptar në anijen-hotel: U injoruan paralajmërimet…

    Detaje të reja janë zbardhur sërish lidhur me vdekjen e Leonard Farrukut, i cili humbi jetën në dhjetor 2023 në bordin e anijes Bibby Stockholm në Dorset. Bëhet me dije se 27-vjeçari shqipër ishte mashtruar për të shkuar në këtë mjet akomodues, pavarësisht refuzimit të tij të prerë dhe paralajmërimeve për gjendjen e tij të rënduar mendore.
    Gjatë seancës hetimore në Bournemouth këtë javë, një punonjës komunitar dëshmoi se Farruku kishte refuzuar hapur të shkonte në anije, por më 3 nëntor ishte gënjyer se do të transferohej në një hotel tjetër, kur në fakt u çua në anijen e kontestuar të përdorur nga Ministria e Brendshme britanike për strehimin e azilkërkuesve.
    “Ata e mashtruan,” deklaroi Ashley Rangasamy nga Torbay Community Trust.
    Ai tha gjithashtu se Farruku ishte i dërrmuar emocionalisht nga ideja e transferimit dhe kishte shfaqur sjellje të dhunshme më herët në hotel. Hetimi mësoi gjithashtu se më 3 nëntor 2023, një email urgjent i dërguar nga kompania kontraktuese Clearsprings për gjendjen e rënduar mendore të Farrukut, nuk u ndoq nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme.
    Tim Rymer, ish-zëvendësdrejtor për akomodimin e të rriturve dhe familjeve në Home Office, pranoi se “ndoshta” ekipi i tij duhej të kishte reaguar.
    “E-maili u mor, por nuk u ndërmor asnjë veprim. Tani që e shoh me vonesë, ndoshta do t’i kisha kërkuar ekipit të bënte më shumë hetime,” tha Rymer.
    Farruku ishte vendosur më parë në një hotel në Devon, ku kishte filluar të shfaqte sjellje të paqëndrueshme psikologjikisht që prej korrikut. Ai u gjet pa ndjenja në një kabinë dushi brenda anijes më 12 dhjetor 2023.

  • Peter Mladinic: Schaeffer mahnitet me poetët

    Peter Mladinic: Schaeffer mahnitet me poetët

    që shkruan me aq zelldhe qartësipër vdekjen.Pastaj të gjithë mblidhen së bashkupër të lexuar me zë të lartëatë që kanëshkruar për vdekjen.Ata jetojnëpër gostitë e djathitdhe verëspas leximit.

    Përktheu: Fadil Bajraj

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PETER MLADINIC: BLETËT

  • “Të merremi me gjëra që vlejnë”, ish-lojtari i Barcelonës reagon pas lajmeve për vdekjen e tij

    “Të merremi me gjëra që vlejnë”, ish-lojtari i Barcelonës reagon pas lajmeve për vdekjen e tij

    Lajmet për vdekjen e Eric Abidal u përhapën me shpejtësi, duke shqetësuar jo pak tifozët.
    Sipas asaj që shkruanin mediat, ish-lojtari i njohur i Barcelonës ndërroi jetë pasi shfaqi komplikacione në transplantin e dytë të mëlçisë dhe pas një beteje të vështirë me kancerin.

    Së fundmi, ka qenë vetë Abidal që ka shkruar se gëzon shëndet të plotë dhe se po kalon kohë me familjen.
    “Disa zëra nuk do të duhej të ekzistonin kurrë. Jam këtu, me familjen time dhe gjithçka shkon mirë. Respekti është kryesori: është aty familja dhe fëmijët e mi. Për të qenë të qartë, jam mirë, jam gjallë dhe me shëndet të mira.
    Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe për mesazhet e brengosjes. Të koncentrohemi tek ato që vërtetë çojnë peshë dhe që ia vlejnë”, shkroi Abidal.
    © BalkanWeb

  • Lajmet e rreme për vdekjen e Abidal, flet vetë ish-mbrojtësi: Disa zëra nuk duhet të përhapen kurrë

    Lajmet e rreme për vdekjen e Abidal, flet vetë ish-mbrojtësi: Disa zëra nuk duhet të përhapen kurrë

    15 Shtator 2025

    13:53

    Alfred Lleshi

    Orët e fundit në rrjetet sociale qarkulloi lajmi i rremë për vdekjen e Eric Abidal, ish-mbrojtësit të Barcelonës dhe Francës, i cili sipas thashethemeve gjasme kishte ndërruar jetë pas komplikimeve nga një transplant i dytë i mëlçisë.
    Vetë Abidal e ka mohuar menjëherë, duke publikuar një reagim në Instagram: “Disa zëra nuk duhet të ekzistojnë kurrë. Jam këtu, me familjen time, dhe gjithçka është në rregull. Respekti është thelbësor; pas këtyre lajmeve vuajnë familja dhe fëmijët e mi. Për qartësi, jam mirë, jam gjallë dhe me shëndet të plotë. Faleminderit për mbështetjen dhe mesazhet plot shqetësim! Le të përqendrohemi tek ajo që ka vërtet rëndësi”.
    Me këto fjalë, ish-mbrojtësi francez i qetësoi tifozët, duke iu dhënë fund spekulimeve që krijuan ankth në botën e futbollit. Ai kërkoi më shumë përgjegjësi dhe respekt, duke kujtuar rrezikun e përhapjes së lajmeve të rreme.

  • ‘Jam infektuar… kam humbur 12 kg’/ Inskenoi vdekjen e tij, Pecorelli i kërkon ndihmë senatorit italian nga burgu në Shqipëri

    ‘Jam infektuar… kam humbur 12 kg’/ Inskenoi vdekjen e tij, Pecorelli i kërkon ndihmë senatorit italian nga burgu në Shqipëri

    Davide Pecorelli, i dënuar në Shqipëri pasi inskenoi vdekjen e tij, ka dërguar një letër të gjatë ku kërkon ndihmë nga senatori italian Walter Verini, sekretar i Komitetit të Drejtësisë në Senat dhe figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike Kombëtare.

    Në letrën drejtuar senatorit, Pecorelli pretendon se po mbahet padrejtësisht në “Burgun 313”, të cilin e cilëson si më të ashpërin dhe më famëkeqin në Shqipëri, ku ndan një qeli të vogël me shtatë persona të tjerë, duke jetuar në kushte të rënda higjieno-sanitare.

    “Kam kontraktuar hepatit C dhe kam humbur 12 kilogramë në katër muaj”, shkruan Pecorelli, duke përshkruar një gjendje të rënduar shëndetësore dhe trajtim çnjerëzor.

    Ai i bën thirrje senatorit Verini që të ndërhyjë për të hedhur dritë mbi çështjen gjyqësore në të cilën është i përfshirë, duke theksuar rëndësinë e seancës përfundimtare që do të mbahet më 18 shtator 2025, në orën 18:00, në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

    “Kërkoj të dëgjohet dëshira ime e fundit: të zbardhet e gjithë kjo çështje me çdo mjet në dispozicion”, shkruan ai në apel.

    Davide Pecorelli u bë i njohur në mediat italiane dhe shqiptare në vitin 2021, kur u raportua fillimisht si i zhdukur në Shqipëri. Më vonë u zbulua se kishte inskenuar vdekjen e tij, duke shkaktuar hetime të shumta dhe debat publik. Aktualisht ai po vuan dënimin në Shqipëri për akuzat që lidhen me këtë rast.

  • Aksident me vdekje në Rrogozhinë-Lushnje/ Autobusi me targa greke përplas motomjetin, vdes shoferi (EMRI)

    Aksident me vdekje në Rrogozhinë-Lushnje/ Autobusi me targa greke përplas motomjetin, vdes shoferi (EMRI)

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Konjat.
    Aksidenti ndodhi rreth orës 05:25 të mëngjesit kur një autobus me targa greke, i linjës Tiranë-Athinë, përplasi një motomjet.
    Nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motomjetit, 72-vjeçari Qemal Krasniqi.

  • ‘Për vdekjen ai dinte ç’ish rrëfyer: që vjen, na merr e në heshtje na flak’

    ‘Për vdekjen ai dinte ç’ish rrëfyer: që vjen, na merr e në heshtje na flak’

    Poezi nga Rainer Maria Rilke

    Vdekja e të dashurës

    Për vdekjen ai dinte ç’ish rrëfyer:që vjen, na merr e në heshtje na flak.Por kur ajo, nga ai e parrëmbyer,jo, qetë prej syve te tij u mpak,e u tret mes të panjohurash hije,e ndërsa ai ndjeu se ata tashmë atjegëzonin hiret e saj prej perëndiee buzëqeshjen e saj kishin hënë të re:iu dukën të vdekurit aq të njohur,si të kishin qënë miq të vjetër;i la të gjallët të flisnin, patjetërpor s’u besoi më e atë vend të ftohure quajti te përëmblin e në çdo skaj,e mati. Që të mos vriteshin këmbët e saj./ KultPlus.com

  • “Berisha donte vdekjen e Marisa Lino”/ Frrok Çupi: Urdhëroi gardën të sulmonte makinën e ambasadores

    “Berisha donte vdekjen e Marisa Lino”/ Frrok Çupi: Urdhëroi gardën të sulmonte makinën e ambasadores

    Analisti Frrok Çupi thotë se ish kryeministri Sali Berisha kërkonte vdekjen e ish ambasadores amerikane në vendin tonë, Marisa Lino.
    Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se Berisha urdhëroi gardën të sulmonte makinën e ambasadores.
    “Ne ndodhemi në një moment ku opozita ndodhet në shkretëtirë, nuk ka asgjë rreth opozitës. E gjithë opozita ka zbarkuar në Bruksel për të penguar Shqipërinë që të bëjë hapa para. Që kur Brukseli ndodhet përballë opozitës së Shqipërisë, veshët i mbyll dhe shikon lëvizje me duar të Tabakut dhe Berishës, por nuk i dëgjon më. Derisa, edhe vitet e fundit, përfaqësuesit e SHBA, Këshillit të Evropës, trokitën në dyert e mazhorancës, po formohet qeveria. Nuk kanë takuar asnjë prej njerëzve të opozitës. Opozita në Shqipëri është e pavlerë. Berisha arrin gjithçka, shumë në atë që synon. Me këtë zgjatje në Kolegjin Zgjedhor, e shtyu edhe disa ditë certifikimin e zgjedhjeve. Berishës ia kërkojnë që Shqipërinë ta zhysë në qorrsokak, gjë që nuk e ka në dorë. Si mund të pranojë SHBA të ketë marrëdhënie me Berishën, kur ka krime të mëdha të tij.”, theksoi ai.

  • “Berisha donte vdekjen e Marisa Lino”/ Çupi: Urdhëroi gardën të sulmonte makinën e ambasadores

    “Berisha donte vdekjen e Marisa Lino”/ Çupi: Urdhëroi gardën të sulmonte makinën e ambasadores

    Analisti Frrok Çupi thotë se ish kryeministri Sali Berisha kërkonte vdekjen e ish ambasadores amerikane në vendin tonë, Marisa Lino. Në një intervistë Çupi u shpreh se Berisha urdhëroi gardën të sulmonte makinën e ambasadores.
    “Ne ndodhemi në një moment ku opozita ndodhet në shkretëtirë, nuk ka asgjë rreth opozitës. E gjithë opozita ka zbarkuar në Bruksel për të penguar Shqipërinë që të bëjë hapa para. Që kur Brukseli ndodhet përballë opozitës së Shqipërisë, veshët i mbyll dhe shikon lëvizje me duar të Tabakut dhe Berishës, por nuk i dëgjon më. Derisa, edhe vitet e fundit, përfaqësuesit e SHBA, Këshillit të Evrpës, troklitën në dyert e mazhorancës, po formohet qeveria.
    Nuk kanë takuar asnjë prej njerëzve të opozitës. Opozita në Shqipëri është e pavlerë. Berisha arrin gjiothçka, shumnë në atë që synon. Me këtë zgjatje në Kolegjin Zgjedhor, e shtyu edhe disa ditë certifikimin e zgjedhjeve. Berishës ia kërkojnë që Shqipërinë ta zhysë në qorrsokak, gjë që nuk e ka në dorë. Si mund të pranojë SHBA të ketë marrëdhënie me Berishën, kur ka krime të mëdha të tij.”, theksoi ai

  • Vdekja e dy motrave, reagon ashpër Erion Braçe: Ishte vrasje! Të ndryshojnë urgjent 2 ligje…

    Vdekja e dy motrave, reagon ashpër Erion Braçe: Ishte vrasje! Të ndryshojnë urgjent 2 ligje…

    Ka reaguar ashpër deputeti socialist Erion Braçe lidhur me vdekjen e dy motrave në një aksident në Sarandë dy ditë më parë.
    Braçe kërkon menjëherë ndryshimin e dy ligjeve në Kodin Rrugor dhe Penal, që kanë të bëjnë me aksidentet rrugore dhe abuzimin me fuqinë e detyrës të punonjësve të shtetit që përdorin edhe armët e shërbimit për ngjarje kriminale.

    Reagimi i plotë i Erion Braçes:
    Dy vajza të reja fare u përcollën dje në banesën e fundit.
    Nuk e imagjinoj dot dhimbjen e nënës së tyre, babait të tyre, gjithkujt që i njohu e ndau jetën e shkurtër me to! Është e tmerrshme, nuk ka ngushëllim, fare!
    Kam prej mëngjesit të djeshem që dëgjoj:
    Aksident, aksident rrugor!
    Jooooo! Nuk është aksident!
    Të dehesh, të marrësh makinën, të dalësh me të në rrugë, të ecësh me shpejtësi përtej normës, të hysh në parakalim të gabuar dhe t’i shkosh tjetrit përballë në korsinë e tij, nuk është aksident, as aksident me pasojë vdekjen!
    Është vrasjeeee me pasojë vdekjen e dy vajzave të reja dhe plagosjen e një të trete.
    Kodi ynë Rrugor e Kodi ynë Penal nuk e njeh këtë nocion, ndërkohë në rrugë ndodh si vrasje me dshje madje!
    Duhet të ndryshojmë dy ligjet sa më parë;
    Dëgjoja dje arrestohet shoferi, ishte i dehur, ishte me shpejtësi, hyri në parakalim të gabuar;
    Ja u arrestua, po pastaj? Do hetohet e gjykohet për aksident me pasojë vdekjen? Nuk është i tillë!
    E dyta, dëgjova po dje se autori është punonjës i Ministrisë së Brendshme; Nuk e di në qëndron kjo apo jo.
    Por një ligj i ri për përgjegjësitë përtej punës që bëjnë për punonjësit e shtetit duhet të hartohet sa më parë, tani! Doemos këta duhet të kenë përgjegjësi publike, më shumë se çdo qytetar i zakonshëm.
    Dëgjoj shpesh, përdori armën e shërbimit e vrau gruan, sulmoi komshiun, kërcënoi një tjetër në lokal, ndërtoi pa leje, shkeli ligjin dhe në fund, ishte punonjës i shtetit.
    Kjo nuk duhet të ndodhë më!
    Me ligj çdo punonjësi shteti duhet t’i ngarkohet përgjegjësi e t’i kufizohen akte që kanë në thelb paligjshmërinë duke përdorur fuqinë e të qenit në një zyrë shteti!”