Tag: vdekjen

  • Rrëfimi tronditës i drejtuesit të AFP-së në Gaza: Vajza ime e urren fjalën “gazetar”, e lidh me vdekjen

    Rrëfimi tronditës i drejtuesit të AFP-së në Gaza: Vajza ime e urren fjalën “gazetar”, e lidh me vdekjen

    Gjatë një ndalese në Bejrut për shfaqjen e filmit “Inside Gaza”, gazetari palestinez Adel Zaanoun rrëfen për L’Orient Le Jour përvojën e tij në mbulimin e luftës shkatërrimtare në Rripin e Gazës.
    Lindur dhe rritur në Gaza, Zaanoun drejton zyrën e Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) në enklavën palestineze, të cilën e ka mbuluar për më shumë se 30 vjet. Ai është një nga personazhet kryesore të dokumentarit “Inside Gaza”, që ndjek për shtatë muaj jetën e reporterëve të AFP-së gjatë luftës shfarosëse të Izraelit, që nga sulmi i 7 tetorit e deri te bombardimet e mëvonshme. Në prill të vitit 2024, ai u evakuua nga Gaza nga punëdhënësi i tij dhe që atëherë jeton në Qipro, ku vazhdon të raportojë për konfliktin.
    Si shef i zyrës së AFP-së në Gaza, cilat janë përgjegjësitë tuaja? Dhe si ia dolët të ushtroni këtë profesion në kushte kaq ekstreme?
    Puna ime konsiston kryesisht në koordinimin e ekipeve të fotografisë, videos dhe tekstit. Ne mbulojmë të gjitha ngjarjet që lidhen me Gazën, madje edhe ato që zhvillohen jashtë enklavës, si p.sh. negociatat.Në kohë normale, vendimet janë të thjeshta. Por kjo luftë, e pesta që përjetojmë, ka përmbysur gjithçka. Çdo vendim u bë çështje jete a vdekjeje. Çdo fjalë e thënë, çdo gjest ndaj një kolegu mund të kushtonte një jetë.
    Shumë nga temat që trajtojmë kërkojnë prani në terren: bombardimet, të vdekurit, shkatërrimi, gjithçka që ka më brutale lufta. Profesioni kërkon “të sjellësh historinë”, por kur të jesh në terren do të thotë se mund të vdesësh, atëherë tërhiqesh, jo një hap, por dhjetë.Mbi 255 gazetarë janë vrarë, rreth 400 janë plagosur. Ditën e “Përmbytjes së al-Aqsës”, disa reporterë u nxituan të filmonin, pa menduar. Unë menjëherë e dija: askush nuk duhej të shkonte. Ishte vdekje e sigurt, dhe kjo u ndodhi disa prej tyre. Nëse të jesh gazetar është e rrezikshme kudo në botë, të jesh gazetar palestinez është edhe më shumë. E të jesh gazetar në Gaza do të thotë të jetosh mes vdekjes, ta përballesh atë çdo çast.
    Sot, ju punoni nga jashtë. Si e përjetoni faktin që mbuloni Gazën nga larg?
    Nga larg gjithçka bëhet më e vështirë. Kur sheh një ngjarje me sytë e tu, e tregon ndryshe. Nga jashtë, përshkruan vetëm një pjesë të realitetit. Ne ende kemi kamera, reporterë në terren, një ekip të vogël që vazhdon të punojë. Edhe pse e njoh Gazën përmendësh, rrugët, njerëzit e saj, është tepër e vështirë të shkruash kur nuk je më vetë pjesë e historisë. Dhe nga jashtë, jetoj me frikën e telefonit. Çdo mesazh, çdo njoftim më ngurtëson. Kam frikë të mësoj se nëna ose vëllezërit e mi janë vrarë. Kjo frikë u thellua kur mbesa ime Amal, 21 vjeçe, që ishte reportere, u vra në pragun e derës, duke u përpjekur të arrinte tek vajza e saj disa muajshe, e lindur gjatë luftës. Kur mësova për vdekjen e saj, ishte në WhatsApp. Emri i saj u shfaq në një grup. Pastaj heshtje. Pastaj një mesazh: “Ajo iku.”
    “Iku”, sikur të mos ishte “vrarë si martire”, siç thuhet zakonisht. Që nga ajo ditë, çdo dridhje telefoni më duket si një shpërthim. Është një formë torture që do të mbarojë vetëm kur të mbarojë edhe lufta.
    Çfarë u thoni atyre që e shohin me mosbesim gazetarinë palestineze?
    Është për të ardhur keq, vërtet, që disa gazetarë konsiderohen më të vlefshëm se të tjerët.Ne, gazetarët palestinezë, jetojmë nën një dyshim të përhershëm, edhe pse jemi në terren, në zemër të luftës, banorë të kësaj toke të vogël e të mbipopulluar.
    Në Gaza kemi mbuluar shumë konflikte, gjithmonë me profesionalizëm, neutralitet dhe integritet. Në kohë lufte, marrja e informacionit të besueshëm është një sfidë, por ne kemi rrjetet tona: kontakte zyrtare, fraksione, parti, banorë, OJQ ndërkombëtare, madje edhe burime izraelite. Kjo na lejon të ruajmë një pamje relativisht të plotë. Ne e mbështesim gjithmonë punën tonë me foto dhe video, për t’i dhënë më shumë besueshmëri.
    Është tronditëse të mendosh se mjafton që një gazetar i huaj të jetë pranë nesh që autoritetet izraelite të dyshojnë më pak për punën tonë. Në përgjithësi, sindikatat dhe shoqatat e shtypit të huaj mund të kishin bërë më shumë, veçanërisht duke ushtruar presion real mbi Izraelin. Ndoshta kjo nuk do të kishte ndaluar vdekjet, por mund të kishte zbutur intensitetin e sulmeve ndaj zyrave të shtypit, makinave, shtëpive. Edhe pa përgjigje nga Izraeli, një mobilizim i tillë mund të kishte ndikuar te amerikanët apo europianët.
    Keni përjetuar ditë të tmerrshme në Gaza. A ka diçka që nuk keni mundur ta tregoni apo ta shfaqni?
    Pafuqi. Ndjenja më e keqe. Nuk mund t’i ushqesh fëmijët, as t’i mbrosh. Nuk mund të mbrosh askënd, as veten, as familjen, as kolegët. Këtë ndjenjë mund ta kuptosh vetëm po ta kesh jetuar.Të jetosh në Gaza është të shkosh përtej çdo gjëje që mendja mund të imagjinojë, përtej asaj që zemra mund të përballojë. Fjalët nuk mjaftojnë.
    Më kujtohet një moment veçanërisht i vështirë. Kam dy binjakë 11-vjeçarë, një djalë dhe një vajzë. Një ditë, në Rafah, një raketë ra 50 metra larg nesh. Vajza ime, e tmerruar, më pa dhe më tha: “Është sepse ti je gazetar?” Ajo mendonte se po na bombardonin për shkakun tim. Në atë moment, as nuk munda të qaja. Gruaja ime dhe unë ishim të bindur se ishte fundi. Që nga ajo ditë, vajza ime e urren fjalën “gazetar”. Ajo e lidh atë me vdekjen.
    Si mund të shëroheni psikologjikisht pas më shumë se dy vjetësh përjetimi e raportimi të kësaj lufte?
    Ne jemi detyruar, nga përmasat e asaj që kemi përjetuar, të harrojmë shëndetin tonë. Është e tmerrshme, por e vërtetë. Ne rrëzohemi fizikisht dhe mendërisht, e dimë, por nuk mund të ndalemi. Sa kohë që lufta vazhdon, është e pamundur të shërohesh. Ne vazhdojmë të mbulojmë tmerrin, ditë pas dite. Ne nuk shkruajmë për modën apo sportin, shkruajmë për vdekjen, shkatërrimin, njerëzit tanë. Ata që janë ende në Gaza kanë nevojë për pushim të plotë, larg gjithçkaje, ndoshta për vite. Vetëm atëherë mund të fillojnë ngadalë të rindërtohen. Ata që kanë arritur të largohen, si unë, kanë qenë më me fat. Por edhe ne kemi nevojë për ndihmë të thellë psikologjike, shumë përtej “kujdesit post-traumatik”. E ndiej që diçka brenda meje është thyer. Dikur isha njeri i qetë, i menduar, kolegët më quanin “i urti”. Sot, ndonjëherë humbas kontrollin, shpërthej. Kam arritur kufirin tim.
    Si e përjetuat largimin nga Gaza? Dhe a mendoni të ktheheni?
    Fillimisht u evakuuan familjet tona. Ishte një barrë e madhe, emocionale dhe logjistike. Vendimi nuk vinte nga ne, por nga drejtuesit e agjencisë. Sikur të varej nga ne, shumica e gazetarëve të AFP-së do të kishin qëndruar. Nëna ime, vëllezërit e motrat, disa kolegë janë ende atje. Personalisht, dua të kthehem në Gaza, si shumë kolegë të mi. Gjatë armëpushimit të fundit, nisëm ta diskutojmë këtë. Por pyetjet mbeten: A do të na lejojë Izraeli të kthehemi? Dhe nëse luftimet rifillojnë, a do të mbetemi sërish të bllokuar?
    Shkrim nga L’Orient Le Jour

  • FOTO-EMRI/ Ky është shqiptari që u vra me thikë në Itali

    FOTO-EMRI/ Ky është shqiptari që u vra me thikë në Itali

    Hekuran Cumani, një 23-vjeçar me origjinë shqiptare, u qëllua për vdekje me thikë në një nga parkingjet e Universitetit të Peruxhias në orët e para të së shtunës. Mediat italiane raportojnë se prokuroria po e heton çështjen si vrasje, ndërsa krimi dyshohet se ishte rezultat tragjik i një grindjeje. Viktima u qëllua me thikë, duke rezultuar në vdekjen e tij.

    Kur personeli mjekësor mbërriti në vendngjarje, ata mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e të riut nga një plagë me thikë në gjoks. Pas hetimeve fillestare dhe dëshmisë së disa dëshmitarëve, doli në pah se “një individ ende i panjohur” e goditi 23-vjeçarin pas një sherri “për arsye të parëndësishme”.
    Kryetari i bashkisë, këshilli bashkiak dhe Këshilli Bashkiak i Peruxhias shprehin hidhërimin e tyre më të thellë për vdekjen e të riut.
    “Lajmi na ka tronditur të gjithëve, si individë dhe si institucione”, shkruan ata në një deklaratë të përbashkët. “Ne qëndrojmë me familjen dhe miqtë e tij, të cilët po përjetojnë pikëllim të padurueshëm sot, me dashuri dhe respekt. Është e vështirë të pranohet që një jetë kaq e re të ndërpritet në një mënyrë kaq tragjike. Dhimbja e këtyre orëve shtrihet në të gjithë qytetin. Peruxhia qëndron me ata që po vuajnë sot dhe reflekton, me hidhërim, për një tragjedi që prek thellësisht komunitetin tonë”, shprehen ata.

  • I riu shqiptar qëllohet për vdekje me thikë në parkingun e universitetit italian

    I riu shqiptar qëllohet për vdekje me thikë në parkingun e universitetit italian

    Hekuran Cumani, një 23-vjeçar me origjinë shqiptare, u qëllua për vdekje me thikë në një nga parkingjet e Universitetit të Peruxhias në orët e para të së shtunës.
    Mediat italiane raportojnë se prokuroria po e heton çështjen si vrasje, ndërsa krimi dyshohet se ishte rezultat tragjik i një grindjeje. Viktima u qëllua me thikë në fyt, duke rezultuar në vdekjen e tij.
    Kur personeli mjekësor mbërriti në vendngjarje, ata mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e të riut nga një plagë me thikë në gjoks. Pas hetimeve fillestare dhe dëshmisë së disa dëshmitarëve, doli në pah se “një individ ende i panjohur” e goditi 23-vjeçarin pas një sherri “për arsye të parëndësishme”.
    Kryetari i bashkisë, këshilli bashkiak dhe Këshilli Bashkiak i Peruxhias shprehin hidhërimin e tyre më të thellë për vdekjen e të riut.
    “Lajmi na ka tronditur të gjithëve, si individë dhe si institucione”, shkruan ata në një deklaratë të përbashkët. “Ne qëndrojmë me familjen dhe miqtë e tij, të cilët po përjetojnë pikëllim të padurueshëm sot, me dashuri dhe respekt. Është e vështirë të pranohet që një jetë kaq e re të ndërpritet në një mënyrë kaq tragjike. Dhimbja e këtyre orëve shtrihet në të gjithë qytetin. Peruxhia qëndron me ata që po vuajnë sot dhe reflekton, me hidhërim, për një tragjedi që prek thellësisht komunitetin tonë”, shprehen ata.

  • Fahri Balliu: Rama kandidoi “Miss Vdekjen” për Tiranën, është i sigurtë që ajo nuk i ha dardhat mbrapa shpine!

    Fahri Balliu: Rama kandidoi “Miss Vdekjen” për Tiranën, është i sigurtë që ajo nuk i ha dardhat mbrapa shpine!

    Fahri Balliu ka gjetur arsyen pse Edi Rama ka kandiduar Ogerta Manastirliun për Bashkinë e Tiranës. Balliu deklaroi se Rama ka bindje absolute që Manastirliu nuk i ha “dardhat” prapa shpine, siç bënte Veliaj.
    “Tani sjell Miss Vdekjen e kovidit, me tenderat sekrete të Ministrisë së Shëndetësisë dhe pastaj me arsimin që vajti 81 vende… Çfarë do ti bëjë bashkisë kjo? Është trishtim i madh. Zoti Qori është në profilin e vet, ka të drejtë të kandidojë. Po ashtu edhe Gremi ka të drejtën e tij, është sipërmarrës serioz. Por, të vësh Manastirliun, do të thotë ta urresh këtë vend deri në vdekje.
    Atë stan ka. Manastirliu, Kumbaro e me rradhë. Të gjithë njësoj, si topi basmave. Atë model do të marrë ai. Por ka një shpresë që kjo mos hajë dardha pas shpinës së këtij, siç nuk ka ngrënë deri tani. Ai ka besim te gratë. Ka idenë që kjo nuk do hajë dardha mbrapa shpine”, tha ndër të tjera Balliu.
     

  • Pse shumica nuk besojnë variantet zyrtare të mënyrës së vdekjeve/ Nga Marlyn Monroe tek Kurt Cobain, vdekjet e dyshimta të 20 yjeve

    Pse shumica nuk besojnë variantet zyrtare të mënyrës së vdekjeve/ Nga Marlyn Monroe tek Kurt Cobain, vdekjet e dyshimta të 20 yjeve

    Shumica e yjeve që janë larguar të rinj nga kjo jetë kanë vdekje të dyshimta. Mbidoza, vrasje, vetëvrasje, këto janë disa nga ato që shkruhen në versionet zyrtare të vdekjeve të tyre, por shpesh herë këto versione janë shumë të dyshimta duke lënë pas legjenda dhe konspiracione.

    MARYLIN MONROE vdiq më 5 gusht të vitit 1962 në moshën 36-vjeçare. Zyrtarisht ajo vdiq nga një koktejil i përzier me drogë, por hipoteza më e mundshme është ajo e vetëvrasjes. Megjithatë edhe sot e kësaj dite ekziston teza se ajo është vrarë. Teoricienët e konspiracionit, kanë vënë gishtin tek të gjithë të dashurit e saj, përfshirë edhe presidentin amerikan, John Kennedy.

    ELVIS PRESLEY vdiq në Mehmpis më 16 gusht 1977, në moshën 42-vjeçare. Shkaku zyrtar i vdekjes ishte një arrest kardiak, por ka ende dyshime dhe supozime të shumta mbi vdekjen e këngëtarit. Mendohet se Presley gjeti vdekjen nga një mbidozë. Elvis Presley u bë një mit për të gjithë, sa që mendohet se ai është ende gjallë, por që ka vendosur të mos dalë më në skenë.

    JIMI HENDRIX u gjet i vdekur më 18 shtator, 1970 në dhomën e hotelit “Samarkand” në Londër. Ai ishte 27 vjeç kur vdiq nga përzierja e koktejit dhe e qetësuesve, të paktën sipas versionit të të dashurës së tij, Monika Dannemann, e cila vdiq duke kryer vetëvrasje në vitin 1996. Hendrix kreu vetëvrasje në vitin 1996. Sipas James Wright, teknikut të zërit të kitaristit, i cili botoi “Rock Roadie”, agjenti i Hendrix, Michael Jeffery është ai që e ka vrarë, për t’i marrë dy milionë dollarët. Jeffery vdiq në vitin 1973 në një aksident ajror në Francë.

    KURT COBAIN vdiq më 8 prill 1994, nga një plumb në kokë. Zyrtarisht u tha se Cobain kreu vetëvrasje, por familja dhe fansat pretendojnë se lideri i grupit Nirvana është vrarë, madje ka qenë e përfshirë edhe CIA. Cobain ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare dhe është pjesë e të ashtuquajturit “Klubi 27”, që nënkupton se bën pjesë tek grupi këngëtarëve (nga Hendrix tek Winehouse) që u shuan në moshën 27-vjeçare).

    BRUCE LEE ishte 32 vjeç kur vdiq më 20 korrik të vitit 1973, si pasojë e një reaksioni. Klasifikuar si “vdekje aksidentale”, zhdukja e Lee ka prodhuar shumë hipoteza, për vetë faktin se as mjekët nuk kanë mundur të zbulojnë shkakun e vërtetë të vdekjes. Pastaj u tha se Bruce Lee ishte helmuar.

    BRANDON LEE, djali i Bruce Lee, vdiq më 31 mars 1993 gjatë xhirimeve të filmit “The Crow.” Gjatë skenës me të shtëna, arma gabimisht ka qenë mbushur me plumba realë. Teoritë rreth vrasjes së tij janë të shumta, njësoj si për vdekjen misterioze të babait të tij, por Brandon thuhet se është vrarë nga mafia kineze.

    JIM MORRISON vdiq në Paris më 3 korrik të vitit 1971 kur ishte vetëm 27 vjeç. Rrethanat e vdekjes së liderit të “The Doors” nuk janë qartësuar plotësisht. Morrison u gjet në vaskën e shtëpisë në “Le Marais” ku jetoi për disa kohë me të dashurën e tij Pamela Courson. Raportet zyrtare mjekësore flasin se vdekja e tij erdhi si pasojë e një arresti kardiak, por asnjëherë nuk është kryer një autopsi.

    Aktori DAVID CARRADINE u gjet i vdekur më 4 qershor të vitit 2009 në një hotel në Bangkok, teksa ishte në Tajlandë për xhirimet e një filmi. Fillimisht u fol për vetëvrasje për shkak se aktori vuante nga një sëmundje. Më pas hetimet e policisë arritën në konkluzionin se Carradine ishte viktimë e një loje autoerotike, që përfundoi në tragjedi. Familja kurrë nuk ka besuar këtë version, madje as në hipotezën e vetëvrasjes.

    NANCY SPUNGEN dhe SID VICIOUS. Më 12 tetor të vitit 1978, 20-vjeçarja Nancy, u gjet e vrarë me thikë në dhomën e hotelit “Chelsea” (New York), ku ka jetuar me Sid. Sid Viciouz u arrestua për vrasje dhe pastaj pas pagesës fitoi lirinë me kusht. Sidi vdiq më 2 shkurt të viti 1979 nga një overdozë heroine. Shumë besojnë se Nancy u vra nga njerëzit e lidhur me drogën dhe se vrasësit e tij më pas kanë vrarë edhe Vicius.

    WHITNEY HOUSTON vdiq më 11 shkurt të vitit 2012, kur ishte vetëm 48 vjeçe. Sipas autopsisë, Houston vdiq ‘aksidentalisht’ në vaskë në hotelin “Beverly Hilton” në Beverly Hills, si rezultat i sëmundjes vaskulare dhe marrjes së tepruar të drogës. Megjithatë, ka hipoteza se Houston mund të jetë vrarë. Sipas një hetuesi privat, Whitney është vrarë nga dy persona të armatosur, të cilët po mblidhin borxhet e drogës.

    Aktorja NATALIE WOOD vdiq më 29 nëntor të vitit 1981 në moshën 43-vjeçare. Aktorja u mbyt në brigjet e Santa Catalina Island (Kaliforni), ndërsa ishte në jaht me burrin e saj Robert Wagner dhe aktorin Christopher Walken. Nga dëshmitë e Wanger dhe Walken vdekja është konsideruar aksidentale. Megjithatë, çështja u rihap në vitin 2011 dhe më pas në vitin 2013, nga ku dolën në dritë detaje të reja të autopsisë, duke zbuluar shenja dhune në krahë, në duar dhe në qafën e aktores. Sipas autopsisë mjeko-ligjore , “ekzaminimi i kryer nuk përjashton faktin se vdekja mund të jetë dhe aksidentale,” por duke pasur parasysh se ka ende shumë pyetje pa përgjigje, arsyet e vdekjes së saj mbeten të “papërcaktuara”.

    Aktori JACK NANCE vdiq më 30 dhjetor të vitit 1996, kur ishte vetëm 53 vjeç. Pas pjesëmarrjes në filmin ”Pararoja”, ai u bë i famshëm për rolin e tij në “Twin Peaks” nga David Lynch. Aktori u gjet i vdekur në banesën e tij ndoshta për shkak të disa lëndimeve në kokë, nga një rrahje e ndodhur dy ditë më parë.

    AMY WINEHOUSE u gjet e vdekur me 23 korrik të vitit 2011 në shtëpinë e saj, në “Camden Square” në Londër. Edhe Amy nuk ishte më shumë se 27-vjeçe. Autopsia e kryer më 25 korrik nuk sqaroi shkakun e vdekjes, çka bëri që hetimet të dilnin me gabime të shumta. Flitet se këngëtarja vdiq si pasojë e një mbidoze, përfshirë këtu edhe abuzimin me alkoolin, por hipotezat vazhdojnë e shtohen.

    BRIAN JONES vdiq më 3 korrik të vitit 1969. Ish-kitaristi dhe anëtari themelues i Rolling Stones është gjetur në fund të pishinës në shtëpinë e tij në Sussex. Raporti mjeko-ligjor e klasifikoi vdekje “aksidentale”. Më pas e dashura e tij, Anna Wohiln, ishte i bindur për një komplot nga ana e shokut të tij. Ajo pohoi se Jones u vra nga ndërtuesi Frank Thorogood.

    Natën e 31 gushtit të vitit 1997 vdiq DIANA SPENCER, Dodi Al-Fayed dhe shoferi Henri Paul në një aksident automobilistik, në Pont de l’Alma në Paris. Lady D ishte vetëm 43 vjeçe. Hipotezat për vdekjen e saj vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Disa flasin për një komplot që përfshinë disa anëtarë të familjes mbretërore britanike dhe të shërbimeve sekrete, por nga hetimet deri më sot nuk ka dalë asgjë në dritë.

    MICHAEL JACKSON vdiq kur ishte vetëm 51-vjeç më 25 qershor të vitit 2009 në rezidencën e tij në Los Anxhelos. Shkaku i vdekjes ishte nga një mbi dozë ilaçesh. Mjeku i tij Conrad Murray është akuzuar për vrasje pa paramendim dhe u dënua me 4 vjet burg. Por shumë, duke përfshirë familjen, nuk besojnë në këto konkluzione.

    Sipas tezave zyrtare LUIGI TENCO kreu vetëvrasje në një hotel në Sanremo, në natën ndërmjet 26 dhe 27 janarit të vitit 1967, kohë kur po zhvillohej festivali. Vdekja e këngëtarit shkaktoi trazira për muzikën dhe për shoqërinë italiane. U fol për depresionin e tij dhe për marrëdhënien me Dalidën. Hipotezat në lidhje me vdekjen e tij janë se hetimet nuk vazhduan në mënyrë normale.

    MOANA POZZI vdiq në Lion më 15 shtator të vitit 1994, kur ishte vetëm 33 vjeçe. Shkaku zyrtar i vdekjes së pornostares është kanceri, por vdekja e papritur e Moanas, prodhoi shumë thashetheme dhe teori të ndryshme. Teza më e fortë ishte ajo se vdekja e saj ka qenë pasojë e prekjes nga AIDS, por më pas u tha se ajo ishte ende gjallë. Në vitin 2004, u hap një hetim në përpjekje për të kuptuar këtë teori por në vitin 2005, për herë të parë, familja tregoi tek programi “Njerëz të Humbur” certifikatën e vdekjes së Moanas.

    MARCO PANTANI u gjet i vdekur më 14 shkurt të vitit 2004 në rezidencën “Le Rose” në Rimini. Autopsia tha se çiklisti kishte vdekur nga një edemë pulmonare dhe cerebrale e shkaktuar nga një mbidozë kokaine. Pra, shumë dyshime dhe pyetje pa përgjigje në lidhje me vdekjen e Pantanit. Avokati i familjes ka bërë thirrje kohët e fundit për rihapjen e çështjes.

    TUPAC SHAKUR ka vdekur njësoj si në një prej këngëve të tij. Vdiq më 13 shtator në moshën 25-vjeçare pasi u qëllua katër herë me armë zjarri gjatë një dyluftimi misterioz teksa udhëtonte me makinën e Marion “Suge” Knight, kreu i “Death row Records”, i cili mbeti i plagosur gjithashtu. Autoritet në atë kohë thanë se nuk kishin asnjë pistë hetimi dhe asnjë dyshim dhe deri tani askush nuk është dënuar për vdekjen e tij.

    Tentativa e mëparshme e vjedhjes kishte bindur reperin të kërkonte nga disa badigardë dhe gjithmonë vishte një jelek antiplumb në publik. Fakti që atë natë nuk e kishte veshur jelekun antiplumb mbetet akoma një mister. Ka shumë supozime se kush e qëlloi me plumb Shakurin në kraharor, kur ai u largua nga grindja në Las Vegas më 7 Shtator të 1996 (ai vdiq një javë më vonë), por edhe pas 18 vitesh, vrasja ende nuk është zgjidhur.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MONROE: MOTRAT JANË MIKET MË TË MIRA NË BOTË!

    MONROE – GRAVE: JU JENI TË BUKURA. SHOQËRIA ËSHTË E SHËMTUAR!

  • Arrestohet mjeku Xhaxho për vd*kjen e 3-vjeçarit

    Arrestohet mjeku Xhaxho për vd*kjen e 3-vjeçarit

    Mjeku Roland Xhaxho është vënë në pranga këtë të hënë për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu. Ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Arrest në shtëpi edhe për vajzën e tij, Ina Xhaxho.
    Vepra penale për të cilën akuzohet është vrasje nga pakujdesia në bashkëpunim, në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë pas një ndërhyrje në klinikën dentare, në pronësi të mjekut.
    Familja e 3-vjeçarit u shpreh se do të thonë që “drejtësia u vendos kur të jepet dënimi”.

  • Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

    Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

    Mbeten ende të paqarta shkaqet e vrasjes së 44-vjeçarit Italian Edoardo Sarchi në zonën mes Salarisë dhe Nivicës. Të dhënat e deritanishme bëjnë me dije se në trupin e viktimës, në pjesën e këmbës është konstatuar një plagë plumbi, në arterien kryesore, çka mendohet se i ka sjellë edhe vdekjen për shkak të hemoragjisë. Gjithashtu bëhet me dije se 44-vjeçari është goditur me një mjet të fortë në kokë.
    Edoardo Sarchi ndodhej për gjueti së bashku me ortakun e tij në kompaninë e prodhimit të tullave Eqerem Braçe dhe dy djemtë e tij, Daniel dhe Gazmend Braçe, si dhe me një person të katërt.
    Bëhet me dije se Daniel, Gazmend dhe Eqerem Braçe janë marrë 4 herë në pyetje, fillimisht nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, Prokuroria, Specialistët e Krimeve të Rënda e në fund përsëri nga OPGJ pasi këta persona kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëri-tjetrin.
    Lajmi është pasqyruar gjerësisht në mediat italiane që bëjnë me dije se ngjarja po ndiqet edhe nga Ambasada Italiane në Tiranë.
     

  • “Nuk e kam parë gjyshen që nga janari 2021”/ E ëma akuzohet për vrasjen e të moshuarës, zbardhet dëshmia e të riut

    “Nuk e kam parë gjyshen që nga janari 2021”/ E ëma akuzohet për vrasjen e të moshuarës, zbardhet dëshmia e të riut

    Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në Beoti të Greqisë, ku një 62-vjeçare akuzohet se ka varrosur nënën e saj në oborr për të përfituar pensionin.

    Djali i saj 28-vjeçar ka dhënë dëshminë para autoriteteve, duke deklaruar se nuk e kishte parë gjyshen që nga janari i vitit 2021 dhe nuk kishte dijeni për vdekjen e saj.
    “Isha i fundit që e pashë gjyshen në janar 2021. Nuk e di kur vdiq, as nga çfarë”, u shpreh ai, duke theksuar se lajmin për vdekjen e saj e mori në momentin kur policia arrestoi nënën e tij.
    Sipas dëshmisë së tij, e ëma e kishte telefonuar më 20 shtator, duke i thënë se policia kishte mbërritur dhe se kishte frikë se do të fajësohej për vdekjen e nënës së saj.
    I riu tregon se gjyshja vuante nga probleme me zemrën, ishte mbipeshë, kishte vështirësi në frymëmarrje, probleme me shikimin dhe lëvizjen, ndërsa përdorte ilaçe, shkaqe që mund ta çonin edhe drejt demencës.
    Ndërkohë, autoritetet po përpiqen të përcaktojnë rrethanat dhe kohën e vdekjes së 92-vjeçares, ndërsa e bija ndodhet në paraburgim dhe do të përballet me akuzat për fshehje të trupit dhe mashtrim në dëm të shtetit.

    Top Channel

  • “Ata që dikur e adhuronin Veliajn, sot po i bëjnë ‘vdekjen politike’”/ Mbledhja e Këshillit, ironizon Jahelezi: Me…

    “Ata që dikur e adhuronin Veliajn, sot po i bëjnë ‘vdekjen politike’”/ Mbledhja e Këshillit, ironizon Jahelezi: Me…

    Këshilltari Bashkiak i Tiranës Albi Jahelezi, ka thumbuar këshilltarët socialit, teksa tha se sot ata po i bëjnë Erion Veliaj vdekjen politike. Po ashtu ai theksoi se ky vendim është i vonuar.
    “Fjala juaj ishte në hyrje ishte mbresëlënëse sesi e admironit punën e kryebashkiakut tashmë të shkarkuar. Por është shumë kontradiktore që sot vini dhe e shkarkoni Erion Veliajn. Ne kërkesën për shkarkimin e Veliajt e kemi që në Maj dhe kjo gjë është me vonesë. Nëse ne do ta kishim marrë këtë vendim që po marrim sot, punët e Bashkisë do te ishin ndryshe.
    Bashkia do t’i shërbente qytetarëve, nuk do ti shërbente oligarkëve apo drejtorëve të 5D dhe inceneratorit. Po ju pret 7 muaj ju e zvarritet këtë gjë. Më vjen keq që nuk ishit ju si kryetare e Këshillit Bashkiak, por më duhet ta them që të gjithë ata që e mbrojtën dhe admiruar ish-kryetarin e Bashkisë, sot po i bëni vdekjen politike. Kështu që faleminderit dhe me kënaqësi do të votojmë shkarkimin e tij”, tha ai.

  • Shkarkimi i Veliajt, Jahelezi: Ata që dikur e adhuronin, sot po i bëjnë ”vdekjen politike”

    Shkarkimi i Veliajt, Jahelezi: Ata që dikur e adhuronin, sot po i bëjnë ”vdekjen politike”

    Kronikë E Martë, 23 Shtator 2025 17:10
    Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Albi Jahelezi ka thumbuar këshilltarët socialit, teksa tha se sot ata po i bëjnë Erion Veliaj vdekjen politike. Ai theksoi se ky vendim është i vonuar.
    ”Fjala juaj ishte në hyrje ishte mbresëlënëse sesi e admironit punën e kryebashkiakut tashmë të shkarkuar. Por është shumë kontradiktore që sot vini dhe e shkarkoni Erion Veliajn. Ne kërkesën për shkarkimin e Veliajt e kemi që në Maj dhe kjo gjë është me vonesë. Nëse ne do ta kishim marrë këtë vendim që po marrim sot, punët e Bashkisë do te ishin ndryshe.
    Bashkia do t’i shërbente qytetarëve, nuk do ti shërbente oligarkëve apo drejtorëve të 5D dhe inceneratorit. Po ju pret 7 muaj ju e zvarritet këtë gjë. Më vjen keq që nuk ishit ju si kryetare e Këshillit Bashkiak, por më duhet ta them që të gjithë ata që e mbrojtën dhe admiruar ish-kryetarin e Bashkisë, sot po i bëni vdekjen politike. Kështu që faleminderit dhe me kënaqësi do të votojmë shkarkimin e tij”.