Tag: vdekja

  • Jeta është e shkurtër, hani së pari ëmbëlsirën!

    Jeta është e shkurtër, hani së pari ëmbëlsirën!

    Në një film, dëgjova një frazë që tingëllonte bukur: “Jeta është e shkurtër, hani ëmbëlsirën të parën”.

    Nga Oleg RoyM’u duk bukur sepse çuditërisht ne njerëzit priremi të shtyjmë gjithçka për më vonë – ëndrrat, dashurinë, vendimet që ndryshojnë jetën. Zakonisht me një lugë të madhe mbledhim ato që kemi gatuar nga jeta e përditshme dhe mendojmë se një ditë diçka do të ndodhë vetvetiu. Është provuar, nuk do të funksionojë.Duhet të ruajmë gjurmët e momenteve të lumtura dhe jo kaloritë, të përpiqemi të jetojmë të paktën një ditë, jo sipas rregullave, por sipas ndjenjave tona, sepse në jetë shënohen ditët që ke jetuar dhe jo ditët që ishe gjallë!

    ObserverKult

    —————

    Lexo edhe:

    55 THËNIE PËR VDEKJEN/ NJERIU DUHET TË KETË FRIKË NGA JETA, JO NGA VDEKJA!

    Vdekja, e kush nuk e lodh kokën duke menduar shpesh për të.ObserverKult ua sjell 55 thënie reflektim nga personalitete të njohura:

    “Vdekja është diçka që nuk duhet të kemi frikë sepse, ndërsa jemi, vdekja nuk është, dhe kur vdekja është, ne nuk jemi.” (Antonio Machado)

    “Shpesh varri mbyll, pa e ditur, dy zemra në të njëjtin arkivol”. (Alphonse de Lamartine)

    “Ashtu si një ditë e kaluar mirë- prodhon gjumë të ëmbël, ashtu edhe një jetë e kaluar mirë prodhon vdekje të ëmbël”. (Leonardo da Vinci)

    “Është më lehtë të durosh vdekjen pa u menduar për të, se sa të bartësh mendimin e vdekjes”. (Blaise Pascal)

    “Njeriu që nuk e percepton dramën e fundit të vet nuk është në normalitet, por në patologji dhe do të duhet të shtrihet në barelë dhe të lejojë veten të kurohet”. (Carl Gustav Jung)

    “Vdekja është fillimi i pavdekësisë”. (Maksimilian Robespier)

    “Unë nuk kam frikë nga vdekja, ajo që kam frikë është ekstaza se si do të shkoj atje. Unë jam kurioz të di se për çfarë bëhet fjalë ”. (Atahualpa Yupanqui)

    “Vdekja është e ëmbël; por paradhoma e saj, mizore “. (Camilo José Cela)

    “Kur vdekja bie mbi njeriun, pjesa e vdekshme shuhet; por parimi i pavdekshëm tërhiqet dhe largohet i sigurt “. (Platoni)

    Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Vdekja që po shokon Italinë- Paolo i dha fund jetës pas bullizmit në shkollë, e quanin ‘vajzë e vogël’

    Vdekja që po shokon Italinë- Paolo i dha fund jetës pas bullizmit në shkollë, e quanin ‘vajzë e vogël’

    viktima

    ITALI- Vetëvrasja e katërmbëdhjetëvjeçarit Paolo Mendico, i cili jetonte në një provincë rreth 100 km larg Romës, ka shkaktuar tronditje te opinion publik në Itali. 14-vjeçari, i dha fund jetës në dhomën e tij të gjumit, pak minuta pasi iu kishte dërguar një mesazh në celular shokëve të tij të klasës.
    “Në shkollë, më ruani një vend në rreshtin e parë”, shkroi adoleshenti.
    Sipas anëtarëve të familjes së tij, Paolo ishte shënjestër e ngacmimeve dhe sulmeve homofobike në shkollë. Në klasë, e quanin “vajzë e vogël” dhe “Paola”. Edhe pse ai ishte një nxënës i mirë, bullizimi ndaj tij ka qenë i vazhdueshëm, dhe nuk mori fund as pas ndërrimit të shkollës.
    Vëllai i madh i Paolo Mendicos, në një letër drejtuar Papës Leo XIV , Kryeministrit Giorgia Meloni dhe Ministrit të Arsimit Giuseppe Valditara, bëri thirrje për marrjen e masave të vërteta për të parandaluar vetëvrasjet e mëtejshme të adoleshentëve. “Vdekja e vëllait tim dëshmon për dështimin e shoqërisë sonë”, shkruan Ivan Mendico.”Në funeralin e djalit tim, erdhi vetëm një nga shokët e tij të klasës dhe në të kaluarën kishte mësues që inkurajuan ngacmimin dhe injoruan hapur ankesat tona”, tha nëna e të riut të ndjerë. Mësuesit e tij mohojnë çdo përgjegjësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, por Ministri italian i Arsimit ka urdhëruar një hetim të menjëhershëm administrativ. Zyra e prokurorit të Cassino po heton gjithashtu këtë rast tragjik, duke u përqendruar në krimin e nxitjes për vetëvrasje.”Problemi i ngacmimit për fat të keq po rritet në të gjithë Evropën, për shkak të përdorimit të mediave sociale. Është një çështje e madhe”, tha kreu i Ministrisë italiane të Arsimit, Valditara. Përfaqësuesit e të gjitha partive politike theksuan rëndësinë kyçe të një reagimi të menjëhershëm nga autoritetet kompetente ndaj çdo sjelljeje të dhunshme kundër adoleshentëve brenda dhe jashtë institucioneve arsimore.
    Së fundmi, një studim i kohëve të fundit zbuloi se 19% e fëmijëve të moshës 11 deri në 13 vjeç janë viktima të ngacmimit dhe sulmeve të dhunshme, përfshirë homofobinë. Këto sulme trefishojnë rrezikun e depresionit dhe tendencave vetëvrasëse./ZËRI

  • Në një botë të shpërqendruar, vdekja na detyron të jemi më të pranishëm në çdo moment

    Në një botë të shpërqendruar, vdekja na detyron të jemi më të pranishëm në çdo moment

    Lutfi Dervishi

    Vdekja si zile zgjimi

    Nga Lufti Dervishi

    Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë që merr njeriu sapo lind!Ardhja dhe largimi nga kjo botë nuk janë në dorën e askujt. I moçmi uron “Inshallah me radhë”, sikur të ekzistonte vërtet një rend që ruan drejtësinë e jetës. Por vdekja nuk njeh radhë. Një prind e sheh fëmijën të ikë, një i ri shuhet para një të moshuari, një i shëndetshëm para një të sëmuri. Dhe sërish, shumë sillen sikur koha është pronë private dhe e pafundme.Seneka thoshte se nuk është se kemi pak kohë për të jetuar, por e shpërdorojmë shumë atë. Në një kulturë të fiksuar pas grumbullimit të pasurisë, ai këmbëngul se koha, jo paratë apo reputacioni, është e vetmja pasuri vërtet e jona – dhe ajo që e shpërdorojmë më pa kujdes. Për të, ruajtja e kohës dhe “perdorimi” sa më racional dhe i efektshëm i saj, është forma më e lartë e mençurisë.Vdekja, e beftë apo e paralajmëruar, është kujtesa më e ashpër se askush nuk është i pavdekshëm. Koha nuk është e pafund edhe pse jeta është vetëm një çast në hapësirë. Është një orë pa zile që na thërret, edhe kur bëjmë sikur nuk e dëgjojmë. Si i babëzituri, ashtu edhe i pangopuri, në fund të dy do të kenë nga dy metra dhé. Si ai që shkel të tjerët me këmbë, ashtu edhe ai që nuk ka shkelur as një mizë mbi tokë, në fund një vend prehje do të kenë.Historia ulëret: askush nuk është i përjetshëm. Edhe perandoritë më të fuqishme janë shembur nga e njëjta forcë e padukshme imploduese: fundi i jetës.Megjithatë, vdekja nuk është vetëm fund. Ajo është pasqyrë. Na detyron të shohim më kthjellët çfarë jemi dhe çfarë kemi bërë. Në praninë e saj, gjërat që na dukeshin të mëdha humbasin peshë.Kur vjen fundi, mbeten pas punët e bëra dhe fjalët e thëna. Vetëm këto mbijetojnë, në një botë ku gjithçka tjetër është e përkohshme.Por fakti që nuk kemi në dorë as ardhjen, as ikjen, nuk e bën jetën të zbrazët. Përkundrazi, na kujton se çdo çast ka vlerë.Në një botë të shpërqendruar, vdekja na detyron të jemi më të pranishëm në çdo moment. Të shijojmë një kafe, një bisedë, apo qoftë dhe një perëndim dielli, sepse këto momente janë thelbi i jetës.Kuptimi nuk është tek sa jetojmë, por tek çfarë mbetet pas. Paqa ka kuptim në mënyrën se si e jetojmë këtë jetë, jo në atë që presim pas saj.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ALFRED UÇI: DUHET TË DISH TË LEXOSH, ÇFARË TË LEXOSH, E SI TË LEXOSH

  • “Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

    “Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

    Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka shprehur këtë të martë shqetësimin e tij për krizën demografike që po përkeqësohet në Greqi, pasi raportet konfirmuan se fqinji ynë jugor do të mbyllë më shumë se 700 shkolla për vitin akademik 2025-2026 për shkak të rënies së lindjeve.
    Musk ndau në profilin e tij në platformën ‘X’ një artikull nga Visegrád 24 duke shkruar vetëm dy fjalë: “Vdekja e Greqisë“.
    Postimi u bë shpejt viral, duke mbledhur mbi 1.8 milion shikime brenda disa orësh dhe duke shkaktuar diskutime të nxehta në mediat sociale.
    Sakaq, sipas shifrave zyrtare, Greqia do të mbyllë 721 shkolla në të gjithë vendin këtë vit, përfshirë 324 shkolla fillore dhe 358 kopshte. Mbylljet pasqyrojnë rënien dramatike të numrit të studentëve në vend, me Greqinë që regjistron një nga normat më të ulëta të fertilitetit në Bashkimin Evropian, rreth 1.3 lindje për grua.
    Njoftimi ka intensifikuar shqetësimet në lidhje me qëndrueshmërinë afatgjatë të vendit, me ekspertët që paralajmërojnë për pasoja të rënda për ekonominë, fuqinë punëtore dhe strukturën sociale nëse rënia demografike nuk përmbyset.

    Ndërkohë, CEO i Tesla-s Elon Musk, ka folur vazhdimisht për rënien e normave të lindshmërisë globale, duke i quajtur shpesh një nga kërcënimet më të mëdha për qytetërimin. Ai ka argumentuar se rritja ekonomike, inovacioni dhe madje edhe ruajtja e kulturës janë në rrezik nëse normat e lindshmërisë vazhdojnë të bien nën nivelet e zëvendësimit.
    Shprehja e tij e ashpër, “Vdekja e Greqisë”, po interpretohet nga shumë si një paralajmërim jo vetëm për Athinën zyrtare, por edhe për vendet e tjera që përballen me sfida të ngjashme demografike, si Italia, Spanja dhe Japonia.
    Postimi shkaktoi një valë reagimesh në internet. Disa përdorues i bënë jehonë alarmit të Musk, duke i quajtur mbylljet e shkollave një “tragjedi kombëtare”, ndërsa të tjerë argumentuan se imigracioni, reforma e politikave dhe inovacioni teknologjik mund ta zbusin krizën.

  • Detaje nga vdekja e 60-vjeçarit në Korçë. Flet miku i tij: Iku i varfër, kockë e lëkurë, i harruar edhe nga fëmijët

    Detaje nga vdekja e 60-vjeçarit në Korçë. Flet miku i tij: Iku i varfër, kockë e lëkurë, i harruar edhe nga fëmijët

    Një ditë pas gjetjes së trupit të dekompozuar të Petro Seferit, 60-vjeçarit që u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, ka folur shoku i tij i fëmijërisë, Admir Sulejmani, i cili ka treguar një histori të dhimbshme vetmie, varfërie dhe indiference nga familjarët dhe institucionet.
    “Jam rritur me të. Nga varfëria vdiq Petrika, nuk e trajtonte shteti. Kohët e fundit i dhanë një kemp, por siç e pësoi…”, tha Sulejmani, duke shtuar se shoku i tij kishte vite që përballej me probleme shëndetësore dhe ekonomike.
    Sipas tij, Seferi vuante nga sëmundje të zemrës dhe tension i lartë, nuk kishte të ardhura, dhe prej kohësh ishte braktisur nga gruaja dhe fëmijët.
    Jetonte i vetëm, pa asnjë përkujdesje, ndërsa nuk kishte më as fuqi fizike dhe shpirtërore për të kërkuar ndihmë.
    “Ai dilte këtu, rrinte me ne, pinte ndonjë cigare, kërkonte ndihmë… nuk kishte asnjë mundësi. Ishte i dobët, duart i kishte të mavijosura, mezi fliste. Kishte rënë nga morali, nga çdo gjë,” u shpreh Sulejmani, duke theksuar se askush nga institucionet nuk ishte interesuar për të.
    Ai tregon se fillimisht mendonin se Petroja mund të kishte ikur jashtë shtetit, ndoshta pranë fëmijëve apo vëllait, por askush nuk kishte informacion të saktë.
    “Për marrëdhënien me fëmijët nuk të shpjegonte gjë se ishte tip shumë i mbyllur, nuk i kuptoje fjalët që fliste. Asnjeri nuk i hynte dhe i dilte. Kishte mbetur i vetmuar fare. Kishte motër, kishte edhe të afërm. Madje ishte nipi i Rita Markos, njerëz që dikur kanë qenë me pozitë. Por ai iku si i varfër, pa njeri, kockë e lëkurë, i kalbur,” rrëfen ai me trishtim.
    Vdekja në vetmi e 60-vjeçarit në Korçë: E kishin harruar dy fëmijët, vëllai, komshinjtë… Pamundësia ekonomike kishte bërë që Seferi të mos kishte as ujë e drita në shtëpi, dhe ndonëse për një kohë i ishte caktuar një kemp, ndihma asnjëherë nuk i kishte mjaftuar.
    “Ai nuk kishte as telefon. Ne nuk morëm vesh as për varrimin, as ku e çuan, as kur e varrosën. Ishte bërë vetëm kocka… 8 muaj i dekompozuar, njeri brenda 24 orëve shpërfytyrohet,” përfundon rrëfimin Sulejmani.
    Rasti tragjik i Petro Seferit ka ngjallur reagime në qytetin e Korçës dhe më gjerë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për më shumë përkujdesje ndaj shtresave në nevojë dhe njerëzve të vetmuar, që shpesh jetojnë në harresë totale.

  • Teodor Keko: E shtunë ish kur vdiq dashuria…

    Teodor Keko: E shtunë ish kur vdiq dashuria…

    Teodor Keko (1958–2002)

    E shtunë ishte kur vdiq dashuria.Sapo e kishte nënshkruar Perandoridekretin: E DJELA për skllevërit pushim!Dashuria pushoi. U majm’. Pa ëndrra,të hënën mallkoi e u ngrit me përtim.

    E shtunë ish kur vdiq dashuria.*Titulli i origjinalit: “Vdekja e dashurisë”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    TEODOR KEKO: PSE NUK ERDHE?

    Pse nuk erdhe? – e pyeta, ndërkohë që zhyti lugën prej plastmasi të kuq në kupën e bardhë të akullores.

    Ne u ulëm në lokalin ajror me tarracë të gjerë të Pallatit të Madh të Kulturës, prej ku kundroje një copë Tiranë të murrme, të hirtë e jeshile e mal pa ngjyrë tamam, dhe unë mendova të merrja një konjak “Skënderbeu”, por ktheva mendje në minutën e fundit, pak i penduar nga ajo dreq vape, pak se nuk desha të eksitohesha edhe më, e më shumë se mos konjaku ishte i përzier me ujë.

    Mërzia kapërdihet, kur nuk shoqërohet nga dhembja e kokës. Bashkë me të, zoti të ruajtë!

    Porosita edhe unë akullore, por ishte aq e ngrirë, sa m’u desh ta përsëritja mot a mo, si plagjat, gjestin e Anisës, që e shkrinte paksa atë masë jo ftohëse, por mpirëse, duke e copëtuar pareshtur me majën e lugës, a thua po ndiqte taktikën e njohur të Skënderbeut me ata shkopinjtë që thyheshin lehtas fare veç e veç.

    Kushedi edhe unë mund të filozofoja për madhështinë e taktikave skënderbejane, që i hynin në punë edhe mbrojtësve të atdheut, edhe shkrirësve të akullores, po rreth atij çasti m’u ngulit në kokë edhe një krahasim tjetër i copëtimeve të Anisës, se si dreqin arrita e mendova turbull “si fytyra e atij djalit që më njohu përfundimisht me Anin”, dhe u drodha e i harrova të gjitha prej konstatimit se unë isha një qenie, që mund të majmesha shpirtërisht e fizikisht vetëm nga vdekja.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • POSTMORTUM PER ARTUR ZHEJIN – Vdekja që vjen për të na treguar se si duhet jetuar

    POSTMORTUM PER ARTUR ZHEJIN – Vdekja që vjen për të na treguar se si duhet jetuar

    Nga Albert Vataj
    Një zemër pushoi, por jo një zë, një prej atyre zërave të gjëmimshëm, mëtimeve të përkora dhe mendimeve të shuguruara në dritën e dijes. Një trup u nda nga fryma. Një mendim që s’u këput nga kafshimi i terratisës i Amokut. Një jetë u mbyll, por jo jehona e saj, ajo që kaploi krejtkund mendimi i shpirtit të bukur bëhet qiell për krahët e çdo fluturimi, buzë për këngët e çdo gazmimi, shpresë për ëndrrat e çdo ngulmimi.Vdekja erdhi befas, siç zgjedh gjithnjë të vijë një e paftuar, në një ditë feste, në një tryezë të ngrohtë familjare, sikur të donte të kujtonte se ajo nuk ka kalendar, nuk njeh orë gëzimi, as ditë zie. Ajo hyn, me të vetmen madhështi që i pranohet: absolutja e saj, korrektësia e pamëshirshme e ligjësisë së jetës.Dhe megjithatë, nuk ishte një vdekje e thjeshtë, por një akt i fundit artistik, një skenë e fundme e jetës së një njeriu që gjithçka e ktheu në lartësinë e një lajmi të mirë. Sipari që bie, skena që mbyllet, dhe heshtja që pason pas stuhisë frenetike të spektaklit që resht, dhe… të gjithë që ikin duke marrë nga pak jetë, për të mos i lënë vdekjes çfarë ai e mbrujti për ne.Artur Zheji vetë e kishte përshkruar një vit më parë: “Vdekja është Zonja Madhështore, e pakorruptueshmja absolute, e cila nuk fal dhe nuk bëhet peng i askujt.” Sikur ta kishte ftuar për kafe, sikur ta kishte një nga të ftuarit e tij, sikur ta kishte pranuar si bashkëbiseduese, e jo si formë mizore largimi.Në këtë bashkëbisedim të fundit mes tij dhe Vdekjes, nuk është fundi ai që flet më zëshëm, por jeta e tij që kumton mesazhin e një apostulli të thirrjes në besim dhe zgjim.Një jetë e kaluar mes fjalës së lëmuar, mendimit të ngjizur dhe artit të lartësuar në qëllim, mes pasionit dhe mendimit, mes guximit dhe dyshimit, mes ngjizjes së asaj magme që çliroi zjarrin përtëritës të një shpirti. Vdekja, duke ardhur për të ndarë nga ne të gjithë Artur Zhejin, na rikujton se si jetoi ai, me intensitet, me mendim të lirë, me një shpirt që nuk e trembi as politika, as konformizmi, as vetmia e mendimit, sikurse as çfarë hijet sjellin në thellësinë e dritës që shpon.Në ikjen e tij, Zheji na lë një mësim të heshtur dhe një amanet për të mvajtur. Për të nuk kishte rëndësi sa kohë jeton, por si e jetoi atë, duke e mbushur pareshtur me lëndën qëllimmirë. Siç nuk pati rëndësi numri i ditëve, por pesha e tyre, që i rëndoi dhe e mbajti, duke risjellë në tashmëri mitin e Sizifit.Nuk ka rëndësi se kur të vjen Vdekja, por çfarë gjen ajo tek ti, çfarë ajo vjen të marrë nga ty, urdhrat mizorë që ajo jep, për të ndaluar, për të mos lejuar as edhe një fjalë më shumë, as edhe një hap më tej, as edhe një çast të frymshëm që të lë pa frymë.Erdhi “Zonja Madhështore” për ta ndaluar të shkonte më tej në gjurmët e përmbushjes që u ishte vënë nga pas. Për t’i thënë, kaq ishte, kaq munde, vetëm kaq, asgjë më shumë.Gjithëpoaq vdekja, nuk e zhbën jetën e tij. Përkundrazi, e bën të dukshme, si një pikturë që fitoi konturet vetëm kur u vendos korniza. Tani e shohim të plotë: Zhejin analist dhe gazetar, Zhejin artist e dramaturg, Zhejin filozof të fjalës dhe poet të ideve.Sepse “Një lis, vetëm kur rrëzohet, atëherë e dimë se sa i lartë që ishte.”Në këtë PostMortum, Vdekja nuk është një pikë fundore, por një pasqyrë, ku ai shpërfaq veten dhe ne arrijmë të shquajmë reflektimin tonë. Ajo vjen për të na treguar se Zheji jetoi siç duhej, e pse edhe siç amaneti i ADN-së ia vu si barrë dhe si krenari, i pakompromis, i lirë, i lidhur me fjalën e tij dhe me besimin se e vërteta nuk negociohet. Dhe mbi të gjitha, ajo, vdekja vjen për të na kujtuar se jeta nuk duhet humbur në heshtje, por duhet shkrirë në fjalë, në ide, në art, në dashuri.Artur Zheji u shua shpejt, por nuk iu lejua të ikte në tinëzisht: sqimatari i fjalës dhe i dritshmi i mendimit. Ai që mbeti një “dramaturg i ekranit”, një “poet i politikës”, një “trazues i shpirtrave”, i cili nuk e pranoi kurrë të kërkonte një qoshk për të strukur heshtjen.Në një kohë kur fjala shpesh shndërrohet në shërbestari për bukën e gojës, Zheji e ngriti në rang të artit dhe të nderit, si një shprehje e një integriteti intelektual të kalibrit.Në fund, ikja e tij na rikthen tek shkrimi i vetë Zhejit për vdekjen. Ai e quante “Zonja Madhështore”, të pashmangshme, të pathyeshme, të barabartë për të gjithë. Sot, fjalët e tij bëhen epitaf i vetë jetës së tij: një jetë që nuk e kurseu mendimin, që nuk bëri kompromis me të vërtetën, që mbeti e palodhur në kërkim të lirisë dhe mëkimit të dritës së dijes dhe mendimit.Artur Zheji iku papritur, por jo në heshtje. Ai iku duke na lënë një testament moral dhe estetik: të flasësh lirshëm, të mendosh thellë, të mos pranosh kurrë robërinë e konformizmit.Një jetë e shkruar mes artit, gazetarisë dhe filozofisë u mbyll me një akt të madh skenik,një shkrim mbi Vdekjen që, paradoksalisht, shërbeu si parathënie e ikjes së tij.Arturi nuk ishte thjesht drejtues i emisionit “360 Gradë”. Ai ishte një kurator i mendimit publik, një njeri që zotëronte virtuozitetin e një oratori, por edhe urtësinë e një dëgjuesi. Dinte të provokonte, të sfidonte dhe të promovonte një qasje të epërme komunikimi.Jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim për Artur Zhejin, por vlerat që ai mëtoi në shkrimtari dhe publicistikë, në opinionet dhe qëndrimet e tij, në ndërtimin e një imazhi intelektual, janë ajo që duhet të besojmë, më shumë se ligjërimet dhe retorika përjetuese e një ndarjeje.Mundet që jo gjithçka që tha dhe gjithçka që bëri, ishin siç do të donim ne. Por ai, në përpjekje të vazhdueshme për të qenë vetvetja, qëndroi besnik asaj që ai mendonte se ishte e drejtë, edhe pse ishte i bindur se jo të gjithë do të mendonin si ai dhe të dakordësoheshin me të. Gjithsesi, kjo nuk e zbret atë nga Panteoni i nderit dhe vlerësimet që i meritoi, për atë që ishte, për atë çfarë bëri, për çfarë mbeti në homazh dhe në kujtesë.

  • Tre vite nga vdekja e shkrimtarit të njohur Nasho Jorgaqi

    Tre vite nga vdekja e shkrimtarit të njohur Nasho Jorgaqi

    Më 25 gusht 2022 ka vdekur në Tiranë shkrimtari Nasho Jorgaqi.

    Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar nga më të njohurit, doktor i shkencave, “Mjeshtër i Madh i Punës”.

    La pas një sërë botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

    Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë, Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Mërgata e qyqeve, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime./KultPlus.com

  • 13 vite nga vdekja e Neil Amstrong, njeriut të parë që zbarkoi në hënë

    13 vite nga vdekja e Neil Amstrong, njeriut të parë që zbarkoi në hënë

    Sot, janë shënuar 13 vite nga vdekja e astronautit amerikan Neil Amstrong, shkruan KultPlus. Ai ishte njeriu i parë i cili zbarkoi në planetin e hënës.

    Neil Alden Armstrong ka lindur më 5 gusht në Wapakoneta të Ohios. Më 16 korrik 1969 zbarkoi në Hënë me anë të anijes kozmike Apollo 11. Me të shkelur në sipërfaqen e Hënës, fjalët e para të Neil’it ishin: “ky është një hap i vogel për mua, por një hap i madh për njerëzimin” (That’s one small step for a man, one giant leap for mankind).

    Ka bërë fluturim 78 orë mbi Korenë, si pilot i Forcave Detare. Në vitin 1971 u largua nga NASA dhe filloi të punojë në Universitetin e Cincinnati’t. Deri në vitin 1979 vazhdoi në këtë Universitet si Profesor i Inxhinierisë së Hapësirës Ajrore.

    Prej vitit 1985 deri në 1986 ka qenë në shërbim të Komisionit Ndërkombëtar të hapësirës Ajrore. Në vitin 1986 ishte nënkryetar i komisionit të krijuar për hulumtimet e aksidentit Challenger. Ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Vdiq me 25 gusht 2012 kur ishte 82 vjeç./KultPlus.com