Tag: vdekja

  • Vdekja e minatorit në Bulqizë/ Policia jep detaje nga arrestimi i 5 punonjësve, pse nuk u ndëshkua administratori

    Vdekja e minatorit në Bulqizë/ Policia jep detaje nga arrestimi i 5 punonjësve, pse nuk u ndëshkua administratori

    Policia e Bulqizës ka arrestuar pesë punonjës të një kompanie minerare, ku ishte i punësuar 66-vjeçari Fari Veliu, i cili humbi jetën të mërkurën në një minierë kromi në Bulqizë.
    Vdekja tragjike ndodhi si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor gjatë punës në galerinë e minierës.
    Në komunikatën zyrtare të policisë bëhet me dije se punonjësit e arrestuar, të identifikuar me inicialet Nj. P., B. Ç., F. T., E. K., dhe E. Xh., të moshave nga 35 deri në 68 vjeç, janë pjesë e stafit teknik të subjektit minerar dhe dyshohet se nuk kanë marrë masat e duhura për sigurimin teknik të punës në galeri.
    Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Dibrës, e cila do të ndërmarrë veprimet ligjore për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, që në këtë rast ka pasur si pasojë vdekjen e shtetasit F. V.
    Ngjarja nënvizon rëndësinë e madhe të respektimit strikt të rregullave të sigurisë në sektorin minerar, ku çdo neglizhencë mund të ketë pasoja fatale. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të parandaluar tragjedi të tjera në të ardhmen.

  • 201 vite nga vdekja e studiuesit të njohur Arbëresh, Ëngjëll Mashi

    201 vite nga vdekja e studiuesit të njohur Arbëresh, Ëngjëll Mashi

    U lind në vitin 1758 në Kalabri. Pasi kreu studimet e larta në Napoli në vitin 1807, botoi në italisht librin: “Ligjëratë mbi prejardhjen, traditat dhe gjendjen aktuale të kombit shqiptar”.Vepra pati ndikim pozitiv tek arbëreshët e Italisë dhe rilindësit shqiptarë. Botimi i parë i saj u përkthye frëngjisht nga gjeografi i njohur Maltebrun duke i bërë të njohur shqiptarët në botën e jashtme.Ëngjëll Mashi u nda nga jeta më 10 Korrik të vitit 1821.

  • Mallkimi i Faraonit – vdekja e kampionit të pavarësisë së Shqipërisë

    Mallkimi i Faraonit – vdekja e kampionit të pavarësisë së Shqipërisë

    Daut Dauti

    Sot (4 nëntor) bëhen 100 vite kur u zbulua varri i Tutankamonit, faraonit egjiptas, i cili vdiq në moshën 19 vjeçare në vitin 1324 p.e.s. Në varrin e tij u gjetën 110.4 kg ari stoli. Zbulues ka qenë arkeologu britanik Howard Carter në ekspeditën e udhëhequr dhe financuar nga Lordi V i Carnavonëve, George Herbert, vëllau i Aubrey Herbertit, kampionit të pavarësisë së Shqipërisë në Britani.

    Disa muaj pas kësaj ngjarje, në mënyrë misterioze, vdiqën shumica e atyre që morën pjesë në këtë zbulim apo që ishin të parët në kontakt me varrin dhe arkivolin e Tutankamonit. Vdiqën në moshë të re edhe tre vëllezërit e familjes Carnavon: George, Mervyn dhe Aybrey Herbert. Vdekja e hershme e Aubrey Herbertit ka qenë humbje e madhe për shqiptarët.

    Njerëzit kanë besuar se këto vdekje kanë qenë rezultat i mallkimit që bie ndaj atyre që hapin varret e faraonëve.

  • Marilyn Monroe, 63 vite nga shuarja e mistershme e një ylli në galaksinë e ëndrrës amerikane

    Marilyn Monroe, 63 vite nga shuarja e mistershme e një ylli në galaksinë e ëndrrës amerikane

    Nga Albert Vataj
    Vdekja e saj nuk ishte thjesht një fund tragjik, por një fillim i mjegullt i një miti të përjetshëm. Më 5 gusht 1962, në një dhomë gjumi në Brentwood të Los Angeles-it, u gjet pa jetë trupi i Marilyn Monroe, një ikje që nuk pushoi së vezulluari as pas heshtjes së fundit. Nuk ishte një vdekje e zakonshme, ishte një skenë e fundit, një akt i errët në teatrin e famës dhe dëshirës, një mister që nuk u shua kurrë, përkundrazi, mbeti ndezur në hijet e supozimeve, në thashethemet e historisë, në teoritë konspirative që sfidojnë logjikën dhe faktin.Ajo ishte më shumë se një aktore, më shumë se një ikonë seksi. Marilyn ishte një yll që nuk lindi për të qetësuar, por për të tronditur. Nuk ishte më e bukura ndër gratë, por bukuritë e tjera humbisnin ngjyrë para pranie së saj. Nuk ishte më sensualja, por ishte ajo që përvëlonte imagjinatat, që zgjonte dëshirat më të thella dhe të pathëna. Ishte ajo që i bëri për vete burrat më të pushtetshëm të botës, që nga vëllezërit Kennedy, tek Frank Sinatra, Arthur Miller dhe Joe DiMaggio, jo vetëm për hir të linjave të saj magjepsëse, por për shkak të asaj përzierjeje të rrallë mes brishtësisë dhe guximit, mes dëlirësisë fëminore dhe hijeshisë fatale.Monroe ishte një manifest i shpërthimit estetik të pasluftës, një shëmbëlltyrë e ëndrrës amerikane, e një epoke që donte të jetonte shpejt, të shkëlqente fort dhe të harrohej me stil. Ajo nuk ishte thjesht simboli i viteve ’50, ishte shpërfaqja më e ndritshme dhe më tragjike e një kohe që e dehte veten me famë dhe epsh, me sukses dhe rrënim. Ishte një e përkëdhelur nga fati, por edhe një e ndëshkuar nga ai. E zhveshur nga intimiteti dhe paqja, Monroe u kthye në një ikonë që nuk dinte të fshihej më nga vetvetja.Ajo e pati jetën si një film pa fund të lumtur, një narrativë me shkëlqim dhe zbrazëti, me magji dhe vetmi. Dhe kur u mbyll perdet, skena mbeti ende e ndezur. Vdekja e saj, e shpallur zyrtarisht si vetëvrasje përmes një mbidoze barbituratesh, kurrë nuk u besua plotësisht. Ishte më shumë një çelës për dyer të mbyllura, një sfidë për historianët dhe adhuruesit, një enigmë që nuk do të zgjidhej kurrë, por do të vazhdonte të joshte me po aq fuqi sa vetë jeta e saj.Marilyn Monroe nuk vdiq. Ajo thjesht u shndërrua në mjegull, në kujtim, në simbol, në mall. Edhe sot, 63 vite më vonë, ajo mbetet një nga figurat më ndriçuese që ka kaluar ndonjëherë në ekranin e kinemasë, në pasarelat e modës, në galeritë e mitit modern. Vdiq për të jetuar më gjatë, për të sfiduar përfundimin. Vdiq, duke fituar edhe nga vdekja, një lavdi që nuk i vdiq me trupin, por u shumëfishua në çdo imazh të saj, në çdo shikim që rrëshqet mbi portretin e saj të përjetshëm.Ajo ishte dhe mbeti ëndrra e ndaluar e Amerikës, grua që i përkiste të gjithëve, por që në të vërtetë nuk i përkiste askujt.

  • 7 vjet nga vdekja e tenorit ikonik, Gaqo Çakos

    7 vjet nga vdekja e tenorit ikonik, Gaqo Çakos

    Sot janë bërë shtatë vjet nga vdekja e tenorit të famshëm Gaqo Çako (24 janar 1935 – 1 gusht 2018), i cili është mbajtës i titullit të lartë “Nderi i Kombit”.

    Gaqo Çako dha një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, si dhe në artin shqiptar në tërësi.

    Mjeshtri Çako interpretoi rolet kryesore të repertorit të pasur operistik, duke shënuar tri dekada të arta në skenën e madhe të operës shqiptare. Performancat e tij e ngritën artin operistik shqiptar në nivele të larta artistike dhe teknike.

    Repertori i tij përfshinte vepra të famshme botërore si: La Traviata, La Bohème, Rigoletto, Norma, Cavalleria Rusticana, “Peshkatarët e Perlave”, Madame Butterfly, si dhe operat shqiptare: “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, “Pranvera”, “Heroina”, “Skënderbeu”, “Komisari”, “Zgjimi”, “Toka jonë” dhe “Goca e Kaçanikut”.

    Gaqo Çako interpretoi një repertor të gjerë që përfshinte arie, romanca, këngë popullore të përpunuara dhe muzikë të lehtë, të performuara në qindra koncerte brenda dhe jashtë vendit, në Evropë, Azi, Afrikë, Amerikë e Kubë. Ai ishte një ambasador i kulturës vokale shqiptare, duke sjellë në interpretim këngët tradicionale popullore shqiptare dhe këngët e festivaleve të Radios.

    Si pedagog i shquar i kantos në Akademinë e Arteve, Çako ka lënë pas një trashëgimi të vyer, me shumë nga studentët e tij që sot luajnë role të rëndësishme në jetën muzikore shqiptare dhe ndërkombëtare. Ai kontribuoi gjithashtu si regjisor, duke vënë në skenë vepra të rëndësishme operistike.

    Gaqo Çako mbetet një ikonë e artit dhe muzikës shqiptare, një shembull frymëzimi për brezat e rinj dhe një figurë që do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe krenari./ KultPlus.com

  • ‘E ëmbël është vdekja në qëllim’

    ‘E ëmbël është vdekja në qëllim’

    Në vitin 1972, Xhemajl Mustafa kishte shkruar një poezi për figurën e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin.

    Sot, KultPlus e sjell këtë poezi 6 vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit.

    MES GRILASH – FENIKS

    AkrostikAgimin e zi po e ngjyros me lotë kujtimiDerisa këngën po e thyej nëpër fytyrën tëndeE në heshtje po tretem e fikem si jetimiMe ndezë dëshirat e fjetura si krandeDhe prore po zbres në sytë e rrugëve kah tiE ëmbël është vdekja në qëllim –Me e puthë atë dritë në horizonte që rriAkoma i etur jam në këtë varg, i humbur në trishtimQetësi e natës kridhet në grila e mbërthyerI lodhur një zog diku me krahë të thyerTash këngës ia thotë me afsh në gji –I amshuar balsam në varg qëndronKëngë ngadhënjimi lyrë e poetit shënonRrugët ndrit qëllimi në këtë natë plot vetmi.

    (Jeta e re, nr.2/1972, f.332)./ KultPlus.com

  • Vetëm një hap larg nga vdekja/ Netanyahu i shpëton mrekullisht atentatit

    Vetëm një hap larg nga vdekja/ Netanyahu i shpëton mrekullisht atentatit

    Një grua 70-vjeçare nga Izraeli qendror u arrestua nën akuzën e tentativës për të vrarë kryeministrin Benjamin Netanyahu duke prodhuar dhe përdorur një pajisje shpërthyese të improvizuar.

    Policia izraelite e përshkroi gruan si një “protestuese të njohur antiqeveritare” dhe tha se ajo kishte kontaktuar protestues të tjerë duke kërkuar mënyra për të siguruar armë dhe gjithashtu kishte ngritur pyetje në lidhje me sigurinë e kryeministrit.

    Sipas The Jerusalem Post, informacioni i saj personal dhe vendndodhja e shtëpisë së saj fillimisht u vunë nën një mbrojtje të urdhëruar nga gjykata, përmes një urdhri për mbylljen e gojës.

    Megjithatë, me kërkesë të autoriteteve hetuese, një pjesë e urdhrit u hoq, duke lejuar zbulimin e akuzave kundër saj.

    Arrestimi i saj u krye nga Shin Bet (Agjencia e Sigurisë së Brendshme të Izraelit), ndërsa hetimi iu caktua Njësisë së Krimeve të Rënda dhe Ndërkombëtare të shërbimit kombëtar Lahav 433, me seli në Lod.

    Pas përfundimit të procedurës, autoritetet ia dorëzuan materialin Zyrës së Prokurorit Publik dhe Gjyqësorit për ndjekje penale.

    Kanali shtetëror KAN raportoi se gruaja e arrestuar ishte ndaluar dy javë më parë, por më pas ishte liruar me kushte kufizuese, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në ndërtesat qeveritare dhe detyrimin për të mos iu afruar kryeministrit.

  • Gruaja e Diogo Jota thyen heshtjen, ja mesazhi i saj prekës në rrjetet sociale pas tragjedisë

    Gruaja e Diogo Jota thyen heshtjen, ja mesazhi i saj prekës në rrjetet sociale pas tragjedisë

    23 Korrik 2025

    12:34

    Alfred Lleshi

    Kanë kaluar pothuajse tri javë nga vdekja tragjike e Diogo Jota, i cili humbi jetën në një aksident rrugor së bashku me vëllain e tij André Silva më 3 korrik. Një humbje që tronditi botën e sportit, me shumë dedikime dhe nisma në nder të ish-futbollistit portugez, veçanërisht nga Liverpool-i i tij. Pas ditësh heshtjeje, bashkëshortja e tij, Rute Cardoso, është rikthyer të flasë në rrjetet sociale.
    Vdekja e Diogo Jota la një boshllëk të madh për tre fëmijët e çiftit dhe partneren e tij, me të cilën ishte martuar më 22 qershor. Një muaj pas martesës, Rute Cardoso, e cila nuk kishte publikuar asnjë mesazh më parë, duke lënë si postimet e fundit vetëm fotot e dasmës, theu heshtjen. Dhe e bëri këtë me një dedikim të veçantë për bashkëshortin e ndjerë.
    Një foto që tregon duart e tyre të kapura dhe kërcimin e parë të çiftit (dhëndër dhe nuse, ditën e celebrimit), e shoqëruar me fjalët prekëse: “Një muaj nga ‘as vdekja nuk do të na ndajë’. Përgjithmonë, branquinha jote”! “Branquinha” është nofkë përkëdhelëse në portugalisht, që mund të përkthehet si “e bardha jote” ose “e dashura jote e vogël”).

  • Postim tronditës i gruas së Zotas: Një muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’

    Postim tronditës i gruas së Zotas: Një muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’

    Një ditë gëzimi, përvjetori i martesës së një çifti ka qenë gjithmonë një ditë gëzimi, por ky nuk është rasti për Rute Cardoso-n, e cila nuk e priste që përvjetori i saj i parë i martesës me Diogo Zota-n do të ishte kaq prekës.
    Futbollisti portugez u martua me të dashuren e tij më 22 qershor 2025 dhe ata planifikuan një jetë së bashku me tre fëmijët e tyre, por fati kishte plane të tjera. Diogo ndërroi jetë në një aksident me makinë së bashku me vëllain e tij, André, dhe shuajti përgjithmonë ëndrrat e familjes.
    Rute Cardoso, e dashura e fëmijërisë së Jotës, nënës së fëmijëve të tij, theu zemrat me postimin e saj në Instagram. Portugezja ktheu kohën pas, duke nderuar përvjetorin e njëmujorit të ditës së tyre të dasmës dhe shoqëroi tre foto të bukura të tyre me një mesazh prekës. “Një muaj i ‘derisa vdekja të na ndajë’. Përgjithmonë. Vajza jote e bardhë”, shkroi Rute në dedikimin e saj prekës për burrin e saj.
    Vdekja përfundimisht i ndau shumë herët, por Rute do ta mbajë përgjithmonë Diogon në zemrën e saj.

  • “Një muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’”/ Bashkëshortja e Diogo Jotës përlot me postimin, ndan fotot nga dita e dasmës

    “Një muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’”/ Bashkëshortja e Diogo Jotës përlot me postimin, ndan fotot nga dita e dasmës

    Rute Cardoso, bashkëshortja e futbollistit të Liverpool Diogo Jota që humbi jetën në një aksident tragjik në Spanjë së bashku me vëllanë e tij, ka prekur me një postim në rrjetet sociale.

    Ajo postoi tri foto nga dita e dasmës së tyre, me mbishkrimin: 1 muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’. Përgjithmonë, vajza jote e bardhë!Lexo edhe :Related Posts

    Çifti ishte martuar vetëm pak javë para se të ndodhte aksidenti tragjik, më 22 qershor, në një ceremoni të thjeshtë me miqtë dhe familjarët më të afërt. Jota dhe Rute njiheshin që në adoleshencë dhe kishin tre fëmijë së bashku.
    /vizionplus.tv