Tag: vazhdueshme

  • Çmimi i argjendit arrin në rekord, “sfidon” edhe arin

    Çmimi i argjendit arrin në rekord, “sfidon” edhe arin

    Argjendi shënoi një kulm të ri në vlerën e tij në treg këtë të hënë, teksa tregtarët vendosën baste spekulative mbi ngushtësinë e vazhdueshme të furnizimit.
    Metali i bardhë u rrit deri në 58.23 dollarë për 28 gramë, pasi u rrit me gati 6% të premten. Ai është ngjitur për gjashtë herë radhazi dhe është pothuajse dyfishuar në vlerë këtë vit, duke tejkaluar rritjen prej rreth 60% të arit.
    Një sasi rekord argjendi hyri në Londër në tetor për të lehtësuar një shtrëngim historik në qendrën më të madhe tregtare në botë për metalin, por kjo i ka vënë qendrat e tjera nën presion. Inventarët në depot e lidhura me Bursën e të Ardhmes së Shangait kohët e fundit arritën nivelin më të ulët në gati një dekadë, dhe kostoja e huazimit të metalit gjatë një muaji mbetet e lartë.
    Me arin që po merr një pushim, duket se investitorët e kanë kthyer vëmendjen e tyre te argjendi.
    Analizat ekonomike theksojnë se situata për dy metalet është nxitur nga pritjet në rritje se Rezerva Federale e SHBA-së do të ulë normat e interesit këtë muaj. Tregjet po parashikojnë plotësisht një ulje të normës prej një çerek pike për shkak të dobësisë së vazhdueshme në tregun amerikan të punës dhe një rritjeje të komenteve të buta nga zyrtarët e Rezervës Federale gjatë javës së fundit.

  • Berisha: Ftoj çdo qytetar të nisim sezonin e protestave të vazhdueshme dhe të shumëllojshme!

    Berisha: Ftoj çdo qytetar të nisim sezonin e protestave të vazhdueshme dhe të shumëllojshme!

    Berisha: Ftoj çdo qytetar të nisim sezonin e protestave të vazhdueshme dhe të shumëllojshme!
    Kryetari i PD, Sali Berisha ka ftuar qytetarët t’i bashkohen Partisë Demokratike, në atë që e cilësoi si ‘sezonin e protestave të vazhdueshme dhe të shumëllojshme’, deri në realizimin e qëllimit, votën e lirë.
    Gjatë konferencës për shtyp, Berisha u kërkoi shqiptarëve të analizojnë me gjakftohtësi të gjithë faktorët që degraduan procesin zgjedhor, në një farsë zgjedhore.
    “Ftoj çdo shqiptar të analizojë me gjakftohtësi të gjithë faktorët që degraduan procesin zgjedhor në farsë zgjedhore.
    Kjo, në interesin e tij më të mirë.
    Në interesin e të vërtetave që ai duhet të besojë.
    Dhe pastaj të marrë vendimet e duhura.
    Vendimin që do dëshirojë.
    Ne do respektojmë çdo vendim të çdo qytetari, por unë besoj se ata qindra mijëra qytetarë që votuan kundër qeverisë, kërkojnë t’u dilet zot votës së tyre.
    Protesta sot para parlamentit fillon gjithashtu për të krijuar një tribunë parlamentaro-qytetare pasi narko-parlamenti ka mbyllur çdo mundësi, çdo hapësirë dhe ka shkelur çdo të drejtë kushtetuese për opozitën.
    Protesta para kryeministrisë zhvillohet natyrisht me kërkesën e prerë, dorëheqje e Ramës dhe Lubi Ballukut.
    Janë jo të paktë qytetarët që mendojnë se kjo protestë duhet të zhvillohej para ministrisë së ekonomisë dhe energjetikës.
    Por jo, sepse nuk është autore kryesore Lubia, është masha e Edi Ramës në aferën e Tunelit të Llogarasë, në aferën e Portit të Durrësit, në aferën e Aeroportit të Vlorës.
    Pra, e vërteta, ajo ishte thjesht një instrument, një person që Edi Rama e ka përdorur prej 25 vitesh për të gjitha vjedhjet e tij.
    Ajo ka përgjegjësi ligjore më të madhe se Mali i Dajtit, por akoma më të madhe e ka Edi Rama dhe janë bashkëautore në krime të shëmtuara, në vjedhje të mëdha.
    Ndaj dhe unë ftoj qytetarët e Tiranës dhe të gjithë qytetarët e tjerë që dëshirojnë të paraqiten në këtë protestë, të nisim sezonin e protestave të vazhdueshme, të shumëllojta, gjer sa të realizojmë qëllimin tonë, t’u japim mundësi shqiptarëve të votojnë si qytetarë të lirë”, u shpreh Berisha.

  • Berisha/ Nis sezonin e protestave

    Berisha/ Nis sezonin e protestave

    Kreu i PD-së Sali Berisha, dy orë para nisjes së protestës iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen aksionit opozitar.
    Berisha thekson se opozita ka nisur sezonin e protestave të vazhdueshme deri në realizimin e qëllimit të tyre për t’u dhënë mundësi të gjithë shqiptarëve të votojnë si qytetarë të lirë.
    “Ftoj qytetarët e Tiranës dhe të gjithë qytetarët e tjerë të nisim sezonin e protestave të vazhdueshme, deri sa të realizojmë qëllimin tonë, t’u japim mundësi shqiptarëve të votojnë si qytetarë të lirë”, shkruan Berisha.

  • Berisha: Ftoj çdo qytetar të nisim protestat e vazhdueshme, për të votuar të lirë

    Berisha: Ftoj çdo qytetar të nisim protestat e vazhdueshme, për të votuar të lirë

    Kryetari i PD, Sali Berisha ka ftuar qytetarët t’i bashkohen Partisë Demokratike, në atë që e cilësoi si ‘sezonin e protestave të vazhdueshme dhe të shumëllojshme’, deri në realizimin e qëllimit, votën e lirë.
    Duke folur në konferencën për mediat nga selia blu, Berisha u kërkoi shqiptarëve të analizojnë me gjakftohtësi të gjithë faktorët që degraduan procesin zgjedhor, në një farsë zgjedhore.
    ‘Protesta para kryeministrisë zhvillohet natyrisht me kërkesën e prerë, dorëheqje e Ramës dhe Lubi Ballukut’, u shpreh Berisha.
    Sipas tij, thirrja e protestave vjen për shkak se narko-parlamenti ka mbyllur çdo mundësi, çdo hapësirë dhe ka shkelur çdo të drejtë kushtetuese për opozitën.
    “Ftoj çdo shqiptar të analizojë me gjakftohtësi të gjithë faktorët që degraduan procesin zgjedhor në farsë zgjedhore. Kjo, në interesin e tij më të mirë. Në interesin e të vërtetave që ai duhet të besojë. Dhe pastaj të marrë vendimet e duhura. Vendimin që do dëshirojë. Ne do respektojmë çdo vendim të çdo qytetari, por unë besoj se ata qindra mijëra qytetarë që votuan kundër qeverisë, kërkojnë t’u dilet zot votës së tyre. Protesta sot para parlamentit fillon gjithashtu për të krijuar një tribunë parlamentaro-qytetare pasi narko-parlamenti ka mbyllur çdo mundësi, çdo hapësirë dhe ka shkelur çdo të drejtë kushtetuese për opozitën.
    Protesta para kryeministrisë zhvillohet natyrisht me kërkesën e prerë, dorëheqje e Ramës dhe Lubi Ballukut.Janë jo të paktë qytetarët që mendojnë se kjo protestë duhet të zhvillohej para ministrisë së ekonomisë dhe energjetikës. Por jo, sepse nuk është autore kryesore Lubia, është masha e Edi Ramës në aferën e Tunelit të Llogarasë, në aferën e Portit të Durrësit, në aferën e Aeroportit të Vlorës. Pra, e vërteta, ajo ishte thjesht një instrument, një person që Edi Rama e ka përdorur prej 25 vitesh për të gjitha vjedhjet e tij.
    Ajo ka përgjegjësi ligjore më të madhe se Mali i Dajtit, por akoma më të madhe e ka Edi Rama dhe janë bashkëautore në krime të shëmtuara, në vjedhje të mëdha. Ndaj dhe unë ftoj qytetarët e Tiranës dhe të gjithë qytetarët e tjerë që dëshirojnë të paraqiten në këtë protestë, të nisim sezonin e protestave të vazhdueshme, të shumëllojta, gjer sa të realizojmë qëllimin tonë, t’u japim mundësi shqiptarëve të votojnë si qytetarë të lirë,” tha Berisha.

  • Osmani dhe Munsch diskutojnë për sfidat e sigurisë në veri të Kosovës

    Osmani dhe Munsch diskutojnë për sfidat e sigurisë në veri të Kosovës

    Kosova E Premte, 3 Tetor 2025 21:46
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me Admiral Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, ku Osmani vuri në pah sfidat e sigurisë në veri të vendit dhe kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, duke theksuar rëndësinë e rolit të KFOR-it si faktor i rëndësishëm për parandalimin e eskalimeve dhe ruajtjen e paqes.
    Sipas një komunikate të Presidencës, gjatë takimit, Osmani vlerësoi lartë rolin e KFOR-it dhe angazhimin e parreshtur për garantim të paqes dhe sigurisë për qytetarët e Kosovës, ndaj në këtë kontekst, ritheksoi se marrëdhënia ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it është jetike për misionin e përbashkët të stabilitetit dhe sigurisë në vend. Presidentja theksoi gjithashtu se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar në rrugën e saj euroatlantike, duke ndërtuar Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s dhe duke përmbushur të gjitha zotimet ndaj Aleancës.
    Në takim, Osmani vuri në pah sfidat e sigurisë në veri të vendit dhe kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, duke theksuar rëndësinë e rolit të KFOR-it si faktor i rëndësishëm për parandalimin e eskalimeve dhe ruajtjen e paqes. Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s dhe vendosmërinë e Kosovës për të qenë një partner i besueshëm dhe aktiv i botës demokratike. /Kosovapress/

  • Zelensky paralajmëron ofensivë të re: Ukraina planifikon sulme të thella në territorin rus!

    Zelensky paralajmëron ofensivë të re: Ukraina planifikon sulme të thella në territorin rus!

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina po përgatit sulme të reja në thellësi të territorit rus, si pjesë e operacioneve të vazhdueshme për mbrojtjen e vendit.

    Përmes një postimi në platformën X, Zelensky tha se ka zhvilluar një takim me komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura, gjeneralin Oleksandr Syrsky, ku është diskutuar situata në vijën e frontit dhe planet për fazat e ardhshme të luftës.
    “Ne do të vazhdojmë operacionet tona aktive në mënyrën e duhur për mbrojtjen e Ukrainës. Forcat dhe burimet janë të përgatitura. Janë planifikuar gjithashtu sulme të reja të thella,” shkruan Zelensky.
    Deklarata e presidentit vjen në një kohë kur forcat ruse po përpiqen të avancojnë në disa drejtime përgjatë vijës së frontit në lindje të Ukrainës, ndërsa Kievi vijon të kërkojë mbështetje të vazhdueshme ushtarake nga Perëndimi.

    Top Channel

  • Telefonata me Zelenskyn, Merz i siguron presidentit ukrainas mbështetje të vazhdueshme

    Telefonata me Zelenskyn, Merz i siguron presidentit ukrainas mbështetje të vazhdueshme

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një sërë telefonatash me liderët evropianë për t’i informuar ata lidhur me telefonatën që zhvilloi me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

    Një nga bisedat e fundit të Zelenskyt ishte telefonata me kancelarin gjerman Friedrich Merz.
    Lidhur me telefonatën Berlini tha se dyshja diskutuan zhvillimet pasi i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, u takua dje me Vladimir Putinin.

    “Të dy ranë dakord të mbajnë kontakt të ngushtë me partnerët evropianë dhe SHBA-në”, tha një zëdhënës, duke shtuar se Merz e siguroi Zelenskyn për “mbështetjen e tij të vazhdueshme”.

  • Zgjoheni të lodhur edhe pasi keni fjetur 8 orë, ja çfarë përpiqet të tregojë trupi

    Zgjoheni të lodhur edhe pasi keni fjetur 8 orë, ja çfarë përpiqet të tregojë trupi

    Shumë prej nesh e konsiderojnë gjumin e mjaftueshëm si çelësin për të qenë energjik dhe produktiv gjatë ditës. Por nëse, pavarësisht orarit të rregullt të gjumit, ti zgjohesh ende i rraskapitur, atëherë ka të ngjarë që trupi yt po përpiqet të të japë disa sinjale të rëndësishme. Le të zbulojmë arsyet që mund të fshihen pas kësaj lodhjeje të vazhdueshme.

    Cilësia e gjumit

    Nuk mjafton të flesh tetë orë, rëndësi ka si fle gjatë atyre orëve. Nëse gjumi yt ndërpritet shpesh, nëse ke shqetësime si gërhitja ose apnea e gjumit (ndërprerje të frymëmarrjes gjatë gjumit), trupi yt nuk arrin të kalojë në fazat më të thella dhe restauruese të gjumit. Kjo do të thotë që edhe pse zgjohesh për një kohë të gjatë, truri dhe trupi nuk rigjenerohen plotësisht.

    Stresi dhe ankthi

    Trupi yt mund të jetë në shtrat, por nëse mendja është ende në “modalitet pune”, atëherë nuk do të përfitosh nga një pushim i vërtetë. Stresi kronik dhe ankthi ndikojnë në ciklin e gjumit duke e bërë atë të cekët dhe joefikas. Në këtë rast, lodhja në mëngjes është një thirrje që trupi yt ka nevojë për çlodhje të vërtetë, jo vetëm fizike, por edhe mendore.

    Mungesa e vitaminave dhe ushqyerja e dobët

    Nivelet e ulëta të hekurit, vitaminës B12, vitaminës D apo magnezit mund të çojnë në ndjenjën e vazhdueshme të lodhjes. Një dietë e varfër në lëndë ushqyese nuk i siguron trupit energjinë e nevojshme për funksionim optimal. Kjo lodhje është mënyra e trupit për të të treguar që duhet të kujdesesh më shumë për ushqimin që konsumon çdo ditë.

    Stili i jetesës: shumë kafe, pak lëvizje

    Pirja e tepërt e kafesë apo pijeve energjike për të “qëndruar zgjuar” mund të prishë ritmin natyral të gjumit. Po ashtu, mungesa e aktivitetit fizik ndikon negativisht në cilësinë e gjumit. Edhe pse duket paradoksale, ushtrimet fizike të rregullta ndihmojnë që të flesh më thellë dhe të zgjohesh më i rifreskuar.

    Çrregullime hormonale dhe probleme shëndetësore të fshehura

    Sëmundje si hipotiroidizmi, diabeti, depresioni apo sindroma e lodhjes kronike mund të ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në energjinë e përditshme. Nëse ke lodhje të vazhdueshme, pavarësisht pushimit, është e këshillueshme të konsultohesh me një mjek për të përjashtuar probleme më serioze.

    Kështu që mos e nënvlerëso mesazhin që të jep trupi. Kushto rëndësi rutinës së përditshme, ushqehu mirë dhe vendos kufij të shëndetshëm ndaj stresit. Nëse ke ndjesinë se diçka nuk shkon, mos hezito të kërkosh ndihmë profesionale. 

  • FOTO/ E kritikuan në rrjet për paraqitjen në koncerte, Egli Tako tregon se ka probleme me zërin

    FOTO/ E kritikuan në rrjet për paraqitjen në koncerte, Egli Tako tregon se ka probleme me zërin

    Showbiz E Hënë, 28 Korrik 2025 19:48
    Egli Tako vijon që të mbajë të mbërthyer showbizzin. Së fundi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim personal dhe emocional mbi gjendjen shëndetësore që e ka shoqëruar gjatë muajve të fundit. Në një postim të bërë publik së fundmi, ajo ka zbuluar se prej tre muajsh po ndjek mjekime të vazhdueshme për një dëmtim serioz në kordët vokale.
    “(Prej 3 muajsh tashmë) jam me mjekime të vazhdueshme për kordët vokale për shkak të një dëmtimi serioz në to, i cili kërkon kohë në rikuperim të plotë, dhe shumë pushim vokal. Këngëtarët e dinë mirë…”, shkruan Tako në postimin e saj.

    Ky dëmtim ka sjellë një ndryshim të dukshëm në zërin e saj, që sipas artistes është vënë re edhe nga publiku. Megjithatë, pavarësisht sfidave fizike, ajo nënvizon përkushtimin dhe dashurinë e saj të palëkundur për muzikën dhe për këngët e vendit të saj.
    “Mbase jo çdo notë është e përsosur, ama këto këngë e të gjitha këngët e vendit tim gjithmonë i kam kënduar nga shpirti, e sot më shumë se kurrë,” shton ajo.
    Screenshot

  • Pas pesë ditësh në përballje të vazhdueshme me flakët, shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan

    Pas pesë ditësh në përballje të vazhdueshme me flakët, shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan

    “Pas pesë ditësh në përballje të vazhdueshme me flakët, vatra e zjarrit në venddepozitimin e mbetjeve urbane në Elbasan është vënë më në fund nën administrim. U desh angazhim i kapaciteteve të mëdha njerëzore dhe motorike që ky zjarr të fiket. Kjo nënkupton një kosto të madhe financiare, por pavarësisht kësaj banorët e Elbasanit dhe zonës përreth kërkojnë një zgjidhje përfundimtare të problemit”, raporton gazetari i Tv Klan, Fatos Salliu.
    “Shumë shqetësuese. Ka vite, çdo verë i njëjti muhabet. Ia vendosin flakën vetë, se aty nuk hyn njeri. Shumë shqetësuese, dyer dhe dritaret mbyllur pa hapur fare. Nuk dalim dot”, shprehet një qytetare.
    “Shumë tym. Zjarri, mbuloi gjithë vendin tymi dhe kam problem me alergjinë vetë unë, sepse jam me ilaçet e alergjisë dhe nuk e duroja dot fare”, thekson një tjetër qytetare.
    Për ngjarjen, prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e ndotjes dhe origjinën e zjarrit. Deri më tani, as për këtë rast dhe as për rastet e mëparshme, nuk ka një shkak zyrtar të konfirmuar për shpërthimin e flakëve.